You are on page 1of 5

REHABILITIM PEDIATRIK

LEKSION 1
Qellimi eshte qe studenti i logopedise te marre njohuri mbi patologjite dhe
semundjet me te shpeshta.Te marre informacione mbi kliniken e ketyre
semundjeve, mbi menyren e diagnostikimit, trajtimin e tyre dhe rehabilitimin e
pacienteve, duke mundesuar keshtu dhenien e ndihmes se pare.Me ane te
ketyre njohurive nje profesionist i shendetesise ashtu sic eshte edhe logopedi do
te mesoje si te perballoje me sukses nje situate e cila perben nje urgjence
pediatrike.
Urgjenca pediatrike eshte nje situate gjate se ciles eshte e rendesishme te
rivendoset ekuilibri i funksioneve jetesore. Crregullimi i ketyre funkisoneve mund
te vendose ne rrezik jeten e femijes dhe kerkon dhenien e ndihmes se shpejte
per te evituar vdekjen e tij, kjo nepermjet manovrave reanimatore.
Urgjencat pediatrike jane situata mjaft te renda prandaj edhe koha e veprimit
duhet te jete shume e shpejte ne menyre qe te kemi sukses.Shpeshhere ndodh
qe femijet te mos shfaqin shenja specifike ne urgjencat pediatrike. Ne keto raste
profesionisti i shendetesise duhet te dije si interpretoje informacionet e marra si
nga femija ashtu edhe nga prindi. Kjo eshte anamneza.Gjithashtu eshte shume e
rendesishme njohja e shenjave qe na tregojne per cregullimet e funksioneve
jetesore sepse ne kete menyre mund te eleminojme faktoret e rrezikut dhe te
parandalojme perkeqesimin e ekuilibrit te organizmit.
Parametrat jetesore
Duhet pasur parasysh qe ka diference midis neonatit dhe latantit, latanti ne
krahasim me femijen e rritur, femija i rritur ne krahasim me adultin. Keto
diferenca paraqiten nga pikepamja anatomike, fiziologjike dhe evolucionit te
semundjes.Parametrat jetesore ndryshojne si brenda moshes pediatrike,
theksojme parametrat e zemres dhe te mushkrive.
Ne rastin e parametrave te zemres te neonati ( 130-160) te latanti (120-130) te
femija i rritur (90-110) tek adulti (60-90).
Takikardia jane frekuencat e shpeshta te zemres te cilat tolerohen lehte nga
femija sepe ajo nuk lidhet domosdoshmerisht me nje gjendje patologjike.
Takikardia mund te lidhet me urine, mostretjen mire te ushqimit, me dhimbjen ,
shqetesimin apo friken e femijes. Pra ai takohet edhe ne situata fiziologjike duke
mos shkaktuar crregullime hemodinamike.
Shkaqet patologjike te cilat cojne ne takikardi jane:

hipovolemia ( pakesim i sasise se lengjeve ne organizem)


pneumotoraksi
semundje te mushkerise
krizat konvulsive
shoku anafilaktik

Bratikardia paraqet frekuencat e uleta te rrahjeve te zemres.Ajo perben nje


situate patologjike dhe duhet evituar menjehere. Bratikardia shkakton hedhje te
ulet te gjakut nga zemra e cila shoqerohet me renie te tensionit arterial. Mund te
takohet ne gjendje te tilla si: hipotermia, ne semundjet e mushkerive kur kjo
shoqerohet me thithje jo korrekte te sekrecioneve te femijet e vegjel. Mund te
themi qe bradikardia perben fazen finale te nje gjendje te rende patologjike.
Parametrat e mushkerive:
parametrat normale te frymemarrjes: te neonati ( 30-60) te latanti (30-40) adulti
(12-16)
Edhe ketu takohet takipne(rritja e frekuencave te frymemmarrjes) dhe
bradipnea(frekuenca te uleta te frymemarrjes).Takinpea jodomosdoshmerisht
lidhet me situata patologjike. Mund te lidhet me urine, mostretjen dhe situata te
tjera. shkaqet patologjike jane si ne rastin e takikardise.
Bradipnea ndryshe nga takipnea tolerohen keq nga femija dhe eshte gjendje e
cila duhet evituar menjehere. Bradipnea mund te shkaktohet nga
hipotermia,semundje te trurit si dhe nga perdorimi i disa medikamenteve. Duhet
te kemi kujdes kur takipnea kur lidhet me shkaqe patologjike.

Te dhenat demografike.
1- Mortaliteti infantil eshte nje indeks statistikor i aplikuar ne demografi per te
percaktuar nivelin e mortalitetit brenda vitit te pare te jetes.
2- Indeksi i mortalitetit perfaqeson raportin e numrit te femijeve te vdekur
brenda vitit te pare te jetes me numrin e femijeve te lindur te gjalle.
3-Vdekshmeria foshnjore shpreh numrin e femijeve te vdekur brenda 7 diteve te
para te jetes per 1000 femije te lindur te gjalle.
4- Vdekshmeria postnatale shpreh numrin e femijeve te vdekur nga 28 dite -12
muaj per 1000 femije te lindur te gjalle.
5- Vdekshmeria perinatale rigrupon edhe nje here femijet e vdekur brenda 7
diteve te para te jetes per 1000 lindje gjithsej(te vdekur dhe te gjalle).
Percentilet jane grafike ose kurba te cilat na tregojne per mirerritjen ose jo te
femijes ne menyre te sakte dhe shkencore. Pesha normale e foshnjes eshte
3200-3300 kg (100-150g ne favor te meshkujve).
Ne baze te peshes se lindjes klasifikojme:

peshe e pershtashme per moshen e barres AGA


peshe me e ulet per moshen e barres
SGA
peshe me e madhe per moshen e barres LGA

Keto te dhena na japin informacion mbi ecurine e rritjes se fetusit ne barkun e


nenes, na japin informacion edhe mbi rritjen e femijes ne te ardhmen.
LEKSIONI 2

Shkaqet kryesore te urgjencave mjekesore:


