You are on page 1of 1

Projekt

Ndrydhja e kaviljes është një lëndim i zakonshëm dhe përgjithësisht ndodh kur kyçi i këmbës
përdridhet ose kthehet përbrenda. Termi ndrydhje nënkupton dëmtimin e indeve të buta, zakonisht
ligamenteve te kaviljes. Ligamentet janë grupe indesh të forta që ndihmojnë në lidhjen e kockave me
njëra tjetrën. Kompleksi i ligamenteve laterale (anësore) përbëhet nga tri ligamente. Ata janë:
ligamenti talofibular anterior (ATFL), ligamenti calcaneofibular (CFL) dhe ligamenti talofibular
posterior (PTFL). Ndrydhja e kaviljes zakonisht përfshin dy ligamente, ATFL dhe CFL. Normalisht, ATFL
ruan kaviljen nga rrëshqitjet përpara, ndërsa CFL e ruan nga përdredhjet nga brenda.
Shkaqet
Një ligament është i përbërë nga fije të shumta të indit lidhor, të ngjashme me një litar najloni. Një
ndrydhje ka të bëjë me tendosjen ose këputjen e ligamenteve. Ndrydhjet e vogla vetëm sa i tendosin
ligamentet. Një këputje nënkupton ose një këputje të plotë të të gjitha fijeve të ligamentit ose vetëm
të një pjesë të tyre. Ligamenti dobësohet nga dëmtimi, ky dobësim varet nga shkalla e ndrydhjes.
Ligamentet laterale (anësore) janë ligamentet që dëmtohen më së shumti në një ndrydhje të
kaviljes. Në këtë ndrydhje, kyçi anohet nga brenda, që do të thotë se pjesa e poshtme e këmbës
anohet drejt këmbës tjetër. Kjo shkarkon gjithë presionin e peshës se trupit mbi anën e jashtme të
këmbës. Si rezultat, ligamentet në pjesën e jashtme të kaviljes tërhiqen dhe me shumë mundësi
këputen. Një formë e rëndë e ndrydhjes se kaviljes, i quajtur një dëmtimi sindismos i kaviljes,
përfshin dëmtimin e ligamenteve të tjera mbështetëse të kyçit. Ky lloj lëndimi quhet nganjëherë një
ndrydhje e larte e kaviljes, sepse ajo përfshin edhe ligamentet sipër saj. Në një dëmtim sidomos të
kaviljes, të paktën një nga ligamente lidh Tibian dhe Fibulen (kocka të këmbës) ndrydhet. Shërimi
nga dëmtime të lehta të këtij lloji merr të paktën dy herë më shumë kohë sesa shërimi nga një një
ndrydhje tipike e kaviljes.

Trajtimi
Opsionet e trajtimit jokirurgjikale varen nëse problemi juaj është një ndrydhje e kaviljes apo një
paqëndrueshmëri e saj. Ndrydhja e kaviljes Rezultatet më të mira pas ndrydhjes se kaviljes arrihen
kur trajtimi nis menjëherë. Trajtimet përdoren për të ndaluar ënjtjen, të lehtësuar dhimbjen dhe për
të mbrojtur sasine e peshës qe vendoset në kyçin e këmbës së dëmtuar. Trajtimi përfshin këto
procedura: Pushim: Indet e dëmtuara të kaviljes duan kohë për t’u shëruar. Patericat parandalojnë
rëndimin e peshës së trupit në kyçin e lënduar. Akull: Aplikimi i akullit mund të ndihmojë në
lehtësimin e dhimbjeve dhe mund të reduktoje ënjtjen. Shtypja: Presioni i lehtë shtyn lëngun shtesë
të ënjtjes larg nga kyçi i këmbës. Kjo zakonisht realizohet duke përdorur një mbështjellëse elastike.
Ngritja e këmbës: Mbajtja e kaviljes mbi nivelin e zemrës ndihmon në kontrollin e ënjtjes. Mjeku
mund t’ju japë edhe medikamente. Qetësuesit e dhimbjes ndihmojnë me diskomfortin.

You might also like