You are on page 1of 59

Administrimi I medikamenteve

Objektivat:
2

Studenti duhet të jetë I aftë te dijë se çka është


medikamenti
Të njohë se cilat janë vendet e administrimit të
medikamenteve
Të njohe ndarjen dhe dozimin e tyre
Të aplikoj medikamentet në menyra të ndryshme
Përkufizimi dhe klasifikimi

OBSH e përkufizon medikamentin: “çdo


substancë e përdorur për të ndryshuar sistemin
fiziologjik ose gjendjet patologjike në përfitim
të atij që e përdor…” .
Medikamentet janë lëndë kimike me origjinë
sintetike ose ekstrakte (të nxjerra me procedura
komplekse nga organizma të gjalla, bakterie, bimë,
organe kafshësh etj) që përdoren nga njeriu për
qëllime parandaluese, diagnostikuese dhe
mjekuese.
4

Medikamentet pergatiten dhe dozohen në forma të


ndryshme farmakologjike:
Të ngurta(solide),
Të lëngëta (likide),
apo edhe në formë të gaztë,
duke u shtuar edhe substanca tjera që lejojnë që ky
medikamet të marrë karakteristikat e duhura sipas
rregullave të ruajtjes dhe të administrimit(mënyra e
dhënjes),
Medikamentet janë të ndryshme dhe të shumtë në
numër.
Për të lehtësuar identifikimin dhe karakteristikat mund
të klasifikohen në varësi të:
Origjinës
Funksionit
Mënyrës së përgatitjes,
Aprovimit ,
Regjistrimit,
Kontrollit dhe
 Shpërndarjes.
Klasifikimi i medikamenteve sipas origjinës
Klasifikimi i medikamenteve sipas funksionit
Klasifikimi i medikamenteve sipas aprovimit,
regjistrimit, kontrollit dhe shpërndarjes
Faktorët që ndikojnë në veprimet e barnave

Reagimet e pritura ndaj barnave kryesisht bazohen në


ato që shfaqen kur medikamenti jepet.
Ekzistojnë faktorë të ndërlidhura me pacient dhe ato të
ndërlidhura me barna të cilët mund të afektojnë
veprimin e medikamentit.
Faktorët e ndërlidhura me janë:
 doza,
rruga e administrimit,
ndërveprimi medikament-dietë dhe
ndërveprimi medikament-medikament.
Doza është determinant (përcaktues) i veprimeve të
medikamentit dhe reagimit ndaj tij, prandaj nëse
sasia e medikamentit është tepër e vogël ose e
administruar jo mjaft shpesh, atëherë nuk do të ketë
veprim farmakologjik, sepse medikamenti nuk arrin
koncetrimin e duhur në poret e receptorëve qelizor.
Nga ana tjetër nëse sasia e medikamentit është tepër
e madhe , ose administrohet tepër shpesh shpie në
helmim (toksicitet).
Rrugët e administrimit ndikojnë në veprimet e barnave
mjaftë shumë meqenëse ndikojnë në absorbim dhe
shpërndarje.
Faktorët e ndërlidhur me pacient janë:
 mosha,
pesha trupore,
veçoritë gjenetike,
gjinia,
gjendjet patologjike dhe
rastet psikologjike.
Pesë të detyrat e administrimit të barit

Administrimi i barnave në institucione të


ndryshme shëndetësore kërkon që infermierët të
posedojnë njohuri dhe shkathtësi në mënyrë që të
japin medikamentin sa më saktë tek pacient e tyre.
Pesë detyrat e administrimit të medikamentit janë:
Medikamenti I duhur
Doza e duhur,
pacienti I duhur
Rruga e duhur dhe
Koha e duhur.
Rrugët e Administrimit

Rrugët e administrimit ndahen në:


