You are on page 1of 34

,,FORMAT FARMACEUTIKE TË FORTA”

I. FORMAVE FARMACEUTIKE TË FORTA


Format farmaceutike të forta janë të gjitha ato forma farmaceutike të cilat janë në
gjendje agregate të ngurtë.

II. PLUHURAT

Pluhurat (pulveres) janë forma farmaceutike të ngurta, që përbëhen nga grimcat të


një a më shumë lëndëve të përziera dhe që përdoren të pandara ose të ndara në doza të
veçanta.
Pluhurat përfaqësojnë një nga format farmaceutike më të vjetra.
Sot rëndësia e pluhurave është zvogëluar, sepse në praktik janë futur disa forma
farmaceutike të reja, siç janë tabletat, drazhetë dhe kapsulat xhelationore.

1. Karakteristikat themelore të pluhurave

Pluhurat përbëhen nga grimcat ngurta, të imta, të cilat ruajnë karakterin e tyre.
Grimcat e veçuara mund të ndryshoj nga trajta dhe përmasa. Me grimca kuptojm
njësia më e vogël e një pluhuri. Grimcat, qe kanë përmasa të cilat mund të zvogëlohen
më vonë vetëm më anën e këputjes së lidhjeve kristalore ose molekulare (për këtë gjë
nevojitet një energji e madhe), quhet
grimca parësore .
Termi grimcë nganjëherë përdoret në
mënyrë të përgjithshme për të treguar
Çdo njësi të lëndës që ka përmasë fizike
të përcaktuar.
Grimcat mund të jenë kristale të veçuara
ose lëndë amorfe. Në pluhurat mund të
gjendet agregate grimcash, të cilat
formohen nga grimcat e veçuara, me
anën e disa forcave, të cilat shkaktojnë
rritjen e kristaleve. përveç agregateve,
mund të gjenden edhe aglomerate, që përbëhen nga shumë grimca të kombinuara ku
forcat e lidhjes kanë një natyrë tjetër: adezion, ngarkesë elektrike, fërkim.
Aglomeratet në dallim nga agregatet, mund të shërbehen me lehtësi me sitje, përzierje

76
ose triturim të lehtë. Një sistem në trajtë pluhuri në përgjithësi përbëhet nga grimca
parësore agregate dhe aglomerate.

2. Epërsitë dhe të metat të pluhurave

Përdorimi i barnave në trajtë pluhuri bën të mundur kombinimin e shumë lëndëve dhe
siguron në dozim të saktë të tyre.
Pluhurat janë forma farmaceutike të qëndrueshme në krahasim me format e lëngëta,
sepse reaksionet kimike zhvillohen shumë ngadalë.
Ata përbëhen nga grimca me përmasa të vogla, kështu që treten shpejt në lëngjet e
organizmit dhe, si rrjedhojë ushtrojnë veprim më të shpejt sesa format e tjera
farmaceutike të ngurta, siç janë tabletat dhe drazhet.
Tretja e shpejt e pluhurave përdoren nga goja, e zvogëlon rrezikun e shfaqen së
acarimeve në mukozë e aparatit gastrointestilan.
Pluhurat që përdoren nga goja, gëlltiten me lehtësi dhe mund të përzihen në ushqim
ose lëngje.
Pluhurat kanë edhe një varg të metash. Për shkak të sipërfaqes së madhe të kontaktit,
ata nuk janë shumë të qëndrueshëm, sepse veprimi i agjentëve të jashtëm është më i
theksuar. Shumë lëndë pranohen më me vështirësi nga i sëmuri, përshaka të shijes së
pa pëlqyeshme ose veprimin acarues mbi mukozë.
Së fundi, përgatitjen e pluhurave nevojitet një kohë pak a shumë e gjatë, prandaj, aty
ku është e mundur prej përbërësve të këtyre pluhurave përgatitin kapsula ose tableta.

3. Klasifikim i pluhurave

Pluhurat mund të klasifikohen në bazë të shumë kritereve.

77
Sipas përbërjes pluhurat klasifikohen në:
Pluhurat të thjeshtë (pulveres simplex), që përmbajnë një lëndë të vetme ose
drogë
Pluhurat të përbërë (pulveres composites), që përmbajnë dy ose më shumë
lëndë ose droga
Pluhurat e përbërë, nga ana e tyre, nga pikëpamja e natyrës dhe e vetive, mund të
klasifikohen në:
pluhurat me lëndë helmuese;
pluhurat me kripëra që përmbajnë ujë kristalizimi;
pluhurat me lëndë higroskopike e që për lëngësohet;
pluhurat që formojnë përzierje eutektike;
pluhurat me ekstrakte të lëngëta ujorë alkoolike;
pluhurat me lëndë ngjyruese etj.
Sipas mënyrës së përdorimit, pluhurat klasifikohen në:
pluhurat për përdorim të mbredëshëm (pulveres ad usum internum) ose që
merren nga goja;
pluhurat për përdorim të jashtëm (pulveres ad usum exrenum) ose që përdoren
në lëkurë apo mukozë; këta pluhura quhen edhe pudra.
Sipas mënyrës së formulimit, pluhurat klasifikohen në:
pluhurat të pa dozuara (pulveres indivisi);
pluhurat të dozuar (pulveres diviti) që jepet në doza të veçanta, të përcaktuara.
Sipas natyrës së përshkrimit, pluhurat klasifikohen në pluhura:
magjistral;
oficial;
industrial.
Sipas shkallës së imtësisë, pluhurat klasifikohen në:
pluhurat të trashë (pulveres grosus);
pluhura të imët (pulveres subtilis);
pluhurat tepër të imët (pulveres subtilissimus);
pluhura koloidal (pulveres impalpabilis).

78
4. Përgatitja e pluhurave
Për përgatitjen e pluhurave duhet të zbatohen disa operacione, si:

Këto operacione kryhen në kushte dhe aparaturë të ndryshme në varësi të lëndës që


përpunohet, shkallës së nevojshme të grimcimit dhe qëllimit të përdorimit të pluhurit.

4.1. Tharja e lëndës së parë

Tharja mund të përkufizohet si


operacion i largimit të pjesësh ose të
plotë të lagështisë nga një material.
Me largimin e lagështisë nga
materialet të ndryshme, largohet
manipulimi dhe transportimi i tyre,
sigurohet një ruajtje më e mirë dhe
bëhet më i lehtë pluhurizimi i tyre.
Lëndët e ndryshme, në përgjithësi,
pamvarësishtë nga natyra e tyre,
pluhurizohen më mirë, në qoftë se
janë të thata.
Lëndët et ndryshme, në kushte normale, përmbajnë një sasi të caktuar lagështie, e cila
përshkruhet në farmakope në kufi të caktuar. Kur lagështia e këtyre lëndëve i kalon
kufijtë e caktuar, ato duhet të thahen. Në ato raste lagështia e produkteve largohet
plotësisht, këto, duke rënë në kontakt me atmosferën, e rifitojnë lagështin me anën e
forcave kapilare, deri në vendosjen e një baraspeshe.

79
4.1.1. Metodat e tharjes

Metodat et tharjes që përdoren më shpesh bazohen në largimin e ujit me anën e


avullimit. Këto metoda mund të ndahen në katër grupe, në varësi të mënyrës se si
tejçohet nxehtësia:
me konveksion, kur përdoret një gazë i thatë dhe i nxehtë i cili ka veti që ti ja
jap nxehtësinë e vetë lëndës në të cilën vije në kontakt duke avulluar kështu
ujin që e bymen lëndën e dhënë;
me përcjellshmëri, ku nxehtësia i tejçohet masës ë lëngët që avullohet
përmes një sipërfaqeje të nxehur], kontaktin me të cilin siguron përcjelljen e
nxehtësisë;
me rrezatim termik, përdoruri energjinë e disa rrezatimeve, siÇ janë rrezet
infra të kuqe;
me sublimimin e avullit në zbrazëti (lofilizimi, kriosublimi, krotharja).

4.2. Pluhurizimi

Pluhurizimi është operacioni i zvogëlimit të përmasave të grimcave të një lënde të


ngurtë, me anën e veprimit të forcave mekanike. Nga pikëpamja farmaceutike,
zvogëlimi i përmasave të grimcave të lëndëve vepruese dhe njëtrajtshmëria e
grimcave të këtyre lëndëve janë thelbësore për të përfituar përgatesa rreptësisht të
dozuara. Por pluhurizimi ka përdesi edhe nga pikëpamja mjekësore sepse madhësia e
grimcave ndikon në disponibilitetin biologjik të barnave.
Pluhurizimi në havan është operacion më i
shpeshtë që takohet në praktik farmaceutike të
recepturës. Për pluhurizim përdoret havan me
dorëzën e tij.
Havani është një vazo, në prajtën e kupe; me bazë
të sheshtë dhe paretet të trasha. Doreza ka trajtë
cilindrike dhe përfundon me kokën në trajtë
rruzullore të shtypur.
Havanët zakonisht janë prej porcelani dhe më rrallë
prej qelqi. Në disa raste mund të përdoren Havane
prej hekuri, bronzi, mermeri ose agati, në varësi të
natyrës së lëndës që pluhurizohet. Kështu për drogat
bimore përdoren havanë metalike. Dorezat përbëhen
prej të njëjtit material sikurse havanët përkatëse.
Havanët kanë madhësi të ndryshme.
Pluhurizimi me goditje kryhet për të grimcuar copërat e mëdha të materialit. Goditja
kryhet duke qëlluar me forcë me dorezë lëndën
që ndodhet në fundin e havanit. Operacioni
realizohet duke marr për punën një sasi të
përshtatshme lëndë, në mënyrë që goditjet
dorezës të jenë të efektshëm. Kur punohet me
sasi tepër të vogël lëndë doreza mund të
qëllojë bosh në fundin e havanit dhe ta thyej
atë, ndërsa, kur punohet me sasi tepër të
madhe, goditja e dorezës amortizohet nga sasia
e lëndës dhe nuk arrihet rezultati i dëshiruar.

