You are on page 1of 2

PROJEKT KURRIKULAR

Lënda: Matematike

Tema: HISTORIA E MATEMATIKES

Koha e realizimit: 3 orë mësimore (semestri i parë)

Nxënësit e përfshirë në projekt: Nxënësit e klases së 6-të.

Qëllmi i projektit: Me anën e këtij projekti nxënësit duhet:


1. Njohin historikun e zhvillimit të historisë së matematikës në shekuj
2. Krijojnë konceptet e nevojëshme mbi lidhjen e matematikës me kontekstet social- si dhe kulturore dhe ekonomike.
3. Ndërgjegjsohen nxënësit për rolin e matematikës në zhvillimin e shkencave të tjera

Rezultatet e te nxenit:
1- Mësojnë se zhvillimi i matematikës ka ecur nëpër disa faza të caktuara.
2- Kuptojnë lidhjen e ngushtë të zhvillimit ekonomik me zhvillimin e shkencës së matematikës
3- Njohin biografitë e matematicienëve të rëndësishëm
4- Argumentojnë rolin e matematikës në zhvillimin e shoqërisë njerëzore
5- Aplikojnë metoda të sakta kërkimore në përputhje me qëllimin e projektit. Lidhjet ndërlëndore: me historinë, tekanologjinë, fizikën,
historinë e artit, TIK, gjuhët e huaja.

Mjete burimore: internet, enciklopedi, biblioteka, mediatekë.

Temat që do të trajtohen gjatë projektit:


1- Historia e zhvillimit të numrit
2- Matja
3- Historia e algjebrës
4- Historia e gjeometrisë
5- Historia e statistikës, propabilitetit, logjikës matematike.

Pershkrimi i projektit: Biografia e matematicienëve që kontribuan për numrin.


Punë në grupe:
Grupi I: matematicienët- Të dhëna mbi jetën dhe veprimtarinë e Dekartit, Ejler
Grupi II: matematicienët- Të dhëna mbi jetën dhe veprimtarinë e Gausit. Varjershtrausit.
Grupi III: Aplikime konkrete të punëve të matemacienëve që u morën me numrin.
Historia e algjebrës
Grupi I: Hapat e para të lindjes së degës së algjebrës, përcaktimi i kohës dhe karakteristikat social-ekonomike të saj.
Grupi II: Hapat e para të lindjes së degës së gjeometrisë, përcaktimi i kohës dhe karakteristikat social-ekonomike të saj
Grupi III: Reflektime të dy dëgëve të matematikës në dukuri konkrete aplikative.

Vlerësimi :
Niveli I : nota 4 ; nuk merr pjese ne punen e grupit, nuk dorezon projektin perfundimtar

Niveli II : nota 5-6 ; pergatit dhe realizon nje pune siperfaqesore, perfishihet dhe jep nje kontribut pak ose shume pak ne realizimin e
planit te grupi.

Niveli III: nota 7-8 ; pergatit dhe realizon nje pune te veten brenda grupit, e dorezon brenda afatit duke respektuar kriteret

Niveli IV: nota 9-10 ; realizon nje punim te sakte bazuar ne kerkim, hulumtim,selektim dhe nxjerrjes se punes,perdor gjuhe te sakte
dhe dorezon detyren brenda afatit.Perveteson rezultatet e te nxenit.

You might also like