You are on page 1of 7

Informata themelore për pozitën – Asistent administrativ

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë po thuajse 99 për qind e të gjitha


propozim ligjeve sillen nga Qeveria, ndërsa përafërsisht dy të tretat e të gjitha
amendamenteve gjatë periudhës së kaluar legjislative (2006 – 2008) ishin
përgatitur nga deputetët. Përmirësimi i kapaciteteve të pavarura hulumtuese për
përgatitjen dhe shqyrtimin e ligjeve do t’u mundësojë deputetëve që ta
përmbushin rolin e tyre kushtetues të institucionit të pavarur ligjvënës dhe
mbikëqyrës. Duke pranuar rëndësinë e përforcimit të kapaciteteve të këtilla dhe
me përkrahjen e të gjitha grupeve parlamentare, Kuvendi miratoi një Ligj për
Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në gusht të vitit 2009 me të cilin
parashikohet themelimi i Institutit Parlamentar në kuadrin e shërbimit të
Kuvendit.
Rezultati kryesor i pritur nga themelimi i Institutit Parlamentar është krijimi i një
trupi të pavarur dhe profesional brenda Kuvendit që ofron informata, hulumtime
dhe analiza, trajnime në vendet e punës dhe korrespondencë me opinionin.
Neni 42 i ligjit për Kuvendin, i miratuar në gusht të vitit 2009, shërben si bazë
që Kuvendi të themelojë Institutin Parlamentar, me qëllim që të fuqizohen
kapacitetet ligjvënëse dhe mbikëqyrëse, nëpërmjet hulumtimeve dhe analizave
në kohën e duhur, objektive dhe të pavarura.

Njësia për Analiza juridike:

 kryen hulumtime dhe analiza për deputetët, trupat punuese dhe


këshillat e Kuvendit, me kërkesën e tyre në sferën e drejtësisë dhe të
integrimeve evropiane;

 kryen hulumtime dhe analiza të propozim ligjeve, ligjeve ekzistuese dhe


akteve të tjera, si dhe të harmonizimit të tyre me legjislacionin e BE-së;

 zhvillon ekspertiza, shkathtësi hulumtuese dhe analizuese për


organizatat e tjera ndërkombëtare dhe ndërqeveritare, siç janë Këshilli i
Evropës, Kombet e Bashkuara, NATO, OSBE, OECD dhe të tjerë sipas
kërkesës;

 bashkëpunon me Qendrën Evropiane për Hulumtime dhe Dokumentim


Parlamentar (QEHDP) dhe shtetet anëtare të tij;

 përgatit informata dhe vlerësime profesionale në lidhje me marrëveshjet


ndërkombëtare që duhen ratifikuar dhe përgatit analiza e mendime për
ndikimin e tyre në vend;

 planifikon, zhvillon dhe mirëmban protokollet e zyrës si dhe sistemet


administrative në kuadrin e Institutit Parlamentar;

 jep mbështetje administrative dhe teknike udhëheqësit të sektorit;

 bën përkthime në kohë të duhur të dokumenteve që i kërkon


udhëheqësi i sektorit; dhe

 siguron mendime dhe pikëpamje të organizatave e të institucioneve


qytetare, të grupeve ekspertësh, institucioneve akademike dhe të
ekspertëve të veçantë, që janë të nevojshme për shqyrtimin e
gjithëmbarshëm të temave të propozuara si dhe kërkesave të
shfrytëzuesve të shërbimeve të Institutit Parlamentar.

Në këtë sektor do të punësohen 5 veta dhe një praktikant. Sektori do të


udhëhiqet nga personi përgjegjës për realizimin e hulumtimeve juridike, ndërsa
do të përfshijë edhe tre veta për hulumtime juridike dhe një asistent administrativ.

Përshkrimi i vendit të punës

EMËRTIMI I VENDIT TË PUNËS: Asistent administrativ

TITULLI I VENDIT TË PUNËS: Bashkëpunëtor

NJËSIA: Njësia për Analiza ligjore, Sektori për Analiza të Përgjithshme


dhe Integrime Evropiane, Instituti Parlamentar

PËRGJEGJËS PARA: Udhëheqësit të njësisë për analiza ligjore

PËRGJEGJËS PËR: Administrim dhe udhëheqje me zyrën e Sektorit për


Analiza të Përgjithshme dhe Integrime Evropiane

VENDI: Kuvendi

Qëllimet kryesore të vendit të punës:

1. Sigurimi i gjithëmbarshëm i shërbimeve administrative dhe sekretariale për


Sektorin për Analiza të Përgjithshme dhe Integrime Evropiane.