80
Kjo metodë e pluhurizimit zbatohet për lëndët e forta ose për droga bimore që kanë
ide të forta (acidi tartrik, shap, rrënjë i ipeke)
Pluhurizimi me triturim është procesi, gjatët
cilit dorëza vepron mbi materialin në h avan
me anën e fërkimit dhe të shtypjes. Pluhurizimi
i detyrohet grimcimit të lëndës midis bazës së
dorëzës që bën lëvizje rrotulluese dhe fundin e
pareteve të havanit. Gjatë triturimit forcat varet
nga struktura dhe konsistenca e lëndës, por në
Çdo rast, është të më e vogël se sa gjatë
pluhurizimit me goditje. Rrotullimi i dorëzës së
havanit, zakonisht, bëhet në kah të kundërt me
kahen e rrotullimit të akrepave të orës, ndërsa
pozicioni i dorezë është pak i përkulur. Për të
mbajtur gjithë sasinë e produktit në zonën e
triturimit, këshillohet që të mblidhet pluhuri i
ngjitur në paretet e havanit me një fletë prej
celuloidi ose një spatul të përkulshme. Në
përgjithësi, shumica e lëndëve që përdoren ën
farmaci mund të pluhurizohen me anën e triturimit në havan.
Disa lëndë me dendësi të vogël nuk mund të pluhurzohen në havan, sepse
aglomerohen, prandaj është e vështirë që të përftohet një pluhuri homogjen. Për këtë
lëndë zbatohet pluhurizimi me fërkim, duke shtypur lehtë mbi një sitë copërat e lëndës
së aglomeruar (oksid magnezi, karbonat magnezi).
Porfirizimi është një metodë pluhurizimi me anën e së cilës përftohen pluhura tepër të
imët dhe kryhet me një dorezë havani të sheshtë ose lehtësisht të myset në bazë, e cila
vepron duke fërkuar lëndën në një pllake krejtësisht të lustruar si doreza ashtu edhe
pllaka janë të përbëra nga një material tepër i fortë dhe me qëndresë, siç janë porfiri
dhe Çeliku i pa oksidueshëm. Me anën e porfirizimit mund të pluhurizohet lëndët të
ndryshme si kripërat e bismutit, kripërat e merkurit, fosfati, trikalcik, karbonatii
kalciumit. Kjo procedurë e vjetër sot zbatohet rrallë.
Pluhurizimi me lëndë të ndërmjetme zbatohet për disa lëndë, të cilat nuk mund të
pluhurizohen me një triturim të thjeshtë në havan, për shkak të strukturës të tyre
elastike. Për këto lëndë zbatohet pluhurizimi me anën lëndëve të ndërmjetme. Lëndët
e ndërmjetme mund të mbeten ose të mos mbeten në përzierje. Ndërmjetësit e ngurtë
nuk largohen pas pluhurizimit.
Pluhurizimi i drogave bimore, siç kllogjeni i thekrës dhe vanilja bëhet duke përdorur
si ndërmjetëse sheqerin. Nga lëngjet, si ndërmjetëse përdoren kryesisht alkooli, eteri
dhe kloroformi. Si shembull mund të merret pluhurizimi i kamfurit, që bëhet duke
shtuar një sasi të vogël alkooli ose eteri(10-12 pika për 1 g). Po kështu pluhurizohet
acidi borik, ndërsa jodi pluhurizohet me anën e klroformit ose të eterit. Në fillim për
ftohet një mas homogjene me konsistencë të butë ose të lëngët dhe pastaj, pas
përzierjes së mëtejshme, ajo shndërrohet në pluhur, si rezultat i avullimit të
ndërmjetësit fluror.
Pluhurizimi i plotë dhe me mbetje. Procesi gjatë të cilit materialit që merret për punë
shndërrohet në pluhur, quhet pluhurizimi i plotë ose pa mbetje. Pluhurizimi me
mbetje mund të ndeshet me rastin e lëndëve kimike, vetëm kur ato janë të përziera me
pa pastërti që mund të ndahen gjatë pluhurizimit ose me anën e sitjes.
Drogat bimore zakonisht pluhurizohen pa mbetje. Ngandonjëherë pluhurizimi me
mbetje ka epërsi. Kështu, disa inde më të forta të drogave bimore mund të

81
mënjanohen ,si rezultat I pluhurizimit me mbetje. Në qoftë se lëndët vepruese në një
bimë lokalizohen, sidomos në indet më të brishta, mund të ndahet pluhuri që përmban
këto lëndë, duke mënjanuar indet e forta (drunore), të cilat pluhurizohen më me
vështirësi. Ky proces quhet pluhurizimi me mbetje. Si shembull mund të merret
pluhurizimi i rrënjëve të ipekës. Në rrënjët e ipekës , alkaloidet gjenden në inde
koritikale dhe të lëkurës që pluhurizohet mjaft lehtë, ndërsa indi druror nuk përmban
lëndë vepruese.
Pluhurizimi në farmaci mund të bëhet edhe me anën e mullinjve të vegjël , të
mullinjve me disqe vertikale ose të aparatit “Mikser”,ndërsa në industrinë me anën e
mullinjve, të tipave të ndryshëm (mullinj centrifugale me disqe, mullinj centrifugal
me çekiçë, mullinj me rruaza etj.)

4.3. Sitja

Gjatë pluhurizimit të materialeve, pavarësisht nga procesi I përdorur, përftohet


grimca me madhësi të ndryshme. Për këtë arsye, pas pluhurizimit zbatohet operacioni
i sitjes, I cili ka për qëllim ndarjen mekanike të grimcave me madhësi të ndryshme.
Me sitje të thjeshta përfitohen dy pjesë, njëra prej të cilave përmban grimca më të
vogla se përmasat e vrimave dhe tjetra grimca me përmasa të barabarta ose më të
mëdha se përmasat e vrimave të sitës së caktuar. Sitja zbatohet edhe pas përzierjes,
për të përfituar një produkt të
njëtrajtshëm, pa grimca më të mëdha
ose aglomerate pluhurash.
Ndarja e një produkti të pluhurizuar në
shumë pjesë, me kufij të ngushtë të
madhësisë të grimcave, quhet
përzgjedhje (seleksionim).
Sitja dhe përzgjedhja e materialeve të
pluhurizuar bëhet me anën e sitave.
Sitat farmaceutike përbëhen nga trupi
i sitës dhe nga rrjeta ose materiali i
endur. Materiali i endur I sitave
përbëhet nga rrjeta prej fijesh metalike,
prej hekurit të galvanizuar, Çeliku të
paoksidueshëm, alomini ose materialesh të tjera, si fije mëndafshi, fije sintetike etj.
Disa sita përbëhen edhe prej pllakash dërrasë ose metalike me vrima.
Në vende evropiane, klasifikimi I sitave bëhet në bazë të sistemit metrik, ku tregohet
madhësia e vrimave në mm ose numri I vrimave për cm2.
Në varësi të këtyre përmasave, bëhet numërimi I sitave.
Në Angli dhe në SHBA, klasifikimi I sitave bëhet në bazë të numrit të fijeve ose të
vrimave (mesh)në 1 inç (1inÇ=2.54 cm). inçi, I barasvlershëm me 2.5, quhet edhe col
(gjermanisht=zool).
Sitja në farmaci, këshillohet, sidomos për pluhurat për përdorim të jashtëm (pudrat).

82
Moduli Shkalla përkatëse Gjerësia e vrimave Numri i vrimave
e pluhurizimit (në µm)
30 Pluhura tw trasshw 800 97.4
26 Pluhura mesatarw 315 436
25 Pluhura mesatarisht 250 922
tw imët
24 Pluhura tw imët 200 1.743
22 Pluhura tepër tw 125 2.434
imët
21 Pluhura 100 3.241
jashtëzakonisht tw
imët

4.4. Përzierja

Përzierja e pluhurave praktikohet atëherë kurë është e nevojshme që të


homogjenizohen grimcat me
madhësi të ndryshme te të njëjtës
lëndë ose atëherë kur duhet
përfituar një përzierje e
njëtrajtshme nga shumë lëndë të
pluhurizuar.
Në farmaci, ku përpunohen sasi
të vogla pluhurash, përzierja
bëhet në havane. Gjatë përzierjes
së pluhurave të përbërë nga
shumë lëndë, përzierja fillohet
nga përbërësi që është në sasi më
të vogël dhe pastaj vazhdohet
trupëzimi gradual i përbërësve të
tjerë, me përjashtim të atyre me
dendësi të madha që shtohen në
fillim, pavarësisht nga sasia. Pluhurat me dendësi të vogël shtohen pjesë-pjesë mbi
përbërësit e tjerë me një shkallë imtësie të kënaqshme dhe nuk bëhet gjithmonë
pluhurizimi i Çdo përbërësi.
Në industri, përzierja kryhet me anën e përzierësve të tipave të ndryshëm.

4.5. Ndarja ose dozimi

Gjatë përgatitjes së pluhurave të dozuar, përveç operacioneve të trajtuara më lart,


zbatohet edhe operacioni i ndarjes ose i dozimit. Ndarja e pluhurave kryhet sipas të
dhënave të recetës së mjekut, në pjesën “Signatura”. Në recetë mund të shënohet
sasia e përgjithshme e pluhurit dhe numri i dozave, në të cilat duhet ndarë kjo sasi ose
sasia për një dozë dhe numri i përgjithshëm i dozave.
Pluhuri i ndarë futet në paketa apo kartina letre (capsulae papiraceae),kapsula
amidonike ose kapsula xhelatinore. Letra e paketave mund të jetë e zakonshme, e
parafinuar, pergamena etj.
Ndarja e pluhurave mund të bëhet me tri mënyra: me sy, në bazë_të vëllimit dhe në
bazë të peshës.

83
Ndarja me sy bëhet duke peshuar një dozë pluhuri dhe pastaj duke e ndarë me sy
pjesën tjetër të pluhurit, në numri e caktuar të dozave, duke i krahasuar këto me
vëllimin fillestar të pluhurit të peshuar, i cili vendoset në trajtën e një koni.
Për të pakësuar gabimin gjatë ngjarjes me sy , këshillohet që të peshohet pluhuri që u
takon 5 ose 10 dozave dhe pastaj Çdo pjesë ndahet në 5 ose 10 doza të veçanta.
Ndarja në bazë të vëllimit kryhet me disa pajisje të thjeshta, siç janë p.sh lugët e
dozimit, në të cilat vëllimi I pluhurit mund të rregullohet.
Ndarja në bazë të peshës kryhet me anën e peshimit të Çdo dozë të veçantë në
peshore, pasi më parë të jetë I peshuar I gjithë pluhuri. Sigurisht kjo mënyrë ndarjeje
siguron një dozë të saktë, por kërkon një kohë më të gjatë.

III. TABLETAT
Tabletat (tabulettae) janë forma
farmaceutike të ngurta, me trajtë
cilindrike të sheshtë ose thjerre, që
përftohen nga shtypja mekanike e
lëndëve vepruese, që, në
përgjithësi, kombinohen edhe me
lëndë ndihmëse.
- Në disa farmakope dhe manuale,
tabletat quhen edhe komprime,
kompresa (Ph. Franc., F R, Ph.
Helv.).
- Emri tabletë rrjedh nga fjala latine
"tabula, tabuletta" (i sheshtë, i
rrafshët, pllakë) dhe ka të bëjë me
trajtën e tyre, ndërsa fjala
komprime rrjedh nga fjala latine "comprimare" (shtyp, ngjesh) dhe ka të bëjë me
procesin e përftimit.
Ngjeshja e pluhurave u bë së pari nga anglezi Brokedon (Brockedon), i cili më 1843
fitoi të drejtën e një patente për ngjeshjen e pluhurave në matricë. Zbulimi i
Brokedonit u harrua për rreth 30 vjet dhe në vitin 1876 Rozentali (Rosenthal) njoftoi
si zbulim të tij përgatitjen e "pilulave të ngjeshura".
Tabletat në fillim nuk patën popullaritet; pas marrjes së patentës nga Brokedon, u
desh të kalonin 42 vjet derisa tabletat të bëheshin zyrtare në BP në vitin 1885.

