You are on page 1of 38

Sindroma Dupuytren- shkurtim te aponeurozers palamre dhe prek ne menyre

preferrenciale meshkujt. Eshte nje semundje degjenerative qe prek qelizat e specializuara


te indit lidhor :fibroblastet dhe miofibroblastet , te cilat ne saj te 1 demtimi primar
vaskular shumefishohen ne linjen e stresit mekanik duke formuar struktura mjaft te forta
te indit lidhor ne fascen palamre. Prek te dyja duart dhe evolucioni i kesaj sindrome eshte
shume i ngadalte, mund te zgjasi me muaj te tere.

Incidenca eshte 10here me shume e shprehur te meshkujt sesa te femrat,shfaqet pas te 40-
tave. Dhe prek zonen e dores.Eshte me e shpeshte dhe me e rende te personat qe vuajne
nga epilepsia, diabeti,duhanpiresit.

Etiologjia: mosha e 3-te si pasoje e ndryshimit te indit lidhor(fibrotizihet, humbet


elasticitetin)

-Metabolizmi(niveli i larte i sheqerit) /-Vaskulare (mikrotraumat) / -Gjenetike

Klinika: Fillimisht noduset jane te vogla, elastike dhe lokalizohen ne drejtim te tendinit
flektor te gishtit te madh. Me pas keto noduse tentojne qe te bashkohen duke formuar
kordoneqe pengojne ekstensionin e gishtit te unazes dhe te vogel dhe me vone te kycit te
dores. Dhimbja mungon ne kete rast.

Trajtimi fizioterapeutik( postoperator,sepse para kirurgjise noduset nuk e lejone trajtimin)

 Perdorim terapi fizike: US, lazer (ne seancat e para nuk e perdorim TENS-in sepse
e perkeqeson gjendjen) Gjithmone aparaturat perdoren pas mbylljes se plages dhe
formimit te cikatricies.
 Masazhi transversal ne nivel te artikulacionit, na ndihmon qe te largojme
cikatricien.
 Mobilizimet- Realizohen jo vetem ne nivel te gishtave por edhe ne kyc. Ne
menyre agoniste dhe antagoniste.
 Ushtrimet propriceptive (me top si sfungjer, teraband,plastelina etj)
 Kapjet fine,oponenca e gishtit te madh, kapjet globale etj.
Cfare eshte fizioterapia?

Fizioterapia eshte shkenca multidisiplinare qe trajton ne menyre rehabilituese patologjite


e pacienteve me aftesi te kufizuara permanente ose transitore.

Eshte shkenca e rhb e cila synon identifikimin dhe permiresimin e potencialit te


levizjes,permiresimin e cilesise se jetes ,brenda sferave te
promovimit,parandalimit,trajtimit, dhe nderhyrjes fizioterapeutike..
Fizioterapia perdor qasje fizike per te promovuar,ruajtur,dhe rivendosur mireqenien
fizike,psikologjike,dhe sociale .

Trajtimi baze fizioterapeutik? Terapia manuale/modalitete terapeutike/kinezioterapi.


Ushtrime forcuese/ ushtrimet e stretching. Analiza biomekanike/keshillimi/ teknika te
ndryshme.

Bursiti (trajtimi)

Eshte inflamacion i burses, me shpesh ndodh ne regjionin skapular

Trajtimi: medikamentoz, (analgjezik). Fizioterapeutik: terapia manuale,terapia


fizike(TENS,ultratingull,infrared,lazer) krioterapi,ushtrime per forcim te muskujve,
lavjerresi. Trajtimi kirurgjikal, injeksione kortikosteroidesh.

A trajtohet bursiti akut me termoterapi dhe nqs jo pse?

Termoterapia kunderindikohet ne bursitin akut, per arsye se ne fazen akute te bursitit


dominojne shenjat e inflamacionit, dhimbja,skuqje,edeme,temperature e larte dhe limitim
te funksionit. Perdorimi i termoterapise ne kete faze do te perkeqesonte gjendjen, duke
shtuar inflamacionin, qarkullimin e gjakut, rritjen e temperatures, shtim te edemes etj.Ne
kete faze sugjerohet pushim, krioterapi, masazhi ne distance, levizjet ne pragun e
dhimbjes (TENS-i ,ultratingull pas perfundimit te fazes akuteetj.)

Cila eshte elektroterapia me e perdorshme ne rehabilitimin e bursitit?

Elektroterapia me e perdorshme ne rehabilitim e bursitit permendim: TENS dheUS. Tensi


perdoret me 4 eletroda ose 2 porta ne zonat me te dhimbshme te pacientit,kryesisht 2
vendosen ne nivel te supit dhe 2 te tjerat ne fundin e muskulit deltoid.Tensi ndikon ne
reduktim te dhimbjes/inflamacionit dhe kontrakturave muskulare ,me qellim stimulimin
e muskujve. Ndersa US perdoret ne rastin kur kemi prezencen e nje osteofiti ose nje
kalcifikimi ,me kohezgjatje 5-10min.

Cfare protokolli ndiqet per nje pacient distonik me demtim ekstrapiramidal?

Tonusi muskular, kordinimi i gjesteve, duke qene se keto demtime sjellin atrofi
muskulare, zvogelim te forces muskulare, crregullim te tonusit, gjeste fine etj.
Trajtimi: Masazhimi, mobilizime pasive, aktivo-pasive, strecing, stimulim motorik,
propriocepsioni dhe koordinimi, relaksimi, ecja. Pacienti nuk duhet te lodhet.

Teknikat speciale: Neck school- Back to school, Mezieres,Terapia kraniale/spinale etj..

Ushtrimet izokinetike?

Aktivitet dinamik i muskujve i paformuar me nje ritem dhe shpejtesi konstante. Keto
ushtrime perdoren per te rritur forcen muskulare,konsiston ne kontraksionet e ushtrimeve
izometrike.

Kontraksionet dinamike izokinetike eshte me e lehte per pacientin sepse duke zgjedhur
nje shpejtesi te larte kryerje te ushtrimit mund te ulin rezistencen ne pikat ku shfaqet
dhimbja. Izokinetika rrit ne menyre te ndjeshme forcen kur punojme si me shpejtesi te
madhe kontraksioni po ashtu dhe me te vogel ne rastin kur kemi rezistence maksimale.

Hernia diskale (postoperatore).

Hernia diskale eshte zhvnedosja apo dalja e berthames (nukleus pulposus) nga anulus
fibrosus pertej trupave vertebrale. Shkakton dhimbje,postur antalgjike,kontraktura, ulje
te levizshmerise, kufizim te ROM-it.

Etiologjia: Gjenetike,peshat, levizje te perseritura, trauma te kolones,patologji te saj,


ndryshime degjenerative.

Trajtimi : Medikamentoz,fizioterapeutik, terapi manuale, pompazh,traksion kineziologjik,


mobilizim te regjionit lumbar, elektroterapi, TENS-i, ultratingulli, laser,magnetoterapia,
ushtrime te Mc Kenzit.

Postoperatore: ushtrime per forcime te muskujve te shpines, elektroterapi,


hidrokinezioterapi,Mc Kenzie (keshilla per posturen).

Gradet e forces muskulare? Vleresimi muskular: shkalla 0-5.

G.0, muskuli eshte i paafte per te kryer ndonje funksion/levizje/kontraksion.

G.1, muskuli eshte ne gjendje te kontraktohet, mund te ndjehet me palpim ose duke e
observuar.

G.2 muskuli eshte ne gjendje te kontraktohet ne mungese te gravitetit.

G.3 muskuli kontraktohet, kryen nje funksion duke mposhtur gravitetin.

G.4, muskuli kontraktohet kunder gravitetit dhe nje rezistence minimale.


G. 5 muskuli ne gjendje te kontraktohet kunder nje rezistence te konsiderueshme (te
moderuar).

Cikli i ecjes?

Perseritja e te njejtave levizje te artikulacionit te trupit gjate levizjes quhet cikli i ecjes.
Cikli i ecjes ka 2 faza:

1)Faza stance(pozicionimi)gjate te ciles anesia eshte ne kontakt me siperfaqen.

Initial contact (fillimi) Kontakti me siperfaqen. Loading response (ngarkim){ Periudha


nga ngritja e kembes tjeter, ku kemba e mbeshtetur merr mgarkesen}. Midstance (mesi)
{Ngritja e kembes tjeter, ku te dyja vejne ne planin frontal}. Terminal stance
(perfundimi) {Nga plani frontal deri kur anesia kontralaterale e ngritur takon siperfaqen}.
Preswing (fillimi i fazes swing) {vendosja e kembes kontralaterale ne siperfaqe deri para
fillimit te ngritjes se anesis ispilaterale}

2) Faza swing (levizje) gjate te ciles anesia eshte ne ajer per te avancuar para.

Initial swing (fillimi) {Ngritja e kembes nga siperfaqja ne pozicionin maximal te


fleksionit te gjurit.} Midswing (mesi) { Pozicioni i tibias ne vertikal.} Terminal swing
(perfundimi) {nga pozicionimi vertikal ne kontaktin me siperfaqen}.

Amputimi i femurit?

Amputimi i trans-femurit ndodh per disa arsye: traumat, tumoret,semundjet dhe


anomalite kongenitale. Humbjet biomekanike jane te medha per arsye sepse mungon
artikulacioni i gjurit. Perpara dhe gjate procesit te protezimit kerkojne nje rehabilitim te
gjate dhe sfidues. Nje perdorim i mire i protezes pergatitore eshte nje shans i mire per nje
protezim definitiv efektiv. Proteza eshte TRUNK HIP KNEE ANCLE foot ortesis. Orteza
duhet puthitur mire qe te mos shkaktoj plage dhe dhimbje te cungut.

Vleresimi sipas planit?

1-Frontal(mbajtja e kokes,inklinimet, rotacioni,keqformimet torakale,ekuilibri, skapula;


SIAS; varum/valgus, gjurit etj.)

2- Plani Transversal: (fleskion/ekstension i kokes,devijacioni i kokes/gjurit/shputat)

3-Plani Sagital: (kurba e kolones; lordoza; muskujt gluteus, gjunjet,SIPS,shputa


dystaban/e harkuar)
Indikacionet e masazhit dhe kunderindikacionet:

Indikacionet :Masazhi ka vecori sedative(qetesuese), antalgjike, ckontraktuese dhe


qarkulluese. Pergatitjet e mobilizimit dhe te rehabilitimit. Rendesia e masazhit lidhet me:
permiresimin e qarkullimit, ngrohjen ose ctendosjen e muskulatures, stimulimin ose
qetesimin e sistemit nervor,zbutjen e indeve te buta, qetesimin e dhimbjeve.

Kunderindikacionet e masazhit, ne fazen inflamatore kur artikulacioni ka temperature


lokale dhe shenjat e inflamacionit akut. Nese masazhi shton dhimbjen (por ne keto raste
behet masazhi ne distance).Ne semundjet e lekures, nervozizem gjate trajtimit, reaksion
nga vaji i masazhit, brishtesi vaskulare etj.

Kartela klinike

Emri Mbiemri/ Inicialet e pacientit dhe kodi personal/ Mosha e pacientit/ Gjinia/
Profesioni/ Diagnoza e trajtimit/ Diagnoza e asociuar(nje problem tjeter qe ka pacienti).

Anamneza( Informacioni ne lidhje mbi patologjine,pra pacienti tregon historin ,sesi ka


ndodhur semundja). Vleresimi postural( nese pacienti eshte i vetedijshem per ngjarje,i
mireorientuar ne kohe dhe hapsire dhe nese eshte bashkepunues)

Objektivat(afatshkurter,afatmesem,afatgjate) Plani i trajtimit. Konkluzionet.

