You are on page 1of 15

Universiteti shteteror i tetoves

Lenda: ,,Lojrat elementare”


Tema: ,,Deformitetet e shtylles kurriozre”

Punoj:Arlinda Asanoska Doc.Dr.Kastriot Shaqiri

Tetov , 2019
Hyrje

Disa nga arsyet kryesore te deformimit te shtylles kurrizore

Mbjatja e peshave te renda.Ketu perfshihet dhe mbajtja e cantave te shkolles .


Rekomandohet qe pesha qe duhet te mbaje nje femije eshte 10-15 % te peshes se tij. P.sh. Nqs
pesha e nje femije eshte 30 kg,canta qe ai mban ne shpine nuk duhet te peshoje me shume se
3-4.5 kg.

Mbajtja e cantes ne njeren ane te shpines

. Qendrimi prane TV apo lojrave elektronike per nje kohe te gjate pa levizur. Rekomandohet
qe femijet duhet te pushojne rreth 20 minuta ne intervalin e lojrave elektronike Pozicionet jo
korrekte te qendrimit ne klase apo ne tavolinen e ngrenies.

 Qendrimi perballe TV ne nje pozicion te harkuar,ne njeren ane.

 Si diagnostikohen deformimet pa pranine e grafise?

Nxenesi qendron me kurriz,drejte ne kembe,dhe shohim per deformime te shtylles kurrizore.
Shpatullat nuk ndodhen ne te njejten lartesi,njera shpatull pozicionohet me lart se tjetra.
Kafazi i kraharorit jo simetrik,brinjet e njejta ne lartesi te ndryshme. Shikohen ngritje jo
normale ne shtyllen kurrizore Personi qendron i perkulur ne njeren ane. Mund te kete
gjatesi te ndryshme kembesh. Kur i kerkohet te ulet perpara dhe te kape majat e gishtave pa
perthyer gjunjet,ai has veshtiresi dhe nuk e realizon dot. Mund te kete edhe dhimbje.

2
Permbajtja
1. Anatomia e shtylles kurrizore……………………………
2. Skolioza dhe trajtimi ……………………………………………………..
3. Deformimi i shtyllës kurrizore…………………………………………
4. Parandalimi i shtylles kurrizore………………………………

Anatomia e shtylles kurrizore


3
Shtylla kurrizore është një structure komplekse e cila siguron stabilitet dhe lëvizshmëri në
trupin e njeriut. Është e përbërë nga 33 kocka të quajtura rruaza, shërben si shtyllë për bajtjen e
trupit drejtë dhe  në të njejtën kohë mbron palcën kurrizore. Në shtyllën kurrizore të shëndetshme
ekzistojnë tre shtrembërime natyrale që i japin asaj formën e gërms ‘S’ nëse e shikoni në një
pozicion anash. Këto shtrembërime natyrale mundësojnë shpërndarjen e duhur të peshës trupore.

Shtylla kurrizore është e ndarë në 5 segmente

Segmenti cervikal (pjesa e qafës).  Segmenti cervical përfshin pjesën e sipërme të shtyllës
kurrizore ose të qafës, dhe është i përbërë nga 7 rruaza (C1-C7).  Rruazat e qafës janë rruazat më
të holla të shtyllës kurrizore, por mundësojnë një fleksibilitet dhe stabilitet të përkryer  të qafës. 
Me ndihmën e rruazës së parë (Atlas) qafa lëviz para dhe mbrapa, ndërsa rruaza e dytë (Aksi)
lejon rrotullimin e qafës.

Segmenti torakal (pjesa e kraharorit). Segmenti torakal përbëhet nga 12 rruaza dhe është pjesa
më e gjatë e shtyllës kurrizore.  Rruazat torakale janë më të mëdha dhe më të forta në krahasim
me ato të qafës, dhe kanë më pak fleksibilitet. Bashkimi i rruazave torakale me brinjët formojnë
të ashtuquajturën ‘kafazin brinjë’ që e bën këtë segment më të qëndrueshëm se të tjerët. Në të
njejtën kohë, ky formim mbron organet të cilat gjenden në pjesën e kraharorit.

Segmenti lumbal (pjesa e poshtme e mesit). Segmenti lumbal lidh pjesën torakale të shtyllës
kurrizore me pelvisin (legenin). Përbëhet nga 5 rruaza. Kjo pjesë e shtyllës kurrizore ‘mbart’
peshën më të madhe të trupit të njeriut, pikërisht për këtë arsye , problemet më të mëdha me
shtyllën kurrizore dhe dhimbjet shfaqen në këtë pjesë të trupit.

