You are on page 1of 30

Metodologjia (nocioni dhe qëllimi)

 Metodologjia (rrjedh nga fjalët greke methodos - rrugë dhe logos – dije, shkencë) - është
studimi i metodave dhe mënyra e fitimit të njohurive shkencore (materiale, sociale dhe
shpirtërore).

 Qëllimi i metodologjisë - është që të kuptohet thelbi i njohurive shkencore dhe të


vendosë parimet themelore në përvetësimin e saj dhe shqyrtimin kritik.

 Përveç kësaj, metodologjia na mëson se me cilat mjete duhet të shërbehemi që të arrijmë


të njohim në mënyrë sa më të vërtetë (objektive) botën.

PËRGATITJA E MËSUESIT DHE KARAKTERISTIKAT THEMELORE DIDAKTIKE TË ORGANIZIMIT TË


PROCESIT MËSIMOR

A. PËRGATITJA E MËSUESIT PËR PROFESION

Prirja për mësimdhënës

 Dashuria ndaj fëmijëve

 Orientimi i vullnetshëm për mësues

 Shkollimi profesional për mësues

Përkushtimi studimor gjatë shkollimit

 Përcjellja e literaturës bashkëkohore gjatë shkollimit dhe gjatë punës në procesin mësimor. 

Nisma e vullnetshme për të krijuar shprehi dhe shkathtësi pune të suksesshme

B. KARAKTERISTIKAT THEMELORE DIDAKTIKE TË ORGANIZIMIT TË MËSIMIT

Pse egziston ora si formë kryesore e organizimit të procesit mësimor në shkollë?

 Çka kuptojmë më qëllimin edukativ arsimor ?

 Aktivizimi i nxënësve në proces.

 Çka kuptojmë me lidhshmërinë zinxhirore të orëve mësimore për t’i paraprirë njëra-tjetrës?

Përceptimi kohor i orës së mësimit.

Struktura intelektuale, fizike dhe psiko-sociale e nxënësve në paralele.

Radhitja e nxënësve në banga.

Qasja individuale ndaj secilit nxënës dhe ndaj nxënësve.

MJETET MËSIMORE
Rezultatet e pritura në procesin mësimor shumë më lehtë arrihen me përdorimin sa më të
shpeshtë dhe të qëlluar të mjeteve mësimore.

Shfrytëzimi i mjeteve mësimore është më së i domosdoshëm në të gjitha ato raste kur


përmbajtjet mësimore kërkojnë konkretizim të drejtpërdrejt.

Prandaj mësimdhënësi i mirë çdo herë përpiqet që të paiset me mjete të nevojshme të


konkretizimit për orët mësimore.

Numri i mjeteve mësimore nuk është i kufizuar. Ato janë të pa numërta dhe mund të gjinden në
shkollë (në kabinete), në natyrë, në shtëpi të mësuesit dhe nxënësve etj.

Me fjalën mjete mësimore kuptojmë çdo gjë që na e lehtëson realizimin sa më të suksesshem të


një ore mësimore, qofshin oto objekte natyrore, qofshin të punuara apo artificiale. 

Klasifikimi i mjeteve mësimore

 Mjetet mësimore klasifikohen në disa lloje grupimesh.

 1. mjetet mësimore dhe

 2. mjetet ndihmëse.

 Me mjete mësimore në këtë rast kuptojmë mjetet relevante pa të cilat nuk ka mundësi të
shtjellohet një njësi mësimore, p. sh. grafoskopi, harta gjeografike, globi, modeli i qarkut
elektrik, ngjyrat, brushat etj.

 Me mjetet ndihmëse kuptojmë ato mjete të cilat në një mënyrë e lehtësojnë realizimin e
orës. Psh. tabela, shkumësi, fletoret, lapsi etj.

Një klasifikim tjetër i mjeteve mësimore

 Një klasifikim tjetër mjetet mësimore i ndanë në:

 Mjete natyrore dhe mjete teknike

MJETET NATYRORE mund të jenë:

* bimët e ndryshme barishtore

* bimët e ndryshme drurore

* frutat

* perimet

* drithërat

* shtazët shtëpiake
shtazët e egra

* xehet

* llojet e shkëmbinjëve

* llojet e dheut

* gjallesat dhe insektet tokësore e mbi tokësore

* llojet e peshqve dhe gjallesave të tjera ujore etj.

MJETET TEKNIKE JANË:

televizioni

gramofoni

radio

magnetofoni

kamera

projektori

kompjuteri

grafoskopi

teksti i shtypur

(në shumë raste)

ngjyrat dhe mjetet

për pikturim

veglat gjeometrike etj.

 SIPAS ANGAZHIMIT SHQISOR GJATË PËRDORIMIT TË TYRE, MJETET MËSIMORE I NDAJMË:

1. Në mjete vizuele: vizatime, fotografi, diagrame, grafikone etj.

  2. Në mjete auditive: xhirime tonike të njerëzve ose të kafshëve, të shpezëve etj. dhe  

3. Në mjete Audio-vizuele

 VEÇORITË E KURRIKULËS BËRTHAMË PËR KLASËN PËRGATIORE DHE ARSIMIN FILLOR

 1. Strukturimi i klasës përgatitore


 Kurrikula Bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor përfshin klasën përgatitore
(mosha 5-6 vjeç) Ky dokument përmban në vete dy shkallë kryesore kurrikulare, shkallën
e parë dhe të dytë.