1. Epërsitë dhe të metat e tabletave

Në këta dhjetë vjetët e fundit, rëndësia e tabletave ka ardhur vazhdimisht duke u


rritur, gjë që pasqyrohet dhe në numrin e madh të monografive në botimet e fundit të
farmakopeve të ndryshme. Sot tabletat gëzojnë një popullaritet të madh dhe janë
forma farmaceutike më e përdorshme.
Tabletat, në krahasim me format e tjera farmaceutike që përdoren nga goja, kanë një
varg epërsish:
*përgatitja e tyre bëhet në shkallë industriale, procesi i prodhimit është pothuajse
krejtësisht i mekanizuar, dhe, si rrjedhoje, rendimenti është i lartë, kostoja e
prodhimit e ulët, ndërsa lëndët vepruese dozohen me saktësi;
*për shkak të sipërfaqes së tyre të vogël, në krahasim me pluhurat nga përftohen,

84
ato i nënshtrohen me pak veprimit të agjenteve atmosferikë (ajrit, lagështisë, dritës
etj.); tabletat janë nga format farmaceutike më të qëndrueshme (afati i ruajtjes së
tyre, zakonisht, është të paktën 3 vjet);
* kanë vëllim më të vogël në krahasim me përbërësit nga përftohen, kështu që zënë
më pak vend dhe transportohen me lehtësi;
*përdorimi i tyre, në përgjithësi, është komod dhe i lehtë; era dhe shija e
papëlqyeshme e barnave ndihen më pak në krahasim me pluhurat, sepse sipërfaqja
e kontaktit të tabletave me mukozën e zgavrës së gojës është e vogël;
* në tableta mund të shkruhet emri i tyre ose të vihen shenja të tjera, Çka zvogëlon
mundësinë e gabimeve gjatë dhënies së tyre;
*tabletat mund të vishen me lëndë që kanë shije dhe erë të këndshme; duke
përdorur tableta të veshura me cipa të përshtatshme, mund të drejtohet vendi dhe
shpejtësia e përthithjes së barnave;
*shpejtësia e përthithjes së lëndëve vepruese nga tabletat, ndonëse është më e vogeël
në krahasim me pluhurat, i kënaq kërkesat terapeutike; zakonisht, barnat në trajtë
tabletash nuk ushtrojnë veprim të menjëhershëm, prandaj në rastet urgjente
zbatohet rruga parenterale.
Përveç epërsive të rëndësishme, të lartpërmendura, tabletat kanë edhe disa të meta,
që duhen pasur parasysh:
* futja në formulë e disa lëndëve ndihmëse mund të ushtrojë një ndikim jo të
favorshëm në organizëm; kjo e metë mund të mënjanohet duke i zgjedhur me
kujdes këto lëndë;
*disa tableta përmbajnë lëndë që treten me lehtësi në ujë, kështu që në vendin e
zbërthimit, në aparatin gastrointestinal, krijohet një tretësirë e përqendruar, e cila
mund të acarojë mukozën e këtij aparati; në raste të tilla, këshillohet që, para
përdorimit, tableta të tretet në një sasi të mjaftueshme uji dhe të pihet lëngu;
*disa persona, sidomos fëmijët, i gëlltisin dhe i pranojnë me vështirësi tabletat;
përshkruhen raste aksidentesh vdekjeprurëse për shkak të bllokimit të rrugëve të
frymëmarrjes së disa fëmijëve të vegjël, të cilëve u janë përdorur tableta, prandaj
këshillohet që përdorimi i tabletave në fëmijët e vegjël të bëhet vetëm pas
pluhurizimit të tyre;
*përgatitja e tabletave kërkon një aparaturë të posaçme dhe, në shumicën e rasteve,
lëndët vepruese e ndihmëse duhet të përpunohen para tabletimit.
Në literaturën e re, nënvizohet se mënyra e përgatitjes së tabletave mund të ushtrojë
ndikim të theksuar në disponibilitetin biologjik të lëndëve vepruese. Kështu janë
vërejtur luhatje mjaft të mëdha në efektin terapeutik pas përdorimit të disa
tabletave, të përgatitura sipas të njëjtës formulë dhe që u përkasin serive të
ndryshme. Prandaj Çlirimi i barit në mënyrë të riprodhueshme dhe të para
shikueshmërinë vihet gjithmonë në plan të parë gjatë formulimit dhe prodhimit të
tabletave.
— Tabletat duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
*të kenë qëndresë mekanike të përshtatshme, në mënyrë që t'u qëndrojnë goditjeve
mekanike gjatë kohës së prodhimit, ambalazhimit, transportit dhe dhënies;
*të jenë të qëndrueshme nga ana fizike, kimike dhe mikrobiologjike;
*të Çlirojnë barin në mënyrë të riprodhueshme dhe të parashikueshme.

85
2. Klasifikimi i tabletave

Tabletat mund të klasifikohen sipas


shumë kritereve; kriteri më i

rëndësishëm është ai terapeutik.

1. Tableta që përdoren nga goja, me gëlltitje (perorale); këto tableta përthithen ose
veprojnë në aparatin gastrointestinal dhe janë grupi më i rëndësishëm e më i përhapur.

2. Tableta që mbahen në gojë (orale); këto


tableta ushtrojnë veprim lokal në mukozën e
gojës ose përthithen në këtë zonë, siç, janë
p.sh. tabletat që mbahen nën gjuhë (tableta
sublinguale).

86
3. Tableta gjinekologjike (vagjinale), që
përdoren në vagjinë, në trajtë tablete ose pas
tretjes.

4. Tableta oftalmologjike, që futen në qesen


konjunktivale të syrit.

5. Tableta parenterale, që përdoren për t'u implantuar në inde ose për t'u injektuar
pas tretjes.
Njihen edhe tipa të tjerë tabletash, siç janë tabletat për shkumëzuese (eferveshente),
tabletat që përdoren për përgatitjen e tretësirave për përdorim të jashtëm, tabletat me
veprim të zgjatur etj.

3. Përbërësit e tabletave
Në përbërjen e tabletave, krahas lëndëve vepruese, në shumicën rasteve, marrin pjesë
edhe lëndë ndihmëse ose eksipientë, të cilat ndihmojnë në zbatimin e procesit
teknologjik, në qëndrueshmërinë e këtyre formave farmaceutike dhe në Çlirimin e
lëndëve vepruese në organizëm.

3.1. Lëndët vepruese

Lëndët vepruese të ngurta mund të shndërrohen në tabletë drejtpërdrejt ose, në


shumicën e rasteve, pas zbatimit të disa trajtimeve paraprake.
Gjatë përgatitjes së tabletave, përveç një vargu problemesh me karakter të
përgjithshëm, mund të ndeshen edhe disa vështirësi kur punohet me kripëra
higroskopike ose që për lëngësohen, me lëndë efloreshenti produkte flurore ose që
sublimojnë, me lëndë të ndjeshme në prani të agjentëve atmosferik, me sasi të
caktuara lëngjesh etj.

3.2. Lëndët ndihmëse

Në shumicën e rasteve, që lëndët vepruese të shndërrohen në tabletë, janë të


nevojshme disa lëndë ndihmese, të cilat para se të tabletohen duhet tu nënshtrohen
disa operacioneve paraprake, si tharja, pluhurizimi, granulimi etj.
Zgjedhja e lëndëve ndihmëse të përshtatshme dhe procesi teknologjik bëhet duke u
bazuar në vetitë fiziko-kimike të lëndëve vepruese.

87
Lëndët ndihmëse që përdoren për përgatitjen e tabletave, mund klasifikohen sipas rolit
themelor që luajnë, në: holluese, lidhëse, zbërthyes lyrësuese e antistatike. Përveç
këtyre mund të përdoren edhe lëndë të tjera, cilat nuk luajnë ndonjë rol themelor, si
ngjyruese, ëmbëltuese, aromatizuese, përthithëse, stabilizuese etj.

3.3. Lëndët holluese

Lëndët holluese që mund të quhen edhe mbushëse, janë lëndë të ngurta, të cilat
shtohen me qëllim që tabletave t'u jepet madhësia dhe pesha e duhur. Këto lëndë
shtohen kur përgatiten tableta që përmbajnë barna helmuese ose me veprim të fortë
(tabletat e deksamelazonit, diazepamit, ergotamines, salbutamolit etj).
Sasia e lëndës holluese varet nga doza e lëndës vepruese dhe pesha përfundimtare e
tabletës.
Lëndët holluese mund të kenë edhe karakteristika të tjera të dobishme, sepse ato mund
të luajnë rolin edhe të lëndëve lidhëse, zbërthyese, përthithëse etj.
Laktoz është lënda holluese më e përdorshme. Ajo ka edhe
veti ngjitëse, prandaj lind nevoja e shtimit të lëndëve
zbërthyese, për shembull i amidonit.

Amidoni përdoret si lëndë holluese, por mund të


luaj njëkohësisht edhe rolin e lëndëve lidhëse
zbërthyese, madje edhe lyrësuese. Në
përqendrim më të larta se 30% ndaj peshës së
tabletës jep tableta të buta, me qëndresë
mekanike të vogël.

Sheqeri -(sakaroza) mund të përdoret si lëndë holluese në sasi


të vogël. Ka veti ngjitëse të theksuara dhe kështu mund të jep
tableta të forta, që zbërthehen me vështirësi.

88
Manitoli ka epërsi të theksuar ndaj sheqerit të laktozës dhe prandaj po përdoret mjaft
këto vitet e fundit.
(kloruri i natriumit përdoret kryesisht për tabletat që shërbejnë për përgatitjen e
tretësirave për injeksion ose të tretësirave për përdorim të jashtëm.
Celulaza mikrokristalore është celulozë e pastruar dhe e shpolimerizuar, në trajtë
mikrokristalore (në treg njihet me emrin Avicel). Ajo mund të tabletohet drejtpërdrejt
dhe vepron edhe si lëndë lyrësuese.

