You are on page 1of 7

PROJEKT

Lenda: Biologji
Tema: Semundjet qe prekin
sistemin e tretjes dhe
qarkullimin e gjakut.
Nentema: Semundjet e eneve te
gjakut
Punuan: Eglis Haderaj (Arterioskleroza)
Kristi Kapetani (Semundja e Raynaud)
Flori Bardhi (Aneurizma) 10A
Aterioskleroza
Ateroskleroza konsiderohet të jetë një nga shkaktarët kryesorë të humbjes së viteve produktive
dhe vdekjeve mbarë botën. Është sëmundje progresive karakterizuar nga akumulimi i lipideve
dhe elementeve fibrotike në arteriet e mëdha. Në gjendjen normale arteriet e shëndosha janë
fleksibile dhe elastike, por me kalimin e kohës muret e tyre mund të forcohen dhe të humbin
elasticitetin. Ateroskleroza në vetëvete nuk paraqet rrezik direkt për jetën, por pasojat dhe
eventet si përçarja e pllakës aterosklerotike, infarkti i zemrës dhe pika në tru mund të kenë
përfundim fatal. Arterioskleroza dhe ateroskleroza janë dy koncepte të ngjashme dhe që shpesh
përdoren si një. Arterioskleroza është term i përgjithshëm për forcimin dhe trashjen e arterieve,
ndërsa ateroskleroza është një lloj i arteriosklerozës dhe i referohet shtresimit të yndyrnave,
kolesterolit dhe substancave të tjera në muret e arterieve. 

SHKAQET:
Shkaku i saktë i aterosklerozës nuk dihet ende, por dimë që bëhet fjalë për një proces të ngadaltë
dhe kompleks, që mund të nisë madje që nga fëmijëria dhe të evoluojë me kalimin e moshës.
 Në faktorët me komponentën gjenetike përfshihen: Nivelet e larta të LDL/VLDL (kolesteroli i
keq),     Nivelet e ulëta të HDL (kolesteroli i mirë),Shtypja e lartë e gjakut,Nivele të larta të
aminoacidit homocisteinë,Historia familjare për sëmundje të hershme të
zemrës,Diabeti,Mbipesha (sidomos obesiteti abdominal),Nivelet e larta të faktorëve
hemostatik,Depresioni dhe sjellet e lidhura me të,Gjinia mashkullore,Inflamimi
sistemik,Sindroma metabolike,
Në faktorët me bazë stilin jetësor përfshihen:Dieta me sasi të lartë yndyrnash,Pirja e
duhanit,Nivele teulëta të antioksidantëve në organizëm,Mos aktiviteti fizik,Agjentët infektiv,
Mos ngrënja e pemëve dhe perimeve ,Pirja e tepruar e alkoolit.

DIAGNOSTIFIKIMI/SIMPTOMAT

 pjesën më të madhe të pacientëve ateroskleroza nuk shkakton në vetvete shenja apo simptoma derisa nuk ka ngushtuar në
mënyrë domethënëse, apo të pengojë tërësisht një arterie. Shumë persona pra janë të pavetëdijshëm për sëmundjen derisa bëhet
fjalë për emergjencë mjekësore, si një infarkt apo iktus. Arteroskleroza diagnostifikohet ne baze te shenjave dhe simptomave,
anamnezes, ekzaminimit fizik dhe analiza
KURIMI
Trajtimi i aterosklerozës konsiston në përgjithësi në kombinimin e:
-Ndryshimit të stilit të jetesës
-Ilaçeve
-Procedurave mjekësore apo kirurgjike
Qëllimet e terapisë janë:

-Reduktimi i rrezikut të formimit të trombeve
-Parandalimi i sëmundjeve bashkëlidhur aterosklerozës
-Reduktim i faktorëve të rrezikut në tentativë për të ngadalësuar apo eliminuar depozitën e pllakave
-Lehtësim të simptomave