Përgjegjësitë e punës:

1. Ofron shërbime administrative në kohë të duhur sipas protokolleve zyrtare


dhe sistemeve administrative, të vendosura nga Udhëheqësi i Institutit
Parlamentar dhe të miratuara nga Udhëheqësi i Sektorit.

2. Shkruan në kompjuter, përpunon tekst, bën arkivimin dhe kryen shërbime të


tjera administrative për të punësuarit në Sektorin për Analiza të Përgjithshme dhe
Integrime Evropiane.

3. Mirëmban ditarin e punës së Sektorit sipas kërkesës së Udhëheqësit të


sektorit.

4. Mban evidencë për shpenzimet që të arrihet pagueshmëri (ekonomizim) e


mjeteve të shpenzuara.

5. Siguron shërbime cilësore përkthimi me shkrim e me gojë në kohë të duhur


për Udhëheqësin e sektorit.
6. U përgjigjet pyetjeve të përgjithshme të deputetëve, të të punësuarve dhe
individëve të tjerë brenda Sektorit për Analiza të Përgjithshme dhe Integrime
Evropiane, veçanërisht në mungesë të të punësuarve të tjerë.

7. Mban shënime të kontakteve dhe vendimeve të marra sipas kërkesës së


Udhëheqësit të sektorit.

8. Shkruan procesverbale mbledhjesh dhe i shpërndan të njëjtat sipas


kërkesave të Udhëheqësit të Sektorit.

9. Merr pjesë në veprimtaritë e lidhura me mbikëqyrjen e të arriturave,


trajnimin si dhe në aktivitete për zhvillim profesional, për të siguruar zhvillim
profesional të vazhdueshëm të administratës dhe të punës së Kuvendit në
përgjithësi.

10. Bashkëpunon me të të punësuarit në Sektor si dhe me të punësuarit e


njësive të tjera, për të siguruar veprimtari efektive, të drejtë dhe transparente të
Kuvendit.

Treguesit kryesorë të realizmit:

1. Cilësi dhe shpejtësi gjatë realizimit të detyrave administrative për


Udhëheqësin e Sektorit dhe për të punësuarit e Sektorit.

2. Aftësi për të demonstruar drejtësi dhe transparencë gjatë aktiviteteve dhe


gjatë ofrimit të shërbimeve për Sektorin për Analiza të Përgjithshme dhe
Integrime Evropiane.

Kufizim kompetencash:

1. Marrëveshjet e lidhura për kryerjen e detyrave duhet të jenë pjesë e


planeve të kontraktuara më parë me Sektorin për Analiza të Përgjithshme dhe
Integrime Evropiane.

2. Asnjë deklaratë publike në lidhje me Kuvendin nuk duhet bërë pa pëlqimin e


Udhëheqësit të Sektorit për Analiza të Përgjithshme dhe Integrime Evropiane ose
pa pëlqimin e Udhëheqësit të Institutit Parlamentar apo Sekretarit të
Përgjithshëm a Kryetarit të Kuvendit.

3. Të gjitha shpenzimet duhet të jenë pjesë e planit dhe buxhetit të akorduar


dhe të kryhen sipas procedurave përkatëse të furnizimit.
Kualifikimet dhe aftësitë personale
*shih tabelën

POZITA: Asistent administrativ

NJËSIA: Njësia për analiza juridike, Sektori për Analiza të Përgjithshme dhe
Integrime Evropiane, Instituti Parlamentar

PËRMBLEDHJE: Asistenti administrativ në Sektorin për Analiza të


Përgjithshme dhe Integrime Evropiane do të jetë përgjegjës që të sigurojë
mbështetjes për udhëheqësin e Sektorit. Bartësi i këtij posti do të duhet të jetë i
aftë të dëshmojë kualifikime dhe përvojë paraprake punuese në administratë,
veçanërisht në sigurimin e shërbimeve kualitative, të drejta dhe transparente në
Kuvend.