Veçoritë e klasës përgatitore dhe në arsimin fillor

 Realizimi i procesit edukativo-mësimor bëhet në mënyrë të integruar, i ndërlidhur me


punën dhe jetën e përditshme të fëmijëve, duke ua mundësuar që ta kuptojnë drejt
marrëdhënien e tyre me mjedisin natyror dhe me mjedisin e krijuar nga njeriu.

 Në klasën përgatitore (mosha 5-6 vjeç) dhe në arsimin fillor fëmijët përveç shkathtësive e
shprehive sociale, krijojnë bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet
themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria e
tyre për shkollim fillor dhe për jetë.

Shkallët kryesore të kurrikulës për klasën përgatitore dhe përshkrimi i tyre

 Korniza e kurrikulës është e strukturuar në gjashtë shkallë kryesore. Ato janë


nënperiudha brenda një niveli apo dy niveleve formale të arsimit, që përfshijnë një deri
tri klasa mësimore.

 Shkallët kryesore të kurrikulës paraqesin periudha karakteristike të përbashkëta për sa i


përket zhvillimit të fëmijëve dhe kërkesave të kurrikulës.

 Kurrikula Bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fllor përbëhet prej dy shkallëve
kryesore të kurrikulës

Shkalla 1 – Përvetësim themelor (klasa përgatitore dhe klasat I dhe II të arsimit fillor)

 Në këtë shkallë, nxënësit u ekspozohen qasjeve sistematike të nxënies. Ata do të njihen


me përvojat e mëposhtme të të nxënit:

 Përvetësimin në nivel themelor të komunikimit dhe të të shprehurit në gjuhën amtare

 Komunikimin elementar në gjuhën angleze

 Përvetësimin e elementeve themelore të leximit, shkrimit dhe llogaritjes me numra

 Hulumtimin dhe njohjen e mjedisit

 Njohjen dhe të kuptuarit e të drejtave, obligimeve dhe përgjegjësive të tyre në klasë, në


shkollë dhe në jetën e përditshme

 Të shprehurit kreativ përmes lojës, simboleve dhe formave elementare të shprehjes


artistike

 Krijimin e përvojës së të nxënit të suksesshëm si individ dhe si pjesë e grupit

Shkalla 2 – Përforcim dhe zhvillim (klasat III, IV dhe V e arsimit fillor)

 Në këtë shkallë fëmijët u nënshrohen sfidave si në vijim:


 përdorimit të drejtë të gjuhës amtare dhe të gjuhës angleze në komunikim verbal dhe me
shkrim;

 përdorimit të drejtë të simboleve dhe operacioneve;

 shpalosjes së fushave të reja të dijes dhe thellimit të informacioneve;

 zhvillimit të aftësive për të menduar, për të strukturuar dhe për të orientuar zgjidhjen e
problemeve;

 të kuptuarit e përgjegjësisë për vetveten, për të tjerët dhe për mjedisin;

 zgjerimi të burimeve të informacionit;

 kultivimit të pavarësisë vetjake në planifkimin dhe realizimin e detyrave;

 ndërlidhjes së dijes teorike me problemet praktike;

 zhvillimit të qëndrimit pozitiv ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve;

 zhvillimit të qasjes kritike të zgjidhjes së problemeve.

Planifikimi

 PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE :

PARA ORËS SË MËSIMIT :

 Mësimdhënësi duhet të përcaktohet për orën që do të zhvillojë

 a ) njësinë mësimore

 b) strukturën e orës mësimore si : ERR, Hap Pas Hapi, Tradicionale.

GJATË ORËS SË MËSIMIT:

 Motivimi i nxënësve, zbatimi i përmbajtjes, veprimtaria në çdo fazë të orës mësimore,


realizimi i kuptimit, detyrat e shtëpisë, si dhe veprimtaritë praktike në klasë.

PAS ORËS SË MËSIMIT:

 Vetëvlerësim për ecurinë e orës :

 A u arrit qëllimi, si shkoi ora, a duhet të ndryshojë diçka tjetër.

PAKOJA E INSTRUMENTEVE PËR PLANIFIKIMIN MËSIMOR


Pakoja përfshin katër instrumente për planifikimin mësimor që i dedikohen të gjitha fushave të
kurrikulës/ lëndëve mësimore:

 Plani vjetor

 Plani dymujor

 Plani javor dhe

 Plani i orës mësimore


PLANI VJETOR - _______________

Fusha e kurrikulës: ______________________________ Klasa : ___________________

TEMAT MËSIMORE TË SHPËRNDARA GJATË MUAJVE Kontributi në rezultatet e


Lëndet e fushës
kurrikulare

PERIUDHA (I) PERIUDHA (II) PERIUDHA (III) të nxënit për


kompetencat kryesore të
shkallës
Shtator-Tetor Nëntor -Dhjetor Janar- Mars – Prill ( java Prill - Maj Qershor
Shkurt I)
Lënda: Gjuhë shqipe
Lënda: Gjuhë angleze

Mësimdhënësit e fushës: 1. __________________________ 2. __________________________ 3. __________________________


PLANI DYMUJOR _________________

Fusha e kurrikulës: ________________________ Lënda mësimore: ___________________ Klasa: _______________

Tema/t mësimore: ........................................

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës që synohen të arrihen përmes shtjellimit të temës/ve: .........................

