You are on page 1of 2

INSTITUTI I STATISTIKAVE

#01021

Instituti i Statistikave (INSTAT), kërkon të punësojë punonjës me kontratë pune në


pozicionet:

24 anketues GIS në 9 (nëntë) bashki të territorit të vendit, përkatësisht bashkitë Fushë


Arrëz, Dibër, Durrës, Tiranë, Kamëz, Selenicë, Korcë, Pustec,Dropull.

TITULLI I SHPALLJES 24 ANKETUES GIS NË KUADËR TË PROJEKTIT PILOT TË CENSIT TË POPULLSISË DHE
BANESAVE

Termat e referencës:

-Anketuesi është personi përgjegjës për përditësimin e hartës së zonës së censit dhe plotësimin e formularit të
informacionit gjeohapsinor për ndërtesat dhe hyrjet, sipas udhëzimeve të përgatitura nga INSTAT-i;

-Anketuesi është i detyruar të ndjekë me përgjegjësi trajnimin, që do të organizohet nga stafi i INSTAT si dhe të studiojë
udhërrëfyesin përpara se të shkojë në terren;

-Anketuesi duhet të respektoj kodin e etikës, të sillet në mënyrë korrekte, të jetë i komunikueshëm dhe këmbëngulës për
të marrë informacionin e kërkuar;

-Bazuar në Ligjin Nr. 17/2018 “Për Statistikat Zyrtare”, anketuesi duhet të respektojë rregullat e konfidencialitetit;

-Të vizitojë çdo ndërtesë të re (sipas kritereve të përcaktuara në manual) të raportuar nga anketuesi i Censit dhe të
mbledhë informacionin në pajisjen mobile (tablet) në mënyrë korrekte dhe të plotë mbi ndërtesën dhe hyrjen apo hyrjet e
saj;

-Në rast se anketuesit do t’i kërkohet informacion nga qytetarët për detyrën që po ushtron, duhet të jetë i gatshëm t’i
sqarojë ata për çdo hollësi;

-Anketuesi, në çdo rast dhe në mënyrë të padiskutueshme duhet të prezantojë veten nëse i kërkohet dhe të tregojë mjetin
identifikues dhe autorizimin e INSTAT-it, sepse kjo siguron vlefshmërinë dhe besueshmërinë e tij;

-Për problemet e ndeshura gjatë terrenit të vihet në dijeni, zyra rajonale dhe/ose Sektori i Gjeoinformacionit në INSTAT;

-Detyrat, funksionet dhe përgjegjësitë e anketuesit nuk mund t’i transferohen personave të tretë;

-Të zbatojë afatet e vendosura për kryerjen e punës;

-Të kontaktojë stafin e GIS në Institutin e Statistikave për sqarime rreth paqartësive që mund të ketë në lidhje me punën;

-Të mos dëmtojë apo të humbasë asnjë nga materialet që do t’i vihen në dispozicion në kuadër të përmbushjes me
sukses të punës së ngarkuar, në veçanti të tabletit dhe informacionit gjeohapësinor të mbledhur;

-Të mos përcjellë tek persona të paautorizuar tabletin, hartën dhe çdo material tjetër nëpërmjet fotokopjimit, skanimit,
apo çdo lloj forme të transmetimit elektronik të të dhënave;

-Për çdo problem me pajisjen elektronike (tablet) duhet të kontaktojë stafin e GIS;

-Anketuesi, në çdo rast dhe në mënyrë të padiskutueshme duhet të prezantojnë veten nëse i kërkohet dhe të mbajë
gjithnjë dhe në vend të dukshëm mjetin identifikues dhe autorizimin e INSTAT-it, sepse kjo siguron vlefshmërinë dhe
besueshmërinë e tij.

Kriteret e përzgjedhjes:

-Të jetë shtetas shqiptar;


-Të ketë përfunduar minimalisht arsimin e mesëm;
-Të ketë njohuri të mira në orientimin në terren;

-Të jetë banor i bashkisë ku do të kryhet përditësimi i hartave;

-Të njohë mirë terrenin ku do të kryhet përditësimi i hartave;

Informacione te tjera:Periudha e mbledhjes se te dhenave ne terren: 04.10.2021 - 15.11.2021 (6 jave)

Afati i aplikimit:8/31/2021

Aplikimi realizohet nëpërmjet faqest së Institutit të Statistikave në seksionin e vëndeve vakante për pozicionet me
kontrata të përkohëshme.

Ju duhet të hyni / rregjistroheni më parë në sistem për të aplikuar për këtë pozicion pune
(http://rekrutime.instat.gov.al/aplikant)

You might also like