You are on page 1of 3

Tiranë, 2 Tetor 2020

NJOFTIM PËR VEND VAKANT

Titull i Pozicionit: Gazetar Investigativ

Raporton Pranë: Kryeredaktorit të Qendrës/Drejtuesit të Projektit

Kohëzgjatja e Pozicionit: Me kohë të plotë 70%, Dhjetë (10) Muaj me mundësi zgjatjeje, bazuar në
performancën e projektit dhe të punësuarit

Shpërblimi Financiar Bazë: $400* (Neto) në muaj

Rreth ACQJ

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ) është një organizatë jo politike, e pavarur dhe
jofitimprurëse e drejtuar nga profesionistë të rinj me seli në Tiranë, Shqipëri. Ekipi kryesor përbëhet
nga profesionistë të rinj me një sfond në media dhe ligj. Fokusi kryesor i Qendrës është trajnimi dhe
shkëmbimi i informacionit midis gazetarëve hulumtues të rinj dhe të ardhshëm dhe promovimit të
gazetarisë etike përmes mjeteve të ndryshme në dispozicion.

Qëllimi kryesor i Qendrës është rritja e cilësisë së raportimit dhe shkrimit të lajmeve, standardeve të
gazetarisë, etikës profesionale të gazetarëve të rinj, zgjerimit të përpjekjeve të bashkëpunimit me
institucionet arsimore / trajnuese apo organizatave të tjera në fushën e gazetarisë, për të rritur
kapacitetet njerëzore / profesionale dhe materiale në fushën e gazetarisë, për Republikën e
Shqipërisë; trajnimi i gazetarëve në fushën e hulumtimit, raportimit dhe shkrimit të lajmeve të formës
së gjatë; trajnimi i gazetarëve në përdorimin e mjeteve dhe burimeve të ndryshme për kryerjen e
veprimtarisë së hulumtimit dhe raportimit të lajmeve; dhe krijimit të një klime të bashkëpunimit
ndërmjet profesionistëve të fushës.

Termat e Referencës

ACQJ ka filluar zbatimin e projektit “Sinjalizo!”, mbështetur nga National Endowment for Democracy,
i cili ka në themelin e tij rritjen e transparencës së autoriteteve publike, përmes vendosjes në
dispozicion të publikut të një platforme digjitale, tërësisht të anonimizuar (SecureDrop), me qëllim
mundësimin e këtyre të fundit të sinjalizojnë dhe denoncojnë veprimtarinë korruptive dhe të
paligjshme të aktorëve institucional dhe më gjerë.

Duke u mbështetur në këtë platformë, ACQJ do të prodhojë hulumtime të thelluara bazuar në


informacionin e vënë në dispozicion nga sinjalizuesit dhe publiku dhe do të mbrojë drejtat ligjore të
sinjalizuesit përmes përdorimit të teknikave të përparuara të IT. ACQJ do të sigurojë këshilla dhe
ndihmë për sinjalizuesit për përdorimin e një sistemi të sigurtë të depozitimit të informacionit, dhe do
të rrisë perceptimin e publikut për sinjalizimin si një mjet efektiv antikorrupsion dhe llogaridhënës.
Sistemi i paraqitjes me burim të hapur për organizatat e medias do të lejojë ndarjen e sigurtë të
informacionit midis sinjalizuesve dhe gazetarëve, për rastet e keqpërdorimit të pushtetit, rastet e
korrupsionit dhe abuzimit me pozicionet zyrtare, por jo vetëm.

Për arritjen e këtyre qëllimeve, ACQJ synon punësimin me kohë të plotë të dy (2) gazetarëve hulumtues
me angazhimin dhe përgjegjësitë e mëposhtme:

