You are on page 1of 1

Eshtrat të cilat e ndërtojnë gjurin janë femuri, ose ashti i kofshës, tibia, ashti

i poshtëm i këmbës, dhe patella, e cila është kupa e gjurit. Ligamentet, të


cilat paraqesin një grumbull i fijeve të forta, i mbajnë këta eshtra së bashku
dhe i lejojnë ata të lëvizin. Brenda gjurit, dy ligamente i mbajnë të lidhura
ashtin e sipërm (femurin) dhe atë të poshtëm (tibia).
Dy lloje të kërcit janë të pranishme brenda nyjës së gjurit. Lloji i parë është
kërci artikular. Ky kërc mbulon skajet e kockave dhe ju atyre sipërfaqe të
rrëshqitshme.
Lloji i dyti kërcit është ai meniskal, që në fakt paraqet dy pjesë kërci në
formë të shkronjës C, të cilat qëndrojnë në mes të femurit dhe tibias. Ato
qëndrojnë nga një në secilën anë të gjurit. Meniskusi vepron si një
absorbues i tronditjeve në mes të ashtit të sipërm dhe të poshtëm të
këmbës.
Për të lubrifikuar gjurin (për ta bërë të rrëshqitshëm), një ind tjetër brenda
gjurit, i quajtur synovium, prodhon lëng lubrifikues (rrëshqitës). Nyja e gjurit
është e mbështjellë nga një kapsulë e nyjës, e cila kapet në secilën anë të
gjurit dhe ndihmon mbajtjen e lëngut lubrifikues brenda.
Edhe jashtë nyjës së gjurit ka muskuj, ligamente dhe tendose,të cilat
ndihmojnë për të stabilizuar gjurin dhe për t’i lejuar lëvizje aktive.

You might also like