You are on page 1of 4

PUNE LABORATORI Nr.

5
Percaktimi i nxitimit te renies se lire g me anen e lavjerresit fizik
Teoria e punes

Lavjerresi fizik eshte nje trup i ngurte qe mund te lekundet nen veprimin e forces se rendeses ⃗ G=m⃗g ,
rreth nje boshti horizontal te palevizshem. Pika O e nderprerjes se ketij boshti me rrafshin vertikal, qe
kalon nga qendra e mases C e trupit, quhet pika e varjes se lavjerresit (fig.1). Supozojme se lavjerresin e
zhvendosim me kendin φ . Atehere do te linde momenti i forces se rendeses qe do te synoje ta ktheje ne
pozicionin e ekuilibrit dhe qe eshte:
M=- G1l = -mg l sinφ (1)
ku m eshte masa e lavjerresit ndersa l eshte largesia e qendres se mases nga pika e varjes. Shenja minus
shpreh faktin qe momenti synon ta zvogeloje kendin φ . Nga ligji themelor i dinamikes se rrotullimit
2
d φ
M =1 ⃗β , dhe nga qe β= 2 , mund te shkruajme:

dt
2
d φ
I 2 = - m g l sinφ (2)
dt
ku I eshte momenti i inercise se trupit ne lidhje me boshtin qe kalon nga pika e
varjes. Per shmangie te vogla nga pozicioni i ekuilibrit mund te pranojme qe sin
φ ≈ φ dhe atehere kemi:
2
d φ mgl (3)
2
+ φ=0
dt I
Qe eshte i ngjashem me ekuacionin diferencial te lekundjeve harmonike:
2
d x 2
2 + ω 0 x=0 (4)
dt
Duke krahasuar shprehjen (3) me shprehjen (4) rrjedh se:

ω 0=
√ mgl
I
dhe T=

ω0
=2 π
√I
mgl
(5)

I
Pra, lekundjet e lavjerresit fizik jane harmonike, si ato te lavjerresit matematik, me gjatesi lr = e cila
ml
quhet dhe gjatesi e reduktuar e lavjerresit fizik. Formula (5) qe jep perioden e lavjerresit fizik perdoret
per percaktimin e nxitimit te renies se lire g. Por ndersa perioda T mund te matet me saktesi, kjo nuk
mund te thuhet per momentin e inercise I dhe per l. Prandaj per percaktimin e g-se perdoret i
ashtuquajturi lavjerres i kthyeshem (ose lavjerres fizik).
Pika qe ndodhet mbi drejteze qe bashkon qendren e mases C me piken e varjes O dhe qe eshte nga kjo e
fundit ne nje largeswi te barabarte me lx, quhet qender e lekundjes se kavjerresit fizik.
Gjatesia l eshte me e vogel se gjatesia e reduktuar lr, pra pika e varjes dhe qendra e lekundjeve ndodhen
me ane te ndryshme te qendres se mases C. Keto dy pika quhen pika te konjuguara. Nga kjo rrjedh se ne
cdo lavjerres fizik mund te gjenden dy pika te tilla qe duke e varur lavjerresin ne njeren pike apo ne
tjetren perioda e lekundjeve te mbetet e njejte. Largesia ndermjet ketyre pikave paraqet gjatesine e
reduktuar te lavjerresit. Duke shenuar periodat perkatesisht me T1 dhe T2, ne baze te formules (5) kemi:

T1= 2 π
√ mg l 1
I1
dhe T2= 2 π
√ mg l 2
I2
(6)

Sipas teoremes se Shtejner-it kemi:


I1= I0+ ml12 dhe I2= I0+ ml22 (7)
ku I0 eshte momenti i inercise ne lidhje me boshtin qe kalon neper qendren e mases dhe qe eshte paralel
me 1
2 2
T 1 g l 1−T 2 g l 2=¿ 4 Π 2 (l12 – l22) (8)

nga e cila nxjerrim:


