You are on page 1of 51

Udhësues mësuesi për tekstin

GJUHA SHQIPE 3
KAPITULLI I
ERA NË SHTËPI

TEMA: ALBUMI I FAMILJES ORA I


Rubrika: Të lexojmë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të lexojë bukur, me intonacion, emocion dhe duke respektuar shenjat e pikësimit.
- Të pasurojë fjalorin me fjalë të reja rreth temës dhe të formojë fjali me to.
- Të flasë për fletën e një albumi me fotografi.
- Të hartojë një pesëvargësh duke u bazuar në mendimet e dhëna për një album.

Mjetet: teksti, albume, fotografi.


Fjalët kyç: albumi i vjetër, gjyshja e Erës, shikojnë.

Struktura e mësimit
Evokimi Parashikimi me terma 10 minuta
paraprakë
Realizimi i kuptimit Leximi i drejtuar 25 minuta
Reflektimi Pesëvargëshi 10 minuta

Evokimi: Parashikimi me terma paraprake


Mësuesi/ja paraqet fishat e parapërgatitur (ose i shkruan në dërrasë):

Albumi i vjetër Gjyshja e Erës Shikojnë Albumi i Erës

Mësuesi/ja: Me këto terma (fisha), a mund të formoni një tregim?

Mirëpriten mendimet e nxënësve, madje inkurajohet dhe ngacmohet imagjinata e tyre.

Realizimi i kuptimit: Leximi i drejtuar

Mësuesi/ja lexon paragrafin e parë të pjesës.

Ndalesa I. Gjyshja e Erës....deri....pranon me dëshirë.


- A do t’i pëlqejnë fotografitë Erës?
- A do të njohë ndonjërën prej tyre?
- A do të jetë ajo në ndonjërën nga fotografitë?

Nxënësit shprehin hamendjet e tyre dhe mësuesi/ja vazhdon lexon.

Ndalesa II. Ja, këto këtu....deri....se sa shumë i ngjan.


- A do t’i pëlqejë fotografia kur gjyshja e saj është nuse?
- Do të qeshë apo do kënaqet Era me to?

Pas hamendjeve të nxënësve mësuesi/ja vazhdon të lexojë:

Ndalesa III. Ua, vërtet...deri...kur linda unë.


- Po tani? A do të ketë gjyshja fotografi me Erën e rritur?
- A do ta pëlqejë ajo albumin e Erës?

1
Mësuesi/ja lexon paragrafin e fundit.

Ndalesa IV. Sigurisht ....deri në fund.


- Si mund t’i jetë përgjigjur gjyshja?
- A mund të parashikoni ndonjë fund tjetër për pjesën?

Nxënësit lexojnë pjesën disa herë në heshtje dhe më pas me role.

Reflektimi: Pesëvargëshi
Nxënësit kanë nga një fletë në dorë dhe duhet të plotësojnë tabelën e mëposhtme:

Albumi
Si është? ___________ ___________
Ç’bën? ___________ ________ _______
Një fjali ____________________________________
Një sinonim ____________

Pasi nxënësit i plotësojnë fillimisht në mënyrë të pavarur. Përgjigjet më të mira i


përmbledhin në një pesëvargësh të përbashkët.

Po japim një shembull:

Albumi

i ri i vjetër
Tregon kujton emocionon
Albumi ka shumë fotografi.
Emocion

TEMA: ALBUMI I KLASËS ORA II


Rubrika: Të kuptojmë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të përshkruajë një album.
- Të gjykojë veprimet e personazheve.
- Të kuptojë përmbajtjen dhe ta riprodhojë atë.
- Të luajë në role dhe të argëtohet.

Mjetet: album, fletë, tekst, fletore.


Fjalët kyç: pyetje, zgjedh, lexoj.

Struktura e mësimit
Evokimi Stuhi mendimesh (Breinstorming) 10 minuta
Realizimi i kuptimit Pyetja sjell pyetjen 20 minuta
Reflektimi Luajmë në role 15 minuta

2
Evokimi: Breinstorming (Stuhi mendimesh)
Mësuesi/ja pyet: - Si është albumi?

Albumi

Disa nga përgjigjet mund të ishin: foto, i trashë, i hollë, nuse, bëhet, shikon, veshje,
fjongo, të bukura, me ngjyra .... etj.

Këto mësuesi/ja i shkruan në tabelën e mësipërme.

Realizimi i kuptimit: Pyetja sjell pyetjen


Punohen pyetjet e tekstit dhe pyetjet shtesë që nxënësit do t’i përpilojnë duke punuar në
grupe dyshe (me shokun e bankës).

Sugjerojini nxënësit që për çdo fjali a paragraf të mësimit, të thonë pyetje që fillojnë me
bazë pse? P.sh.:
- Pse i ruan me kujdes fotografitë e saj?
- Pse ajo i tregon Erës kur ka qenë e vogël?
- Pse i tregon fotografinë e saj kur ka dalë nuse?
- Pse Era i tregon albumin e saj?
- Pse kujton ditën e lindjes?

Pastaj mësuesi/ja dhe të gjithë nxënësit flasin për eksperiencat e tyre.

Tek ushtrimi 2, nxënësit përdorin shenjat V dhe X p.sh:


- Gjyshja nuk pranoi të tregojë albumin. X
- Era iu lut gjyshes ta shihnin albumin bashkë. V
- Albumi i gjyshes është i ri. X
- Era nuk u çudit që gjyshja kishte pasur mama. X etj.

Reflektimi: Luajmë në rolë


Nxënësit lexojnë pjesën me role dhe gjejnë porosinë e gjyshes.
Pastaj ndahen sipas personazheve të tregimit dhe luajnë në role.
Nxënësi 1 - autori
Nxënësi 2 - gjyshja
Nxënësi 3 - Era

3
TEMA: FAMILJA IME ORA III
Rubrika: Të bisedojmë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të emërtojë anëtarët e familjes.
- Të shpjegojë lidhjet nga brezi në brez.
- Të sjellë kujtimet e tij me disa fotografi.
- Të ndërtojë një album personal.
- Të gjykojnë mbi të kaluarën e njëri – tjetrit.

Mjetet: foto, teksti, album, fisha, lëmsh.


Fjalët kyç: familje, foto, album personal.

Struktura e mësimit
Evokimi Stuhi mendimesh (Breinstorming) 10 minuta
Realizimi i kuptimit Bashkëbisedim + 15 minuta
Rrjeta e merimangës
Reflektimi Turi i galerisë 20 minuta

Evokimi: Breinstorming (Stuhi mendimesh)


Punohet tabela e mëposhtme.
Mësuesi/ja pyet: Cilët janë pjesëtarët e një familjeje?

Familja

Nxënësit mund të përgjigjen: nëna, babai, motra, vëllai, gjyshi, gjyshja etj.
Këto mësuesi/ja i shënon në tabelën e mësipërme.

Realizimi i kuptimit: Rrjeta e merimangës


Nxënësit flasin me njëri – tjetrin për emrat e pjesëtarëve të familjes së tyre, duke u
vendosur në formë rrethore. Nxënësi 1 hedh lëmshin, mban fillin e parë në dorë dhe
kërkon nga nxënësi që i hedh lëmshin (zakonisht nxënësit përballë) t’i përgjigjet pyetjeve
p.sh.:

Nxënësi 1 Si e ka emrin babai?


Nxënësi 2 Sami.
Nxënësi 2 Si e ka emrin mamaja?
Nxënësi 3 Mereme.
Nxënësi 3 Si e ka emrin gjyshi nga nëna?

4
Nxënësi 4 Zeqir.
Nxënësi 4 Si e ka emrin gjyshi nga babai?
Nxënësi 5 Bedri.
Nxënësi 5 Si e ka emrin gjyshja nga nëna?
Nxënësi 6 Fatime .... etj.

Më pas nxënësit ulen dhe plotësojnë ushtrimin b dhe c. Për ushtrimin b është mirë që
mësuesi/ja të paraqesë fishat:

STËRGJYSH STËRGJYSHE

Reflektimi: Turi i Galerisë


Nxënësit punojnë albumin me fotot që kanë sjellë dhe në fund i vendosin në tavolinë, ku
të gjithë ngrihen dhe shohin punën e njëri – tjetrit.

TEMA: TEKSTI ORA IV


Rubrika: Gramatikë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë në gjëndje:


- Të kuptojë se çka është teksti dhe si formohet ai.
- Të përputhë tekstin me figurat që tregojnë të njëjtnë gjë.
- Të shkruajë një tekst të ngjashëm.

Mjetet: letër, tekst, laps, fisha.


Fjalët kyçe: teksti, fjalë, fjali.

Struktura e mësimit
Evokimi Di, Dua të di, Mësova 10 minuta
Realizimi i kuptimit Di, Dua të di, Mësova 20 minuta
Reflektimi Shkrim i lirë 15 minuta

Evokim + Realizim i kuptimit: Di, dua të di, mësova

Hapi I. Mësuesi/ja shkruan tabelën e mëposhtme:

DI DUA TË DI MËSOVA

Për plotësimin e kolonës së parë, mësuesi/ja nxjerr fishat e përgatitur.

Shtëpia------ime------është------me------dy------kate

Nxënësi: Një fjali.


Mësuesi/ja: Ç’tregon fjalia?
Nxënësi: Jep një informacion.
Etiketa e mësipërme do të vendosen në kolonën e parë.

5
Hapi II. Mësuesi/ja shkruan në dërrasë dy fjali të tjera:

1) Flutura fluturon.
2) Në katin e dytë janë 2 dritare.

Mësuesi/ja: Cilat nga këto dy fjali ka lidhje me fjalinë që punuam me etiketa?


Nxënësi: Fjalia e dytë.
Mësuesi/ja: Pse?
Nxënësi ndalet, sepse kjo është pika që ata DUAN TË DINË. Kjo shënohet në kolonën e
dytë.

Hapi III. Vazhdon veprimtaria me fjalitë e tjera të tekstit, që ndodhen në f. 15


Mësuesi/ja shpjegon lidhjet e fjalive me figurat duke plotësuar kolonën e tretë.

1) Fjali + Fjali + Fjali = Tekst


2) Fjalitë të kenë lidhje me njëra – tjetrën.
3) Ajo çka tregojnë fjalitë mund të shprehet dhe me figurë.

Reflektim: Shkrim i lirë


Në fletë të bardha nxënësit shkruajnë disa fjali që kanë lidhje e që tregojnë diçka.
Ata shkruajnë të pavarur. Në fund punët e tyre lexohen dhe vlerësohen.

TEMA: USHTRIME PËR TEKSTIN ORA V


Rubrika: Gramatikë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të identifikojë gabimet në ushtrimin 2.
- Të ndërtojë një tregim në bazë të figurave dhe të fjalive.
- Të gjykojë dhe plotësojë fjalitë e mësimit.
- Të ndajë fjalitë e ushtrimit 2 dhe t’i lidhi ato në bazë të kuptimit.
- Të shkruajë tregime me kuptim.

Mjetet: teksti, fletë, laps.


Fjalët kyç: tregim, rrëmujë, mungesë, ngatërresë.

Struktura e mësimit
Evokimi Lëviz, ndalo, krijo dyshe 10 minuta
Realizimi i kuptimit Diagram piramidale 20 minuta
Reflektimi Studim në dyshe 15 minuta

Evokimi: Lëviz, ndalo, krijo dyshe


Nxënësit lëvizin nëpër klasë dhe kur mësuesi/ja përplas duart një herë, ata ndalojnë dhe
bëjnë shok grupi atë që kanë afër. Nxënësi 1 duhet të thotë një fjali, ndërsa nxënësi 2 të
thotë një fjali tjetër, që ka lidhje me të parën p.sh.:

Nxënësi 1: Lulja ka petale.


Nxënësi 2: Petalet e saj janë me ngjyra.

6
Përsëritet kjo lojë edhe një herë tjetër.

Realizimi i kuptimit:
Nxënësit shohin për disa minuta në heshtje ushtrimin 2.
Pyetje ndihmëse për mësuesin/en:
- Cilat fjali i takojnë “mëngjesit”?
- Cila figurë i takon “mëngjesit”?