Llojet e spitaleve? Spitalet jane komponente te rendesishem bazuar ne impaktin ,


rendesine dhe rolin qe kane per kujdesin dhe sistemin shendetesor. Sipas nivelit te
dhenies se sherbimeve ndahen:

Spitale lokale ne nivele bashkiake jane te pergjithshem. Spitale rajonale ne nivel rajoni qe
jane te specializuara. Spitale rajonale ne nivel kombetar te specializuara dhe te perfshire
ne aktivitete kerkimore-shkencore.

Sipas pronesise,ndahen: Spitale publike, ne tre nivele: Kombetar, Prefekture,Rrethi.


Spitale private.

Sipas koheqendrimit,ndahen ne: Spitale ditore (qendrim me pak se 24ore). Spitale me


koheqendrim me shume se 24ore. Shtretter spitalor Akut. Shtretter spitalor Kronik.

Sipas sherbimeve qe ofrojne ndahen: -Spitale te pergjithshme me 4 sherbime baze,


Mjekesi e Pergjithshme,Pediatri,Kirurgji,Obstretike-Gjinekologji. Spitale te specializuara
qe ofrojne sherbim vetem ne nje fushe te caktuar si p.sh: Obstetrike-Gjinekologji,
Pneumologji etj.
Kontuzioni (shembje)-Quhet demtimi i indeve dhe i organeve,kur nuk prishet teresia e
mbuleses se lekures. Shembja ka te beje me veprimin e drejtperdrejt te forces qe e
shkakton ate. Shenjat: enjtja, ndryshime te ngjyres se lekures, dhimbja, ulja e harkut te
levizjes. Me ane te grafise gjejme diagnozen. Trajtimi : imobilizim me
fashatur,allci,shina speciale,akull 24-48 oret e para,parafine, aparatura
fizioterapeutike,pas nje jave masazhi,pas 2-3 javesh fillojme ushtrimet izometrike dhe
izotonike.

Kur behet rehabilitimi ne shtepi?

Rehabilitimi i pacientit behet ne shtepi ne rastet kur pacienti e ka te pamundur te leviz


dhe te vij ne klinike apo ne qendren spitalore. AVC,skleroza multiple, parkinson,apo ato
postoperatore te protezimit te gjurit apo C/F.

Miokarditi

Miokarditi eshte infeksion i miokardit,shtreses se mesme te zemres

.Eshte semundja me e zakonshme e procesit infektiv,shpesh me nderlikime nga


autoimuniteti. Shkaktohen nga viruse(koksakievirus B, HIV-i, hepatit C.)

Klinika:Jo pak here miokardi eshte asimptomatik /Dhimbje ne kraharor


Takikardi /Temperature /Asteni / Kardiomegali / Infeksion i rrugeve te siperme te
frymemarrjes / Ulje te funksionit te ventrikulit te majte
Terapia Pozicionimi i pacientit /Teknika relaksimi /Fizioterapia respiratore
Psikoterapia /Dieta ushqimore/ Lufta kunder jetes sedentare
Endokarditi eshte infeksion i endokardit, e cili eshte shtresa e brendshme e zemres.
Klasifikimi : E.i thjeshte trombolitik / E.bakterial

Klinika:Takikardi /Lodhje e gjeneralizuar/ Ethe

Temperature /Probleme me veshkat /Shenja neurologjike/Hematuri

Hemokultura: sediment i rritur dhe anemi /Kardiomegali

Fizioterapia: Edukimi postural / Mobilizime te artikulacioneve/ PNF/

Ushtrime me rezistence te moderuar /Ushtrime respiratore

Higjena ne jeten e perditshme /Lufta kunder jetes sedentare per ta bere pacientin sa me
te pavarur

Perikarditis eshte infeksion i shtreses se jashtme te zemres, perikardit.


P.akur ,klinika :Dhimbje e forte, shpuese dhe shtrenguese ne gjoks
Perhapet nga kraharori ne shpine ne anen e majte deri ne qafe /Theksohet ne frymemarrje
dhe ne rrotullim te trungut / Lehtesohet kur i semuri ngrihet ne kembe ose perkulet
perpara / Temperature/ Kolle
P.kronik klinika: Renie ne peshe /Anoreksi /Gjendje lodhjeje dhe dobesie
Zmadhim i venes karotide / Heparomegali
Qellimi terapise: Te ruajme pavaresine e pacientit
Parandalimi i demtimeve sekondare /Relaksimi i pacientit
Ruajtjen e amplitudes se levizjes ,e forces muskulare ,tonusit muskular
Fizioterapia respiratore /Vertikalizimi gradual /Mobilizime
Lufta ndaj jetes sedentare /Dieta ushqimore/Instruktimi i pacientit pas nderhyrjes
Rikthimi ne aktivitetet e mepareshme /Aspekti psikologjik

Skleroza multiple?

SM eshte nje semundje inflamatore e substances se bardhe te sistemit nervor qendror qe


con ne demielinizimin e qelizave nervore. Etiologjia e semundjes eshte e panjohur. Eshte
nje semundje qe nuk te con ne vdekje por sjell disabilitet motor, ne moshe akoma te re.
Mosha me e prekur eshte rreth 20-40vjec. Jane me te predispozuara grate ne raportin
3gra/2burra

Klinika: -Lodhje muskulare /-Neuriti optik (probleme unilaterale te shikimit)

-Parestezia/disestezi ( asimetrike) / -Sindroma vestibulare ( nystagmus)

-Diplopi //-Vertigo // -Dukuri motorike spastike ///// -Parapareza

Hiperrefleksi /-Pasiguri ne ecje (mungese stabiliteti ) /-Ataksi

-Humbje e aftesive koordinuese /-Tremor i qellimshem / -Probleme genito-urinale


(inkontinence, impotence) /-Probleme psikologjike ( depresion/eufori, lodhje) / -
Probleme kognitive

Terapia: / -Kortikoterapi ( faza akute) /-Farmakoterapi /-Rehabilitim

Rehabilitimi :-Ndikim mbi spasticitetin ( levizje, pozicionime antispastike)

-Ritja ose ruajtja e forces muskulare /-Trajnimi i levizjeve te koodrinuara

-Fizioterapi respiratore /-Levizje pasive /-Ushtrime kondicioni /-Trajnimi ecjes

-Respektojme ndjesite subjektive te pacientit (lodhja)/ Ergoterapia

- Protetika /-Psikoterapi / -Llixhat ( Hidroterapia)


Proteza e C/F?

Etiologjia: mbipesha, hipoaktiviteti,faktoret gjenetik, mosha etj.

Objektivat: ulje e dhimbjes,ulja e edemes,kujdesi per luksacion, riforcim i muskujve,,


rritje e amplitudes, ekuilibri, ngjitja/zbritja.

Dita 1-2:Pozicioni i duhur ne shtrat, ushtrime te kaviljes dhe c/f ,kontraksion izometrik te
m.quadriceps dhe gluteal, fleksion pasiv i art. c/f.

Dita 3: Shtohet levizja,abduksioni,pozicioni ulur jashte shtratit. Dita 5-6: Ngritja ne


kembe, vertikalizimi,ecja me paterica. Dita 10: hipja/zbritja e shkalleve. Keshilla:
perkulja para,adduksioni,ruajtja e peshes trupore,kujdesi nga rrezimet.

Deformimet e legenit:

Ecje me gjunjet qe shkojne nga brenda dhe kembet ne intrarrotacion. RETROVERSION i


shtuar te koka dhe qafa femorale jane te kthyera nga brenda ne raport me kendin femoral.
Kembet jane te rrotulluara nga jashte.

Frakturat e legenit jane: Fraktura me prishje te teresise se unazes pelvike. Frakture te


unazes pelvike. Frakture te acetabulit.

Cfare eshte prognoza fizioterapeutike?

Prognoza fizioterapeutike eshte ecuria e mundshme e trajtimit te pacientit per nje


patologji te caktuar.

Apgar-i, është një tregues i shenjave jetësore të porsalindurit

Kjo u përcaktohet të gjithë fëmijëve në minutën e parë dhe të pestë pas lindjes.

Shenjat jetësore të porsalindurit janë: frymëmarrja, rrahjet e zemrës, tonusi muskular,


reagimi dhe përgjigja ndaj ngacmimeve (p.sh kur e aspirojmë) dhe ngjyra e lëkurës.
Vlerësimi i testit Apgar nuk përfshin vlerësimin e reflekseve primare të porsalindurit.

I porsalindur në Term (në kohë) (matur)- është një foshnje e lindur midis 259-293 ditë
(lindur midis javës së 37-të dhe fundit të javës së 41-të shtatzënisë)

Vleresimi klinik i te porsalindurit:lekura(ngjyra,verdheza,demtime) koka


,syte,veshet,fytyra,goja,buzet,shtylla kurrizore,
Roli fiziterapistit në pediatri -në menaxhimin e gjendjeve që nga periudha perinatale,
në fëmijërinë e hershme dhe dëmtimet e ndodhura gjatë gjithë fëmijërisë, adoleshencës
dhe tranzicionit në kujdesin për të rriturit.
-përmirëson funksionin fizik dhe cilësinë e jetës.
-paksimi i paaftësisë dhe parandalimi I nevojës per kirurgji, ose ndërhyrje invazive

Ekzaminimi motorik i femijeve 0-6 muajsh dhe 6-12muajsh?

0-6 muajsh -Kthimi i kokes pas: levizja e syve dhe kokes kundrejt tingullit, stimulimi
vizual, refleksi i kapjes se sendeve, stimulimi vizual dhe zanore, interes per ngjyren.
Pozicioni DA,ngritja e kokes kunder gravitetit, kthimi ose rrotullimi, ngritja e duarve,
nxjerrja e gjoksit para,rrotullohet qe te kthehet ne shpine: ulur/ne kembe/motoriken fine
etj.

6-12muajsh: Studim i objekteve, gjetja e objekteve te fshehur, lufta per te marrelodren,


thenia e fjaleve te para dhe njihet me kuptimin e fjales ma-ba. Ngrihet dhe ulur nga
pozicioni shtrire. Ne kembe ecen duke u mbajtur ose kembadorazi. Motorika fine: kapja e
ushqimit me duar,objekteve dhe luan me to, i kalon nga njera dore ne tjetren.

Plexus brachial?

Trajtimi: kinezoterapi;terapi fizike(eletrostimulim), termo/hidroterapi. Punojme ne varesi


te demtimit te ulet, te mesem te larte, duke forcuar dhe mobiluzuar me shume pjesen
akrale ose distale te anesis (kapjet fine, glopbale) varet nga demtimi.

Dëmtimi i pleksit brakial infantil.

Pleksusi brakial është një rrjet i madh nervash që shtrihen nga qafa deri tek krahu (C5-
T1) ,permes kanalit cerviko-aksilar / eshte nje nga 6 plekset nervore i cili i perket SNP,
eshte i ndertuar nga deget anteriore te nervave spinale.. Ajo furnizon fibra nervore
afferente dhe efferente ne gjoks,shpatull,krahun dhe doren. Këto nerva ofrojnë lëvizjen
dhe ndjeshmërinë e krahut dhe dorës.