Segmenti sakral ( kërbishti). Segmenti sakral i shtyllës kurrizore është i përbërë nga një kockë
e madhe e quajtur kërbisht ose kryqi. Segmenti sakral është i sheshtë, është një kockë trekëndore
e formuar nga bashkimi i 5 rruazave më të vogla.  Roli kryesor i kockës së kryqit është lidhja e
shtyllës kurrizore me kockat e legenit.

Segmenti kokcigeal përbëhet nga kocka e kryqit e cila është e formuar për bashkimin e 3 deri në
5 rruazave të vogla. Zakonisht kocka e kryqit është e përbërë nga bashkimi i 4 rruazave të vogla,
por ka mundësi që tek disa persona ajo të jetë e përbërë nga 3 ose 5 rruaza të vogla, gjë kjo e cila
nuk ndikon në funksionin e këtij segmenti. Kjo pjesë është e njohur si bishti i cili mbart peshën e
trupit gjatë qëndrimit ulur dhe mundëson lidhjen e muskujve të legenit dhe zonës gluteale.  

Disqet intervertebrale

Rruazat kurrizore janë të ndara në vetvete nga disqet intervertebrale me qëllim që këto rruaza të
mos fërkohen me njëra-tjetrën. Çdo disk që ndodhet ndërmjet rruazave, është i përbërë nga inde
të forta (unazë) të mbushura me xhel të butë (bërthamë/nucleus). Unaza është e përbërë nga
ligament të cilat lidhen me rruazat, ndërsa bërthama është e përbërë në pjesën e saj më të madhe
nga uji dhe luan rolin e një amortizuesi – lehtëson fërkimin e rruazave.  Kur për shkak të disa
situatave të caktuara ndodh thyerja e unazës, kjo gjë mund të shkaktojë rrjedhjen e përmbajtjes së
bërthamës së butë. Kjo gjendje mund të shkaktojë dhimbje pasi krijon presion në mes të rruazave
si dhe kompresion (ngjeshje) të nervave.

4
Nervat

Palca kurrizore ose fibrat nervore të cilat janë përgjegjëse për dërgimin dhe marrjen e mesazheve
nga truri, kalojnë nëpërmjet kanalit të shtyllës kurrizore. Nëpërmjet palcës kurrizore, truri ndikon
në pjesën tjetër të trupit, kontrollon lëvizjen e trupit dhe funksioinin e organeve.

Indet e buta

Tendinat lidhin muskujt me kockat, ndërsa ligamentet lidhin kockat dhe forcojnë nyjet. Ato
gjithashtu kufizojnë lëvizjen në drejtime të caktuara. Muskujt sigurojnë lëvizjen e trupit dhe
ndihmojnë në mbajtjen apo ruajtjen e trupit në pozicion të qëndrueshëm kundër forces së
gravitetit. 

Skolioza dhe trajtimi

5
Është një situatë patologjike që përfshin një deviacion lateral dhe rrotullues të shtyllës kurrizore
(ilustrimi i radhës). Nganjëherë rrotullimi përcakton edhe një deformim të kafazit të kraharorit
dhe të organeve që përmbahen në të (zemra, mushkëritë dhe diafragma).

Jo gjithmonë shfaqet me shenja të dukshme të deformitetit nga jashtë, por fëmija ankohet për nga
dhimbjet në pjesën torakale dhe lumbale të shtyllës kurrizore gjatë qëndrimit në këmbë për një
kohë të gjatë. Etiologjia është shpesh e panjohur (idiopatike) .

Skolioza prek rreth 2% të femrave dhe 0.5% të meshkujve. Në shumicën e rasteve shkaku është i
panjohur (idiopatik). Ky lloj i skoliozës përshkruhet në bazë të moshës kur zhvillohet ajo. Nëse
zhvillohet në moshën 3 vjeçare apo më pak, quhet skolioza idiopatike infantile. Midis 3-10 vjeç
quhet skolioza idiopatike juvenile dhe mbi 10 vjeç është skolioza idopatike adoleshente.