Të punësuarit në Institutin Parlamentar detyrat duhet t’i kryejnë me


përgjegjësi, profesionalisht, me efikasitet dhe në afat të caktuar në pajtueshmëri
me Kushtetutën, Ligjin dhe Kodin Etik për Nëpunës Shtetëror, siç është
përcaktuar me nenet 18 dhe 28 të ligjit për nëpunës shtetërorë. Sipas kësaj
dispozite, çdo i punësuar është i obliguar t’i kryejë detyrat e veta në mënyrë të
paanshme, pa rënë nën ndikimin e partive politike, të mos lejojë që të
mbizotërojnë bindjet e veta politike, interesat personale financiare, të mos e
keqpërdor pozitën e tij ose statusin e nëpunësit shtetëror dhe të mbrojë
reputacionin e organit. Nga të punësuarit pritet që të mos e komprometojnë
statusin e nëpunësit shtetëror as edhe kryerjen e punëve zyrtare edhe pse janë
anëtarë të ndonjë partie politike e mund të marrin pjesë në aktivitetet partiake.
Ata nuk duhet të bartin e as të ekspozojnë simbole partiake në vendet e punës
dhe nuk duhet në mënyrë të drejtpërdrejtë të marrin pjesë në fushata zgjedhore
dhe në paraqitje të tjera publike të këtij karakteri. Në pajtueshmëri me Kodin Etik
për nëpunës shtetërorë, të punësuarit do të jenë të pavarur dhe të paanshëm në
kryerjen e detyrave profesionale si dhe do të lënë anash çdo aktivitet të jetës së
tyre private që mund ta zvogëlojë besimin e opinionit ndaj administratës
shtetërore.

Udhëzues për përzgjedhje dhe punësim marrë nga Standardet e


resurseve njerëzore të Agjencisë për administratë

Agjencia për administratë në shtator 2009 (atëherë Agjencia për nëpunës


shtetëror) publikoi një Udhëzim për resurset njerëzore, i cili paraprakisht u
miratua nga Qeveria, si një qasje për praktikë të mirë në Republikën e
Maqedonisë. Udhëzimi për përzgjedhje dhe punësim përcakton hapat e
mëposhtëm gjatë punësimit të administratorëve shtetëror. Në kllapa është
përmbledhur procesi i punësimit të personelit të Institutit Parlamentar.

1. Definimi i vendit të punës

2. Përcaktimi i kritereve të përzgjedhjes në bazë të përshkrimit të vendit të


punës (përgatitja e kualifikimeve dhe aftësive personale).

3. Shpallja e konkurseve (publikimi në gazeta, në ueb faqe dhe qarkullimi i


detajeve ndërmjet disa palëve të interesuara).

4. Zbatimi i procesit formal të aplikimit (përdorimi i formularëve për aplikim dhe


testeve objektive).

5. Shqyrtimi i aplikimeve dhe i listës më të ngushtë të kandidatëve për


zgjedhje (lista e kandidatëve të përzgjedhur mbështetet në vlerësimin sa
aplikantët i plotësojnë kriteret e caktuara si të detyrueshme dhe nëse është e
nevojshme edhe kriteret e parapëlqyeshme).

6. Intervjuim i kandidatëve të listës së ngushtë përzgjedhëse (intervistimi i


aplikantëve duke përdorur kriteret e caktuara në Përshkrimin e kualifikimeve dhe
aftësive individuale).

7. Përzgjedhja e kandidatit më të mirë (vendimet e zgjedhjes duhet të


mbështeten në atë se sa kandidatit i përmbushin kriteret e caktuara).

8. Informimi i kandidatëve që janë treguar si të suksesshëm e të


pasuksesshëm (kërkohen rekomandime dhe informata autentike nga kandidati i
suksesshëm).

9. Monitorimi / pasqyrimi (përgjigjja e të gjitha ankesave dhe pasqyrimi i


procesit që lidhen me zbatimin e të drejtës gjatë përzgjedhjes).
Procesi i përshkruar më sipër mbështetet në “Parimin e meritave”. Ky proces
përputhet gjithashtu edhe me pjesën e Udhëzimeve për përzgjedhjen dhe
punësimin e nëpunësve shtetëror i Agjencionit për Administratë, Udhëzimin për
resurset njerëzore.