3.4. Lëndët lidhëse ose njitëse

Lëndët lidhëse përdoren me qëllim që lëndët vepruese të ngurta e të pluhurizuara të


shndërrohen në agregate që quhen granula (kokrriza) të cilat tabletohen më mirë,
sepse përmisohet rrëshqitja e materialit dhe sigurohet mbushja e matricës.
Lëndët lidhëse kanë strukturë makro molekulare dhe përdoren kryesisht në trajtë
tretësirash ujore, me përqendrim të ndryshëm.
Këto tretësira koloidale, që quhen edhe lëngje granuluese, u shtohen lëndëve vepruese
dhe përzierja e tyre shndërrohet në një masë të butë, nga e cila përgatiten kokrriza me
përmasa të vogla (granula), që pastaj thahen.
Lëndët lidhëse, në përgjithësi, ushtrojnë efekt negativ në zbërthimin e tabletave,
kështu që ato duhen përdorur në sasitë e nevojshme, të përcaktuara mirë. Përkundrazi,
në qoftë se lënda lidhëse nuk përdoret në sasinë e duhur ose në qoftë se nuk ka veti
ngjitëse të mira, do të përftohen granula që tharmohen me lehtësi dhe tabletat nuk do
të kenë qëndresën e duhur mekanike.
Sheqeri përdoret në trajtë shurupi oficinal 64% ose shurupi që përmban 50% sheqer.
Përdoret për tabletat që duhet të treten ngadalë (tabletat që mbahen në gojë).
Amidoni, ndonëse nuk është lidhës i fuqishëm, ka epërsi, sepse ndihmon zbërthimin.
Përdoret në trajtën e mucilagjës ose xhelit në përqendrimin 5-15%, e sidomos në
trajtën e xhelit (kollës) 10%.
Goma arabike përdoret në trajtë
tretësirë 10-20%, e cila mund të
hollohet deri në 2-5% në rastin e
përdorimit. Është lidhës i fuqishëm.
Tragakanta përdoret në trajtë
mucilagjeje 1-3%. Përdoret për
pluhurat me aftësi ngjitëse të dobët, siç
janë pluhurat bimore, karboni etj.
Xhelatina është lëndë lidhëse e
efektshme në përqendrimet l-3% ndaj
masës së thatë të materialit. Shtohet në
trajtë tretësirë 5-10%.

3.5. Lëndët zberthyese

Tabletat, për shkak të trysnisë së fuqishme dhe sasive të mëdha të lëndëve lidhëse të
përdorura gjatë ganulimit, mund të bëhen tepër të ngjeshura dhe kështu zbërthimi i
tyre në aparatin tretës bëhet shumë ngadalë. Për përthithjen e lëndëve vepruese, është
e domosdoshme që tableta të zbërthehet në grimcat fillestare brenda një kohe te
përshtatshme, ku vendosen në një mjedis ujor.

89
Zbërthyesit janë lëndë ose përzierje lëndësh që anulojnë efektin e lëndëve lidhëse dhe
efektet e forcave fizike që veprojnë gjatë tabletimit. Teorikisht, lëndët zbërthyese
mund të quhet si proces i anasjelltë i atij që zhvillohet gjatë tabletimit.
Teorikisht, lëndët zbërthyese mund të shtohen si në përzierjen e pluhurave, ashtu edhe
në granulat, por në praktikë, lëndët zbërthyese shtohen: vetëm pas përftimit te
granulave.
Amidoni është lënda zbërthyese më e zakonshme. Nga llojet e ndryshme të amidonit,
ai i patates jep rezultate më të mira, sepse duke mbufatur në ujë mund ta rrisë vëllimin
100%, ndërkohë që amidoni i grurit ose i orizit e rrisin vëllimin 10-50%.
Karboksimetilceluloza sodike në përqendrimin 2-3% shtohet në trajtë pluhuri në
përzierjen që tabletohet drejtpërdrejt.
Algjinatet. Acidi algjinik dhe algjinati i kalciumit janë lëndë të patretshme, por që
bymehen në prani të ujit dhe e rrisin vëllimin, gjë që shkakton zbërthimin e tabletave
në grimca të imëta.
Celuloza mikrokristalore është lëndë zbërthyese e efektshme, pothuajse për të gjitha
barnat, por efekti shfaqet në përqendrime tepër të larta, rreth 25%.
Aerosili përdoret si lëndë zbërthyese në trajtë granulash të prodhuara nga fabrikat.
Përzierjet për shkumëzuese ndihmojnë në zbërthimin e tabletave, si rezultat i formimit
të një gazi, zakonisht të gazit karbonik, në prani të ujit.
Lëndët tension vepruese luajnë rolin e hidrofilizuesit dhe tërthorazi, veprojnë si
zbërthyese, duke ndihmuar zbërthimin e disa tabletave me lëndë hidrofobe.

3.6. Lëndët lyrësuese

Lëndët lyrësuese sigurojnë rrëshqitjen e lehtë dhe të njëtrajtshme të granulatit nga


hinka e ushqimit në matricë, mbushjen e rregullt dhe të njëtrajtshme të matricës,
mënjanojnë ngjitjen e materialit në punsonet e matricat e makinës së tabletimit dhe
ndihmojnë në daljen e tabletave nga matrica. Prania e këtyre lëndëve jep tableta me
pamje më tërheqëse, më sipërfaqe më të lëmuar dhe bën që shenjat ose mbishkrimet
në tableta të jenë më të qarta.
Sipas funksionit që luajnë, lëndët lyrësuese mund të ndahen në:
lëndë lyrësuese të vërteta, të cilat zvogëlojnë fërkimin e sipërfaqeve anësore
të tabletës me matricën dhe ndihmojnë në daljen e tabletave nga matrica;
lëndë rrëshqitëse, të cilat përmirësojnë rrëshqitjen ose rrjedhjen e
granulatit nga hinka në matricë dhe bëjnë të mundur mbushjen e njëtrajtshme
të saj.
lënë kundër ngjitëse, të cilat pakësojnë ngjitjen e materialit në matricat dhe
punsonet.
Për të përftuar një efekt lyrësues më të mirë, bëhet kombinimi midis një lyrësuesi të
vërtetë, një kundër ngjitësi dhe një rrëshqitësi, siç është për shembull kombinimi i
stearatit të magnezit amidonit dhe talkut.
Në përgjithësi, lëndët lyrësuese përdoren në trajtë pluhuri të imët, i cili përzihet me
materialin e granuluar menjëherë para tabletimit; përzierja bëhet me kujdes, në
mënyrë që granulat të mos thërrmohen.
Zakonisht, përdoren sasi të vogla lëndësh lyrësuese, rreth 1%, por përqendrimi mund
të rritet deri në 5% dhe madje më shumë. Prania e sasive të mëdha të lëndëve
lyrësuese mund të shkaktojë zgjatjen e kohës së zbërthimit, sepse shumica e këtyre
lëndëve kanë veti të theksuara hidrofobe.

90
Talku është lënda që përdoret më shumë, sepse ka efekt kundër ngjitës dhe,
njëkohësisht, lehtëson rrëshqitjen e granulatit në hinkë. Zakonisht përdoret në
përqendrimin rreth 3%. Ka të metë se mund të ndajthithë disa barna (ergoalkaloide,
fenotiazina, baza katërsor amoni etj).
Amidoni është lëndë që rregullon rrëshqitjen e granulatit në hinkë dhe nga kjo
pikëpamje është dy herë më veprues se talku dhe PEG 6000.
Përdoret në përqendrimin 10-20%.
Stearali i magnezit është lëndë lyrësuese e efektshme, që përdoret në përqendrimin
0,5%, por ka të metë se e zgjat kohën e zbërthimit të tabletave.
Yndyrnat, vajrat, dhe dyllërat japin rezultate të mira, por shtimi i tyre mund të bëhet
vetëm duke i tretur në etër, operacion që paraqet vështirësi dhe është i kushtueshëm.
Aerosili është propozuar si lëndë që rregullon rrëshqitjen.
Lëndët lyrësuese të tretshme përdoren për tabletat që duhen të treten në ujë. Për
tabletat për përdorim të jashtëm këshillohet acidi borik, në përqendrimin 2%, ndërsa
për tabletat për përdorim të brendshëm këshillohen PEG me masë molekulare të lartë,
për shembull PEG 4000, që përdoret në trajtë tretësire 2-10% në tretës organikë.

3.7. Lëndët antistatike

Pluhurat tepër të imët grumbullojnë në sipërfaqen e grimcave një sasi të madhe


energjie. Këto forca elektrostatike janë më të shumta në grimcat më të vogla se 100
µm. Në qoftë se grimcat që formohen kanë ngarkesa me të njëjtën shenjë, ato do të
shtyjnë njëra-tjetrën dhe kështu pluhuri përkatës do të zërë një vëllim të madh.
Përkundrazi, në qoftë se grimcat do të kenë ngarkesa me shenjë të kundërt, do të
ndodhë një aglomerim i theksuar i materialit.
Për largimin ose zvogëlimin e efektit të ngarkesave elektrostatike mund të shtohen
lëndë antistatike. Shtimi i një lëndë të tillë shkatërron fushën elektrike.
Lëndë me efekt antistatik janë laktoza, aerosili, talku, stearati i magnezit, manitoli,
PEG 400, fosfati dykalcik etj.

4. Përbërësit e tjerë të tabletave

Përveç lëndëve ndihmëse të lartpërmendura (holluese, lidhëse, zbërthyese, lyrësuese e


antistatike), në procesin e përgatitjes së tabletave, mund të marrin pjesë edhe disa
lëndë të tjera, të cilat nuk luajnë ndonjë rol themelor siç janë lëndët ngjyruese,
ëmbëltuese, aromatizuese, përthithëse, stabilizuese etj.

5. Përgatitja e tabletave

Lëndët vepruese, siç është theksuar, në përgjithësi nuk mund të tabletohen pa shtuar
disa lëndë ndihmëse. Proceset themelore që zbatohen për prodhimin e tabletave janë:
granulimi me rrugë të njomë, granulimi me rrugë të thatë dhe tabletimi i drejtpërdrejt.
Nga këto procese ai që zbatohet me gjerësisht është granulimi me rrugë të njomë.

5.1. Granulimi

91
Granulimi është operacioni, me anën e të
cilit grimcat e imëta të pluhurave kristalore
ose amorfe shndërrohen në agregate pak a
shumë poroze që quhen granula (latinisht
granula-kokrrizë). Në trajtë të granulave
materiali rrëshqet më lehtë nga hinka në
matricë dhe bëhet një mbushje e
njëtrajtshme e kësaj të fundit.
Me qëllim që të përftohen përzierje sa më
homogjene është e nevojshme, që para
granulimit, grimcat e lëndës vepruese dhe
ato të lëndëve ndihmëse të kenë përmasa sa
më të përafërta. Prandaj këto lëndë duhen
pluhurizuar, në mullinj të përshtatshëm, dhe
pastaj duhen përzier.
Granulimi mund të kryhet me rrugë të thatë,
me rrugë të njomë ose me metoda të
posaçme.
5.1.1. Granulimi me rrugë të thatë

Granulimi me rrugë të thatë, quhet edhe briketim ose paratabletim praktikohet pa


shtimin e lëngjeve. Operacioni bazohet në tabletimin e përzierjes së pluhurave në
tableta të mëdha, të cilat quhen briketa. Briketat kanë diametër t madh, rreth 25mm
dhe peshë nga 5 deri në 20 g. Për përftimin, e briketave, në përgjithësi, shtohet një
eksipient lyrësues i cili është mjaftueshëm për të ushtruar funksionin edhe në fazën e
dytë të përfitimit të tabletave përfundimtare.
Gjatë përgatitjes së briketave nuk shtohen lëndë lidhëse. Vetëm në raste të posaçme,
kur vetia ngjitëse e pluhurave është shumë e vogël, mund të shtohet një lëndë lidhëse
e ngurtë, p.sh laktozë, sheqer, polietilenglikole.
Granulimi me rrugë të thatë zbatohet për lëndët që shpërbëhen në prani të lagështisë
ose që nuk e durojnë temperaturën dhe, në disa raste të posaçme, për përgatitjen e
tabletave për shkumëzuese.
Ndonëse granulimi me rrugë të thatë ka epërsi, sepse shkurton kohën dhe mënjanon
lagështinë e nxetësinë, ai ka një zbatim mjaft të kufizuar.