Shkaktarët e mundshëm: Skolioza (nga greqishtja skoliozis – shtrembërim) është një deformim
i shtyllës rruazore, i cili shfaqet në moshë të re kur eshtrat ende janë duke u rritur. Ky deformitet
i shtyllës rruazore shfaqet si pasojë e uljes jo të drejtë, mbajtjes së çantës vetëm me një krah, etj.

Ka disa tipe kryesore të skoliozës:

6
– Funksionale: Është tipi i skoliozes ku shpina është normale, por një hark jo normal zhvillohet
pasojë e një problemi diku tjetër në trup. Kjo mund të shkaktohet nga një asimetri e këmbëve
(njëra me e shkurtër) ose nga spazma muskulore në shpinë.

– Neuromuskulore: Në këtë tip problemi ka qenë kur janë formuar kockat, ose kockat e shpinës
kanë dështuar në formimin e plotë të tyre, apo kanë dështuar në ndarjen nga njëra-tjetra në
zhvillimin fetal. Ky tip zhvillohet tek personat me çrregullime të tjera, siç janë defektet e lindura,
distrofi muskulare, sindroma Marfan, etj. Personat me këtë tip shpesh zhvillojnë një lakim në
formë C dhe kanë dobësim muskulor që nuk i lejon ata të qëndrojnë drejt. Ky tip skolioze është
më i rëndë dhe kërkon trajtim më agresiv se format e tjera.

– Degjenerative: Ndryshe nga tipet tjera që hasen tek adoleshentët dhe fëmijët, skolioza
degjenerative ndodh tek moshat më të mëdha. Ajo shkaktohet nga ndryshime të shtyllës
kurrizore gjatë artritit të quajtur spondilosis. Dobësimi i ligamenteve dhe indeve tjera të buta të
shpinës të kombinuara me osteofite kockore jonormale mund të çojnë në një lakim jo normal të
shpinës.

– Të tjera: Ka shkaktarë tjerë potencial që përfshijnë tumoret. Një lloj i tille i tumorit benign që
ndodh në shpinë dhe shkakton dhimbje. Kjo do të çojë në një deformim spinal.

Me përparimin e sëmundjes dhimbjet e shtyllës kurrizore bëhen më intensive. Deformiteti mund


të ushtrojë presion tek disa nerva të palcës kurrizore, duke shkaktuar dobësi, mpirje dhe dhimbje
në pjesën e poshtme të ekstremiteteve. Mund të shkaktojë deformitete në pjesën e kraharorit, i
cili rezulton me probleme të frymëmarrjes, lodhje, madje edhe dobësi të zemrës.

Simptomat më të shpeshta:
– Supe dhe pelvis asimetrik
– Dalja e njërit a po e dy supeve
– Rënia e supeve apo e pelvisit
– Gungë në pjesën e sipërme të shpinës

Trajtimi konservativ
Trajtimi i skoliozës tek fëmijët në rritje, varet nga këndi i lakimit të shtyllës kurrizore i cili matet
me rreze X panoramike. Nëse këndi është deri në 25 gradë, atëherë fizioterapisti zbaton disa
ushtrime të caktuara të cilat ndihmojnë në përmirësimin e lëvizjes së trupit dhe monitorimin e
rregullt të ndryshimeve. Për deformimet nga 25-40 gradë përdoren brezat elastik ose korse
plastike në kombinim me disa ushtrime të caktuara, ndërsa përsa i përket deformimeve më të
mëdha se 40 gradë, atëherë përdoret ndërhyrja kirurgjike.

Muskujt kryesorë për mbështetje të bushtit kurrizorë përfshijnë muskujt e barkut, muskujt e
pasmë (të thellë dhe sipërfaqësorë) dhe muskujt rreth legenit. Këta muskuj janë të dizajnuar për
të mbrojtur shpinën duke krijuar mbështetje të mire për boshtin kurrizorë.

Trajtimi do të fokusohet në forcimin dhe zgjatjen e muskujve të bushtit kurrizorë, dhe në


edukimin e pacientit për qëndrim të drejtë, në këtë rast edukimi I fëmijëve për bartje të çantës
dhe të qëndrimit në bankë. Si procedure hyrëse para ushtrimeve fizikale aplikohet termoterapia

7
(terapia me të nxehtë) ku si qëllim ka rritjen e elasticitetit të muskujve të shpinës. Ushtrimet
duhet të bëhen me kujdes dhe të bëhen me teknikën e duhur. Në foto mund të shihni vetëm disa
nga ushtrimet e shumta që aplikohen për korrigjimin e skolozes.