Përgjigjet plotësohen në kolonën e parë.

Agimi
Mëngjes Pasdite Darkë
1. Agimi u ngrit herët. 3. Gjithë pasditen bëri 4. Pastaj erdhi darka.
1. Ai u nis për në detyrat. 5. Sapo u shtri e zuri
shkollë. gjumi.

Tekstin e plotë nxënësit do ta shkruajnë në fletore, ndërsa mësuesi/ja në tabelë.

Reflektimi: Studim në dyshe


Për plotësimin e ushtrimeve 1 dhe 2, nxënësit punojnë dyshe (me shokun e bankës). Ata
punojnë në fletë të bardha, në fund punët e tyre varen nëpër mure ose lexohen.

Teksti 1 Teksti 2
Ana lexon shumë libra. Një ditë ajo Agimi ka një mace të bukur. Macja e tij
bleu një libër të ri. Libri i pëlqeu shumë. i ka sytë jeshile. Ai kujdeset shumë për
Pasi e lexoi librin, e vendosi me kujdes macen. Macja e pret me padurim
në raftin e bibliotekës. Ana është e Agimin.
para e klasës në lexim.

TEMA: SUPA ME PERIME ORA I


Rubrika: Të lexojmë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të lexojë bukur, duke respektuar shenjat e pikësimit.
- Të pasurojë fjalorin me fjali të kësaj teme.
- Të flasë për ushqimet dhe gjellët që ai shijon.
- Të klasifikojë kaloritë dhe vitaminat në ushqime të caktuara.

Mjetet: teksti, fruta, tabela, ushqime të ndryshme.


Fjalët kyç: supë, perime, vitamina, darkë, familje.

Struktura e mësimit
Evokimi Kllaster 10 minuta
Realizimi i kuptimit Ditari dypjesësh 25 minuta
Reflektimi Turi i galerisë 10 minuta

7
Evokimi: Kllaster
Kjo metodë fillon me vendosjen e fjalës bazë:

qumësht
......................
supë ......................
......................
Ushqime: djathë
......................
Fruta ......................
......................
Mish

byrek
.......................
zarzavate .......................
.....................

Nxënësit do të thonë lloje të ndryshme ushqimesh, të cilat mësuesi/ja do t’i shkruajë.


Më pas ajo do të ndalet në secilën prej tyre p.sh:

Mësuesi/ja: Çfarë lloj supash kemi? Mësuesi/ja: Çfarë frutash njihni?

me mish qershi
Supë: me pulë Fruta: mollë
me perime banane
dardha

Mësuesi/ja: Çfarë zarzavatesh a perimesh njihni?

lakra
domate
speca
Perime: patatet
qepë
karrotë
spinaq

Mësuesi/ja ndihmon në rast se nxënësit do të ngecin.

Realizimi i kuptimit: Ditari dypjesësh


Mësuesi/ja ose një nxënës në lexim fillon të lexojë pjesën. Në çdo paragraf mësuesi/ja
ndalet dhe plotëson tabelën e mëposhtme, të cilën ose e ka parapërgatitur, ose e bën në
dërrasë:

Mësuesi/ja pyet:
- Çfarë po bën gjyshja?
- Po Diana?

8
Personazhet Komenti
Gjyshja Po mbush pjatat.

Diana Shikon televizor.

Nxënësit lexojnë paragrafin e dytë.


Mësuesi/ja pyet dhe plotëson tabelën:
- Çfarë i tha e ëma Dianës?
- Çfarë lloj supe kishte përgatitur gjyshja?
- Çfarë tha babai?

E ëma E thirri Dianën pranë.


Gjyshja Supë me perime.
Babai U kënaq nga supa.
Mamaja E uroi gjyshen.

Paragrafi i fundit mund të lexohet nga një nxënës tjetër. Në fund mësuesi/ja pyet dhe
plotëson tabelën si më poshtë:

Babai Perimet kanë vitamina.


Diana E pëlqeu. Kërkonte vitaminat.
Të gjithë Qeshën.

Edhe nxënës të tjerë lexojnë pjesën, duke e ballafaquar dhe me tabelën përmbledhëse.

Reflektimi: Turi i Galerisë


Klasa ndahet në grupe A, B, C.
Grupi A do të pikturojë fruta të ndryshme.
Grupi B do të pikturojë supa të ndryshme.
Grupi C do të pikturojë perime të ndryshme.

Në fund ato varen në mure dhe nxënësit vlerësojnë e komentojnë punën e tyre.

TEMA: USHQIMET MË TË MIRA PËR SHËNDETIN ORA III


Rubrika: Të shkruajmë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të specifikojë ushqimet sipas vakteve.
- Të shkruajë për ushqimet duke i klasifikuar ato sipas grupeve
- Të shkruajë një listë ushqimesh.

Mjetet: teksti, fruta, figura, tabela.


Fjalët kyç: mëngjes, drekë, darkë, ha, perime, fruta.

Struktura e mësimit
Evokimi Stuhi mendimesh (Breinstorming) 15 minuta
Realizimi i kuptimit Vija e vlerës 15 minuta
Reflektimi Ese + shkrimi lirë 15 minuta

9
Evokimi: Breinstorming (Stuhi mendimesh)

Klasa ndahet ne tre grupe, ku çdo grup merr nga një tabelë:
Çfarë hamë në:

Mëngjes: Drekë Darkë


................. ..............

Emra ushqimesh:
- Sallam
- Djathë
- Qumësht
- Mish
- Sallatë
- Fruta ... etj.
Në fund ato varen para klasës dhe nxënësit e grupeve të tjera mund të shtojnë dhe
mendime të tjera.

Realizimi i kuptimit: Vija e vlerës


Pasi është plotësuar ushtrimet 1 dhe 2, në mënyrë të pavarur nga nxënësit, mësuesi/ja
përgatit dy lista të kundërta:

Lista 1 Lista 2

Te lista 1 do të përfshijë ushqime që përmbajnë vitamina dhe proteina.


Te lista 2 mësuesi/ja përfshin ushqimet e dëmshme dhe pijet artificiale.

Do të ketë dy mendime:
Një grup nxënësish do të zgjedhë listën e parë.
Një grup tjetër do të zgjedhë listën e dytë.
Këto vendosen në dy skaje të ndryshme të klasës. Gjatë diskutimit në grupe ata mund të
ndryshojnë mendjen dhe të kalojnë në krahun tjetër.
Në fund ata do të shikojnë dhe do të plotësojnë ushtrimin 3 në tekstet e tyre.

Reflektimi: Shkrim i lirë + ese


Nxënësit do të shprehin mendimin që kanë për vitaminat, proteinat dhe për ushqime të
ndryshme.
Ata punojnë përreth 10 minuta. Në fund varen punët nëpër mure, lexohen dhe
diskutohen.

10
TEMA: FJALIA ORA IV
Rubrika: Gramatikë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të kujtojë që teksti përbëhet nga disa fjali, që lidhen me njëra - tjetrën sipas
kuptimit.
- Të dallojë që fjalia përbëhet nga disa fjalë.
- Të gjykojë për situata të ndryshme dhe fjali të dhëna.
- Të rregullojë dhe vendosë siç duhet fjalët e një fjalie.
- Të krijojë dhe të luajë me etiketa fjalësh.

Mjetet: teksti, fisha, figura, fjali, tekst.


Fjalët kyç: fjalë, fjali, tekst, sipas kuptimit.

Struktura e mësimit
Evokimi Parashikimi me terma 1 minuta
paraprakë
Realizimi i kuptimit Studim dyshe 20 minuta
Reflektimi Ruaje fjalën e fundit për 15 minuta
mua

Evokimi + Realizimi i kuptimit: Parashikimi me terma paraprakë, Studim dyshe

Mësuesi/ja paraqet fishat:

Perimet për janë shëndetin të mirë

- Çfarë vendoset në fillim të një treni? (lokomotiva)


- Po vagonët?

Nxënësit përpiqen t’i renditin siç duhet vagonët dhe të formojnë një fjali me kuptim.
Mësuesi/ja ka përgatitur etiketat.

Fjalë fjali tekst

- Cila është lidhja midis tyre?


- Kush është njësia më e madhe?
- A mund të vendosim tri fjali që s’kanë lidhje me njëra – tjetrën për të formuar një
tekst?
- Çfarë përfundim nxirrni?
- A mund t’i lidhim fjalët pa kuptim për të formuar një fjali?
Punohet ushtrimi 2, nxënësit gjykojnë situatën dhe përforcojnë.

Nxënësit studiojnë dyshe (me shokun e bankës) ushtrimet 1 dhe 2.


Zgjidhja e ushtrimit 1
1. Ishte e diel.
2. Familja ishte ulur rrotull tryezës për të ngrënë darkë.
3. Diana e vogël po shihte në televizor një film vizatimor.
4. Gjyshja po mbushte pjatat me supë.

11
Zgjidhja e ushtrimit 2
1. Lulja i ktheu kryet nga dielli.
2. Lulet e tjera ulën kokën.
3. Petlat e verdha ndriçuan si kurorë.
4. Ajo është lulja e diellit.
5. Që nga ajo ditë lulet nuk tallen më me të.

Reflektimi: Ruaje fjalën e fundit për mua


Punohet me gojë ushtrimi 3.
Për të punuar 5 fjalitë siç duhet, nxënësit marrin (zgjedhin) vetëm njërën prej tyre dhe e
shkruajnë në një fletë të bardhë.
Duhet që nxënësit e tjerë ta gjejnë sesi e ka ndërtuar fjalinë, pasi ka thënë vetëm etiketën
e parë:
Nxënësi 1: - Vjeshta.
Nxënësit e tjerë japin versione të ndryshme dhe në fund nxënësi 1 lexon zgjidhjen e tij.
- Vjeshta ka ngjyra të bukura.
Zgjidhja e ushtrimit 3.
1. Tani është vjeshtë.
2. Mua më pëlqen shumë kjo stinë.
3. Ndonjëherë trishtohem kur bie shi.
4. Vjeshta ka ngjyra të bukura.
5. Cilat janë ato?

12
KAPITULLI II
VJERSHAT E FAMILJES

TEMA: NËNËS (AGIM DEVA) ORA I, II


Rubrikat: Të lexojmë/ Të kuptojmë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të lexojë bukur vjershën duke respektuar intonacionin e duhur.
- Të riprodhojë vjeshtën dhe ta interpretojë atë.
- Të gjykojë për rolin e nënës në jetën e njeriut në përgjithësi.
- Të ndërgjegjësohet për rolin e nënës dhe dashurinë e madhe për të.

Mjetet: figura, fisha, teksti, fletë të bardha.


Fjalët kyç: nëna, puthje, lule, vizatime, të fshehtat.

Struktura e mësimit
Evokimi Stuhi mendimesh (Breinstorming) 10 minuta
Realizimi i kuptimit Dora e fshehtë 25 minuta
Reflektimi Pesëvargëshi 10 minuta

Evokimi: Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja jep tabelën në dërrasë dhe pyet nxënësit:
- Çka është nëna për ju?
- Cila është lidhja me të?
- Çka i thoni asaj?
- A e puthni atë?
- A keni vizatuar ndonjëherë për të?
Nxënësit përgjigjen dhe mësuesi/ja i plotëson në tabelën e mësipërme.

Realizimi i kuptimit: Dora e fshehtë


Dora e fshehtë është një metodë, për të cilën mësuesi/ja duhet të jetë i/e parapërgatitur.
Vjersha copëtohet:

Puthjen e parë, nënës


Copëza 1 Lulen e parë, nënës
Vizatimet e para, nënës.

Letrën e parë, nënës


Copëza 2 Të fshehtën e parë, nënës

Copëza 3 Se nëna më lindi mua në


maj, dhe askush tjetër
s’më lindi përveç saj.

Klasa ndahet në tri pjesë, çdo grupi i jepet një nga copëzat e mësipërme.
Çdo grup e lexon dhe përpiqet të shpjegojë vargjet.

