You are on page 1of 10

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES

FAKULTETI I TEKNOLOGJISE DHE INFORMACIONIT


DEPARTAMENTI ELEKTRONIKES DHE TELEKOMUNIKACIONIT

Punë Laboratori nr 1

Tema: Seritë trigonometrike Furie

Lënda: Teoria e Sinjaleve

Punoi: Imelda Sulo

Pranoi: Msc. Enxhisa Shurdha

1
Ky laborator ka për qëllim familjarizimin e studentëve me konceptet kryesore të serive
trigonometrike Furie, formulat kryesore që përcaktojnë rindërtimin e sinjalit dhe paraqitjen
grafike të formave të disa sinjaleve të ndryshëm. Ky punim do të zhvillohet duke përdorur
ambjentin e Matlab ku pritet që studenti pasi të njohë komandat kryesore dhe fushat e
simulimeve, të jetë i aftë të zbatoj në mënyrë të pavarur ushtrime mbi format e sinjaleve të
ndryshëm të serive Furie.
Seritë Trigonometrike Furie janë një sinjal në formë valore, periodike, që përsërit vetveten pas
një kohe të caktuar dhe mund të shprehet si një seri harmonikash të lidhura me sinusoidat. Një
seri Furie është një zgjerim i një funksioni periodik f(x) përsa i përket një shume të pafundme të
sinuseve dhe kosinuseve. Keto seri përdorin marrëdhëniet e ortogonalitetit të funksioneve
sinusoidale dhe kosinusoidale. Përllogaritja dhe studimi i serive Furie njihet si analizë harmonike
dhe është jashtëzakonisht e dobishme si një mënyrë për të ndarë një funksion arbitrar periodik në
një grup termash të thjeshtë që mund të futen, zgjidhen individualisht, dhe pastaj të
rikombinohen për të marrë zgjidhjen për problem origjinal ose një përafrim ndaj tij me çfarëdo
saktësie që dëshirohet ose praktike. Shembuj të përafrimeve të njëpasnjëshme për funksionet e
zakonshme duke përdorur seritë Fourier do të ilustrohen më poshtë.
Seria trigonometrike Furie paraqitet në trajtën :
f(t)= a0+a1cosω0t+ a2cos2ω0t+……+ ancosnω0t+ b1sinω0t+ b2sin2ω0t+……+ bnsinnω0t (1)
ku:
a0 - paraqet vleren mesatare të sinjalit f(t), ose komponenten e vazhduar të tij në intervalin e
dhënë
an dhe bn : paraqesin amplitudat e komponenteve harmonike të sinjalit f(t)
Përcaktimi i koeficientëve kryhet lehtësisht pasi funksionet sin dhe cos janë funksione ortogonalë
me njëri-tjetrin (produkti i funksionit të sinus-it me cosinus-in nën intervalin e përcaktuar nga 0-
2π është zero). Pra, përfundimisht do të kishim:
t 0+T
1
a0 =
T
∫ f ( t ) dt (2)
t0

t 0+T
2
an =
T ∫ f ( t ) cos ω0 tdt (3)
t0

t 0+T
2
bn =
T
∫ f ( t ) sin ω0 tdt (4)
t0

Matlab është një mjet simulimi me anë të të cilit mund të vërejmë format e këtyre harmonikave
duke përdorur komanda për vizualizimin e ndërfaqes grafike, përcaktimin e kufijve dhe
ekuacioneve të secilit funksion.

2
3
Ushtrimi 1

Rindërtimi i sinjalit katërkëndor nga harmonikat e serisë së përgjithësuar Furie.

