You are on page 1of 5

Rreziqet nga përdorimi i

drogave dhe stimulantëve


Kristalina Lamçaj X-2
Çfarë është droga?
Flasim për drogë, por pak e dimë kuptimin e saj, se çfarë do të thotë saktësisht. Sipas Organizatës Botërore të
Shëndetësisë, drogë cilësohet çfarëdo substance që duke u futur në një organizëm të gjallë modifikon një ose më
shumë funksione të tij. Sipas këtij përkufizimi lë të kuptohet se drogat janë në një numër shumë të madh, pasi ka
shumë substanca të cilat kanë këto efekte. Ndërsa me drogë abuzive kuptojmë çfarëdolloj substance, e marrë në
cilëndo formë të mundshme që turbullon humorin, nivelin e perceptimit dhe funksionin cerebral. Sipas këtij
përkufizimi merren parasysh drogat e ligjshme, si duhani apo alkooli, si dhe ato të paligjshmet: hashashi, heroina,
kokaina, drogat sintetike, etj. Në të dyja rastet, drogat kanë efekte negative në trupin e njeriut dhe janë një problem
shumë i madh.  Droga është një substancë që sjell ndryshime fizike dhe psikologjike. Droga është në shumë forma të
ndryshëm nga njëra-tjetra. Ajo mund të jetë në formën e ngurtë, e lëngshme (alkooli), ose e gaztë (inhalante).
Pavarësisht nga drogat e përdorura të gjitha janë të dëmshme dhe kanë efekte tek përdoruesit e më tej. Përdorimi i
drogës ndikon tek shëndeti, puna, jeta personale, në familje dhe në rrethin shoqëror. Për të ndryshuar mënyrën sesi
ndjehen sepse duan që të ndjehen më mirë ose thjesht ndryshe. Arsyet sepse përdoren drogat janë të shumta; disa
besojë në dobishmërinë e tyre dhe i përdorin, por në fund rezulton e kundërta. Disa të tjerë i përdorin për tu
ç’lodhur, për tu argëtuar, por arsyeja e cila ka shtuar shumë përdoruesit kohët e fundit është që të bëhen pjesë e
shoqërisë. Nëse je në një shoqëri e cila është konsumatore e drogës, duhet që edhe ti të bëhesh si shumica për të
mos ngelur vetëm.
Shumëllojshmëria e drogave dhe
efektet e tyre përkatëse
Droga ndahet në lloje të ndryshme, sipas efekteve, por
edhe sipas formës që ajo është. Nga përkufizimi i OBSH-së,
droga është në  shumë lloje dhe shumë efekte, por për ti
saktësuar do ti marrim me radhë. Një prej llojeve të drogave
janë depresantët, e cila ka një sur pasojash negative për
trupin e njeriut. Depresantët janë droga që ngadalësojnë
funksionin e trupit duke përfshirë edhe mesazhet për dhe
nga truri. Ato ndikojnë në përqendrimin dhe koordinimin
dhe ngadalësojnë aftësinë për t’ju përgjigjur situatave të
papritura. Në sasi të mëdha mund të shkaktojnë humbje të
vetëdijes, të vjella e deri në vdekje, por te depresesantet
futen shumë droga të cilat kanë specifikat e tyre.
Stimulantët

Drogat stimuluese shpejtojnë funksionet e organizmit. Si rrjedhim personi që


merr stimulantin ndjehet më i gjallë, i vëmendshëm dhe i sigurt tek vetja. Ato
rritin rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit dhe tensionin e gjakut.
Stimulantët pakësojnë oreksin, sjellin pagjumësi dhe e bëjnë përdoruesin që të
flasë pa pushim apo të jetë pak nervoz. Marrja e sasive të mëdha të
stimulatëve shkakton ankth, panik, kriza, dhimbje koke, dhimbje në stomak,
agresivitet dhe paranojë. Stimultantët e fortë mund të maskojnë disa nga
efektet e depresantëve si për shembull alkooli. Këto janë droga edhe pse kanë
shumë efekte përsëri nuk janë shumtë forta, pasi përdorimi i llojeve të tjera ka
pasoja shumë të rënda.
Varësia nga drogat
Përdoruesit e drogave, në fillim e shikojnë si një lloj ose si një
shuajtje të kuriozitet, por më vonë ata bëhen shumë të varur nga
këto droga. Një person krijon vartësi nga drogat pas përdorimit të
vazhdueshëm dhe afatgjatë të saj. Personi i varur ka nevojë që të
përdorë drogë që të ndihet normal ose që të mos ketë simptoma të
pakëndshme të tërheqjes. Varësia mund të jetë fizike, psikologjike
ose të dyja bashkë. Një person i varur nga droga fizikisht është
mësuar që të funksionojë me drogë. Nëse nuk përdor drogë për një
kohë të gjatë, personi mund të kaloj në depresion apo të ketë
probleme të theksuara mendore. Kur ai është i varur droga për të
është një qetësi.  Një person që varet psikologjikisht nga droga,
mendon se nuk mund të funksionojë siç duhet apo të arrijë
kënaqësitë emocionale pa përdorur drogë. Droga në jetën e tij
duket sikur plotëson diçka që i mungon.

You might also like