Rrugë enterale: orale, sublinguale etj.
Rrugë parenterale: Rruga intramuskulare , intravenoze
etj.
Klasifikim tjetër i rrugëve të administrimit:
Rrugë sistematike, kur medikamenti vepron larg
zonës së administrimit
Rrugë lokale, kur medikamenti verpon lokalisht në
zonën e administrimit
Klasifikimi i tretë
Rrugë natyrale, kur absorbimi realizohet nëpërmjet
epitelit të lëkurës dhe mukozave, pa dëmtuar
integritetin e tyre si
- aparati respirator
- aparati tretës
- lëkura,
- mukozat si: rektum, vaginë, konjuktiva etj.
Për të administruar medikamentin me rrugë artificiale
nevojiten mjete të tilla si gjilpëra, shiringa etj

• Rrugët e administrimit të
medikamenteve janë:

• Rruga intramuskulare
- Rruga subcutane
- Rruga intradermale
- Rruga intravenoze
- Rruga intraspinale
- Direkt në organ
Etj.
16

 I.A. - Intra Articular-


I.A.
intraartikulare (në nyje/kyqe),
I.D.  I.D. - Intra Dermal-
intradermale (në lëkurë),
I.M.  I.M. - Intra Muscular-
intramuskulare,
I.O.  I.O. - Intra Osseouse-
intraoseose (në asht),
I.V.
 I.V. - Intra Venous-intravenoze,
S.C.  S.C. / S.Q- Subcutaneous-
subkutane (nën lekurë).
Rrugët e ndryshme të administrimit të medikamenteve
( rrugët më të përdorshme)

Rruga e Forma Karakteristika të


administrimit Klasifikimi Absorbimi farmaceutike veçanta
Orale Enterale I ndryshëm, Tableta, shurup Rruga më e përdorshme,
Sistematike Varte nga shumë Pika, solucione shpesh herë nuk kërkon
Natyrale faktorë këshillim të veçantë.
Sublinguale Enterale I shpejtë Tableta, perla, Evitohet kalimi në
Sistematike spray sistemin hepatic
Natyrale
Rektale Enterale I shpejtë Suposte Mund të administrohen
Sistematike Shampone dhe tek pacientët jo
Natyrale koshient dhe tek ata që
nuk bashkëpunojnë.
Intravenoze Parenterale Medikamenti kalon Likid /lëngje Mund të administrohen
Sistematike direkt në sistemin vetëm solucione,
Artificiale qarkullues asnjëherë suspensione, jo
solucione irrituse
(parandalimi i shokut
anafilaktik)
Jo substancë yndyrore
Rruga e Forma Karakteristika të
administrimit Klasifikimi Absorbimi farmaceutike veçanta

ntramuskulare Parenterale Varet nga: Likid Mund të administrohen


Sistematike Zona e injeksionit dhe substacna yndyrore,
Artificiale sipërfaqja absorbuese nuk mund të përdoret
(masazhimi i zonës gjatë trajtimit me
lehtëson absorbimin) antikoagulantë (rrezik për
hemorragji)
ubcutane Parenterale I modelueshëm ose Lëngët Mund të administrohen
Sistematike I rregullueshëm dhe suspensione por jo
Artificiale substanca irrituese (rrezik
I nekrozës

Respiratore Sistematike E shpejtë (sipërfaqe e Gaz


Natyrale madhe alveolare)

nhalatore Lokale E shpejtë Aerosol Një pjesë e medikamentit


Natyrale absorbohet prej sipërfaqes
bronkiale dhe një pjesë me
rrugë orale.

