You are on page 1of 23

PROJEKT:

PËRGATESAT E FITUARA ME ANË TË EKSTRAKTIMIT

• LËNDA: TEKNOLOGJI FARMACEUTIKE


• MENTORI: PROF. ENFALE ISMAILI
• SHMMQSH “PANÇE KARAGJOZOV” - SHKUP
• PËRGATITI: ARBINA JAJI, KLASA II-3 TF
EKSTRAKTIMI

Lëndët ose drogat medicinale natyrore sipas origjinës mund të jenë:


– Bimore ose vegjetabile : organe të thata bimore (rrënjë, gjethe, farë)
– Animale ose shtazore: organet e kafshëve (gjëndra tiroide)
– Minerale: produkte natyrale minerale (pudër, argjilë e bardhë,
shkumës natyror)
Shumica e drogave vijnë nga natyra e gjallë, nga bota bimore, më pak nga
kafshët dhe shumë më pak janë me origjinë minerale, kështu që termi
"droga" është kryesisht lëndë e parë medicinale me origjinë bimore dhe
shtazore.
NOCIONI I EKSTRAKTIMIT

– Në kuptimin farmaceutik ekstraktimi është një operacion


farmaceutiko-teknologjik me të cilin nxirren, gjegjësisht izolohen
materiet medicinale nga lëndët bimore dhe shtazore - principet aktive
me ndihmën e një tretësi të përshtatshëm.
– Në procesin e ektraktimit përdoren droga të thara shpejt menjëherë
mas mbledhjes, pjesë pak të freskëta të bimëve, për të ruajtur
principet aktive që gjenden në të (për të parandaluar ndikimin e
fermentimit mbi principet aktive). Heqja e lagështisë pas tharjes e rrit
qëndrueshmërinë e drogave, të cilat si të tilla mund të ruhen për
periudha të gjata kohore.
PRINCIPET AKTIVE

– Principet aktive depozitohen në përgjithësi në masën koloidale të


përmbajtjes qelizore ose ngjitur me vetë membranën. Për të kryer
ekstraktimin, droga e thatë duhet të kthehet në gjendje të ngjashme
me një bimë të freskët. Pra, pak para ekstraktimit, droga njomet me
tretës për t’i bërë qelizat të bymehen dhe membrana bëhet gjysmë e
depërtueshme. Në këtë mënyrë, arrihet kontakt më i mirë i tretësit me
principin aktiv në qelizë.
– Me osmozë, tretësi futet në qelizë, kurse me anë të difuzionit principet
aktive dalin përmes membranës në menstruum, respektivisht në
kollaturë.
STRUKTURA E DROGËS

– Ekstraktimi kryhet nga drogat që janë imtësuar në shkallë të përshtatshme


imtësimi. Gjatë imtësimit mund të ndodh deri te prishja e strukturës së drogës
dhe në këtë mënyrë e mësojmë nëse kemi të bëjmë me strukturë të organizuar
apo të paorganizuar të drogës
– Kështu që, tretshmëria e principit aktiv mund të jetë: direkte ose indirekte
– Tretshmëria direkte realizohet te drogat me strukturë të paorganizuar ose
bimët e freskëta të dëmtuara – me shpërlarje (qelizat dëmtohen kështu që
tretësi është në kontakt të drejtpërdrejtë me përmbajtjen e tij). Te strukturat e
organizuara principet aktive gjenden në qeliza, kështu që pas bymimit të
drogave dhe depërtimit të tretësit në qeliza, principet aktive nga droga dalin me
anë të procesit të difuzionit.
QËLLIMET GJATË
EKSTRAKTIMIT
Gjatë përgatitjes së preparateve me ekstraktim nga drogat, qëllimi
kryesor është:
– Të përgatitet preparat që i përmban të gjitha substancat aktive në
formën më adekuate terapeutike
– Të përmbajë sa më pak materie bulaste (vaj yndyror nga farat, klorofil
nga gjethet)
– Të arrihet qëndrueshmëri (stabilitet) sa më e madhe
FAKTORËT NË PROCESIN E
EKSTRAKTIMIT
Faktorët që ndikojnë në procesin e ekstraktimit:

– natyra e drogës,
– shkalla e imtësimit të drogës,
– gradienti i përqendrimit,
– trashësia e shtresës së difuzionit,
– kohëzgjatja e ekstraktimit,
– lloji i tretësit,
– viskoziteti (dendësia) i tretësit,
– temperatura e tretësit.
TRETËSIT

Si tretës më të përdorur për ekstraktimin e principeve aktive nga bimët janë:

– uji,
– etanoli,
– një përzierje uji dhe etanoli,
– eteri,
– eteri i naftës,
– benzina,
– acetoni,
– vajrat yndyrorë,
– glicerina,
– propilen glikoli dhe glikol dietilen.
METODAT E EKSTRAKTIMIT

Metoda zyrtare të ekstraktimit janë: macerimi, bimacerimi, digjestimi dhe perkolimi.