13
Pas rreth 10 minutash (ata e kanë shkruar komentin mbrapa fletës), ngrihet një
përfaqësues nga çdo grup dhe lexon ose komenton në emër të grupit, sesi i kanë kuptuar
ato vargje. Në fund ata përpiqen t’i renditin sipas logjikës, pa i parë në libër (tekst).

Nxënësi i grupit A: “Ne nënës i japim puthje, lule dhe bëjmë për të vizatime të bukura”.

Nxënësi i grupit B: “Për nënën shkruajmë letrën e parë, ku i themi që je shumë e bukur
dhe e mirë. Nënës i themi dhe sekretet tona”.

Nxënësi i grupit C: “Nëna është e rëndësishme, sepse ajo na ka lindur. Fëmija i vjershës
ka lindur në muajin maj”.

Nxënësit hapin librat dhe lexojnë vjershën. Punohen pyetjet e ushtrimit 1.

Reflektimi: Pesëvargëshi
Tek ushtrimi 2 nxënësit argumentojnë dashurinë e tyre.
Në fund ata pajisen me letra të bardha bosh, të cilat i plotësojnë sipas rregullës së
pesëvargëshit:

Një shembull:

Kush? NËNA
Si është? E mirë, e dashur
Ç’bën? Ndihmon ushqen vesh
Një fjali Nëna na ka lindur.
Sinonim DASHURI

Mësuesi/ja shikon të gjitha punët idividuale, nxjerr një pesëvargësh të përbashkët të


klasës, të cilën e shkruan në dërrasë.

TEMA: NËNA IME ORA VI


Rubrika: Të bisedojmë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të flasë bukur dhe me emocion për nënën e tij.
- Ta përshkruajë atë sa më saktë.
- Të gjykojë për situata pozitive dhe negative.
- Të përmbledhë njohuritë dhe emocionet, duke shkruar shkrime të thjeshta.

Mjetet: teksti, figura, lëmsh, lapsa me ngjyra, fletë të bardha.


Fjalët kyç: emri i nënës, mosha, pamja, punët, rëndësia.

Struktura e mësimit
Evokimi Rrjeta e merimangës 10 minuta
Realizimi i kuptimit Bashkëbisedim 20 minuta
Reflektimi Shkrim i lirë + Turi i galerisë 15 minuta

14
Evokimi: Rrjeta e merimangës
Nxënësit vendosen në rreth, nxënësi 1 i hedh lëmshin shokut përballë, pasi bën pyetjen
p.sh.:

Nxënësi 1: Si e ka emrin nëna jote?


Nxënësi 2: Fatime.
Nxënësi 2: Sa vjeç është nëna jote?
Nxënësi 3: 32 vjet.
Nxënësi 3: Është e gjatë apo e shkurtër nëna jote?
Nxënësi 4: E gjatë.
Nxënësi 4: ... etj.

Kur bëjnë pyetje, ata gjithmonë hedhin lëmshin, pasi kanë piketuar nxënësin që do t’i
bëjnë pyetje.
Kjo vazhdon derisa është formuar një rrjetë merimange.

Realizimi i kuptimit: Bashkëbisedim


Nxënësit vendosen rrumbullak dhe kalojnë fletën e bardhë njëri pas tjetrit duke shkruar
diçka për nënën e tyre (një fjali, emër ose fjalë). Pasi nxënësi e shkruan e palos fletën në
formë fizarmonike, në mënyrë që shoku pasardhës mos e shohë.
Në fund hapet, lexohet dhe nxënësit plotësojnë dhe punojnë ushtrimet 3 dhe 4.

Reflektim: Shkrim i lirë + Turi i galerisë


Në heshtje ata shkruajnë lirë dhe bukur për nënën, duke e shoqëruar dhe me një portret
të saj, në formë skice.
Në fund punët varen nëpër mure, shikohen, lexohen dhe vlerësohen.

TEMA: FJALIA MË E VOGËL ORA IV


Rubrika: Gramatikë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të njohë fjalinë e vogël me dy fjalë (kryefjalë, kallëzues).
- Të formojë fjali me dy fjalë në përputhje me etiketat e dhëna.
- Të shkruajë fjali të vogla me dy fjalë.

Mjetet: teksti, figura, fisha, fletë të bardha.


Fjalët kyç: fjali, 2 fjalë, tregon, veprim.

Struktura e mësimit
Evokimi Luajmë në role 10 minuta
Realizimi i kuptimit Pyetja sjell pyetjen 20 minuta
Reflektimi Lapsat në mes 15 minuta

Evokimi: Luajmë në role


Dalin rreth 4 nxënës vullnetarë, të cilët do të improvizojnë një situatë p.sh.:

Beni lexon. Fationi lexon.


Mira punon. Visari qesh.

15
Nxënësit do t’i shohin dhe do formojnë me gojë fjalitë e mësipërme.
Mësuesi/ja udhëheq lojën.

Realizimi i kuptimit: Pyetja sjell pyetjen


Mësuesi/ja paraqit në dërrasën e zezë tabelën e mëposhtme:

Cila? Nëna Babai Vëllai Motra


Ç’bën? lan. gatuan. lahet. pastron.
Informacioni i plotë: Nëna lan. (Fjali e vogël)...etj.

Reflektimi: Lapsat në mes


Ushtrimet 1 dhe 2 punohen me metodën Lapsat në mes. Nxënësit vendosen në rreth dhe
për çdo fjali që gjejnë marrin fjalën, e thonë fjalinë dhe lënë një laps në mes. Nxënësit e
tjerë lidhin fjalitë.

p.sh.: Tullumbacja fluturon.


Fëmijët luajnë. Etj.

Mos harroni të pyesni në fund për lapsa të caktuar. Mësuesi/ja merr një laps në mes dhe
pyet: Kush e ka vënë këtë laps? Çfarë tha? Etj.

16
KAPITULLI III
ERA JASHTË SHTËPISË

TEMA: LAGJJA E RE ORA I


Rubrika: Të lexojmë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të lexojë bukur dhe me intonacion pjesën.
- Të pasurojë fjalorin me fjalë të reja në lidhje me temën.
- Të tregojë çka bëjnë dhe çka ndiejnë personazhet në mjedisin e ri.
- Të skicojë lagjen e vet.

Mjetet: fisha, teksti.


Fjalët kyç: Era, Adriatiku, lagje e re, shkolla, supermarket.

Struktura e mësimit
Evokimi Parashikimi me terma 10 minuta
paraprakë
Realizimi i kuptimit Diagrami i Venit 25 minuta
Reflektimi Turi i galerisë 10 minuta

Evokimi: Parashikimi me terma paraprakë


Mësuesi/ja ka përpiluar fishat e mëposhtme dhe i paraqet përpara klasës:

Era Adriatiku lagje e re biblioteka shkolla shokë supermarket

Shoku Gjergj babi arkitekt skicë

Nxënësit përpiqen t’i lidhin këto dhe të formojnë një tregim me bazë të imagjinatës së
tyre. Mirëpriten mendimet.

Realizimi i kuptimit: Diagrami i Venit


Nxënësit lexojnë pjesën disa herë.

Mësuesi/ja:
Cilat janë
personazhet
e pjesës? Babai–
postën

Kur nxënësit Adriatiku - Banorë


përgjigjen, ai të Nëna –
ambulanc supermarket
përpiqet të lagjes
plotësojë
tabelën e
Era-
mëposhtme. bibliotekë
n

17
Të gjithë këta janë banorë në një lagje të re, prandaj ata duan të mësojnë gjërat e
panjohura, p.sh.: Era do të dijë ku ndodhet biblioteka. Tiku ka nevojë të shkojë në
ambulancë. Babait i duhet posta. Nëna do të shkojë në supermarket.
Kjo mund të shoqërohet vazhdimisht dhe nga pyetjet e mësuesit/es.

Reflektimi: Turi i galerisë


Nxënësit formojnë fjali me fjalët arkitekt, supermarket, skica dhe në fund secili bën në një
fletë të bardhë skicën e lagjes së tyre.
Mësuesi/ja mund të japë modele të gatshme të objekteve të caktuara ose një listë me
objekte p.sh.:

Lista me objekte:
- shtëpi
- dyqan
- shkollë
- kopsht
- ëmbëltore
- floktore
- barnatore
- bar
- park
- restorant
- stacion autobusi
- ambulancë
- treg etj.

Në fund nxënësit varin punët e tyre nëpër muret e klasës dhe shohin se ç’mund të ketë
një lagje, duke pasuruar kështu imagjinatën dhe fjalorin e tyre.

TEMA: LAGJJA E RE ORA II


Rubrika: Të kuptojmë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të kuptojë përmbajtjen e pjesës.
- Ta riprodhojë atë bukur duke shfrytëzuar sa më shumë fjalë nga teksti.
- Të përcaktojë funksionet e objekteve dhe institucioneve që ndodhen në një lagje.
- Të flasë për supermarketin dhe rregullat në të.

Mjetet: skicat e orës së parë, lapsa, fisha.


Fjalët kyç: rrugë, destinacion, funksion, rregulla.

Struktura e mësimit
Evokimi Një rri, tre ikin 20 minuta
Realizimi i kuptimit Studim në dyshe 10 minuta
Reflektimi Luajmë në role 15 minuta

18
Evokimi: Një rri, tre ikin
Klasa ndahet në katër grupe. Çdo grupi i jepen nga dy etiketa:

Grupi 1 BIBLIOTEKA Grupi 3 KËNDI I LODRAVE


SUPERMARKETI PARKU
Grupi 2 POSTA Grupi 4 STACIONI I AUTOBUSIT
AMBULANCA SHKOLLA

Anëtarët e çdo grupi, me etiketat që kanë në dorë, i lidhin dhe i lexojnë ato duke u bazuar
te përmbajtja.
Pas 10 minutash, njëshat e çdo grupi shkojnë në tavolinat dhe pyesin.
Pastaj 2-shat e çdo grupi lëvizin.
Pastaj 3-shat e çdo grupi lëvizin.
Ata që mbeten në fund, presin se ç’do t’u thonë shokët për eksperiencat e çdo grupi. Në
fund nxënësit demonstrojnë “rrugën” (shigjetën) që kanë bërë për objektet e kërkuara.
Mësuesi/ja pasuron çdo përgjigje me pyetje:
- Çfarë bën ti në park?
- Po në bibliotekë?
- Po në dyqan?
- Po në stacionin e autobusit? Etj.

Realizimi i kuptimit: Studim në dyshe


Nxënësit punojnë në grupe dyshe (me shokun e bankës) duke bërë ose ribërë skicën e
një lagjeje po kësaj here imagjinare, të përbashkët midis dy lagjeve të tyre.
Në fund, shikohen punët dhe diskutohen. P.sh.:
- Pse duhet që në lagjen tënde të ketë një supermarket?
- Pse duhet që të ketë një ambulancë?
- Pse duhet që të ketë një park? Etj.

Reflektimi: Luajmë në role


Nxënësit bëjnë sikur luajnë “Në supermarket”. Ata pasi shohin dhe punojnë në tekst,
ushtrimet 3 dhe 4 ndahen në role:

Nxënësi 1 = arka 1 (një shitëse)


Nxënësi 2 = arka 2 (një shitës)
Nxënësi 3 = arka 3 (një shitëse)

Nxënësit 4, 5, 6, 7, luajnë rolet e blerësve.

19
TEMA: VENDI KU UNË BANOJ ORA III
Rubrika: Të flasim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të flasë dhe të gjejë ndryshimet mes një lagjeje të qytetit dhe një lagjeje të fshatit.
- Të flasë për karakteristikat e një ndërtese dhe të një shtëpie private.
- Të flasë për lagjen e tij dhe banorët e saj.
- Të improvizojë situatat e pyetjeve 3, 4, 5, 6.

Mjetet: figura fshati, qyteti, pallatesh, shtëpish, teksti.


Fjalë kyç: fshat, qytet, lagje, pallate, fqinj, qendër.

