You are on page 1of 3

PROJEKT

TEMA: OBEZITETI KËRCËNON FËMIJËT.

LËNDA: EDUKIM FIZIK


VITI SHKOLLOR: 2022-2023
Obeziteti tek fëmijët dhe adoleshentët ka arritur nivele epidemike në mbarë
botën, duke sjellë ndikime serioze në shëndetin e tyre fizik, mirëqenien sociale
dhe psikologjike, si edhe në vetvlerësimin e tyre. Fëmijët obezë ka të ngjarë të
mbeten mbipeshë edhe në moshë madhore, si edhe janë dukshëm më të
rrezikuar për t’u prekur në moshë të re nga sëmundjet si diabeti dhe
sëmundjet kardiovaskulare. Mekanizimi i zhvillimit të mbipeshës nuk është
kuptuar plotësisht dhe besohet se është një çrregullim me shumë shkaqe:
Faktorët mjedisorë, preferencat e jetesës dhe mjedisi kulturor luajnë rol
kryesor në rritjen e prevalencës së obezitetit në mbarë botën. Çrregullime të
caktuara hormonale dhe metabolike, disa prej të cilave janë gjenetike mund të
shkaktojnë obezitetin tek fëmijët. Megjithatë, këto gjendje janë të rralla. Sipas
OBSH-së, obeziteti në të gjithë botën është trefishuar, rreth 41 milionë fëmijë
të moshës nën 5 vjeç janë me mbipeshë një raport ky tejet shqetësues dhe jo
rastësisht mbipesha është cilësuar si epidemi globale nga Organizata Botërore
e Shëndetësisë. Përdorimi i ushqimeve me shumë kalori dhe mosngrënia e të
gjitha vakteve kryesore, duke nisur nga mëngjesi ka ndikuar në rritjen e
numrit të personave mbi peshë. Sipas statistikave të bëra fëmijët që e
konsumojnë vaktin e mëngjesit janë më të sigurt dhe pesha e tyre është
normale, ndërsa ato që nuk e konsumojnë janë më të predispozuar për të
arritur në fazën e obezitetit. Për pasojë, obeziteti, theksojnë profesionistët
shëndetësorë, shkakton sëmundje kardiovaskulate, diabetin e madje edhe disa
lloje të kancerit. Në lidhje me obezitetin në fëmijëri ka probleme afatshkurtëra
dhe afatgjata. Përveç të ndjerit jo mirë kur janë mbipeshë, fëmijët mund të
përjetojnë probleme me nyjet dhe kockat si dhe të vuajnë nga astma apo
problemet e frymëmarrjes gjatë përpjekjeve për ushtrime fizike, mund të
kenë presion. Pra, janë fëmijë potencialisht pacientë me disa “sëmundje”.
Studimet e Institutit te Shendetit Publik tregojne se mbi 20 % e femijeve deri
ne 5 vjec jane obez dhe problem paraqesin femijet e moshes 9 deri ne 13 vjec.
67 % e femijeve qe shkojne ne shkolle, ne oret e pushimit konsumojne
hamburger, panine dhe embelsira. 22 % e tyre nuk hane mengjes. Specialistet
e Shëndetit Publik pohojnë se obeziteti është më i dukshem tek femijët e
zonave urbane se sa tek ato rurale. Keshtu, për çdo fëmijë obezë në fshat
gjendjen 4 fëmijë obezë në qytet. Interesante janë krahasimet e obezitetit tek
fëmijët ne shkollat publike dhe ato jopublike. Sipas studimit, numri i fëmijëve
mbipeshë në shkollat jopublike është 2 herë me i lartë se në shkollat publike.
Specialistet e Institutit te Shendetit Publik, rekomandojne qe femijet te
ushqehen me nje menu te larmishme ku te kete shume fruta dhe perime.
E rëndësishme është të bëhet edhe kombinimi i ushqimeve. Disa ushqime të
cilat nuk duhet të konsumohen janë fast-food-et, pijet energjike, ushqimet e
skuqura, ushqimet me sheqer të shtuar etj. Konsumimi i pijeve te gazuara por
edhe i ushqimeve te gatshme dhe me pak vlera ushqimore eshte nje nder
problemet me te medha.

Mbi 55 % e adoleshenteve nuk kryejne aktivitet fizik dhe te pakten 20 % e tyre


jane obeze. Pra, ne Shqipëri ekziston rritje të numrit të fëmijëve me mbipeshë
si pasojë e shumë shkaktarëve, duke filluar nga edukimi në shkollë, familje, në
shoqëri, konsumimi i ushqimit joadekuat dhe mungesa e aktiviteteve fizike.

Niveli total i aktiviteteve të fëmijës dhe dietës –dmth.ushqyerjes – së tij luan një
rol shumë të rëndësishëm në peshën e fëmijës.Sot shumë fëmijë kalojnë shumë
kohë në lojra joaktive. Për shembull, një fëmijë mesatarisht kalon pak a shumë
katër orë në ditë duke parë televizorin. Tani që janë të zhvilluara edhe lojra
kompjuterike, numri i orëve të kaluara pa levizje vetem shtohen.

You might also like