– Metoda jozyrtare të ekstraktimit janë:
– Riperkolimi – perkolim me sasi relativisht më të vogël të tretësit
– Evakolimi – perkolim nën presion të ulët
– Dijakolimi – perkolim nën presion të lartë
– Turboekstraktimi – shpejtësi të madhe gjatë përzierjes, kohëzgjatje më e shkurtër e
ekstraktimit, por nuk është metodë e përshtatshme te principet aktive termolabile për
shkak se arrihet nxehtësi e madhe
– Ekstraktimi me ultra-zë - ekstraktim me frekuenca të larta
MACERIMI

– Macerimi - është një procedurë në të cilën droga ekstraktohet në temperaturë


dhome. Droga e imtësuar laget me një sasi të caktuar të tretësit, zakonisht një pjesë
të drogës me 5 pjesë tretës. Tretës më të zakonshëm janë etanoli në përqëndrime të
ndryshme dhe uji. Droga e përmbysur në tretës lihet të macerojë për një kohë të
caktuar duke e përzier kohë pas kohe. Pas përfundimit të ekstraktimit, macerati
ndahet duke e shtrydhur, droga shtypet (presohet) dhe macerati lihet në të ftohtë për
dy ditë për të lëshuar substancat bulaste dhe pastaj filtrohet. Në procesin e
macerimit, difuzioni i substancave aktive nga qeliza bëhet derisa të barazohen
përqendrimet e substancave brenda dhe jashtë qelizës. Për të marrë një sasi më të
madhe macerati, duke përzier kohë pas kohe kjo baraspeshë prishet. Edhe krahas
kësaj, me këtë proces nuk ekstraktohet e tërë substanca aktive.
BIMACERIMI DHE DIGJESTIMI

– Bimacerimi – paraqet një macerim të dyfishtë. Një pjesë e drogës së


imtësuar derdhet në tri pjesë të tretësit. Droga macerohet për tri ditë
në të ftohtë me përzierje të kohëpaskohshme. Pastaj, macerati ndahet
me anë të shtrydhjes dhe pastaj shtypet. Droga e maceruar përsëri në
dy pjesët e mbetura të tretësit dhe lihet të ftohet për tri ditë të tjera
me përzierje të kohëpaskohshme. Macerati ndahet, droga shtypet dhe
lëngu i fituar i shtohet maceratit të parë, lihet për dy ditë të tjera dhe
filtrohet.
– Digjestimi – bëhet në mënyrë të njëjtë si macerimi, por në
temperaturë prej 50 °С.
PERKOLIMI

– Perkolimi – paraqet ekstraktim të vazhdueshëm të drogës së imtësuar në temperaturë


dhome, i cili proces realizohet duke derdhur tretësin në drogë të vendosur në një tub
qelqi - perkolator. Perkolatorët zakonisht kanë formë cilindrike ose konusoide.
– Droga laget me tretësin e përshkruar, zakonisht në çdo 100 gr, 40-50 gr tretës dhe
lihet të bymehet për dy orë. Pastaj sitet me qëllim që të barazohet madhësia e
pjesëve të ndryshme të drogës.
– Ngadalë transferohet në perkulator duke shkundur gradualisht tubin në mënyrë që të
arrihet një shpërndarje e barabartë e drogës. Para mbushjes, në fund të perkolatorit
vendoset pambuk të lagur me të njëjtin tretës.
– Shtresa e sipërme e drogës shtypet dhe mbi të vendoset pambuk ose letër filtrimi.
Pastaj, vihet ngadalë tretësi në perkulatorin në rubinetin e hapur. Shfaqja e pikave
nga rubineti është një shenjë se i gjithë ajri është larguar nga gypi. Pas përfundimit të
pikave, rubineti mbyllet dhe droga lihet në perkolator që të macerohet për 12 orë.
PERKOLIMI

– Pastaj lëngu në formën e pikave mblidhet në një enë të përshtatshme. Nëse


është parashkruar perkolim, duhet që në 1 minutë të derdhet 1 ml lëng gjatë
ekstraktimit të 1000 gr drogë. Në rast të perkolimit të shpejtë, për 1 minutë
derdhen 3 ml lëng.
– Suksesi i procesit të perkolimit varet kryesisht nga rregullimi i shpejtësisë së
rrjedhjes. Nëse është shumë e shpejtë, mund të arrihet ekstraktim jo i plotë,
ndërsa nëse është perkolim i ngadalshëm, atëherë humbet një sasi e madhe e
menstrumit me anë të avullimit.
– Ekstraktimi i plotë përdoret me krijimin e pesë perkolateve. Me një perkolat
nënkuptohet sasia e perkolatit që sipas peshës përshtatet me masën e drogës së
përdorur për perkolim.
PERKOLIMI