Rezultatet e të nxënit të fushës kurrikulare të shkallës që synohen të arrihen përmes shtjellimit të temës/ve: ...................................

mësimore)Koha mësimore (orë


Nr Temat Rezultatet e të nxënit për tema Njësitë Metodologjia e Metodologj Ndërlidhja me Burimet
. mësimore mësimore mësimore mësimdhënies ia e lëndë tjera
vlerësimit mësimore, me
çështjet
ndërkurrikulare
dhe dhe situatat
jetësore
1

Mësimdhënësi/t i lëndës mësimore : 1. __________________________ 2. ___________________________


E hënë Dita

Tema : Përshkrim i shkurtër i


aspekteve të përbashkëta
NJËSITË MËSIMORE NË JAVË
Fushat e kurrikulës – / lëndët mësimore /duke përfshirë edhe kurrikulën me zgjedhje

Lënda: Lënda: Lënda: Lënda: Lënda:

1A) Tema të përbashkëta që orientojnë fokusin e përbashkët të gjitha lëndëve mësimore për gjatë javës, ose brenda një dite. B) Çështje ndërkurrikulare që është në fokus të javes dhe
përfshihet në kuadër të shumicës së lëndeve mësimore; C) Etj,
Fushat e kurrikulës / lëndët mësimore
E martë

Lënda: Lënda: Lënda: Lënda: Lënda:

Fushat e kurrikulës / lëndët mësimore

Lënda: Lënda: Lënda: Lënda: Lënda:


E mërkurë
E enjte

Fushat e kurrikulës / lëndët mësimore

Lënda: Lënda: Lënda: Lënda: Lënda:


Fushat e kurrikulës / lëndët mësimore
E premte
Lënda: Lënda: Lënda:
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: __________ _ / Lënda: _____________ Shkalla e kurrikulës: _I_ / Klasa:


_________

Tema ( nga– plani dymujor): Rezultati i të nxënit të temës ( nga plani


dymujor):

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara) :

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Njësia mësimore:

Fjalët kyçe:

Rezultati/et e të nxënit të orës mësimore:

Kriteret e suksesit:

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:

Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE


VLERËSIMI I NXËNËSVE

DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR

Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

TAKSONOMIA

 Taksonomia është një sistem hierarkik, që zë fill në “nivele të ulëta”, të cilat drejtojnë
tek nivelet më të larta”.

 Ato shërbejnë për të kategorizuar çështje të përzgjedhura nga fusha e : njohjes,


emocionale, psikomotore dhe përfshijnë 6 “nivele” me kompleksitet rritjeje si:

NJOHJA

 Njohje e diçkaje të ndeshur më parë si : përshkruaje përsërite - riprodhim.

  

TË KUPTUARIT

Kuptimin e asaj që paraqitet dallim, shpjegim, ilustrim.

ZBATIMI

 Nxënësi është në gjendje të zbatojë informacion në një përmbajtje të ndryshme nga ai i


mësuar më parë.

ANALIZA
 Paraqet shpërbërjen dhe zbërthimin ku nxënësi është në gjendje ta ndajë problemin në
pjesë përbërëse si ( copëto, dallo, ndaje etj ..)

SINTEZA

 Paraqet komponimin “kreativ” nxënësi është në gjendje të kombinojë pjesë nga


pjesët e ndara formon një model të ri .

 VLERËSIMI

 Nxënësi është në gjendje të gjykojë - a është e mirë? apo e keqe.

 Gjithmonë duhet t`u drejtohemi nxënësve me folje vepruese dhe se ato folje duhet të
jenë të matshme dhe duhet të kenë : Veprimin, kushtin dhe kriterin.

 P.sh.

 Të vrapojë 40 metra për 20 minuta

 Veprimi : Të vrapojë

 Kushti : 40 metra

 Kriteri : Për 20 minuta

NIVELI I DHE II

NIVELI I DHE II (ky nivel i përshtatet më shumë fëmijëve të parafillorit dhe atyre me
nevoja specifike)

 Të përshkruajë

 Të tregojë

 Të emërojë

 Të shkruajë

 Të gjejë

 Të nënvizojë

 Të përkthejë

 Të ilustrojë

 Të interpretojë
 Të riprodhojë

 Të njoftojë

 NIVELI III DHE IV

(për fëmijët e kalsës së I,II,III)

 Të zbatojë

 Të përdorë

 Të konstruktojë

 Të llogaritë

 Të plotësojë

 Të demonstrojë

 NIVELI III DHE IV (për fëmijët e kalses së I,II,III)

 Të dallojë

 Të krahasojë

 Të veçojë

 Të kombinojë

 Të klasifikojë

 Të identifikojë

 Të mohojë

 Te analizojë

 NIVELI V DHE VI (për fëmijët e klasave të IV dhe V)

 Të krijojë

 Të kompozojë

 Të planifikojë

 Të konstruktojë
 Të imagjinojë

 Të propozojë

 Të formulojë

 NIVELI V DHE VI (për fëmijët e klasave të IV dhe V)

 Të përgjithësojë

 Të organizojë

 Të vendosë

 Të justifikojë

 Të shkallëzojë

 Të verifikojë

 Të debatojë

 Të krijojë

Komunikimi

 Tha se çdo lëvizje e mësuesit është komunikim,se ai shprehet me figura.Përmendi dy


lloje të komunikimit atë verbal dhe jo verbal.

 Komunikimi verbal shprehet me anë të bashkëfolësit (mësuesi me nxënësin ose


anasjelltas).

 2. Komunikimi jo verbal ,(shprehet përmes gjestikulacionit):

 Veshja (kureshtja që nxënësi të të kopjojë).

 Pasiguria (në interpretim, pamja e fytyrës).

 Buzëqeshja (të qarit, ngritja e vetullave).

 Shprehje (me elemente të dhunës fizike).

