You are on page 1of 20

Komisioni Multidisiplinar Për Nxënësit me Aftësi Ndryshe

Informacion në gjuhën e thjeshtë për COVID-19 dhe


Koronavirusin për personat me aftësi të ndryshe
intelektuale.
Çfarë është COVID-19?
Çfarë është Koronavirus?

COVID-19 është një sëmundje e re.

Ajo mund të prek mushkëritë tuaja dhe


rrugët e frymëmarrjes.

Ajo shkaktohet nga një virus i cili quhet


Koronavirus.
Virusi është një lloj mikrobi që mund të
shkaktoj sëmundje
Virusi është shumë i vogël. Ju nuk mund ta
shikoni me sy të lirë.
Gripi është një lloj viroze që ju bën ju
të ndjeheni jo mirë.
Nëse keni COVID-19 ju mund të mos
ndjeheni mirë.

1
Komisioni Multidisiplinar Për Nxënësit me Aftësi Ndryshe

Ju mund të keni kollë.


Ju mund të keni temperaturë të lartë.
Ju mund të keni vështirësi në
frymëmarje.

Të keni këto shenja nuk do të thotë


gjithëmonë se ju keni COVID-19.

Këto shenja janë gati njësoj me


sëmundjet e tjera si i ftohti
apo gripi.

I ftohti dhe gripi janë më të shpeshtë


se COVID-19.

Disa njerëz me COVID-19 mund të mos


sëmuren fare

Por ata përsëri mund të transmetojnë virusin


tek një person tjetër.

2
Komisioni Multidisiplinar Për Nxënësit me Aftësi Ndryshe

Mund të duhen deri në 14 ditë nga koha kur


një person i cili ka qenë në kontakt me një
person tjetër të infektuar me COVID-19 të
sëmuret edhe vet.

Kur një person ka COVID-19 mund të


shpërndajë spërkla pështyme nëpër
objekte ose njerëz rreth tij në rastet kur ai:
 kollitet

 tështinë

 flet

 prekin njëri-tjetrin duke i dhënë


dorën

 prek sipërfaqe ose objekte që


dikush tjetër ka prekur, si tavolina,
karrige, dorreza të dyerve, guzhinë,
lavaman, etj.

3
Komisioni Multidisiplinar Për Nxënësit me Aftësi Ndryshe

Gjërat që mund të bëni për të mbrojtur veten


dhe të tjerët nga COVID-19

Ka disa gjëra të rëndësishme që secili nga ne


mund të bëj për të ndaluar shpërndarjen e
COVID-19.
Ju mund të:

 që ndroni në shtëpi nëse nuk ndjeheni mirë

 qëndroni larg personave që nuk ndjehen mirë


nga i ftohti ose gripi

 mbuloni gojën dhe hundën me një shami kur


kolliteni ose tështini

 Hidhni në kosh çdo shami që përdorni

 Kollituni ose tështini në parakrahun tuaj nëse


nuk keni shami.

Nëse e bëni këtë duhet të:


 Lani rrobat tuaja regullisht.
 Nuk duhet ti vishni ato përsëri nëse i
keni përdorur për të tështirë ose kollitur.

4
Komisioni Multidisiplinar Për Nxënësit me Aftësi Ndryshe

Sigurohuni që të lani duart tuaja me sapun


dhe ujë për të paktën 20 sekonda:

 pas kollitjes apo tështimës

 Kur shfryni hundët

 Para se të hani apo prekni ushqimin

 Pasi të përdorni tualetin

 Pasi të ndihmoni fëmijët të fshijnë hundët e


tyre

 Pasi të jeni kujdes për personat e sëmurë.

5
Komisioni Multidisiplinar Për Nxënësit me Aftësi Ndryshe

Nëse nuk keni ujë ose sapun ju mund të përdorni


sterilizues duarsh.

Një gjë tjetër të rëndësishme që mund të bëni


është të mundoheni të mos prekni :

 sytë tuaj

 hundën

 gojën.