5.1.2. Granulimi me rrugë të njomë

Me anën e granulimit me rrugë të njomë, përzierja e pluhurave shndërrohet në një


brume me konsistence të përshtatshme, duke shtuar një lëng. Pastaj masa e njomë
kalohet në site ose granulator, në
mënyrë që të përftohen granulat,
të cilat thahen dhe njëtrajtësohen.
Granulimi me rrugë të thatë
realizohet në 4 faza themelore
pune: njomja e pluhurave,
shëndrrimi i masës së butë në
granula, tharj ae granulave të
njoma dhe njëtrajtësimi i
granulave.

92
5.2. Tabletimi

Tabletimi është proces, gjat të ciit një numër i


caktuar grimcash të ngurta i nënshtrohen një forcë
të drejtuar nga jashtë – mbrenda e si rezultat i së
cilës zvogëlojnë vëllimin edhe shndrohen në një
masë të ngjeshur, që merrë trajtën e matricës, ku
është kryer tabletimi.
Tabletimi kryhet me makinat e tabletimit, pjesët
kryesore te të cilave janë: një hinkë ose
distributor, që ushqen maricën me materialin që
tabletohet, një matricë që u jep tabletave trajtën e
madhësinë dhe dy punson, njëri i sipërm, tjetri i
poshtëm, të cilat ushtrojnë trysninë e duhur.
Makinat më të thjeshta të tabletimit janë ato që
punojnë me dorë dhe që përdoren në famiaci, për prodhimin e një numri të kufizuar
tabletash. Qëndresa mekanike e tabletave, të prodhuara në këto makina, luhatet në
kufinjtë më të gjërë, në krahasim em makinat automatike.
Në industri përdoren makinat automatike të tabletimit të cilat duhen në dy tipat
themelor:
makinat të tipit eksentrik dhe
makinat të tipit rotativ.

5.2.1. Makinat e tabletimi eksentrik

Këto makina përbëhen nga dy punsone, njeri i poshtëm dhe tjetri i


Sipërm, një matricë dhe një hinkë. Matrica është e montuar në një pllakë horizontale
dhe gjëndron gjithmonë e palëvizëshme, ndërkohë që pozicioni i dy punsonëve mund
të ndryshohet me anën e një mekanizmi. Punsoni i sipërm depërton në intervale të
rregullta në zgavrën e matricës dhe e ngjesh materialin. Hinka, që është e lëvizëshme,
ka si qëllim Çuarjen e materialit që tabletohet në zgavrën e matricës dhe mbushjen e
saj me këtë material.
Tabletimi në të gjitha tipet e makinave kryhet në tri faza të njëpasnjëshme: mbushja e
matricës me material, tabletimi i vërtetë dhe nxerrja e tabletës së përftuar.
Makinat e tabletimit të tipit eksentrik përdoren në prodhimin
industrial të vogel ose mesatar dhe në përgjithësi kanë rëndiment pak a
shumë të ulët. Epërsia e këtyre makinave është se ato mund të montohen pastrohen
dhe rregullohen shpejtë, pra përshtatja dhe përgaditja për hyrje material tjetër për t'u
tableluar nuk kërkon shumë kohë. Por kanë të metë se
gjatë punës bëjnë shumë zhurmë, shtypja është e fortë dhe zgjat pa kohë.
Per këtë arsye disa pluhura, për shembull pluhurat bimore nuk mund të
tabletohen ashtu siÇ duhet.

5.2.2. Makina e tabletimit të tipit rotativ

93
Makinat e tipit rotativ punojnë si rezultat i rrotullimit në një kahje të një disku të
rrumbullakët, ku ndodhen matricat, punsonet e
siperme dhe ato të poshtme. Hinka është e
palevizëshme. Të dyja punsonet janë vepruese
dhe ushtrojnë një trysni të shkallezuar dhe të
ngadalshme mbi granulat, Çka menjanon
futjen e ajrit në tabletë dhe, si rrjedhojë,
përftohen tableta me strukturë të një trajtshme.
Pas përftimit, tableta ngrihet nga punsoni i
poshtëm dhe shtyhet nga një lloj thikë e
pjerrët anësore në enën pritëse.
Makinat rotative kanë të metë, sepse kanë një
ndertim të ndërlikuar, ndërimi i punsoneve
dhe i matricave zgjat mjaft, remonti është i
vështirë, kështu që këto makina janë të
përshtatshme vetëm për të prodhuar sasi të
mëdha tabletash. Pjesët më të rëndësishme të
makinave të tabletimit janë punsonet dhe
matricat nga të cilat varet madhësia dhe trajta e tabletave.

6. Ruajtja e tabletave
Tabletat ruhen në vende të thata dhe, në disa raste, në vende të erëta. Herë pas herë
tabletat duhen analizuar përsa i përket kohë's së zbërthimit.

7. Ambalazhimi i tabletave

Tabletat ambalazhohen në kuti plastike e metalike, në shishe qelqi, gypa qelqi ose
metalike etj.
Një metodë, e cila ka shumë epërsi, është ambalazhimi midis dy fletësh celofani,
materiali plastik ose alumini (ambalazhimi në blistër), kështu që Çdo tabletë ka një
ambalazh të veÇantë. Këto ambalazhe janë shumë më higjienike sesa kutitë apo
shishet, janë mjaft estetike dhe sigurojnë një ruajtje të mirë të vendeve vepruese nga
agjentët atmosferikë, sidomos kur përdoren fletë prej alumini.

TABLETA QË PËRGATITEN ME TABLETIM TË DREJTPËRDREJTË

Tabletat e heksametilentetramines 0,5 g


(Tabulettae hexamethylentetramini 0,5 g)
Hexamethylentetraminum 0,5 g

• Përgatitja: heksametilentetramina (metenamina, urotropina) sitët në sitën me


madhësi vrimash 0,8 mm dhe tabletohet në një makinë me punsone 12 mm.
• Shpjegime teknologjike: Heksametilentetramina, në sajë të strukturës kristalore,
mund të tabletohet drejtpërdrejtë, pa shtuar lëndë ndihmëse.
• Vetitë: Tabletat e heksametilentetraminës 0,5 g janë me ngjyrë të bardhë, me shije
si të ëmbël, me peshë mesatare 0,47-0,53 g.

94
• Rekasionet e identifikimit: - Një tablete heksametilentetramine 0,5 g tretët në 5 ml
ujë të distiluar, ku shtohen 2 ml acid sulfurik dhe lengu ngrohet deri në valim; ndihet
era e aldehidit formik.
-Tretësira përzihet me 3 ml tretësirë hidroksid natriumi 10% dhe ngrohet; ndihet era e
amoniakut.
• Përcaktimi sasior: Pluhurizohen 20 tableta heksametilentetramine 0,5 g dhe nga ky
pluhur peshohet 0,100 g, i cili tretët në 15 ml kloroform dhe lëngu titullohet me acid
perklorik 0,1 N deri në ngjyrë të kuqe, në prani të të kuqit të metilit (në kloroform) si
dëftues.
1 ml acid perklorik 0,1 N i përgjigjet 0,01402 g heksametilentetramine. Çdo tabletë
duhet të përmbaje 0,47-0,53 g heksametilentetramine.
• Ruajtja: Tabletat e heksametilentetramines 0,5 g ruhen në gypa prej qelqi ose
lëndësh plastike, të vendosura në vend të thatë.
• Përdorimi: Përdoren në sëmundjet e aparatit urinar.

95
8. Veshja e tabletave - DRAZHE

Veshja me sheqer ose drazhifikimi I vërtetë është një metodë e zakonshme që


zbatohet gjerësisht në industri edhe në
ditët tona. Përgatesat që përftohen
quhen drazhe.
Drazhetë (comprimata obducta,
dragees) janë forma farmaceutike të
ngurta që përftohen duke veshur
kryesisht tabletat dhe, më rrallë,
granulat e pilulat (bërthamat) me një
shtresë të ngjeshur e të njëtrajtshme.
Drazhet merren nga goja duke
gëlltitur.
Në disa farmakope përshkruhen dy
lloje drazhesh:
të zakonshme, të tretshme në ujë ose në mjedis acid apo në stomak
(comprimata obducta, gastrosolventes) dhe
të tretshme vetëm në zorrë (comprimata obducta, eterosolventes), ndërsa, në
disa farmakope të tjera dhe në disa manuale, bëhet dallim midis tabletave të
veshura dhe drazheve; tabletat e veshura janë të mbuluara vetëm me një
shtresë t hollë ( cipë), e cila mund të jetë e tejdukshme, kurse drazhetë janë të
mbuluara me një shtresë më të trashë, e cila zakonisht është e ngjyrosur.

Fjala “dragee” rrjedh nga frëngjishtja, që do të thotë “karamele të vogla”.


Janë tableta të mbështjella me një shtresë mbrojtëse. Shtresa e jashtme e drazhesë
shërben si mbrojtëse nga veprimet e dëmshme të mediumit ose të lëngut të stomakut,
dhe njëkohësisht si korrigjens. Ajo përmban: sheqer, çokollatë, gomë arabike,
polietilenglikol, metilcelulozë.
Drazhetë e veshura me shtresë keratine, stearine, treten në mediumin alkalik të zorrës
së hollë, ndërsa janë të qëndrueshme ndaj lëngut gastric. Merren vetëm për os. Duhet
të jenë të një madhësie, formë dhe peshë, me fortësi të caktuar, duhet t ëpërmbajnë
sasinë e duhur të substancës aktive. Sipas farmakopesë zbërthimi I tabletave, drazheve
dhe kapsulave hulumtohet “in vitro”, në ujë me temperaturë prej 37°C, pastaj në lëngu
gastrik artificial (tretësirë ujore e pepsinës dhe acidit klorhidrik me pH 1.2) si dhe
lëngun artificial të zorrëve (tretësirë ujore e KH 2 PO4 , NaOH dhe pankreatinës, me
pH rreth 7.5). në këtë mënyrë vërtetohet korrektësia e tabletave, të cilat duhet të
zbërthehen në stomak, si dhe e drazheve dhe kapsulave acidorezistuese që nuk duhet
të zbërthehen në stomak, por në zorrë.
Drazhetë në recetë shkruhen si tableta. Pasi fjala drazhe nuk është emërtim latin, nuk
është e mundur që tu përshtatet rregullave gramatikore të latinishtes . Prandaj në
subskripcion numri i drazheve shënohet vetëm me shifër romake dhe pa fjalë latine në
kllapa, siç duhej te të gjitha format e tjera të barnave.