Shënjat e femijes me paralizë të pleksit brakial : Krah i dobët, i lëshuar dhe


ndonjëherë edhe kyçi dhe dora

Pozicioni i krahut, kyçit, ose dorës nuk është normal, psh krahu i kthyer nga brënda, ose
kyçi dhe dora janë të përdredhura dhe të varura nga poshtë

Vështirësi për të lëvizur krahun, kyçin, ose duart, apo vështirësi për të kontrolluar
lëvizjen,
Dhimbje të krahut, ose dorës /Mpirje, ose vështirësi për të ndjerë dorën, ose krahun
Llojet e paralizave janë të ndara në dëmtimet e pjesës së sipërme të pleksit (rrënjet e
vertebrave) C5-C6, që quhet paraliza Erb, ose një dëmtim i pleksit të poshtëm (rrënjët)
C8 dhe T1, paraliza Klumpke.
Klinikisht ne paraliza Erb, gishtat dhe kyçi kanë lëvizje normale. Muskujt e dëmtuar
janë deltoidi, muskujt rrotullues të jashtëm të supit, muskujt fleksor të bërrylit dhe
ekstensorët e kyçit (supraspinatus, infraspinatus dhe teres minor, biceps brachii,
brachialis, supinator, dhe brachioradialis). Dobësia sjell një deformim të supit që është i
aduktuar dhe rrotulluar nga brënda. Bërryli është i shtrirë dhe parakrahu i përkulur, quhet
edhe pozicioni i “kamarierit që mban pjatat”
Në llojin e paralizës Klumpke, që është dëmtimi i pleksit të poshtëm, janë dëmtuar
muskujt fleksorë të kyçit, muskujt e gishtave, muskujt inttrinsek të dorës, ndërsa muskujt
që kontrollojnë supin dhe bërrylin zakonisht janë të pa dëmtuar shumë. Dora është në
pozicion supinacion, pëllëmba e kthyer poshtë, kyçi i shtrirë dhe dhe gishtat e përthyer.
Foshnja e lëviz bërrylin dhe kyçin por ka vështirësi të lëvizi gishtat. Dora duket si kthetër
si rrjedhojë e dobësisë muskulare që vjen nga dëmtimi nervave.

Trajtimi Fizioterapia mund ti ndihmojë fëmijët me paralizë të pleksit brakial të:

-te tendosin muskujt dhe artikulacionet që të parandalojnë ngurtësimin e artikulacionit

-te përdorin aktivisht krahun dhe dorën e tyre / te zhvillojnë aftësitë motore /te mbajnë
lëvizshmërinë e artikulacionit /parandalimi kontrakturave

Qëllimi kryesor i trajtimit fizioterapeutik të fëmijës me prekje të pleksusit brakial është:


Funksionaliteti i gjymtyrës së sipërme të prekur- kujdes pyetje provimi shteti

Tortikolis congenitale/qafa e shtrembër e lindur . Tortikolis kongenital- qafa e


shtrembër e lindur është një gjendje që ndodh nga lindja deri 2 muajsh, kur koka e
fëmijës është e përkulur nga një anë.
Shkaku.: -trauma e lindjes, që shkakton hemorragji të muskulit të qafës (muskuli SKM). -
----Hematoma (gjaku i mpiksur) brënda muskulit ndikon që muskuli të shkurtohet dhe
tërheq kokën në pozicionin tipik të përkulur.
-mund te shkurtohet si rrjedhojë e formimit të një cikatrice nga probleme vaskulare
intrauterine.
-pozicioni intrauterin i kokës që jep fibrozë, ose shkurtim të muskulit
Klinika: :Simptomat e para duken qe ne lindje ose 2-3 jave pas lindjes

Koka eshte e perkulur ne anen e muskulit te kontraktuar dhe mjekra eshte e kthyer ne
anen tjeter

Elevim te supeve ne anen e demtuar dhe asimetri te trupit


M.SKM eshte i ngurte ne prekje/ Deformime te kokes dhe fytyres, ku ne anen e demtuar
jane te shtypyra/—Skolioze te fytyres /Plagiocefali (sindroma e kokës së sheshtë, është
një gjendje e karakterizuar nga një shtrembërim asimetrik (rrafshimi i njërës anë) të
kafkës)

Roli fizioterapistit në tortikolis kongenitalis- të parandalojë dhe zvogëlojë asimetrinë


në pozicionin e kokës, lëvizjen e e qafës dhe të parandalojë asimetrinë e kafkës së
fëmijës.
- Të këshillojë prindërit për mënyrën e mbajtjes dhe kujdesjen e fëmijës
-usht pasive /ushtrime aktive për fuqinë muskulare.
Vojta/Teknika myofasciale/Terheqje pasive/Mobilizim te cevikales/Prinderit ti perserisin
ushtrimet 4-6x ne dite, 10-15min

Rendesi:Femijen nuk e vendosim barkas gjate gjumit/Menyra se si e mbajme femijen

Operimi: Nqs. Terapia konzervative nuk ka efekt brenda nje viti

Ka rëndësi për fëmijët me këtë diagnozë që të ndryshojnë shpesh pozicionin (çdo 20


minuta) në mënyrë që të shmangin presionin e gjatë në pjesën e prapme të kokës. Për të
fjetur këshillohet të vendosen përmbys. Këto fëmijë duhet të mbahen shpesh në krahë

PCI - eshte nje demtim i sistemit nervor qendror, i cili per pasoje sjell deme ne
mobilizimin, ekuilibrin dhe posturen e femijes.
PASQYRA KLINIKE e PCI: Spazem muskular/Tonus te ulet muskular

Probleme me posturen, ekuilibrin,kordinimin,ecjen/Levizje te pavullnetshme

Veshtiresi ne zhvillimin e aftesive fine motorike/Crregullime sensitive dhe propiocetive

Format e paralizës cerebrale. : PARALIZA SPASTIKE -nënkupton muskujt e


shtanguar ose të tendosur gje qe ngadalëson dhe vështirëson lëvizjet .
Kjo lloj paralize paraqitet me hipertoni .
Sipas zonës së trupit që preket paraliza spastike ndahet: në hemiplegji( janë të prekura
dora, trupi dhe këmba e njërës anë.
Diplegjia j( dy gjymtyre të njejta, më të prekura këmbët se duart )
tetraplegjia ose kuadriplegjia( i prekur i tërë trupi)
Forma atetoide- gjendje e lëvizjes me dridhje ose lëvizje e ngadalshme përdredhëse.
Atetoza nënkupton lëvizjet e pakontrolluara. Fëmija bën lëvizje të ngadalshme
përdredhëse të këmbëve, krahëve, duarve, ose të fytyrës.
Forma ataksike- fëmija ka lëvizje lëkundëse të pasigurta. Ecën në mënyrë të pasigurtë
dhe barazpeshën e mban dobët. Ataksia nënkupton lëvizjet lëkundëse dhe të pasigurta.
Lëvizjet e tilla të pasigurta shihen vetëm atëherë kur fëmija përpiqet të mbajë ekuilibrin,
të ecë ose të bëjë diçka me duart e tij apo të saj.

Sa mënyra përdor një fizioterapist për të drejtuar një fëmijë?


1- Lehtësimi perceptiv 2- Lehtësimi konjitiv
3- Lehtësimi viziv 4- Lehtësimi verbal 5- Lehtësimi motor
Ekipi mjekesor qe merr pjese ne rehabilitimin e femijes me PCI eshte:

Neuropediatri/ Fiziatri/Fizioterapisti/Terapisti okupacional/Psikologu

Cfare ben fizioterapisti ne pacient me PCI??? Ben te mundur realizimin e:

Kontrollit Postural/Respiracionit/ Merret me parandalimin e demeve sekondare dhe


ruajtjen e funksioneve te pranishme/Mbeshtet prinderit/ Shoqeron prinderit dhe femijen
ne adaptimin social dhe shkollor.

Objektivat e përgjithëshme për trajtimin e fëmijëve me PC


Femija spastik: relaksimi I msc ne hipertonus /nxitja e levizjeve qe menjanojne
pozicionet spastike trupore/te favorizoje skema levizjeje te cilat kane ne qender
strechingun / parandalimi I deformimeve

Femija atetoid: mesohet te mbahet me duar qe te qetesoje levizjet e pakontrolluara/nese


ka pozicione jonormale veprohet si me femijen spastik

Femija ataksik:permiresimi I drejtpeshimit ne qendrimin ne kembe,ulur,ecje/ kontrrolloni


levizjet dridhese vecanerisht te duarve / te favorizoje nje ton muskular te ekuilibruar/ te
lehtesoje mbajtjen e pozicionit te duhur gjate levisjes/ Te zhvilloje levijet aktive te
kordinuara sa me shume te jete e mundur

Hidrocefalia eshte nje mase ujore ne siperfaqen e kokes, ndodh kur lëngu cerebrospinal
(CSF nuk mund të rrjedhë nga truri. Kjo shkakton një rritje të nivelit të lëngjeve në kafkë.

Shenja qe ka femija : fryrje në pikat e buta;/rritje e shpejtë e perimetrit të kokës;


venat e fryra që duken lehtësisht me sy të lirë/përzierje / të vjella/pagjumësi / probleme
me balancën dhe aftësitë motorike;/ shikim të dyfishtë /lëvizje të përsëritura të syve….
Kjo mase ujore mund te largohet pa asnje nderhyrje

Perdorimi i kapucit/Pozicionimi i kokes me teper nga ana e hidrocefalise/Ferkime te lehta

Edukimi postural

Perfshin teknikat e relaksimit dhe te ushtrimeve posturale, gjimnastika korrigjuese(psh:


kifoza juvenile(morbus scheurman,skolioza,defektet e anesis inferiore varus/valgus).
Gjimnastika korrigjuese duhet te jete analitike dhe individuale. Synimet jane: te
rivendoset ekuilibri i skeletit, te vihet njeriu ne gjendje te mesoj kete ekuiliber te
rivendosur , me ane te veprimeve te bashkerendituara neuro-psiko-motore. Te rivendoset
harmonia e funksionit themelor te jetes.

Fizioterapia ne cikatricie?

Presion deri ne nivel subkutan-fascial siperfaqesor,rreshqitje transversale bilaterale.


Mostrajtimi i plages kirurgjikale, krahas problemeve estetike, mund te sjelli kruajtje
dhimbje dhe bllokim ne levizje. Ka teknika prsh. Ne formen e C ose S. Masazhi behet ne
menyreqe lekura te mo9s mblidhet dhe te kufizoje levizshmerine.

Pes planus?

Eshte patologjia ne te cilen harku longitudinal dhe transversal i kembes vazhdon e si per
pasoje shputa merr forme te sheshte e pacienti ben ecje jo normale, dhimbje,lodhje pas
ecjeve te gjata. Trajtimi kirurgjikal dhe jokirurgjikal. Ai jokirurgjikal perfshin:
medikamente,fizioterapi,pushim,imobilizim,modifikim i kepuces. Objektivat e
fizioterapise: reduktimi i dhimbjes dhe lodhjes,parandalimi i perkeqesimit, ruajtja e
funksionit te mbetur, riedukimi i ecjes.

PNF/streching?

Levizjet me kete metode jane levizje te kombinuara. Levizja kryhet ne disa artikulacione
dhe plane ne te njejten kohe. Metoda eshte e bazuar ne levizjet e natyrshme qe kryen
njeriu.Modelet facilituese te levizjes kane karakter diagonal
(fleksion,ekstension,adduksion dhe abduksion) spiral(roatacion)

Qellimi: realizimi i modeleve facilituese te levizjes me shtrirjen e plote te levizjes, me


balancim te antagonistit dhe antagonistit,me sekuence normale kohore. Teknikat qe
perdoren ne PNF: teknika e relaximit & teknika e forcimit.

Ku eshte kufja rrotatore dhe si ndodh demtimi i saj?


Kufja rrotatore eshte e perbere nga nje grup muskujsh, tendinat dhe ligamentet qe
gjenden ne regjionin scapulo-humeral, dhe lejon levizjet e rrotacionit dhe ngritjen e
krahut lart (msupraspinatus, infraspinatus, teres minor dhe subscapularis). Demtimi i saj
ndodh si pasoje e kativiteteve te perseritura,ndryshimet degjenerative,ngushtimi i
hapsires artikulare,osteofitet,infeksionet tendinitis,dobesi te muskujve te supit,
degjenerimi i ligamenteve, mbingarkesa sportive.

Cilat jane parametrat vitale?

FR- nr i inspirimeve ne 1min. FC-pulsi rrahjet ne 1min. TA-Tensioni arterial 80-120


Tanormal. Temperatura 37*C.

Kunderindikimet e elektroterapise?

Personat kardiopate/pacemaker,crregullime te ritmit, plage te hapura ne trup,tumore,


probleme dermatologjike, semundje infektive, shtatzania.