6
Komisioni Multidisiplinar Për Nxënësit me Aftësi Ndryshe

Çfarë duhet të bëni kur nuk ndiheni mirë.


Kur nuk ndjeheni mirë është e
rëndësishme që mos të viheni në panik

Me shumë mundësi ju mund të


jeni ftohur ose jeni me grip se sa të
keni COVID-19.

Nësë nuk ndiheni mirë ju nuk duhet të


shkoni në spital.

7
Komisioni Multidisiplinar Për Nxënësit me Aftësi Ndryshe

Kur duhet të telefononi 127.


127 është numri i telefonit të
Urgjencës Mjekësore Kombëtare

Të telefonosh 127 është falas. Nuk do


tju kushtoj ju asnjë lekë.

Urgjenca është hapurt ditë edhe natë.

Ju mund të telefononi 127 në rast se nuk


ndiheni mirë.

Ju mund të telefononi 127 në rast se


njihni dikë që është diagnostikuar me
koronavirus.

Njerëzit me COVID-19 mund të:


- Kenë kollë
- Kenë temperaturë – kjo ndodh kur jeni
shumë të nxehtë
- Kenë vështirësi të marrin frymë.

8
Komisioni Multidisiplinar Për Nxënësit me Aftësi Ndryshe

Kur diagnostikoheni me COVID-19 duhet te vet-


izoloheni

Ju duhet të vet-izoloheni nëse:

 Jeni testuar dhe keni rezultuar me COVID-19

 Jeni testuar për COVID-19 dhe po prisni të


merrni rezultatet

 keni qenë në kontakt në 14 ditët e fundit me


dikë që i është thënë se ka COVID-19

Nëse ndjehesh i sëmurë dhe ti:

 ke kollë

 ke temperaturë – kjo është nëse je shumë i


nxehtë

 ke vështirësi në frymëmarrje.

Personat që vijnë nga vende të prekura nga


COVID-19 gjithashtu, duhet të vet-izolohen për
14 ditë që nga dita kur erdhën.

9
Komisioni Multidisiplinar Për Nxënësit me Aftësi Ndryshe

Çfarë është vet-izolimi ?

Vet-izolimi do të thotë mundoheni që mos të jeni


në kontakt me njerëz të tjerë për 14 ditë.

do të thotë që gjatë këtyre 14 ditëve duhet të


mundoheni që të mos qëndroni në një largësi më
pak se 2 metra me njerëzit për më shumë se 15
minuta.

Ju do ta keni më të lehtë vet-izolimin në rastet


kur ju:

 Qëndroni në shtëpi larg njerëzve të tjerë

 Të mos keni njerëz që vijnë tju vizitojnë

Kur jeni në vet-izolim nuk duhet të shkoni në:

10
Komisioni Multidisiplinar Për Nxënësit me Aftësi Ndryshe

 punë

 Shkollë ose universitet

 qendër shërbimesh sociale

 kishë/xhami/aktivitete fetare

 azile ose vende pushimi për njerëzit e


moshuar

 restorante

 Vende ku ka shumë njerëz.

Nëse keni nevojë për ushqime ose ilaçe duhet


të pyesni një familjar tuajin ose shok të:

 Marrë ushqime ose ilaçe për ju

11
Komisioni Multidisiplinar Për Nxënësit me Aftësi Ndryshe

 ta lerë para derës së shtëpisë suaj.

Nëse jetoni me njerëz të tjerë ju nuk duhet të


ndani me ta gjëra si:

 Gotat ose filxhanet

 gjërat me të cilat hani si pjata


ose pirunët/lugët

 peshqirët

 Çarçafët dhe jastëkët.

12
Komisioni Multidisiplinar Për Nxënësit me Aftësi Ndryshe

Kujdesi për veten

Gjatë 14 ditëve që jeni në vet-izolimn ju mund të


ndiheni:

 i stresuar

 i vetmuar

 i shqetësuar.

Disa gjëra që ju mund të bëni për tu kujdesur për


veten janë:

 të flasësh me familjen ose shokët e tu në


telefon

 të hani vaktet e ushqimit normalisht

 bëni ushtrime në shtëpi

 të shkoni në shtrat në të njëjtën kohë çdo natë.

