You are on page 1of 5

1

MJEKIMI

1.Masat e
përgjithshme

2.Digitalisit

3.Diuretikëve

4.Barnave me veprim inotrop

5.Vazodilatatorëve
6. Bllokatorëve të receptorëve ß-adrenergjik

1. Masat e përgjithshme. Përfshijnë pushimin në shtrat të fëmijës në pozitë gjysëm


të ulur (te disa fëmijë vështirë realizohet). Duhet kufizuar marrjen e ushqimit që
përmban mjaft kripë dhe lëngjeve. Oksigjenin duhet dhënë te të sëmurët me edemé
mushkerore,me anomali te zemres shant majtas-djathtas me hipoksemi kronike.
Trajtimi farmakologjik
Pengon aktivizimin neurohormonal
Barna (bllokuesit RAAS dhe beta-bllokuesit),Vazodilatatorët (nitratet, kanali i
kalciumit Bllokuesit, peptidet natriuretike , diuretikët,loopdiuretikët, tiazidet,
pastruesit e kaliumit),inotropikë pozitive (derivatet dixhitale, beta ,agonistët e
receptorëve adrenergjikë, fosfodiesteraza ,frenuesit, agjentët sensibilizues të
kalciumit).

1 Pediatri liber shkollor Autor:Dusko Mardesic faqe:685-762


Aktivizimi neurohormonal në trajtimin e IZ beta-bllokuesit në grupin e agjentëve
frenues, Bllokuesit RAAS (konvertues i angiotenzinës frenuesit enzimë, ACE
inhibitorët dhe bllokuesit e receptorëve të angiotenzinës, ARB, antagonistët e
receptorit të aldosteronit)merr.Frenuesit ACE në trajtimin e IZ mbi vdekshmërinë
dhe sëmundshmërinë me përdorimin e tyre kontribute të shumta pozitive. .

2. Digitalisi-. Edhe më tutje digitalisi është bar i zgjedhjes së parë në mjekimin e


pamjaftueshmërisë së zemrës te fëmijët. Efekti themelor i veprimit të tij është rritja
e fuqisë dhe kontraktilitetit të mio kardit-efekti pozitiv inotrop. Në këtë mënyrë mi
tet vëllimi minutor, bie shtypja e mbushjes së ven trikulit të majtë, zvoglohen
mekanizmat tjerë kom- pensator si takikardia dhe djersitja, bie rezistenca periferike
vaskulare, rritet perfuzioni i mëlçisë, i veshkave dhe i periferisë. Përdoren në situata
kur kontraktiliteti i miofibrileve është i por edhe atëherë kur miocitet janë pa
ndryshime histopatologjike por ngarkesa me vëllim dobëson forcën e tyrep.sh.te
anomalitë e lindura të zemrës me shant majtas-djathtas. Digitalisi (digoksina), me
sukses përdoren edhe te fëmijët me kardiomiopat dhe të dhënat më të reja tregojnë
se digoksina është bar i rëndësishëm në ndaljen e progredimit të pamjaftueshmërisë
së zemrësTe dekompensimet e rënda të zemrës aplikohet digitalizimi i shpejtë në
mënyrë intravenoze, me dhënien e digoksinës me veprim të shpejtë

Fig.3.Dozat e digitalizimit (saturi- është grupi i zgje mit) me digitalis në


varshmëri nga mosha e fëmijës
Diuretikët.- Diuretiket janë grup i rëndësishëm i barnave në mjekimin e
pamjaftueshmërisë së zemrës te fëmijët, pa marr parasysh etiologjinë e saj. Kjo
pjesërisht vlen edhe për të porsalindurit ku edhe në kushtet normale, është në
shfrytëzim maksimumi i kontraktilitetit të miokardit kurse rezerva e
kontraktilitetit në stres është minimale. Diuretikët e reduktojnë sasinë e lëngut
jashtëqelizor dhe në këtë mënyrë reduktojnë derdhjen ngarkesën venoze, e
shkarkojnë miokardin nga mbingarkesa dhe në mënyrë indirekte, e përmirësojnë
funksionin e miokardit.