 Zemërimi

 Nervoza

 Qëndrimi i trupit
 Përkëdhelja

 Te komunikimi i mësuesit janë edhe dy shkathtësi mjaft esenciale që mësuesit mund të


fitojnë besimin e plotë te fëmijët si:

 Dëgjimi

 Fjala e gjallë

 Dëgjimi aktiv ka për qëllim të shpreh tiparet e asaj që dëshirojmë me komunikuar ( të


jemi në gjendje) si:

 Të dëgjojmë deri në fund

 Të jetë i përshtatshëm pozicioni

 Të shikohet në sy

 T’ u themi me fjalë si: Shumë mirë, po mirë vazhdoni (të krijojmë besim se ne jemi me
të) etj.

 Të ketë nxitje të bisedës, duhet përshtatur forma, të krijojmë vetëbesim.

 Fjala-komunikimi pozitiv p.sh:

 Në vend të fjalës:

 Mos vraponi?

 Ju lutem ecni më ngadalë (jo fjalë urdhëruese).

 Fëmijët duhet të jenë të lirë, nuk duhet t’i detyrojmë që të punojnë atë që nuk e
dëshirojnë.

 Ata duhet të binden , të motivohen për punë duke filluar më kreativitet mësimor

VLERËSIMI I BRENDSHËM

 Vlerësim , është cdo veprimtari që përdoret për të gjykuar punën e nxënësve.

 Llojet e vlerësimit

 Formues

 Përmbledhës

 Diagnostikues
 Formues (ka për qëllim nxitjen e nxënësve)

 Përmbledhës (Identifikimin e standardit të vlerësimit për kapitullin, numrin e pikëve


pse bëhet çka dëshiron të matësh)

 Diagnostikues ndahen në :

 Evidentimi (identifikimin e problemit)

 Përshkrimi ( përshkrimin e problemit)

 Analiza (analizën e faktorëve që shoqërojnë problemin)

 Planifikimi ( bën planin për riparimin e problemeve)

 Vlerësimi ( vlerëson efektshmërinë e planit riparues)

 Cilat janë vlerat e vlerësimit te brendshëm?

 Vlerësimi duhet të jete i vlefshëm

 I besueshëm

 I barabartë

 I pa anshëm

 Të bëhet në kohë të duhur.

Teknika të ndryshme të vlerësimit

Zbatimi i teknikave të ndryshme të vlerësimit

 Vrojtimi (manifestimin e sjelljeve dhe shkathtësive)

 Testi objektiv (vlerësues të ndryshëm rezultate të njëjta)

 Testi subjektiv (vlerësim me kritere)

 Testi ese (Aftësia e shprehjes)

 Vetëraportimi (shkathtësi e hulumtimit dhe përfundimi i raporteve)

 Portofoli (dosja) (përzgjedhja e punimeve më të mira nga vetë nxënësit)

 Pyetësori ( i jepet një detyrë )

Cilat lloje të vlerësimit përdoren më së shumti në vlerësimin e brendshëm?


 Vlerësimi Diagnostikues (Diagnostifikon shkaqet e qëndrueshme

 të problemit)

 Vlerësimi formativ (kontrollon përparimin e të nxënit)

Vlerësimi përmbledhës

 (sigurimi i informacioneve mbi arritjen në fund të kategorisë programore etj.)

 Si realizohet vlerësimi i brendshëm?

 Është i përditshëm dhe i vazhdueshëm

 Me anë të kërkesave që bëhen në klasë

 Me anë të detyrave të shtëpisë

 Me anë të aktivizimit në klasë gjatë shtjellimit të materialit

 Me anë të aktivizimit të punës në grup

 Testeve kohëshkurtëra- përvetësim i njësisë mësimore

 Kuize

 Shoqërohet edhe me vënien e notave, etj .

Vlerësimi me notë

 Problemi kryesor ka qenë dhe në një të ardhme të afërt do të jetë,vendosja e notës


sepse është një gjykim mbi përparimin e nxënësit, në intervale të ndryshme kohore si :

 Nota është paraqitja e rezultateve dhe përparimeve akademike të nxënësit.

 Nota ka për qëllim dëshminë e arritjeve të nxënësit, për orientim vetjak, informim të
prindërve dhe është orientim i profilizimit.

 Nota vendoset si rezultat i të arriturave e jo edhe i sjelljeve disiplinore.

 Vlerësimi i nxënësit në tabelë:

 Duhet pasur parasysh disa kërkesa si :

 Pyetje të ndryshme në klasë

 Kërkohet që të mos harxhohet më shumë se (8-10 minuta)


 Të paraqes interes për klasën;

 Të ketë kontroll të ndryshme, elemente të materialit të ri, në trajtë të punës krijuese;

 Vlerësimi bëhet duke u përgjigjur gojarisht, nga tabela,duke shkruar në tabelë apo
duhet vazhduar punën edhe në vend.

 Vlerësimi bëhet në të gjykuarit e vet mësimdhënësit mbështetur në rezultatet e pritura


( qëllimet e përgjithshme dhe specifike) .

Vlerësimi në klasë mund të bëhet në disa periudha si:

 Periudha përgatitore

 Periudha përmbledhëse

 Periudha përmbajtësore

 Periudha vlerësuese

 KUBIMI 
Qëllimi   kësaj teknike është që të nxirren sa më shumë ide, përdoret në evokim kur
përmbajtja është e njohur për nxënësit dhe në reflektim pasi të kenë zotëruar njohuri
për temën.

 Varësisht nga natyra e temës mund të përdoret edhe në realizim. P.sh.