13
Komisioni Multidisiplinar Për Nxënësit me Aftësi Ndryshe

Disa pyetje dhe përgjigje rreth COVID-19 dhe


Koronavirusit.
Si transmentohet Koronavirusi?

COVID-19 është një sëmundje e re.

Ajo shkaktohet nga një virus i cili quhet


Koronavirus.

Koronavirus është një lloj mikrobi.

Mikrobet shpërndahen kur njerëzit


kolliten dhe tështijnë

14
Komisioni Multidisiplinar Për Nxënësit me Aftësi Ndryshe

A duhet të shmangë vendet publike me


shumë njerëz?

Shumë njerëz mund të vazhdojnë të


shkojnë në punë.

Shumë njerëz mund të vazhdojnë të


shkojnë në shkollë.

Shumë njerëz mund të vazhdojnë të


shkojnë në vende publike.

15
Komisioni Multidisiplinar Për Nxënësit me Aftësi Ndryshe

Ju do të keni nevojë të qëndroni larg


personave të tjerë vetëm nëse ju është
thënë kjo gjë nga kontakti me 127 apo
doktorin e familjes.

Shkolla është mbyllur që të


ndsihmojë në mos përhapjen e virusit.
Në këtë mënyrë ju ndihmojmë ju të
shmangni kontaktin me personat që
mund të jenë mbartës.

A duhet të besoj gjithëçka që shikoj


rreth koronavirusit në rrjetet sociale?

Jo. Ju nuk duhet të besoni gjithëçka që


personat e tjerë ju thonë rreth
Koronavirusin.

Gjithashtu, ju nuk duhet të besoni


gjithëçka ju shikoni në rrjetet
sociale për koronavirusin.

Ju lutem mos u shqetësoni.

16
Komisioni Multidisiplinar Për Nxënësit me Aftësi Ndryshe

Nëse doni të dini për koronavirusin ju


duhet të flisni me dikë që e njihni dhe
e besoni.

Si psh një psikolog ose familjar.

Ju mund të gjeni informacion të


besueshëm rreth koronavirusit në faqen
e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ëebsite i MSH që jep informacion


është: https://shendetesia.gov.al/15-
mars- 2020-informacion-i-perditesuar-
per-
koronavirusin-covid-19/

17
Komisioni Multidisiplinar Për Nxënësit me Aftësi Ndryshe

Gjërat që duhet të bëni për të mbajtur shtëpinë e


pastër dhe parandaluar shpërndarjen e mikrobeve

Kjo gjë është e nevojshme për të ndaluar


shumë mikrobe.

Ju duhet të mendoni ta bëni këtë gjë


shpesh për tu siguruar që I keni ndaluar
mikrobet të shpërndahen nëpër shtëpi.

Ju duhet të pastroni gjërat që prekni më


shumë në shtëpi.
Disa shembuj të gjërave që duhet të
pastroni më shpesh janë:
 dorrezat e dyerve
 kokat e krevateve
 mbajtëset nëpër mure
 çelësat e dritave
 ziles së derës
 pulti i TV

18
Komisioni Multidisiplinar Për Nxënësit me Aftësi Ndryshe

 telefoni celular
 laptopi/tableti
Mbani guzhinës tuaj pastër.
Disa nga gjërat që duhet të pastrohen
rregullisht në guzhinë janë:
 tenxheret
 tiganët
 mikrovala
 frigorifei
 banaku
 tavolina e guzhinës
 dorrëzat e dollapeve

19
Komisioni Multidisiplinar Për Nxënësit me Aftësi Ndryshe

Nëse përdorni një pajisje për të ecur


duhet ta pastroni rregullisht atë duke
përdorur disinfectant. Disinfektantët
quhen “spray anti-bakterialët” që
blihen në dyqane.

Ai shitet në shishe plastike si ai që


tregohet në figurën në krah të majtë.

JU FALEMINDERIT !

20

You might also like