Fundi i perkolimit mund të përcaktohet në mënyrë organoleptike:


– Mungesa e materieve të idhëta
– Mungesa e ngjyrës
– Mungesa e adstringenseve (taninet) 
– Perkolimi nuk mund të përdoret te drogat pa strukturë të organizuar
qelizore ose te substancat aktive që lehtë bymehen, sepse depërtimi i
tretësit në këto raste është i kufizuar. Gjithashtu, perkolimi si proces
ekstraktimi nuk mund të zbatohet kur si tretës është përshkruar uji,
sepse gjatë 12 orëve mund të vie deri te zhvillimi i i mikroorganizmave.
PRODUKTET E EKSTRAKTIMIT

Preparatet ekstraktuese farmaceutike janë të lëngta, të buta ose preparate të forta të


fituara nga drogat me origjinë bimore ose shtazore, me anë të procesit të ekstraktimit.
Në kuptimin më të ngushtë, në këtë grup preparatesh bëjnë pjesë:
– Maceratet
– Infuzet
– Dekoktet
– Tinkturat
– Ekstraktet
– Verërat medicinale
MACERATET

– Maceratet janë ekstrakte uji të përfituara me ekstraktimin e drogës


me ujë në temperaturë dhome, të dedikuara për përdorim të
brendshëm dhe të jashtëm. Përgatiten nga drogat që përmbajnë
jargë ose substanca termolabile. Zakonisht nga 10 pjesë drogë
përgatiten 100 pjesë macerat, kurse nga drogat që përmbajnë
jargë laget me sasinë e përgjithshme të tretësit-ujit dhe lihet në
tempreaturë dhome për 30 minuta duke e përzier kohë pas kohe.
Pastaj, lëngu kullohet dhe droga shpërlahet me ujë derisa nuk
përfitohet sasia e përshkruar e maceratit. Ruhet në të ftohtë, më së
shumti tri ditë nga përgatitja.
– Link mbi përgatitjen e maceratit:
https://www.youtube.com/watch?v=PJX-gXINwW8
INFUZET

– Infuzet janë ekstrakte uji të dedikuara për zbatim të brendshëm e që përgatiten duke i
shtuar drogës ujë të vluar. Sipas rregullit, përgatiten nga drogat që përmbajnë substanca
termolabile. Zakonisht nga 10 pjesë drogë përgatiten 100 pjesë infuze. Droga imtësohet deri
në një shkallë të caktuar dhe i shtohet sasia e njëjtë e ujit. Lihet për 5 minuta në
temperaturë dhome që të bymehet dhe pastaj i shtohet sasia e përshkruar e ujit të vluar.
Lihet të qëndrojë gjysmë ore duke e përzier kohë pas kohe dhe pastaj kullohet. Pjesa e
mbetur e drogës laget me ujë të vluar, kullohet dhe i shtohet infuzeve paraprakisht të
përgatitur. Infuzet zakonisht përgatiten në erlenmaer me grykë të gjerë. Përshkruhen të
freskëta, maksimalisht 12 orë pas përgatitjes. Afati i përdorimit është 3 ditë. Për të
parandaluar zhvillimin e mikroorganizmave, sipas nevojës, nëse është përshkruar i shtohet
0.1% metilhidroksibenzoat. Përdorimi i infuzeve është i kufIzuar për shkak të
paqëndrueshmërisë së lartë.
– Link mbi përgatitjen e infuzionit: https://www.youtube.com/watch?v=e095va7iAX0
DEKOKTET

– Dekoktet janë ekstrakte uji për përdorim të brendshëm, të përgatitura nga


ekstraktimi i drogës me ujë në temperaturë të rritur. Përgatiten nga droga që
përmbajnë substanca aktive termolabile. Zakonisht nga 10 pjesë drogë përgatiten
100 pjesë dekokte. Droga imtësohet deri në një shkallë të caktuar, njomet me sasinë
e njëjtë të ujit, pastaj shtohet sasia e mbetur dhe nxehet në avull uji. Dekoktet
përgatiten në erlenmaer me grykë të gjerë, mbuluar me xham ore. Preparati i
përgatitur nxehet në 90 °С dhe në të njëjtën tempretaurë lihet për 30 minuta, duke
e përzier kohë pas kohe. Pastaj kullohet në gjendje të nxehtë. Teprica e drogës
shtrydhet, shpërlahet me ujë të vluar dhe i shtohet dekoktit paraprakisht të
përgatitur. Si konzervues zakonisht përdoret 0.1% metilhidroksibenzoat. Ruhet në të
ftohtë, deri në 3 ditë.
– Link mbi përgatitjen e dekoktit: https://www.youtube.com/watch?v=Dvxbg5C10VY
TINKTURAT

