You are on page 1of 26

Ilaçet dhe ndërveprimi me ushqimin

Ilaçet kanë substanca që ndërveprojnë me trupin e njeriut në mënyra të ndryshme; dieta


dhe stili i jetesës mund të influencojnë shumë mbi efikasitetin e një ilaçi. Disa ushqime,
pijet, alkooli, kafeina dhe cigaret mund të veprojnë me substancat që gjenden në ilaçe.
Kjo mund të provokojë efekte si të rrezikshme, ashtu dhe të dëmshme. Kur në marrim
ilaçe për këtë arsye duhet të ndjekim me vëmendjen më të madhe këshillën e mjekut
apo farmacistit për të marrë nga ilaçi efikasitetin më të madh me rrezikun më të vogël.
Efekti i një ilaçi pas ndërveprimit me ushqimin, alkoolin, kafeinën mund të jetë
domethënës dhe është në vartësi të dozës, moshës, peshës, seksit dhe gjendjes
shëndetësorë. Studimi për të cilin do flasim, përmban të gjitha ndërveprimet e
mundshme ndërmjet ilaçeve dhe ushqimit, alkoolit, kafeinës, etj; por që gjithsesi nuk
duhet të zëvendësojë këshillën e mjekut apo farmacistit tuaj. Është e rëndësishme të
kujtojmë që shumë ilaçe mund të ndërveprojnë me ilaçe të tjera dhe mund të
provokojnë edhe problemë serioze.

1. Alergjitë

Anti-histaminikët përdoren për të lehtësuar simptomat e rrufës, teshtiturit dhe


fenomeneve të tjera alergjike. Veprimi i tyre është të limitojë apo bllokojë lirimin e
histaminës që lëshohet nga organizmi si përgjigje e ekspozimit ndaj substancave që
provokojnë reaksione alergjike. Këto ilaçe mund të provokojnë përgjumësi me intensitet
të ndryshëm.

Antihistamikët

1. Klorfenamina maleato
2. Difenidramina kloridrato
3. Loratadina
4. Cetirizina kloridrat
5. Astemizolo

Ndërveprimi me ushqimin: Është mirë që antihistaminikët të merren me stomak bosh


për të rritur efikasitetin e tyre.
Ndërveprimi me alkoolin: Disa antihistaminikë mund të rrisin përgjumjen. Kujdes në
përdorimin e tyre kur të ngisni makinën, etj.

Analgjezikët/Antipiretikët Janë ilaçe që trajtojnë dhimbjen, temperaturën dhe


inflamacionin.

6. Paracetamoli

Ndërveprimi me ushqimin: Për një lehtësim të shpejtë të dhimbjës apo temperaturës,


ilaçi merret me stomak bosh sepse prania e ushqimit ngadalëson thithjen e
paracetamolit. Ndërveprimi me alkoolin: Evito apo limito përdorimin e alkoolit pasi,
mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të mëlçisë apo atë të hemorragjisë në stomak.

Anti-Inflamatoret jo-steroidë Reduktojnë temperaturën, dhimbjen dhe


inflamacionin.

7. ACID ACETIL SALICILIK – ASPIRINA


8. IBUPROFENI
9. NAPROKSENI
10. KETOPROFENI
11. NEBUMETONE

Ndërveprimi me ushqimin: Këto ilaçe mund të irritojnë stomakun, është e preferueshme


të merren me ushqim ose me qumësht.
Ndërveprimi me alkoolin: Evito apo limito përdorimin e alkoolit, pasi përdorimi kronik i tij
mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të mëlçisë ose hemorragjisë së stomakut. Aspirina e
veshur me cipë (e quajtur edhe tamponuar) është e preferuar ndaj asaj normales (pa
cipë) për një rrezik më të vogël në provokimin e hemorragjisë në stomak.

Kortikosteroidët

Reduktojnë ënjtjen dhe kruajtjen, dhe ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve me


alergjinë, reumatizmin.

12. METILPREDNISOLON
13. PREDNISON
14. PREDNISON ACETAT
Ndërveprimi me ushqimin: Përdorën me ushqim ose me qumësht për të parandaluar
dëmet në stomak.

Analgjezikët narkotik

Shitën vetëm me recetë të mjekut. Veprojnë mirë në format e dhimbjes akute. Kodeina
mund të përdoret për të qetësuar refleksin e kollës. Merret me kujdes dhe vetëm sipas
këshillës së mjekut sepse mund të japin vartësi dhe efekte dytësore seriozë në qoftë se
merren në mënyrë të gabuar.

KODEINA, KODEINA ME PARACETAMOL

MORFINE SULFAT

Ndërveprimi me alkoolin: Evito përdorimin e alkoolit pasi rrit efektin sedativ të këtyre
ilaçeve. Kujdes edhe në përdorim për shoferet e mjeteve.

Astma
BRONKODILATANTET
Përdoren në trajtimin e simptomave të astmës bronkiale, bronkitit kronik dhe enfizemës.
Këto ilaçe veprojnë duke favorizuar fluksin e ajrit në mushkëri duke përmirësuar kështu
respiracionin.

15. TEOFILLINA
16. SALBUTAMOLI
17. EPINEFRINA – ADRENALINA

Ndërveprimi me ushqimin: Efekti i ushqimit tek ilaçet me bazë teofillinën mund të jetë i
ndryshëm. Kështu vaktet shumë të yndyrshme mund të rrisin përqendrimin e teofillinës
në trup, ndërsa vaktet me shumë karbohidrate mund ta ulin përqendrimin.
Ndërveprimi me alkoolin: Duhen evituar pijet që përmbajnë kafeinë (çokollata, kola, çaji,
kafeja) pasi bronkodilatantët gojorë dhe kafeina, stimulojnë sistemin nervor. Duhet
evituar alkooli nëse merren ilaçe me bazë teofillinën pasi, mund të japin të vjella,
dhimbje koke, irritacion.

Problemet kardiovaskulare

Mjekimet për problemet kardiovaskulare janë të shumta, ato ndërhyjnë në kontrollin e


presionit të gjakut, anginës, ritmit kardiak, kolesterolit të lartë. Këto ilaçe mund të
kombinohen mes tyre për një efekt më optimal. P.sh: B-bllokuesit mund të trajtojnë
hipertensionin, anginën apo dhe aritminë. Disa nga klasat e ilaçeve kardiovaskulare
janë:

DIURETIKËT

Diuretikët ndihmojnë në eliminimin e ujit, natriumit dhe kripërave të tjera nga trupi.

18. Furosemidi
19. Triamterenë dhe hidroklortiazidi
20. Hidroklortiazidi
21. Bumetamide
22. Metolazone

Ndërveprimi me ushqimin: Diuretikët kanë ndërveprime të ndeshmë me ushqimin. Disa


prej tyre provokojnë eliminimin e kaliumit, kalciumit, magnezit. Triamtereni nga ana
tjetër, nuk eliminon fare kaliumin, duke provokuar hiperkalemi. Teprica e kaliumit në gjak
mund të japë ritëm jo të rregullt dhe përpëlitje të zëmrës. Kur merret triamterenë, duhet
të evitohet ngrënia e ushqimeve të pasura me kalium si banane, portokall, zarzavate,
etj.

B-BLLOKUESIT:

B- Bllokuesit zvogëlojnë impulset e nervave tek zemra dhe enët e gjakut. Kjo ul portatën
apo sasinë e gjakut dhe punën e zemrës.
23. Atenolol
24. Metoprolol tartrat
25. Propanolol kloridrat
26. Nadolol
Ndërveprimi me alkoolin: Evito alkoolin me propanolol kloridrat. Kombinimi i tyre ul
presionin e gjakut.

NITRATET

Nitratet relaksojnë enët e gjakut dhe ulin kërkesën për oksigjen të zemrës.

27. Isosorbit nitrati


28. Nitroglicerina

Ndërveprimi me alkoolin: Evito alkoolin sepse mund të fuqizojë efektin vazodilatant të


nitrateve dhe mund të ulë presionin e gjakut rrezikshëm.

ENZIMA QE KONVERTON ANGJOTENSINËN

Ndërveprimi me ushqimin: Ushqimi mund të ulë përthithjen e Captoprilit, enalaprilit, etj.


Bllokuesit e ACE-s merren një orë para apo dy orë prapa ushqimit, ato mund të rrisin
përqendrimin e kaliumit (K) në trup. Kjo rritje e kaliumit mund të jetë e dëmshme, për
këtë duhen evituar dieta që përmban kalium si bananet, përhimët dhe portokallët.

HMG-COA BLLOKUESIT E REDUKTAZËS

Këto ilaçe janë të njohura ndryshe dhe me emrin statina. Përdorën për uljen e
kolesterolit, ulin përqindjen e prodhimit të LDL (kolesterolit të keq). Disa prej tyre ulin
dhe trigliceridet (yndyrnat) në gjak.

29. Atorvastatina krip kalciumi


30. Fluvastatina krip natriumi
31. Pravastatina krip natriumi
32. Simvastatina
33. Rosuvastatina
Ndërveprimi me alkoolin: Evito pirjen e sasive të mëdha të alkoolit që të mos rritësh
rrezikun e dëmtimit të mëlçisë.Ndërveprimi me ushqimin: Statinat duhet të merren me
vaktin në darkë për të rritur përthithjen.

ANTIKOAGULANTËT

Antikoagulantët ndihmojnë në parandalimin e koagulave të gjakut (mpiksjes)


34. Warfarin kripë natriumi.
Ndërveprimi me ushqimin: Vitamina K prodhon substanca që ndërveprojnë me
koagulimin e gjakut, dukë ulur efikasitetin e këtyre ilaçeve. Për këtë arsye duhen evituar
ushqimit e pasura me vitaminë k (brokoli, spinaqi, lulelakër, etj). Doza të larta të
vitaminës E (400 IU ose më shumë) mund të rrisin kohën e koagulimit dhe rrezikun e
gjakderdhjes. Konsultoni mjekun në rast se duhet të merrni vitamina E.

ANTIBIOTIKËT DHE ANTIMYKOTIKËT.

Disa këshilla të përgjithshme:

- Tregoni doktorit tuaj në qoftë se keni pasur raste të skuqjeve të lëkurës nga antibiotiku.
Një skuqje e lëkurës mund të jetë simptomë e një reaksioni alergjik, të cilët mund të
jenë edhe tepër serioz.