1.Prezantohet tema   (pema e mollës etj.)


2. Kërkohet që të bëhet një përfytyrim për temën
3. Zbulohen 6 fazat nëpër të cilat do të punohet si p.sh :

 a) shkruhet në mënyre individuale

 b) në secilën faze jepen udhëzimet se çfarë duhet të shkruhet

 c) në mes të fazave jepet hapësirë që nxënësit të shkruajnë.

 FAZAT :

1.PËRSHKRUAJE - dukjen, formën, ngjyrën,madhësinë.    


2.KRAHASOJE - me çka është e ngjashme.
3.SHOQËROJE - çfarë u kujton, u lidhë me ndonjë ngjarje nga jeta ?
4.ANALIZOJE - si është ndërtuar, prej cilave pjesë ?
5.ZBATOJE - Ç`na duhet, përse e përdorim?
6.ARSYETOJE - është e mirë apo e keqe, përse?  

 Në klasë të ulëta mund të punohet me më pak se 6 faqet e kubit. 

 Kjo teknikë është e përshtatshme edhe për orë të përsëritjeve, në formë të lojës, në
secilën faqet shkruhet nga një pyetje. Pastaj hidhet kubi dhe cila faqe të bije, trajtohet
ajo pjesë.

Dokumentacioni shkollor

Shkolla fillore, klasa 1 - 5 

Libreza,
Dëftesa,
Ditari,
Libri amë dhe
Fletëkalimi.

Në bazë të sistemit të arsimit, planeve dhe programeve të reja mësimore përcaktohen këto
dukumente shkollore:

Ditari i klasës, është dokumenti themelor zyrtar, në të cilin evidentohet e gjithë puna në procesin
edukativo-arsimor dhe aktivitetet e tjera jashtëmësimore, të cilat zhvillohen gjatë një viti
mësimor, respektivisht gjatë një viti shkollor.

Përmbajtjet në ditarin e klasës

Në ditarin e klasës për arsimin parauniversitar, përshkruhen përmbajtjet e përgjithshme dhe


përmbajtjet e veanta.

Përmbajtjet e përgjithshme në ditarin e klasës: Në ballinë duhet të jenë shënimet përcaktuese


për klasën, paralelen dhe vitin shkollor.

Shënimet për shkollën: Kodi, emri i shkollës, vendi dhe komuna.

Udhëzimi për plotësimin dhe mbajtjen e ditarit të klasës me qëllim të plotësimit dhe të ruajtjes së
njëjtë të ditarit të klasës nga të gjithë mësimdhënësit.

Orari mësimor do të jetë në shërbim të mësimdhënësit e veanërisht të kujdestarit të klasës.

Shënime për mësimdhënësin: Emri dhe mbiemri i mësimdhënësit, përgatitja profesionale, lënda
dhe rubrika për vërejtje.
Tekstet shkollore: Lënda mësimore, emri dhe mbiemri i autorit, emri i tekstit të zgjedhur,
botuesi, vendi dhe viti i botimit.

Regjistri i nxënësve: Emri dhe mbiemri i nxënësit, data e lindjes, vendi, komuna dhe shteti, emri
i prindit dhe adresa, gjuha amtare e nxënësit.

Orët mësimore janë rubrikat në të cilat shënohet realizimi i planit dhe programit mësimor,
mungesat e nxënësve, vërejtjet e mundshme, rikapitulimi i orëve dhe i mungesave. Për këtë
segment duhet paraparë rubrika rezervë, së paku për tre javë mësimi për raste të veanta të
parashikuara.

Suksesi i nxënësve sipas lëndëve mësimore i paraqitur me nota numerike të parapara me ligj ose
me akte nënligjore. Për numrin e nxënësve duhet lënë më shumë rubrika, për shkak të lëvizjeve
eventuale të nxënësve gjatë vitit mësimor në klasë.

Suksesi i nxënësve nga provimet: Këtu bëhet lista e nxënësve të cilët iu nënshtrohen provimeve
të ndryshme – provimeve lëndore, të klasës, plotësuese, diferenciale etj., me vendimin e organit
kompetent. Në këtë listë, bëhen rubrikat për notën përfundimtare të nxënësit nga lënda përkatëse,
nënshkrimi i anëtarëve të Komisionit (2) në fund të listës, nënshkrimi i mësimdhënësit pyetës për
secilën lëndë.

Mësimi plotësues organizohet nga nxënësit të cilët nuk arrijnë t’i përvetësojnë përmbajtjet
programore të parapara. Parashihen rubrikat e orëve për mësimin plotësues për 6 ditë ose 42 orë
gjithsej.

Mësimi shtesë organizohet për nxënësit e dalluar në mësime, të cilët përpos përmbajtjeve
programore të parapara me planprogram, mund të përvetësojnë programe shtesë. Për këtë
kategori nxënësish janë paraparë 6 ditë ose 42 orë mësimi gjithsej.

Rubrikat e veçanta për braktisjen nga shkolla përmbajnë: Emri dhe mbiemri i nxënësit,
gjinia, viti shkollor dhe arsyeja e braktisjes.

Rubrikat e të riatdhesuarve përmbajnë: Emri dhe mbiemri i nxënësit, data e regjistrimit, shteti
prej nga kthehet.

Shënimet për aktivitetetet jashtëmësimore për nxënësin.

Shënimet për orët dhe ditët e planifikuara të mbajtura dhe të pambajtura.

Shënimet për takimet e kujdestarit të klasës me prindër, këshillat e klasave, këshillat e


paraleleve.