96
Shembuj recetash për drazhe:

Drazhetë Persantin përmbajnë nga 25dhe 75 mg dipiridamol. Dipiridamoli rritë


furnizimin i miokardit me oksigjen, ndërsa frekuenca e punës së zemrës fare pak
ndryshohet. Ndikohen te insuficienca koronare akute dhe kronike, infarkti akut i
miokardit, angina pectoris. Në recetë shkruhen si më poshtë:

.Rp/
Persantin drage á 0.025
Da scat.orig.Nr.I(unam)
á Nr.XX
S.3 herë në ditë nga 1 drazhe 1 orë para buke.
(Antiagregues: Insuf. Koronare akut dhe kronik, infarkti akut i
miokardit, angjina pektorale).

Preparati Dulcolax është bar laksativ që stimulon peristaltikën. indikohet në


opstipacione akute dhe kronike për pastrimin e zorrëve. Efekti shfaqet 8-12 orë pas
pirjes:
Rp/
Dulcolax drage á 0.005
Da scat.orig.Nr.I(unam)
á Nr.XXX
S. Në mbrëmje para fjetjes nga 2 drazhe.
(opstipatio)

97
IV. KAPSULAT
Kapsulat (capsulae) janë forma farmaceutike të ngurta, që përbëhen nga një cipë e
fortë ose e butë, me trajtë e madhësi të ndryshme
dhe ku futen lëndë të ngurta, të buta ose të
lëngëta, në doza të veçanta. Cipa përbëhet nga
amidoni ose xhelatina. Në shumicën e rasteve,
kapsulat përdoren nga goja.
Kapsulat, që, nganjëherë, quhen edhe kapsula
mjekësore (capsulae medicinales), përdoren për
të maskuar shijen dhe erën e papëlqyeshme të
disa barnave ose për ta drejtuar përthithjen e
barit në nivele të ndryshme të aparatit
gastrointestinal (p.sh. kapsulat e tretshme në
zorrë). Njihen edhe kapsula mjekësore që
përdoren në zgavra të tjera natyrore të
organizmit (p.sh. kapsulat rektale, kapsulat vagjinale). Disa kapsula (kapsulat
xhelatinore) sigurojnë edhe mbrojtjen e barnave nga agjentët atmosferikë.

1. Kapsulat amidonike
Kapsulat amidonike (capsulae amylaceae) që quhen edhe kashe ose oblate, janë
përdorur për herë të parë nga fundi i shekullit të kaluar dhe vazhdojnë të përdoren
edhe sot. Ato përbëhen nga dy cilindra të sheshtë, me diametër pak të ndryshëm, në
mënyrë që të futen të njëri-tjetri.
Kapsulat amidonike përdoren kryesisht për pluhurat magjistrale të dozuar, të cilët
përmbajnë lëndë me shije dhe erë të papëlqyeshme ose që përmbajnë lëndë ngjyruese.
Këshillohet që, në kohën e përdorimit kapsulat të zhyten për një çast në ujë, të vihen
në gjuhë dhe pastaj të gëlltiten me ujë ose Çaj të ngrohtë.

Kapsulat amidonike kanë këto anë pozitive:


- maskojnë shijen dhe erën e papëlqyeshme të disa barnave;
- pengojnë ngjitjen e pluhurave në gjuhë ose në mukozën e gojës;
- gëlltitja e tyre në përgjithësi është e lehtë
.
Por kapsulat amidonike kanë edhe disa të meta, si:
përshkohen nga gazët dhe lagështia, sepse janë poroze; për këtë arsye, lëndët
higroskopike të ruajtura në to për lëngësohen;
Përzierja e pluhurave të ndjeshëm ndaj agjentëve atmosferikë mund të pësojë
ndryshime;
- disa të sëmurë e kanë të vështirë gëlltitjen e tyre.
Përgatitja: Kapsulat amidonike përgatiten në industri nga amidoni i grurit, patates,
misrit etj. Në fillim përftohet një brumë, i përbërë nga amidoni, të cilit i shtohet ujë,
ku janë tretur lëndë antiseptike dhe ku shtohet edhe një sasi e vogël vaj ricini. Brumi
ose kolla e amidonit e ngrohur derdhet në forma të posaçme, që përbëhen nga dy
pllaka metalike të ngrohura. Pllaka me kapsulat nxirret nga format dhe lihet në ajër
derisa të marrin një farë lagështie; pastaj priten buzët e parregullta të kapsulave në
mënyrë që ato të jenë të një trajtëshme. Kapsulat e gatshme ambalazhohen në kuti
kartoni.
Kapsulat amidonike mund të kenë ngjyrën natyrore të amidonit (të bardhë), por mund
të ngjyrosen edhe me ngjyra të ndryshme, si: trëndafili, të verdhë, të kuqe, të kaltër
etj. me anën e ngjyruesve ushqimorë johelmues.
Sasia e pluhurit që futet në kapsulat amidonike luhatet nga 0.1-3 g. Madhësia e këtyre
kapsulave shprehet me numra:
-kapsula nr. 00 për 0.1 - 0.5 g pluhur;
-kapsula nr. 0 për 0.5 - 1.0 g pluhur;
- kapsula nr. I për i .0 - 1.5 g pluhur;
- kapsula nr. 2 për 1.5 - 2.5 g pluhur.
Kapsulat amidonike duhet të kenë trajtë të rregullt, sipërfaqe të shkëlqyeshme, buzë të
plota, t'u qëndrojnë manipulimeve, të mos kenë shijë dhe erë. Kur futen në ujë, ato
duhet të bymehen, të zbuten dhe pastaj të shndërrohen në një masë të butë.

2. Kapsulat xhelatinoze
Kapsulat xhelatinore (capsulae gelatinosae) janë të përbëra nga një cipë me bazë
xhelatine, të përzier me glicerinë,
sorbitol, sheqer ose lëndë të tjera. Ato
shërbejnë për përdorimin e lëndëve
vepruese të ngurta, të buta ose të lëngëta,
në doza të veçanta.
Përdorimi i barnave në trajtë të
kapsulave xhelatinore është propozuar
për herë të parë në gjysmën e parë të
shekullit të kaluar, por në shkallë të gjërë
ato kanë filluar të përdoren në fillim të
shekullit XX, atëherë kur u bë i mundur
prodhimi industrial i tyre.
Kapsulat xhelatinore janë një nga format
farmaceutike më të përhapura për përdorimin e barnave nga goja. Në mjedisin e
aparatit gastrointestinal, kapsulat treten dhe Çlirojnë përmbajtjen e tyre. Në dallim
nga drazhetë dhe tabletat, në kapsulat, lëndët vepruese janë të pa aglomeruara, Çka
bën të mundur Çlirimin e përmbajtjes menjëherë pas tretjes ose zbutjes së cipës.
Kapsulat xhelatinore kanë epërsi, sepse me anën e tyre mund të përdoren përzierje
eutektike, pluhura që për lëngësohen, lëngje, vajra, barna me erë dhe shije të
papëlqyeshme etj. Veç kësaj, me anën e tyre mund të drejtohet edhe përthithja e barit
në nivele të ndryshme të aparatit gastrointestinal. Sot pranohet që biodisponibiliteti i
barnave që përdoren në trajtë kapsulash ua kalon atyre që përdoren në trajtën e
formave të tjera të ngurta.
Si të meta të kapsulave xhelatinore mund të përmenden: në to nuk mund të futen
lëndë që tresin xhelatinën (tretësirat ujore) ose që bashkëveprojnë me të (hidrat
klorali, heksilrezorcine etj.).
Kapsulat xhelatinore mund të klasifikohen në bazë të fortësisë së tyre në:
1. kapsula xhelatinore të buta ose elastike apo të përkulshme;
2. kapsula xhelatinore të forta ose me kapak apo operkulate.

99
2.1. Kapsulat xhelatinore të buta

Kapsulat xhelatinore të buta (capsulae


gelatinosae molles, s. elasticae) kanë trajtë
vezake, rruzullore ose të përzgjatur. Për shkak
të elasticitetit të pareteve të tyre, ato mund të
gëlltiten me lehtësi, madje edhe kur kanë vëllim
të madh. Sasia e barit që mund të futet në këto
kapsula, luhatet nga 0.2 deri 5g.
Kapsulat xhelatinore, më trajtë rruzullore dhe
vëllim të vogël, quhen perla.

2.1.1. Përgatitja e kapsulave xhelatinore të buta

Kapsulat xhelatinore të buta përgatiten me mënyra të ndryshme me aparate që


punojnë me dorë, gjysmë automatike ose krejtësisht automatike.

2.1.2. Përgatitja me zhytje

Përgatitja me zhytje është një metodë klasike që kryhet në katër faza:


përgatitja e masës xhelatinore,
përftimi i kapsulave,
mbushja e kapsulave,
mbyllja e kapsulave.
Gjatë përgatitjes së kapsulave xhelatinore, një rol të rëndësishëm luan cilësia e
xhelatinës, si edhe raportet e ujit, glicerinës, tretësirës së sorbitolit etj. Tretësira e
sorbitolit shtohet si plastiflkuese. Përveç këtyre përbërësve bazë, në kapsulat mund të
marrin pjesë edhe lëndë konservuese, si p.sh. estere të acidit
hidroksibenzoik

2.1.2.1. Përgatitja e masës dhe përfitim I kapsulave

Xhelatina lihet në kontakt në ujë rreth 30 min deri sa të bymehet, pastaj shtohet
glicerina e përbërësit të tjerë dhe përzierja e tyre ngrohet në banjë uji, në temperaturën
70ºC derisa xhelatina të tretet.
Masa xhelatinore nuk duhet ngrohur mbi 70ºC, sepse ulet në mënyrë të ndjeshme
veshtullia dhe aftësia xhelifikuese e saj. Masa nuk duhet të përzier shpesh, sepse
formohen fluska ajri, kështu që edhe kapsulat do të dalin me këto fluska.
Shkuma që formohet në masën xhelatinore, duhet larguar. Në fund, masa homogjene
e përftuar lihet në qetësi për 1 orë rreth 60ºC, në mënyrë që të largohen fluskat e ajrit
dhe pastaj filtrohet me një garzë të dy fish.
Në masën xhelatinore të filtruara dhe të mbajtur në banjë uji, në temperaturën 50-
60ºC zhyten forma metalike, të lyera më parë me vaj vazelinë ose vaj silikoni dhe të
ftohura në frigorifer për 20-30 min, në 3-6ºC.
Pastaj format, të nguruar me një shtresë masë xhelatinore, nxirren nga kjo masë,
rrotullohen në të gjitha drejtimet, në mënyrë që të formohet një shtresë apo cipë e
njëtrajtshme, dhe vendoset në vend të freskët ose frigorifer ne 5ºC, që të ftohen. Pas
prerjes së masës, kapsulat nxirren nga format, duke i tërhequr me kujdes.