Figura 1. Sinjali katërkëndor

Për sinjalin në figurë, vlera mesatare për një periodë T është zero dhe rrjedhimisht a0=0.
Është një funksion tek dhe ka një simetri gjysmë-vale meqënëse -f(-t)=f(t) dhe -f(t+T/2)=f(t).
Përcaktojmë edhe koeficientet si më poshtë;
t 0 +T
1 A A
 an=1/T ∫ f ( t ) cosωt dt = ¿= (sin nt|π0 – sin nt|2π π )= (sin nπ - 0 - sin n2π + sin nπ) =
t0
π nπ nπ
A
(2sin nπ – sin n2π) = 0.

t 0 +T
1 A
 a0=1/T ∫ f ( t ) dt = π ¿ = π
(π - 0 - 2π + π) = 0.
t0

t 0 +T
1 A A
 bn=1/T ∫ f ( t ) sin ωt dt = π ¿ = nπ (−cos nt|0π+ cos nt|2π π ) = nπ (-cos nπ +1 + cos n2π -
t0
A
cos nπ) = (1 – 2cos nπ + cos 2nπ).

Për n tek : cos nπ=-1 dhe cos 2n π =1


bn= A/n π(1+2+1)=4A/n π
n=1: b= 4A/ π
n=3: b=4A/3 π
n=5: b=4A/5π

Rrjedhimisht, seria trigonometrike Furie për këtë forme-valë katërkëndore me simetri tek është:

4
4A 1 1 4A 1
f(t) =
π
(sinωt + sin 3 ωt + sin 5 ωt+ . … …. .) =
3 5

π n=tek n
sin nωt

Zëvendësojmë 4A/π =1  A= π/4

Duke e shprehur funksionin f(t) në varësi të sinusoidave që mblidhen me njëra –tjetrën është me
rëndësi trajtimi i formës së tyre në matlab fillimisht.
Kodi në matlab për ndertimin e sinjalit sinusoidal do ishte si më poshtë:
Kodi:
t=0:.1:10;
y=sin(t);
plot(t,y);
grid

Shohim tani se si do të ishte forma e sinjalit që shpreh shumën e dy sinusoidave. Kodi i këtij
sinjali në matlab do të ishte i ngjashëm me rastin më sipër ,vecse do të shtohej edhe termi i
sinusoidës së dytë.
Kodi:
t=0:.1:10;
y=sin(t)+ sin(3*t)/3;
plot(t,y);
grid

Në total, duke e shprehur sinjalin f(t) të serisë tonë trigonometrike si shumë e disa sinusoidave
do të përfitonim paraqitjen grafike të serisë Furie. Në këtë mënyrë do të kemi rindërtuar formën e
sinjalit katërkëndor në bazë të
këtyre harmonikave.
Kodi:
t=0:.1:10;

5
y=sin(t)+ sin(3*t)/3+ sin(5*t)/5+ sin(7*t)/7+ sin(9*t)/9+ sin(11*t)/11 + sin(13*t)/13;
plot(t,y);
grid

Ushtrimi 2

Rindërtimi i sinjalit dhëmbsharrë nga harmonikat e serisë së përgjithësuar Furie.

Ushtrimi 3

Rindërtimi i sinjalit trekëndor nga harmonikat e serisë së përgjithësuar Furie.

6
PYETJE
1. Cfarë janë seritë Furie, përse përdoren?
Seria trigonometrike Furie është seria e funksioneve (cosnωt) dhe (sin nωt). Kjo seri është
Ortogonale dhe cdo sinjal mund të shprehet me anë të kësaj serie. Kjo seri na ndihmon shumë që
të jemi ne gjendje të studiojmë si sinjalet periodikë dhe ato cfarëdo.

2. Cfarë tregojnë koeficientët e serisë Furie? Si gjenden ato?


Koeficienti a0 paraqet komponenten e vazhduar të sinjalit, ose vlerën mesatare të tij. Gjendet
me formulën
1 t +T
a0 = 𝑇 ‫׬‬t 0 𝑓(𝑡)𝑑𝑡
0

Koeficienti an paraqet një nga komponetet harmonike të sinjalit dhe gjendet me formulën
2 t +T
an = 𝑇 ‫׬‬t 0 𝑓ሺ𝑡ሻ𝑐𝑜𝑠𝜔0 𝑡𝑑𝑡
0

