You are on page 1of 10

SISTEMI LOKOMOTOR

Deformitetet dhe sëmundjet

.
• Sëmundjet e muskujve

Sëmundja e përgjithshme e muskujve quhet shtangimi ose spazma.Ajo karakterizohet me kontraksione të


papritura dhe të pakontrolluara, e përcjellë me dhembje të mëdha.Spazma e muskujve të lëmuar të zorrëve
quhet gërshetim I zorrëve.Atrofia është dëmtimi ose zvogëlimi I madhësisë së muskulit.
Zgjatja dhe tërheqja e muskujve janë lëndime tipike që hpesh I dëmtojnë muskujt.Ngarkesa e madhe afatgjate
mund të shkaktojë heqjen nga vendi të muskujve nga eshtrat ose këputje të ndonjërës nga qelizat
muskulore.Këputja mund të përfshijë edhe struktura tjera ,si bazën e ligamenteve, enët e vecanta të gjakut,
nervat dhe muskujt.
Distrofia muskulore është grup I sëmundjeve trashëguese të indit muskulore.Lloji më I shpeshtë që haset te
fëmijët meshkuj, përfundon zakonisht me vdekje para moshës 10-15 vjecare.Shërimi i kësaj sëmundjeje është
ende I pasuksesshëm.
Mialgjia është quajtur “dhembja muskulore”, kurse miositisi do të thotë ndezje akute e indit muskulor.
Fibrozitisi dmth “ndezja e indit lidhor” dhe ka të bëjë me indet me të cilat lidhen muskujt.Zakonisht paraqitet si
kombinim I sëmundjeve (fibriomiozitis), që është e njohur edhe si reumë apo lumbago.
Shputa e rrafshët është crregullim I përgjithshëm I harkut të shputës në të cilën ndodh lakim nga ana e poshtme,
me cka shputa lëshohet kah baza dhe merr formën e rrafshët.Gjendja e tillë mund të jetë e trashëguar dhe në
ato raste shkakton probleme të vogla.
.

•Distrofia muskulore
• Deofrimitetet

Skeleti tek njeriu, edhe pse është i fortë dhe elastik, sistem ky ku elementet eshtrore janë të lidhura në mënyrë të
përkryer, bjen në çrregullime të ndryshme. Ato më së shpeshti sjellin deri në deformitetet të pjesëve të caktuara
ose të sistemit lokomotor në përgjithësi. Termi deformitet nënkupton çdo shmangje nga forma nomale e ndonjë
pjese të trupit.

Ato mund të ndahen në më shumë grupe. Do të ndalemi në deformitet më të shpeshta.


Deformitetet e lindura (kongenitale), paraqiten si pasojë e çrregullimeve gjenetike dhe manifestohen prej lindjes.
Prej tyre më të shpeshta janë përdredhja (distorzion) e belit, shputë e shtrembur, zvogëlim (sindaktilia) ose rritje
(polidaktilia) i numrit të gishtave, etj.
.

Çregullime endokrine (hormonale) dhe metabolike, kryesisht të lidhur me rregullimin e resorbimit dhe metabolizmit
të kalciumit dhe fosforit përshkak të:
• Çregullime të taitjes së hormoneve të cilët e rregullojnë raportin e kalciumit dhe fosforit në gjak dhe eshtra, ose
• Deficit të vitaminave A, D dhe C në ushqim.
Në periudha të ndryshme të jetës së njeriut kërkesat për kalcium janë të ndryshme. Më e ndijshme është periudha
e rritjes intenzive te fëmijë, te gratë gjatë shtatzanisë, etj.
Njëra nga sëmundjet kryesore të eshtrave në fazën e rritjs ëshrë rakitisi. Paraqitet për shkak të mungesës ës
kalciumit dhe vitaminës D në ushqim. Si rezultat i kësaj mungon krijimi i drejt i pjesës joorganike në eshtra dhe për
këtë arsyje eshtrat bëhen shumë elastike dhe lehtë deformohen  (për shembull në këmbë në formë të shkronjës ’’X’’
ose ’’O’’).
.

Deformitetet të cilat parqiten gjatë zhvillimit të trupit nën ndikimin e faktorëve të jashtëm, tek fëmijët janë lidhura me
ndryshime në boshtin kurrizor. Shkaqet për to janë ulja jo e drejtë ose mbajtja e trupit nga e cila mund të paraqiten
deformitetet të tipit:
•Lakimi anësor i boshtit kurrizor në rrafshin frontal (skolioza)
•Kthesë e rritur e boshtit kurrizor prapa (kifoza)
•Kthesë e rritur e boshtit kurrizot përpara (lordoza) 

•Skelet normal Skolioza Kifoza Lordoza


.

KIFOZA
.

• LORDOZA
.

You might also like