- Tregoni doktorit tuaj nëse vuani nga diarreja.

- Tregoni nëse jeni duke përdorur kontraceptivë oralë, pasi disa produkte antibiotike
mund të zvogëlojnë efikasitetin e tyre.

- Kura antibiotike duhet përfunduar edhe pse mund të ndiheni më mirë.

- Përdorni antibiotikun me shumë ujë.

ANTIBAKTERET

35. PENICILLINA
36. Amoxicillina trihidrat
37. Ampicillina trihidrat

Ndërveprimi me ushqimin: Merren me stomak bosh një orë para ose dy orë prapa
vakteve. Nëse keni probleme me stomakun merren me ushqimin.

KINOLONET

38. CIPROFLOXACINA CLORIDRAT


39. LEVOFLOXACINA
40. OFLOXACINA

Ndërveprimi me ushqimin: Merren me stomak bosh një orë para apo dy orë prapa
vakteve. Nëse keni problemë me stomakun merren me ushqimin. Duhet të evitohen
produktet që përmbajnë kalcium si qumështi, kosi, vitaminat apo mineralët që
përmbajnë hekur (Fe), si dhe antiacidet pasi zvogëlojnë ndjeshëm përqendrimin e ilaçit
në gjak.
Ndërveprimi me kafeinën: Duke marrë këto ilaçe me kafeinë apo me produkte që e
përmbajnë kafeinën (kafe, kola, çaj, apo çokollata) mund të rritet niveli i kafeinës në
gjak.

CEFALOSPORINAT
41. CEFACLOR MONOHIDRAT
42. CEDROXIL MONOHIDRAT
43. CEFIXIME
44. CEFPROZIL MONOHIDRAT
45. CEFALEXIMA KRIPË LIZINE

Ndërveprimi me ushqimin: Merren me stomak bosh një orë para apo dy orë prapa
ushqimit. Merren me ushqimin në rastet e problemeve me stomakun.

MACROLIDET

46. AZITROMICINA BIHIDRAT


47. CLARITROMICINA
48. ERITROMICINA
Ndërveprimi me ushqimin: Merren me stomak bosh një orë para apo dy orë prapa
vakteve. Merren me ushqimin në rastet e problemeve me stomakun.

SULFONAMIDET

49. SULFAMETOXAZOL DHE TRIMETOPRIM


50. COTRIMAZOL

Ndërveprimi me ushqimin: Merren me stomak bosh një orë para apo dy orë prapa
ushqimit. Merren me ushqimin në rastet e problemeve të stomakut.

TETRACIKLINAT

51. TETRACIKLINA KLORIDRAT


52. DOXICICLINA KLORIDRAT
53. MINOCICLINA DICLORIDRAT.

Ndërveprimi me ushqimin: Ilaçet merren me stomak bosh një orë para apo dy orë prapa
ushqimit. Ato merren me ushqimin në rast problemesh me stomakun. Është e
rëndësishme të merren tetraciklinat bashkë me lakticinet, antiacidet apo integratorët që
përmbajnë hekur (Fe), pasi këto të fundit mund të ndërhyjnë në efikasitetin e mjekimit.

NITROIMIDAZOLI

54. METRONIDAZOLI

Ndërveprimi me alkoolin: Evito alkoolin, apo ushqime ose pije që përmbajnë alkool si
gjatë kurës, ashtu dhe tre ditë prapa. Alkooli në këtë rast mund të provokojë dhimbje
abdominale, të vjella, dhimbje koke.

ANTIFUNGINET
55. FLUCONAZOL
56. GRISEOFULVINA
57. KETOCONAZOL
58. ITRACONAZOL

Ndërveprimi me ushqimin: Është e rëndësishme të evitohet përdorimi i këtyre ilaçeve


bashkë me qumështin, djathin, kosin, akulloren, etj; apo antiacidet.
Ndërveprimi me alkoolin: Evito përdorimin e alkoolit gjatë kurës me ketokonazol
(Nizoral) edhe për të paktën tre ditë pas kurës. Alkooli mund të provokojë dhimbje
abdominale, të vjella dhe dhimbje koke.

SHQETËSIMET E HUMORIT

DEPRESIONI, ANKTHI.

Depresioni, paniku dhe ankthi janë disa nga shembujt e shqetësimeve të humorit. Në
përdorimin e ilaçeve për trajtimin e shqetësimit të humorit është e rëndësishme ndjekja
e këshillave precize të doktorit. Duhet të merret gjithmonë doza e duhur edhe pse
pacienti ndihët mirë, asnjëherë nuk duhet të ndërpritet kura me iniciativë personalë, pa
u këshilluar më parë me doktorin. Në disa raste duhet të pritet edhe disa javë për të
parë përmirësimet e simptomave.

BLLOKUESIT E MONOAMINO OKSIDASES (MAO)

59. TRANILCIPROMINA DHE TRIFLUOPERAZINA

Ndërveprimi me ushqimin: Inhibitorët e MAO-s kanë shumë limite dietetike, dhe


personat që janë në trajtim me këto ilaçe kanë nevojë të ndjekin me shumë kujdes
orientimin e dietës dhe këshillat e mjekut. Mund të ketë një rritje shumë të shpejtë dhe
potencialisht fatale të presionit të gjakut, në qoftë se merren ushqime apo pije që
përmbajnë Tiraminë (derivat i Tirozinës=aminoacid), ndërsa jeni në kurë me inhibitorë të
MAO-s.

ILAÇET KUNDER ANKTHIT

60. LORAZEPAM
61. DIAZEPAM
62. ALPRAZOLAM

Ndërveprimi me alkoolin: Edhe pse alkooli nuk ndërvepron shumë me këto ilaçe, ai
gjithsesi mund të alternojë përqendrimin dhe reflekset. Personat me depresion nuk
duhet të pinë alkool.
Ndërveprimi me ushqimin: Këto ilaçe mund të merren si para, ashtu edhe prapa
ushqimit.
ANTIACIDET

Reflukset e lëngut gastrik, djegia e stomakut, problemet e digestionit dhe gazrat janë
tepër të njohura. Trajtimi me ilaçe parandalon dhimbjen dhe shkaktarët që rrisin
hiperaciditetin e stomakut. Mënyra e jetesës dhe dieta mund të kenë një rol të
rëndësishëm, në shfaqjen e simptomave, por edhe në zhdukjen e tyre. Për shembull,
pirja e duhanit dhe konsumi i pijeve me bazë kafeinë mund të përkeqësojnë simptomat.

63. CIMETIDINA KLORIDRAT


64. FAMOTIDINA
65. RANITIDINA KLORIDRAT
66. NIZATIDINA

Ndërveprimi me ushqimin: Mund të merren si pranë, ashtu dhe larg vakteve të ushqimit.
Ndërveprimi me alkoolin: Evito përdorimin e alkoolit me këto ilaçe, ai mund të irritojë
stomakun.
Ndërveprimi me kafeinën: Produktet me kafeinë (kola, kafeja, çokollata, çaji) mund të
irritojnë stomakun.

67. KORTISTEROIDET

Janë përdorur qysh në vitet 1950. Efekti i fillimit i zhgënjeu doktorët se më në fund u
gjet dhe një kurë për artritin reumatik. Megjithatë ky mendim u braktis shpejt. Nëse koto
ilaçe merren në doza të larta ose për një kohë të gjatë ato mund të shkaktojnë disa
efekte anësore ku përfshihet: shtim i peshës trupore, osteoporozë, katarakt,
hipertension, rritje të nivelit të sheqerit në gjak, ulet aftësia për të luftuar infeksionet dhe
mbyllur plagët. Gjatë viteve të përdorimit të kortisteriodeve në kemi mësuar se si t’i
përdorim ato në mënyrë që të kemi sa më shumë përfitime nga ato, dhe sa më pak
efekte anësore. Për të arritur këtë qëllim këto ilaçe përdorën më doza të vogla.
Funksionimi i kortisteriodeve është i tillë: ato ndalojnë prodhimin e qelizave destruktive
inflamatore tek kyçet dhe ndalojnë të tjerat që t’i afrohen kyçeve. Por gjithashtu ato ulin
prodhimin e kolagjenit që është blloku qendror i shumë indeve të organizmit, si dhe të
kartilaxhës (element ndërtues i kyçeve), si dhe ulin thithjen e kalciumit nga organizmi
gjë që mund rrisë shpejtësinë e shkatërrimit të kyçeve prej artritit rëumatik. Sa më e
lartë të jetë doza e kortisteriodeve e përdorur aq më shumë ulet inflamacioni tek kyçet,
por aq më shumë rritet mundësia që ilaçi do shkaktojë efekte anësore. Prandaj doza e
këtyre ilaçeve ulet me kalimin e kohës për të shmangur efektet anësore që vijnë nga
përdorimi i gjatë i ilaçit si Osteoporoza (hollimi i kockave) dhe katarakti i syve.

68. Guarana

Këto tableta përmbajnë pluhur i guaranës (500 mg-një tabletë), vaj të karafilit të natës,
magnez, siliciumdioksid. Për përdorim rekomandohet të merren dy tableta para
mëngjesit me pak lëngje, por edhe dy-tri tableta brenda ditës. Rekomandohet për
shtimin e nevojës për punë intelektualë, në mundimet fizike, te personat e sëmurë jo
dinamikë dhe të molisur. Për njerëzit afaristë, menaxherët, studentët, si afrodiziak
natyror dhe për shtimin e energjisë, motivim dhe qëndrueshmëri.

ILAÇE QË MUND TË PËRDOREN PA REKOMANDIMIN E MJEKUT

69. Një ilaç antipiretik

Si ilaç antipiretik (në rast temperature), më i përdoruri është paracetamoli. Është mirë të
mbajmë në shtëpi, si një flakon shurup apo pikash, ashtu edhe një kuti me supozitorë:
kjo sepse në rast fëmija ka diarre në të njëjtën kohë, është e preferueshme që ilaçi të
merret nga goja, kurse në rast të përzierash ose të vjellash është mirë që ilaçi të merret
në rrugë retale apo me supozitore.