Forcimi i muskujve të shpinës

Zgjatja e muskujve të shkurtuar

Trajtimi kirurgjik:
Kur të jenë shteruar të gjitha teknikat e trajtimit jo operativ të skoliozës, kalohet në trajtimin
kirurgjik i cili zbatohet tek pacientët të cilët kanë lakim të shtyllës kurrizore me një kënd prej 40-
45 gradë. Trajtimi varet nga lloji i lakimit. Nëse pacienti ka mungesë të pjesës së rruazës,
hemivertebra apo ndonjë çrregullim tjetër kongjenital, atëherë skolioza është e lindur dhe trajtimi
përbëhet nga mënjanimi i hemivertebrës, korrigjimi i lakimit dhe fiksimi në pozicionin e duhur.

Skoliozat e shfaqura për arsye të panjohura, me lakime të zmadhuara, zgjidhen me trajtim


kirurgjik i cili kryhet në pjesën e pasme. Për skoliozat të cilat nuk janë trajtuar në kohë, ose pas
trajtimit të zgjatur konzervativ, mund të përdoret kombinim trajtimesh. Tek këto skolioza të
neglizhuara dhe të pa trajtuara, me kalimin e kohës deformimi rritet dhe trajtohet nga ana e
pasme dhe e përparme.

Kifoza ose përthyerja e trupit nga përpara, është rritja e lakimit në pjesën e kraharorit(pjesës
torakale) e quajtur ndryshe si gungë e shtyllës kurrizore. Kjo është veçanërisht e dukshme gjatë
qëndrimit ulur duke treguar  përthyerjen e supeve nga përpara. Shpesh shfaqet si pasojë e rritjes
së menjëhershme të fëmijës, nga qëndrimi ulur në pozicion të gabuar, për shkak të muskujve të
dobët të shpinës dhe të barkut.

Kifoza gjatë periudhës së adoleshencës ndodh si pasojë e çrregullimeve të caktuara të rritjes. Tek
personat e moshuar, arsyeja më e shpeshtë e shfaqjes së kifozës është osteoporoza. Kifoza mund
të jetë dhe e lindur, mund të shfaqet nga trauma, ose si pasojë e ndërhyrjes kirurgjike.

Diagnoza

8
Shpesh pacientët paraqiten tek mjeku atëherë kur të kenë vërejtur shtrembërimin karakteristik të
shtyllës kurrizore.  Ajo çfarë duhet të di mjeku juaj është historia juaj familjare e sëmundjes, kur
e keni vërejtur për herë të parë shtrembërimin, nëse keni dhimbje apo ndonjë problem tjetër. 
Nga procedurat diagnostike, mjeku do t’ju kërkojë të bëni radiografi, rezonancë magnetike,
tomografi kompjuterike, në mënyrë që të shihen lakimet specifike të shtyllës kurrizore, teste
neurologjike për të parë nëse ekziston presion në ndonjë nga nervat e shtyllës kurrizore.

Konservativ

Hapi i parë përfshin ushtrime, marrjen e ilaçeve, vendosja e paisjeve të cilat ndihmojnë në
reduktimin e dhimbjeve, fizioterapi.  Nëse shkaku për shfaqjen e kifozës është osteoporoza,
atëherë duhet kontrollohet me qëllim që të ngadalësohet procesi i lakimit të shtyllës kurrizore.

Kirurgjia

Trajtimi kirurgjik mund të përdoret nëse dhimbja është tepër e fortë, lakimi i shtyllës kurrizore
është më intenziv duke i shkaktuar kështu dëme palcës kurrizore. Kirurgjia është opsioni i vetëm
për korrigjimin e suksesshëm të deformimit.  Nëse kifoza vërehet gjatë periudhës së rritjes,
reduktimi i progresit të lakimit mund të arrihet me anë të protezës. 

9
Deformimi i shtyllës kurrizore të fëmijës, shenjat
paralajmëruese dhe rreziqet që mbart

Lojërat e tepërta në celular, qëndrimi me orë të tëra para televizorit e internetit, si dhe çanta e
mbushur me libra, po bëhen shkak për shfaqjen e deformimeve të shtyllës kurrizore që në moshë
të vogël.

