You are on page 1of 8

1/25/2020 Puberteti i parakohshëm dhe ushqyerja; Ekspertët ngrenë alarmin - Telegrafi

MENU

Lajme Kosovë Sport Futboll Magazina Cult Ekonomi Femra Stili Shënd

SHENDETESI / SHENDETESI LAJME

Puberteti i parakohshëm dhe ushqyerja;


Ekspertët ngrenë alarmin
22.01.2020 • 21:49

  

Të shohësh fëmijët të rriten është diçka e bukur për prindin, por në të njëjtën
kohë burim frike dhe shqetësimi. Mendoni sa shqetësuese duhet të jetë të
shohësh që kjo rritje është më e shpejtë se sa ajo e fëmijëve të tjerët

Shkurt, të shohësh djalin ose vajzën, 8-9 vjeç, që tashmë ka hyrë në pubertet, në
një moshë problematike dhe delikate, është e vështirë nga disa këndvështrime.

https://telegrafi.com/puberteti-parakohshem-dhe-ushqyerja-ekspertet-ngrene-alarmin/ 1/8
1/25/2020 Puberteti i parakohshëm dhe ushqyerja; Ekspertët ngrenë alarmin - Telegrafi

MENU

Puberteti i parakohshëm është diçka me të cilin shumë prindër dhe fëmijë janë të
detyruar të përballen, veçanërisht në epokën moderne, kur fenomeni është bërë i
përhapur.

Kjo ka tërhequr vëmendjen e studiuesve të cilët janë duke u përpjekur të kuptojnë


pse gjithnjë e më shumë fëmijë po rriten më herët nga sa pritej. Dhe vëmendja
është përqendruar kryesisht tek ndikimet që disa kompozime dhe ushqime mund
të kenë në sistemin endokrin.

Puberteti i parakohshëm: Çfarë do të thotë?

Puberteti llon kur hipotalamusi nis të sekretojë një sinjal kimik të quajtur
hormoni që lëshon gonadotropinën. Gjëndra e hipo zës reagon duke lëshuar këtë
hormon, përgjegjës për rritjen e gjëndrave seksuale (testikujt tek meshkujt dhe
vezoret tek femrat).

Gjëndrat seksuale nga ana tjetër prodhojnë hormonet seksuale, përfshirë


testosteronin ose estrogjenin, që i japin ‘start’ edhe pubertetit.

Ky i fundit përku zohet si i parakohshëm kur shfaqja e shenjave të zhvillimit


pubertal dhe karakteristikave sekondare seksuale ndodh rreth moshës 8 vjeç për
femra (në vend të 10-14) dhe në rreth 9 vjeç tek meshkujt (në vend të 12-16).

https://telegrafi.com/puberteti-parakohshem-dhe-ushqyerja-ekspertet-ngrene-alarmin/ 2/8
1/25/2020 Puberteti i parakohshëm dhe ushqyerja; Ekspertët ngrenë alarmin - Telegrafi

MENU

https://telegrafi.com/puberteti-parakohshem-dhe-ushqyerja-ekspertet-ngrene-alarmin/ 3/8
1/25/2020 Puberteti i parakohshëm dhe ushqyerja; Ekspertët ngrenë alarmin - Telegrafi

Shkaqet e pubertetit të hershëm dhe roli i ushqyerjes


MENU

Shkaqet e pubertetit të hershëm mund të jenë një sëmundje (me origjinë gjenetike
ose jo) dhe në raste të rralla, një tumor. Në shumë raste, një rol të rëndësishëm
luajnë edhe faktorët mjedisorë e gjenetikë. Shkenca po eksploron edhe mënyra të
reja studimi: ndikimi i mundshëm i disa agjentëve kimikë dhe i disa ushqimeve.

Një hulumtim nga Universiteti i Kalifornisë për shembull ka ekzaminuar se si


ekspozimi prenatal ndaj disa kimikateve mund të ndryshojë hormonet duke
ndikuar në periudhën e pubertetit. Ky ekspozim ka të bëjë me produktet e jetës së
përditshme: parfume, deodorante, kozmetikë, veçanërisht talatet, parabenet dhe
konservantët që gjenden në to. Sa më e madhe të jetë sasia e kimikateve në trupin e
nënës gjatë shtatzënisë, aq më e madhe është mundësia që vajzat të kalojnë një
pubertet të hershëm.

Nën ‘akuzë’ për pubertetin e parakohshëm është edhe ushqyerja, kryesisht


derivatet e asteroideve dhe proteinat e produkteve të ndryshme shtazore
(qumështi, mishi). Edhe pse disa ekspertë e kanë përjashtuar këtë përfshirje, disa
lëvizje kërkimore janë shtrirë në këtë linjë, shkruan Living.