Cutane Sistematike Lehtësohet absorbimi Krem Vetëm për medikamentet


Natyrale nëse lëkura është e Pomadë , liposolubile
butë leukoplast
Rruga sublinguale (nën gjuhë)
Rruga sublinguale
përdoret për të evituar
kalimin në hepar.
Principi aktiv që
administrohet në këtë
zonë duhet të shkrihet
shumë shpejt, të jetë aktiv
në doza të ulëta.
Shembull-përdorimi i
nitrateve që jepen në rrugë
Sublinguale në trajtimin e
angina pectoris.
Avantazhet:
Absorbim i shpejtë – vaskularizim i madh i zonës
sublinguale
Medikamenti nuk kalon në filtrimin hepatik-efekt i
shpejtë.
Medikamenti nuk dëmtohet nga veprimi i likidit
gastrik.
Sapo arrihet efekti ky medikament fillon të
eliminohet.
Disavantazhet :
Shpesh herë dozimi jo i sakt
Nuk përdoret në rast të medikamenteve që:
- nuk absorbohen nga mukoza orale
- nuk shkrijnë menjëherë në gojë
- kanë shije të keqe
- janë irritues për mukozën orale
Si rezulatat i përdorimit të medikamenteve
sublinguale efekti që pritet është sistematik.
Rruga orale

Rruga orale quhet ndryshe peros


(nga latinishtja), efekti i
medikamentit është sistematik
dhe ndonjëherë dhe lokal. Koha e
absorbimit është e ngadaltë (disa
orë).
Këto barna janë më të preferuara
në trajtimin e sëmundjeve
kronike.Me anë të kësaj rruge
jepen:tabletat,kapsulat,pluhurat,
tretësira të ndryshme.
Avantazhet:
Është rruga më natyrale e administrimit
Lejon bashkëpunim të madh me pacientin
Nuk kërkon të mësosh pacientin por thjesht dhënie
informacioni
Eshtë më I përshtatshëm,më pak I shtrenjtë,I
sigurtë,dhe zakonisht nuk shkakton stres te pacienti
Kjo rrugë e dhënjes së barit në përgjithësi është më e
përshtatshme sepse nuk I shkakton dhimbje
pacientit,
Disavatazhet:
Tek të sëmurët e pavetëdijshëm
Jo tolerant tek të sëmurët me nauze(të vjella)
E pamundur të përdoret te pacientët me disfagi
(vështirësi në gëlltitje).
Nuk mund të përdoret në orët e fundit të jetës.
Nuk mund të përdoret para testeve diagnostike apo
intervenimeve kirurgjike
Meqenëse absorbimi është i ngadaltë nuk mund të
përdoret në rast emergjence.
Rruga rektale
Nëpërmjet rrugës rektale
administrohen medikamente
të cilat irritojnë mukozën
gastrike, në këtë mënyrë
eliminohet kalimi i këtij
medikamenti në stomak.
Rruga rektale përdoret
gjithashtu në pacientët që
paraqesin të vjella dhe në
pacientët që nuk
bashkëpunojnë. Me anë të
kësaj rruge jepen supozitoret
dhe mikroklizmat.
Rruga rektale e administrimit të medikamentit paraqet
disa disavantazhe si;
Zonë e vogël absorbimi
Absorbim jo konstant
Prania e feceseve e ul aftësinë absorbuese të mukozës
rektale
Prania e florës bakteriale kthen në formë inaktive një
numër medikamentesh
Rruga subcutane

Me rrugë subcutane do të thotë administrim i


medikamentit direkt nën lëkurën e të sëmurit.
Nëpërmjet rrugës subcutane mund të arrihen
efekte lokale (p.sh injektimi i anestetikeve lokal)
ose efekt sistematik si p.sh insulina.
Në rrugën subcutane duke e krahasuar me rrugën
intramuskulare volumi maksimal i injektuar
është 2-3 ml, koha e absorbimit është e ngadaltë
dhe është e dhimbshme pasi indi subcutan ka më
shumë mbaresa nervore sesa muskuli .
Shpejtësia e absorbimit varet nga;

Kushtet e indit në zonën ku realizohet injeksioni.