Ky shqetësim çdo ditë e më tepër është një problem të vazhdueshëm për shumë prindër. Fëmijët
nga mosha  8-18 vjeç janë ata të cilët po e vuajnë këtë gjë. Fizioterapisti Endrit Mone në një
intervistë për lexuesin e gazetës “Shëndet+” shpjegon se çfarë është skolioza, çfarë e shkakton
dhe format e trajtimit të saj.

Skolioza përfaqëson të shtrembëruarit anësor të boshtit të kurrizit. Kjo sëmundje është si pasojë e


qëndrimit jo të rregullt, për shembull, tek nxënësit në bankën shkollore, mbajtja e çantave
shkollore në njërin krah etj.

Shtylla kurrizore është e përbërë nga një fleksibilitet që lejon edhe mundëson vetëm disa lloj
lëvizjesh. Në rastin e shtyllës kurrizore ‘të papjekur mirë’, siç është ajo e fëmijëve, është shumë
e lehtë të kemi ndryshime përtej atyre të lejuara, veçanërisht nëse në to kemi ngarkesa të mëdha ,
për shembull 30% më tepër se pesha e trupit. Kemi probleme nëse rrimë për një kohë të gjatë në
një pozicion të detyruar ose nga ndonjë faktor i jashtëm, si goditje ose nga ndonjë aksident.
Gjithashtu, shumë probleme vijnë edhe nga patologjitë kongenitale, të lindura, që pasqyrohen në
asimetrinë e trupit.

10
 Më të prirur janë fëmijët deri në moshën 18-20 vjeç, kur edhe arrihet pjekuria kockore. Më
vonë ndryshimet në strukturën kockore janë më të ngadalta edhe më të vështira.
 Më shumë preket gjinia femërore sesa ajo mashkullore nga mosha 10-13 vjeç. Femrat janë gati
10 herë më të rrezikuara sesa bashkëmoshatarët e tyre meshkuj. Kjo për shkak se ato arrijnë një
zhvillim më të shpejtë edhe më të hershëm sesa meshkujt.
 Fëmijët, të cilët nuk kanë pasur lindje normale ose kanë pasur lindje parakohe.
 Fëmijët që kanë lindur me patologji të ndryshme, të cilat shfaqen në shtyllën kurrizore. Ata që
kanë lindur me luksacion koksofemoral, ata që kanë lindur me probleme muskulore. Fëmijët që
kanë asimetri në gjymtyrë.

Si njihen ndryshe këto deformime edhe si mund t’i kapim në kohë?

 Ndryshimet patologjike të shtyllës kurrizore janë kifoza edhe skolioza.


 Skolioza është një deformim lateral i vertebrës që shoqërohet edhe me rrotullim të saj. Skolioza
mund të paraqesë një kurbë primare (torakale, torako-lumbare, lumbare, cerviko-torakale) ose
dy kurba primare (kurbë torakale dhe lumbare, dopio kurbe torakale, kurbë torakale dhe
torakolumbare)
 Skolioza matet me gradë edhe trajtohet në bazë të gradëve të cilat mbart.
 Deri në 15 gradë, skolioza trajtohet me ushtrime për posturën nga fizioterapisti.
 Nga 20-30 gradë skolioza trajtohet me bust rregullues edhe fizioterapi.
 Mbi 35 gradë trajtohet me bust rregullues edhe vlerësohet si rast për kirurgji.
 Ndërsa kifoza është një kurbaturë dorsale, e cila duket në profil edhe nëse kalon 35 gradët
konsiderohet si anormale, edhe pse trajtimi duhet filluar më parë. Kifoza është mjaft e dukshme,
sepse kolona merr një pamje të përkulur në pjesën e kurrizit.
 Këto deformime të shtyllës kurrizore, mjaft të dëmshme për shëndetin e fëmijës, mund të
evidentohen nga prindërit në momentin që fëmijët zhvishen ose shfaqin një problem, nga
mësuesi i fizkulturës ose doktoresha e shkollës.

Cilat janë rreziqet që mbartin këto deformime edhe shenjat e tyre?

