You are on page 1of 12

Prof.

Artan Boriçi
Leksione të fizikës së valëve
Viti akadamik 2016-2017

Valët zanore

Leksionin e kaluar mësuam se shpejtësia e përhapjes së valës në kordë jepet me anë të formulës:
s
T
v= ,
µ
ku T është tensioni i kordës dhe µ masa e kordës për njësi të gjatësisë. Në rastin e përhapjes së valës
në një kordë të trashë me prerje tërthore me syprinë S dhe masë për njësi të vëllimit ρ shpejtësia e përhapjes
së valës njhesohet me anë të formulës:
s s
T B
v= = , ρ = µS ,
µ ρ
ku B quhet moduli vëllimor i elasticitetit të mjedisit. Në këtë leksion do të trajtojmë valët zanore, të cilat
përhapen në mjedis. Ndryshimi thelbësor me valët në kordë qendron në faktin se valët zanore janë valë gjatësore,
ose valë drejtimi i përhapjes së të cilave është paralel me drejtimin e lëkundjes së mjedisit. Si shembull
mund të sjellim llogaritjen e shpejtësisë së përhapjes së valës në ujë, për të cilin moduli vëllimor ka vlerën:

B = 2.1 × 109 N/m.

Meqë dëndësia e ujit është ρ = 103 kg/m3 rrjedh se shpejtësia e përhapjes së valës në ujë jepet me
anë të barazimit: s
2.1 × 109 N/m
v= = 1.4km/s .
103 kg/m3
Një formulë empirike për shpejtësinë e përhapjes së valës zanore në ajër është formula:
r
m t(o C)
v = 331 × 1 + ,
s 273
prej nga rrjedh se në temperaturën 20o C shpejtësia e përhapjes së zërit në ajër ka vlerën:
m
v = 343 .
s
Në këtë leksion do të sjellim në vëmendje dukuri të rëndësishme fizike që kanë të bëjnë me valët zanore.
Përpara se ta bëjmë këtë do të tregojmë se valët zanore zanore janë valë të trysnisë.

1
1 Vala e trysnisë

Le të fokusohemi tek mënyra e formimit të valëve zanore. Supozojmë se kemi një enë me ajër me vëllim
V dhe trysni P , p.sh. një atmosferë. Në qoftë se në njërën anë të enës vendosim një piston, atëhere duke
shtyrë shpejt por pak pistonin ne japim një impuls mekanik me anë të pistonit duke ndryshuar vëllimin me
madhësinë ∆V .

Meqë impulsi është shumë i shkurtër në kohë, atëhere puna e kryer P ∆V supozohet se nuk shndërrohet
në nxhetësi dhe në ndryshim të energjisë së brendshme të ajrit. E vetmja gjë që ndodh në këtë rast është kri-
jimi i një ndryshimi lokal të trysnisë me madhësinë ∆P . Meqë gjendja e përgjithshme e gazit nuk ka
ndryshuar, atëhere puna e kryer jepet me anë të barazimit:

P ∆V = −V ∆P .

Në qoftë se zhvendosja lokale e shtresës së ajrit është ∆y dhe L është gjatësia e enës, atëhere ekuacioni i
mësipërm shkruhet në formën:
P ∆y = −L∆P .

Meqë mjedisi është elastik impulsi i ngjeshjes ∆y përhapet nga e majta në të djathtë duke përhapur kështu
impulsin e trysnisë ∆P në të njëjtën mënyrë. Le të analizojmë më tej ekuacionin e mësipërm duke supozuar
se impulsi i ngjeshjes është diferencë valësh të thjeshta:

∆y = A sin[ω(t + ∆t) − kx] − A sin(ωt − kx) ,

ku ∆t është intervali kohor gjatë të cilit zgjat impulsi. Duke qenë se ky interval është shumë i shkurtër, ana
e djathtë mund të përafrohet me anë të shprehjes:

∆y ≈ Aω cos(ωt − kx)∆t .

Ushtrimi 1. Të nxirret shprehja e mësipërme duke përdorur formulat


trigonometrike si dhe duke neglizhuar kufizat O(∆t2 ).

2
Duke ditur se trysnia në ekuilibër është sa moduli vëllimor i elasticitetit të mjedisit:

P = B = ρv 2 ,

rrjedh se vala e trysnisë mund të nxirret prej shprehjes:

−L∆P = ρv 2 Aω∆t cos(ωt − kx) .