Struktura e mësimit
Evokimi Dil rrotull, fol rrotull 15 minuta
Realizimi i kuptimit Diagrami i Venit 20 minuta
Reflektimi Luajnë në role 10 minuta

Evokimi: Dil rrotull, fol rrotull


Nxënësit çohen nëpër klasë dhe kur mësuesi/ja përplas duart (tak) ata “ngrijnë”dhe
formojnë dyshe me shokun ngjitur. Ata i thonë njëri – tjetrit për veten e tyre, duke iu
përgjigjur pyetjeve që nxënësi shkruan në dërrasë:
- Unë banoj në qytet/ fshat (?)
- Në ndërtesë/ shtëpi (?)
- Kam një vit/ 5 vjet/10 vjet (?)
- Kam fqinj të mirë/pak/ shumë (?)
Pastaj fëmijët lëvizin përsëri dhe kur mësuesi/ja përplas përsëri duart (tak - tak) ata
ndalojnë përsëri dhe me “mikun” e tij të ri kalojnë të njëjtën përvojë.

Realizimi i kuptimit: Diagrami i Venit


Lind problemi për të gjykuar dy lloj lagjesh: (a) lagje fshati (b) lagje qyteti.

Të përbashkëta

Lagje fshati Dyqane  lagje qyteti


Shkolla
Shtëpi
Fqinj

Pas diskutimesh dhe pyetjesh që mësuesi/ja drejton, del lista e objekteve dhe
institucioneve që ka në këto tip lagjesh.

20
Në lagje fshati Në lagje qyteti
Lumë Pallate
Fusha Park
Kodër Supermarket
Shtëpi të vogla Fabrika
Haure Biblioteka
Kafshë Kënd lojërash
Pemë

Reflektimi: Luajnë në role


Nxënësit ndahen në role pasi iu janë përgjigjur pyetjeve 3, 4, 5, 6.
Ata improvizojnë sikur janë në lagje dhe luajnë me shokët e tyre fqinjë.

TEMA: BANESA IME ORA IV


Rubrika: Të shkruajmë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të shkruajë për dhomat e një shtëpie dhe orenditë përkatëse.
- Të specifikojë sendet në bazë të funksionit, duke i grupuar ato.
- Të dallojë sendet personale dhe të bëjë krahasime.

Mjetet: figura, tabela, orendi, shtëpi, orendi dhome, fletore, tekst.


Fjalë kyçe banesë, dhoma, orendi, sende.

Struktura e mësimit
Evokimi Kllaster 15 minuta
Realizimi i kuptimit Pyetja sjell pyetjen 15 minuta
Reflektimi Shkrim i lire (ese) 15 minuta

Evokimi: Kllaster
Për të realizuar këtë teknikë, mësuesi/ja përpilon tabelën, e cila në përfundim të diskutimit
do të ketë këtë pamje.

Çfarë dhomash ka një shtëpi?


Çfarë orendish ka në dhomë?

21
kuzhina
SHTËPIA dhoma e gjumit

dhoma e pritjes tualeti

Nxënësit më pas plotësojnë numrin 1, 2, 3, 4, 5 në figurat e tekstit dhe i argumentojnë


ato.

Realizimi i kuptimit: Pyetja sjell pyetjen


Për të plotësuar ushtrimin 1, mësuesi/ja do të ketë përpiluar në mendjen e tij ose me
shkrim një sërë pyetjesh:
- Pse në kuzhinë ka sobë gatimi?
- Pse nuk ka enë kuzhinë në banjë?
- Pse nuk ka dollap rrobash në kuzhinë?
- Pse nuk ka oborr brenda në shtëpi?
Nxënësit diskutojnë dhe shkruajnë një tekst me temën “Shtëpia ime”.
Kjo mund të shkruhet dhe hap pas hapi ku mësuesi/ja pyet me gojë dhe nxënësit
përgjigjen e shkruan p.sh:
Mësuesi/ja: Sa dhoma ka shtëpia juaj?
(nxënësi shkruan përgjigjen në fletore)
Mësuesi/ja: Çfarë orendish ka në kuzhinën tuaj?
(Në kuzhinë kam...)
Mësuesi/ja: Po në dhomën e gjumit? Etj.

Reflektimi: Shkrim i lire (ese)


Nxënësit ndahen në grupe 2-she ose 4-she dhe punojnë ushtrimin 2.
Pasi studiojnë dhe vëzhgojnë sendet e dhomës së Erës, i krahasojnë me të tyren, përveç
listës së gjërave që ata do t’i shkruajnë në një detyrë tjetër, ata duhet të plotësojnë
skemën e mëposhtme.

Dhoma ime të përbashkëtat  dhoma e Erës

Në fund i dorëzojnë punët dhe klasa nxjerr përfundime.

22
TEMA: SI TA THËRRAS BIJËN TIME? ORA I, II
Rubrika: Të lexojnë/ Të kuptojnë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të lexojë bukur vjershën dhe me intonacion;
- Të kuptojë përmbajtjen dhe mesazhin që ajo jep;
- Ta riprodhojë atë;
- Të gjykojë situatën dhe të gjejë ngjashmërinë me veten dhe babanë e vet.
- Të njohë epitetet dhe krahasimet si figura të rëndësishme letrare;
- Të krijojë fjali me çifte fjalësh.

Mjetet: fisha, copëzat e vjershës, tabelat, teksti, lapsa.


Fjalët kyç: bija ime, thërras, babai, luledielli, rreze dielli, gurabi, qengjëz.

Struktura e mësimit
Evokimi Breinstorming (Stuhi 10 minuta
mendimesh)
Realizimi i kuptimit Dora e fshehtë 20 minuta
Reflektimi Shkrim i lirë (ushtrim5) 15 minuta

Evokimi: Breinstorming (Stuhi mendimesh)


Punohet tabela e mëposhtme:

PRINDËRIT

-Si sillen prindërit me ju? -A ju përkëdhelin?

-Si ju thërrasin? -A gjejnë për ju fjalë përkëdhelëse?

-Cilat janë ato?

Priten sugjerime: më duan, kotele, bukuroshe, si qershi, si mollë, ..... etj.

Realizimi i kuptimit: Dora e fshehtë


Mësuesi/ja e ka copëtuar pjesën në copëza të vogla.

Si ta thërras bijën time?


Copëza 1 A ta thërras rreze dielli?
A ta thërras luledielli?

A ta thërras gurabi
Copëza 2 A ta thërras qershi

23
A ta thërras drenushe
Copëza 3 A ta thërras lule fushe

A ta thërras qengjëz i
Copëza 4 bardhë
A ta thërras diell i agimit

Apo sy i burimit?
Copëza 5 Si ta thërras bijën time?

Klasa ndahet në 5 grupe, ku çdo grup, merr nga një copëz, e kupton dhe e komenton.
Pas rreth 10 minutash ngrihet nga një përfaqësues nga çdo grup dhe lexon komentin e
vargjeve që ka. Në fund, ata përpiqen ta renditin vjershën sipas librit.

Komenti i mësuesit
Babai ka një dilemë. Si ta thërrasë bijën e tij? Aq e mirë është ajo për të dhe aq e
rëndësishme sa ç’është rrezja e diellit për Tokën, aq e bukur sa luledielli, aq e ëmbël sa
gurabia, aq faqekuqe sa qershia, aq lozonjare dhe e bukur sa drenusha, aq e urtë sa
qengji, aq e mirë sa dhe dielli i mëngjesit, aq e vogël sa dhe “syri” (çezma) nga rrjedh uji.
Kjo tregon për një dashuri të madhe të prindit për fëmijën e tij. Dhe kjo dashuri është
ndërsjellë.

Reflektimi: Shkrim i lirë (ushtrim5)


Ushtrimet 4 dhe 5 punohen të pavarura:

Zgjidhja
Rreze dielli e ndritshme
Luledielli e verdhë
Gurabi e ëmbël
Qershi e kuqe
Drenushe e bukur
Qengj i bardhë

Me këto çifte fjalësh nxënësit krijojnë fjali, të cilat shkruhen dhe lexohen në fund.

24
TEMA: MIMOZA LLASTICA ORA I, II
Rubrika: Të lexojmë/ Të kuptojmë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të lexojë bukur dhe me intonacion pjesën;
- Të kuptojë përmbajtjen dhe fjalët e reja;
- Ta riprodhojë atë dhe t’u përgjigjen pyetjeve;
- Të gjykojë një fëmijë të tillë dhe të mbajë qëndrim për një sjellje të tillë.

Mjetet: teksti, pamje nga filmi, fletë.


Fjalët kyç: lojë, shoqe, Mimoza, llasticë, e pranuar.

Struktura e mësimit
Evokimi Leximi i drejtuar 15 minuta
Realizimi i kuptimit Diagram piramidale 20 minuta
Reflektimi Pesëvargëshi 10 minuta

Evokimi: Leximi i drejtuar


Mësuesi/ja fillon leximin:

Ndalesa I “Ne po leximin ........ e mbante Era”


- Si mendoni se do të vazhdojë?
- A do të vazhdojë loja?
- Ç’do thotë Eva? Po Moza?
- Do të zihen? Pse nuk e duan?
Nxënësit sugjerojnë dhe përdorin imagjinatën.
Ndalesa 2 “Tunde, Eva! ..... vetëm veten”
- Pse i thanë ashtu shoqet?
- Do të qajë Mimoza?
Ndalesa 3 “Ti nuk je ....... për në shtëpi”
- Pse qau?
- Pse shoqet i thanë “llasticë” ?
- Do të takohet më me shoqet ajo?
Nxënësit fillojnë të japin mendimet dhe pak nga pak, pjesa do t’i tërheqë më shumë dhe
do të duan të dinë fundin e pjesës.
Ndalesa 4 “Moza vërtet ...... të loz dhe unë?”
- Po tani, do ta pranojnë shoqet Mozën?
- Si do të mbyllet pjesë?

Nxënësit imagjinojnë përfundime të ndryshme.

Ndalesa 5 “Ne pamë nga Sara ........ nuk e thërrasim më llasticë”

Realizimi i kuptimit: Diagram piramidale


Punohet tabela që në fund do të ketë pamje:
Mimoza llastica
E përkëdhelur Shoqet e saj Në fund
Kishte lodra dhe nuk ua E zbonin - E kuptoi gabimin
jepte shoqeve. Nuk e donin - E kuptoi që shoqet ishin
Luante me gjyshen. I thërrisnin “llasticë” të rëndësishme në jetë.

25
Për t’u plotësuar tabela e mësipërme mësuesi/ja duhet të ngacmojë me pyetje ose të
shfrytëzojë pyetjet e librit. (Të kujtohet edhe filmi në televizor.)

Reflektimi: Pesëvargëshi
Atë se çfarë mendojnë nxënësit për fëmijët e llastuar ata mund ta realizojnë në formën e
një pesëvargëshi.

Një model Fëmijë të llastuar

Të përkëdhelur të bezdisshëm

Qajnë s’duan bërtasin

Fëmijët e llastuar nuk i duam.

PËRKËDHELJE

TEMA: LOJËRAT QË UNË LUAJ ORA III


Rubrika: Të bisedojmë
Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë në gjendje:
- Të flasë për lojërat e ndryshme të fëmijëve;
- T’i emërtojë ato;
- T’i ndajë ato sipas llojeve të tyre;
- Të flasë secili për pëlqimet e tyre në lojë.

Mjetet: litar, top, kompjuter (play-station), tekst, lapsa.


Fjalët kyç: luaj, në shtëpi, në natyrë, zbavitem.

Struktura e mësimit
Evokimi Breinstorming (Stuhi mendimesh) 10 minuta
Realizimi i kuptimit Dil rrotull/ fol rrotull 25 minuta
Reflektimi Luajmë lojërat 10 minuta

Evokimi: Breinstorming (Stuhi mendimesh)


Nga eksperienca dhe duke parë figurat e tekstit nxënësit plotësojnë tabelën e
mëposhtme, pasi hidhet pyetja:
çfarë lojërash njihni?

Lojërat

Nxënësit renditin: me top, me litar, me kompjuter, kukafshehthi, shilarës, balonë, ski,


gjimnastikë, kaladibrançe, .. etj.
Këto mësuesi/ja i plotëson në tabelën e mësipërme.