Deklaratë besueshmërie

Aplikimet për këtë vend pune bashkë me çfarëdo informata tjera të siguruara
do të konsiderohen si të besueshme në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtjen e të
dhënave.
Sipas nenit 25 të Ligjit për nëpunës shtetëror, të gjithë nëpunësit shtetëror
janë të obliguar të mbajnë në fshehtësi çdo lloj sekreti shtetëror ose zyrtar të
përcaktuar ashtu si është e përcaktuar me ligj ose me rregullore të tjera. Ky
obligim është në fuqi për periudhën kohore prej tri vitesh pas ndërprerjes së
punësimit në institucionin shtetëror, siç është përcaktuar në nenin e njëjtë. Në
pajtueshmëri me nenin 6 të Kodit Etik për nëpunës shtetëror, nëpunësi shtetëror
do të mban sekret informatat që ai/ajo e ka marrë gjatë punës së tij/saj falë
pozitës në administratën shtetërore dhe do të siguron mbrojtje të përshtatshme.
Nga të gjithë të punësuarit e Institutit Parlamentar do të kërkohet që të
nënshkruajnë këtë Deklaratë të besueshmërisë, si shenjë e praktikës së mirë.
Unë, (emri e mbiemri) ________________________________ jam i
vetëdijshëm se gjatë punës sime në Kuvend dhe në Institutin Parlamentar do të
kem qasje në informata që mund të jenë të ndjeshme dhe konfidenciale. Së
këndejmi, unë marr obligim që të mos zbuloj asnjë informatë në të cilët kam
qasje falë vendit të punës sime dhe tërthorazi si rezultat i punës sime në Kuvend,
përveçse me lejen e titullarëve të mi.
Në lidhje me informatat me të cilët vij në kontakt, dhe për të cilët mendoj se
janë të karakterit publik për tu zbuluar, do t’i ndjek procedurat e definuara nga
Kuvendi në lidhje me zbulimin e tyre publik.
Unë e kuptoj se zbulimi i sekreteve paraqet kundërvajtje serioze disiplinore
dhe se ajo mund të sjellë për pasojë shkarkimin nga puna dhe ngritjen e
procedurës gjyqësore kundër meje.
Nënshkrimi: Dëshmoi:
Data: Emri e mbiemri i dëshmitarit:

Procedurat e mbikëqyrjes gjatë procesit të përzgjedhjes

Pas përfundimit të procedurës së përzgjedhjes dhe të punësimit, i gjithë


dokumentacioni përfshirë edhe shpalljen për punësim, informimin e kandidatëve,
vendimet për formimin e komisioneve për provime, përshkrimin e vendit të
punës, kualifikimet dhe shkathtësitë individuale, formularët për paraqitje
(aplikim), rezultatet e testimeve (çertifikatat), procesverbalin e punës së
komisioneve të provimeve dhe shënimet e vendimeve gjatë përzgjedhjes do të
mbikëqyren nga titullari përgjegjës për Resurset njerëzore ose nga ndonjë
person tjetër të emëruar nga Kuvendi për ta kryer këtë detyrë. Qëllimi i këtij
revidimi do të jetë të verifikohet se i gjithë procesi është kryer në mënyrën e
duhur.
Çdo kandidat mund të bëjë pyetje lidhur me rezultatet dhe/ose me vendimet e
marra. Kundër vendimit për zgjedhje, kandidati i pakënaqur ka të drejtë për
ankesë deri te Agjencioni për administratë brenda 8 ditësh nga dita e publikimit
të vendimit në internet faqen dhe në tabelën e shpalljeve të Agjencionit.
Agjencioni vendos brenda 8 ditëve pas marrjes së ankesës dhe kundër këtij
vendimit kandidati ka të drejtë për padi para gjyqit relevant brenda 15 ditëve nga
dita e pranimit të vendimit.

Mundësi të barabarta

Kuvendi dhe Instituti Parlamentar obligohen për drejtësi, transparencë dhe


jodiskriminim në të gjitha aspektet e punësimit. Së këndejmi, vendimet për
punësim do të merren në bazë të meritave, duke zbatuar parime të përcaktuara
paraprakisht dhe aplikuar me përpikëri këto kritere.
Politika dhe praktikat e punësimeve gjithashtu synojnë të përgatitet dhe të
mirëmbahet profili i personave të punësuar, që të shpreh shumëllojshmërinë në
Maqedoni për nga mosha, invaliditeti, përkatësia etnike, fetare e gjinore si dhe
orientimi seksual.

You might also like