You are on page 1of 9

Antiaritmikët

Aritmite ndodhin nga ndryshimet ne lindjen 2. β-bllokuesit (veprim


dhe shpërndarjen e një impulsi kardiak, simpatolitik): Pindololi,
anomalitë e lindjes së nxitjes japin ulje të Propranololi, Metoprololi,
frekuencës kardiake (bradiaritmi), ose rritje të Atenololi, Alprenololi,
frekuencës kardiake (tachiaritmi), anomalitë e Karvediloli.
përhapjes së nxitjes nga atriumi në ventrikul, 3. Barna që zgjatin
japin bllokim kardiak. Takiaritmite përbëjnë kohën e potencialit të
probleme klinike më të shpeshta që duhet të veprimit (ngadalësojnë
trajtohen me barna antiaritmikë. Grupet e ripolarizimin):Bretili,
ndryshme të antiaritmikëve: Amiodaroni
4. Barna që bllokojnë
1. Anestetikët lokalë stabilizues të membranes: kanalet e Ca++ (Ca++-
Chinidina, Prokainamidi, Lidokaina, Fenitoina, antagonistët): Verapamili,
Dizopiramidi, Aprinidina, Tokainamidi. Nifedipina (adalat).
Aritmite e zemres jane cregullime te ritmit te
zemres .Paraqiten si rezulltat I shkaterimit te percueshmeris se
impulseve nepermjet te indit miokard ose si rezulltat I
kombinacionit te ketyre dy faktoreve. Anti aritmiket jane
barera te cilat perdoren per ndalimin dhe mjekimin e ritmit te
shkatruar te zemres.Anti aritmiket e rregullojne aritmine
ashtu qe e ndryshojne shpejtesin e percueshmeris se
impulseve ose e vazhdojne kohezgjatjen e periudhes se
qetsimit (periudha refraktore)te indit miokardial.Perdoren qe
te ndalohet aritmia akute ta ndalojne perseritjen e aritmise
dhe ti ndalojne aritmite te rezikshme jetesore.
Amiodaron
Amiodaron është një bar i cili bën pjese në klasën III të antiaritmikëve,
ndonëse ai ka edhe disa veti të antiaritmikëve të klasave I, II dhe IV.
Ai bllokon kanalet e çaktivuara e të shpejta të natriumit, si edhe
kanalet e kalçiumit dhe të kaliumit.
Ai antagonizon në mënyre jokonkuruese efektet e alfa dhe beta-
receptorëve adrenergjikë.
Amiodaron ndikon në sistemin e përçimit specifik të zemrës e për
rrjedhojë ushtron veprim të theksuar e të sigurtë në çrregullimet e
ritmit të saj.

Ky bar indikohet në situatat e mëposhtme klinike:

• flater atrial dhe fibrilim, kur barnat e tjera nuk mund të përdoren;
• të gjitha tipet e aritmive me natyrë paroksizmale, përfshirë takikarditë
supraventrikulare nodale dhe ventrikulare, fibrilim ventrikular, kur barnat e
tjera nuk mund të përdoren (mjekimi duhet filluar në spital ose nën një
mbikqyrje mjekësore të kujdesshme):
• takiaritmi të shoqëruara me sindromin Wolff-Parkinson-White.
Mos merrni Amiodaron në qoftë se:
keni mbindjeshmëri ndaj përbësve të barit dhe ndaj jodit;
keni bradikardi sinusale;
keni bllok sino-atrial;
keni bllok AV (përveç rasteve të pacemaker-it ventrikular);
keni çrregullime të funksionit të tiroides:
jeni në periudhën e shtatzanisë dhe të ushqyerjes se fëmijës me gji.
Tregoni kujdes të veçantë me Amiodaron