Nëse bllokimi dhe ngurtësia e kapilarëve nuk kanë përparuar, përdoren trajtimi i ilaçeve, dieta dhe stërvitja. Në rast të një gjendjeje
më të avancuar kryhet operacioni. Pacientët me arteriosklerozë të tensionit të lartë rekomandohet të mbajnë një dietë të ekuilibruar
të presionit të gjakut. Personat që mbijetojnë nga rreziku i sulmit në zemër trajtohen me një aplikim të ndryshëm. Para së gjithash,
ushqimi dhe sporti janë faktorët më të rëndësishëm në parandalimin e arteriosklerozës.
PARANDALIMI
-Marrja me aktivitet fizik
-Mos pirja e alkoolit dhe duhanit
-Analiza te rregullta fizike
-Ushqyerja e mire
Semundja e Raynaud
 Kur shfaqet sëmundja Raynaud, arteriet që furnizojnë gjak në lëkurën tuaj ngushtohen për shkak të
temperaturave të ftohta ose stresit emocional. Kjo, nga ana tjetër, bën që duart, gishtat e këmbëve dhe
ndonjëherë pjesët e tjera të trupit të kthehen të bardha dhe/ose blu dhe të ndihen të mpira.
SHKAQET:
Shkaku kryesor i semundjes Raynaud është I panjohur. Është normale që enët e gjakut që
janë afër lëkurës tuaj të tkurren kur është ftohtë. Por, kur njerëzit kanë sëmundjen Raynaud,
enët e tyre tkurren më shumë dhe më shpejt se normalisht. Sidoqoftë, është më e butë dhe
më e zakonshme se sindromi Raynaud dhe shpesh nuk ka nevojë për ndonjë trajtim.
Diagnostifikimi:
Për të bërë dallimin midis Raynaud-it dytësor dhe atij primar, mjeku mund të bëjë një
kapilaroskopi. Kjo përfshin shikimin e lëkurës në bazën e thoit të gishtit dhe inspektimin e
saj nën mikroskop për të vlerësuar kapilarët e keqformuar ose të zmadhuar.
Një test I gjakut mund të bëhet për të kërkuar antitrupa antinukleare ose për të matur
shkallën e sedimentimit të eritrociteve, e cila mund të tregojë probleme autoimune ose
proces tjetër inflamator.
PARANDALIMI:
 Ne menyre qe te parandalohet nje sulm i kesaj semundje perpiquni te:
 Shmangni temperaturat e ftohta dhe vishni rroba të ngrohta, veçanërisht në duar dhe këmbë.
 Kufizoni përdorimin tuaj të kafeinës dhe alkoolit.
 Shmangni presionin e tepërt në majë të gishtave.
 Ndalonipirjen e duhanit.
 Shmangni stresin emocional.
Kurimi:
Nuk ka shërim për sëmundjen e Raynaud, por ka mënyra për të menaxhuar
simptomat.
 Për format e lehta të sëmundjes , mbulimi i lëkurës së ekspozuar para se të
dilni nga shtëpia mund të ndihmojë. Nëse ndodh një sulm, njomja e pjesëve
të prekura në ujë të ngrohtë, jo të nxehtë mund të lehtësojë simptomat dhe
t‘i parandalojë ato të përkeqësohen.
Aneurizma
 Aorta është enamë e madhe e gjakut në trup që e çon gjakun nga zemra në të gjitha organet.
Në pjesën abdominale të trupit (stomakut) aorta quhet aortë abdominale. Aneurizma
(zgjerimi) i aortës abdominale lind kur muri i enës së gjakut dobësohet. Vetë zgjerimi bën që
muri sa më shumë të dobësohet dhe krijon mundësi që i njëjti të çahet. Aneurizma e aortës
abdominale shfaqet më shpesh tek burrat dhe është rezultat i tensionit të lartë të gjakut.
SHKAQET
Pjesa më e madhe e aneurizmave ndodhin në atë pjesë të aortës që kalon në bark. Megjithëse
shkaku i saktë i aneurizës së aortësa bdominale nuk njihet, zhvillimin e saj mund ta
favorizojnë një sërë faktorësh si:
-Përdorimi i duhanit
-Ngurtësimi (sklerotizimi) iarterieve (aterozkleroza). 
 Aneurizmat mund të zhvillohen në çdo pjesë të gjatësisë së aortës, por kur ato zhvillohen në
pjesën e sipërme të aortës, quhen aneurizma të aortës torakale. Aneurizmat janë më të
shpeshta në pjesën e poshtme të aortës dhe quhen aneurizma të aortës abdominale. Këto
aneurizma mund gjithashtu të shënohen AAA ose A e trefishtë.
DIAGNOSTIFIKIMI / SIMPTOMAT
Shumica e aneurizmave të aortës abdominale nuk shkaktojnë simptoma dhe janë të zbuluara
në mënyrë të rastësishme. Kontrolli rutinë  nga ana e doktorit me ekografi, filmim rëntgen ose
ekzaminim kompjuterik dhe magnetik, të kryera për arsye tjetër mund ta zbulojnë praninë e
aneurizmës. Në disa raste, pacientët ndjejnë pulsim në abdomen si edhe dhimbje gjatë
zgjerimit të aneurizmës.
KURIMI:
Do të fitoni medikamente që do t’ju ndihmojnë të flini dhe t’ju lirojnë nga dhimbja.
 Doktori bën prerjen ne abdomenin tuaj ku ështëzgjerimi.
 Doktori e zëvendëson pjesën e zgjeruar të aortës me protezë artificiale
 Operacioni zakonisht zgjat 3-4 orë.

PARANDALIMI:
Parandalimi i një aneurizmi nuk është gjithmonë i mundur, pasi disa janë
të lindura, që do të thotë se janë të pranishme që ngalindja.
 Sidoqoftë, disa zgjedhje të mënyrës së jetesës mund të ndikojnë në rrezik:
 Pirja e duhanit është një faktor rrezikus ipër aneurizmat e aortës ashtu
edhe për këputjen e një aneurizmi kudo në trup. Lënia e duhanit mund të
zvogëlojë rrezikun e një aneurizmi të rëndë.
 Menaxhimi i presionit të gjakut gjithashtu mund të minimizojë rrezikun
e një aneurizmi. Presioni i shëndetshëm i gjakut mund të arrihet përmes
masave dietike, ushtrime vetë rregullta dhe ilaçeve.
 Mbipesha mund të ushtrojë presion shtesë në zemër, kështu që marrja e
këtyre hapave është e rëndësishme për zvogëlimin e stresit në muret e
arteries.
 Një dietë e shëndetshme gjithashtu mund të zvogëlojë kolesterolin dhe të
ulë rrezikun e aterosklerozës. Aneurizmat fuziform shpesh lidhen me

You might also like