Duke përcaktuar valën e trysnisë me anë të barazimit:

L
p(t, x) = − ∆P
v∆t

ajo mund të shkruhet në formën:

p(t, x) = po cos(ωt − kx) , po = ρvAω .

Supozimi i bërë na çoi në rezultatin se vala e trysnisë është e sfazuar me këndin π/2 në lidhje me valën e
ngjeshjes.

2 Energjia e valës

Në leksionin e kaluar mësuam se një valë është mbivendosje valësh të thjeshta me amplituda të ndryshme.
Prandaj, për të llogaritur energjinë e valëve mjafton të studiojmë rastin e valëve të thjeshta të tipit:

y(t, x) = A sin(ωt − kx) .

Energjia e valës është pasojë e lëvizjes lëkundëse dhe duhet të veçohet prej energjisë së mjedisit në të cilin
ajo përhapet. Kështu, dëndësia e energjisë potenciale e mjedisit elastik përcaktohet prej barazimit:

1k 1 mω 2 ρω 2 A2
εpot = y(t, x)2 = y(t, x)2 = sin2 (ωt − kx) .
V 2 V 2 2

Për të llogaritur energjinë kinetike duhet së pari të llogaritet shpejtësia e zhvendosjes së mjedisit ku përhapet
vala:
ẏ(t, x) = ωA cos(ωt − kx) ,

prej nga mund të përcaktojmë dëndësinë e energjisë kinetike:

1m ρω 2 A2
εkin = ẏ(t, x)2 = cos2 (ωt − kx) .
V 2 2

3
Në këtë mënyrë, dëndësia e plotë e energjisë:

ρω 2 A2
ε=
2

është një madhësi konstante në përpjestim të drejtë me katrorin e amplitudës dhe katrorin e frekuencës.
Në praktikë, në vend të dëndësisë së energjisë së valës përdoren gjërësisht fuqia dhe intensitetit i valës.

Fuqia dhe intensiteti i valës

Le të konsiderojmë një burim pikësor që emeton valë të thjeshta. Le të jetë gjithashtu S sipërfaqja
pingul me drejtimin e përhapjes së valës dhe v∆t largësia e përshkuar prej valës gjatë kohës ∆t.

Prej këtej rrjedh se ndryshimi i energjisë së valës është në përpjestim të drejtë me ndryshimin e vëllimit
Sv∆t:
∆E = εSv∆t .

Prej kësaj formule mund të llogaritet fuqia e burimit si energji e emetuar në njësi të kohës:

∆E
P= = εSv ,
∆t

si dhe intensiteti i burimit si fuqi në njësi të sipërfaqes:

P
I= = εv .
S

Duke zëvendësuar dëndësinë e energjisë, intensiteti shkruhet me anë të formulës:

1
I = ρω 2 A2 v .
2

Prej këtej marrim rezultatin e rëndësishëm se instensiteti i valës është në përpjestim të drejtë me katrorin e
amplitudës, katrorin e frekuencës si dhe me shpejtësinë e përhapjes së valës.

4
Intensiteti i valës së trysnisë

Le të kujtojmë se vala e trysnisë ka amplitudë:

po = ρvAω .

Duke zëvendësuar amplitudën e trysnisë në formulën e intensistetit të valës gjendet:
p2o
I= ,
2ρv
prej nga rrjedh se amplituda e trysnisë mund të llogaritet me anë të intensistetit të valës:
p
po = 2ρvI .

Kjo formulë gjen zbatim në praktikë siç ilsutrohet prej shembullit të mëposhtëm.

Shembull 1. Një burim valësh zanore me fuqi 40W ndodhet 10m prej dëgjuesit.
Të llogaritet amplituda e valës ngjeshëse në qoftë se burimi lëshon valë të thjeshta me
frekuencë 1kHz. Dëndësia e ajrit të merret 1.225kg/m3 .
Zgjidhje. Fillimisht llogaritet intensiteti i valës duke supozuar se nuk ka pengesa në vijën
ajrore prej burimit deri tek dëgjuesi. Meqë madhësia e sipërfaqes së sferës me rreze
r = 10m është:
S = 4πr2 = 1256m2 ,

rrjedh se intensiteti i valës së mbërritur tek dëgjuesi është:

P 40W W
I= = 2
= 3.19 × 10−2 2 .
S 1256m m

Që këtej, amplituda e valës së trysnisë së mbërritur tek dëgjuesi ka vlerën:
r
p kg m W N
po = 2ρvI = 2 × 1.225 3 × 343 × 3.19 × 10−2 2 = 5.17 2 .
m s m m

Duke shfrytëzuar lidhjen e amplitudës së trysnisë me atë të ngjeshjes kjo e fundit llogaritet
me anë shprehjes:

po 5.17 mN2
A= = kg m
= 1.96 × 10−6 m .
ρvω 1.225 m × 343 × 2π × 1031
3 s s

Fizika e valëve zanore është me rëndësi në praktikën e përditshme. Në vijim do të shohim tre zbatime
duke përfshirë nivelin e zërit, efektin Dopler dhe valët goditëse.