1- Arresti kardiak paraqet gjendjen perfundimtare te nje insuficence te rende
respiratore ose te ne nje gjendje te rende shoku. Arresti kardiak zakonisht
paraqitet si asistoli qe do te thote mungese e aktivitetit elektrik te zemres.
Shkaqet kryesore te arrestit kardiak jane heterogjene. Persa i perket evolucionit
te arrestit kardiak ai mund te jete i paraprire nga nje bradikardi e
theksuar.Arresti kardiak mund te jete i lidhur direkt me nje arrest respirator.Ne
moshen pediatrike arresti kardiak ndodh rralle.Ka rendesi njohja e evolucionit te
arrestit kardiak ne menyre qe te merren masa per ta parandaluar ate ose per ta
shmangur.
2-insuficenca respiratore eshte shkak kryesor i arrestit kardiak.Ajo mund te
paraqitet si nje gjendje fiziopatologjike e varur nga nje raport anormal midis
marrjes se O2 nga organizmi dhe eleminimit te CO2 , shkakton nje acidoze
metabolike.
Shkaktohen nga :

semundje te mushkerise
semundje te SNQ
mbyllja e rrugeve respiaratore
trupat e huaj
helmimet me gaz, djegiet, traumat qe peson femija (traumat e kokes)

Shenjat e insuficences:

cianoze periferike
takipne
dispne
stridor respirator (ngushtim)
rale fishkellyese

Nga crregullime te tilla respiratore femija shkon drejt insuficences respiratore


me pasojat e nje arresti respirator. Nqs kemi mungese mjekimi con ne nje arrest
kardiak.
Shkak tjeter eshte gjendja e shokut e cila eshte nje gjendje klinike e shkaktuar
nga prishja e perfuzionit te indeve e cila vjen si pasoje e nje raporti anormal
midis kerkeses metabolike te indeve me fluksin e gjakut dhe oskigjenimin.Shkaku
kryesor i shokut eshte hipovolemia e cila takohet kur volumi i gjakut bie nen
25%.

Fazat ne te cilat kalon shoku jane:


1. faza e kompesimit
2. faza e dekompesimit
Faza e kompesimit perfshin tentavivat per kompesim te
organizmit.Karakteristikat e kesaj faze jane: takikardia, koha e rimbushjes se
kapilareve eshte me e zgjatur, pulsi periferik me i dobet se pulsi
qendror,ekstremitete te ftohta.
Ne raste kur keto mekanizma te fazes se kompesimit jane te pamjaftueshme
shfaqen shenjat e fazes se dekompesimit dhe karakterizohet nga: takipne,
acidoze metabolike,crregullime te gjendjes mendore,pulsi qendror me i dobet,
ulje te presionit arterial.Ne fazen e kompesimit presioni arterial qendron normal
por ne fazen e dekompesimit presioni arterial ulet.Hipotensionin mund ta
trajtojme me rehidrim.
Reanimacioni kardopulmonar kryhet per te mbajtur nje fluks gjaku te
pershtatshem qe te garantoje oksigjenimin e organeve jetesore si:truri, zemra,
mushkerite.Reanimacioni kardopulmonar duhet te jete sa me efikas dhe pa
pasoja neurologjike per femijen. Kjo varet nga korrektesia e kryerjes se
procedurave te reanimimit.
Ketu perfshihet parandalimi qe perben proceduren e pare per te evituar rrezikun
dhe vdekshmerine. Procedura te tjera lejojne qe te instalohet nje sistem
qarkullimi artificial i cili edhe pse ne mase me te vogel se ne gjendje fiziologjike,
siguron gjak dhe O2 per organet jetesore.
Teknikat e reamimit mund te perfshijne 2 grupmosha : femijet nen 1 vjec dhe
femijet 1 vjec deri ne pubertet. Ne moshen pediatrike teknikat e reanimimit
kryhen te femijet te cilet paraqesin shenja si: humbja e ndergjegjes, gjendje
apneje,bllokim i papritur i frymemarrjes, arrest kardiak.
Ajo qe eshte e rendesishme kur kryhen keto teknika eshte te vleresohet
gjendja e pergjithshme e femijes:

Fillimisht behet vleresimi i vendit ku ndodhet femija, i cili duhet te jete sa


me i qete dhe i pershtatshem si per vete femijen ashtu edhe per kryerjen
e teknikave te reanimimit.
Vleresimi i gjendjes se vetedijes se femijes behet duke e thirrur ne emer,
duke i bere pyetje,duke e pickuar, stimul i dhimbshem.
Femija mund te jete i vetedijshem ose i pavetedijshem .Kur eshte i
pavetedijshem clirohet nga veshjet e teperta dhe filllohet me
reanimacionin kardiopulmonar per 2 min (15 shtypje 2 frymemarrje).
Vleresimi i rrugeve te frymemarrjes (Airway) dhe nqs eshte e nevojshme
te sigurohet lirimi i rrugeve te frymemarrjes.
Behet vleresimi i respiracionit .Ne rastet kur femija paraqitet me nje arrest
respirator vazhdohet me respiracionin artificial.
Vleresimi i fundit eshte vleresimi i pulsit dhe qarkullimit.

You might also like