70. Një qetësues kolle

Mund t’i jepet në rast se kolla është e thatë, e bezdisshme dhe jep shqetësim në gjumin
e foshnjës. Duhet theksuar që kolla gjithsesi është e dobishme për organizmin, i cili me
anë të saj eliminon sekrecionet nga rrugët e frymëmarrjes. Në rast se kolla është e tipit
aziatik qetësuesi i saj është i kundërindikuar.

71. Flakon me pika për rrufën

Mund të mbajmë solucion fiziologjik për të bërë lavazhe të hundës, që është e indikuar
sidomos në foshnjat që akoma nuk dinë të fryjnë hundën. Për fëmijët pak më të
mëdhenj mund të përdoren edhe pikat vazokostritore, për një periudhë jo më shumë se
4-5 ditë dhe të përdoren vetëm në fazë akute sepse "lirojnë" hundën dhe, nëse i jepen
fëmijës para gjumit e favorizojnë atë pozitivisht.

72. Një ilaç kundër të vjellave

E vjella është një simptomë që shoqëron sëmundje të ndryshme. Zakonisht e vjella


kalon në mënyrë spontane por, nëse nuk kalon dhënia e një doze Domperidone (ilaçi
me më pak efekte anësore) mund të jetë në ndihmë.

73. Hydroxichloroquinën

Si në shumë raste të tjera të provuara në mjekësi, një ilaç që ka efekte të mira mbi një
sëmundje mund të këtë efekt edhe mbi sëmundje të tjera. Po kështu edhe me
Hydroxichloroquinën, që në fillim është prodhuar si ilaç anti-malarie. Në vitet 1950-1960
studimet e rasteve klinike treguan se ky ilaç ishte efektiv gjithashtu edhe në trajtimin e
artritit reumatik. Hydroxichloroquina është më pak toksike dhe shkakton më pak efekte
anësore së ilaçet e tjera IASM. Por i duhet 3-6 muaj trajtim që të fillojë të ketë efekt mbi
sëmundjen dhe që të arrijë maksimumin e vlerës terapeutike që ka i duhen plot 12
muaj. Gjithashtu organizmi e ka të vështirë ta eliminojë këtë ilaç edhe pasi është
pushuar trajtimi me të. Ilaçi mbetet në organizëm edhe për 5 vjet që nga dita kur u pi
tableta e fundit e ilaçit. Në raste të rralla Hydroxichloroquina mund të shkaktojë
dëmtimin e Makulës, që është zona e syrit që rregullon figurën.
74. Antibiotikët

Veprojnë vetëm në rast të një sëmundje me origjinë bakterike. Në pediatri shumica e


sëmundjeve është me origjinë virale, ku edhe viruset mund të japin temperaturë të lartë,
prandaj prindi duhet të rezistojë nga tundimit për t’i dhënë fëmijës antibiotik kur ai ka
temperaturë duke menduar se po e shëron.

75. KORTIKOSTEROIDET ME ANË TË AEROSOLIT

Ka një tendencë tek prindërit në përdorimin e këtyre ilaçeve gjatë sëmundjeve banale të
rrufës duke menduar që dhënia me anë të aerosolit është më e dobishme dhe më e
padëmshme. Nuk është kështu: dobia e kësaj mënyre është demonstruar vetëm në disa
kushte patologjikë, dhe efektet anësore, të lidhura më shumë tek dozat e tepërta që
fëmija mund të marrë, dhe jo vetëm, mund të jenë jo pak të rëndësishme.

76. ANTIINFLAMATORET

Nuk shërojnë nga sëmundjet as parandalojnë përkeqësimin e gjendjes së fëmijës në


rast rrufe, dhimbje fyti, kolle, etj. Në veçanti nuk duhet përdorur asnjëherë aspirina tek
fëmijët, përveç atyre rasteve që përshkruhet nga pediatri: mund të shkaktojë
kompilikacione tek mëlçia apo edhe truri.

77. PIKA PËR VESH

Për dhimbjen e veshit më mirë të përdoret paracetamoli i cili ka edhe veti kundër
dhimbjës. Kjo pasi në rast të shpimit të timpanit (që ndodh shpesh në rastet e otiteve
akute) pikat në vësh mund të jenë të dëmshme.

78. ACIDI FOLIK

Acidi Folik që ul nivelet në gjak të homocisteinës, a është i aftë të reduktojë rrezikun


kardiovaskular? Disa kërkues shkencorë anglezë kanë bërë një studim, duke
mbështetur idenë që ulja e nivelit plazmatik të homocisteinës, sjell reduktimin e rrezikut
kardiovaskular në 10–20 %. Acidi Folik është një vitaminë e grupit B që merret me anë
të dietës së përditshme, dhe gjendet në natyrë tek bimët me gjithë jeshile. Homocisteina
rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskularë, duke dëmtuar veshjen e brendshme të
arterieve.

79. KAFEINA

Kafeina (ose 1,3,7, trimetilxantina, është quajtur ndryshe edhe Teina), është një alkaloid
natyral që e gjejmë në bimën e kafesë, kakaos, çajit, kolas, guaranas dhe matés, si dhe
në pijet që prodhohen nga këto bimë. Nga ana kimike është një xantinë dhe si e tillë ka
veprim stimulues në sistemin nervor qendror (eliminon përgjumësinë dhe aktivizon
sensin e kujdesit dhe të përqendrimit). Kafeina ka një efekt të lehtë diuretik dhe një
efekt modest enëzgjerues. Ajo ka një efekt irritues për mukozat e stomakut. Efektet
negativë nga mbidozimi janë: eksitimi, pagjumësia, dridhjet e duarve, të përzierat, të
vjella, rritja e diurëzes, e ritmit të zemrës (takikardia) dhe ekstrasistola. Popullariteti i
pijeve që përmbajnë kafeinë (mbi të gjitha kafeja dhe çaji) e rendisin këtë substancë
psikoaktive më të përhapurën në botë.

80. SULFONILURET

Ky lloj ilaçi ka dalë në qarkullim prej vitesh. Është mekin nga goja. Emra të njohur që
kanë në përbërje këtë ilaç janë minodiab dhe diabinese. Këtu futet dhe Daunil (i njohur
në Shqipëri). Këto lloj llacësh stimulojnë pankreasin duke rritur në këtë mënyrë sasinë e
insulinës që derdhet në gjak. Kjo insulinë shtesë e detyron glukozën të hyjë në muskuj
me sforcim. Problemi me këtë ilaç është se ato nuk e rrisin ndjeshmërinë e organizmit
ndaj insulinës, por ato rrisin thjesht sasinë e insulinës (pra sasi dhe jo cilësi). Kjo e
zgjidh problemin përkohësisht duke ulur nivelin e glukozës në gjak, por krijon një
problem afatgjatë sepse stimulon rritjen në peshë. Pra ky ilaç veçse sa rrit sasinë e
insulinës në gjak. Por disa diabetike e kanë nivelin e insulinës shumë të lartë edhe pa e
marrë ilaçin. Nivel që mund të shkojë deri në 5 herë më tepër se normalja.

81. BIGUANIDET

Ilaçet me këtë përbërje janë zhvilluar në vitin 1994. Ato veprojnë nga një drejtim i
ndryshëm në krahasim me sulfoniluret. Në vend që të rrisin nivelin e insulinës ato
ngadalësojnë sasinë e glukozës që prodhohet nga mëlçia dhe zorrët e vogla ku tretet
ushqimi. Këto ilaçe janë më të përparuara se te sulfoniluret sepse nuk shkaktojnë rritje
peshë ose ndonjë sëmundje zemre. Por këto ilaçe megjithëse janë më të përparuara
kanë disa efekte anësore. Shkaktojnë problemë stomaku, diarre, ndjenjën e ngopjes
abdominale, etj. Njerëzit që vuajnë me zemër, mëlçi ose veshka këshillohen të mos e
marrin këtë ilaç. Ilaçi tipik që përmban biganide quhet metformin.

82. ALFA GLUKOZË NDALUES

Disa nga këto lacë si për shëmbull Acarbose, ngadalësojnë shpërbërjen e sheqernave
në zorrët e vogla duke ndërhyrë në enzimën me të njëjtin emër, enzimën alfa glukozë.
Kjo enzimë bën shpërbërjen e sheqernave që ndodhen në ushqimet që hamë. Duke
ndaluar këtë enzimë nga funksionimi nuk bëjmë gjë tjetër veçse parandalojmë rritjen e
sheqerit në gjak. Efekte anësore: gazra dhe dhimbje të abdomenit, po ashtu diarre. Nuk
i këshillohet veçanërisht të sëmurëve me ulcera ose kolitis, gjithashtu shkakton punë të
tepruar të mëlçisë që mund të shkojë në dëmtim të saj.

83. THISCOLIDINIDION

Ilaçi më i ri i dalë në treg. Emri në kutinë e ilaçit: rezulin.

Ky është ilaçi i parë që ndihmon trupin që ta përdorë më mirë insulinën duke stimuluar
disa pjesë thithëse të indeve të ashtuquajturat “vendkalimi” nëpërmjet të cilave glukoza
hyn në qelizë nga gjaku. Nga studimet e bëra në pacientët që përdorin këtë ilaç dhe
ilaçin e parë (sulfoniluret) rezultoi se megjithëse kishte ulje të glukozës përsëri kishte
rritje në peshën trupore. Ky ilaç ka efekte anësore kryesisht në mëlçi, ka pasur bile
edhe vdekje prej tij. Si dhe shkakton dhimbje, infeksion dhe dhimbje koke.

84. INSULINA

Insulina është përdorur gjithnjë në diabetin Tipi 1, në njerëzit të cilët nuk prodhojnë dot
insulinë. Ndërsa në diabetin Tipi 2 insulina përdoret si mundësia e fundit e mbetur. Në
fakt rreth 29 % e diabetikëv të Tipit 2 mjekohen me injeksione insuline. Dihet se
praktikisht diabeti Tipi 2 me anë të dietës dhe ushtrimeve fizike nuk duhet të arrijë në
këtë pikë të injeksionit të insulinës. Pacienti që ka arritur në atë fazë që duhet patjetër
injeksion insuline edhe sikur ta kuptojë më së miri rëndësinë e dietës (perizës) dhe
aktivitetit fizik, tashmë nuk gjejnë dot forca në personalitetin e tyre që ta fillojnë luftën
nga e para. Ata ja lënë çdo gjë në dorë ilaçeve. Insulina e zbuluar më 1922 vepron
shpejt, brenda disa orësh pasi është marrë. Insulina detyron mëlçinë të ndalojë
prodhimin e glukozës dhe të fillojë përdorimin e saj, detyron muskujt të thithin glukozën,
bile në një farë shkallë detyron edhe qelizat e yndyrës që të thithin glukozë. Ka shumë
rëndësi sasia dhe momenti i injektimit të insulinës. Me tepricë dhe niveli i glukozës ulet
shumë duke shkaktar hipoglicemi. Shumë pak nuk ja del që të detyrojë qelizat të thithin
glukozë. Pra është shumë delikat mënyra se si merret insulina. E cila ka dhe efekte
anësore që janë hipoglicemi, shtim në peshë trupore dhe sëmundje gjaku.

