You are on page 1of 2

MITE DHE LEGJENDA

Miti i njëbrirëshit
Shumë kohë më parë kishte krijesa të çuditshme dhe të mrekullueshme që
zotëronin trupa si kuajt më të bukur në tokë, dhe gjithashtu një bri magjik
në qendër të ballit të tyre. Këto krijesa, të quajtura njëbrirësh, Ato kishin
ngjyrë të bardhë dhe besohet se vinin nga tokat indiane.
Njëbrirësit duhet të kenë aq shumë magji saqë jo çdokush mund t'i shihte
ata, përkundrazi, kishte shumë pak fatlumë që kishin privilegjin t'i
vëzhgonin në të vërtetë. Ata që i shikonin ishin njerëzit që kishin një zemër
të mirë dhe të pastër, cilësi që ishin shumë lehtë të gjurmueshme nga
njëbrirëshit.
Brirët e njëbrirëve kishin veti shëruese, dhe ato ishin aq të fuqishme sa
thuhet se mund të shërojnë sëmundje shumë të rrezikshme dhe
vdekjeprurëse. Madje, shumë thanë se përmbajnë përbërësit e nevojshëm
për të arritur rininë e përjetshme.
Pikërisht për të gjitha ato arsye, ekzistenca e njëbrirëshit varej tërësisht
nga briri magjik të ballit të tyre, dhe nëse do ta humbnin atë fati i tyre ishte
vdekja.
Në Mesjetë, duke ditur vetitë e bririt të njëbrirëve, shumë gjuetarë shkuan
në pyje për të gjuajtur këto qenie enigmatike, me aq fat të keq, saqë
përfunduan duke i drejtuar njëbrirët drejt zhdukjes së tyre.
Pas zhdukjes së tyre të trishtuar, madhështia dhe mirësia e atyre qenieve
të lëna në histori kujtimi i tyre si një simbol i forcës, lirisë, guximit, mirësisë
dhe, mbi të gjitha, fuqisë së magjisë që banon te njerëzit me zemra të
mëdha.

Legjenda e Beratit
Mijëra e mijëra vjet më parë jetonte një Zanë shumë e bukur. Një ditë ajo u
takua me dy vëllezër viganë, Tomorin dhe Shpiragun.

Sikurse ndodh shumë herë ndër legjenda dhe shpesh në të vërtetë, të dy


vëllezërit ranë në dashuri me Zanën e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat të
dy vëllezërve dhe kaq thellë u hyri grindja për të, sa që shpërtheu lufta
vëllavrasëse.

Tomorri, duke pasur një shpatë të shkëlqyeshme, i ra vëllait të vet më të


vogël brinjëve, ndërsa ky i fundit, i armatosur me një topuz shumë të rëndë,
iu turr me furi duke e goditur sa mundte më fort.

Zoti, që shihte çdo gjë, u trishtua dhe u zëmërua prej pamjes aq të


dhimbshme, grindjes aq të përgjakshme midis vëllezërve. Ata duheshin
ndëshkuar për këtë mynxyrë që shkaktuan. Prandaj, Ai i ktheu fajtorët në
gur dhe i dënoi të mbajnë ndër shekuj në trup gjurmët e këtij luftimi të
tmerrshëm.

Që nga ajo kohë e lashtë e deri sot vëllai i madh, Tomori, i tregon diellit
hapësirat e veta gropa – gropa dhe plasa të panumërta. Ndërsa, vëllait të
vogël, Shpiragut, kushdo që kalon në këto treva, i sheh brinjët e copëtuara
e të thelluara vija-vija.

Shkaktarja e kësaj mynxyre, Zana e bukur hirplotë, nuk duhej t’i shpëtonte
zemërimit të Zotit, ndaj Ai e ktheu në një kodrinëzë shkëmbore, mbi të cilën
një ditë filluan të vendosen gurë mbi gurë dhe u ndërtua një kështjellë e
madhe, e bukur, që qëndron edhe sot madhështore mbi qytetin e Beratit.

Zana e bukur, që i donte vëllezërit, po jo zemërimin e tyre të derdhur mbi


njeri-tjetrin, qau e qau pa masë.

Ai lumë, që tani mban emrin Osum, sipas legjendës, nuk është gjë tjetër
veçse rrëkeja e lotëve, që lagu gurë e shkëmb dhe u derdh mes dy
vëllezërve prej Zanës hyjneshë, për t’u treguar se dhimbja për këtë
fatkeqësi asnjëherë nuk do t’i shterë lotët.

Erta Dobra

You might also like