Amiodaron duhet të merret me rekomandim dhe mjekimi me të duhet të mbikqyret nga një mjek specialist me njohuri dhe përvojë në
mjekimin e aritmive.
Përpara fillimit të trajtimit duhen kryer provat për të kontrolluar funksionin e mëlçise dhe të tiroides dhe më pas ky kontroll duhet bërë
çdo 6 muaj (por amiodaroni interferon në provat e funksionit të tiroides).
Kujdes duhet treguar në rastet me sindromin e sinusit të sëmurë, si edhe gjatë kombinimit me digoksinë, antikoagulues që merren nga
goja, beta-bllokues dhe kalçibllokues.
Kujdes duhet treguar në mjekimin e të sëmureve të moshuar dhe të fëmijëve, të sëmurëve me insufiçience kardiake, me sëmundje mëlçie,
me hipokalemi (të matet përqëdrimi në serum i kaliumit përpara trajtimit), me hipotension, me insufiçiencë respiratore, me porfiri dhe
gjatë anestezisë.
LIDOKAINË

injeksion

Anestezik lokal: antiaritmik

Veprimet
Lidokaina bën pjesë në grupin e anestezikëve lokalë, të tipit amidik, si edhe te antiaritmikëve të klasës lb.
Lidokaina ul përshkueshmërinë e membranës së qelizave nervore për jonet Na + dhe lidhet në mënyrë
konkuruese me kalciumin.
Ajo frenon lindjen dhe përçimin e impulsit në të gjitha Ilojet e fijeve nervore – ndijimore, motorike dhe
autonome; ky veprim është i prapësueshëm.
Lidokaina duke vepruar si antiaritmik shkurton kohëzgjatjen e periudhës refraktare në tufën Purkinie; ajo frenon
veprimtarinë elektrike të indeve të depolarizuara aritmogjene.
Në këtë mënyrë ajo ushtron veprim të efektshëm në aritmitë që shoqërohen në depolarizim, si psh. gjatë
helmimeve me glikozide digilaike ose iskemitë.
Lidokaina është e paefektshme kur merret nga goja, por është e efektshme kur përdoret me rrugë parenterale.
Gjatë anestezisë lokale ajo përthithet shpejt nga vendi i injektimit dhe është një anestezik lokal me veprim të shpejtë, me ohëzgjatje
mesatare të efektit ( rreth 1.5 orë ) dhe helmueshmëri të ulët.
Nga faktorët që ndikojnë në përthithjen sistemike të lidokainës mund të përmenden: shpejtësia dhe vendi i injektimit, doza,
përqëndrimi dhe prania e një lënde që i ngushton enët e gjakut, siç është adrenalina.
Ekziston një lidhje lineare ndërmjet dozës dhe nivelit plazmatik të lidokainës.
Përgjithësisht nivelet plazmatike më të larta arrihen pas injektimit të dozave të mëdha ose të tretësirave me përqëndrim të lartë
lidokaine.
Vaskularizimi i vendit të injektimit mund të ushtrojë një ndikim të rëndësishëm në nivelin plazmatik të lidokainës.
Shkalla e përthithjes rritet në mënyrë të ndjeshme në vendet me vaskularizim të theksuar, duke dhënë nivele plazmatike të larta.
Shtimi i adrenalinës bën që të rritet intensiteti dhe kohëzgjatja e veprimit të lidokainës së injektuar dhe për rrjedhojë edhe rritja e
nivelë plazmatik të saj.
Përqëndrimi plazmatik maksimal pas injektimit në muskul arrihet pas 30 minutash e deri në 2 orë.
Përqëndrimet terapeutike gjatë aritmive luhaten nga 1.5 deri në 6 mcg/ml.
Nivelet plazmatike më të larta se 4 mcg/ml shoqërohen me shfaqjen e efekteve helmuese, përfshirë marrje mendsh dhe përgjumje.
Për të mënjanuar efektet hemuese duhen marrë një varg masash, si: të injektohet sasia më e vogël e efektshme e tretësirës së holluar,