Regjistri i nxënësve të cilët përcjellen në riprovim për SHMU dhe SHML.


Mungesat e nxënësve sipas muajve, emri dhe mbiemri i nxënësit, mungesat e arsyeshme, të
paarsyeshme dhe gjithsej sipas muajve, gjysmëvjetorëve dhe gjithsej në fund të vitit.

Shënime karakteristike për punën në paralele dhe shënime të tjera.

Përmbajtjet e veçanta:

Ditarët e klasës përgatiten sipas niveleve me karakteristikat e veçanta të nivelit përkatës.

Ditari i klasës për shkollën fillore përmban rubrikën për numrin e nxënësve me nota negative të
cilët përcillen në klasën vijuese.

Në ditarin e klasës, për shkolla të mesme dhe të ulëta ndryshon regjistri i nxënësve të cilët
përcillen në riprovim, meqë ata kanë 3 lëndë për riprovim me 2 afate për riprovime.

Ditari i klasës për gjimnaze përdoret edhe në shkollat fetare në të cilin shënohen lëndët e
përgjithshme por edhe lëndët e veçanta sipas planprogramit mësimor të paraparë.

Ditari i klasës për shkollat e mesme profesionale i ka rubrikat e veçanta për praktikën
profesionale.

Ditari i klasës për shkollën e muzikës, përmban:

Ditari individual – secili mësimdhënës mban shënime për secilin nxënës individualisht;

Ditari grupor – përmban shënimet për lëndën e solfegjos dhe shënimet për nxënës;

Çdo ditar përmban formularin e pranim – dorëzimit të tij.

Libri amë (LA)

Libri amë, është dokumenti kryesor në të cilin përfshihen të dhënat për nxënësin dhe për suksesin
e tij gjatë shkollimit të nivelit përkatës. Në një fletë do të shënohet suksesi për të gjitha klasat e
atij niveli dhe aktivitetet jashtëmësimore për nxënësin e rregullt, me korrespondencë, të kthyer
nga diaspora, shkollave artistike, special etj.

Të gjitha të dhënat e evidentuara në ditarin e klasës pas përfundimit të vitit mësimor, shënimet
barten në librin amë (LA)

Përmbajtjet e librit amë

Libri amë do të ketë këto përmbajtje të përbashkëta:

Shënimet për shkollën: Kodi i shkollës, nr. i librit amë, emri i shkollës, vendi, komuna, klasa,
paralelja dhe viti shkollor.
Shënime për nxënësin: Emri, emri i prindit dhe mbiemri i nxënësit, data e lindjes, vendi i
lindjes, komuna, shteti dhe shtetësia.

Shënime për prindërit: Emri i babës, profesioni, emri i nënës dhe profesioni, adresa e banimit
të prindit- kujdestarit.

Suksesi i nxënësve do të jetë në një faqe për të gjitha klasat e atij niveli.

Suksesi sipas klasave dhe niteve shkollore: Lëndët mësimore, lëndët zgjedhore, nota mesatare,
sjellja, numri i protokolit, mungesat, emri dhe mbiemri i kujdestarit të klasës, nota mesatare nga
shkollimi i mesëm dhe data e mabrimit të klasës. Për shkollat profesionale: Praktika profesionale
dhe organizimi i praktikës profesionale.

Shënimet përfundimtare: data e mbajtjes së testit të maturës, suksesi – pikët, numri i


protokollit, data e lëshimit të diplomës, profili arsimor dhe titulli i fituar.

Shënime të tjera: Në anën e djathtë do të jetë rubrika për Vërejtje, në të cilën kujdestari klasës
do të shënojë të dhëna të cilat nuk janë të përfshira më lartë.

Volumi i Librit Amë duhet t’i ketë 200 fletë.

Të dhënat për shkollimin paraprak vlejnë vetëm për shkolla fillore dhe të mesme të ulëta.

Dëftesa

Dëftesa është dokument zyrtar në të cilin përshkruhet suksesi dhe sjellja e nxënësit për çdo klasë
të nivelit përktës. Dëftesën duhet dhënë nxënësit sapo ta ketë mbaruar klasën apo nivelin e
shkollimit.

Për nivelin e parë, nxënësve u lëshohet një dëftesë për 5 klasa (1-5),

Për nivelin e dytë, duhet dhënë një dëftesë, gjithashtu për 4 klasa (6-9),

Për nivelin e tretë, dëftesa lëshohet pas mbarimit të çdo viti gjimnaz, shkolle profesionale,
shkolle artistike dhe shkolle fetare.

Dëftesa për shkollën e muzikës për nivelin e parë, dëftesa për klasën prej 1 – 5 dhe niveli I dytë
klasa 5 – 8.

Dëftesa për nxënësit e nevoja të veçanta duhet të specifikohet, për të shënuar nxënësit që kanë
pasur lëndë të individualizuar ku duhet të shënohet me ndonjë shenjë për lëndën e
individualizuar.

Përmbajtja e dëftesës

Dëftesa do t’i ketë këto shënime të përbashkëta:


Logo-ja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila duhet të përmbajë:

Stemën e shtetit, Republika e Kosovës, Qeveria e Kosovës, e Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e
Teknologjisë.

Emri i shkollës, vendi, nr. i librit amë, nr. i protokollit, dhe viti shkollor në anën e majtë, nr. i
vendimit në anën e djathtë.

Emri dhe mbiemri, emri i prindit, data e lindjes, vendi i lindjes, komuna, shteti dhe viti shkollor.