Detyrat dhe Përgjegjësitë Themelore

- Marrja e informacionit përmes Platformës SecureDrop dhe më gjerë – Vëzhgimi dhe marrja e
informacionit nga të gjitha burimet përkatëse.
- Identifikimi i Objekteve, Veprimeve dhe Ngjarjeve - Identifikimi i informacionit duke
kategorizuar, vlerësuar, njohur dallimet ose ngjashmëritë, dhe duke zbuluar ndryshimet në
rrethana ose ngjarje.
- Dokumentimi / Regjistrimi i Informacionit - Futja, transkriptimi, regjistrimi, ruajtja ose
mirëmbajtja e informacionit në formë të shkruar ose elektronike.
- Vlerësimi i informacionit për të përcaktuar përputhshmërinë me standardet - Përdorimi i
informacionit përkatës dhe gjykimit individual për të përcaktuar nëse ngjarjet ose proceset
përputhen me ligjet, rregulloret ose standardet.
- Vlerësimi i Karakteristikave të Vlerësueshme të Produkteve, Ngjarjeve ose Informacionit -
Vlerësimi i madhësive, distancave dhe sasive; ose përcaktimin e kohës, kostove, burimeve ose
materialeve të nevojshëm për të kryer një aktivitet pune.
- Ndjekja e udhëzimeve të Kryeredaktorit dhe përpilimi I artikujve investigativë, bazuar në
informacionin e përftuar nga platforma e sinjalizuesve dhe informacioni i përftuar nga burime
parësore dhe dytësore.
- Përpilimi dhe publikimi i artikujve hulumtues të formatit të shkrimit të gjatë.
- Bashkëpunimi me anëtarët e tjerë të stafit për të çuar përpara misionin e tyre për të lufutar
korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin, dhe rritjen e llogaridhënies nga aktorët shtetëror.

Komunikimi dhe Organizimi i Punës

- Komunikimi me Personat Jashtë Organizatës - Komunikimi me njerëz jashtë organizatës, duke


përfaqësuar organizatën te subjektet e historisë, publiku, qeveria dhe burime të tjera të
jashtme. Ky informacion mund të shkëmbehet personalisht, me shkrim, ose përmes telefonit
ose postës elektronike.
- Vendosja dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve ndërpersonale - Zhvillimi i marrëdhënieve
konstruktive dhe bashkëpunuese të punës me kolegët dhe palët e treta;
- Organizimi, Planifikimi dhe Priorizimi i Punës - Zhvillimi i qëllimeve dhe planeve specifike për
prioritizimin, organizimin dhe përmbushjen e punës suaj.
- Komunikimi me Kryeredaktorin dhe kolegët - Sigurimi i informacionit për mbikëqyrësit,
bashkëpunëtorët dhe vartësit përmes telefonit, në formë të shkruar, postë elektronike ose
personalisht.
- Marrja e vendimeve dhe zgjidhja e problemeve - Analizimi i informacionit dhe vlerësimi i
rezultateve për të zgjedhur zgjidhjen më të mirë dhe zgjidhjen e problemeve.

Kualifikimet dhe atributet personale

- Të keni përfunduar studimet pasuniversitare në gazetari dhe komunikim (Cikli Master


Shkencor).
- Të paktën 2 vjet përvojë në media të shkruar, online dhe vizive, në fushën e programacionit
ekonomik, social, hulumtues, politik.
- Njohuri mbi metodat, teknikat dhe praktikat më të mira të gazetarisë hulumtuese.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi.
- Zotërim i gjuhës angleze dhe gjuhe të dytë është një atribut i mirëpritur.
- Integriteti i lartë i punës është një parakusht.

Kandidatët potencial kërkohet që të paraqesin një Curriculum Vitae dhe një letër motivuese (~500
fjalë) për arsyet dhe qëllimet e interesimit në pozicionin vakant, në adresën e mëposhtme elektronike,
me titull në subjekt “Aplikim_Sinjalizo_Gazetar_[Emer+Mbiemer]”.

Aplikimet do të pranohen vetëm në mënyrë elektronike në adresën info@qualityjournalism.com.al


dhe nuk do të pranohen dorazi në zyrën e Qendrës. Të gjithë aplikantët do të marrin një konfirmim që
aplikimi i tyre elektronik është marrë. Megjithatë, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e
shkurtuar do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit për aplikime është data 16 Tetor 2020.

*Pagesa mujore i nënshtrohet ndryshimeve në kursin e këmbimit USD/ALL

You might also like