Thithja e barit me anë të kësaj rruge është e shpejtë
dhe ndikimi I barit fillon pas 15-20 min.
Nëse indi është i dëmtuar si p.sh ka hematoma,
absorbimi i medikamentit ngadalësohet.
Vendet e injeksionit subcutan janë;

Zona e jashtme superiore e


krahut.
Zona abdominale duke
përjashtuar umbilikusin dhe
linea alba.
Zona antero laterale e
kofshës
Zona e muskulit gluteal.
Avantazhet e injeksionit subcutan

Absorbimi i shpejtë I barit në krahasim me rrugën


orale.
Mund të ngadalësohet absorbimi i medikamentit, duke
shtuar një vazokonstriksion(ngushtim I eneve te
gjakut)
Nuk është teknikë e vështirë për t’u realizuar dhe mund
të mësohet lehtë prej pacientit.
Disavantazhet

Medikamentet mund të shkaktojnë dhimbje dhe


nekrozë të indeve.
Nuk lejohen adminstrim i volumeve të mëdha.
Mund të irritoj indet dhe të shkaktoj ankth tek pacienti
Injeksioni nuk duhet të realizohet në zona që
paraqesin;
Shenja të një inflamacioni
Cikatrice
Edema
Rruga intradermale
 Me rrugë intradermale do të kuptojmë administrimin e një
medikamenti nëpërmjet një shiringe në indin e lëkurës.
Kjo rrugë e administrimit përdoret për; verifikimin e
tejndjeshmërisë,preparatet testuese alergjene për
ndjeshmëri,siç është:
 Testi I tuberkulinës dhe testet alergjike
Rruga intradermale përdoret ekskluzivisht për qëllime
diagnostike
Injektimi intradermal nuk duhet të realizohet
anjëherë në zona:
Të irrituara
Zona me nishane
Shumë të pigmentuara
Të qimëzuara.
Zonat ku mund të realizohet ky
injeksion janë:

Zona e parakrahut
Zona e kraharorit
Zona skapulare
( në shpinën e pacientit)
Rruga respiratore

 Me rrugë respiratore kuptohet administrim i substancave


medikamentoze në formë të gaztë ,avullt ose pluhur.
 Me anë të kësaj rruge jepen barnat në trajtë aerosoli.
 Kjo rrugë ka efekt sistemik dhe lokal, dhe është shumë e
përdorshme .
 Koha e absorbimit është e shpejtë (brenda 10 min).
 Për këtë rrugë administrimi të medikamentit na duhet pajisja
mjekësore Inhalatori.
Indikacione për dhënje të terapisë inhaluese janë:
Sëmundjet inflamatore të hundës,Paranazal,
Laringu,trakea(ngjirje zëri,prishje zëri,kollë) dhe
Sëmundjet e bronkeve.
Inhalimet mund të jenë të thata dhe të lëngështa:
Inhalime të thata janë ato kur substanca shëruese
inhalohet në traktin respirator dhe të lengështa kur
bari është I përzier me avullin e ujit dhe ndodhet I
shpërndarë në grimca të imta.
Rruga kutane