Shënimet për suksesin, suksesi sipas lëndëve dhe klasave, suksesi nga lëndët zgjedhore, sjellja
dhe suksesi i përgjithshëm nga klasa përkatëse në fund të tabelës.

Vendi, data e dorëzimit të dëftesës, nënshkrimi i mësuesit – kujdestarit të klasës, vendi i vulës
dhe nënshkrimi i drejtorit, legjenda për suksesin me nota numerike dhe suksesi përshkrues për
lëndët zgjedhore.

Numri i Vendimit të MASHT –it dhe data, botuesi (emri i shtëpisë botuese) dhe çmimi i shitjes.

Për çdo klasë në dëftesë të shënohen lëndët sipas planit dhe programit përkatës, lëndët sipas
zgjedhjes, praktika profesionale për shkollat profesionale dhe veçoritë e tjera të shkollave të artit
dhe të muzikës, të shkollave fetare dhe duhet të ekzistojë.

Libreza e nxënësit LN

Të dhënat e nevojshme për Librezën e nxënësit do të jenë:

Emri, emri i shkollës, kodi, vendi, nr. rendor, komuna, shënime.

Emri, emri i prindit, dhe mbiemri i nxënësit, datëlindja, vendlindja, komuna, shteti.

Suksesi i nxënësve sipas gjysmëvjetorëve dhe klasave (për shkolla fillore 5 klasa, për ShMU 4
klasa) si dhe libreza për shkollën e muzikës sipas specifikave të lëndëve.

Mungesat e nxënësit, suksesi i përgjithshëm, shënime karakteristike për nxënësin dhe suksesi
përshkrues.

Është e preferueshme që nxënësi të ketë fotografi nga momenti që regjistrohet, por edhe pasi ta
përfundojë nivelin përkatës.

Duhet të ekzistojë hapësira për suksesin për nxënësin me nevoja të veçanta arsimore, jo vetëm
numerike por edhe me vlerësim përshkrues.

Për të qenë zyrtar dhe legjitim dokumenti në ballinë duhet ta ketë stemën me logon e shtetit dhe
në fund në LN të figurojë Vendimi I MASHT-it dhe emri i shtëpisë botuese.

Certifikata
Certifikata është dokument zyrtar të cilën e merr nxënësi i arsimit profesional pasi ta ketë
mbaruar me sukses pozitiv vlerësimin e brendshëm.

Diploma

Diploma është dokument zyrtar të cilin e merr nxënësi pasi ta ketë përfunduar me sukses pozitiv
provimin shtetëror të maturës.

Edukimi parafillor

Për edukimin parashkollor – parafillor, dokumentacioni pedagogjik duhet të hartohet në mënyrë


të veçantë për specifikat dhe grup – moshave të ëtij nniveli. Përpos shënimeve të përgjithshme,
duhet siguruar edhe shënime të veçanta për fëmijën dhe prindërit e tij. Në bazë të shënimeve të
përgjithshme dhe të veçanta, hartuesi do ta përcaktojë se çfarë dokumantacioni nevojitet si dhe
çfarë përmbajtje dhe forme do të përmbaje dokumentacioni.

Përgjegjës është sektori për edukimin parashkollor.

Nevojat e veçanta arsimore

Dokumantacioni për nxënësit me nevoja të veçanta hartohet në mënyrë të veçantë për specifikat
e nxënësit , respektivisht për shkollat speciale, klasët e bashëngjtua dhe nxënësit të përfshirë në
klasët e rregullta.

Dokumentacioni shkollor për arsimim me nevoja të veçanta përmban:

Rubrika për të evidentuar a ka nxënësi plan individual të arsimit.

Rubrika për të evidentuar a merr nxënësi mbështetje arsimore nga mësimdhënësi udhëtues ose
mësimdhënësi gjithëpërfshirës.

Ditari i klasës për Qendra burimore – shkolla speciale – dhe klasë të bashkëngjitura në
kuadër të shkollave të rregullta – përmban shënime të veçanta sipas specifikave të nxënësit në
shkollat speciale.

Shkolla artistike

Dokumantacioni për shkollat artistike duhet të hartohet në mëbnyrë të veçantë sipas specifikave
që kanë shkollat artistike (të artit). Hartuesit e dokumantacionit shkollor për shkollat e artit
përcaktojnë formën dhe përmbajtjen e dokumentacionit shkollor.

Mësimi plotësues në diasporë


Dokumantacioni shkollor për mësimin plotësues në diasporë, hartohet në bazë të planprogramit
mësimor, kushteve dhe specifikave në të cilat organizohet procesi edukativo – arsimor në shtetin
përkatës.

Hartuesi i dokumentacionit shkollor do të bashkëpunojë ngushtë me mësuesit të cilët zhvillojnë


mësimin plotësueds në diasporë.

Arsimi për të rritur

Përmbajtjet e dokumentacionit shkollor për të rritur do të jenë të njëjta me dokumentet e tjera me


përjashtim që në këto dëftesa dhe diploma do të përcaktohet statusi i kandidatit (nxënësit) si dhe
vitet e shkollimit me specifikat që përmban arsimi për të rritur.

Arsimi privat

Institucionet private përdorin ditarin e klasës dhe librin amë, të ngjashëm me atë të institucioneve
publike.

