You are on page 1of 2

OBEZITETI DHE PASOJAT E TIJ

SHËNDETSORE
Obeziteti është një nga sëmundjet më të përhapura dhe
kronike që kanë nevojë për trajtim dhe parandalim
mjekësor sistematik. Është e përcaktuar si një akumulim i
tepërt i yndyrës në trup.

Çfarë e shkakton obezitetin dhe mbipeshën?


Shkaku themelor i obezitetit dhe mbipeshës është
çekuilibri i energjisë, mes kalorive që merren dhe kalorive
që harxhohen. Në botë vërehet:
– një rritje e konsumit të
ushqimeve të dendura me energji,
që përmbajnë shumë yndryna dhe
sheqerna; dhe
– një rritje në mungesën e
aktivitetit fizik, për shkak se
shumë lloje punësh bëhen ulur në
karrige, mënyra e transportit ka
ndryshuar, dhe qytetërimi është
rritur.
Ndryshimet në zakonet e të ushqyerit dhe aktivitetit fizik
janë shpesh rezultat i ndryshimeve të mjedisit dhe
shoqërisë, që lidhen me zhvillimin dhe mungesën e
strategjive mbështetëse, në sektorët e shëndetësisë,
bujqësisë, transportit, planifikimit urban, mjedisit,
përpunimit të ushqimit, shpërndarjes, marketingut dhe
edukimit.
Cilat janë pasojat e obezitetit?
Vlera e rritur e IMT-së është një faktor madhor për
sëmundjet e patransmetueshme, siç janë:
– sëmundjet e enëve të gjakut (veçanërisht sëmundjet dhe
goditjet e zemrës), që ishin shkaktari kryesor i vdekjeve, në
vitin 2012;
– diabeti;
– çrregullimet muskulare-skeletore (veçanërisht osteoartriti
– një sëmundje e rëndë degjeneruese, që i bën kyçet të
paafta);
– disa lloje kancerash (përfshi atë endometrial, të gjirit, të
prostatës, të mëlçisë, tëmthit, veshkave dhe kolonës).
Risku i këtyre sëmundjeve të patransmetueshme rritet, nëse
rritet vlera e IMT-së.
Obeziteti në fëmijëri lidhet me një shans më të lartë të
obezitetit, vdekjes së parakohshme dhe çrregullimeve te të
rriturit. Megjithatë, përveç rreziqeve që hasen në të
ardhmen, fëmijët obezë vuajnë edhe nga vështirësi në
frymëmarrje, kanë rrezik të shtuar të frakturave, të
tensionit të lartë të gjakut, shfaqin shenjat e para të
sëmundjeve të enëve të gjakut, rezistencë ndaj insulinës
dhe efekte psikologjike.

PUNOI: Erjona Dobra

You might also like