Me rrugë kutane kuptojmë aplikimin topik në sipërfaqe


të trupit në lëkurë ose mukozë për të trajtuar
sëmundjet e lëkurës.
Kjo metodë e trajtimit përdoret për të shmangur efektet
anësore ,kur dozat janë të larta apo si një rrugë
alternative e administrimit sistematik për të ju
shmangur dëmtimeve të mëlqisë.
Koha e absorbimit të medikamentit të administruar është
e ngadaltë (disa orë ).
Koha e absorbimit kushtëzohet
nga:
 Qarkullimi i gjakut
 Lloji i preparatit
 Kushtet e lëkurës
Si forma medikamentoze më të
përdorshmet janë;
 Substanca vajore
 Kremrat
 Pomadat
 Pluhur
 Losion në formë spray.
Avantazhet
Aplikimi direkt në zonën e prekur nga një patologji e
caktuar.
Mundësi e futjes së principit aktiv pa praninë e
elementit shtesë.
Bari I aplikuar me anë të kësaj rruge ka dy efekte:
Efekti lokal-lehtëson kruarjen,ndryshimet inflamatore
etj.
Efekti sistemik-kur bari thithet përmes lëkurës dhe
kalon në gjak .
Rruga transdermale
40
Aplikimi I barit me anë të rrugës transdermal ,është
rrugë ku përbërësit aktiv aplikohen në lëkurë për
shpërndarje sistemike.
Aplikimi me anë të kësaj rruge është e rehatshme
për pacientin ,por përgatiten vetëm disa barna të
cilat janë të përshtatshme për aplikim transdermal.
Përparësi e kësaj rruge është sepse ka përthithje të
shpejtë krahasuar me disa rruge tjera të aplikimit
41
Aplikimi I medikamentit në sy
 Ky administrim aplikohet për përgatitjen e të sëmurit për
qëllime diagnostike apo nderhyrjet mjekësore që kryhen
sipas udhëzimit të mjekut.
 Këto medikamente aplikohen në mënyrë lokale në formë te
yndyrnave dhe pikave në sy.
 Aplikohen në pjesën e popshtme të mukozës së
konjuktives,e jo në mukozën e kornesë,pra duhet të jemi të
kujdesshëm që asnjëherë me pikatore të mos preket asnjë
pjesë e syrit.
42
Aplikimi I medikamentit në vesh

 Dhënja e barit në mënyrë lokale në vesh jepet në formë të


pikave,tretësirave dhe yndyrnave.
 Veshi tërhiqet lart përpara që bari të aplikohet në kanalin
e veshit.
 Kujdes që asnjëherë me pikatore mos të preket lëkura e
veshit
43

Aplikimi I medikamentit në hundë

Aplikimi I barit në mënyrë lokale në hundë jepet në formë të


pikave dhe të sprejit.
Pacienti vendoset në pozitë të shtrirë,në shpinë me kokë të
ngritur pak te zbrapsur prapa ose me jastëk nën kokë ,
44

Aplikimi I medikamentit në mënyrë vaginale

 Me anë të kësaj rruge jepen barnat në formë vaginalete,të


cilat aplikohen thellë në vaginë me anë të aplikatorit,
 E sëmura duhet të jetë e shtirë në pozitën
gjinekologjike(bretkocë)që të parandalohet rrjedhja e
ilaqit nga vagina
Rruga intramuskulare (IM )
Injeksioni intramuskular konsiston në vendosjen e një
medikamenti në indin muskular.
Rruga intramuskulare e aplikimit të barit përdoret për
të arritur një veprim të shpejtë të medikamentit.Pasi
muskujt janë të pasur me enë të gjakut,thithja e barit
në rrugë intramuskulare bëhet për pak minuta.
Vendet e injeksionit intramuskular janë;
Dhënja e medikamentit në mënyrë muskulare vepron më
shpejtë se sa dhënja e barit në rrugë orale,por
shpejtësia e përthithjes mvaret nga vendlokalizimi dhe
rrjedhja e gjakut lokal ,
Faktorët që kufizojnë shpejtësinë e thithjes së barit në
vendin e injektuar mund të jenë :
Difuzioni nëpër inde
Shpërndarja e rrjedhjes së gjakut lokal
Vendlokalizimi I dhënjes së barit në rrugë intramuskulare
duhet të marrë në konsideratë :gjendjen e përgjithshme
të sëmurit,mosha,statusi fizik,sasia e barit,menyra dhe
koha e dhënjes.
Bari në rrugë intramuskulare jepet direkt në muskul në
kënd 90 shkallë
Injeksioni intramuskular nuk lejon administrimin e
sasive të mëdha solucioni apo suspensioni (maksimumi
5 ml tek adulti, doza ideale 3 ml)
Avantazhet e rrugës intramuskulare

Besueshmëria
Saktësia
Veprimi i shpejtë
Mund të përdoren barna që me rrugë orale thithen
dobët
Si dhe ato që janë inaktive ose të paefektshme në
veprim
Principi aktiv i tretur injektohet në disa zona muskulare
të trupit të njeriut:
Zona gluteale ,zona femorale dhe zona e muskulit
deltoid
Disavatazhet