88. MIOTENS

Tiocolchicoside. Ampulë 4 mg/2ml. Ampula përmban 2 ml solucion: Përbërës aktiv:


Tiocolchicoside 4mg. Një kuti përmban 6 ampula për përdorim intramuskular.
Miorelaksant me veprim qendror. Tiocolchicoside sipas disa studimeve ushtron një
aktivitet selektiv agonist mbi receptorët GABA-ergjike dhe glicinergjike. Kjo shpjegon
efektin e Miotens si në kontrakturat e tipit reflektiv, reumatizmale e traumatike, ashtu
edhe në ato spastike me origjinë centrale. Miotens nuk ndryshon as lëvizshmërinë e
vullnetshme, as aktivitetin e muskujve respiratorë. Nuk ndikon në sistemin
kardiovaskular. Në të gjitha patologjitë ku janë të pranishme kontraktura të
grupmuskujve dhe hipertoni muskulore si
tërheqje muskulore, tortikolis, sindroma të dhimbshme post-traumatike ose post-
operatore. Sindroma të dhimbshme të kolonës vertebrore dhe të artikulacioneve,
artralgji, cervikobrakialgji, lumbalgji dhe lumboiskialgji, dhimbje radikulare. Gjendjet
spastike të hemiparezave me origjinë vaskulare, traumatike, neoplazike, Morbus
Parkison dhe parkisonizmi medikamentoz.

89. AZATRIL

Azithromycin. Përmbajtja e saj është 8 kapsula, Azitromicinë dihidratë, ekuivalent me


250 miligramë azitromicinë, niseshte gruri E 122 dhe substanca të tjera ndihmëse.
Mënyra e përdorimit bëhet me rekomandim të mjekut.
90. AMOKSIKLAV

Amcilinum/Acidum Clavulanicum. Tableta të veshura me film 625 mg, në blister me 10


tableta. Përbërësit veprues janë Trihidrati i amoksicilinës dhe klavulanat kaliumi. Për
çfarë përdoret:

Çdo tabletë 625 mg përmban 500 mg amoksicilinë në formën e trihidratit të


amoksicilinës dhe 125 mg acid klavulanik në formën e klavulanatit të kaliumit.
Amoksiklav 2x është një antibiotik i grupit të penicilinave (beta-laktamik). Ai është një
antibiotik me spektër të gjerë, me veprim baktericid (vrasës) kundrejt baktereve të
ndryshme, shkaktare të infeksioneve. Amoksiklav përdoret për trajtimin e infeksioneve
të mëposhtme: Infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes; infeksione akute dhe
kronike të kaviteteve paranazale (sinusit), infeksione të rrugëve të poshtme të
frymëmarrjes (bronkit, pneumoni), infeksione të traktit urinar; infeksione të përziera të
shkaktuara nga baktere gram negative, gram pozitive ose mikroorganizma anaerobë,
infeksione të gojës dhe dhëmbëve (infeksione odontogenike).

91. Analgjezikët

Analgjezikët janë ilaçe që lehtësojnë dhimbjen pa e ulur inflamacionin. Ato janë shumë
efektive në uljen e dhimbjeve të lehta dhe jo shumë të forta të ngjashme me atë të
dhimbjës së kokës ose të dhëmbit. Ato nuk kanë efekte anësore si ilaçet e tjera IAJS.
Analgjezikët japin efekt shpejt, zakonisht brenda një ore. Çlirimi nga dhimbja zgjat
zakonisht nga 4 deri në 8 orë. Këto ilaçe funksionojnë duke penguar dërgimin e
sinjaleve dhe dhimbjes në tru ose duke penguar vetë trurin që të marrë sinjale.
Acetaminophen, përbërësi aktiv që ndodhet në analgjezikët më të përdorur. Përfshi ato
që nuk kanë aspirinë në përbërjen e tyre si: Anacin, execedrin dhe Tylenol.
Acetaminophen nuk e irriton stomakun si llacët IAJS, por duhet të kihet kujdes që të
mos merret me ilaçe që merren për hollimin e gjakut. Gjithashtu nuk duhet të pihen pije
alkoolikë shpesh, pasi kjo shkakton që ilaçi të dëmtojë mëlçinë kur pihet alkool
rregullisht.

92. Ilaçet e quajtura COX-2

Nëse ju keni probleme me stomakun, ju mund të përdorni ilaçet COX-2. Këto ilaçe ulin
dhimbjet dhe kanë më pak efekte anësore se aspirina dhe ilaçet IASM. Ky ilaç ndikon
në enzimën që prodhon trupi që është përgjegjës për dhimbjen dhe inflamacionin. Ilaçi i
tillë që është aprovuar nga ministria amerikane e shëndetësisë quhet Celecobix dhe në
dyqan e gjeni me emrin celebrex, përdoret 200-400 mg në ditë. Pra ky ilaç ka
përparësinë se nuk dëmton mukozën e stomakut, siç bëjnë ilaçet e tjera që merren
kundër dhimbjës (IAJS).

93. SULFASALAZINË

Ky ilaç është prodhuar për të mjekuar kolitin dhe "sëmundja e kron-it". Më shpesh
përdoret për trajtimin e formave të lehta të artritit reumatik. Dhe me sa duket vepron si
methotrexate, pra duke shtypur disa pjesë të sistemit imunitar. Sulfasalazine kombinon
salicilate (salicylates) dhe sulfa, nuk u rekomandohet atyre me alergji ndaj përbërësve
të sulfa-s. Gjithashtu mjekimi ka efekte anësore si shqetësime gastrointestinale, të
vjella, dhimbje koke, plasaritje lëkure. Në raste shumë të rralla mund të ndikojë në
numrin e qelizave të bardha të gjakut. Mund të ndikojë në efektshmërinë e spermës, gjë
që normalizohet me ndërprerjen e ilaçit.

94. AZATHIOPRINE

Hyn tek ilaçet që shtypin sistemin imunitar (immunosuppressive). Në fillimet e veta


është përdorur për të parandaluar mospranim që i bën organizmi organeve të
transplantuara. Më pas Azothioprine u përdor në njerëzit me artrit reumatik tek të cilët
ilaçet e tjera më popullore nuk kanë pasur asnjë rezultat. Ashtu si ilaçet e tjera IASM,
edhe ky ilaç është i vonuar në dhënien e efekteve të tij. Mund t’i duhen deri në 3 muaj
që të fillojë të japë efektet e para dhe deri në 6 muaj që të japë efektin maksimal. Ka
disa efekte anësore, si: marramendje, të dukët sikur do vjellësh. Meqë sulmon sistemin
imunitar zvogëlon aftësinë e organizmit për t’u mbrojtur nga infeksionet e jashtme, si:
gripi, ftohje, etj. Para se të merrni këtë ilaç merrni parasysh avantazhet dhe
disavantazhet që sjell përdorimi i ilaçit.

95. CYCLOSPORINE

Ashtu si Azothioprine edhe Cyclosporine është ilaç që shtyp sistemin imunitar


(immunosuppressive) që është përdorur për të parandaluar mospranimin që i bën
organizmi organeve të transplantuara. Cyclosporine mund të mund të shkaktojë efekte
anësore që fillojnë me rritje të tepruar të qimeve dhe me rritjen e tensionit të gjakut e
deri tek probleme më seriozë, si: jofunksionim (dysfunction) të veshkave. Nuk u
rekomandohet atyre që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut dhe sëmundje të veshkave
dhe mëlçisë. Ky ilaç përdoret tek ata njerëz ku ilaçet e tjera nuk kanë patur efekt.

96. GOLD SALTS

Ky ilaç ul aktivitetin e artritit reumatik, por se si vepron saktësisht nuk dihet. Që kur ky
ilaç u përdor në fillim e deri tani, ky ilaç nuk përdoret më aq shpesh si edhe më parë.
Ilaçi ekziston si tabletë, edhe si injeksion. Efektet anësore përfshijnë: diarre, plasaritje
lëkure, irritim të gojës. Gjatë trajtimit me këtë ilaç duhet të bëhen rregullisht analizat e
gjakut dhe urinës për të kontrolluar nëse ka toksicitet.

97. KORTIKOSTEROIDET

Këto ilaçe janë prodhime sintetike që imitojnë hormonet e prodhuara nga gjëndrat e
adrenalinës, të cilat ndodhen pranë veshkave. Kortikosteroidet japin ulje të
menjëhershme dhe të fuqishme të inflamacionit tek njerëzit që vuajnë me artrit
reumatik. Këto përdoren më tepër në rastet e krizave kur dhimbja është e madhe.
Jepen në formë tabletash ose injeksionesh. Ato mund të përdoren bashkë me ilaçet
IASM deri në momentin që ilaçet IASM fillojnë të japin efektin e tyre (siç e pamë më
sipër ilaçet IASM vonojnë me muaj deri sa të japin efektin e tyre). Ilaçi më i përdorur
nga ky grup llacësh është Prednisone, por ka edhe shumë të tjerë.

98. TETRACIKLINA

Ilaçet e kësaj familje kanë gjetur përdorim në trajtimin e artritit reumatik. Këto ilaçe
njihen prej kohësh për aftësinë e tyre për të luftuar infeksionet. Tetraciklina nuk ka
shumë efekte anësore dhe merret lehtë. Disa studime të ndërmarra në kafshë dhe në
njerëz tregojnë se tetraciklina ka aftësinë që të zvogëlojë numrin e disa qelizave të
caktuara të sistemit imunitar, si dhe kimikatet që shkatërrojnë lëndën ndërtuese të
kyçeve (kartilageve). Doksicikline (doxycycline) dhe minocikline (minocycline) janë lloje
ilaçesh të familjes së tetraciklinës që janë përdorur për të luftuar infeksionet e lëkurës
së fytyrës (acne) këto ilaçe tani po studiohen në trajtimin e osteoarthritis dhe artritit
rëumatik.

