You are on page 1of 10

Sistemet Elektronike

LAB. 1: ÇIFTI DIFERENCIAL

Imelda Sulo

Inxhinieri Telekomunikacioni - II C

Tiranë më: 24/04/2023


FAKULTETI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT | UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

1. Amplifikatori diferencial me transistor MOSFET

Ndërtoni në Multisim qarkun e paraqitur në figurën 1.

Fig. 1: Skema elektrike e amplifikatorit diferencial me transistor MOSFET me kanal n.

Vendosni një probe (ampermetër) në derdhjen e transistorit Q4 për të matur rrymën.

2. Analiza e pikës së punës në DC


Simulate -> Analyses and Simulation -> DC operating Point -> Output
-
> Selected variables for analysis: -> Run

Zgjidhni për analizë parametrat e paraqitur në tabelën 1.


Tab. 1 DC operating Point
Nr. Parametër Parametër Vlera e matur
1 Tensioni në hyrje në portën 1 Vi1 5V
2 Tensioni në hyrje në portën 2 Vi2 5V
3 Tensioni në derdhjen 1 Vo1 10.35981
4 Tensioni në derdhjen 2 Vo2 10.35981
5 Rryma në rezistencën 1 (Derdhja e Q1) IR1 232.009 36Uv
6 Rryma në rezistencën 2 (Derdhja e Q2) IR2 232.00936 uv

Faqe 2 nga 10
7 Rryma në derdhjen e Q4 IPR1 464.01863 uV
8 Rryma në rezistencën 3 (Derdhja e Q3) IR3 461.96320 uV
9 Tensioni në portën e Q3 dhe Q4 Va -13.21215 uV
10 Tensioni në burimin e Q1 dhe Q2 Vs 3.23043 V

Për sa më sipër, përcaktoni tensionin VGS për të katërt transistorët.


VGS1 = 1.77V; VGS2 = 1.77V; VGS3 = 1.788V; VGS4 = 1.788V;
Sipas analizës teorike, në çfarë relacioni janë rrymat e derdhjeve të transistorëve mes tyre (nëse
ka një të tillë)? Jepni një shpjegim të shkurtër.

Nga Analiza teorike ne dime se rrymat e tranzistoreve Q1 dhe Q2 duhet te jene identike dhe
qe Id1=Id2 jane te barabarta. Kjo ndodh pasi:
1-Tranzistoret jane me parametra te njejta dhe i gjithe qarku eshte simetrik, nje pasqyrim i
vetes sipas nje simetrie aksiale perkatesisht Vs .
2- Rd1=Rd2 jane gjithashtu identike ku dhe V d1=Vd2 , Vd=VDD-Id1rd1 .
Ndersa ne Q3 dhe ne Q4 rrymat do te jene te ndryshme, por ama shume te vogla dhe rryma e
Q4 eshte pothuajse e paperfillshme .

Sipas analizës teorike, tensionet në derdhje të Q1 dhe Q2 në këtë analizë si janë mes tyre dhe në
lidhje me tensionet në portat përkatëse? Jepni një shpjegim të shkurtër.

Nga Analiza teorike dime se ID1 =ID2 si dhe rezistencat ne derdhje perkatesisht R d1 = Rd2 pra dhe
vd1=Vd2 . Kjo sjell qe edhe tensionet Q1 dhe Q2 te jene te barabarta . Tensionet e seciles
porte te ketyre tranzistoreve jane te barbarte pasi burimet jane te gjithe te lidhur se bashku
dhe rrjedhimisht ato kane te njejten vlere dhe gjithashtu dhe Gate jane te njejte.

3. Analiza për sinjale


Bëni analizën për ndryshime të sinjalit Vcm nga -15V deri në 15V dhe shpjegoni rezultatin.

Simulate -> Analyses and Simulation -> DC Sweep -> “Zgjedhja e parametrave
si më poshtë” -> Run

➢ Analysis parameters -> Source 1: VCM; Start: -15V; Stop: 15V;


Increment 0.01V

➢ Output -> Selected variables for analysis: -> Vo1; Vo2; Vo1-
Vo2;

Paraqisni një imazh të grafikut tension-tension që shfaqet në simulator.

Faqe 3 nga 10
Interpretoni grafikun sidomos për tension në hyrje më të vogël se -13V. Në çfarë gjendje janë
transistorët për këtë vlerë të tensionit në hyrje?

Me ndryshimin e këtij tensioni në hyrje, a kemi ndryshim në tensionin në dalje? Pse? Argumentoni
shkurtimisht përgjigjet.