Një studim i kryer tek vajzat që jetojnë në Arabinë Saudite ka demonstruar një
lidhje domethënëse mes moshës së pubertetit dhe konsumit të tepërt të mishit të
vicit dhe pulës. Shqetësimi qëndron tek hormonet dhe asteroidet që ato përmbajnë.
Është konstatuar se një dietë e pabalancuar e cila është shumë e pasur me mish,
është një nga shkaqet kryesore të puberteti të parakohshëm.

https://telegrafi.com/puberteti-parakohshem-dhe-ushqyerja-ekspertet-ngrene-alarmin/ 4/8
1/25/2020 Puberteti i parakohshëm dhe ushqyerja; Ekspertët ngrenë alarmin - Telegrafi

MENU

Pubertetit i parakohshëm: Si duhet trajtuar?

Vlerësimi i pediatrit për shpejtësinë e përparimit të shenjave klinike të zhvillimit


pubertal dhe trendin e ritmit të rritjes është i rëndësishëm. Zakonisht procedohet
edhe me teste të endokrinologjisë pediatrie: teste gjaku, radiogra , ekogra .
Zakonisht, rekomandohen edhe medikamente që stimulojnë ose frenojnë
prodhimin e disa hormone.

Ndërhyrja në rastin e pubertetit të parakohshëm nënkupton ruajtjen e funksioneve


riprodhuese në moshë madhore, shmangien e parehatisë psikologjike për fëmijën
(për shkak të ndryshimeve të trupit të vështira për t’u kuptuar) dhe në
marrëdhëniet me të tjerët.

Këshilla të vlefshme:

Preferoni ushqimin organik dhe ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar,
e domosdoshme për të gjitha fazat e rritjes normale dhe zhvillimit pubertal.

Lexoni etiketat e produkteve, nga ato kozmetike tek ato të pastrimit për kujdesin
personal apo detergjentët e shtëpisë duke u përpjekur të shmangni ato që
përmbajnë shumë substanca kimike ose toksike.

https://telegrafi.com/puberteti-parakohshem-dhe-ushqyerja-ekspertet-ngrene-alarmin/ 5/8
1/25/2020 Puberteti i parakohshëm dhe ushqyerja; Ekspertët ngrenë alarmin - Telegrafi

Praktikoni sporte për të ndihmuar fëmijën të menaxhojë peshën dhe ta ndihmoni


MENU
atë të kuptojë rëndësinë e një jetese të shëndetshme dhe aktive. Fëmijët mbipeshë
kanë më shumë gjasa të hyjnë në pubertetin e parakohshëm. /Telegra /

Puberteti i parakohshëm Ushqimi

3 gjëra që ju duhen për një gjumë të mirë


Sponzorizuar

Lexo më shumë

TË NGJAJSHME

E habitshme, por e vërtetë! Cikli i parë menstrual ndikon në shëndetin e zemrës suaj

Përse gratë shëndoshen gjatë menopauzës?

 SHFAQ KOMENTET

Telegra për Shëndetin

Shëndetësi Telegra

Më të lexuarat në Shëndetësi

1 3 gjëra që ju duhen për një gjumë të mirë

2 Qëndrimi i gjatë para kompjuterit, si duhet trajtuar dhe parandaluar pasojat -


et zioterapeuti Gazmend Rexha

3 Dimri dhe gjëndra tiroide

4 Virusi Coronavirus (nCoV) dhe rreziku i përhapjes së tij në Kosovë


https://telegrafi.com/puberteti-parakohshem-dhe-ushqyerja-ekspertet-ngrene-alarmin/ 6/8
1/25/2020 Puberteti i parakohshëm dhe ushqyerja; Ekspertët ngrenë alarmin - Telegrafi

MENU

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr. Rexhep Mala, Aktash, Nr.29, Prishtinë, Kosovë info@telegra .com 038-224-093

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegra ". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të
kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime për timi, pa miratimin e drejtuesve të
"Telegra t". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit.


Partnerët

Lajme Stili

Ekonomi Shendetesia

Sport Teknologji

Magazina Auto

Femra Fun

Radio Dukagjini Për ne

Smard Privacy policy

Telegra Jobs

Marketing

Arkiva

Shkarkoje aplikacionin e Telegra t për Android dhe iPhone

https://telegrafi.com/puberteti-parakohshem-dhe-ushqyerja-ekspertet-ngrene-alarmin/ 7/8
1/25/2020 Puberteti i parakohshëm dhe ushqyerja; Ekspertët ngrenë alarmin - Telegrafi

MENU
   
  

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara


© 2006-2020 Portali Telegra

https://telegrafi.com/puberteti-parakohshem-dhe-ushqyerja-ekspertet-ngrene-alarmin/ 8/8

You might also like