99. MODIFIKUESIT E KUNDËRPËRGJIGJES BIOLOGJIKE

Njihen ndryshe si "agjentët biologjikë". Kjo kategori e re ilaçesh vepron në qeliza të


caktuara të sistemit imunitar të cilat janë përgjegjës për shkatërrimin e kyçeve. Në këtë
mënyrë këto ilaçe të reja nuk kanë efektet anësore që kanë ilaçet tradicionale të
përdorura deri tani. Nga mënyra se si veprojnë mbi sistemin imunitar këto ilaçe i quajnë
ndryshe edhe "bomba inteligjente". Përdorimi i këtyre ilaçeve po shkakton eufori në
fushën e trajtimit të artritit reumatik, jo vetëm se po jep rezultate shumë të mira, por
edhe sepse është një metodë krejtësisht e re mjekimi. Deri tani janë aprovuar dy lloje
ilaçesh të tilla për përdorim të gjerë: Etanercept (emri në farmaci: Enbrel) dhe Infliximab
(emri në farmaci: Remicade)

100. ETARNECEPT (ENBREL)

Ky ilaç vepron mbi faktorin tumor-nekrotik që shkurtimisht do e quajmë FTN. FTN luan
rolin kryesor në procesin e ënjtjes dhe dhimbjes së kyçeve. FTN është një Citokinë, një
lloj proteinë që ndihmon në rregullimin e funksioneve të shumë qelizave përfshi ato që
shkaktojnë inflamacionin e kyçeve. Ilaçi ekziston në formë injeksioni dhe merret dy herë
në javë. Pluhurin duhet ta ruani në frigorifer (jo tek akulli). Avantazhet e ilaçit: ky ilaç
përdoret në njerëzit ku llacët e tjera anti-reumatike, sëmundje modifikuese nuk kanë
pasur efektet e dëshiruara. Gjithashtu, ilaçi mund të rekomandohet të përdoret edhe
para se ilaçe të tjera të jenë përdorur. Rezultatet janë të kënaqshme. Në 60-70 % të
rasteve që janë trajtuar me këtë ilaç pacientët kanë pasur një lehtësim të theksuar të
ënjtjes dhe dhimbjeve në kyçe. Efektet vijnë shpejt në më se dy javë dhe i duhet 3 muaj
që të japë efektin maksimal.

Kur medikamentet vrasin më shumë se vetë sëmundjet


Ne bote qarkullojne shume medikamente te falsifikuara dhe qe sigurisht perbejne nje
problem me rendesi per trajtimin e semundjeve te ndryshme. Persa do te analizohet me
poshte, do te dalin problemet qe ekzistojne dhe menyrat se si keto mund te shmangen.
Jane analizuar publikime te literatures se huaj, nderkohe qe nuk jane gjetur publikime
se sa i perhapur eshte ky problem edhe ne tregun farmaceutik Shqiptar.
Perhapja e problemit kudo ne bote, te ben te mendosh se edhe Shqiperia nuk duhet te
jete e "imunizuar" ( me pak apo me shume ) nga kjo ndodhi. Autoret kane analizuar nje
grup medikamentesh, duke lene te kuptohet se kjo mund te ndodhe me te gjitha
medikamentet.

● Antimalarike pa perberes aktiv, qe kane shkaktuar vdekjen e me shume se 120.000


femijeve te pa vetedijeshem.
● Antibiotike me substance aktive te pamjaftueshme per te mposhtur bakteret por
mjaftueshem per te shkaktuar rezistence.
● Perdorim te medikamenteve te skaduara.
● Vdekjeprures per disa, te demeshme per te gjithe.
Zgjedhja e kesaj teme nuk ka qene e rastesishme : autoret e kane konsideruar si nje “
pandemi globale “ te medikamenteve te skaduara dhe e kane publikuar ne The
American Journal of Tropical Medicine and Hygiene dhe kane insistuar ne aspektin
paradoksal, gati grotesk, te problemit. Nje permbledhja e 17 artikujve te paraqitur ne
Fogarty International Center del National Institute of Health kane demonstruar qe
ne bote qarkullojne medikamente te nje kualiteti te dobet, ndermjet 10 dhe 30% sipas
OMS, qe provokojne demtime te renda per shendetin publik.
Sepse jo vetem qe nuk kurojne, por ne nje fare menyre "shkaktojne semundje" duke
shaktuar nje pandemi te vertete. Behet fjale per medikamente te falsifikuara
vullnetarisht, apo si pasoje e ndryshimeve aksidentale te shkaktuara nga gabime ne
procesin e prodhimit apo te konservimit. Me shume behet fjale per antimalariket,
antiviralet dhe antituberkularet, antibiotiket e perdorur ne vendet e varfera ne Afrike, Azi
dhe Ameriken Latine.
Nje shembull per te gjithe : Ne vitin 2013 me shume se 122.000 femije me te vegjel se
pese vjec ne Afriken sub-Sahariane kane vdekur sepse jane kuruar me antimalarike te
skaduar. Kjo eshte vertetuar nga studimet e realizuara nga studjuesit e Center for
Disease Dynamics, Economics and Policy di Washington.
Pjesa me e madhe e produkteve te falsifikuara kane prejardhje nga Kina dhe nga India,
sipas te dhenave nga Pharmaceutical Security Institute Counterfeit system (PSI
CIS). Por nuk eshte e lehte te identifikohen medikamentet me cilesi te dobet, te
dallohen modifikimet aksidentale nga ato te vullneteshme dhe te percaktohet autori i
kesaj nderhyrje. Per ta parandaluar, duke u mbeshtetur ne nje nga botimet e autoreve
ne Dossier, jane tre faktore :
● Mungesa e konsensusit per percaktimin e medikamentit te skaduar.
● Pamjaftueshmeria e teknologjise per te percaktuar pikat e dobeta te nje
medikamenti perpara se te filloje terapia.
● Nuk ekziston nje organizim nderkombetar i kontrollit te tregut qe te mase dhe te
vezhgoje duke respektuar standardet sic behet pershembull nga Food and Drug
Administration.
Nje rrezik per te gjithe
Kur medikamentet nuk funksionojne, per te provuar pasojat nuk jane vetem pacientet qe
e pesojne : perhapja e baktereve rezistente eshte, pershembull nje “ efekt kolateral “ qe
i perfshin te gjithe. Kjo ndodh kur perqindja e principit aktiv e permbajtjes se
medikamentit eshte shume e ulet, e pa afte per te luftuar patogenet, por e afte qe te
shkaktoje procesin e rezistences. Metafora e pandemise eshte se ajo vazhdon te
perhapet. Medikamenti jo i efekteshem shkakton ne fakt nje reaksion me efekt te
pergjitheshem, i afte per te permbysur dhjetra suksese kunder semundjeve si Aids,
Malarja dhe Tuberkulozi.
“Objektivi i ketij numuri special – lexohet ne parathenjen e ne luften.
The Global Pandemic of Falsified Medicines : Laboratory and Field Innovations
and Policy Perspectives – eshte ai qe te vihen ne gjendje alarmi shkencetaret,
institutet e shendetit public, dhe pergjegjesit qe marrin vendime politike duke e pare
problemin e medikamenteve ne baze te cilesise dhe te ofrojne veprime te
menjehereshme per te zbutur dhe te zgjidhin kete problem". Frika eshte e justifikuar nga
rezultatet e raportuara ne dossier : nga 17.000 kampione te antiviraleve, antimalarikeve,
antituberkulareve dhe medikamenteve anti leishmania, perqindja e produktit ka qene
me e vogel se standarti ne 41% te rasteve.
Fenomeni, deshmojne autoret e dossier, mund te jete nenvleresuar. Shpesh perhapja e
medikamenteve me kualitet te dobet nuk sinjalizohet nga institucionet kompetente edhe
sepse nuk ekziston nje konsensus nderkombetar per kete problem. Problemi per
autoret e dossier mund te zgjidhet keshtu : "ne duhet ti klasifikojme medikamentet me
kualitet te dobet ne tre kategori :
● Te falsifikuara ( si pasoje e nje prodhimi mashtrues – hileqar ),
● Poshte standartit ( per gabime te pavullneteshme te bera gjate prodhimit ),
● Te prishura – te skaduara ( si pasoje e skadences per nje gabim ne ruajtjen e keqe
apo per menazhim te keq.
Kategoria e pare eshte si pasoje e nje tregu kriminal 75 miliard dollare ne vit, sipas te
dhenave te Interpolit qe ndermjet 2010 dhe 2014-tes ka realizuar 1400 arrestime dhe ka
sekuestruar 500 tonelata medikamente te falsifikara.
Disa shembuj deshmues
Fenomeni i perket kryesisht vendeve me te ardhura te dobeta.Nje studim i fundit, i cituar
nga dossier, raporton se 1/3 e 4.000 kampioneve te antimalarikeve te testuara ne
vendet e Jug lindjes Aziatike dhe 21 Shteteve te Afrikes sub sahariane ishin te privuar
nga principi aktiv i medikamentit. Rezultate te tjera te realizuara nga autore te ndryshem
te shumte qe kane publikuar ne American Journal of Tropical Medicine and Hygiene
nuk jane shume te ndryshme nga sa thame me lart.
Ne Cambogia, nga 291 kampione medikamentesh antimalarike, 30% e tyre kishin
principin aktiv jashte normes se vendosur ( 85% - 115% ), ne pjesen me te madhe te
rasteve shume me poshte se sa pragu i pranueshem.
Ne Afganistan, 26% e konfeksioneve te analizuara, nuk e kalonte testin e vendosur nga
Global Pharma Health Found, nje organizate qe perdor nje minilaborator te levizeshem
qe verifikon cilesine ( kualitetin ) e medikamenteve ne vendet e varfera. Ne Republiken
demokratike te Laos-it, 25% e kampioneve te paraqitura ishin jashte limiteve te
pranuara.
Ne Ghana dhe Nigeria ne 35 kampione te antibiotikeve, 60% e tyre nuk i pergjigjej
standardit te kualitetit te pranueshem.
Vec kesaj, ndermjet produkteve te sekuestruara nga Interpoli, 1/3 e antibiotikeve dhe e
antimalarikeve te falsifikuara, nuk permbushnin kufirin e pranueshem te cilesise.
Teknologjite e reja
Mbetet nje metafore,autoret e dossier konfirmojne qe “ mjetet diagnostike jane qendra e
suksesit te cfardolloj sforcoje per tu perballur me epidemite “. Edhe kur, paradoksalisht,
demtimi eshte provokuar nga medikamentet. Keshtu pra ja vlen qe te synojme ne
perfeksionimin e kater teknologjive te parashikuara qe jane te afta te vecojne nje
medikament te efekteshem nga nje i demshem i panevojeshem.
Pa hyre shume ne detaje, disa nga keto, ekonomikisht eshte lehtesisht e realizueshme,
qe bazohen mbi testime kimike me kolorante ( ngjyrues ) dhe letra, te tjerat kerkojne
teknika me te sofistikuara te fluoreshences dhe luminishences qe garantojne nje
precizion te larte por jane me te komplikuara per tu perdorur ne vende jo te avancuara
teknologjikisht.
Nje pergjigje nderkombetare
Ne nje speciale te dedikuar pandemive nga medikamentet e skaduara, zbulohen disa
pika te dobeta ne sistemin e kontrollit nderkombetar :
● nuk ekziston nje perkufizim i pranuar nga te gjithe per "medikamentet me kualitet te
dobet",
● nuk ekziston nje sistem monitorimi i koordinuar nga te gjithe,
● nuk ka nje rregullore qe ti imponoje shteteve te vecante sanksione per ata qe
hedhin ne treg pilula me premtime fallco
Amir Attaran, autori i nje prej 17 artikujve te publikuara ne dossier, habitet pershembull
qe ne Canada denimi per fallsifikimin e medikamenteve qendron ne vetem tre vjet burg
ne maksimum dhe nje gjobe prej 5.000 dollare. E njejta gje eshte edhe ne France : tre
vjet burg dhe 75.000 Euro paralajmerim.Ne Norvegji autori i nje kundervajtjeje ( krimi ) i
ketij lloi, rrezikon vetem 4 muaj burgim, ne Olanda 6. Ne pjesen me te medhe te rasteve
gjykatat gjykojne dhe denojne vetem krimet kunder pronesise intelektuale dhe jo ato
kunder shendetit publik.
"Shtetet duhet te ofrojne ligje per te goditur dhe asgjesojne aspektet e demshme te
tregut global te medikamenteve, medikamentet me cilesi te dobet dhe ato te
fallsifikuara, pa nderhyre ne te drejten e tregtise se lire", thote Attaran. Mjafton qe te
sygjerohet nje model i ligjit qe ai vete ka vendosur per te luftuar anen e erret te
globalizimit : Model Law on Medicine Crime.
Nga ana tjeter duhet nje marreveshje nderkombetare. Ne kete rast modeli per tu
kopjuar per te luftuar pandemine e medikamenteve te skaduara, lexohet ne dossier,
mund te jete Framework Convention on Tabacco Control, ndoshta me i efekteshmi
traktat nderkombetar per mbrojtjen e shendetit i afte per te kontrolluar sigurine e
cigareve te tregtuara ne te gjithe boten. Ky eshte nje shembull i vlefshem nga i cili duhet
te inspirohemi, thone autoret e dossier.
Antibiotikët janë medikamente të cilët vrasin bakteret. Bakteret mund të shkaktojnë
infeksione, si në fyt me streptokokë, infeksione të veshit, infeksione të traktit urinar dhe
infeksione të sinus-eve (sinusit).
Ka shumë lloje antibiotikësh. Secili prej tyre funksionon paksa ndryshe nga të tjerët dhe
vepron kundër llojeve të ndryshme të baktereve. Mjeku juaj do të vendosë se cili
antibiotik do të veprojë më mirë për infeksionin tuaj.
A nuk kurojnë çdo gjë antibiotikët?
Antibiotikët janë medikamente të fuqishme, por ata nuk mund të kurojnë çdo gjë.
Antibiotikët nuk funksionojnë kundër sëmundjeve që shkaktohen nga një virus. Ata nuk
ndihmojnë në sëmundje të tilla si:
-Të ftohurit e përgjithshëm;
-Gripi;
-Shumica e rasteve të bronkit-it akut;
-Shumica e rasteve të fytit të pezmatuar që nuk shkaktohet nga streptokokët
(streptokoke bakteret);
-Hundët që rrjedhin;
-Shumica e infeksioneve të veshit.
Këto sëmundje zakonisht kalojnë vetiu. Pyesni mjekun tuaj se çfarë duhet të bëni që të
ndjeheni më mirë.
Përse të mos merren antibiotikë për çdo rast?
Në qoftë se ju merrni antibiotikë kur nuk ju nevojiten, ata mund të mos funksionojnë kur
ju nevojiten. Çdo herë që ju merrni antibiotikë, ju ka të ngjarë që të keni disa baktere të
cilat medikamenti nuk i vret. Këto baktere mund të ndryshojnë (pësojnë mutacion)
kështu që ata është më e vështirë të vriten. Më pas, antibiotikët që janë përdorur për t’i
vrarë ato, nuk funksionojnë më. Këto baktere quhen baktere rezistente ndaj
antibiotikëve.
Këto baktere të sertë mund të shkaktojnë infeksione që zgjasin më shumë dhe që janë
më serioze. Për t’i trajtuar ato mund t’ju nevojiten antibiotikë të tjerë, më të fortë, të cilët
kanë më shumë efekte anësore se sa ilaçi i parë dhe që mund të kushtojnë më shumë.
 