Koeficienti bn paraqet një nga komponetet harmonike të sinjalit dhe gjendet me formulën
2 t +T
bn = 𝑇 ‫׬‬t 0 𝑓ሺ𝑡ሻ𝑠𝑖𝑛𝜔0 𝑡𝑑𝑡
0

3. Përse shërben Matlab? Cilat janë komandat që përdorët për të ndërtuar format e
sinjaleve?
Matlab është një program simulimi me anë të të cilit ne mund te ndertojme sinjalet dhe mund të
shohim se si sillen sinjale të ndryshme në varësi të formës së sinjalit. Komandat qe kam perdorur
per te ndertuar formen e sinjalit jane: si fillim deklarimi i kohes dhe ndertimi i boshteve te
grafikut. Me pas deklarojme nje variabel qe permban funksionin e sinjalit dhe shkruajme serine
trigonometrike te saj. Dhe per te vizatuar grafikun japim komanden plot. Ndersa komanda grid
sherben per vijzimin e grafikut.

4. Rindërtoni në Matlab formën e sinjalit të mëposhtëm me anë të harmonikave të serive të


përgjithësuara Furie. Jepni kodin ekzekutiv.

7
Për sinjalin në figurë, vlera mesatare për një periodë T është zero atehere a0=0.
Është një funksion cift f(-t)=f(t), pra nje sinjal simetrik ne lidhje me boshtin OY. Meqe sinali
eshte cift atehere a0, an ≠ 0; dhe bn =0. Sinjali permban vetem komponente kosinusoideal.
Përcaktojmë koeficientet :
π 3π

( ))
2π 2 2 2π

0
1
a 0=∫ f ( t ) dt=¿ ∫ A dt+ ∫ − A dt+ ∫ A dt=
2π 0 π 3π
1

π
A −A
2
3π π
− +A 2 π−
2 2

2 ( ) (
π 3π π
=A /2 π ( − + +2 π −
2 2 2
2 2

¿ A ( π −3 π +2 π ) =0


2
an= ∫ f ( t ) cos nωt d t= 22π ¿
T 0

1 A π 3π π 3π
¿ ( (sin n −sin n +sin n +sin n 2 π −sin n ))
π n 2 2 2 2
1 A
( π
¿ ( 2 sin n −2 sin n
π n 2

2
) )
Për n cift: sin nπ/2 =sin -nπ/2= sin n3π/2 = 0.
Për n tek: kemi dy raste:
• Rasti 1: n= 1,5,9,13…
sin nπ/2=1, sin -nπ/2= sin n3π/2 =-1
1
an= ¿
π
• Rasti 2: n=3,7,11,15…
sin nπ/2=-1, sin -nπ/2= sin n3π/2 =1

8
1
an= ¿
π


2
b n= ∫ f ( t ) sin nωt dt= 22π ¿
T 0

1 A π 3π π 3π
¿ ( (−cos n +cos 0−cos n +cos n −cos n 2 π +cos n ))
π n 2 2 2 2

Pra : bn=0
o Seria trigonometrike Furie për këtë sinjal katërkëndor është:

o f(t) = 4𝐴/𝜋 (cosωt – 1/3cos3𝜔𝑡+1/5cos5𝜔𝑡-1/7cos 7 ωt +1/9 cos 9 ωt−¿ ¿.……..)

o Zëvendësojmë 4A/π =1 → A= π/4

o f(t) = (cosωt – 1/3cos3𝜔𝑡+1/5cos5𝜔𝑡-1/7cos7𝜔𝑡+1/9cos 9 ωt−¿ ¿⋯…..)

Kodi në Matlab për ndertimin e sinjalit:


>> t=-10:0.1:10;
y=cos(t)-cos(3*t)/3+cos(5*t)/5-cos(7*t)/7+cos(9*t)/9-cos(11*t)/11+cos(13*t)/13;
plot(t,y);
grid on

Nëse i shtojmë më shumë terma atëherë sinjali i përafrohet më shumë sinjalit kuadratik më lart.

9
10

You might also like