Lumbalgjia?

Eshte nje sindrome shume i shpeshte, si me natyre degjenerative dhe traumatike.


Klinikisht paraqet: dhimbje ne regjionin lumbar,kontraktura te muskujve
paravertebral,rigiditet te trungut. Ne to verehen humbje e lordozes fiziologjike,osteofite
marginale, zvogelim i hapesires mes trupit te vertebrave. Ndahet ne dhimbje: akute(kemi
nje shkak traumatik ne shumicen e rasteve, dhimbja fillon menjehere dhe e madhe, me
kontraktura dhe skolioza antalgjike.Kronike: (dhimbje te vazhdueshme,bezdisese, qe
gradualisht kompromenton muskujt dhe jep ndryshime artrozike,ne proceset spinoze dhe
trupin vertebral.

Morbus dyputren?

Eshte njekontrakture e dores dhe gishtave per shkak te fibrozes dhe tkurrjes se
aponeurosis palmare. Per shkak te kontraktimit te gishtave ne pozicionin e perkuljes,dora
eshte e kufizuar ne funksion. Te prekur kryesisht jane gishti i unazes dhe gishti i vogel.
Semundja zakonisht shtrihet gjate disa viteve. Trajtimi kirurgjikal dhe jokirurgjikal:
terapi manuale,injeksion me kolagjen.

Tendiniti(trajtimi)

Vjen si pasoje e nje inflamacioni te tendinit te muskulit.Shkaqet jane te ndryshme:


peshat, traumat,aktivitetet e forta sportive. Trajtimi medikamentoz(analgjezik kunder
dhimbjes). Fizioterapeutik: ushtrime riforcuese te muskujve, ushtrime per rritjen e ROM-
it, streching, terapi fizike (tens).
Principer e fizioterpistit?

Respektimi i te drejtave dhe dinjitetit te pacientit. Ushtrimi i profesionit konform ligjeve


ne fuqi. Parimi i pergjegjesive. Te ofrojme sherbime cilesore, te siguroje informacione
per pacientin. Te kontribuoje ne planifikimin dhe zhvillimin e sherbimeve qe ofron
fizioterapia. Intervenimi me vetedije te plote/ne kohen e duhur/pa shkaktuar dhimbje dhe
me qellim preventiv.

Elektroterepia indikacionet/kunderindikacionet?

Aplikimi i rrymave te ndryshme per qellime terapeutike. Elektroterapia direkte/rryma


galvanike,diadinamike,rr.interferente, TENS). Elektroterapia indirekte/rryma elektrike
shenderrohet ne nje lloj energjie tjeter,magnetoterapia, fizioterapia, termoterapia.

Indikacionet: analgjezike,rrit qarkullimin e gjakut,ul spazmat muskulare,,rrit elasticitetin,


rrit metabolizmin lokal, nxit vazodilatacionin.

Kunderindikacionet: Pacemaker,plage te hapura, semundje infektive,te semuret tumoral,


shtatzania etj.

Propriocepsioni?

Te dish orientimin e trupit tend ne hapesire dhe aftesia e manovrimit ne menyre te


pavarur ne mjedisin perreth. Perfshin perdorimin e aktiviteteve te perditshme.
Proprioepsioni i lejon njerzeve te kontrollojne gjymtyret e tyre pa i pare, pra na lejon te
kryejme disa aktivitete njekohesisht duke i koordinuar. Propriocepsioni na ndihmon per
te stabilizuar nje artikulacion gjate detyrave te nx. statike dhe dinamike, permireson
stabilitetin, redukton riskun per demtim, ushtrim per te permiresuar kohen e reagimit,
ushtrime te balances, streching, ushtrime dinamike.

Cfare eshte fizioterapia?


Fizioterapia eshte ajo dege e mjekesise qe merret me trajtimine te semureve me ane te
metodave fizike.Perfshin riintegrimin e nje personi,kthimi i aktivitetit normal dhe
rimekembja e funksionalitetit te nje gjymtyre ose te funskioneve muskulo-skeletike.
Fizioterapia eshte nje proces qe fillon me diagnozen e semundjes, e cila nxit krijimin e
nje programi te perkujdesjes dhe sherim nese ky sherim fizik nuk eshte i mundur atehere
qellimi eshte qetesimi i gjendjes psikike dhe permiresimi i marrdhenieve sociale dhe
emocionale.

Profesioni i fizioterapise u jep sherbim njerzeve dhe popullatave per t’u zhvilluar, per te
mbajtur dhe rifituar maksimalisht aftesite funksionale dhe te levizjes pergjate jetes se
tyre.Kjo perfshin sigurimin dhe rrethanave ku levizja dhe funksioni kercenohen nga
plakia fiziologjike,demtime te ndryshme, semundje apo faktoret ambientale.

Cfare metode perdoret ne trajtimin e te semurit distonik me demtim?

Cfare eshte terapia me T.E.N.S?

Stimulimi nervor elektrik transkutaneus eshte aktualisht nje prej formave me te perdorura
elektroanalgjetike.

-esht perdorimi i rrymes eletrike te prodhuar nga nje pajisje per te stimuluar nervat per
qellime terapeutike

-ka per qellim te ofroj lehtesim te dhembjes(simptomatike) permes ngacmimit specifik te


nervave sensor(ndijor), dhe ne kete menyre gjithashtu stimulimit te mekanizmit te
portave te dhimbjes apo/dhe sistemit opoid.

Me Tens suksesi nuk eshte i garantuar,dhe perqindja e pacienteve te cilet perfitojne


zvogelim te dhembjes ndryshon, por ne menyre tipike sillet rreth 65%+ per dhembjet
akute dhe 50%+ per dhimbjet kronike.Qe te dy keto jane me mire se efekti placebo.
Teknike joinvazive dhe ka vetem disa efekte anesore krahasuar me terapine me barna.
Shumica e aplikimeve te TENS-it tani behen duke perdorur elektrodat vet-ngjitese te cilat
kane perparesne zvogelimin e rrezikut te infeksionit,aplikimin e lehte,incidence me te
vogel alergjike dhe shpenzime me te vogla.

Indikacionet/Kunderindikacionet e TENS-it?

Indikacionet:
Dhembja akute (permes intervenimit te hershem per te prevenuar vendosjen e plote te
dhembjes-spazem-cikli i dhembjes) .Demtimet sportive-kontuzionet ,perdredhjet
,luksacionet ,frakturat. Dhembjet spinale. Tortikolisi akut, disfunksioni te dhimbja
miofasciale,tendinitet, dhembjet patelofemorale.

Dhimbje kronike: (zvogelson varesin nga barnat,ccregullime te gjumit, tolerancen e


gjumit dhe ndikon ne faktore fiziologjik)Dhimbjet e kurrizit, Rheumatoid Arthritis,
Semundjet degjenerative te nyjeve, Neuropatite periferike, demtimet e nervave periferik,
dhembje fantomike, kanceri, Migrena, Herpes zoster,Angina pectoris, Neuralgjia e
trigeminusit.

Dhembjet postoperative: (intervenimet abdominale, torakale dhe procedurat ortopedike)


Ul rrezikun nga depresioni fiziologjik, gjithashtu rrit pjesmarrjen e pacientit, zvogelon
perdorimin e narkotikeve, rrit mundesine e kollitjes dhe frymemarrjes se thelle, zvogelon
incidencen e atelektasis, pneumonia dhe ileus dhe zvogelonm qendrimin spitalor.

Gjendje te tjera: Semundja Raynaud,Polyneuropathy diabetike, sherimi i ulcerave, lindja


(i sigurt per nenen dhe femijen jo invazive, e lehte per t’u administruar.Elektrodat
vendohen ne nivel spinal T10-L1 dhe S2-S4.

Kunderindikacionet: Dhembja e pa diagnostifikuar, pacemakers, semundjet e zemres (pa


marre parasysh nqs referohet nga mjeku), epilepsia, shtatzanesia- tremujori i pare,permbi
uterus.

Mbi sinuset karotid,mbi pjesen e perparme te qafes,ne lekure disastetic(crregullim i


ndjeshmerise), ne goje,farinx, pacient qe jane alergjik nga elektrodat, probleme
dermatologjike eczema, dermatitis, ne gjakderdhje, ne hemoragji,crregullime
cirkulatore,trombosis, dhe gjendje shoqeruese.

Krioterapia?

Trajtimi ne gjendje akute dhe subakute me qellim uljen e dhimbjes dhe


rehabilitimin.Aplikimi 72 oret e para te demtimit 5-15min. Pacienti ndjen:
therje,djegie,dhembje,mpirje. Indikacionet : ulja e temeratures lokale, vazokonstriksion,
uljen e rrjedhjesse gjakut, efekt analgjezik, uljen e dhimbjes,zvogelon procesin e
akumulimit te edemes, uljen e spazmes muskulare. Teknikat: masazh me akull,pakot me
akull,banjot me kontrast.

Cfare eshte dhe ne cilat patologji perdoret teknika e traksionit?


Traksioni eshte metode trajtimi/rehabilitimi fizioterapeutik manuale ose me aparature.
Perdoret ne patologjite degjeneratve, kronike,akute te kolones vertebrale, spondiloartroze,
spondilolistezis, hernie diskale (cervikale/lumbare), spondilit ankilozant etj. Kur trajtohet
pjesa cervikale, pacienti vendoset ulur ne karrige, dhe vendoset aparatura e traxionit rreth
7min. Pacienti duhet te mbahet nen vezhgim,dhe te hiqet menjehere nese pacienti humbet
ndjenjat. Ndaj eshte me e keshillueshme perdorimi i traksionit manual si me pak i
demshem dhe agresiv. Traksioni apikohet ne dekubitus dorsal ose ndejur dhe me pas
perdore qafore per te fixuar me mire vertebrat ne pozicion anatomik, si pas nderhyrjeve
kirurgjikale ashtu dhe ne demtime te lehta.

Kunderindikacionet e elektroterapise?

K.I e galvanoterapise: prezenca lokale e proceseve malinje si primare ashtu dhe


sekondare; inflamacionet akute, gjakderdhjet dhe tendenca e gjeakderdhjeve,
dekompezimi i zemres, prezenca e metaleve ne trup, demtimet e lekures, shtatzania

K.I i rrymave diadinamike- aplikimi ne regjionin e kraherorit,crregullimet vaskulare,


frakturat e pa konsoliduara, rreziku nga hemoragjite, tumoret primare dhe sekondare,
shtatzania, stimuloret e zemres/pacemaker, gjendjet infektive, humbja e ndjenjes ndaj
prekjes dhe temperatures, problemet e lekures.

K.I e rrymave interferente: Pacientet te cilet nuk kuptojne instruksionet e terapistit apo
nuk mund te bashkepunojne nuk duhet te trajtohen, pacientet te cilat marrin terapi
antikoagulante apo kane histori te embolise pulmonare apo tromboze te venave te thella
nuk duhet te trajtohen me eletroda me vakum. Njejte per pacientet lekura e te cilave lehte
mund te demtohen.

K.I mbi trup ose pelvik gjate shtatzanise, malinjiteti aktiv ose i prirur, permbi sy, pjesen
anteriore te qafes, sinuset karotide, pacientet me pacemaker, problemet
dermatologjike;dermatitis,lekura e demtuar.Rreziku nga hemoragjia apo gjakderdhja e
indeve(p.sh lendimet e fresketa te indeve te buta). Duhet shmangur rajonin e epifizave
aktiver te femijet.Aplikimi i eletrodave transtorakale konsiderohet si rrezik nga shume
autore.

K.I te ultratingullit: ndjeshmeria e ulet,posacerisht n dhimbje dhe ne temerature.