shpejtësia e injektimit të jetë e vogël, kurse përdorimi si profilaksi diazepamit mund të bëhet para anestezisë lokale, me qëllim që të
rritet pragu i eksitimit.
Lidokaina lidhet me proteinat plazmatike në masën 33 deri në 66%.
Lidhja me proteinat rritet në të sëmurët uremikë dhe në ata që kanë kryer trasplantin e veshkës.
Lënda shpërndahet mirë në indet, sidomos në ato që janë të vaskularizuara.
Pas injektimit në venë në trajtë bolusi, konstatohet një rritje e shpejtë e niveleve plazmatike dhe një shpërndarje në indet më të
vaskularizuara ( veshkat, mushkëritë, mëlçia dhe zemra ).
Pas kësaj zhvillohet një fazë e ngadalshme jashtëqitjeje, e cila karakterizohet me metabolizmin e lëndës dhe rishpërndarjen e saj në
muskujt e skeletit dhe në indin dhjamor.
Përkujdesjet
Lidokaina, sikurse edhe anestezikët e tjerë lokalë duhet përdorur me kujdes në të sëmurët me epilepsi, me
dëmtime të funksionit respirator dhe të mëlçisë ( anesteziku nuk metabolohet normalisht në mëlçi, kështu
që mund të shfaqen përqëndrime plazmatike helmuese ).
Lidokaina duhet përdorur me kujdes edhe në të sëmurët me dëmtim të funksionit kardiovakular, sepse ata
kanë aftësi më të vogël per të kompensuar ndryshimet funksionale që shoqërohen me zgjatje të intervalit
QT, të shkaktuara nga kjo lëndë.
Gjatë injektimit në venë, duhet bërë mbikqyrja e kujdesshme elektrokardiografike e të sëmurëve dhe duhet
të jenë në gatishmëri të gjitha mjetet për trajtimin e efekteve të padëshirueshme që mund të shfaqen.
Efekti i anestezikëve lokalë mund të ulet në qoftë se injektimi bëhet në një zonë të inflamuar ose të
infektuar.
Mjekimi i aritmive duhet bërë vetëm me lidokainë ( lidokaine pa adrenalinë ), kurse lidokaina me
adrenalinë përdoret vetëm për anestezi lokale.
Lidokaina nuk duhet përdorur në shtatzëninë e hershme, përjashtuar rastet e domosdoshme; po kështu
kujdes duhet treguar edhe gjatë ushqyerjes së fëmijës me qumështin e gjirit, sepse lidokaina ekskretohet
në këtë qumësht.
Efektet e padëshirueshme
Efektet e padëshirueshme nga lidokaina, sikurse edhe në rastin e anestezikëve të tjera lokalë, janë të
rralla dhe zakonisht janë rezultat i përqëndrimeve të larta në gjak, dozës së lartë, përthithjes së
shpejtë ose nganjëherë si rezultat mbindjeshmërisë, idiosinkrazisë ose uljes së tolerancës nga ana e
të sëmurit.
Efektet sistemike që shfaqen në këto rrethana prekin sistemin nervor qëndror dhe ose sistemin
kardiovaskular.
Efektet në sistemin nervor qëndror mund të jenë nxitëse dhe / ose frenuese dhe mund të
karakterizohen me nervozizëm, marrje mendsh, turbullim të të parit dhe dridhje e që pastaj pasohen
me përgjumje, konvulsione, humbje të vetëdijes dhe ka të ngjarë me ndalim të punës së
frymëmarrjes.
Reaksionet nxitëse mund të jenë tepër të shkurtëra ose mund të mos shfaqen fare.
Efektet kardiovaskulare kanë karakter deprimues dhe mund të shfaqen me hipotension, deprimim
miokardi, bradikardi dhe ka të ngjarë edhe me ndërprerje të punës së zemrës.
Reaksionet alergjike janë tepër të rralla dhe mund të manifestohen me lezione në lëkurë, urtikarie,
edema ose reaksione anafilaktoide.

You might also like