You are on page 1of 1

- QARKU I KORCES : Shtrihet ne jug-lindje te Shqiperise 40 grade 57' gjeresi veriore dhe 21 grade 19'

gjatesi lindore, me nje shtrirje territoriale prej 3697 km2.


- Qarku i Korces kufizohet me Qarkun e Elbasanit dhe ish Republiken Jugosllave te Maqedonise ne
veri, ne jug me Qarkun e Gjirokastres, ne lindje me Greqine dhe ne perendim me Qarkun e Beratit.
Rajoni i Korces ka nje lartesi prej 850m mbi nivelin e detit dhe ne mes te saj ndodhet fushegropa e
Korces e rrethuar me male dhe zinxhire kodrinore.
Fusha e Korces eshte nje nder fushat me te medha ne Shqiperi.

- Malet zene 58% te siperfaqes, kodrat 17% dhe fushat 25%.


- Klima e rajonit eshte kontinentale-mesdhetare, e thate dhe e shendetshme, dimer i ftohte dhe vere
e thate dhe e ngrohte.
- Temperatura mesatare vjetore eshte 10.6 grade C. Muaji me me shume rreshje eshte nentori me
104.9 mm. Mbizoterojne ererat veriore dhe jug-perendimore.
- Siperfaqja pyjore ze 132 075 ha. Ne te mbizoteron: ahu, dushku, pisha, bredhi, shelgu, murizi, plepi,
lisi, e te tjera.
- Lartesia prej 1438 m mbi nivelin e detit te Liqenit te Prespes, (e madhe dhe e vogel) i jep vlera te
vecanta kesaj zone.
- Rajoni I Korces eshte nje nga qendrat me te medha dhe me te zhvilluara te Shqiperise.
Korca vlen te theksohet per vlerat e saj kulturore dhe arsimore pasqyruar si ne planin urbanistik
ashtu dhe ne nivelin e larte arsimor te ketij rajoni.

BURIMET UJORE
Rajoni i Korces laget nga liqene, lumenj dhe perrenj te ndryshem:
Liqeni i Ohrit
Liqenet e Prespes se madhe dhe te vogel
Lumi i Devollit
Lumi i Dunavecit

BURIMET NENTOKESORE

Zona e Korces eshte e pasur me burime nentokesore te tipit metalor dhe jo metalor .
- Metalore: baker, hekur nikel, krom, dhe nikel silikat
- Jo metalore: gur talku, asbest, rere kuarcore.
- Jo metalore energjitike: qymyrguri
- Jo metalore (materile ndertimi dekorative) argjila per tulle, gure gerqeror per ndertim, guri i kuq i
Polenes, guri i shtufit, zhavore, rera per beton etj.

Burimet nentokesore te zones se Korces jane nga me te rendesishmet ne Shqiperi dhe shfrytezimi
me efikasitet i tyre do te jete nje burim i mire te ardhurash per zhvillimin e rajonit.

You might also like