Problemet vaskulare, si tromboflebite per shkak te mundesise se shkeputjes se trombit
dhe formimit te embolive. Nuk duhet te perdoret ne regjionin e syve. Nuk duhet te
apikohet prane organeve gjenitale. Duhet te kihet kujdes kur trajtohet regjioni abdominal
te femrat gjate periudhes se produktivitetit dhe menjehere pas menstruacioneve. Nuk
duhet te perdoret te shtatzenat pershkak te demtimit te fetusit. Duhet te kihet kujdes kur
trajtohen zona afer zemres. Nuk duhet te perdoret te personat me pace-maker. Nuk duhet
te perdoret ne zonat epifiziale te femijet.

K.I e elektrostimulacionit: Ne pareza dhe paraliza me origjine centrale ku kemi rritje te


tonusit muskular. Ne spazmofilite dhe tetanite muskulare. Ne parezat dhe paralizat
histerike ku pragu i elektrostabilitetit nuk ndryshon.

Ruptura e kufjes rrotatore. Ku synon fizioterapia ne kete rast?

Ne rastine e ruptures, behet menjehere trajtimi kirurgjikal , qepja e muskujve te kufjes


rrotatore. Pas kirurgjis kryet imobilizimi deri ne 6 jave.Ne rastin e imobilizimit do
punojme me ushtrimet e kontraktimit muscular izometrik (per te shmangur atrofine
muskulare). Pas heqjes se imoblizimit ndiqet praktika RICE, me qellimit eleminim e
shenjave te inflamacionit dhe te dhimbjes. Fillojme me mobilizimet, levizjet passive-
aktive, ushtrimet e lavjerresit me qellim ruajtjen e ROM-it artikular, me pas progredohet
me ushtrimet izotonike koncentrike dhe ekscentrike pa pasha dhe me pas me pasha me
qellim tonifikimin dhe perforcimin muscular. Vijojme me tej me ushtrimet e zgjatjes se
anesive te siperme, ushtrimet e propriocepsionit etj. Objektivat afatgjate rikthimi I
funksionalitetit normal, dhe aktiviteteve te jetes se perditshme.

Cilat jane parametrat jetesore te njeriut?

Frekuenca respiratore (FR) ose frymemarrja (respirim-ekspirim). Frymemarrja


perbehet nga inspirimi (marrja e oksigjenit, permes ajerit dhe kalimi i tij ne pulmone),
dhe eskpirimi (nxjerrja nga organizmi yne I dioksidit te karbonit).Ritmi respirator te te
rriturit eshte 12-16 min.

Qarkullimi I gjakut (pulsi ose frekuenca kardiake FC) , qarkullimi I gjakut realizohet
nepermjet zemres,eneve te gjakut, arterieve, venave dhe kapilareve. Zemra ne cdo rrahje
hedh gjakun ne aorte e me pas ne arteriet e vogla. Valet e gjakut me pulsacione jane
rrahjet e zemres.Cdo pulsim I korrespondon volumit te gjakut te hedhur gjate cdo systole
nga ventrikuli I majte ne sektorin arterial. Pulsi konsiderohet normal 60-90 rrahje ne
min, bradikardi me pak se 60’, takikardi me shume se 100’, aritmi puls i crregullt,
filiform teper i dobet.

Vendet e matjes se pulsit: Temporale /Karotid/Apeks korbis /Brakiale /Femorale /Radiale

Popliteale/Tibia posterior/Dorsalis pedis


Temperatura trupore ,ndodh nga ngritja e vlerave te nxehtesise trupore.Ajo pershkruhet
klinikisht nga nje ndjenje e te ftohtit dhe e te nxehtit. Ethet jane nje reaksion I nderlikuar
ne bazen e te cilit qendron crregullimi I termorregullimit ne lidhje me crregullimin e
metabolizmit. Temperatura shoqeron pjesen me te madhe te semundjeve infective,eshte e
lidhur me crregullime te termorregullimit normal,nderton nje reaksion mbrojtes te
organizmit, dhe eshte ne raport me prodhimin e citokinave pyrogene te prodhuara nga
leukocitet, dhe te tjera qeliza qe nderhyjne ne imunitet. Metodat per te matur temperature:
orale,aksilare,rektale,inguinale,aurikulareetj. Temperature konsiderohet normale36.5-
37*C. Hypotermi <35.5*C , hipertermi >38.5*C subfebrile, 39.5*C febrile, 41*C
hiperpiretike.

Tensioni arterial,TA quhet forca qe gjaku ushtron ne muret e arterieve gjate hedhjes se
gjakut ne fazen e systoles.

Presioni sistolik maksimal eshte presioni ne arterie ne momentin e kontraktimit kardiak.

Presioni diastolic minimal eshte presioni ne arterie gjate fazes se pushimit te ventrikulit.

Presioni diferencial eshte diferenca midis presionit sistolik dhe diastolic.

Presioni klinostatik matet ne pozicionin shtrire.

Presioni ortostatik matet ne pozicion gjysem ndenjur.

Hypertensioni eshte presioni sistolik dhe diastolic me Iarte sesa vlera normale.

Hypotensioni eshte presioni sistolik dhe diastolic me I ulet sesa vlera normale.

Normal 70-90mmHg diastoliku dhe 120-140 sistolik.

Hypotension nen 100mmHG sistoliku,/Hipertension mbi 90diastoliku, dhe mbi


140mmHg sistoliku. Matja e T.A bëhet me: sfignomanometër (aparat me mërkur, i saktë)
dhe stetoskop

-sfignomanometër aneroid (manometër me shigjetë) dhe stetoskop

-matës elektronik me tinguj të padëgjueshëm pa stetoskop

T.A mund të matet në:Krahët e sipërme (më shpesh) / Parkrahë/Kofshë/Këmbët


Diurezë -sasia e urinës së ekskretuar për 24 h.

Vlera e diurezës është e ndryshueshme dhe varet nga sasia e ujit të marrë, sasia e ujit të
ekskretuar me rrugë ekstrarenale, lloji i ushqimit (tek ushqimi hiperproteinik është më e
lartë), gjinia (më e lartë te meshkujt), mosha.

Metoda e komunikimit aumentativ ku konsiston?

Ku konsiston fizioterapia ne kushtet e shtepise, pse eshte e nevojshme?

Fizioterapia ne kushte shtepia eshte teper e nevojshme ne disa patologji te ndryshme, dhe
ne varesi te moshes se –pacientit. Femijet jane target grupi me vulnerabel per kryerjen e
rehabilitimit ne kushte shtepie, pasi ato ndihen me te qete, jane me bashkepunues ne
terapi kur ndodhen ne nje ambient familjar dhe te ngrohte. Gjithashtu paciente qe kane
pamundesi per te shkuar ne spital ose ne kliniken private, si pasoje e mungese se mjeteve
te transportit, ose degjenerimit te semundjes deri ne kufizim te levizjeve optimale. Ne
kete grup perfshihen AVC, tetraplegjite, parkinson, skleroza multiple, alzhaimer
(pacientet iu eshte prekur aftesia/funksioni konjiktiv mund te humbasin rrugen per ne
shtepi etj.)

Vleresimi i ambientit fizik per te identifikuar barrierat. Riaftesimi i personit per tye
rifilluar aktivitet e jetes se pwerditshme. Orientime per familjaret e o personit. Pershtatja
e ambienteve ku kalohet koha e lire.

Teknikat e ndryshimit te pozicionit te pacientit ne shtrat?

Ndryshimi i pozicionit te pacientit eshte nje procedure terapeutike shume e rendesishme


ne fazen akute te pacienteve te hospitalazuar. Nderrimi i pozicionit cdo 90 min ne tre
dekubituese, ndikon ne shmangien e dekubitueseve, qarkullimin normal te
gjakut,permiresimin e marrjes se informacioneve ne ambientin perreth. Pacienti
pozicionohet ne dekubitus supin, ne dekubitus lateral majtas ose djathtas. Ne rastin e
pacienteve hemiplegjik, ana plegjike suportohet nga nje jastek posht kembes dhe dores
duke kundershtuar skemen spastike ne tre pozicionet. Dora plegjike vendoset siper nje
jasteku dhe ne pozicion pron, dhe flexion 90* te art.G/H, ndersa kemba plegjike vendoset
lehtesisht ne flexion te gjurit dhe siper nje jasteku, pas kurrizit vendoset nje jastek per
suport, kur pacinti ndodhet ne dekubitus lateral nga ana e shendoshe. Ne rastion kur
ndodhet ne dekubitues lateral ne anen plegjike, kemba dhe dora e shendoshe jane ne te
njejten pozicion si ne rastin e mesiperm. Ne dekubitues supin, kemba plegjike vendoset
ne pozicion anatomik me gjurin lehtesisht ne flexion permes nje peshqiri ne forme rruloje
poshte gjurit,dhe shputa e kembes ne flexion 90*.

Per t’u ngritur ndenjur, pacienti mesohet te flektoj gjunjet 90*, sposton vithet, me pas ul
gjunjet ne krevat, dhe kthen koken dhe trupit nga ana nga do te ngrihet, me ndihmen e nje
asistente, behet ngritja nga krevati, duke i dhene suport nga ana e shendoshe, dhe
stimulimet nga ana plegjike.

Cfare nderlikimesh sjell hernia diskale? Rehabilitimi i tyre?

Nderlikimet qe sjell hernia diskale jane: dhimbje lumbo-sakrale qe jane shume te forta
kane si shkak ,ngritjen e peshes,levizje te pakontrolluara, dhimbje radikulare qe perhapet
ne varesi te irradimit te nervit,ne herniet mediane irradimi eshte bilateral. Parestezia qe
lokalizohet ne zonene e fijeve nervore te prekura nga kompresioni i nukleus
pulposus.Crregullime te sensibilitetit,postura antalgjike (skolioza antalgjike homolaterale
ose kontralaterale,aleterimi te ecjes etj.Radikulopati (patologji te rrenjes nervore, pareze
ose paralize,kur preket dega motore. Crregullime te funskionit seksual/kontrollit urinar.
Foot drop (prekje e n, fibular komun,dege e L5. Mpirje,spazma muskulare, mungese te
reflekeve te medules spinale.etj.

Rehabilitimi , pushimi ne pozicion qetesuas, medikamentet AINS. Performimi i metodes


se centralizimit te dhimbjes ne saj te ushtrimeve ne ekstension te Mc Kenzit, tens, lazer
ultratingull. Aplikojme masazhin me qellim eleminim e kontrakturave muskulare,
aplikojme metoden e perdredhjes per te centralizuar dhimbjen. Ushtrimet e antero-
retroversionit te bacinit. Keshillohet mbajtja e korses per nje kohe shume te shkurter me
qellim stabilizimin e gjendjes. Ushtrimet ne flexion te Williams-it, ushtrimet me pesha
dhe me rezistence me qellim te perforcimit muskular te regionit lumbar
(abdominal,erector spinae, quadratus lumborum, gluteal etj) ne fazen subakute .

Cfare eshte teknika P.N.F?

Metoda Kabat - PNF perdoret nga fizioterapistet te te gjithe pacientet, per rritjen e forces
muskulare, fleksibilitetit, koordinimin dhe levizshmerin funksionale.
Diagonalet dhe ushtrimet ne rotacion perdoren per permiresimin e aktivitetit te jetes se
perditshme , levizeshmerin dhe performancen atletike te pacienteve. Gjen perdorim ne
problemet neurologjike.

PNF eshte nje teknike e perdorur se bashku me ushtrimet e fleksibilitetit ,ajo konsiston ne
kontraksione isometrike dhe isotonike te ndjekura nga relaxim,si i grupeve muskulare
agoniste po ashtu dhe antagoniste. Ushtrimet behen me asistence dhe parashikojne 10sec
kontraksion dhe 10sek relaximdhe stretching.

Llojet e toneve muskulare dhe ekzaminimi i tyre?

Tonus muskular i rritur emerohet si hipertonia , qe mund te jete spasticitet kur kemi
kontraktim jo te vullnetshem/anormal te nje grupi muskujsh , rigiditeti eshte kontraktim
anorma i dy grupeve muskulare qe perfshin si agonistet dhe antagonistet dhe muskujt
ndihmues. Ekzaminimi i tyre behet ne artikulacione dhe ne menyre graduale ,sepse
spascticiteti mund te rikthehet (fenomeni i bicakut ( clasp knife). Eshte e zakonshme ne
demtimet e motoneuronit te siperm.