 Injeksioni I.M. është një teknikë e thjeshtë , por nëse nuk


kryhet sipas procedurës standarde të veprimit, mund të
rezultoj me incidente si:
 Thyerje të gjilpërës (ages) - kjo ndodh rrallë , por
mund të ndodh tek personat e parehatshëm
 Hyrja (depërtimi) i gjilpërës në kockë - mund të
ndodhë si pasojë e dëmtimit të indit kockor prej gjilpërës .
Ky komplikim shfaqet me dhimbje dhe me pengim të
lëvizjes së gjymtyrës.
 Hyrja (depërtimi) i gjilpërës në nerv - ndodhë si
pasojë e dëmtimit të nervit prej gjilpërës apo si rezultat i
presionit të solucionit të injektuar mbi nervin.
51

 Embolia gazore - është një komplikim që vjen si pasojë e


kalimit të substancave të injektuara në qarkullim të
gjakut,
 Hematoma - para dhënies së një injeksioni duhet
vërtetuar se pacienti nuk ka predispozitë për
gjakderrdhje/hemoragji - NUK merr medikamente
antikoagulante.
 Skleroza - e indit shfaqet kur injektohen medikamentet
në vazhdimësi në një vend të njejtë.

52

Reaksionet inflamatore - shfaqen kur nuk


bëhet absorbimi i duhur i medikamentit, i cili duke
mbetur për një kohë të gjatë shkakton një
infeksion- abscess,

Reaksioni alergjik - manifestohet më shpejtë se


sa gjatë dhënies së medikamenteve me rrugë
orale. Reaksioni alergjik duhet të kuptohet
menjëherë nga ana e infermierëve,
Rruga Intravenoze(IV)
Karakteristikë e veçantë e administrimit intravenoz
është kalimi direkt I medikamentit në qarkullimin e
gjakut.
Me anë të kësaj rruge jepen vetëm
lëngjet,elektrolite,vitamina,ushqim artificial dhe
barna të tretshme në ujë.
Bari I dhënë me rrugë intravenoze ka veprim të
shpejtë.
Është një rrugë shumë e përdorshme në:
- Administrimin e medikamenteve që irritojnë indet
- administrimin e medikamenteve që e kanë të vetmen
mënyrë administrimi.
-administrim I medikamenteve apo lengjeve ne sasi te
medha
- në rast urgjence.
Injeksionet
intravenoze duhet të
realizohen shumë
ngadalë në mënyrë që
të mos shkaktojë
ndryshime të
papritura të presionit
në brendësi të vazave
të gjakut.
Mund të injektohen deri 20 ml njëherësh injeksion I.V ose
më shumë se 50 ml nëpërmjet një perfuzioni të
ngadaltë.Tek dhënja e tretësirave infuzive është e
nevojshme të respektojme me përpikmëri udhëzimet e
dhëna ,
57

Rrugët e administrimit të barit Intervali kohor I veprimit të barit


Rruga I.V 30-60sec.
Rruga I.O 30-60 sec.
Rruga me inhalim 2-3 min
Rruga sublinguale 3-5 min
Rruga I.M 10-20 min
Rruga rektale 5-30 min
Rruga orale 30-90 min
Kujdes!!!
58

Në rast të shfaqjes së reaksioneve alergjike ndaj


barnave si:
Ulja e tensionit të gjakut,
Tahikardi,
Dispne,
Urtikari,
menjëherë duhet të ndërprehet dhënja e barit
infuziv dhe të lajmërohet mjeku.
REFERENCAT

Potter, P. et al (2013). Fundamentals of nursing.


Tomja A, Basha E, Pula A. 2004. Tiranë. Bazat
e Infermieristikës së Përgjithshme
Bazat themelore te
infermierise,Lenjani,B.,Paçarada,M.,Karemani,N.,Br
ataj,S.,Pallaska,K.,Muça,S.Libri shkollor Prishtinë
2017

You might also like