You are on page 1of 2

Kardioll

30 qese njëdozëshe
shtesë ushqimi

Kardioll është shtesë ushqimi me bazë të konjak glukomanit dhe orizit të kuq të fermentuar, që kontribuon
për mirëmbajtjen e koncentrimeve normale të kolesterolit në gjak.

Çka është kolesteroli?


Kolesteroli është një lloj lipidi që e krijon organizmi në mëlçi dhe futet me ushqimin. Ai është komponent
natyral në gjak, por vetëm në disa koncentrime të caktuara fiziologjike. Koncentrimet e rritura të kolesterolit
në gjak janë të rrezikshme për shëndetin dhe paraqet një prej faktorëve të rrezikut për sëmundjet e zemrës
dhe enëve të gjakut, infarktit dhe sulmit në tru.

Përbërja:
Një qese përmban: ekstrakt të thatë nga rrënja e Amorphophallus konjac K. Koch, ssp. Amorphophallus
japonica, standardizuar në 96% fibra, 2.00 g dhe ekstrakt të thatë të orizit të kuq, që korrespondon me
dozën prej 5 mg monakolinë К.
Përbërës të tjerë: monohidrat glukoze, rregullatorë aciditeti: hidrogjenkarbonat natriumi dhe acid limoni,
aromë, preparat kundër koagulimit: oksid magnezi, ëmbëlsues: glikozide nga stevia.

Çka është LuraLean®(ekstrakt nga rrënja e bimës Amorphophallus japonica)?


LuraLean® është fibër dietal natyral i pastruar në shkallë të lartë, glukoman, me fuqi të madhe të lidhjes së
lëngjeve, yndyrërave dhe kolesterolit. Paraqet burim të koncentruar të fibrave dietalë. Mekanizmi i veprimit
të glukomanit është për shkak të faktit se në prezencë të ujit bymehet, duke formuar strukturë xheli. Në
këtë mënyrë LuraLean® e zvogëlon resorbimin intestinal të kolesterolit dhe e stimulon transformimin e tij në
acidet e tëmthit, të cilat më vonë tajiten nga organizmi.

Çka është orizi i kuq?


Orizi i kuq fitohet me procesin e fermentimit të orizit me ndihmën e tharmit Monascus purpureus. Orizi i kuq
tradicionalisht përdoret në Kinë dhe në Azi si ushqim dhe bar bimor.

Çka është monakolina К nga ekstrakti i orizit të kuq?


Monakolina K është frenues natyral i hidroksimetilglutaril-СоА reduktazi, enzime që e kontrollojnë sintezën
e kolesterolit në mëlçi. I takon grupit të komponimeve të njohura nën emrin monakolina. Nga 15 lloje
monakolinash, në orizion e kuq dominon monakolina K, e njohur edhe nën emrin mevinolinë ose
lovastatinë. Kjo substancë është kryesore për veprimin e orizit të kuq në uljen e koncentrimeve të
kolesterolit të përgjithshëm, LDL-kolesterolit “të dëmshëm” dhe triglicerideve në gjak.

Veprimi:

 Monakolina K nga orizi i kuq kontribuon në mirëmbajtjen e koncentrimeve normale të LDL-


kolesterolit në gjak.
 Konjak glukomani kontribuon në mirëmbajtjen e koncentrimeve normale të kolesterolit në gjak.
 Konjak glukomani në kontekstin e dietës energjetike-restriktive kontribuon në uljen e peshës së
trupit.

Veprimi arrihet duke futur në ditë nga 10 mg monakolinë К të orizit të kuq dhe 4 g konjak glukoman.

Dedikimi:
Kardioll është i dedikuar për personat e rritur me koncentrime të larta të kolesterolit.
Si përdoret Kardioll?
Para shujtës, përzieni përmbajtjen e 1 qeseje të pluhurit me minimum 200-250 ml ujë dhe pini lëngun
brenda 2 minutave, sepse pastaj shndërrohet në strukturë xheli. Doza e rekomanduar ditore është 2 qese
në ditë.
Mos i përdorni shtesat e ushqimit si zëvendësim të ushqimit.
Për informacion shtesë kontaktoni farmacistin ose mjekun tuaj.

Paralajmërimet dhe efektet anësore


Mos e përdorni Kardioll nëse jeni të ndieshëm ndaj ndonjërit prej përbërësve të barit.
Nuk rekomandohet për fëmijë, gra shtatzëna dhe lehona, si dhe për persona që kanë vështirëse me
përtypje. Barnat orale duhet të merren 1 orë para ose 4 orë pas marrjes së glukomanit. Nëse merrni
çfarëdo bari ose keni çfarëdo problemi shëndetësor, para përdorimit konsultohuni me mjekun tuaj. Nuk
rekomandohet me rastin e sëmundjeve aktive të mëlçisë dhe rritjeve të vazhdueshme të aminotranferazave
serume. Të mos përdoret së bashku me barna për uljen e yndyrërave. Të mos përdoret me lëng grejpfruti.
Konsumoni sasi shtesë të lëngjeve, nëse keni vështirësi me përtypjen ose nëse e keni marrë preparatin me
sasi të vogël të lëngjeve nga ajo e rekomanduar.
Është e mundshme paraqitja e miopatisë e cila manifestohet si dhimbje në muskuj, ndjeshmëri ose
plogështi me koncentrime të larta të kreatinin kinazi.

Mbidozimi
Respektoni rekomandimet e dozimit të dhëna në fletudhëzim.
Nëse merrni dozë më të madhe, konsultohuni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Si të ruhet Kardioll?
Të ruhet në vend të thatë në paketimin origjinal, në temperaturë prej 15 deri në 25°C.
Ruajeni në vende ku nuk kanë qasje fëmijët!

Afati i përdorimit
Është shënuar në paketim.
Të mos përdoret pas skadimit të afatit të përdorimit.

Paketimi
30 qese njëdozëshe х 5 g në kuti kartoni.

Prodhues
BIONIKA FARMACEUTIKALS DOO
rr. Skupi nr. 57,
1000 Shkup,
Republika e Maqedonisë
në bashkëpunim me
Mint Farm d.o.o.
Novosadski pat nr. 15/2,
21400 Baçka Pallankë,
Republika e Serbisë

Data e revizionit të fundit të fletudhëzimit: 03.2019

You might also like