Nga grafiku shohim se grafiku i Vo1 dhe Vo2 jane identike, pra perputhen me njeri tjetrin.Ne
momentin qe grafiku shenon vleren -13V , nje renie drastike te tensionit ne dalje me nje vlere
aferisht prej 5V duket shume qarte. Ne dime se qe tranzistoret qe te funksionojne duhet qe ata te
jene ne zonen e ngopjes dhe duhet te plotesohet kushti qe Vgs > Vt, ne castin qe ky kusht prishet
atehere tranizistoret do te kalojne direkt nga zona e ngopjes ne zonen e triodes.

Bëni analizën për ndryshime të sinjalit Vd nga -15V deri në 15V dhe shpjegoni rezultatin.

Simulate -> Analyses and Simulation -> DC Sweep ->; “Zgjedhja e


parametrave si më poshtë” -> Run

➢ Analysis parameters -> Source 1: VD; Start: -5V; Stop: 5V;


Increment 0.01V

➢ Output -> Selected variables for analysis: Vo1; Vo2; Vo1-Vo2;

Paraqisni një imazh të grafikut tension-tension që shfaqet në simulator.

Faqe 4 nga 10
Interpretoni grafikun sidomos për tension në hyrje në diapazonin -150mV : +150mV. Në çfarë gjendje
janë transistorët për këtë vlerë të tensionit në hyrje?

Me ndryshimin e këtij tensioni në hyrje, a kemi ndryshim në tensionin në dalje? Pse? Argumentoni
shkurtimisht përgjigjet.

Tensioni ne Vo1 = Vo2 por kemi nje ndryshim ne shenje , pra jane te barabarte ne vlere absolute.
Atje ku njeri tension eshte ne maksimum e tij tjetri eshte ne minimum. Ato priten ne 0 V. Nga
grafiku mund te veme re qe cifti diferencial punon si amplifikator ne nje zone shume te ngushte.

Paraqisni grafikun e mësipërm të zmadhuar për tension në hyrje në diapazonin -150mV : +150mV.
Gjeni diapazonin e tensionit në hyrje për të cilin ky amplifikator është linear.

Faqe 5 nga 10
Shpjegoni shkurtimisht funksionimin e amplifikatorit sipas këtij grafiku dhe zonën e tijë lineare.

Nga grafiku shohim se kemi nje ndjeshmeri te madhe ndaj ndryshimeve te tensionit te hyrjes , qe
eshte dhe nje tension diferencial V d duke bere qe rryma Ipr1 te rrjedhe ne nje nga tranzistoret
psh: supozojme qe e gjithe rryma rrjedh ne tranzistorin Q1 dhe tranzistori Q2 do te jete off ,
atehere rryma do te kaloje e gjitha ne nje tranzistor , pra do te kete vlere I dhe tensioni do te kete
vleren Vgs=vid/2 .

4. Analiza në frekuencë dhe funksioni i transferimit


Për qarkun e ndërtuar bëni analizën në frekuencë dhe në veçanti vlerësoni amplifikimin diferencial
Ad të daljes diferenciale dhe asaj me dalje të vetme (single ended) në shkallë logaritmike (dB),
krahasimi midis tyre dhe pritshmërisë teorike;

Simulate -> Analyses and Simulation -> AC Sweep -> “Zgjedhja e parametrave
si më poshtë” -> Run

➢ Frequency parameters: Vertical scale: Decibel

➢ Output -> Selected variables for analysis: -> Vo1; Vo2; Vo1-
Vo2; Paraqisni një imazh të grafikut frekuencë – amplifikim të diagramës Bode përkatëse

Krahasoni amplitudat e tre grafikëve si dhe interpretoni diferencën në rastin e daljes diferenciale
kundrejt asaj të vetme. Gjeni frekuencën e prerjes së lartë. Shpjegoni shkurtimisht grafikët.

Shofim grafikun per te dy rastet dhe per dalje te vetme dhe per dalje diferenciale. Shohim se per
frekuenca te vogla kemi amplifikim konstant dhe per frekuenca te larta fillon te ulet. Ndryshimin e

Faqe 6 nga 10
amplifikimit e shofim midis 1MHz dhe 100MHz (saktesisht 10MHz) ku grafiket gati mbivendosen
me njeri tjetrin.
Ne kete rast shohim se amplituda e daljes diferenciale eshte me e madhe se e daljes se vetme.

Paraqisni një imazh të grafikut frekuencë – fazë të diagramës Bode përkatëse.

Shpjegoni shkurtimisht grafikun e fazës dhe në veçanti fazën e grafikut Vo1, Vo2 dhe Vo1-Vo2.

