You are on page 1of 1

Tema: Tetori “Muaji i letersise”

Muaji Tetor është cilësuar si "Muaji i letërsisë". Në vetvete, ajo mbart shumë vlera
sociale, ekonomike, shoqërore etj. Shkrimtarë të njohur kanë demonstruar risi në
letërsinë shqiptare. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe po i kushtohet edhe
letërsisë botërore, e cila eshte e pasur në ide, mendime dhe vlerësime.
Ne muajin Tetor kane lindur shkrimtar te njohur te letersise shqiptare si: Gjergj Fishta.
Françeskani që kryesoi Komisionin e Alfabetit në Kongresin e Manastirit, i cilësuar si
Homeri i Shqipërisë, edhe Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla). Në një kohë tjetër, por po
aq i njohur është edhe Dritëro Agolli. I lindur në të njëjtën datë me Migjenin,
shkrimtari-politikan, cilësohet si një nga poetët më të mëdhenj të letërsisë moderne
shqiptare.
Edhe pse jetojmë në kohë moderne, libri mbetet mbi gjithçka. Muaji i letërsisë shpreh
nderim për të gjithë shkrimtarët që kanë dhënë dhe japin kontribute në literaturën
shqiptare.

Punoi: Jordi Sulo

You might also like