Hipotonia ndodh ne semundjet neuromuskulare (distrofia muskulare, problemet e


kanaleve te joneve) paralizen cerebrale formen ataksike cerebelare, atetozat ,femija
floppy. Ekzaminimi i themi pacienti9 te qendroj ne kemb dhe te vij kunder duarve tona,
ne momentin kur lirojm duart, pacienti qe vuan nga hipotonia nuk mban dot ekuilibrin,
mund te bjeri, ndersa per femijet hipotonik nuk mund te ngrejne dot koken, te ndryshojne
pozicion, vertikalizimi ndodh me vonese.

Mjetet ndihmese per trajtimin e femijeve me paralize cerebrale infantile?

Deambulatoret perdoret te femijet me diparez spastike pasi ndihmon ne vertikalizimin e


ketyre femijeve. Te femijet me hemiparez perdoren ortezat me qellim te parandalojme
skemat spastike me ekstension te gjymtyres se poshtme dhe flexion te gjymtyres se
siperme,bastunet 3kembesh/4kembesh. Karrocat eletrike,te lehta, monoguid, te
individualizuara perdoren te femijet me tetrapareze, diparez etj.

Cilat jane objektivat kryesore te fizioterapise?

Objektivat afatshkurter: ulja e dhimbjes,shenjave te inflamacionit (nqs ka) {analgjezik


,masazh,mobilzime, TENS,krioterapi,keshilla) ; rritja e motivimit (psikoterapia)

Objektivat afatmesem: Rritja e amplitudes artikulare(ROM-it), forca/tonusi muskular


(pompazhi,dekoaptimi, mobilizimi pasiv, mobilizimi analitik me rezistenc, mob. Aktiv
global, sporte lojera etj) Rritja e propriocepsionit, ekuilibri (ushtrime ekuilibri).

Objektiva afatgjate: Rritja e funksionit (ecja,manipulimi, ADL) Rritja e stabilitetit


(patericat ortezat etj.)

Cila eshte hernia diskale me e shpeshte? Si do te vepronit per te parandaluar


nderhyrjen kirurgjikale?
Hernia diskale me e shpeshte eshte ne pjesen lumbare ne nivel L4-L5, kjo per arsye te
levizshmeris me te madhe ne kete regjion, mbajtjes se peshave, levizjeve te
pakontrolluara, profesionit etj. Menyrat per te parandaluar nderhyrjen kirurgjikale:
Perqasja qe ne bankat e shkolles, Shkaqet e HD, mesohet sesi te parandalohet, pozicioni
korrekt i trupit, ushtrime fizike per forcimin e muskujve addominal,antigravitar dhe te
kembeve. Ndryshimet ne stilin e jetes dhe punes.

Evitohen fleksioni i shtylles kurrizore permes brezit, korseve, kryhet mjekim me


analgjezik,anti-inflamator,mio-relaksant, anti-spazmolitik ,sedativ, renie ne
peshe,shpjegohen pozicionet korrekte te trupit, levizje te trupit me bllok, teknika me
el;etrostimulim,pozicion ne dekubitus lateral me gjunjet e mbledhur dhe nje jastek
ndermjet kembeve per suportin e tyre etj.

Cfare metode perdoret per trajtimin e te semurit spastiko me demtim piramidal?

Per te trajtuar spascticitetin perdoren mobilizimet ne drejtim te skemes se kundert te


spasticitetit,patologjise. Pozicionimet e pacientit ne kembe per te shmangur spasticitetin e
flexionit plantar te kycit te kembes, pozicionimet ne dekubitus abdominal per te
shmangur spazmat e muskujve te trungut etj.Ushtrimet e ekuilibrit ,metoden Bobat etj.
Perdorimin e ortezave dhe mjeteve te tjera ndihmese kunder spasticitetit. Injeksionet me
botulinum toxin, nderhyrjet kirurgjikale me qellim shmangien e retraksioneve dhe
deformimet artikulare,operacionet e muskujve etj. Perdorimin e medikamenteve anti-
spastik etj.

Ku konsiston metoda Vojta dhe ne cilat patologji perdoret?

Metoda Vojta eshte shume efektive ne patologjite neurologjike ne moshat pediatrike. Te


femijet me paralize cerebrale, ne momentin kur femija nuk mund te bashkepunoj fillohet
me terapine Vojta . Perdorimi i stimulimit aferent nga zonat specifike te stimulimit per te
aktivizuar SNQ dhe per te ndryshuar stereotipet posturale. Kjo terapi ne muajt e pare e
fillojme 3-4 here ne dite dhe kohezgjatja e terapise nuk duhet te tejkaloj 10min. Pas
terapise femija nuk duhet te flej (tregon qe eshte lodhur). Pas vitit te para 2 here ne dite
dhe terapia zgjate 10-15min.

Indikacionet dhe kunderindikacionet e trajtimit me jonoforeze?

Indikacionet: Inflamacionet,Analgjezia,Spazma muskulare, ishemia,edema, depozitimi i


kalciumit, varret,hyperhidrosis, kerpudhat, demtimet e hapura te lekures, herpes, riniti
alergjik, djegiet, distrofia refleksive simpathetic.
Kunderindikacionet specifike: reaksionet sensitive lekurore,ndjeshmeria ndaj aspirines
(salicilateve) Gastriti ose ulcera aktive e stomakut (hydrocortisone) Asthma(mecholyl),
ndjeshmeria ndaj metaleve (zinku,bakri,magneziumi),ndjeshmeria ndaj ushqimeve te
detit (iodine).

Kunderindikacionet e pergjithshme: Shtatzanesia; Pajisjet e implantuara eletrike


(pacemakeri kardiak, simulator) Aritmia kardiake; Permbi zones se sinusit karotid;
Hipersenstiviteti( pacienti ka version ndaj rrymes); Problemet e njohura me
medikamentet e perdorura.

A eshte e rendesishme matja e paramentrave jetesore te nje pacient nga


fizioterapisti?

Matja e parametrave jetesore ka shume rendesi ne protokollin e punes se rehabilitimit.


Nje pacient qe ka temperature te larte , fizioterapia eshte e kunderindikuar ,pasi sjell
rritjen e qarkulimit te gjakut, pershpejtim te metabolizmit dhe si rrjedhoje ,kemi
perkeqesim dhe zgjatje te gjendjes febrile. Matja e pulsit frekuence kardiake ,ka rendisi
gjate realizimit te ndonje ushtrimi ose manipulimi fizioterapeutik, pasi gjendja e alteruar
e ritmit kardiak mund te behet burim per komplikacione dhe mbivendosje te ndonje
gjendje shendetesore jo te mire. Matja e tensionit arterial ka rendesi pasi nuk
rekomandohet ngritja nga shtrati e nje pacienti me tension te ulet, ose qe shfaqnje gjendje
jo stabel te tensionit, pasi ne momentin e vertikalizimit pacienti mund te pesoj sinkop,
apo gjendje lipotimie. Ne rastine e frekuences respiratore jo normale kur eshte takipne
duhet te nderpresim ose te ngadalesojme ritmin e terapise, ndaj duhet te jemi te
vemendshem ndaj ritmit te respiracionit te pacientit (sidomos te pacientet pneumologjike)

Cili eshte qendrimi karakteristik i nje te semuri me spondilit ankilozant(bekteriev)


dhe objektivat kryesore te rehabilitimit?

Te pacienti me SA, sakrumi do te vertikalizohet me qellim qe te zvogelohet dhimbja e


ligamenteve te artikulacioneve sakro-iliake, prandaj kjo provokon nje hiperekstension te
te dy sakro-iliakeve. Kemi nje eleminim te kurbave lumbare fiziologjike dhe ben nje nje
fleksion te te dy kordhokullave. Qendra e gravitetit te trupit zhvendoset nga para,perpara
trupit te vertebrave. Ky fenomen thekson me shume kifozen dorsale. Ngurtesimi
progresiv i meparshem do ta fiksoj kete pozicion patologjik. Me qellim te ruajtjes se
kokes drejt (ne pozite te drejte) dhe per ta horizontalizuar shikimin, do te shkaktohet nje
hiperlordoze cervikale.Respiracioni i kufizuar-duke llogaritur ngurtesimin torakal-do te
jete gjithnje e me pak i gjere dhe do te bllokohet ne nje pozite te ekspirimit( pacienti nuk
do te dije te beje inspirimin deri ne fund). Supet do te kene tendence te rrotullohen
(mblidhen), perpara dhe keshtu do ta humbin mobilitetin e tyre. Kemi dhe flesion te
koxo-femuralit dhe te gjunjeve.

Objektivat kryesore te rehabilitimit: ne nuk mundemi ta sherojme pelvisspondilitin


ankilozant, por na mbetet te perpiqemi te zvogelojme, te kufizojme ngurtesine dhe te
ruajme nje zgjerim te mire torakal. Rehabilitimi i adaptuar per secilin pacient ne funksion
te llojit te prekjes, rehabilitim pa dhimbje/i rregulluar , i perditshem (i nevojshem qe te
kujdesemi per pacientin) respektimi i kohes se pushimit (gjumi i pasdrekes+8-10ore
naten), momentet e ctendosjes (relaxime, banjo te ngrohta) ,te favorizohen posturat ose
sportet (jo biciklete sepse ngushton hapsiren artikulare C/F,por not sepse i zgjeron
hapsiren artikulare), te cilet mundesojn ekstensionin e boshtit. Postura e sfinksit, shtrire
permbys eshte e keshillueshme per lexim, ulja ne karrige suedeze ne pune. Veprimi mbi
dhimbjen(termoterapi,balneoterapi,masazhe ne distane) , mbi ngurtesine, dhe mbi
deformimet (korse swain,zgjatje muskulare,pozita e korrigjuar)

Cjane levizjet e izoluara?

Levizjet e izoluara ose levizjet me zinxhir kinetik te mbyllur, jane ato lloj ushtrimesh ne
te cilat segmenti distal eshte fiks dhe segmenti proksimal eshte i levizshem. Pjesa me e
madhe e ketyre ushtrimeve i stimulon muskujt agoniste ashtu dhe antagoniste;si rrjedhoje
permiresojne dhe proproceptivitetin ne artikulacion dhe mekanizmat posturale dhe
stabilizues. Kjo levizje luan rol te rendesishem ne procesin e rikthimit te forces ne
normalitet,proprioceptivitetin dhe aftesive funksionale.

Indikacionet dhe k,i e terapise me rreze infra te kuqe?

Indikacionet: Aknet,plaget aseptike,folikulitis,plaget septike, sinusitet,psoriazat,paget


dekubitale, osteomalacia, mungesa e vitamines D, sterilizimi, marrja e ngjyres,
hiperplazia.

Kunderindikacionet: pelegra, lupus eritematodes, sarkoidoza,kseroderma


pigmentoze,psoriaza akute,ekzema akute,herpes simpleks, insuficenca renale dhe
hepatike, diabeti, hipertiroidizmi, dermatit i gjeneralizuar, arterioskleroza e avancuar,
tuberkulozi pulmonar aktiv dhe progresiv.

Kur fillon trajtimi fizioterapeutik ne traumat kraniale, dhe si ndahen fazat e


trajtimit?