5
3 Niveli i zërit

Matjet tregojnë se veshi i njeriut mund të dëgjojë zëra me intensistet prag:
W
Imin = 10−12 , me frekuencë ν = 1kHz ,
m2
ndërsa pragu i dhembjes arrihet për intensistetin e zërit:
W
Imax = 1 , me frekuencë ν = 10kHz .
m2
Për të karakterizuar 12 rende madhësie të intensistetit përdoret niveli i zërit:
Imax
β = 10 log10 ,
Imin
i cili matet me decibell. Kështu, pragut të dhembjes i përket niveli 120dB. Prej përcaktimit të mësipërm
rrjedh se niveli i zërit i dy ose më shumë burimeve është shumë logaritmike e niveleve përkatëse siç tregon
edhe shembulli i mëposhtëm.

Shembull 2. Dy burime zëri mbërijnë tek vrojtuesi me intensitete I1 = 2 × 10−7 W/m2 dhe
I2 = 6 × 10−7 W/m2 . Të llogaritet niveli i zërit i dëgjuar prej vrojtuesit.
Zgjidhje. Meqë vrojtuesi dëgjon shumën e intensiteteve, atëhere niveli i zërit llogaritet me
anë të formulës:

I1 + I2 8 × 10−7 W/m2
β = 10 log10 = 10 log10 −12 2
= (50 + 10 log10 23 )dB .
Imin 10 W/m

Duke ditur se log10 2 ≈ 0.3 niveli i zërit llogaritet të jetë:

β = (50 + 30 × 0.3)dB = 59dB .

Ky rezultat duhet krahasuar me nivelet e zërit kur vetëm një prej burimeve është i pranishëm:

β1 = 53dB , β2 = 56dB .

4 Efekti Dopler

Në mesin e shekullit XIX fizikani austriak Doppler zbuloi faktin se frekuenca e matur e valëve dritore
varet prej shpejtësisë relative ndërmjet vrojtuesit dhe burimit të dritës. Këtë efekt do ta trajtojmë së pari
për valët zanore duke supozuar se shpejtësitë relative të burimit dhe vrojtuesit janë shumë më të vogla se
shpejtësia e zërit. Së dyti, do të supozojmë se burimi lëshon valë të thjeshta me frekuencë ω.

6
Burimi në prehje

Le të shohim fillimisht rastin kur burimi është në prehje ndërsa vrojtuesi largohet me shpejtësi vV nga e
mjata në të djathtë.

Në qoftë se vrojtuesi është në prehje në pozicionin x faza e mbërritur tek ai është:

φ(t, x) = ωt − kx .

Në rast se vrojtuesi lëviz me shpejtësi vV , atëhere faza lëkundëse mbërrin tek vrojtuesi në pozicionin x+vV t:

φ(t, x + vV t) = ωt − kx − k(vV t) = (ω − kvV )t − kx .

Prej këtej rrjedh se vrojtuesi mat frekuencën:

ω 0 = ω − kvV .

Kujtojmë se vala përhapet me shpejtësi v, prandaj frekuenca e burimit për valën e thjeshtë rritet linearisht
me numrin valor k, i.e. ω = vk. Prej këtej, ω 0 shkruhet në formën:

0 vV 

ω =ω 1− .
v

Në rastin kur vrojtuesi i afrohet burimit me të njëjtën shpejtësi, atëhere formulës së mësipërme duhet t’i
ndërrohet shenja përpara vlerës së shpejtësisë.

Vrojtuesi në prehje

Rasti kur vrojtuesi qendron në prehje ndërsa burimi afrohet me shpejtësi vB analizohet duke llogaritur
frekuencën efektive të burimit.