– Tinkturat janë tretje me bazë etanoli dhe uji të ekstraktimit të drogave ose ekstrakteve
etanolike-ujore. Paraqesin tretje të kthjellëta, të ngjyrosura me aromë karakteristike dhe
shije të drogës nga e cila përgatitetn. Proceset më të zakonshme të përgatitjes janë
macerimi, perkolimi ose tretjes direkte të drogës së thatë në etanol. Më së shpeshti
përdoret etanol i holluar, kurse shumë rrallë me tretës të tjerë. Tinkturat që në përbërjen
e tyre kanë substanca aktive me verim të dobët, përgatiten me macerim, me çrast për një
pjesë të drogës, shtohen katër pjesë etanol. Kurse, tinkturat që përmbajnë substanca të
forta aktive përgatiten me perkolim, me çrast nga një pjesë drogë përfitohen dhjetë pjesë
tinktura. Zakonisht fitohen ¾ perkolat të cilit i shtohet lëngu i fituar nga droga e
shtrydhur dhe plotësohet me menstrum deri në sasinë e përshkruar. Ruhen në enë të
mbyllura, të mbrojtura nga drita. Sipas farmakopesë, te tinkturat përshkruhet kontrolli i
shkallës së pastërtisë – prezencë të metanolit të papastruar, acetonit dhe izopropanolit.
TINKTURAT

Kontrollet e tjera te tinkturat:


– identifikimi i substancave aktive me reaksione përkatëse të cilësisë
– pamja organoleptike, kthjelltësia, ngjyra, shija
– përcaktimi i përmbajtjes së substancave aktive me anë të metodave të zakonshme
analitike
– përcaktimi i tepricës së thatë
– përcaktimi i dendësisë relative
– përcaktimi i përmbajtjes së etanolit me piknometër ose refraktometër pas distilimit.

– Link mbi përgatitjen e tinkturës: https://www.youtube.com/watch?v=HWK_L-FCX0k


EKSTRAKTET

– Ekstraktet paraqesin preparate të lëngta ose pluhurore, të


përgatitura me ekstraktimin e drogës me tretës të përshkruar. Pas
realizimit të ekstraktimit, tretësi avullohet, kurse mbetja është
ekstrakt i lëngët ose i fortë. Zakonisht ekstraktimi bëhet me anë
të perkolimit, macerimit, bimacerimit etj.
– Sipas farmakopesë, domosdo duhet të përcaktohet përmbajtja e
substancës aktive te ekstraktet që përmbajnë substanca të forta
aktive.
– Ekszistojnë ekstrakte të lëngta dhe ekstrakte të thata.
EKSTRAKTET

– 1. Ekstrakte të lëngta – një pjesë e ekstraktit të lëngtë përmban substanca aktive të një pjese të
drogës. Përgatiten me anë të perkolimit. Perkolati i parë nuk avullohet sepse përmban pjesën më
të madhe të substancave aktive. Mbetja e perkolatit të parë bashkohet me me të tjerat dhe
avullohet nën presion të ulët derisa nuk arrihet sasia e ekstraktit të lëngtë i cili me peshë duhet të
jetë e njëjtë me sasinë e përdorur të drogës (raporti 1:1). Te ekstraktet është e domosdoshme
kontrolli i prezencës së bakrit. Ruhen në enë mirë të mbyllura. Nëse qëndron gjatë kohë është e
mundshme paraqitja e fundrinës.
– 2. Ekstraktet e thata – paraqesin ekstrakte nga të cilat me proces përkatës hiqet mjeti për
ekstraktim. Zakonisht përgatiten me perkolim dhe bimacerim. Pas realizimit të ekstraktimit,
largohen të bardhat, ekstrakti avullohet në presion të ulët deri në tharje dhe thahet në vakuum me
silikagel në temperaturë deri në 50°С. Ekstraktet e thata paraqesin materie pluhurore higroskope.
Patjetër kontrollohet përmbajtja e bakrit. Kufiri i lejuar i prezencës së lagështisë është deri në 5%.
– Link mbi përgatitjen e ekstraktit: https://www.youtube.com/watch?v=DWZJEQv7kqY
LITERATURA E PËRDORUR

1) Uvodno predavanje, Ekstraktivni preparati, Doc.d-r.Svetlana


Goločorbin-Kon Spec.farmac.tehnologije, ISBN 978-86-86767-37-0
2) PRAKTIKUM NGA TEKNOLOGJIA FARMACEUTIKE 1, Prof. D-r. Bistra
Angellovska; D-r. Elena Drakallska; M-r Aleksandar Cvetkovski,
Universiteti „ Goce Dellçev“- Shtip
3) Ligjërata të autorizuara, Teknologji Farmaceutike, Prof. Enfale
Ismaili, SHMMQSH “D-r Pançe Karagjozov” - Shkup

You might also like