Nga grafiku shohim qe per frekuenca te vogla faza e Vo1 dhe e diferences se dyte Vo eshte 0
ndersa faza e Vo2 eshte 180 pra eshte me shenje negative. Pra kemi nje shfazim ne faze me 180
grade .

5. Analiza për sinjal diferencial në kohë


Për qarkun e ndërtuar, përdorni oshiloskopin për të parë sinjalin në hyrje Vd dhe atë në dy derdhjet
(Vo1 dhe Vo2). Për këtë vendosni Vcm = 5V dhe Vd = 10mVpk (Vpk = Volt – pik = “Amplituda e
sinjalit”) për rastin a) dhe Vd = 100mVpk për rastin b) si më poshtë:
Simulate -> Analyses and Simulation -> Interactive -> Run

Konfiguroni oshiloskopin si:

➢ Timebase: 1ms/Div

➢ Channel_A: 2V/Div; Channel_B: 2V/Div; Channel_C: 50mV/Div;

Faqe 7 nga 10
Për konfigurimin e oshiloskopit kujtoni njohuritë e marra në lëndën “Matjet Elektronike”. Për sa më
sipër është supozuar që në kanalin A të jetë lidhur Vo1, në kanalin B: Vo2 dhe në kanalin C të jetë
lidhur Vd si në figurën 2.

XSC1

Fig. 2: Përdorimi i oshiloskopit për të analizuar sinjalin në hyrje dhe dalje.

Për sinjal Vd = 10mVppdhe frekuencë 1kHz, shikonidhe mateni sinjalin në dalje.


Jepni një figurë të plotë të oshiloskopit me sinjalet
, ku të dallohen të paktën 4 perioda tëtyre.

Përshkruani sinjalet që vështroni si dhe jepni raportin e (sinjal në dalje)/(sinjal në hyrje) për të
përcaktuar faktorin e përforcimit dhe krahasojeni me atë të marrë nga diagrama Bode.

Faqe 8 nga 10
Sinjali ne hyrje eshte shume i vogel,ndersa sinjali ne dalje eshte Vo qe eshte e barabarte me
Vo1Vo2(perkatesisht VA-VB).Per te percaktuar koeficentin e amplifikimit duhet te bejme raportin e Vo/Vc
qe del 205 por i invertuar.

Rrisni amplitudën e sinjalit diferencial në hyrje në vlerën Vd = 100 mVpp dhe analizoni sinjalin në
hyrje dhe dalje me anë të oshiloskopit.
Jepni një figurë të plotë të oshiloskopit me sinjalet ku të dallohen të paktën 4 perioda të tyre.

Shpjegoni ndryshimin që vini re kundrejt rastit të parë. Sa është faktori i përforcimit në këtë rast? Si
është forma e sinjalit në dalje krahasuar me rastin e parë dhe a është ajo një version i amplifikuar i
sinjalit në hyrje? Çfarë ka ndodhur?

Te dy grafiket kane ndryshimin ne V d dhe shohim se faktori i perforcimit eshte zvogeluar dhe ai
ka rene perafersisht ne 100 por nuk kemi me sinjal te invertuar. Shohim se sinjali nuk ka me forme
sinusidale por po afrohet me nje sinjal katerkendor .

Faqe 9 nga 10
6. Përfundime
Përshkruani shkurtimisht pikat kyçe të këtij laboratori dhe të rezultateve të marra.

Ne kete pune laboratori realizuam analizen per sinjale DC dhe AC te ciftit diferencial te perbere
nga dy tranzistore NMOS.
1. Analizat konsistojne ne pergjigjen ne frekuence, per hyrjen diferenciale dhe per V CM me ane te
diagramave Bode do te dalin vlera te sakta dhe te pritshme dhe do te kemi nje tregim te qarte
te diferences ne faze midis daljeve te tyre.
2. Testuam diapazonin e amplifikimit per sinjale diferenciale me amplituda te ndryshme (10-100
mvpk) ku shohim se per vlera shume te medha te sinjalit ne hyrje kemi nje prerje te grafikut .
3. Arrime ne konkluzionin qe kemi nje vlere konstante te tensionit ne dalje.

7. Referenca:

1. A. S. Sedra, K. C. Smith, Microelectronic Circuits, 7th Edition, Oxford University Press, 2014
2. A. Rakipi, E. Agastra, “Sistemet Elektronike – Konspekte Leksionesh”, FTI-UPT, 2020
3. E. Agastra, A. Rakipi, “Sistemet Elektronike – Ushtrime të zgjidhura”, FTI-UPT, 2020

Faqe 10 nga 10

You might also like