Regjistri i fatosave për klasën e 1-rë

Regjistri i fatosave për klasën e 1-rë përmban: Nr. rendor, emri dhe mbiemri i nxënësit, data e
lindjes, vendi, komuna, shteti, emri dhe mbiemri i nënës, babait ose kujdestarit të familjes dhe
profesioni i tyre, vendbanimi i fëmijës, distance në km. shtëpi – shkollë, propozimi për regjistrim
ose lirim të përkohshëm, konstatimi i Komisionit profesional për vlerësim të aftësive dhe
kategorizim të fëmijëve, lloji i dëmtimit (në të parë, në të dëgjuar, në të folur, dëmtim fizik ose
dëmtime të tjera), data e regjistrimit, paralelja dhe një rubrikë për vërejtje apo shënime të tjera.

Libri i protokollit

Libri i protokollit përmban:

Në kopertinë:

Emri i shkollës,

Numri i kodit të shkollës. Kodi sipas niveleve,

Vendi dhe komuna.

Numri rendor në protokoll, emri, emri i prindit dhe mbiemri, data dhe vendi i lindjes, shteti i
lindjes dhe shtetësia, dokumenti që protokollohet, niveli dhe klasa, suksesi, pikët nga testet, data
– afati – viti, nr/i librit amë, data, emri dhe mbiemri i personit që pranon dokumentin, emri dhe
mbiemri i personit të autorizuar, vërejtje.

Plotësimi i dokumentacionit shkollor


Ditari i kasës dhe libri amë plotësohen në lokalet e shkollës ndryshe nga librezat e nxënësit,
dëftesat, certifikatat dhe diplomat të cilat mund të plotësohen edhe jashtë lokalit të shkollës.

Ditarin e klasës e plotëson çdo mësimdhënës pjesën e vet, sipas udhëzimit në ditar, ndërsa pjesën
tjetër të ditarit të klasës libri amë, libreza e nxënësit, dëftesat, certifikatat, diplomat i plotëson
mësuesi – kujdestari i klasës.

Pas përfundimit të punës në ditarin e klasës dhe në librin amë, mësuesi – kujdestari i klasës ia
dorëzon drejtorit apo personit të autorizuar.

Me rastin e pranimit të dokumentacionit, dëftesat, certifikatat dhe diploma, nxënësi apo prindi
nënshkrhen në librin e protokollit.

Me rastin e dorëzimit të ditarit të klasës dhe librit amë udhëhiqet procesi i dorëzim – pranimit ku
nënshkruhet kujdestari i klasës dhe drejtori i shkollës.

Plotësimi i dokumentacionit për herë të dytë në formë të duplikatit rregullohet me udhëzim


administrative të veçantë.

Plotësimi i dokumentacionit shkollor nuk mund të bëhet me kompjuter, me makinë shkrimi, me


laps grafik apo me laps kimik, por me ngjyrë të kaltër.

Obligimet

Drejtori i shkollës me drejtorin e DKA-së janë të obligaur të vendosin dokumentacionin shkollor


në vend të sigurt.

Gjuha e përdorimit të dokumentacionit shkollor

Dokumentacioni shkollor përgatitet, bothet dhe përdoret në gjuhët në të cilat zhvillohet procesi
edukativo – arsimor.

Hartuesi

Hartuesin e dokumentacionit shkollor publik dhe privat e cakton MASHT –i, ndërsa për
institucionet private dhe për mësim në diasporë, dokumentacioni hartohet në bashkëpunim me
institucionin përkatës.

Si duhet përdorur orët e lira

Qëllimi i orëve të lira (rreth 15% e orëve totale) është t’i lërë hapësirat e nevojshme inisiativës
dhe krijimtarisë së shkollës për të përmbushur sa më mirë nevojat dhe interesat e nxënësve në
përputhje me kërkesat e programit zyrtar të lëndës, miratuar nga Ministria e Arsimit dhe
Shkencës. Statusi i tyre është sa i detyrueshëm aq edhe fleksibël. Është i detyrueshëm sepse
duhen zhvilluar deri në fund të vitit shkollor. Është fleksibël sepse shpërndarja përgjatë vitit dhe
mbushja me material mësimor është kompetencë e mësuesit të lëndës në bashkëpunim me
Drejtorinë Arsimore, Drejtorinë e shkollës dhe me mësuesit e tjerë të shkollës në funksion të
objektivave të programit të lëndës në vecanti, por edhe të lëndëve të tjera. Për mbushjen e tyre
me material mësimor mund të përdoren burime të ndryshme. Organizimi i ekskursioneve në
natyrë, të shoqëruara me veprimtari praktike; organizimi i vizitave në qëndra të ndryshme
prodhimi të shoqëruara me vrojtime dhe të pasuara me detyra; në ferma në shërbim të një
objektivi të paracaktuar; organizimi i konkurseve brenda klasës edhe për një kapitull; lojra të
ndryshme zbavitëse me elementë që zhvillojnë të menduarin logjik dhe kritik; përforcimi i
njohurive i shoqëruar me metoda e strategji që fuqizojnë si të nxënët ashtu edhe mësimdhënien,
janë disa veprimtari rekomanduese për rubrikën e orëve të lira.

Qëllimi i orëve të lira në shkollë është t’u mundësojë nxënësve të hulumtojnë dhe të avancohen
në fusha dhe tema të caktuara, me çka do të plotësohen nevojat arsimore dhe të tjera të nxënësve,
të cilët dëshirojnë dhe mund të studiojnë dhe të realizojnë aktivitete të tjera, jashtë nga lëndët e
obligueshme. Orët e lira do të mundësojnë:

• zgjerimi dhe thellimi i njohurive, aftësive dhe shkathtësive të nxënësve jo vetëm nga fusha
përkatëse,

• fitimi i shkathtësive në funksion të përmirësimit të kompetencave në fushën profesionale

You might also like