7
Meqë burimi i afrohet vrojtuesit, shpejtësia e përhapjes së valës zanore do të jetë më e vogël:

vef f = v − vB ,

prandaj frekuenca efektive e burimit do të jetë:


 vB 
ω = (v − vB )k = vk 1 − .
v
Duke arsyetuar si në rastin e burimit në prehje faza mbërrin tek vrojtuesi në pozicionin x − vB t meqë pozi-
cioni relativ i burimit dhe vrojtuesit shkurtohet në këtë rast, prandaj:

ω 0 = ω + vB k = (vef f + vB )k = vk .

Duke kombinuar ekuacionet rrjedh se frekuenca e matur prej vrojtuesit llogaritet me anë të formulës:
ω
ω0 = .
1 − vvB
Të dy rastet e shqyrtuara mund të përmblidhen në një formulë të vetme. Kështu, frekuenca e matur prej
një vrojtuesi në levizje e një vale zanor të lëshuar prej një burimi në lëvizje mund të të shkruhet në formën:
vV
1−
ω0 = ω v
vB .
1− v

Shenja pranë shpejtësive të lëvizjes së vrojtuesi dhe burimit është e tillë që t’i përgjigjet kahut të vektorit
që lidh burimin me vrojtuesin.

Shembull 3. Një nëndetëse udhëton me shpejtësi 8 m/s dhe lëshon valë zanore me
frekuencë 1400kHz. Kur në radarin e saj mbërrin një valë zanore rregullorja supozon
se burimi i valëve e ka origjinën prej një nëndetëseje tjetër. Të llogaritet shpejtësia dhe
kahu i lëvizjes së burimit në qoftë se frekuenca e regjistruar është 1432Hz. Shpejtësia e
përhapjes së zërit në ujë të merret 1533m/s.
Zgjidhje. Le të të jenë v1 = 8m/s dhe v2 shpejtësitë e nëndetëses dhe të dytë përkatësisht.
Meqë nëndetësja e parë shëben si burim valësh zanore, atëhere frekuenca e mbërritur tek
nëndetësja e dytë llogaritet me anë të formulës:
v2
1−
ω0 = ω v
v1 .
1− v

Prej këtej frekuenca e mbërritur tek nëndetësja e parë prej nëndetëses së dytë, ω 00 ,
është pikërisht frekuanca 1432Hz. Meqë burimi i valëve është nëndetësja e dytë formula
e llogaritjes do të jetë:

8
v1
1+
ω 00 = ω 0 v
v2 ,
1+ v

ku shenjat janë ndërruar sepse kanë ndërruar vendet burimi me vrojtuesin. Prandaj, duke
zëvendësuar shprehjen për ω 0 gjendet ekuacioni për v2 :
v2 v1
00 1− v
1+ v
ω =ω v1 v2 .
1− v
1+ v

Meqë shpejtësia e nëndetëses së parë është shumë më e vogël se shpejtësia e përhapjes
së zërit, ekuacioni i mësipërm mund të përafrohet me anë të shprehjes:
v2
ω 00 1− v
 v1 
≈ v2 1+2 ,
ω 1+ v
v

prej nga rrjedh se:


v2
1− ω 00 
 
v v1  1432 8
v2 ≈ 1−2 = 1−2 = 1.012 .
1+ v
ω v 1400 1533

Kjo vlerë tregon se edhe anën e majtë mund ta përafrojmë rrotull njëshit, prandaj:

v2 v m m
1−2 ≈ 1 + 0.012 ⇒ v2 = − × 0.012 = 1533 × 0.006 = 9.2 .
v 2 s s

5 Valët goditëse

Le të studiojmë rastin e një avioni që fluturon me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përhapjes së zërit:

vB ≥ v .

Për të patur një ide se sa shpejt fluturon avioni në një rast të tillë le të kujtojmë formulën empirike
të varësisë së shpejtësisë së përhapjes së zërit nga temperatura.
r
m t(o C)
v = 331 × 1+ .
s 273

Meqë në lartësi të mëdha temperatura e ajrit është e ulët, shpejtësia zvogëlohet me lartësinë. Për ilustrim,
në qoftë se t = −50o C, atëhere:
m km
v = 300 = 1080 .
s h

9
Avionët që flutorojnë me shpejtësi të tillë quhen supersonikë. Shpejtësia e tyre matet me anë të numri
të Mahut:
vB
nM = .
v
Kështu, në qoftë se numri i Mahut është nM = 2, atëhere avioni udhëton me dyfishin e shpejtësisë së përhap-
jes së zërit. Situata e shpejtësive supersonike ilustrohet në figurë:

Duke u nisur prej pikës B avioni mbërrin në pikën B 00 gjatë kohës t, kohë gjatë së cilës vala zanore e avionit
ka përshkruar një rrugë më të shkurtër. Këndi që formon drejtimi i lëvizjes me tangenten e frontit të valës
të hequr prej pikës B 00 quhet kënd i Mahut. Prej figurës gjendet lehtë se:

vt 1
sin θM = = .
vB t nM

Kur këndi i Mahut bëhet i drejtë, koni kthehet në një front të vetëm vale ku mbërrijnë njëkohësisht të gjitha
valët zanore të lëshuara prej pikave të ndryshme. Në këtë rast kemi të bëjmë me valë goditëse e cila
shoqërohet me një gjëmim.

Rrezatimi Çerenkov

Një situatë e ngjashme ndodh në rastin kur një grimcë e ngarkuar lëviz me shpejtësi më të madhe se
shpejtësia e përhapjes së valës elektromagnetike në mjedis. Duke matur këndin e hapjes konike mund
të matet edhe shpejtësia e grimcës së ngarkuar që lëviz në mjedis.

10
Problema

1. Sa është shpejtësia e përhapjes së zërit në zhivë në qoftë se moduli vëllimor i saj është 2.8×1010 N/m2
dhe dëndësia 13600kg/m3 ?

2. Vala zanore në ajër ka amplitudë trysnie 4×10−3 N/m2 . Të llogaritet amplituda e zhvendosjes së valës
në frekuencën 10kHz.

3. Të shkruhet shprehja e valës harmonike të trysnisë në ajër me gjatësi 0.1m dhe amplitudë 0.2N/m2 .
Shpejtësia e zërit në ajër të merret 343m/s. Cila do të ishte shprehja për valën zhvendosëse? Dëndësia
e ajrit të merret 1.225kg/m3 .

4. Një valë zanore ka amplitudë zhvendosjeje 5.5 × 10−6 m dhe të trysnisë 0.84N/m2 . Të llogaritet
gjatësia e valës.

5. Të llogaritet fuqia e zërit në daullen e veshit për pragjet e dëgjimit dhe të dhimbjes. Siperfaqja e
daulles së veshit të merret 5 × 10−5 m2 .

6. Niveli i zhurmës së një fshese elektrike është 70dB. Të njehsohet intensiteti i zhurmës në W/m2 si
dhe amplituda e valës së trysnisë.

7. Niveli i zërit të një personi që do të komunikojë me ju në një shfaqje muzikore me nivel zëri 80dB
është 75dB. Cili është intensisteti i zërit që ju vjen në vesh si dhe niveli i kombinuar i zërit?

8. Fuqia e zërit të një ligjëruesi publik është 4W . Në cilën largësi prej tij ju do të jeni në pragun e
dëgjimit dhe të dhimbjes?

9. Një makinë lëviz me shpejtësi 40m/s në të njëjtin kah dhe drejtim me një tren që lëviz me shpejtësi
20m/s. Boria e makinës ka frekuencë 510Hz, ndërsa sirena e trenit ka frekuencë 320Hz. Cila
është vlera e frekuencës së sirenës së matur prej një vrojtuesi në makinë kur kjo e fundit nuk e ka
parakaluar ende trenin? Cila është vlera e frekuencës së borisë së matur prej një vrojtuesi në tren pasi
makina të ketë parakaluar trenin?

10. Një skiator që garon në temperaturën −10o C percepton se frekuenca e ziles së tifozerisë pëson rënie
pasi ai e lë atë prapa. Cila është shpejtësia e skiatorit në qoftë se frekuenca bie në 5/6-at e frekuencës
së dëgjuar pranë tifozerisë?

11
11. Një avion supersonik udhëton me shpejtësi Mah 3 në lartësinë 20000m mbi një vrojtues. Sa kohë i
duhet valës goditëse të mbërrijë tek vrojtuesi? Ku do të ndodhet avioni në atë çast? Shpejtësia e zërit
të merret 335m/s.

12. Rrezatimi Çerenkov i elektroneve mund të vrojtohet në ujin që rrethon reaktorin bërthamor në formën
e valëve goditëse me ngjyrë blu me hapje konike me kënd 106o . Të llogaritet shpejtësia e elektroneve
në ujë. Shpejtësia e dritës në ujë të merret 2.25 × 108 m/s.

12

You might also like