100
2.1.2.2. Mbushja e kapsulave

Mbushja e kapsulave xhelatinore të buta bëhet në mënyrë të ndryshme, në varësi nga


gjendja agregate e lëndës vepruese edhe nga numri i kapsulave që do të mbushen.
Kapsulat xhelatinore bosh vendosen në mbajtëse të posaçme, me grykën lart.
Lëngjet futen në kapsula me pipeta, bureta ose me aparate të tjera, të ngjashme me ato
që përdoren për
mbushjen e ampulave.
Lëngjet veshtullore
ngrohen me qëllim që të
ulet veshtullia.
Lëndët e ngurta
(pluhurat), zakonisht,
përzihen me një lëng,
p.sh. me ndonjë vaj
bimor ose vaj vazeline.
Në disa raste punohet me
trysni.
Kur përzierja që do të
futet në kapsula është
tepër veshtullore ose jo
homogjene, mbushja
bëhet me anën e një rezervuari, i cili mund të ngrohet dhe të jetë i pajisur edhe me
përzierës.
Mbushja duhet bërë me kujdes në mënyrë që buzët e kapsulës të mos lagen nga
lëngjet vajore, sepse kapsulat nuk mund të mbyllen.
Në kapsulat xhelatinore nuk futen tretësira ujore ose alkoolike sepse këto i zbusin
kapsulat.
Disa lëndë si guaiakoli, kreozoti, esencat etj, të cilat mund të acarojnë mukozën e
stomakut, hollohen me një vaj bimor.

2.1.2.3. Mbyllja e kapsulave

Kapsulat, menjëherë pas mbushjes, mbyllen me disa pika të


masës xhelatinore që hidhen me një thupër qelqi. Pika e
parë formon kapakun dhe mbyll vrimën, ndërsa pikat e tjera
japin trajtë vezake. Mbyllja e kapsulave mund te bëhet edhe
me një aparat termoelektrik. Ky vendoset në grykën e
kapsulës, masa shkrihet e kështu e mbyll edhe vrimën. Pas
mbylljes, kapsulat xhelatinore thahen me një rrymë ajri ose
në furrë tharëse.

2.2. Kapsulat xhelatinore të forta

Kapsulat xhelatinore të forta, me kapak, operkulate ose xhelula (capsulae gelatinosae


durae, s. operculatae) përbëhen nga një çift gjysmë kapsulash, me një diametër që
ndryshon fare pak dhe që futen te njëra-tjetra. Gjysmë kapsula me diametër më të
madh shërben si kapak. Këto kapsula përdoren për futjen e pluhurave, por edhe të disa
lëngjeve.

101
Kapsulat xhelatinore të forta kanë këto epërsi: mbyllen hermetikisht, gëlltiten me
lehtësi, kanë parete më të holla se kapsulat e buta. Kërkimet "in vivo" kanë treguar se
këto kapsula, në përgjithësi, zbërthehen në stomak në të njëjtën kohë me kapsulat
amidonike, por më shpejt se tabletat.
Operkulatet prodhohen në 8 përmasa të ndryshme që marrin nga 0.13 deri 1.4 ml dhe
me numra nga 5 deri ne 000.

2.2.1. Përgatitja e kapsulave xhelatinore të forta

Si lëndë e parë për përgatitjen e kapsulave xhelatinore të forta shërben xhelatina e


pastër, së cilës, sipas rastit, i shtohen lëndë të ndryshme ndihmëse (plastifikuese,
ngjyruese, konservuese etj).
Për të siguruar një farë elasticiteti dhe për të mënjanuar formimin e kapsulave, shtohet
glicerinë ose sorbitol, në përqendrim 0.3-1%. Për ti dalluar kapsulat nga njëra-tjetra
dhe për t’i bërë sa më tërheqëse për të sëmurët, ato ngjyrosen me ngjyra të ndryshme
(bardhë, trëndafili, kuqe, gjelbër, blu etj).
Përgatitja e masës së kapsulave bëhet pak a shumë me të njëjtën mënyrë sikurse ajo e
kapsulave xhelatinore të buta. Prodhimi i kapsulave bëhet me makina automatike; të
dyja pjesët e kapsulave përftohen njëkohësisht. Format metalike që shërbejnë për
përgatitjen e kapsulave xhelatinore të forta, përbëhen prje Çeliku të pa oksiduheshëm
dhe kanë trajtë cilindrike të rrumbullakosur në majë. Ato fiksohen nga një Çift paralel
shufrash, njëri për kapakun, tjetri për trupin.

2.2.2. Mbushja dhe mbyllja e kapsulave

Mbushja e kapsulave xhelatinore të forta duket një operacion i thjeshtë. Por, gjatë
procesit të prodhimit, lidin një varg faktorësh, të cilët duhen pasur parasysh për të
siguruar një dozim të saktë të barit. Nga këta faktorë, më të rëndësishmit janë
homogjeniteti i materialit dhe, vetitë rrëshqitëse ose rrjedhëse të tij.
Për të përmirësuar karakteristikat reologjike, duhen marrë një varg masash:
-përdorimi i një materiali (lënde) me lagështi të ulët; këshillohet që lëndët e para, me
të cilat punohet, të thahen më parë, ndërsa lëndët higroskopike duhen mbrojtur nga
veprimi i lagështisë;
- lagështia e lokalit ku kryhet operacioni i mbushjes, duhet të kontrollohet.

102
Këshillohet që lagështia relative të mos kalojë 40-50%;
- lëndët duhet të kenë grimca me madhësi të përafërt. Një material jo homogjen
shkakton mbushjen jo të njëtrajtshme të kapsulave; në raste të tilla zbatohet
pluhurizimi dhe sitja e materialit;
- në rastin e disa lëndëve, dhe, sidomos, në rastin e disa formulave komplekse,
materiali i nënshtrohet një trajtimi paraprak, një granulimi, ku grimcat nuk duhet të
jenë më të mëdha se 0.5 mm. Ky granulim siguron homogjenitetin e nevojshëm dhe,
në të njëjtën kohë, Çon në zvogëlimin e vëllimit, duke bërë, të mundur përdorimin e
kapsulave më të vogla;
- rrëshqitja e materialit mund të përmirësohet duke shtuar lëndë lyrësuese (stearat
magnezi 2%, talk 3-5%, aerosil 0.5% etj.).

V. PILULAT

Pilulat (pilulae) janë forma farmaceutike të ngurta me trajtë rruzullore, me peshë


rreth 0.2-0.5 g, që përftohen nga një përzierje lëndësh vepruese me lëndë të ndryshme
ndihmëse. Pilulat përbehen nga një masë plastike, me përmbajtje të caktuar lagështie.
Ato përdoren nga goja, me gëlltitje, pa i përtypur.
.Pilulat kanë epërsi, sepse me anën e tyre:
- mund të përdoren doza të veçanta të barnave, në një formë të përqendruar;
- mund të maskohet shija dhe era e papëlqyeshme e disa barnave;
- mund të sigurohet një ruajtje e kënaqshme e lëndëve vepruese, për shkak se ato janë
të bashkuara në një masë të ngjeshur e me sipërfaqe të vogël;
- mund të lokalizohet veprimi i disa barnave në zorrë, në qoftë se pilulat vishen me
një cipë të përshtatshme.
Por pilulat kanë edhe të meta, si:
- përgatitja e tyre kërkon kohë të gjatë, në krahasim me format e tjera farmaceutike që
përdoren nga goja (pluhura, tretësira etj.);
me kalimin e kohës, ato thahen dhe forcohen, kështu që edhe zbërthimi i tyre në
organizëm bëhet me vështirësi.
Pilulat janë një formë farmaceutike tipike e recepturës. Në të kaluarën, ato janë
përdorur gjerësisht, por, dalëngadalë, me kalimin e kohës, e kanë humbur rëndësinë
dhe sot kanë përdorim mjaft të kufizuar, sepse janë zëvendësuar me forma të tjera
farmaceutike që përgatiten në shkallë industriale, si p.sh. tabletat dhe kapsulat
xhelatinore.

103
1. Klasifikimi i pilulave

Pilulat mund të klasifikohen sipas disa kritereve.

Sipas vëllimit, peshës dhe trajtës ndahen në:


- pilula të vërteta, me diametër 6-8 mm, peshë 0.2-0.5 g dhe trajtë rruzullore;
- granula (mikropilula), me diametër 1-2 mm, peshë mesatare 0.05 g dhe trajtë
rruzullore;
- boluse, me peshë deri 5 g për njerëzit dhe deri 50 g për kafshët, me trajtë vezake.
Sipas efektit terapeutik, ndahen në:
- tonike;
- antispazmodike;
- purgative etj.
Sipas mënyrës së përgatitjes, ndahen në pilula që përgatiten me:
- modelim;
- pikim;
- derdhje në forma.
Lëndët vepruese që përshkruhen në pilula, zakonisht, nuk japin një përzierje me
karakteristikat e duhura. Në shumicën e rasteve, për përgatitjen e masës pilulare,
duhet të shtohen lëndë ndihmëse të lëngëta, të buta ose të ngurta.
Masa pilulare, që formohet nga përzierja e lëndëve vepruese me lëndë ndihmëse,
duhet të ketë konsistencën, plasticitetin dhe elasticitetin e duhur. Masa nuk duhet të
jetë as tepër e butë, sepse ajo shtypet edhe në gjendje qetësie, dhe as tepër ngjitëse,
sepse ngjitet në duar dhe në mjetet e punës. Elasticiteti tepër i theksuar i përzierjes

104
nuk është i përshtatshëm, sepse masa pilulare merr veti të ngjashme me kauçukun dhe
nuk mund të modelohet.
Përbërësit e masës pilulare duhet të kenë veti të tilla, që të sigurojnë zbërthimin ose
tretjen e lehtë të pilulave në organizëm.
Lëndët vepruese që përshkruhen për përgatitjen e pilulave, janë të shumta dhe tepër të
ndryshme, si p.sh. lëndë kimike, pluhura dhe ekstrakte bimore, vajra, rrëshira, goma,
sapun etj.
1.1 Lëndët ndihmëse

Lëndët ndihmëse ose ekscipientet që përdoren për përgatitjen e pilulave, zakonisht,


kanë karakter koloidal dhe_i japin edhe masës pilulare karakter koloidal.
'Zgjedhja e lëndëve ndihmëse të përshtatshme është problem mjaft i vështirë dhe
mund të arrihet vetëm duke njohur thellë vetitë fiziko-kimike të këtyre lëndëve
vepruese të përshkruara.
Lëndët ndihmëse, sipas rolit që luajnë në, përftimin e masës pilulare, mund të
klasifikohen në lidhëse ose ngjitëse, konsistencë e holluese. Përveç lëndëve të
mësipërme pilulat duhet të përmbajnë edhe lëndë zbërthyese.