Në nivele të ndryshme të nefronit e inhibojnë reabsorbimin e natriumit dhe ujit


duke rrit diurezen. Indikimet themelore për dhënien e diuretikëve janë
hipervolemia dhe oliguria. Parakusht për veprimin efikas të diuretikëve është
perfuzioni i mirë i veshkave, i cili në pamjaftueshmërinë e zemrës, arrihet me
përdorimin e vazodilatatorëve dhe barnave me veprim inotrop pozitiv. Diuretikët
më të shpeshtë në përdorim te fëmijët janë:

Furosemidi.- Eshtë diuretiku i zgjedhjes së parë në mjekimin e dekompenzimit


akut të zemrës. Pos efektit diuretik ka edhe efekte hemodinamike e zvogëlon
rezistencën vaskulare në veshka dhe mushkëri, me rritjen e qarkullimit në këto
organe. Acidi etakrinik,bumetanidi. .

Grupi i diuretikëve tiazidik.-Efekti i tyre bazohet në inhibimin e reabsor bimit të


kripërave në tubulat distale të veshkave.

Antagonistët i aldosteronit-. Më së shpeshti për doret spironolaktoni, "kursimtari i


kaliumit". Në mënyrë kompetitive e bllokon efektin e aldosteronit në tubulet
distale, është relativisht i shpejtë dhe përdoret më rrallë se diuretikët tjerë.
Perfaqesuesi i grupit të bllokatorëve të kanaleve distale për natriumin është
amiloridi.Rreziku nga përdorimi i diuretikëve të cilët e kursejnë kaliumin është
hiperkalemia.
3.Barnat me veprim inotrop.- Efekti kardivaskular i barërave inotrope
adrenergjike rezulton nga aktivizimi i njërit prej receptorëve adrenergjik, kardiak
apo vaskular. Të gjitha barnat inotorpe adrenergjike drejtpërsëdrejti i stimulojnë
ß-receptorët e miokardit. Receptorët e aktivizuar fillojnë një kaskadë efektesh,
duke filluar prej aktivizimit të adenil-ciklazës, cAMP në citosol dhe protein-
kinazës. Të gjitha këto rezultojnë me depërtimin e kalciumit në miocite, rezultat i
së cilës është rritja e frekuencës dhe forcës kontrahuese të miokardit.
Barnat me veprim inotrop që jepen te pamjaftueshmëria e zemrës
janë:Dopamina;Dobutamina; Isoproterenoli.

4.Vazodilatatorët.- Zvoglojnë reaksionin kompensator adrenergjik, vazokonstriksionin dhe e


zvogëlojnë presionin arterial sistemik dhe atë mushkëror. Barnat e zgjedhjes nga ky grup janë
inhibitorët e konvertazës së angiotenzinës. Përpos vazodilatimit inhibitorët e konvertazës së
angiotenzinës e inhibojnë sekrecionin e aldosteronit dhe e zvoglojnë retinimin e lëngjeve.
Vazodilatatorët që përdoren më së shpeshti janë:

Nitroglicerina;Hidralazina (hydralasin hydrochlorid); Tolazolina; Kaptoprili ;Enalaprili;


Nifedipina.

5.Bllokatorët e receptorëve ßadrenergjik.- Të sëmurët me simptomatologji të


pamjaftueshmërisë së zemrës karakterizohen me rritjen e katekolamineve
endogjene në qarkullim si përgjigje në perfu zionin e ulët sistemik. Për këtë arsye,
përdorimi i bllokatorëve ß-adrenergjik në pamjaftueshmërinë e zemrës në kohë të
fundit ka rëndësi të posacme. Në kohën e fundit janë bërë studime klinike dhe
laboratorike për përdorimin e ß-bllokatorëve në mjekimin e pamjaftueshmërisë së
zemrës. Për faqësues i këtij grupi është karvediloli. Duhet cekur se terapia me ß-
bllokator aplikohet te fëmijët me pamjaftueshmëri të zemrës kronike e jo akute.
Deri tani janë përdorur me sukses te fëmijët mbi 10 vjeç, në doza më të vogla se
ato të propozuara për të rritur. Mirëpo, në kohë të fundit ß-blloka torët janë
përdorur edhe te fëmliet e moshës më të re me të njëjtin sukses si te të rriturit dhe
rezulatet e fundit poashtu janë inkurajuese.

Me përparimin e mjekësisë janë gjetur ilaçe të reja që ndihmojnë në mjekimin


insuficiencës të cilët janë:

ARNI,Mecarbil,Seralaksin,Tolvaptan,Sildenafil,Milrinone,BNP-
Nesiritide,Levosimendan,Omecamtiv,Antagonistët e
endotelit,Istaroksim,Ivabardin.

You might also like