Realizimi i kuptimit: Dil rrotull/ fol rrotull


Nxënësit lëvizin dhe ndalen në momentin kur mësuesi/ja troket duart:

26
Me shokun ngjitur ata bëjnë dyshe dhe diskutojnë për pyetjen që mësuesi/ja ka shkruar
në dërrasë:
Cilat lojëra të pëlqejnë më shumë?
Ta pyesin njëri-tjetrin dhe në fund mësuesi/ja përsërit dhe dy herë të tjera këtë veprimtari.
Ata ulen dhe përpiqen të qartësohen që ka dy lloj lojërash.

Lojëra në shtëpi Lojëra në natyrë


- kompjuter - top
- kukulla - shilarës
- lodra - litar
- litar (?) - balonë
- play-station - kukafshehtas
- kaladibrançe
- vrapim
- gjimnastikë

Reflektimi: Luajmë lojërat


Ata luajnë dhe improvizojnë disa nga lojërat që dinë dhe pëlqejnë më shumë.

TEMA: DALLOJMË GJININË E EMRIT ORA IV


Rubrika: Gramatikë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të dallojë gjininë e emrave: femërore; mashkullore.
- Të dallojë grafikisht mbaresat e secilës gjini.
- Të ushtrohet në punë të pavarur për gjetjen e gjinive.

Mjetet: tabela e gjinive, teksti, fletore, lapse, objekte.


Fjalët kyç: gjini femërore, gjini mashkullore, mbaresa.

Struktura e mësimit
Evokimi Breinstorming (Stuhi mendimesh) 10 minuta
Realizimi i kuptimit INSERT 15 minuta
Reflektimi Studim në dyshe 20 minuta

Evokimi: Breinstorming (Stuhi mendimesh)


Pasi ata gjejnë dhe plotësojnë tabelat e mësipërme dhe i lexojnë, mësuesi/ja paraqet
tabelën e tij, me emërtimet e këtyre emrave.

Gjinia femërore –a, -ja Gjinia mashkullore -u, -i

Realizimi i kuptimit: INSERT


Mësuesi/ja përpilon tabelën e mëposhtme:

V + - ?

27
Ata do të lexojnë tekstin e mësimit dhe do të ndalen tek fjalët me të zezë. Tani ata e kanë
marrë informacionin bazë por ka akoma gjëra të paqarta.
V = e dija vajza , djali , makina
? = nuk e kuptoj macen , maçokun , rrugës
Mësuesi/ja duhet t’i presë këto pyetje.
Atëherë ai (ajo) ju tregon rrugën (strategjinë gjuhësore) që ndiqet në këto raste.

Rregulli 1
Vendosen në trajtën e shquar pra ju hiqet nyja një ose disa
Një rrugë rruga
Disa mollë mollët (?)
Rregulli 2
Vedosen në numrin njëjës.
Mollët molla
Qershitë qershi

Reflektimi: Studim në dyshe


Nxënësit punojnë në dyshe (me shokun e bankës).

Zgjidhjet e ushtrimit :
Kopshti = gjinia mashkullore
Djali = gjinia mashkullore
Zogu = gjinia femërore
Dega = gjinia femërore
Lulja = gjinia femërore
Cicërima = gjinia femërore
Dielli = gjinia mashkullore
Lumi = gjinia mashkullore
Drita = gjinia femërore
Flutura = gjinia femërore

Zgjidhja e ushtrimit 2
Një fshat = fshati (gjinia mashkullore)
Një lumë = lumi (gjinia mashkullore)
Një fushë = fusha (gjinia femërore)
Një mal = mali (gjinia mashkullore)
Një shtëpi = shtëpia (gjinia femërore)
Një stallë = stalla (gjinia femërore)
Një gomar = gomari (gjinia mashkullore)
Një kalë = kali (gjinia mashkullore)
Një dele = delja (gjinia femërore)
Një kotec = koteci (gjinia mashkullore)
Një pulë = pula (gjinia femërore)
Një gjel = gjeli (gjinia mashkullore)
Një fshatar = fshatari (gjinia mashkullore)
Një fshatare = fshatarja (gjinia femërore)
Një traktorist traktoristi (gjinia mashkullore)

gjinia mashkullore = 9 emra gjinia femërore = 6 emra

28
KAPITULLI IV
VJERSHAT E MIA

TEMA: JAM UNË + ..... ORA I


Rubrikat: Të lexojmë/ Të kuptojmë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të lexojë bukur dhe me intonacion.
- Të kuptojë fjalët e reja dhe përmbajtjen.
- T’u përgjigjet pyetjeve të tekstit.
- Të riprodhojë vjershën.

Mjetet: teksti, fotografi personale, tabela të mësuesit, fisha.


Fjalët kyç: unë, i lirë, i rrallë, i shpejtë, i butë.

Struktura e mësimit
Evokimi Breinstorming (Stuhi (10 min)
endimesh)
Realizimi i kuptimit Dora e fshehtë (25 min)
Reflektimi Studim në dyshe (10 min)

Evokimi: Breinstorming (Stuhi mendimesh)


Mësuesi/ja shënon në dërrasë tabelën e mëposhtme dhe pyet:
- A mund të thoni disa fjalë për veten tuaj?
- Si ju thonë zakonisht prindërit a gjyshërit?

Unë

i mirë, i vogël, simpatik, i shkathët, i bukur, i zgjuar etj.

Këto fjalë mësuesi/ja i shkruan në tabelën e mësipërme.

Realizimi i kuptimit: Dora e fshehtë


Mësuesi/ja ka përgatitur fletët e mëposhtme:
Kur ngjitem në degën e mollës
E di, jam zog i lirë 1

Kur ha mishin e deleve


E di, jam ujk trim 2

Kur notoj në valën e detit


E di, jam peshk i rrallë 3

Kur vrapoj në pyllin e dendur


E di, jam lepur i shpejtë 4

Kur fle në krahët e nënës


E di, jam qengj i butë 5

29
Kur shihem mbi ujë burimi,
Jam unë + unë
Jam e ç`nuk jam unë! 6

Mësuesi/ja ndan klasën në 6 grupe dhe u jep 1 nga fishat e mësipërme.


Çdo grup lexon pjesën e vet dhe përpiqet ta kuptojë dhe riprodhojë atë.
Kur koha e lënë nga mësuesi/ja mbaron, ngrihet 1 përfaqësues nga çdo grup, e lexon dhe
e shpjegon.
Klasa diskuton për çdo rast dhe në fund ata përpiqen të renditin vargjet siç duhet.
Në fund nxënësit e lexojnë vjershën bukur dhe me intonacion.
Fjalët e vështira punohen nga mësuesi/ja dhe me to formohen fjali.

Reflektimi: Studim në dyshe


Klasa ndahet në grupe dyshe, p.sh., me shokun e bankës. Ata ia thonë njëri –tjetrit
komentin e vjershës dhe u përgjigjen pyetjeve të tekstit:
p.sh., Nxënësi 1: Kur ndihet djali si zog i lirë?
Nxënësi 2: Ai ndihet i lirë kur ngjitet në degët e pemëve......

Në fund mësuesi/ja dëgjon përvojat e tyre në grup.

TEMA: KUSH JAM UNË? ORA II


Rubrika: Të shkruajmë
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:
- Të shkruajnë për veten dhe tiparet.
- Të kuptojnë se ç’është autoportreti.
- Të shkruajnë dhe të krahasojnë veten me të tjerët.
- Të njohin vetveten në brendësi.

Mjetet: teksti, tabela, pasqyra, lapsa me ngjyra.


Fjalët kyç: unë, pasqyrë, autoportret, tipare.

Struktura e mësimit
Evokimi Çfarë? E çfarë? Po tani çfarë?
Realizimi i kuptimit Çfarë? E çfarë? Po tani çfarë?
Reflektimi Çfarë? E çfarë? Po tani çfarë?

Evokimi: Çfarë? E çfarë? Po tani çfarë?


Mësuesi/ja shkruan në dërrasë tabelën e mëposhtme dhe pyet nxënësit:
- Çfarë dini për veten?
- Si quheni e sa vjeç jeni?
- Ku banoni?
- Çfarë pamje keni?

Çfarë?

30
Këtë tabelë e shkruajnë dhe nxënësit nëpër fletë të bardha dhe plotësojnë subjektivisht
kolonën e parë.
Në fund ato lexohen nga disa nxënës.

Realizimi i kuptimit: Çfarë? E çfarë? Po tani çfarë?


Për të plotësuar kolonën e dytë, mësuesi/ja pyet nxënësit:
- Çfarë ju pëlqen më shumë?
- Si shkoni me shokët?
Nxënësit plotësojnë në fletët e tyre kolonën e dytë.

E çfarë?

Ata në fund lexojnë punët e tyre. Disa gjëra mësuesi/ja i plotëson në këtë kolonë.

Reflektimi: Çfarë? E çfarë? Po tani çfarë?


Nxënësit diskutojnë tri mënyrat ku ata shohim pasqyrimin e vetes.
Në fund ata plotësojnë kolonën e tretë se çka mësuan dhe çfarë premtojnë,
p.sh.,

Po tani çfarë?
Mësova se duhet ta njoh
e ta përshkruaj hollësisht
ten time.
Mësova se ç’është një
toportret.
Mësova se pasqyrimi më
pastër i vetes është
sqyra.

Në fund nxënësit punojnë dhe në fletoret e tyre ushtrimet e tekstit.

TEMA: DALLOJMË MBIEMRIN ORA IV


Rubrika: Njohim gjuhën tonë
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:
- Të dallojnë mbiemrin.
- Të lidhin mbiemrin me emrin që cilëson.
- Të gjejnë dhe nënvizojnë mbiemrat.
- Të formojnë fjali me mbiemra të ndryshëm.

Mjetet: teksti, Fletorja e punës, laps, tabela e mbiemrave, lëmsh.


Fjalët kyç: mbiemra, njerëz, sende, kafshë, vende.

31
Struktura e mësimit
Evokimi Kllaster (10 min)
Realizimi i kuptimit Ditari dypjesësh (25 min)
Reflektimi Rrjeta e merimangës (10 min)

Evokimi: Kllaster
Mësuesi/ja paraqit para klasës një tabelë të ngjashme me atë të tekstit.
Ajo pyet nxënësit:
- Cilat janë pjesët e kësaj shtëpie?
- Çfarë ngjyre ka secila prej tyre?
Nxënësit plotësojnë si më poshtë:

dritare
muri
NË SHTËPI

çati vajza

Mësuesi/ja nënvizon mbiemrat dhe u tregon nxënësve tabelën e parapërgatitur.


Në tabelë paraqiten mbiemra të ndryshëm dhe ato të mësimit:
E kuqe, i verdhë, e mirë, i keq, e bukur, e gjelbër.

Realizimi i kuptimit: Ditari dypjesësh


Mësuesi/ja ndan klasën në 4 grupe.
Grupi 1 do të plotësojë me mbiemra bashkësinë “njerëz” p.sh., të mirë, të bukur, të fortë,
të dashur, të sjellshëm etj.
Tema Komenti

Njerëzit

Grupi 2 do të plotësojë me mbiemra bashkësinë “kafshë’ p.sh të egra, të buta, të bardha,


të zeza etj.
Tema Komenti

Kafshët

32
Grupi 3 do të plotësojë me mbiemra bashkësinë “sende” p.sh., të forta, të tejdukshme, të
vogla, të mëdha etj.
Tema Komenti

Sendet

Grupi 4 do të plotësojë me mbiemra bashkësinë “vende” p.sh., të largëta, të afërta, të


njohura, të bukura etj.

Tema Komenti

Vendet

Çdo grup lexon mbiemrat e gjetur. Gjatë diskutimit çdo bashkësi mund të pasurohet dhe
me fjalë të tjera.