Bakteret rezistent ndaj antibiotikëve mund të shpërndahen edhe tek pjesëtarët e
familjes, fëmijët dhe kolegët në vendin e punës. Atëherë komuniteti në të cilin ju jetoni
do të ketë rrezikun e marrjes së një infeksioni që është më i vështirë për t’u kuruar dhe
që kushton më shumë për t’u trajtuar. Disa antibiotikë të cilët rekomandoheshin nga
mjekët në të kaluarën për të trajtuar infeksione të zakonshëm nuk veprojnë më.
Marrja e antibiotikëve për të cilët ju nuk keni nevojë nuk do të ndihmojë që ju të
ndjeheni më mirë, të kurojë sëmundjen tuaj apo t’i ruajë të tjerët që të mos marrin
infeksionin që ju keni. Nga ana tjetër, marrja e tyre mund të shkaktojë efekte anësore
siç janë:
-Marrje mendsh;
-Diarre;
-Dhimbje e stomaku-t;
-Një reaksion alergjik. Në raste të rralla, ky reaksion kërkon përkujdesje në urgjencë.
Antibiotikët mund të shkaktojnë Clostridium difficile kolit, një ënjtje dhe acarim të zorrës
së trashë. Kjo ndodh sepse antibiotikët vrasin bakteret normale në zorrën tuaj dhe
lejojnë bakteret e Clostridium difficile kolit që të rriten. Kjo mund të shkaktojë diarre,
ethe dhe ngërçe të barkut. Në raste të rralla, mund të shkaktojë edhe vdekjen.
Gratë mund të marrin infeksione vagina-le mykotike nga marrja e antibiotikëve.
Si mund të sigurohem që antibiotikët janë trajtimi më i mirë për mua?
Jini të zgjuar lidhur me përdorimin e antibiotikëve. Duhet të dini që antibiotikët
ndihmojnë të trajtohen infeksionet e shkaktuar nga bakteret por jo nga viruset. Më
poshtë keni disa këshilla që ju ndihmojnë të siguroheni që antibiotikët do të veprojnë
atëherë kur ju keni nevojë për ta.
Gjithmonë pyesni mjekun tuaj në qoftë se antibiotikët janë mjekimi më i mirë.
Shpjegojini që ju nuk doni antibiotikë përveçse kur keni nevojë për ta.
Mos i bëni presion mjekut tuaj që t’ju japë antibiotikë kur ata nuk do t’ju ndihmojnë të
ndjeheni më mirë ose të kurojnë sëmundjen tuaj. Pyesni mjekun se çfarë tjetër mund të
bëni që të ndjeheni më mirë.
-Mos përdorni antibiotikë që janë rekomanduar për një sëmundje tjetër ose për dikë
tjetër. Ju mund të vononi mjekimin e duhur dhe të bëheni edhe më të sëmurë.
-Mbroni veten nga sëmundjet. Mbajini duart të pastra duke i larë ato mirë me sapun dhe
ujë të pastër e të rrjedhshëm.
-Merrni vaksinë-n e gripit apo vaksina të tjera atëherë kur keni nevojë për to.
Fëmijët dhe antibiotikët
Shumë prindër shqetësohen nëse fëmijët e tyre kanë nevojë në mënyrë frekuent- për
antibiotikë me recetë. Disa shqetësohen se fëmijët mund të zhvillojnë imunitet ndaj
antibiotikëve, ndërsa të tjerë shqetësohen për efektet anësore, duke patur frikë se
trajtimi mund të bëjë më shumë keq se sa mirë.
Në më të shumtën e rasteve antibiotikët nuk dëmtojnë fëmijët. Shumë fëmijë kanë
nevojë për këto ilaçe për disa javë e ndoshta deri në një muaj, për shkak të
infeksioneve kronike në veshka, veshin e mesëm, bajamet e të tjera pjesë të trupit.
Duke u përdorur kur duhet, antibiotikët janë midis ilaçeve më të vlefshme.
Bakteret dhe viruset
Jo të tëra infeksionet mund të trajtohen me antibiotikë. Shumë infeksione siç janë
shqetësimet e vogla të stomaku-t që shkaktojnë diarre vijnë nga viruset, që mund të
shkatërrohen nga vetë mekanizmat mbrojtës të trupit.
Në shumë raste nuk është e mundur të përcaktohet nëse infeksioni vjen nga viruset apo
nga bakteret. Kjo kryesisht ndodh në disa infeksione të traktit të sipërm respirator. Këto
infeksione që shkaktojnë lëndime të fytit, kollë, rrufë, dhimbje veshi etj, janë të
zakonshme. Shumë fëmijë, kryesisht kur fillojnë të luajnë me fëmijë të tjerë, mund të
kenë deri në mesatarisht 6 infeksione të tilla në vit.
Kur janë të nevojshëm antibiotikët?
Vendimi për rekomandimin e një antibiotiku varion nga mjeku në mjek dhe nga pacienti
në pacient. Në vendim ndikojnë zgjatja dhe shpeshtësia e sëmundjes ashtu sikundër
edhe prezenca e faktorëve të tjerë komplikues. Disa teste mund të jenë të nevojshëm
për të gjetur se cili mikrob e shkakton infeksionin.
Cili antibiotik është i përshtatshëm?
Mjekët kanë shumë antibiotikë të ndryshëm për të zgjedhur. Disa janë efektivë kundër
baktereve të caktuara, ndërsa të tjerë të njohur si “antibiotikë me spektër të gjerë”,
vrasin shumë lloje të ndryshme bakteresh. Qëllimi i trajtimit është zakonisht përpjekja
për të gjetur antibiotikun më të përshtatshëm kundër mikrobit që duket se shkakton
infeksionin.
Është e rëndësishme të kompletohet i tërë kursi i antibiotikëve. Edhe nëse fëmija mund
të duket mirë pas 2 a 3 ditësh, bakteri mund të mos jetë eliminuar tërësisht dhe një
infeksion tjetër mund të zhvillohet pas një a dy javësh. Mos i jepni të njëjtin antibiotik
fëmijëve nëse shfaqin të njëjtat simptoma. Kjo do të thotë se dy fëmijë të ndryshëm nuk
do të reagojnë njëlloj ndaj të njëjtit antibiotik.
Efektet anësore

