Professional Documents
Culture Documents
Është një kockë në formën e gërmës S ,e cila bën lidhjen e proçesit akromial me
sternumin .Si çdo kockë tjetër edhe klavikula gjatë një traume ,aksidenti
automobilistik ,rrëshkitjeje ,apo situata të ndryshme mund të pësojë frakturë.
Kjo nga që nuk ka muskulaturë që ta mbulojë .Në momentin që ndodh
frakturimi gjithmonë kur pacienti është koshjent ai merr një pozicion mbrojtës
duke flektuar bërrylin ,krahun të mështetur për trup dhe kokën e përkulur në
anën e frakturës për të laksuar muskulin sternokleidomastoid ,supin e varur
poshtë dhe dora tjetër vendoset poshtë dorës që ka ndodhur frakturimi për të
eleminuar lëvizjen .Në 80℅ të rasteve frakturimi ndodh në mes ose në 1/3 e
gjatësis së klavikulës .Pjesa më e madhe e frakturave të klavikulës trajtohen
nëpërmjet imobilizimit me gips në formë tetësh ose bendazhimit elastik .
Frakturat e humerusit
Humerusi është një kockë e ekstremitetit të sipërm me një gjatësi rreth 30 cm që bën lidhjen e
shpatullës me parakrahun .Ka tipe të ndryshme frakturimi të humerusit ku mund të
përmendim ,fraktura e koli-humerit , të humerusit ,suprakondilare humerusi të cilat vijnë nga
një traum ,aksident ,ose mund të jetë frakturë patologjike .Frakturat e koli –humerit janë vënë
re që ndodhin më shpesh te gratë në moshë të thyer .Pacienti pasi ka pësuar frakturë në
humerus , krahun e mban të varur duke I ardhur në ndihmë vetes me dorën e padëmtuar.
Frakturat e koli- humerit trajtohen nëpërmjet imobilizimit me dezhare (fasho
tubulare) , lidhje specifike duke e mbajtur krahun në një pozicion 90 gradë të
ngjeshur për trup gjë që siguron lehtësimin e dhimbjes .
Raste të veçanta të cilat nuk mund të trajtohen nëpërmjet këtij imobilizimi
tentohen të reponohet nëpërmjet vendosjes së gipsit rëndues dhe të varur .Me
këtë të fundit do të kuptojmë vendosjen e disa shtresave prej gipsi cirkular nga
supi deri te kyçi I dorës .Fashoja që vendoset në qafë kapet në llastikun e
dorezës(doreza të zakonshme që përdoren gjatë manipulimeve) të vendosur
pranë kyçit të dorës mbi gips, duke krijuar në këtë mënyrë varjen .Rruga më
ekstreme ,kur nuk kemi sukses me metodat e sipër përmendura ,është ndërhyrja
kirurgjikale me sintezë ose protezë . Frakturat që ndodhin në trupin e humerusit
mund të jenë transversale ,oblike me ose pa fragmente etj .Pjesa më e madhe
trajtohen nëpërmjet një gipsi në formë <U-je> ditën e parë dhe pas 5-7ditësh
gips rëndues I varur .Frakturat transversale janë problematike të cilat mund të
trajtohen nëpërmjet një gipsi jo rëndues ,kjo sepse rrezikon zhvendosjen e
kockës .Raste të cilat paraqesin dëmtime të nervit si dhe raste që mund të kenë
"kafshim" të muskulit nga fraktura zgjidhen me sintezë (pllakë me vida) në
rrugë kirurgjikale .
Imobilizimi me gips rëndues zgjatë për një periudhë 6 javore .Më pas vendoset
një gips në formë sarmientoje që do të thotë; vendosjen e gipsit nga supi deri te
brryli .Nëse një frakturë transversale pas 6 javësh nuk paraqet asnjë shenjë
konsolidimi ,pseudoartroza është e pa evitueshme .Në këtë rast trajtimi është
kirurgjikal duke bërë fiksimin e fragmenteve me pllaka e vida metalike ose
fiksator ekstern shoqëruar ose jo me transplant kockor .Frakturat e hapura dhe
me armë zjarri të cilat mund të pësojnë dhe dëmtim të nervit radial ose nervave
të tjerë zakonisht preferohet imobilizimi me fiksator ekstern .
Diagnozat infermierore
Si për frakturën e klavikulës dhe të humerusit diagnozat e mundëshme janë :
Ndërhyrje infermjerore.
Rezultatet e pritshme