1.2. Lëndët lidhëse

Lëndët lidhëse ose ngjitëse ndihmojnë në lidhjen e lëndëve vepruese dhe formimin e
masës pilulare. Këto lëndë u shtohen lëndëve vepruese që nuk treten në tretësit e
zakonshme ose që formojnë me ta tretësira me veshtulli të pamjaftueshme për të
përftuar masë pilulare. Si lëndë lidhëse përdoren shurupi i thjeshtë, goma arabike,
tragakanta, glicerolati i amidonit, ekstraktet e buta bimore etj.

1.3. Lëndët konsistente

Lëndët konsistente ndihmojnë në përfitimin e një mase të përshtatshme, të fortë, në


rastet kur përshkruhen lëndë vepruese të lëngëta ose të buta.
Zakonisht janë pluhura me veti përthithëse, si për shembull
pluhurat bimore, amidoni, kaolina etj. Për të përthithur sasi të mëdha lëngjesh
përdoret oksidi i magnezit.
Një pjesë e lëndëve konsistente mund të luajnë njëkohësisht edhe rolin e lëndëve
lidhëse ose zbërthyese.

1.4. Lëndët holluese

Lëndët holluese u shtohen lëndëve vepruese që përshkruhen në sasi të vogël, me


qëllim që pilulat të arrijnë peshën e duhur. Në përgjithësi, kur sasia e barit është më e
vogël se 0,1 g për një pilule shtohen lëndë holluese si laktozë, sheqer, amidon, pluhur
glicirrize etj.
1.5. Lëndët zbërthyese

Këto lëndë ndihmojnë në zbërthimin e pilulave në organizëm, si_nga shkaku I


tretshmërisë, ashtu edhe si I bymimit dhe zbërthimit të pilulës. Si lëndë zbërthyese
përdoren glicerina, ekstraktet e buta e të thata bimore (ekstraktet e glicirrizes, sanezes
etj), amidoni, pektina, agari etj, të vetme ose të kombinuara me ujë.

105
Meqenëse, zakonisht, si lëndët lidhëse, ashtu edhe ato holluese kanë veti zbërthyese,
nuk lind nevoja që masës pilulare t'i shtohen lëndë zbërthyese.

2. Përgatitja e pilulave

Përgatitja e pilulave kalon në këto faza:

2.1. Përzierja e përbërësve dhe përftimi i masës pilulave

Lëndët vepruese të ngurta, që marrin pjesë në përbërjen e pilulave, pluhurizohen imët


në havan dhe homogjenizohen sipas rregullave të përgjithshme, që janë trajtuar te
pluhurat e përbërë.
Në qoftë së përshkruhen ekstrakte të lëngëta ose tinktura, ato avullohen në banjë uji
dhe përdoret ekstrakti i butë i përftuar, ndërsa lëngjet hidrofobe emulsionohen përpara
përgatitjes së masës pilulare.
Pas përzierjes së lëndëve vepruese, shtohen lëndët ndihmëse të nevojshme dhe
përzihen mirë, derisa të përftohet një masë pilulare me plasticitet dhe elasticitet të
përshtatshëm, që nuk ngjitet në paretet e havanit dhe dorezën e tij.
Masa pilulare, përveç karakteristikave që lidhen me konsistencën e saj, duhet të jetë e
njëtrajtshme dhe homogjene. Homogjeniteti kontrollohet duke e prerë masën me
thikë, përbërësit duhet të jenë shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë
masën. Në rast të kundërt, duhet vazhduar përzierja deri në homogjenizim.
Përftimi i një mase pilulare të përshtatshme arrihet duke i përzier lëndët e ngurta, të
pluhurizuara imët, me lëndët ndihmëse të buta ose të lëngëta. Në qoftë se sasia e
lëndës ndihmëse të lëngët nuk dihet që më parë, atëherë ajo shtohet pjesë-pjesë, duke
e përzier masën me kujdes. Në pamje të parë, sasia e nevojshme e lëngut të shtuar

106
mund të konsiderohet e pamjaftueshme, por, duke e përzier mirë, mund të përftohet
një masë pilulare e përshtatshme.

2.2. Shndërrimi i masës pilulare në magdaleon

Masa pilulare shndërrohet në një top të rrumbullakët, të cilit pastaj i jepet trajta e një
cilindri me gjatësi të caktuar, që quhet magdaleon. Kur masa pilulare është përgatitur
mirë, magdaleoni përftohet me lehtësi. Në qoftë se masa është tepër e butë,
magdaleoni formohet me vështirësi, sepse ka prirje që të shtypet.
Në farmaci, shndërrimi i masës pilulare në magdaleon e pastaj në pilula kryhen me
anën e pilulierit.
Magdaleoni formohet duke e rrotulluar topin në pllakën e pilulierit me një vizore ose
spatule, në prani të një pluhuri të plogët (amidon, talk, likopod etj.), i cili pengon
ngjitjen e masës pilulare në pilulier ose vizore. Operacioni duhet kryer me shumë
kujdes, në mënyrë që magdaleoni të marrë trashësi sa më të njëtrajtshme dhe të arrijë
gjatësinë e duhur, që t'i përgjigjet numrit të caktuar të pilulave. Kur përzierja përmban
lëndë me erë të fortë, rrotullimi bëhet në një pllakë qelqi.
Magdaleoni mund të përftohet edhe me anën e presave që punojnë me dorë, që janë të
ngjashme me ato që përdoren për përgatitjen e supozitoreve, por që përmbajnë
matrica të përshtatshme. Me këto presa përftohen magdaleonë me diametër të
barabartë

2.3. Ndarja e magdaleonit në pilula të veçanta dhe rrumbullakosja e tyre

Ndarja ose prerja e magdaleonit kryhet me anën e pilulierit.


Pilulieri përbëhet prej një pllake drejtkëndëshe, prej druri të lustruar ose prej
plastmasi. Në një pjesë të kësaj pllake është ngulitur një pllakë metalike (Çelik i
paoksidueshëm, bronx) ose prej plastmasi, e cila përbën thikën e poshtme të pilulierit.
Kjo thikë ka nga të dyja anët një varg kanalesh gjatësore gjysëmcilindrike (30) që
përfundojnë me majë të mprehtë. Thika e sipërme e pilulierit përbëhet nga kanale të
njëjta me thikën e poshtme. Magdaleoni, me gjatësi që duhet të përputhet me numrin e
pilulave që do të përgatiten, vendoset në pllakën e poshtme dhe pritet në pilula me
anën e thikës së sipërme. Kjo vendoset mbi thikën e poshtme, duke pasur kujdes që
buzët e mprehta të
kanaleve të
mbivendosen me
saktësi. Në këtë
pozicion, thika e
sipërme lëvizet para-
prapa, me shtypje të
lehtë.
Diametri i kanaleve të
pilulierit duhet të jetë në
varësi të madhësisë së
pilulave ose, më saktë,
të vëllimit të tyre.
Pilulat, pas prerjes, në
shumicën e rasteve, nuk
janë krejtësisht

107
rruzullore, por pak të zgjatura. Ato rrumbullakosen me anën e një disku prej druri ose
plastmasi
Rrumbullakosja, zakonisht, bëhet në prani të një pluhuri, i cili vesh sipërfaqen e
pilulave dhe pengon ngjitjen e tyre gjatë kohës së ruajtjes.
3.3. Veshja e pilulave

Veshja e sipërfaqes së pilulave bëhet me anën e një pluhuri të plogët ose me një
tretësirë, e cila, pas avullimit të tretësit, formon një cipë të vazhdueshme.
Veshja me pluhur (pudrosja) bëhet me qëllim që të pengohet ngjitja e pilulave me
njëra-tjetrën dhe të maskohet shija dhe era e papëlqyeshme e disa barnave. Në disa
raste, pudrosja i mbron lëndët vepruese nga agjentët atmosferikë dhe i bën pilulat më
tërheqëse.
Veshja e pilulave me pluhur bëhet njëherësh me rrumbullakosjen e tyre. Për pudrosje
përdoren lëndë të ndryshme, si: likopod, amidon, pluhur glicirrize, kaoline, kakao,
talk etj.
Sporet e likopodit formojnë një shtresë të hollë dhe të njëtrajtshme, ndërsa pluhuri i
glicirrizës përthith lagështinë dhe ka shije të këndshme. Për pudrosje duhen përdorur
pluhura tepër të imët, sepse pluhurat e trashë japin pilula me pamje jo homogjene.

SHEMBUJ

PILULA ME LËNDË HIGROSKOPIKE

Rp/ Papaverini hydrochloridi 0,05


Natrii nitritis 0,04
Excipientis q.s.
M.f. pilulae
D.t.d. N.20 .
S. Nga 1 pilule, 2 herë në ditë

• Përgatitja: Nitriti i natriumit përzihet në havan me një sasi të barabart oksid


magnezi, ku shtohet klorhidrati i papaverinës e pasi triturohen mirë, shtohet një sasi
e mjaftueshme gliceroxhel tragakantë që të përfitohet masa pilulare. Masa pilulare
shndërrohet në magdaleon, i cili ndahet në 20 pilula, që pudrosen me amidon.
• Shpjegime teknologjike: Klorhidrati i papaverinës, si lëndë me karakter acid mund
të shpërbëjë pjesërisht nitritin e natriumit, duke Çliruar okside të azotit, të cilat e
mbufasin dhe e thermojnë masën pilulare. Oksidi i magnezit asnjanëson aciditetin dhe
pengon kështu shpërbërjen e nitritit të natriumit. Gjatë përgatitjes së këtyre pilulave
nuk duhet përdorur karbonat magnezi, i cili, si rezultat i reaksionit të asnjanësimit
Çliron gaz karbonik, që gjithashtu, e mbufat dhe e tharmon masën pilulare.
Si lëndë holluese për përgatitjen e pilulave vetëm me nitrit natriumi mund të përdoren
amidoni, mielli i grurit, laktoza, ndërsa si lëndë lidhëse mund të përdoret shurupi i
thjeshtë; për pudrosje përdoret amidoni.
• Vetitë: Janë pilula të njëtrajtshme, me ngjyrë të bardhë.
• Ruajtja: Pilulat përgatiten "ex tempore" dhe duhen ruajtur në vazo prej qelqi të
mbyllura mirë, të vendosura në vend të thatë.
• Përdorimi: Përdoren në hipertoni.

108

You might also like