 Rrezikshmëria e tyre qëndron në faktin që nëse këto deformime nuk kapen dhe trajtohen në
kohë deri në moshën 18 vjeç, më vonë është e vështirë të kemi ndryshime të dukshme pasi
kocka ka arritur një pjekuri të saj. Rrezikshmëria arrin deri në fatalitet në rastet të cilat janë mbi
40 gradë.
 Rreziku tek femra qëndron në faktin që femra do të bëhet nënë dhe në vitet e ardhshme do të
ketë edhe presionet e lindjes.
 Ato deformime të cilat janë në nivelin torakal, rrezikojnë të shtypin edhe organet duke penguar
frymëmarrjen.
 Përveç një rreziku estetik, deformimet sjellin lodhje të shpejtë, pengesë në frymëmarrje,
dhimbje të shpinës etj.
 Personat që janë me skoliozë, duhet të dinë që skolioza nuk shkon asnjëherë 0 gradë, por ajo
duhet të trajtohet edhe të mirëmbahet në atë gradë që nuk është e dëmshme.

11
Disqet intervertebrale

Shtylla kurrizore është e lëvizshme dhe resistente fal disqeve ndërvertebror që ndajnë një rruazë
nga tjetra. Disqet ndërvertebror funksionojnë si amortizator të vërtetë duke lejuar kështu bartjene
e dhe shprendarjen e peshes dhe zvogëlojnë përplasjet gjatë aktiviteteve ditore. Disqet
ndërvertebrore shërbejnë për më tepër për të shpërndarë më mire fuqinë dhe lehtësojnë lëvizjen.

Disqet intervertebrale janë të sheshtë dhe të rrumbullakët, dhe rreth një cm të trasha. Ata janë të
përbërë nga dy komponente:

 Annulusfibrosus
Kjo është strukture e e jashtme e diskut është si unazë fleksibile e forte dhe e ashpër. Ajo i
ndihmon lidhjen e rruazave.

 Nucleupulposus
Kjo është e butë si-pelte, dhe është qendra e annulus.fibrosus Ajo i jep diskut aftësitë e
amortizimit të peshës (shock-absorbing capabilities).

Dhimbja e shpines është e ndryshme nga një person në tjetër. Dhimbja mund të ketë një fillimin
të ngadaltë apo të vijë papritur.Dhimbja mund të jetë me ndërprerje pra të shfaqet here pas here
ose e vazhdueshme. Në shumicën e rasteve, dhimbja e mesit zgjidhet vetë brenda disa javësh.

Faktorët e riskut

 Ngritja e peshave të rënda, pa një pozicion të duhur të shpinës apo mesit. Pra nëse
kryeni një punë të vazhdueshme në një pozicion të keq për belin dhe të mbingarkuarit e
kësaj zone (sforcimi).

12
 Disa lëvizje të shpejta të mesit në rotacion ose përkulje të shpejtë / lëvizje te extensionit
(drejtimit) të shpinës.
 Disa aktivitete sportive të tepërta dhe të bëra pa përgatitje adekuate fizike.
 Një stil jetese sedentare pa aktivitet fizik apo aktivitete sportive gjithashtu rritsin
rrezikun për të zhvilluar një discopathy për shkak të mbështetjes (supportit) të
pamjaftueshme të muskujve dhe mbrojtjes së shpinës.
 Aktivitetet të përsëritura që tendosin shpinën . Shumë punë fizike kërkojnë ngritje
peshash konstante, shtyrje, tërheqja, përkuja apo lëvizjet gjarpëruese. Përdorimi I
lëvizjeve dhe teknikave të sigurta mund të ndihmojë në mbrojtjen e shpinës.
 Pesha. Të jesh mbi peshë shtohet stresi i ushtruar në disqet e mesit si dhe dobësia e
muskujve
 Ngarje të shpeshta të makinës. Qëndrimi ulur për periudha të gjata kohe, plus dridhjet-
vibrimet nga motori i makinës, mund të vënë në presion disqet dhe shpinën tuaj.
 Pirja e duhanit. Besohet se pirja e duhanit zvogëlon furnizimin në oksigjen të disqeve
dhe shkakton degjenerimin më të shpejtë.
 Gjatë pleqërisë si pasojë e dobësimit dhe degjenerimit të disqeve
 Gjinia. Meshkujt mes moshës 30 dhe 50 kanë më shumë gjasa që të ketë hernie diskale
se sa femrat
 Faktorët gjenetik që lidhen me degjenerimin e hershëm të indeve kanë qenë postulatit
edhe si shkak të mundshëm të përkeqësimit disqeve (studim i kohëve të fundit, për
momentin pa konkluzione të qarta).

PROBLEMET E DISQEVE

Lëndimi i Disqeve

13
Disa njerëz zhvillojnë dhimbje mesi që nuk kalon brenda disa ditësh. Kjo mund të thotë se ka një

dëmtim në një disk.

