You are on page 1of 4

Prof.

Artan Boriçi
Leksione të fizikës së grimcave elementare
Viti akadamik 2019-2020

Spektroskopia rrjetore

Kromodinamika rrjetore nuk mund të zgjidhet analitikisht për çdo vlerë të konstantes së çiftimit. Megjithatë,
është e mundur që me anë të simulimit Monte Karlo të gjenerohet numerikisht një numër i caktuar fushash
rrjetore përfaqsuese për çdo konstante të çifitmit. Në këtë mënyrë, mund të llogariten madhësitë fizike
të përcaktuara në këto fusha kalibruese. Në këtë leksion do të japim dy shembuj tipikë të llogaritjeve
rrjetore, njëri prej të cilit është potenciali kuark-antikuark.

1 Potenciali kuark-antikuark

Siç kemi mësuar, potenciali llogaritet me anë të lakut të Uilsonit. Laku më i thjeshtë është laku
drejtkëndor me përmasa R × T . Le të jenë V1 dhe V2 prodhimet e fushave kalibruese përgjatë segmenteve
R dhe T si në figurë.

Prej këtej, laku i panormuar R × T i Uilsonit është:


* +
X
W (R, T ) = Re tr V1 V2 V1∗ V2∗ ,
µ6=ν

1
ku mesatarizimi në llogaritje numerike merret sipas një numri të dhënë fushash kalibruese. Meqë për T
të mëdha laku dominohet prej gjendjes bazë:

W (R, T ) ∝ e−V (R)T ,

potenciali llogaritet duke logaritmuar vlerat mesatare të leqeve për R të ndryshme. Prej këtej, ai përshtatet
sipas ligjit:
α
V (R) = Vo + + KR ,
R
ku Vo dhe α janë dy konstante të tjera përveç tensionit të kordës K. Duke u nisur prej figurës:

vlerësohet tensioni i kordës K. Meqë vlerat numerike në rrjetë janë pa përmasa, vlerat me përmasa merren
duke ditur përmasën fizikë të madhësive. Kështu, tensioni i kordës ka përmasë dy, prandaj:

a2 K p = K ,

ku Kp është vlera e tensionit të kordës me përmasa fizike. Në këtë mënyrë, duke ditur prej eksperimentit
vlerën e madhësisë fizike ne mund të llogaritim konstanten rrjetore. Prej këtej, me këtë vlerë të konstantes
rrjetore ne mund t’i japim përmasa fizike madhësive të tjera pa përmasa. Kështu, nëse gjejmë se a = 0.1f m,
atëhere në grafik, R = 2 në njësi fizike është 0.2f m. Po kështu V (R) = 1.2 në njësi fizike është:

1.2 1.2
Vp (R) = = × 0.2 f m GeV = 2.4 GeV .
a 0.1f m

Tani lë të kalojmë tek spektri i hadroneve.

2
2 Spektri i hadroneve

Për të llogaritur masat e hadroneve, llogaritet fillimisht përhapësi i kuarkeve në rrjetë:

G(x, y) = D−1 (x, y) ,




ku D është operatori i Dirakut për një kuark me masë m dhe një fushë kalibruese të fiksuar. Për thjeshtësi, do
të supozojmë se kuarket u dhe d kanë të njëjtën masë, prandaj G është i njëjtë për të dy kuarket. Po kështu,
do të kufizohemi tek bashkëveprimet e forta, prandaj spektri është i degjeneruar në lidhje me ngarkesën
elektrike. Duke u kufizuar tek hadrone me kuarke u dhe d do të shqyrtojmë vetëm mezonet π dhe ρ.
Operatori i krijimit të pi-mezoneve transformohet si pseudoskalar, prandaj:

¯
Oπ (x) = d(x)γ5 u(x) .

Prej këtej përhapësi i pi-mezoneve jepet me anë të pritjes:

¯
Gπ (x, y) = hOπ (x)Oπ (y)∗ i = d(x)γ


5 u(x)ū(y)γ5 d(y) .

Zbatimi i teoremës së Vikut jep:

Gπ (x, y) = hTr γ5 Gud (x, x) Tr γ5 Gdu (y, y) − Tr G(x, y)γ5 G(y, x)γ5 i = − hTr G(x, y)γ5 G(y, x)γ5 i ,

meqë G është llogaritur për një aromë. Pritja e anës së djathë është tani vetëm sipas gluoneve. Po kështu,
operatori i krijimit të ro-mezoneve transformohet si vektor:

¯
Oρ,k (x) = d(x)γk u(x) , k = 1, 2, 3 .

Ngjashëm, duke vepruar si në rastin e pi-mezoneve, përhapësi i tyrë është:

Gρ,k (x, y) = − hTr G(x, y)γk G(y, x)γk i .

Për të llogaritur masat shumohet sipas gjithë vendndodhjeve hapsinore të përhapësit, prandaj:
X
Gπ (t, t0 ) = − hTr G(~x, t; ~y , t0 )γ5 G(~y , t0 ; ~x, t)γ5 i .
~
x,~
y

Për periudha të gjata kohore, përhapësi dominohet nga gjendja bazë, i.e.:
D 0 0
E X 0 0
Gπ (t, t0 ) = Oπ (t)e−H(t−t ) Oπ (t)∗ eH(t−t ) = |hΩ|Oπ (t)|ni|2 e−(En −Eo )(t−t ) ∝ e−mπ (t−t ) .
n≥0

3
Prej këtej, masat e mezoneve i nënshtrohen përshtatjes sipas ligjit kuadratik:

M 2 = co + c1 m + c2 m2 ,

ku co , c1 , c2 janë konstante të panjohura. Në figurën e mëposhtëme jepen masat e pi-mezonit dhe ro-mezonit
në funksion të masës së kuarkeve.

Vihet re se masa e pi-mezonit bëhet zero për masë negative kuarkesh. Ky problem vjen si pasojë e fermion-
eve të Uilsonit, të cilat thyejnë që në formulim simetrinë kirale, problem të cilin nuk do ta trajtojmë më tej.
Megjithatë, masa e pi-mezoneve shkon në zero siç pritet prej thyerjes spontane të simetrisë kirale.

Problema
1. Të llogaritet konstanta rrjetore duke lexuar të dhënat në grafikun e potencialit kuark-antikuark si dhe
vlerën eksperimentale të tensionit të kordës. Prej këtej, të gjendet vlera e ro-mezonit në përmasa
fizike duke përdorur vlerën pa përmasa në limitin kiral prej grafikut.

2. Të llogaritet konstanta rrjetore duke u bazuar në vlerën pa përmasa në limitin kiral prej grafikut si
dhe vlerën eksperimentale të ro-mezonit. Prej këtej, të gjendet vlera e tensionit të kordës në përmasa
fizike duke përdorur vlerën pa përmasa prej grafikut të potencialit.

3. Të çmohet konstanta rrjetore prej grafikëve të potencialit dhe të ro-mezonit në limitin kiral duke
përdorur vlerat eksperimentale të tensionit të kordës dhe ro-mezonit përkatësisht. Po prej grafikëve të,
çmohet gabimi në llogaritjen e konstantes rrjetore duke ditur se zonat e mbushura me ngjyrë janë in-
tervalet e besueshmërisë me 68% probabilitet. Cili është përfundimi që nxirrni prej krahasimit të kon-
stanteve rrjetore?

You might also like