Reflektimi: Rrjeta e merimangës


Pasi nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet 1, 2, 3 të tekstit, ngrihen dhe
vendosen në formë rrethore. Nxënësi 1 mban në dorë një lëmsh. Ai mban fillin e fillimit dhe
thotë një mbiemër p.sh., e lartë. Ia hedh topin shokut përballë dhe ai e vazhdon lojën në të
njëjtën mënyrë.
Ushtrimi 4 jepet detyrë shtëpie.

TEMA: DALLOJMË GJININË E MBIEMRIT ORA V


Rubrika: Njohim gjuhën tonë
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:
- Të kujtojnë që emri ka dy gjini: femërore dhe mashkullore.
- Të dallojnë se mbiemri merr gjininë e emrit që shoqëron.
- Të dallojnë nyjën para mbiemrit në çdo gjini.
- Të ushtrohen në punë të pavarur.

Mjetet: teksti, kapelë, top, objekte të ndryshme, tabelë.


Fjalë kyç: gjinia femërore, gjinia mashkullore.

Struktura e mësimit
Evokimi Di, Dua të di, Mësova
Realizimi i kuptimit Di, Dua të di, Mësova (30 min)
Reflektimi Turi i galerisë (15 min)

33
Evokimi + Realizimi i kuptimit: Di, dua të di, mësova
Mësuesi/ja shkruan në dërrasë tabelën e mëposhtme dhe pyet nxënësit:
- Si është kapela? (dhe tregon një kapelë)
- Si është topi? (dhe tregon një top)

Nxënësit thonë si është kapela që shohin dhe mësuesi/ja shkruan në kolonën e parë “Di”.
Di

Mësuesi pyet se çfarë gjinie kanë mbiemrat e gjetur. Kjo për ta është e panjohur, prandaj
ai shpjegon se mbiemrat marrin gjininë e emrit që shoqërojnë.

Dua të di Mësova

Te kolona e tretë, nxënësit punojnë ushtrimin 1. Ata lidhin emrin me mbiemrin e duhur.
p.sh., shqiponjë e lirë
lepur i shpejtë
peshk i kuq
lëndinë e gjelbër
pyll i dendur
qengj i butë
borë e bardhë

Reflektimi: Turi i Galerisë


Secili nxënës punon i pavarur ushtrimin 2. Plotësojnë tekstin dhe më pas, në fletë të
bardha, i grupojnë në bashkësinë e gjinisë femërore dhe mashkullore.
Në fund, punët e tyre varen në muret e klasës dhe ata diskutojnë për zgjidhjen e
saktë të ushtrimit.

34
KAPITULLI V
PËRRALLAT E GJYSHES

TEMA: PINOKU I SËMURË ORA I, II


Rubrikat: Të lexojmë/ Të kuptojmë
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:
- Të lexojë bukur dhe me intonacion.
- Të kuptojë përmbajtjen dhe të njohë personazhet.
- Të pasurojë fjalorin me fjalë të reja dhe të formojë fjali me to.
- T’u përgjigjet saktë pyetjeve të tekstit.
- Të lexojë e luajë në role.
Mjetet: teksti, Fletorja e punës, laps, portret, figura, pamje nga lufta me kuaj e shpata.
Fjalë kyç: Zana, Pinoku, i sëmurë, barna, sheqer.

Struktura e mësimit
Evokimi Breinstorming (Stuhi mendimesh) 10 min
Realizimi i kuptimit Diagram piramidale 20 min
Reflektimi Luajmë në role 15 min

Evokimi: Stuhi mendimesh (Breinstorming)


Mësuesi/ja pyet nxënësit:
- A e njihni Pinokun?
- Çfarë dini për të?
Ai shkruan tabelën e mëposhtme:

Pinoku

Shumica e nxënësve e njohin këtë personazh dhe përgjigjen me fjalët që iu vijnë


menjëherë ndërmend, si p.sh., prej druri, aventura, i vogël, baba Karlo, i keq, i padëgjuar, e
shanin etj. Këto dhe të tjera mësuesi/ja i plotëson në tabelën e mësipërme.

Realizimi i kuptimit: Diagram piramidale


Hapi I. Nxënësit lexojnë në heshtje pjesën disa herë.
Hapi II. Mësuesi/ja shkruan në dërrasë tabelën e mëposhtme dhe pyet:
- Kush është personazhi kryesor i pjesës së sotme?
- Si është trupi i tij?
- Cilat janë karakteristikat e tij?
Pinoku
Pinoku është prej druri
I përkëdhelur I prapë I sëmurë I vogël
padëgjuar)

35
Hapi III. Çdo karakteristikë nxënësit e argumentojnë se në cilin paragraf të pjesës e
gjetën, p.sh.,
- i përkëdhelur, sepse nuk i pi barnat dhe nuk i dëgjon porositë e të tjerëve,
- i prapë, sepse gënjeu Zanën për ilaçin,
- i sëmurë, sepse ndodhet në spital, i shtrirë në krevat,
- i vogël, sepse është akoma në shkollë.
Hapi IV. Punohen fjalët e reja të tekstit. Me to formohen dhe fjali.
Hapi V. Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet e tekstit në formë bashkëbisedimi.

Reflektimi: Luajmë në role


Pjesa lexohet fillimisht me role. Më pas nxënësit e riprodhojnë atë përsëri në role.
Nxënësi 1 - Pinoku
Nxënësi 2 - Zana
Nxënësi 3 - autori
Ushtrimi i fundit i tekstit mund të jepet detyrë shtëpie me shkrim.

TEMA: KUR JAM I SËMURË ORA III


Rubrika: Të bisedojmë
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:
- Të flasë bukur rreth figurave të tekstit.
- Të bisedojë me shokët për veten e tij kur është sëmurë.
- Të njohë dhe të flasë për disa lloj sëmundjesh.
- Të flasë për rrugët që parandalojnë ose shërojnë sëmundjet.
- Të bisedojë me shokët për lloje të ndryshme barnash që ai njeh.
- Të luajë në role dhe të improvizojë situata.
Mjetet: Teksti, fisha, kuti barnash të ndryshme, Laps, fletë të bardha.
Fjalë kyç: i sëmurë, ilaç, frikë, mjek.

Struktura e mësimit
Evokimi Çfarë? E çfarë? Po tani 10 minuta
arë?
Realizimi i kuptimit Çfarë? E çfarë? Po tani 20 minuta
arë?
Reflektimi Luajmë në role 15 minuta

Evokimi: Çfarë? E çfarë? Po tani çfarë?


Mësuesi/ja pyet nxënësit:
- Çfarë shihni në figurë? Përgjigjet plotësohen në tabelë:
Çfarë?
Vajza është e sëmurë.
Djali ka kollë.
Kam frikë nga sëmundja.
Ka shumë lloj
mundjesh.
Ka shumë arsye pse
muremi.
Ka shumë lloje barnash.

36
Realizimi i kuptimit: Çfarë? E çfarë? Po tani çfarë?
Mësuesi bashkë me nxënësit u jep përgjigje ose argumenton fjalitë që ndodhen në
kolonën e parë. Nxënësit diskutojnë për to dhe për raste të tjera. Tabela mund të plotësohet
kështu:

Çfarë? E çfarë?
Vajza është e sëmurë. Ajo ka temperaturë.
Djali ka kollë. emperatura matet me
Kam frikë nga sëmundja. rmometër.
Ka shumë lloj Djalin po e viziton mjekja
mundjesh. e stetoskop, sepse është i
Ka shumë arsye pseohur.
muremi. Kemi frikë nga ilaçet,
Ka shumë lloje barnash. lpërat dhe doktorët.
Sëmundjet janë: gripi,
uthi etj.

Në fund ata lidhin me shigjetë në tekst dhe lexojnë fjalitë.


Në fund nxënësit nxjerrin mësime për çka u fol më lart dhe premtojnë që:
- Nuk do luajmë me barnat.
- Do dëgjojmë mjekun dhe këshillat e tij.
- Duhet të tregojmë kujdes për veten... etj.
Ato vendosen në kolonën e tretë Po tani çfarë?

Reflektimi: Luajmë në role


Nxënësit luajnë lojën e tekstit.
Nxënësi 1 - mjeku
Nxënësit 2, 3, 4, 5 - pacientët
E mira është që “pacientët” të vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
Mësuesi/ja udhëheq lojën.

TEMA: PËRSHKRUAJMË PERSONAZHIN E PËRRALLËS ORA IV


Rubrika: Bisedojmë së bashku
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:
- Të njohë dhe të flasë për personazhe të dashura për të.
- Të përshkruajë drejt një personazh.
- Të krahasojë 2 personazhe të ndryshme me njëra-tjetrën.
- Të shkruajë të përmbledhur për një personazh.

Mjetet: teksti, figura, fleta e punës.


Fjalët kyç: personazh, të ndryshëm, të dashur, karakteristika

Struktura e mësimit
Evokimi Lëviz, ndalo, krijo dyshe 10 minuta
Realizimi i kuptimit Diagrami i Venit 20 minuta
Reflektimi Shkrim i lirë 15 minuta

37
Evokimi: Lëviz, ndalo, krijo dyshe
Nxënësit lëvizin nëpër klasë dhe kur mësuesi/ja përplas duart një herë, ata ndalojnë. Me
shokun ngjitur formojnë “grup” dhe flasin për personazhin e tyre më të dashur.
Kur mësuesi/ja jep përsëri komandën, ata lëvizin në kërkim të një shoku tjetër.
Kjo veprimtari përsëritet disa herë. Kur ulen nëpër vende mësuesi/ja pyet për përvojat e tyre.
Në fund ata plotësojnë ushtrimin 1 në tekst:
Ai quhet Pinok.
Atë e krijoi baba Karlo.
Ai është buratin.

Realizimi i kuptimit: Diagrami i Venit


Kjo pjesë e mësimit fillon me plotësimin e ushtrimeve 2 dhe 3 në tekst. Pasi plotësojnë
fjalitë, nxënësit i lexojnë ato.
- Pinoku është prej druri.
- Ai i ka këmbët dhe krahët e holla.
- Pinoku e ka hundën shumë të gjatë.
Pastaj punohet skema e mëposhtme:

Të mirat: Të metat:
i sinqertë dembel
zemërmirë gënjeshtar
zemërbutë mendjelehtë

Reflektimi: Shkrim i lirë


Në fletë të bardha nxënësit shkruajnë për Pinokun duke e përshkruar hollësisht. Shkrimi
përmban zakonisht 4-5 fjali dhe nuk i kushtohet rëndësi bukurisë së tij. Nxënësit shkruajnë
pa ndërprerje, pa u rikthyer. Në fund mësuesi/ja dëgjon dhe vlerëson punët e tyre.

TEMA: LINDJA E SIMBËS ORA I, II


Rubrikat: Të lexojmë/ Të kuptojmë
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:
- Të lexojë bukur përrallën.
- Të dallojë personazhet e përrallës.
- Të flasë për ngjarjet duke i renditur siç duhet.
- Të jetë aktiv në lojë.

Mjetet: teksti, figura kafshësh, fisha, fletë.


Fjalët kyç: mbret, mbretëreshë, kafshët e pyllit, respekt.

Struktura e mësimit
Evokimi Breinstorming (Stuhi 10 minuta
endimesh)
Realizimi i kuptimit Përvijimi i të menduarit 20 minuta
(Harta e mendjes)
Reflektimi Luajmë së bashku 15 minuta

38
Evokimi: Breinstorming (Stuhi mendimesh)
Mësuesi/ja shkruan tabelën e mëposhtme dhe pyet nxënësit:
- A i njihni kafshët e pyllit?
- Cilat janë ato?

Kafshët e
pyllit

Nxënësit thonë: majmuni, luani,elefanti, zebra, gjirafa ....etj


Këto dhe të tjera mësuesi i shkruan në tabelë.
Më pas lexohet pjesa nga mësuesi/ja dhe nga nxënës të ndryshëm.