Çarja apo grisje e Diskut

Çarje të vogla në pjesën e jashtme të diskut (annulus), ndonjëherë ndodhë me plakjen. Disa
njerëz me çarje të diskut mund të mos kenë asnjë dhimbje . Të tjerë mund të kenë dhimbje që
zgjat për disa javë, muaj, ose edhe më të gjatë. Një numër i vogël i njerëzve mund të zhvillojë
dhimbje të vazhdueshme që zgjat për vite dhe është mjaft invazlidizuese. Pse disa njerëz kanë
dhimbje dhe të tjerët nuk kanë nuk dihet mirë.

Hernia diskale

Një tjetër lloj i zakonshëm i lëndimeve diskale është ‘rrëshqitja e diskut’ që në gjuhën mjekësore
quhet hernie diskale.

Hernia diskale është një prej shkaktarëve të shpeshtë të dhembjeve të shpinës. Simptomat më të
shpeshta të hernies diskale lumbale mund të jenë dhembja përgjatë këmbës si dhe humbje të
ndjeshmërisë përgjatë këmbës; varësisht prej nivelit ku ka ndodhë hernia vjen deri te ndryshimi
sensitiv i zonës nga nervi i komprimuar.

Po ashtu, ndrydhja e rrënjës nervore mund të shkaktoj rënie të forcës muskulore duke shkaktuar
edhe dobësim të forcës muskulore të shputës dhe tërë këmbës.

14
Per parandalimin e deformimit te shtylles kurrizore
Disa rregulla të rëndësishme për tu ndjekur nga prindërit:

1. Tërhiqni here pas here vëmendje fëmijëve, të mbajnë pozicionin drejt të trupit gjate gjithe
dites.
2. Rregjistrojini minimalisht dy here në javë në aktivitete fizike jashtëshkollore, si : sporte të
ndryshme sipas grupmoshës, not, futboll, basketboll, karate, balet, tenis.
3. Mos lejoni që fëmija juaj, të shtrihet në divan apo krevat gjatë kohës që shikon TV apo loz me
lojra elektronike.
4. Ai apo ajo të përdorë çantë
me rrota me dorezë të gjatë (minivalizhe), për të evituar
mbajtjen e ngarkesës në shpinë. Në të kundërt, përdorini të dy krahët e çantës
.
5. Sigurohu që fëmija të mos shohë TV, të lozë kompjuter apo të rrijë ulur, pa bërë një pushim,
jo më shumë se 20 minuta.
6. Mundohuni që fëmijët të mos i shoqëroni me makinë për në shkollë, pasi e ecura është një
pjesë e rëndësishme e regjimit ditor të aktivitetit fizik.
7. Ndonjëherë herë, çantat e shkollës i shkaktojnë fëmijëve dhimbje në qafë si dhe në shpatull.

Për ti shmangur këto, ndiqni këto rregulla:

Qëndroni drejt. Nëse çanta ju shtyn në përkuljen e trupit apo


animin nga njëra
anë e trupit, do të thotë që fëmija po mban një ngarkesë më shumë seç duhet.
-
Kufizoni peshën. Mundohuni të mbani sa më pak libra që të jetë e mundur.
-
Jepini mundësi kurrizit të pushojë. Kur mundeni, lëreni çantën në dollap dhe
merrni vet
ëm çfarë ju duhet.
Fëmijëve po u deformohet shtylla kurrizore si rrjedhojë e rëndesës së çantave dhe
lojrave në celular
.

Kirurgët pohojnë se numri i fëmijëve midis moshës 8 –18 vjeç, të cilët ankohen për dhimbje të
mesit, pasojë e deformimeve të shtyllës kurrizore,po rritet. Ekspertët konfirmojnë se
adoleshentëpo shfaqin gjithmonë e më shumë deformime tështyllës
kurrizore,rrjedhojëemodernizimit të shoqërisë civile.Ky fenomen modern, siç thonë ekspertët, i
cili shkakton deformim të shtyllës kurrizore dhe në disa raste hernie diskale, skoliozë, vjen si
rezultat i mbajtjes së çantave të rënda, apo luajtjes për orë të tëra me celular apo lojra
elektronike. Madje,ekspertët thonë që nuk ka asnjë diferencë si një person që punon me orë të
tëra në fabrikë ashtu edhe një fëmijë që kalon mbi 8(tetë)orë

15

You might also like