2 2
2 l 1−l 2
g=4 Π 2 2 (9)
T 1 l 1−T 2 l 2
N.q.s periodat jane te barabarta (T1=T2=T), shprehja (9) merr formen:
2 2
4Π 4Π
g= 2 (l1+l2) ose g= 2 l (10)
T T
ku l=l1 + l2 eshte gjatesia e reduktuar. Por nuk eshte e lehte qe te arrihet nje barazim i plote i periodave.
Formula (9) lejon qe mjaft thjeshte dhe me saktesi jo te vogel, te percaktohet nxitimi g per nje barazim
te perafert te periodave te lekundjeve.
Pjesa eksperimentale
Pershkrimi i shkurter i pajisjes.
Lavjerresi i kthyeshem qe perdoret ne kete pune laboratori perbehet nga nje shufer metalike me gjatesi
75 cm. Ne shufer jane fiksuar dy ngarkesa (masa) te levizshme N1 dhe N2 (fig.2). Perioda e lekundjeve te
ketij lavjerresi mund te ndryshoje me ndihmen e ketyre ngarkesave te levizshme N 1 dhe N2, qe mund te
zhvendosen gjate shufres dhe te fiksohen ne pozicione te ndryshme. Boshti i lekundjeve te lavjerresit
(qe ka forme prizmatike) ne fillim montohet te ngarkesa N1 dhe me pas montohet te ngarkesa N2.
Ngarkesat e levizshme N1 dhe N2 vendosen ne fillim secila ne largesi deri ne 10 cm nga skajet
korensponduese te shufres. Gjate eksperimentit do te ndryshoje pozicioni i njeres prej ngarkesave N 1
dhe N2. Perioda T e lavjerresit do te percaktohet per nje amplitude te vogel te lekundjeve me ane te
aparatit mates, i cili do te punoje me pozicionin per matjen e periodes duke zhvendosur celesin e
aparatit ne anen e djathte. Zhvendoset lavjerresi nga pozicioni i ekuilibrit dhe matet perioda e
lekundjeve. Perioda e pare T1 percaktohet kur ngarkesa N1 sherben si bosht rrotullimi, kurse perioda T2
percaktohet kur ngarkes N2 sherben si bosht rrotullimi. Ato percaktohen ne funksion te largesive d= 35,
38, 41, .......60 cm duke bere matje per cdo ndryshim prej 3 cm te largesise d.
Ushtrimi 1. Studimi i varesise se periodes T1 nga pozicioni i ngarkeses N2.
Ne figuren 3 paraqitet nje foto e pamjes se pergjithshme te lavjerresit fizik. Ne fillim do te mbeshtesim
lavjerresin p.sh ne boshtin prizmatik te montuar tek N1 dhe do te percaktojme perioden e lekundjeve te
tij T1 per pozicione te ndryshme te ngarkeses N2. Matjet kryhen duke zhvendosur lavjerresin me nje kend
te vogel nga pozicioni i ekuilibrit ne menyre qe te mund te supozohet se perioda e lekundjeve nuk varet
nga amplituda. Per nje pozicion te caktuar te ngarkeses N2, p.sh. kur ajo ndodhet ne largesi d=35 cm nga
N1, matet me aparatin mates perioda e plote ( vajtje dhe ardhje ne te njejtin pozicion) te lavjerresit. Kjo
matje perseritet per pozicionet e tjera te ngarkeses N2 ne lidhje me N1 te barabarta me d= 38, 41, 44,
47, 50,...cm. Eshte mire qe per cdo pozicion te N2 te kryhen se paku 3 matje per perioden T1 dhe te
llogaritet vlera mesatare e tyre. Te merren gjithsej 9 vlera vlera per te gjithe vargun e largesive d, duke
gjetur perioden mesatare per cdo d.
Rezultatet e matjeve pasqyrohen ne tabelen 1 te flete-matjes. Pastaj ndertohet grafiku (tek pjesa me
kuadrate e flete-matjes) i varesise se periodes T1 nga pozicioni d i ngarkeses mbi shufren e lavjerresit
duke vendosur ne boshtin e abshisave vlerat e d- se dhe ne boshtin e ordinatave vlerat e periodes T 1.

You might also like