Realizimi i kuptimit: Përvijimi i të menduarit (Harta e mendjes)


Mësuesi bën pyetje rreth përrallës. Pas çdo përgjigjeje shkruan në dërrasë përgjigjen
shkurt, p.sh.,
1. Me cilat personazhe fillon përralla?
Shkruan në dërrasë:
Mbreti Mufaza dhe mbretëresha Sarabi
2. Ku ndodhen ata?
3. Çfarë shikonin ata?
4. Cila kafshë shkoi afër tyre?
5. Çfarë bëri majmuni?
6. Pse ishin të lumtur të gjithë?
Skema përfundimtare do të ketë këtë pamje:

Mbreti dhe
mbretëresha

Qëndronin shikonin Ishin të lumtur takuan


në majë të malit kafshët e pyllit majmunin Rafiki
për lindjen e princit

lëshonin I bën shenjë në Ndan


ballë
britma princit kungull v

Reflektimi: Luajmë së bashku


Nxënësit ndahen në role. Ata luajnë personazhet kafshë p.sh.,
nxënësi 1 - majmuni
nxënësi 2 - elefanti etj

39
TEMA: PËRRALLA DHE FILMI ORA II
Rubrika: Të bisedojmë
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:
- Të bisedojnë për përralla që njohin.
- Të ritregojnë filma vizatimorë që kanë parë në televizor.
- Të emërtojnë filmat vizatimorë duke parë personazhet.
- Të ndajnë filmin në pika plani.
- Të përdorin një gjuhë të qartë dhe të pastër.
- Të bëjnë dallimin e filmit nga një libër për fëmijë.
Mjetet: teksti, libra me përralla, figura personazhesh të njohur.
Fjalët kyç: filmi vizatimor, titull, personazh, pika kryesore.

Struktura e mësimit
Evokimi Diagrami i Venit 15 minuta
Realizimi i kuptimit Dora e fshehtë 15 minuta
Reflektimi Lapsat në mes 15 minuta

Evokimi: Diagrami i Venit


Mësuesi/ja parashtron këtë situatë:
-Cilat janë të përbashkëtat dhe ndryshimet midis filmit vizatimor dhe librit me përralla?

LIBRI Të përbashkëtat FILMI

Nxënësit punojnë tabelën së bashku me mësuesin/en.


a) Të përbashkët ato kanë të treguarin e diçkaje për fëmijë.
b) Të veçantë ato kanë se përralla në film është e ilustruar me pamje konkrete, çka e
bën atë më të lehtë dhe argëtuese.
c) Në libër, përralla e jep përfytyrimin me anë të fjalëve. Ajo kërkon një përqëndrim
më të madh.

Realizimi i kuptimit: Dora e fshehtë


Në këtë etapë, nxënësit do të ritregojnë përrallën dhe filmin vizatimor “Luani mbret”.
Klasa ndahet në 6 grupe. Çdo grup merr një nga pikat kryesore të paraqitura në tekst. Ata
diskutojnë me shokët e grupit dhe e ritregojnë pjesën e tyre. Në fund, pasi çdo grup ka thënë
pjesën e planifikuar, i bashkojnë pjesët në një të tërë, ashtu siç duhet dhe në fund 1-2
nxënës e thonë përrallën të përmbledhur.

Reflektimi: Lapsat në mes


Nxënësit vendosen në formë rrethore. Ata do ritregojnë një nga filmat vizatimorë që e
pëlqejnë më shumë . Del nga loja nxënësi që nuk e di përrallën.
Nxënësi 1 nis të ritregojë përrallën dhe pasi thotë fjalinë e parë lë mbi tavolinë një laps.
Nxënësi tjetër vazhdon përrallën aty ku e la shoku. Mësuesi/ja është i kujdesshëm që
nxënësit të mos kapërcejnë ndonjë pjesë të përrallës.
Ne qoftë se ka kohë, mund ta përsëritin këtë veprimtari me një përrallë tjetër.

40
TEMA: DHELPRA DHE RRUSHTË ORA I
Rubrikat: Të lexojmë/ Të kuptojmë
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:
- Të lexojë bukur fabulën dhe me intonacionin e duhur.
- Të kuptojë përmbajtjen dhe mesazhin që transmeton.
- Të recitojnë bukur dhe ta riprodhojnë atë si një përrallë.
- Të gjejnë dhe përcaktojnë mbiemrat me kuptim të kundërt.
- Të shkruajnë një pesëvargësh për dhelprën.

Mjetet: teksti, figura dhelpre, rrush, fisha.


Fjalët kyç: dhelpër, vresht me rrush, nuk i dua.

Struktura e mësimit
Evokimi Parashikimi me terma 10 minuta
raprakë
Realizimi i kuptimit Dora e fshehtë 25 minuta
Reflektimi Pesëvargësh 10 minuta

Evokimi: Parashikimi me terma paraprakë


Mësuesi/ja shënon në dërrasë këto fjalë:
dhelpra vresht me rrush nuk i arrinte dot nuk i donte

Mësuesi/ja pyet:-A mund të formoni një përrallë të shkurtër me këto fjalë?


Nxënësit krijojnë përrallën dhe mësuesi/ja mirëpret të gjitha përgjigjet.
Në fund ai/ajo lexon në libër fabulën e dhënë.

Realizimi i kuptimit: Dora e fshehtë


Mësuesi/ja ndan klasën në tri pjesë, sipas ndarjes që i ka bërë fabulës.
Grupi I
Dhelpra e mallkuar
doli nga shtëpia
e kish marr’uria
vate për të gjuar 1

Grupi II
Sheh një pjergull me rrush plot
bën t’i zërë e s’i zë dot
Dhe s’i s’mundi dot t’i zërë
tha: Qenkan rrush të pabërë! 2

Grupi III
s’janë, s’janë për mua
nuk i dua, nuk i dua
le t’i hajë ndonjë tjetër
ç’mund të thoshte zonja dhelpër? 3

Përreth 10 minuta, nxënësit e çdo grupi mësojnë vargjet dhe kuptimin e tyre në heshtje.
Pastaj ato diskutohen dhe me grupet e tjera dhe bashkojnë pjesët në një të tërë.
Në fund punohen pyetjet dhe ushtrimet e f. 138 në tekst.

41
Reflektimi: Pesëvargësh
Mësuesi/ja pyet:
- Për çfarë folëm sot?
- Si është ajo?
- Çfarë bën ajo?
- Kush formon një fjali për të?
- Si mund t’i themi ndryshe dhelprës?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve vendosen sipas strukturës së pesëvargëshit, i cili në fund


mund të ketë këtë pamje:
Për dhelprën
dinake e keqe
vjedh ha gënjen
Dhelpra jeton në strofull.
Dinake

Detyrë shtëpie: mund të jepet: “Pikturo dhelprën dhe rrushtë”.

TEMA: UNË KAM... TI KE... ORA III


Rubrika: Njohim gjuhën tonë
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:
- Të përdorë drejt foljen kam në të folur dhe në të shkruar.
- Të lidhë si duhet përemrat: unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato me foljen kam.
- Të zëvendësojë emra njerëzish me përemrat: unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato.

Mjetet: teksti, tabela e foljes kam, tabela e përemrave: unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato,
fisha, objekte të ndryshme.
Fjalët kyç: kam, unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato.

Struktura e mësimit
Evokimi Loja “E gjeta!” 10 minuta
Realizimi i kuptimit Studim në dyshe 25 minuta
Reflektimi Shkrim i lirë 10 minuta

Evokimi: Loja “E gjeta”


Mësuesi/ja në fillim të orës, zhvillon një bashkëbisedim me nxënësit duke përdorur dhe
mjetet që ka paraqitur në klasë. Ky bashkëbisedim zhvillohet nëpërmjet pyetjeve:
Mësuesi/ja – Çfarë ke ti?
Nxënësi – Unë kam libër.
Mësuesi/ja – Çfarë ka ai?
Nxënësi – Ai ka top.
Mësuesi/ja – Çfarë kam unë?
Të gjithë – Ti ke lule.
Mësuesi/ja – Çfarë kemi ne?
Nxënësit – Ne kemi fletore... etj.
Fjalët kyç, mësuesi/ja i shkruan në dërrasë:
kam, ke, ka, kemi, keni, kanë
unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato

42
Këto fjalë mësuesi/ja i ka parapërgatitur në fisha, të cilat i shpërndan nëpër klasë kur
nxënësit janë jashtë derës.
Kur nxënësit hyjnë, kërkojnë fjalët dhe kur i gjejnë thërresin fort: “E gjeta!”

Realizimi i kuptimit: Studim në dyshe


Nxënësit luajnë fillimisht situatat e tekstit (Unë kam pantallona. Ti ke fustan...). Mësuesi/ja
nxjerr tabelat e foljes kam dhe e lexon para klasës. Ajo kërkon që nxënësit të shohin fjalët që
shoqërojnë këtë folje: unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato.
Në këtë moment, mësuesi/ja tërheq vëmendjen për zëvendësimin e emrave me një nga
fjalët: ai, ajo, ata, ato.
Ardi = ai
Besa = ajo
Djemtë = ata
Vajzat = ato
Pastaj ndahen në grupe dyshe. Ata punojnë ushtrimet 1 dhe 2 në tekst.
Në fund lexohen punët e bëra sipas grupeve.

Reflektimi: Shkrim i lirë


Nxënësit në fletë të bardha shkruajnë fjali të ndryshme pa ndërprerje me foljen kam.
Në fund, punët e tyre varen nëpër mure dhe lexohen.

43
KAPITULLI VI
TREGIMET E GJYSHIT

TEMA: SI U FORMUA TOKA? ORA I, II


Rubrikat: Të lexojmë/ Të kuptojmë
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:
- Të lexojë bukur pjesën dhe të respektojë shenjat e pikësimit.
- Të kuptojë pjesën dhe të dallojë fantazinë që ajo përcjell.
- Ta përfytyrojnë ngjarjen.
- Të mësojnë diçka për mitologjinë.
Mjetet: teksti, pamje të Tokës dhe të Qiellit.
Fjalët kyç: Toka, Qielli, para shumë kohësh, histori.

Struktura e mësimit
Evokimi Parashikimi me terma 10 minuta
raprakë
Realizimi i kuptimit Lexim i drejtuar 25 minuta

Reflektimi Turi i galerisë 10 minuta

Evokimi: Parashikimi me terma paraprakë


Mësuesi/ja paraqit para klasës termat e mëposhtëm:
Qielli Toka histori para shumë kohësh u njohën bënë fëmijë
Nxënësit japin ide duke u bazuar te fjalët dhe figurat e mësimit, faqe 156 në tekst.
Në qoftë se nxënësit do të bllokohen, mësuesi/ja nxit me pyetje ose e vazhdon ai/ajo
parashikimin për një moment.

Realizimi i kuptimit: Leximi i drejtuar


Mësuesi/ja fillon lexon pjesën.
Ndalesa I. Toka doli.....deri ..... ndriçonin gjithandej.
-Si mund të jetë e bukur Toka?
-A do t’i flasë ajo Tokës?
Nxënësit diskutojnë dhe japin ide. Të gjitha idetë mirëpriten.
Ndalesa II. Ditën ai ishte.....deri......do t’i flas dhe unë.
- A do bëhen miq me njëri - tjetrin?
- A do të martohen me njëri – tjetrin?
Nxënësit duhet të përfytyrojnë duke i dhënë fund imagjinatës.
Ndalesa III. Kështu....deri....në fund.
Nxënësit dëgjojnë deri në fund pjesën dhe mund ta komentojnë atë.
Në fund nxënësit lexojnë pjesën dhe përpiqen ta riprodhojnë atë.
Mësuesi/ja u tregon nxënësve se kjo pjesë është marrë nga mitologjia greke dhe i përket
një kohe shumë të lashtë, prandaj dhe nuk ka autor. Autori i saj është populli.

Reflektimi:Turi i Galerisë
Nxënësit vizatojnë të lirë Tokën dhe Qiellin duke u bazuar dhe te figura e librit.
Në fund, punët e tyre varen nëpër mure dhe nxënësit “shëtitin” nëpër klasë për t’i parë
dhe vlerësuar.