Trajtimi fizioterapeutik fillon qe ne diten e dyte ne terapine intensive,me ane te


mobilizimit dhe eshte thellesisht i domosdoshem per pacientin(mobilizime
pasive,nderrim i pozicionit, fizioterapi respiratore). Pergjithesisht ne momentet e para te
traumes pacienti ka nje humbje te koshiences,gjate se ciles nuk reagon ndaj asnje stimuli.
Gjate kesaj faze mund te aplikohet procedura e trakeostomise,per ti ndihmuar me
ventilimin. Paraqesin ndryshime te tonusit muskular (si hipertonik dhe hypotonik),qe
kufizon ROM artikular. Terapistet qe intervenojne qe ne fazen akute fokusohen ne
edukimin dhe informimin e familjareve, mbi strategjite parandaluese ne lidhje me
kufizimet e ROM-it,mbi integritetin e lekures. Interventet e terapise okupacionale ne kete
faze konsistojne ne stimul;imet verbale ndaj pacientit.

Ne fazen e amnezise post-traumatike post-traumatike, pacientet ndodhen ne nje gjendje


konfuzioni, te pa orientuar ne kohe dhe hapesire. Mund te jene te axhituar apo letargjik.
Terapisti qe impenjohet ne kete faze,fillon te vleresoje veprimet qe mund te kryhen nga
pacienti. Terapia bazohet mbi aktivitete qe stimulojne vemendjen dhe aftesite motore.

Pacientet ne gjendje post konfuzionale, paraqesin nje nivel me te larte perqendrimi dhe
memorie. Disa deficite vazhdojne te persistojne si veshteresia per te filluar nje aktivitet,
ne nderveprimet me persona te tjere. Fizioterapia ne kete faze fokusohet ne vleresimin e
performances ne kryerjen e aktiviteteve si kujdesi per veten, higjena. Trajnim per keto
aktivitete duke zhvilluar dhe strategji kompensimi. Pacienti orientohet dhe per
perdorimin e mjeteve ndihmese per te lehtesuar aktivitetet.

Ku e ushtron profesionin fizioterapisti?

Profesionin e ushtron ne sherbimin shendetesor paresor, dytesor dhe terciar,ne qendra


rehabilitues, poliklinika, klinika private etj.

Fushat mjekesore ku indikohet fizioterapia permendim: neurologji,pediatri, ortopedi-


traumatologji, gjinekologji, reumatologji, neurokirurgji, kardiologji, pneumologji etj.

Cfare duhet te kete parasysh fizioterapisti ne ekzaminimin objektiv neurologjik?

Vleresimin e parametrave jetesor, koshiences se pacientit.

Vleresimin e postures, bilancin e uljes,bilancin ne kemb.

Vleresimin e levizjeve aktive,pasive.

Vleresimin e dhimbjes (hiperalgjesi ,hipoalgjezi etj)

Vleresimin e ekuilibrit dhe kordinimit (testi trendelenburg,Romberg,Dyshen etj)

Vleresimin e sensitivitetit siperfaqesor(prekjes ,te ftohtit,te ngrohtit) dhe ndjeshemerise


se thelle (digito presion, pozicioni i anesis ne hapesire etj).
Vleresimi i forces muskulare, amplitudes artikulare, ortezave (mjeteve ndihmese), ADL
,ecja etj.

Vleresimin e levizjeve te pavullnetshme :tremor /


ngerc/miokloni/fashikulacione/hiperkineza choreatike dhe atetotike/tiket .

Vleresimin e reflekseve / ekzaminimin e nervave te kokes

Ekzaminimi subjektiv neurologjik?

Vlerësimi subjektiv përdoret për të siguruar një pamje të hollësishme të asaj se si gjendja
aktuale ndikon tek pacienti.

Historia dhe situata sociale/Mbështetja familjare/Akomodimi/Mbështetja e Shërbimit


Social

Aktivitetitet e jetes se perditshme/Rutina ditore normale/ Puna qe merret

Kujdesi personal/ perceptimet e problemeve /shqetesimi kryesor/ pritjet e trajtimit/

Paralizat centrale

Nëse SNQ është i dëmtuar, paraliza shpesh ndikon në lëvizjen e një gjymtyre si një e tërë,
dhe jo të muskujve individualë. Format më të zakonshme të paralizës qendrore janë
hemiplegjia (në të cilën preket njëra anë e trupit, duke përfshirë fytyrën, krahun dhe
këmbën) dhe paraplegjia (në të cilën preken të dy këmbët dhe nganjëherë trungu).

Nëse SNP është i dëmtuar, preken muskujt individualë ose grupet e muskujve në një
pjesë të veçantë të trupit, sesa në një gjymtyrë të tërë. Muskujt janë të dobët dhe shpesh
ka dëmtime të ndjeshmërisë.

Sindrom cerebelare

Cerebellum –truri i vogel . Përbëhet nga Paleocerebellumi, Neocerebellumi,


Archiocerebellumi.
Truri i vogël shërben për të ruajtur ekuilibrin dhe orientimin në hapësirë, drejton e
kontrollon tonusin e muskujve. Lejon dhe mundëson lëvizjet e duhura, gjeste të buta dhe
kuptimplotë.
Fillimi akut i simptomave cerebellare konsiderohet një urgjencë mjekësore dhe zakonisht
është për shkak të goditjes në tru, hemorragjisë ose edemës cerebrale.

Sindromat kronike të trurit të vogël janë të fituara (p.sh., alkoolizmi, tumoret,


paraneoplastike) ose gjenetike.
Lëndimi i cerebelës karakterizohet nga funksioni i dëmtuar i cerebelës, duke rezultuar në
ataksi, çekuilibër, lëvizje të pakoordinuara (dismetria), dizartria(çrregullim motor i të
folurit, ndodh kur muskujt që përdorni për të folur janë të dobët ose keni vështirësi për t’i
kontrolluar ato, dhe çrregullime okulomotore (nistagmus). Vertigo mund të ndodhë edhe
nëse preket sistemi vestibulocerebellar.

Ataksia -sëmundje degjenerative e sistemit nervor..

Simptomat ndryshojne nga lloji i ataksise dhe personi .

Simptomat e zakonshme të Ataksisë janë: Mungesa e koordinimit

Fjalim i paqartë/ Problem gjatë ngrënies dhe gëlltitjes

Përkeqësimi i aftësive motorike të imëta/Vështirësi dhe anomali në të ecur

Anomalitë e lëvizjes së syve/Dridhje/Probleme me zemrën.

Këto simptoma shkaktohen nga dëmtimi i trurit

3 lloje të atakisë: 1. Ataksia cerebelare- Shkaktohet si pasojë e mosfunksionimit të


cerebelumit. Prekja e cerebelumit dëmton në ekuilibrin, posturën dhe ecjen.

Pacienti cerebelar lëkundet duke realizuar ecjen e të dehurit.,krahet dhe kembet ne abd.

2. Atakia sensore- Shkaktohet si pasojë e humbjes së propriocepionit, humbjes së


ndjeshmëriseë ndaj pozicioneve të pjesëve të ndryshme të trupit.

3. Ataksia vestibulare-Shkaktohet si pasojë e mosfunksionimit të sistemit vestibular.

Qëndrimi në këmbë dhe ecja mund të jenë të pamundura kur krizat vertiginoze janë të
rënda. Kur këto të fundit janë zhdukur, ecja mbetet e kujdesshme dhe instabile me një
devijim lateral të vijës së ecjes.

Trajtimi i ataksisë është farmakologjik dhe me terapi fizike. Rekomandohet rhb vestibular
pasi ka qellim:

1- Rritjen e balancës duke minimizuar rënien dhe frikën për të rënë.


2- Uljen e marrjes së mendve.
3- Ritjen e aktiviteteve të përgjithshme që ndihmojnë ne ADL

Afazia- është një çrregullim gjuhësor me origjine cerebrale.


Njerëzit që vuajnë nga afazia mund të kenë probleme me të folurit, të kuptuarit, të
lexuarit, të shkruarit, dhe kryerjen e mbledhjeve. Shkaku i afazisë është gjithmonë
dëmtimi i trurit.
Në shumicën e rasteve, kjo është një goditje cerebrale, por edhe një aksident ose një
tumor mund të shkaktojnë afazinë. Dikush vuan nga një goditje cerebrale kur qarkullimi i
gjakut në tru papritur ndërpritet.
Kjo mund të ndodhë në dy mënyra: bllokimi I një enë gjaku ose rrjedhja e një venë
gjaku.
Afazia-crregullim gjuhesor, është kur një person ka një problem të kuptojë ose të
përdorë fjalë. Kjo mund ta bëjë të vështirë të flasë, të lexoje ose të shkruaje.

Dy zonat kryesore përgjegjëse për gjuhën dhe komunkimin janë zona Broca e cila ka për
funksion kryesor aftësinë për të shprehur gjuhën dhe zona Ëernicke e cila ka si funksion
kryesor aftësinë për të përpunuar dhe kuptuar gjuhën dhe disakuptimësinë e saj.

Trajtimi: medikamentoz ,rehabilitim fizik bëhet dhe ndërhyrja logopedike për defiçitet
gjuhësore.

Terapia në rastet e pacietëve me afazi synon :- të përmirësojë aftësinë e individit për të


komunikuar duke e mësuar dhe ndihmuar atë të përdorë aftësitë e mbetura nga dëmtimi.

-të rifitojë aftësinë e të folurit sa më shumë të jetë e mundur, të kompesojë problemet e


gjuhës dhë të mësojë metoda të tjera komunikimi (komunikimi alternativ) nëse do të jetë
e nevojshme.

Trajtimi mund të bëhet në mënyrë idividuale ose në grup.

Trajtimi mund të bëhet edhte gjatë sëmundjes ose dëmtimit që shkaktoi afazinë.

Apraksia –-çrregullim motor i të folurit që prek planifikimin, sekuencimin dhe


organizimin motor apo lëvizjeve të muskujve specifikë të prodhimit të të folur

-është kur dikush e ka të vështirë të bëjë lëvizjet për të folur për shkak të një problemi me
muskujt

Karakteristikat e këtij çrregullimi përfshijnë: fjalë më të gjata, me shumë rrokje që sjell


rritjen e gabimeve të të folurit.

-Lëshime të shumta të tingujve

-Mospërdorimi i tingujve të ndryshëm dhe zëvendësimi me tinguj më të thjeshtë si p,b,m.


-Zanore të të shtrembëruara të artikuluara me të folur hundor

Trajtimi

Individët me apraksi kanë nevojë për terapi intensive individuale.

 Përqasjet e trajtimit ndryshojnë, por zakonisht përfshijnë zhvillimin e aftësive të


imitimit, punën me komunikimin, ushtrimet bukofaciale, rritjen e gjatësisë dhe
kompleksitetit të fjalëve, mësimin e rregullave për modelimin e zërit gjatë të
folurit dhe madje përdorimin e sistemeve të komunikimit shtesë gjatë terapisë së të
folurit nëse është e nevojshme.

Infeksionet e SNQ, mund te jene difuze ose fokale.

Infeksione difuze : Meningiti dhe encefaliti .

Meningiti nenkupton infeksion primar te meningjeve, inflamacion I cipave


mbeshtjellese te trurit e te palces kurrizore .

Shenjat e irritimit meningeal : Shenja e Kerning ( fleksion I art. koksofemoral 90 grade


me dhimbje kur shrihet kemba)

Shenja e Brudzinskit ( fleksion I pavullnetshem I gjunjve dhe ijeve pas fleksionit pasiv te
qafes).

Tipet e meningitit:bakterial/ viral/tuberkular

Encefaliti indikon perfshirje te parenkimes se trurit.

Encefaliti : Inflamacion i korteksit cerebral me shenja klinike qe variojne nga konfuzion i


lehte ne koma

Shume paciente kane perfshirje meningeale dhe parenkimale – Meningoencefalit.

Infeksion fokal : Abcesi I trurit –akumulim I qelizave te bardha te gjakut te vdekur.

Keto qeliza te vdekura te gjakut formojne nje inflamacion purulent—abces.


Pavaresisht nga etiologjia shumica e pacienteve me infeksion te SNQ kane manifestime
klinike te ngjashme.

Simptoma te zakonshme: dhimbje koke, nausea, te vjella, crregullime te vetedijes dhe


irritabilitet.