Asnjë ilaç nuk të garanton kundër efekteve anësore dhe antibiotikët nuk janë
përjashtim. Megjithatë, efektet anësore janë të rralla dhe kur shfaqen janë zakonisht të
buta. Diarre-ja është më e zakonshmja.
açet të cilat i përdorim për shërim edhe nëse përdoren nën rekomandimin e doktorit
mund të japin efekte anësore. Madje disa efekte anësore që mund të japin disa ilaçe të
çudisin vërtet.
Disa prej tyre të krijojnë vartësi ndaj kumarit, disa të bëjnë të flasësh në gjumë e disa të
tjerë i japin urinës ngjyrë të kuqe, jeshile apo vishnje.Sipas lajmit të dhënë në adresën
“howStuffWorks”, pa parë llojin e ilaçit, efektet anësore më të përhapura janë përzierje,
të vjella, reaksione alergjike, pagjumësi, rrahje zemre dhe vartësi.
Prandaj nëse duhet të merrni ilaçe lexoni me kujdes fletën e ilaçit në të cilën shkruhen
dhe efektet anësore që mund të japë ai. Ja dhjetë efektet anësore më të çuditshme që
shkaktojnë ilaçet:

1. Deformime të lindura: Ilaçi Thalidomide i cili filloi të rekomandohej me recetë që në


vitin 1950 është përdorur nga mijëra gra shtatzëna në 50 shtete të botës për të fjetur më
mire dhe për të ndërprerë të vjellat. Por pohohet se ilaçi nuk është i sigurt për gratë
shtatzëna. Afërsisht 10 mijë gra të cilat përdorën këtë ilaç gjatë viteve 1956-1962 lindën
fëmijë me deformime të ndryshme si (pa krahë apo pa këmbë, deformime të këmbëve
dhe duarve). Edhe ilaçi Accutane i cili përdoret shumë në kurimin e akneve mund të
shkaktojë fekomali (deformime në trup). Prandaj është shumë e rëndësishme që para
se të fillojë përdorimi i këtij ilaçi të dihet nëse gruaja është apo jo shtatzënë.

2. Vetëvrasje: Ilaçi Lariam është përgjegjës për vetëvrasjen e disa ushtarëve. Ushtria e
SHBA ndaloi përdorimin e këtij ilaçi në vitin 2005 tek marinarët. Bëhet e ditur që të
sëmurët të cilët përdorin ilaçin antidepresiv mendojnë të vetëvriten. Në vitin 2003 FDA
vendosi që ky ilaç të mos u rekomandohet fëmijëve dhe të rinjve nën moshën 18vjeç.

3. Sjellje të detyruara: efektet anësore të të gjitha ilaçeve nuk janë vetëm fizike, disa
prej tyre mund të ndryshojnë sjelljen e personit. Tek disa të sëmurë që kanë përdorur
ilaçin Mirapex janë vënë re probleme në mënyrën e të sjellurit, ndërkohë që personat
kumarxhi kishin filluar të konsumoni alkool, atë të cilët nuk kishin luajtur asnjëherë
bixhoz e kumar në jetën e tyre filluan të shkonin të paktën një here në javë në kazino
ose të kalonin orë të tëra para lojërave të fatit. Si një shembull konkret kemi një njeri i
cili kishte përdorur ilaçin Mirapex,në vitin 2008 hodhi në gjyq firmat Pfizer dhe
Boehringer për shkak të varësisë që ilaçi i kishte shkaktuar ndaj bixhozit dhe nga ky
gjyq fitoi 8,2 milion dollarë dëmshpërblim.
4. Probleme në kontrollimin e zorrëve: Ka shumë ilaçe të cilat të ndihmojnë në dietë.
Një pjesë e tyre kanë efekte të pakëndshme. Hapi për dobësim Xenical është prodhuar
për të parandaluar përthithjen e yndyrnave në trup dhe për të pakësuar kaloritë e
përdoruesve. Studiuesit të cilët bënë një eksperiment klinik pohuan se ky hap
mundëson nxjerrjen nga trupi të vetëm 30% të yndynave. Të sëmurët që përdorën këtë
ilaç ishin të detyruar të konsumonin të paktën 15 gr yndyrë. Kur konsumonin më shumë
se sasia e rekomanduar pas buke vihej re një aktivizim i zorrëve të cilin të sëmurët nuk
mund ta kontrollonin. Përveç kësaj janë shfaqur edhe efekte të tjera anësore si gazra,
sekrecione, diarre, shkuarje e shpeshtë në banjë .

5. Sjellje të çuditshme në gjumë: Disa ilaçe mund të bëhen shkak që të sëmurët të


shohin ëndrra të pakëndshme, somnambulësh dhe të shfaqjes së sjelljeve të dhunshme
në gjumë. P.sh ilaçi Chantix që të ndihmon në lënien e cigares mendohet se shkakton
ankthe dhe ëndrra të frikshme dhe hap rrugën e terrorit të natës. Përveç kësaj ilaçet
Lunesta dhe Ambien që jepen për pagjumësi mund të shkaktojnë të njëjtat efekte
anësore. Efekti anësor i ilaçit nuk është vetëm shfaqja e somnambulizmit. Efekte tjera
janë si ngrënia, bisedat telefonike dhe përdorimi i makinës gjatë kohës që personi është
në gjumë.

6. Haluçinacionet: Mirapex shkakton halucinacione. Të sëmurët me Parkinson që


përdorin ilaçin theksuan se shohin gjarpërinj që zvarriten nëpër mur. Në vitin 2000 FDA
vendosi që para përdorimit të ilaçit Lariam i cili bëhet shkak për shfaqjen e
haluçinacioneve duhet të informohemi rreth të kaluarës së të sëmurit nëse ka kaluar
depresion apo ndonjë psikozë tjetër.

7. Urinë me ngjyrë: Disa ilaçe të rekomanduara me recetë mund të ndryshojnë ngjyrën


e urinës. Ilaçet si Phenazopyridine që përdoren për të kuruar infeksionet e rrugëve
urinare i japin urinës ngjyrë të kuqe. Edhe ilaçet si Flagyl, Furazolidone apo Aldomet që
përdoren nga gratë shtatzëna për të kuruar tensionin e lartë mund ta errësojnë urinën.
Kur ilaçi Phenolphthalein përdoret për një kohë të gjatë e kthen urinën në ngjyrë
vishnje. Edhe ilaçi Elavil që përdoret si antidepresiv tek fëmijët që lagin natën apo
Roxabin që përdoret për çlirimin muskular e ngjyrosin urinën me ngjyrë jeshile. Edhe
Dyrenium e kthen urinën tuaj në ngjyrë të kaltër.

8. Probleme në shikim dhe në shqisat e tjera: Ndërkohë që disa ilaçe të lënë në gojë një
shije të hidhur disa të tjerë mund të ndryshojnë shqisën tuaj të të shijuarit. Vasotec që
përdoret për kurimin e tensionit të lartë dhe sëmundjeve të zemrës ndikon në pesë
shqisat tuaja. Zhduk shqisën e nuhatjes dhe të shijuarit, shkakton oshëtimë në vesh dhe
një shikim të turbullt.

9. Dhimbje dhe djegie: Allegra si ilaç alergjie shkakton dhimbje shpine dhe muskulare.
Ndërsa Lipitor përveç shkaktimit të lodhjes muskulare bëhet shkak edhe i djegies dhe
paralizimit.

10. Humbje kujtese: Humbja e kujtesës mund të rrjedhë dhe nga ilaçet. Tek disa
përdorues të Mirapex është vënë disa here një humbje kujtese aftashkurtër. Ky efekt
anësor shihet dhe tek ato që përdorin statinë për të ulur kolesterolin.
Ndërkohë, paralelisht me përdorimin e ilaçeve, po rritet vazhdimisht edhe vështirësia
për të diagnostikuar saktë një sëmundje. Po i ilustrojmë këto që sapo thamë me një rast
që tregon qartë efektet anësore që ka dhënë tek një i moshuar përdorimi i një
medikamenti të gabuar. Mario kishte qenë gjithmonë shumë i përkushtuar ndaj punës
dhe familjes derisa një ditë, pak ditë pas përvjetorit të 58-të, ashtu krejt rastësisht, ai
ndryshoi karakter, duke u shndërruar në një vartës ndaj lojërave me para. Tërhiqte
shuma të mëdha parash nga llogaria bankare, më pas filloi të vidhte fshehurazi
portofolat e familjarëve, u kërkonte të afërmve dhe miqve para borxh, duke u treguar
gënjeshtra.
Bashkëshortja, e cila nuk po e vërente ndryshimin, mbeti e shokuar kur pa se edhe
bizhuteritë e saj ishin zhdukur. Në fund, kur u zbulua gjithçka, u vu re se gjërat kishin
ndodhur për shkak të efekteve anësore të një ilaçi: kur mjeku i familjes zëvendësoi
pramipexolin (mirapex), një antagonist i dopaminës, me të cilin po kuronte simptomat
e sëmundjes së parkinsonit te Mario, burri u shndërrua në babain e dashur siç kishte
qenë gjithmonë.