44
TEMA: TOKA DHE QIELLI ORA III
Rubrika: Të bisedojmë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të marrë informacion shkencor për Tokën dhe Qiellin.
- Të mësojë të reja mbi to.
- T’u përgjigjet pyetjeve rreth mësimit.
- Të njohë 12 shenjat e zodiakut (horoskopit).

Mjetet: teksti, figura shenjat e zodiakut, tabela me informacion mbi Tokën dhe Qiellin.
Fjalët kyç: Toka, Qielli, 12 shenjat e zodiakut.

Struktura e mësimit
Evokimi Breinstorming (Stuhi 10 minuta
endimesh)
Realizimi i kuptimit Di, Dua të di, Mësova 35 minuta
Reflektimi Dil rrotull, fol rrotull 10 minuta

Evokimi: Breinstorming (Stuhi mendimesh)


Mësuesi/ja pyet nxënësit:
Çfarë dini për Tokën? Çfarë dini për Qiellin?
Grupi 1 Grupi 2

TOKA QIELLI

planet ka re
e rrumbullakët natën ka yje
ka jetë është lart
njerëz ....etj shumë i madh... etj

Pasi nxënësit plotësojnë tabelat e tyre, i lexojnë ato para klasës.

Realizimi i kuptimit: Di/ Dua të di/ Mësova


Mësuesi/ja shkruan në dërrasë tabelën e mëposhtme:
Di Dua të di Mësova

Informacionet që nxënësit dinin mbi Tokën dhe Qiellin, mësuesi/ja i shënon në kolonën e
parë. Te kolona e dytë ai/ ajo e plotëson me informacionin që merr nga teksti (mësimi) dhe e
lexon atë më kujdes. Në fund kërkon që nxënësit ta riprodhojnë atë duke plotësuar kështu
dhe kolonën e tretë.

Reflektimi: Dil rrotull,fol rrotull


Nxënësit lëvizin nëpër klasë. Mësuesi/ja përplas duart një herë dhe ata ndalojnë. Me
shokun ngjitur ata diskutojnë për Tokën, Qiellin dhe shenjat e zodiakut.
Mësuesi/ja përplas duart dy herë dhe nxënësit fillojnë të lëvizin përsëri.
Kjo veprimtari përsëritet disa herë.
Në shtëpi ata mund të vizatojnë 12 shenjat e zodiakut.

45
TEMA: GURI I SKËNDERBEUT ORA I
Rubrika: Të lexojmë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të lexojë bukur dhe me intonacion pjesën.
- Të kuptojë fjalët dhe shprehjet e vështira.
- Të përgjigjet dhe të kuptojë përmbajtjen e pjesës.

Mjetet: figura të Skënderbeut, teksti.

Fjalët kyç: Skënderbeu, mjeshtri, shpatë, e fortë, shkëmb.

Struktura e mësimit
Evokimi Stuhi mendimesh 10 minuta
Realizimi i kuptimit Përvijimi i të menduarit 20 minuta
(Harta e mendjes)
Reflektimi Lapsat në mes 15 minuta

Evokimi: Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja pyet nxënësit:
Çka dini për Skënderbeun?
Gjithçka që do të thonë nxënësit mësuesi/ja i shkruan në tabelën e mëposhtme.

SKËNDERBEU

Synohen të arrihen këto përgjigje:


trim, i fortë, heroi ynë, me mjekër, luftoi kundër turqve... etj.
Në fund, nxënësit së bashku me mësuesen/in lexojnë disa herë pjesën.

Realizimi i kuptimit: Përvijimi i të menduarit


(Harta e mendjes)
Mësuesi/ja drejton pyetje rreth pjesës dhe çdo përgjigje do ta skicojë.
- Kush ishte personazhi kryesor?
- Çfarë porositi ai?
- Pas sa kohësh shkoi përsëri në farkën e mjeshtër Medarit?
- Si e kishte porositur shpatën Skënderbeu?
- Çfarë goditi Skënderbeu me shpatë? Përse?
- Çfarë i ndodhi shkëmbit?
- Si e quajnë këtë vend krutanët?

46
Skënderbeu

Një shpatë Shkoi pas një jave te Një shkëmb


mjeshtri

Mjeshtër Medari E madhe quhet me vija


E fortë Guri i Prerë

Në fund, nxënësit mësojnë fjalët e vështira dhe me to formojnë fjali.

Reflektimi: Lapsat në mes


Nxënësit vendosen në formë rrethore. Kur mësuesi/ja pyet rreth mësimit, ai që e di
përgjigjen çohet dhe pasi përgjigjet, lë një laps në mes.
Në fund pyeten nxënësit për lapsa të caktuar për të testuar vëmendjen e tyre.

TEMA: MËSOJMË PËR SKËNDERBEUN ORA III


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:
- Të mësojë diçka më shumë për Skënderbeun.
- Të vlerësojë dhe të krenohet me figurën e tij.
- Të plotësojë dhe të lidhë ngjarjet historike.
- Të pikturojë shpatën dhe portretin e tij.

Mjetet: teksti, fleta e punës, tabela, lëmsh, fletë.


Fjalët kyç: Skënderbeu, udhëheqës, 25 vjet luftë.

Struktura e mësimit
Evokimi Diagram piramidale
Realizimi i kuptimit Diagram piramidale 30 minuta
Reflektimi Pesëvargësh 15 minuta

Evokimi + Realizimi i kuptimit: Diagram piramidale


Hapi I. Mësuesi/ja lexon informacionin për Skënderbeun që ndodhet në tekst.
Hapi II. Nxënësit lexojnë në tekst pjesën.
Hapi III. Plotësohet skema e mëposhtme. Pyetjet ndihmëse:
- Si quhet heroi?
- Çfarë është ai?
- Thoni katër karakteristikat e tij dhe argumentojini.

47
SKËNDERBEU
Skënderbeu është hero kombëtar
udhëheqës trim i njohur jetoi
-Ai udhëhoqi -Fitoi 25 vjet rresht -Për fitoret e tij -Ai lindi 600 vjet më parë.
popullin shqiptar në kundër turqve. -Atë e njihte dhe - Kur u kthye në Krujë,
luftë kundër turqve. Evropa. mbajti një fjalim.

Në fund, nxënësit punojnë të pavarur ushtrimin 1 dhe lexojnë punët e tyre.

Reflektimi: Pesëvargësh
Mësuesi/ja kërkon që nxënësit të shkruajnë për Skënderbeun 2 tipare, 3 veprime të tij, 1
fjali dhe një fjalë sinonime dhe ta paraqitin si më poshtë:
Një model i gatshëm:
Skënderbeu
i fortë i zoti
luftoi udhëhoqi fitoi
Skënderbeu luftoi 25 vjet kundër turqve.
Hero

Për të arritur aty ku duhet, mësuesi/ja dëgjon gjithë variantet e grupeve dhe zgjedh një të
përbashkët, të cilën e var në murin e klasës.
Për detyrë shtëpie mësuesi/ja mund t’u japë nxënësve të pikturojnë shpatën e
Skënderbeut ose të shkruajnë një histori që ata dinë për të.

TEMA: FJALËT KRYESORE DHE FJALËT PLOTËSUESE ORA III


Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të kujtojë ç’është fjalia dhe çfarë shpreh ajo.
- Të dallojë në një fjali fjalët kryesore dhe ato plotësueset.
- T’i gjejë dhe t’i nënvizojë ato.
- Të zgjerojë fjalinë me fjalë plotësuese që tregojnë cilësi, sasi, vend apo kohë.
- Të krijojnë fjali që të përmbajnë fjalë kryesore dhe plotësuese.

Mjetet: teksti, fisha, tabela me fjali, lapsa, lëmsh.


Fjalët kyç: fjalë kryesore, fjalë plotësuese.

Struktura e mësimit
Evokimi Breinstorming (Stuhi mendimesh) 10 minuta
Realizimi i kuptimit INSERT 25 minuta
Reflektimi Lapsat në mes 10 minuta

48
Evokimi: Breinstorming (Stuhi mendimesh)
Mësuesi/ja kërkon që nxënësit të thonë fjali të ndryshme. Ato i shkruajnë në tabelën e
mëposhtme:

Fjali

Më pas numërojnë fjalët për çdo fjali dhe provojnë të heqin ndonjërën prej tyre.
Do të shohin që disa fjalë të fjalisë nuk mund të hiqen dot, si: kush? dhe ç’bëri?

Realizimi i kuptimit: INSERT


Nxënësit shohin në tekst fjalitë e dhëna. Mësuesi/ja e ka shkruar atë në një fletë të
bardhë. Fjalia punohet në tabelë, ku nxënësit përcaktojnë ato që dinë dhe ato që s’dinë, ato
që kuptuan dhe ato që nuk kuptuan.
p.sh., fjalia “Trimi i madh u nis për në luftë.”

V (e dija) + (mësova) - (e dija ndryshe) ? (s’e kuptoj)


Kush? trimi kryesore i madh, plotësuese, cilësi
Ç’bën? u nis kryesore për luftë, plotësuese ,vend

Mund të përsëritet veprimtaria dhe me shembuj të tjerë.


Mësuesi/ja kërkon që nxënësit të dallojnë në të gjitha rastet fjalët kryesore dhe
plotësueset.

Reflektimi: Lapsat në mes


Nxënësit vendosen në formë rrethore dhe punojnë ushtrimet 1, 2, 3 në tekst. Nxënësi që
mbaron i pari fjalinë e parë, e thotë atë para klasës dhe lë mbi tavolinë një laps. Kështu
vazhdohet për të gjitha fjalitë e tjera.

TEMA: A MUND TË KETË QYTET TË FËMIJËVE? ORA I


Rubrikat: Të lexojmë/ Të kuptojmë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:


- Të lexojë bukur pjesën.
- Të kuptojë dhe ta riprodhojnë atë.
- Të ëndërrojë një qytet fëmijësh dhe të flasë për të.
- Të vizatojë qytetin e tij imagjinar.

Mjetet: teksti, pamje qyteti, pamje lojërash.


Fjalët kyç: qyteti i lodrave, qyteti i ëndrrave, fëmijë, Disnei Lend.

Struktura e mësimit
Evokimi Breinstorming (Stuhi 10 minuta
endimesh)
Realizimi i kuptimit Diagrami i Venit 20 minuta
Reflektimi Shkrim i lirë 15 minuta

49
Evokimi: Breinstorming (Stuhi mendimesh)
Mësuesit/et e ndajnë klasën në 2 grupe. Grupi i parë do të plotësojë tabelën e qytetit,
kurse grupi i dytë qytetin imagjinar.

QYTETI I
QYTETI ËNDRRAVE
Grupi i parë do të shkruajë për objektet, njerëzit, kafshët... etj., që ka në qytetin ku
jetojmë.
Grupi i dytë do të shkruajë për një qytet ku ka vetëm lojëra dhe personazhe përrallash.
Nxënësit në fund lexojnë pjesën e tekstit disa herë.

Realizimi i kuptimit: Diagrami i Venit


Mësuesi/ja pyet:
- Sa qytete dolën te pjesa e mësimit?
- Cilat janë ato?
Kur nxënësit përgjigjen, mësuesi/ja shkruan tabelën si më poshtë:

QYTETI KU QYTETI
JETOJMË I PINOKUT

E
përbashkëta

DISNE
Y
LAND

Mësuesi/ja:- Të përbashkëtat janë se këto qytete janë vende ku jetojnë njerëz.


- Qyteti i sotëm ka njerëz të moshave të ndryshme, që punojnë dhe argëtohen.
- Qyteti i Pinokut ka vetëm fëmijë, që luajnë dhe argëtohen. Aty nuk ka mësim dhe
punë.
- Qyteti “Disnei Lend” ka lodra dhe argëtim, por fëmijët rrinë aty përkohësisht, të
shoqëruar nga prindërit e tyre.
Në fund nxënësit riprodhojnë pjesën.

Reflektimi: Shkrim i lirë


Përreth 15 minuta nxënësit shkruajnë disa fjali për një qytet për fëmijë, me lodra vetëm
për ta.
Ata shkruajnë pa ndaluar dhe në fund lexojnë punët e tyre.

50

You might also like