Shenja te zakonshme: temperature, fotofobi, dhimbje qafe, rigiditet nukal, stupor, koma,
konvulsione dhe deficite neurologjike fokale..

Traumat kraniale: -1-demtimet ne kafke,qe jane shkaktar ne shumicen e rasteve te


vdekjeve nga traumat. Faktore: aksidente automobilistike,alkoli,droga

2-hematomat dhe kontuzionet intrakraniale . Demtimet e medha traumatike ne koke


mund te klasifikohen si hematoma epidurale,supdurale dhe kontuzione.

3-hemoragjia subarkanoide dhe intraventrikulare

Hemoragjia Subarkanoide- është gjakderdhje midis arachnoideas dhe pia matter

Hemorragjia intraventrikulare ndodh në një të tretën e rasteve të hemoragjisë


intracerebrale nga shtrirja e hemoragjisë talamike ganglionike në hapsirën ventrikulare

4-ishemia- është një gjendje e cila ndodh kur truri nuk furnizohet me gjak mjaftueshëm sa
për të funksionuar. Kjo gjendje shkakton në limitim të furnizimit me oksigjen ose hipoksi
cerebrale dhe con në vdekjen e qelizave të trurit, infarkt cerebral ose stroke iskemik.

Kemi dy lloje ishemish:


Iskemi fokale: e kufizuar në një rajon specik të trurit,ndodh kur nje mpiksje gjaku ka
bllokuar nje ene cerebrale.

Iskemi globale: përfshin zona të gjera të trurit, ndodh kur qarkullimi I gjakut
ndërpritet ose zvogëlohet. Kjo shpesh ndodh si pasojë e një arresti kardiak.
Simptomat kryesorë përfshin:

- Probleme me shikimin, lëvizje të trupit, dhe të folurin


- Humbje të vetëdijes
- Verbëri
- Problem me kordinimin
- Dobësi të trupit
-
Sistemi ynë nervor përbëhet nga SNQ dhe SNP

Sistemi nervor ka 3 funksione kryesore: marrjen e inputit sensitiv, integrimin e të


dhënave, dhe dërgimin e informacioneve sensomotorike në periferi.

Sistemi ynë nervor formohet nga neuronet, dhe sinapset që formohen midis neuroneve të
cilat bëjnë të mundur komunikimin me qendra të tjera në të gjithë trupin ose neurone të
tjera. Këto neurone operojnë me ngacmim ose inhibim të tyre.

SNQ është i përbërë nga truri dhe palca kurrizore. Janë të mbuluar me tre shtresa të
mbulesave mbrojtëse të quajtura meningje.

Shtresa e jashtme - dura mater.(mbrojtja e trurit dhe palcës kurrizore.)

Sh.e mesme -materia arachnoidale.

Shtresa e fundit është pia mater e cila kontakton dhe mbulon trurin dhe palcën kurrizore
si mbeshtjellje plastike. Hapsira midis materialeve arachnoid dhe pia është e mbushur me
likid cerebrospinal (CSF). CSF prodhohet nga një ind i quajtur pleksus koroid në ndarje
të mbushura me lëng në CNS të quajtur ventrikuj.

Truri është pjes e SNQ që ndodhet në zgavrën kraniale të kafkës. (përfshin korteksin
cerebral, sistemin limbik, gangliat bazale, talamusin, hipotalamusin dhe trurin)

Hemisferat e korteksit cerebral ndahen në katër lobe: frontale, parietale, temporale dhe
oksipitale.

Frontal- Ky lob përmban bulbin e nuhatjes, e cila përpunon erën.

-i rëndësishëm për planifikimin dhe zbatimin e lëvizjes

- kontrollojnë lëvizjen e dorës.

-kontrollojnë funksionet njohëse si mbajtja e vëmendjes, të folurit dhe vendimmarrja.

Parietal- Neuronet në lobin parietal përfshihen në të folur dhe në të lexuar. Dy nga


funksionet kryesore të lobit parietal: - përpunimi i somatosensimit – si presioni,
dhimbje, nxehtësia, ftohja.

- përpunimi i propriocepsionit – ideja se si orientohen pjesët e tjera të trupit në hapësirë.

oksipital -i përfshirë në vizion - duke parë, njohur dhe identifikuar botën vizive.

temporal -është i përfshirë në përpunimin dhe interpretimin e tingujve.


Ai gjithashtu përmban hipokampus - një strukturë që përpunon formimin e kujtesës.

SNP është një rrjet i gjerë nervash spinale dhe kraniale, që lidhen me trurin dhe palcën
kurrizore. Përmbajnë receptorë sensorë që ndihmojnë në përpunimin e ndryshimeve që
ndodhin në mjedisin e jashtëm dhe të brendshëm. Këto informacione dërgohen në SNQ
nëpërmjet rrugëve aferente.

SNP më pas ndahet në sistemin nervor autonom dhe atë somatik. Sistemi nervor autonom
ka një kontroll të pavullnetshëm të organeve të brendshëm, enëve të gjakut, muskujve të
lëmuar dhe kardiak.Sistemi nervor somatik ka një kontroll vullnetar të lëkurës, kockave,
nyjeve dhe muskujve skeletorë

Cikli WILLSIT- Furnizimi me gjak i trurit realizohet nëpërmjet arterieve karotide dhe
arterieve vertebro-bazilare.

A.karotide ka si dege kryesore : a. cerebri media (ACM) dhe a. cerebri anterior (ACA)
qe furnizojne me shume se 2/3 e hemisferave cerebrale.

A vertebro-bazilar jep: a. cerebri posterior(ACP) , deget qe furnizojne cerebellumin dhe


trunkus cerebri.

Semundjet Muskulare

Klasifikimi: I.MIOPATITE : Distrofite muskulare progresive /Distrofia muskulare e


Dyshenit

Distrofia muskulare e Bekerit /Distrofia facioskapulohumerale / Distrofia distale

Miopatite kongenitale /Miopatite metabolike / Miopatite endokrine (tiroidet)

2.SEMUNDJET ME AKTIVITET MUSKULAR JONORMAL

Miotonia /Paraliza periodike /Sindroma “stiff man” /Krampet /Kontrakturat

3.SINDROMAT MIASTENIKE

Klinika e miopative: Dobesi muskulare proksimale dhe simetrike

Ecje lekundese (ecja e pates) / Veshtiresi ne ngjitjen e shkalleve, Gowers sign

Veshtiresi ne ngritjen e kraheve siper kokes


Atrofi muskulare; pseudohipertrofi / Mialgji ne miopatite inflamatore

Veshtresite ne frymemarrje dhe gelltitje

Distrofite muskulare- Miopati hereditare te karakterizuara nga dobesi progresive dhe


atrofi muskulare.

-Defekt gjenetik i proteinave qe perbejne citoskeletin qelizor

- gjendje në të cilën muskujt, me kalimin e kohës bëhen gjithnjë e më të dobët. Në qoftë


se se kufizimi i aftësisë bëhet gjithnjë e më i madh, atëherë distrofia quhet “progresive”
(përparuese).

Simptoma:Vonese ne progresin motor, simptomat vihen re rreth moshes 3-5 vjecare:


veshtiresi per t’u ngritur, per te ngjitur shkallet/mund te mos jete ne gjendje te vrapoje
ndonjehere

Perfundon ne karrige me rrota ne moshen 10-12 vjec /Deformime


skeletike/Kardiomiopati

Distrofia Muskulare e dyshenit -e trashegushme Humbje progresive e fibrave


muskulore

Muskujt zevendesohen me ind dhjamor dhe muskuli mund te duket hipertrofik


(pseudohipertrofia)/Shpesh vihet re edhe prapambetje e lehte mendore.

Simptomat e njejta me ate me lart .

Distrofia miotonike (Steinert) Semundje multisistemike:

Miotonia: mbinxitshmeri e membranes muskulare  pamundesi per te kryer relaksim


muskular te shpejte

Dobesi muskulare proksimale, me e dukshme ne muskujt kranial dhe distal

Trajtimi: 1-farmakologjik (Kortizonikët/Glukokortikoidet )


2- Menaxhimi psikosocial1.- Gjendja emocionale 2/ Gjendja neurokonjitive
3.- Aftësia për të folur / 4.- Spektri i çrregullimeve autike // 5.- Puna sociale
3. Menaxhimi fizioterpeutik Fizioterapia për distrofinë muskulare synon të maksimizojë
cilësinë e jetës së një personi për aq kohë sa është e mundur dhe mund të përfshijë:
- Ushtrime që të mbahet një kufi lëvizjesh dhe gjatësi e indeve të buta
-Ushtrime fuqizimi që të mbahet fuqia muskulare
-Këshilla në lidhje me ndihmën për lëvizshmërinë e duhur dhe pajisjet ortopedike që të
mbajë pavarësinë
-Parandalim minimum i komplikacioneve dytësore që mund të ndodhin
-Ofrimi mbështetjes për problemet e frymëmarrjes që të mbajnë mushkëritë e pastra pa
sekrecione
-Lidhja me familjet dhe kujdestarët mbi teknikat e sigurta të kujdesit dhe bashkëpunimit
me këto fëmijë

Retensioni urinar(mbajtja e urinës, është pamundësia për të zbrazur fshikëzën e urinës


krejtësisht) Kjo shkakton : parehati ,dhimbje,infeksione.

Komplikacionet: infeksionet e vezikës urinare..

-shkakton kthimin e urinës mbrapsht deri në veshka (i quajtur refluks) gjë që mund të
dëmtojë veshkat, duke rrezikuar deri në dëmtimin e plotë të tyre.

Që të realizohet procesi i urinimit duhet të funksionojnë rregullisht të gjitha hallkat e


aparatit urinar. Aparati urinar fillon me veshkat, të cilat çdo ditë filtrojnë 120-150 litra
gjak për të prodhuar 1 deri në 2 litra urinë. Prej veshkave urina e prodhuar nëpërmjet dy
tubave (ureterët) grumbullohet në fshikëz (vezika urinare), e cila është vendosur midis
kockave të legenit. Ajo vepron si një depo dhe mund të mbajë 1.5 deri në 2 gota urinë.
Urina del përmes uretrës (tubi që derdh urinën nga fshikëza-jashtë).

Si mund të parandalohet kjo patologji?


-Kryerja ekzaminimeve rutinë /-Kujdes duhet bërë me medikamentet që përdoren
--kujdesi në përzgjedhjen e ushqimeve që duhet të konsumojmë gjatë ditës, marrjes së
sasisë së duhur të lëngjeve, si dhe trajtimi i sëmundjeve kronike, veçanërisht i diabetit,

Rehabilitimi i insuficiences respiratore ne moshat e treta.

Drenazhi postural/autogjen, Perkusioni (ndihmon ne levizjen e mukusit,veprimi mbi


toaxin,trenameton nje ims,efekti i te cl eshte qe te levizi sekrecionet e pemes
bronkiale)Pozicionimi i pacientit,Nxitja /stimulimi i kolles, aspirimi i sekrecioneve nga
pema bronkiale/lavazhi bronkial.

Fizioterapia respiratore: Respirimi diafragmatik/abdomina, ushtrimet torako-kostale,


ushtrime per kolonen vertebrale, respiracioni me buze gjysme te mbyllura, teknikat e
respiracionit aktiv, teknika manuale ne inspirim, teknikat e respirimit te sforcuar
(fluter,acapella,rc Cornet) teknika e expasionit torakal,teknika e inhalimit etj.

Kunderindikacionet e magnetoterapise?

Përdorimi i magnetoterapisë nuk rekomandohet në shtatzëni dhe në laktacion, në rastet e


sëmundjeve virale, sëmundjeve të zemrës dhe stimuluesit kardiak, në pacientët me diabet
juvenil, mykozë, në rastet e hyperthyroidism, kancerit, fëmijëve dhe mbajtës të protezave
magnetizuese (edhe pse këto kanë qenë jashtë prodhimit për disa dekada).

You might also like