Efektet anësore
Rasti i Marios tregon se efektet anësore të ilaçeve nuk mund të dallohen lehtë, por për
shkak të ngjashmërive të shumta përdoren tepër. Një sërë studimesh tregojnë se
reaksionet e nxitura nga ilaçet shkaktojnë në 5-7 për qind të rasteve të sëmurë, të cilët
duhet të shtrohen menjëherë në spital. Kjo përqindje rritet në bazë të moshës dhe
ilaçeve të marra. Por ndoshta ky nuk është thelbi i problemit. Në vitin 2006, një studim i
publikuar në një revistë shkencore ka llogaritur se çdo vit në spitalet angleze efektet
anësore të ilaçeve shkaktonin 250 mijë të sëmurë, duke u kushtuar kështu spitaleve
kombëtare një pagesë prej 466 milionë sterlinash.

Diagnoza të vështira
Pse i kushtohet kaq pak rëndësi një problemi kaq shumë të përhapur? Shkaqet janë më
shumë se një. “Problemi kryesor vjen si pasojë e një studimi jo të rregullt e të
pamjaftueshëm në universitet”, – thotë një agjenci ilaçesh. Ndër të tjera, informacioni i
kësaj industrie ka prirje të nënvleftësojë problemet, e pavarësisht efekteve mbi
popullatën dhe kostove, nuk është raportuar si problem i shëndetit publik; në fund
diagnoza është e vështirë. Vështirësia për të diagnostikuar një sëmundje po rritet
gjithnjë e më shumë.
Një studim i publikuar prej “Archives of Internal medicine” nga kërkuesit e Pensilvanisë
dhe Karolinës së Veriut, ka treguar se në 7 vjet, nga 1998-2005, efektet anësore të
ilaçeve janë rritur në 2,6 herë, ndërsa ato fatale janë trefishuar. “Efektet e rënda
anësore rriten me një shpejtësi katër herë më të madhe se rritja e precizonit
farmaceutik. Gjithashtu, ilaçet më moderne janë absolutisht më të rrezikshme: në shtatë
vjet, efektet e rënda anësore të 13 ilaçeve bioteknologjike janë rritur 15,8 herë”, – pohon
një studiues nga Karolina e Veriut.

Të moshuarit
Ndoshta më shumë të prekur nga ky rrezik janë të moshuarit.
Shpesh ata marrin një “koktej” ilaçesh: antidepresivë, për tensionin, diabetin, gjumin.
Shpeshherë ka ndodhur që vetë mjeku, i cili u ka dhënë recetën, t‘i harrojë pjesën më të
madhe të tyre. Pra, në një farë mënyre të moshuarit janë konsumatorët më të mëdhenj
të ilaçeve.
Sot efektet anësore të ilaçeve janë shkaku i pestë i vdekshmërisë në Shtetet e
Bashkuara. Në fakt, te të moshuarit organet e ndryshme, si zemra, mushkëritë, veshkat
nuk funksionojnë më si më parë dhe ilaçet tentojnë të ndihmojnë në funksionimin e tyre.
Për këtë arsye, me mirëkuptimin e mjekut, të moshuarit duhet të nisin terapitë me dozën
më të ulët, 1/3 ose 1/2 e dozës. Kjo dozë mund të rritet më vonë nëse është e
pamjaftueshme. Megjithatë, kjo nuk është rruga e vetme për t‘u mbrojtur.

Kufizimi i dozave
Çdo porosi e mjekut duhet të ndiqet me kujdes dhe të paktën çdo 3-6 muaj duhet të
bëni vizitë te mjeku për të ulur në maksimum dozën e ilaçeve. Dhe nëse kjo ndodh, ju
duhet të merrni ato që janë më të nevojshme. Duhet të pranoni që një terapi të mos
“kurojë” vetminë apo izolimin.
Në këtë rast do të ishte e këshillueshme një shëtitje, apo një punë e vogël për të hequr
mendjen, ose një antidepresiv. Nëse jeni në mbipeshë bëni pak gjimnastikë ose
mundohuni të mbani dietë. Për hipertensionin ose kolesterolin e lartë, bëni mirë të
ndryshoni stilin e jetesës. Pra të përdorni ilaçe vetëm nëse ato janë vërtet të nevojshme.
Gjithashtu duhet të shmangni në maksimum të gjitha ilaçet e reja që nuk kanë një
përdorim të konsoliduar. “Disa ilaçe provohen me studime te 800 pacientë, të tjerë te 20
mijë.
Efektet anësore më të rralla (jo për këtë qëllim më të rënda) mund të shfaqen vetëm
pas hedhjes në treg”,- tregon një nga drejtorët e repartit të ilaçeve. Jo rastësisht, mes
viteve 1975-1999, në Amerikë janë aprovuar 548 ilaçe dhe 10,2 për qind e tyre janë
tërhequr nga tregu me kalimin e kohës. Mes viteve 2000-2001 në Europë gjashtë ilaçe
u tërhoqën nga tregu, ndërsa 10 të tjera morën autorizim për të dalë.

Organizata Boterore e Shendetesise vlereson qe ne nivel boteror me shume se gjysma


e medikamenteve  pershkruhen dhe tregtohen ne menyre  jokorrekte dhe si rrjedhoje    
gati gjysma e pacienteve nuk i marrin ne menyre korrekte . Kjo menyre marrje e ilaceve
jo e duhur perfshin mbidozim, nendozim dhe keqperdorim te medikamenteve me
pershkrim ose jo.
Probleme te zakonshme qe hasen jane :
● Polifarmacia ( perdorimi i shume medikamenteve nga nje pacient)
● Mbiperdorim i antibiotikeve dhe injeksioneve
● Deshtim ne pershkrimin e medikamenteve ne baze te protokolleve te mjekimit
● Vetmjekim i papershtatshem
Ne vendet ne zhvillim, perqindja e pacienteve qe mjekohen ne baze te protokolleve te
mjekimit per semundjet e zakonshme ne sherbimin paresor eshte me pak se 40 % ne
sektorin publik dhe 30 % ne sektorin privat. Psh :
1. 1.    Me pak se 60 % e femijeve me diarre akute marrin terapine e nevojshme me
elektrolite per rehidratim dhe ne te njejten kohe me shume se 40 % e tyre marrin
mjekim te panevojshem me antibiotike.
2. 2.    Rreth 50-70 % e pacienteve me pneumoni trajtohen me mjekimin e duhur me
antibiotik por nderkohe deri ne 60 % e pacienteve me semundje te traktit te siperm
2.

respirator mbidozohen me antibiotike.


Kush jane pasojat e perdorimit jokorrekt te medikamenteve?
Perdorimi i papershtashem i ilaceve ndodh ne cdo vend te botes duke demtuar
shendetin e njeriut dhe harxhim te burimeve financiare.
Pasojat perfshijne :
1.   Rezistenca ndaj antibiotikeve
Mbiperdorimi i antibiotikeve con ne rezistence ndaj tyre dhe i ben te paefektshme ne
mjekimin e semundjeve infektive. Rezistenca zgjat kohen e semundshmerise dhe
qendrimin ne spital.
1.  Efekte anesore dhe gabime ne mjekim
Reaksionet e demshme nga ilacet te shkaktuara nga perdorimi i gabuar apo reaksione
alergjike nga to, con ne zgjatje te semundjes, vuajtje madje deri ne vdekje.
1. Demtim i besueshmerise se pacientit  shkaktohet nga mbiperdorimi i ilaceve .
Kush jane faktoret qe kontribuojne ne perdorimin jo te duhur te medikamenteve?
1. Mungesa e aftesise profesionale dhe njohurive
Mosvendosja e duhur e diagnozes, njohurite e pakta, mungesa e prototokolleve te
mjekimit, pamundesia e ndjekjes se pacientit jane te gjithe faktore qe cojne ne nje
pershkrim jokorrekt te medikamenteve.
1. Promovimi i papershtatshem dhe joetik i medikamenteve nga kompanite
farmaceutike
Shume mjeke e marrin informacionin per medikamentet nga kompanite farmaceutike
sesa nga burime te pavarura sic jane protokollet klinike te mjekimit apo vademekumet.
Kjo mund te coje ne mbiperdorim te medikamentit.
1. Perfitime nga shitja e medikamenteve
Ne shume vende, farmacite pershkruajne dhe shesin preparate OTC. ( pa recete te
mjekut). Sa me shume te shiten aq me shume fitime ka, qe con ne mbiperdorim
medikamentesh, sidomos te atyre me te shtrenjtave.
1.   Disponueshmeria e pakufizuar e medikamenteve
Ne shume vende, ilacet qe duhen dhene me recete si psh antibiotiket apo analgjeziket e
forte si tramadoli apo kodeina gjenden lehtesisht pa recete. Kjo con ne mbiperdorim, nje
vet-mjekim te papershtashem dhe krijim rezistence.
1. Personel mjekesor  i paket
Ne vende ku ka pak mjek specialiste, ata kane pak mundesi qe te kalojne shume kohe
me cdo pacient , qe mund te coje ne diagoze jo te sakte dhe si rrjedhoje mjekim jo te
pershtatshem. Ne keto rrethana mjeku, pershkruan sipas forces se zakonit pasi nuk ka
shume kohe te trajnohet dhe te rifreskoje njohurite mjekesore rregullisht.
1.    Kostoja e larte e mjekimit
Kur mjekimet jane te shtrenjta, pacientet nuk e marrin kuren e plote ose nuk e marrin
fare. Si rrjedhoje ata marrin variante me te lira apo mjekime popullore.
Cfare mund te behet per te permiresuar fenomenin e mbiperdorimit te
medikamenteve?
Organizata Boterore e Shendetesise i keshillon shtetet qe te implementojne programe
kombetare qe te promovoje perdorimin e duhur te ilaceve, ndermjet politikave te duhura
shendetesore, ngritjen e  strukturave perkatese, si dhe  informimin dhe edukimin e
personelit shendetesor periodikisht.

You might also like