You are on page 1of 54

SYNDESMOLOGJIA

Prof. Ass. Dr. Fatos Kelmendi


Prof. Ass. Dr. Agon Mekaj
SYNDESMOLOGJIA (NYJËTIMET)

• Eshtrat dhe kërcat janë të lidhura në mes veti me nyjëtime


(articulationes), të cilat mundësojnë stabilitetin por edhe
lëvizshmërinë e disa pjesëve apo të krejt skeletit.

• Ekzistojnё disa ndarje tё nyjёtimeve por nevojave anatomike


dhe funksionale mё sё tepёrmi i pёrgjigjet ndarja e
nyjёtimeve sipas lëvizshmërisë në:
1. nyjëtimet e palëvizshme dhe
2. nyjëtimet e lëvizshme
NYJËTIMET E PALËVIZSHME

• Nyjëtimet e palëvizshme lidhin eshtrat ashtu që hapësira


ndërmjet tyre është e mbushur me indin lidhës dhe në
shumicën e rasteve pa zgavër nyjetore. Kjo është arsyeja që
lëvizja në këto nyjëtome nuk mund te realizohet.

• Indi lidhhës, I cili I lidhë dy skajet e eshtrave mund të jet ind


lidhor, kërcor dhe ashtëror dhe nё bazё tё kёsaj nyjёtimet e
palёvizshme i ndajmё nё tri grupe:
• Nyjёtimet fibroze
• Nyjëtime kёrcore
• Nyjëtime ashtёrore
NYJËTIMET E LËVIZSHME

• Nyjëtimet e lëvizshme janë nyjëtime të vërteta (articulationes


synoviales) sepse mundësojnë lëvizje të dukshme të eshtrave
të nyjëtuar.
• Nyjëtimi është i përbërë nga tri pjesë themelore:

1. trupi nyjëtor (eshtrat),


2. kapsolës nyjëtore
3. zgavrës nyjëtore
NYJËTIMET E LËVIZSHME

• Trupat nyjëtor (eshtrat) janë skajet e dy apo më tepër


eshtrave të mbuluara me një shtresë të hollë të kërcit nyjëtor
të lëmuar.
• Kërci nyjëtor (cartilago articularis) zvoglon fërkimin dhe
njëkohësisht me elasticitetin e tij zvoglon shtypjen dhe
mbingarkimin, si dhe tronditjet dhe ramjet, kështu mbronë
faqet nyjëtore ashtrore.
• Fërkimin e zvoglon edhe lëngu jargor në vet nyjëtimin
(synovia) i cili faqet nyjëtore “i lyen” dhe i bën të
rrëshqitshme.
• Lëngu nyjëtor njëkohësisht edhe e ushqen kërcin sipërfaqësor
nyjëtor
NYJËTIMET E LËVIZSHME

• Kapsola nyjëtore (capsula articularis) në tërësi e rrethon dhe e


mbyllë tërë nyjëtimin.

• Kapsola nyjëtore përbëhet nga cipa e fortë lidhore


(membrana fibrosa) e cila ngjitet afër skajeve të eshtrave dhe
nga brënda është e mbështjellur nga cipa e butë jargore
(membrana synovialis) e cila tajonë lëngun jargor nyjëtor.

• Kapsola nyjëtore vende vende është e përforcuar nga tufat e


trasha të indit lidhor të fortë dhe flasim për lidhëset nyjëtore.
NYJËTIMET E LËVIZSHME

• Zgavra nyjëtore (cavitas articularis) është hapësirë e mbyllur


nga kapsola nyjëtore dhe është e mbushur me një sasi të
vogël të lëngut jargor nyjëtor (synovia).
NYJËTIMET E LËVIZSHME

• Pjesët shtesore të nyjëtimeve janë:


1. lidhëset,

2. qeskat jargore

3. jastuqet dhjamor të nyjëtimeve.


Lidhëset nyjëtore (ligamenta)
• Lidhëset nyjëtore (ligamenta) formohen nga tufat paralele të indit fibroz
të fortë me fijet kolagjene dhe elastike.
• Lidhëset gjinden edhe jashtë kapsolës nyjëtore, kështu lidhin dhe i
forcojnë ndërmjet veti eshtrat, apo buzë ashtit tendosin tetivën e muskulit
në vendet ku ato kalojnë mbi nyjëtim. Kështu tetiva e tendosur mund të
përcjell forcën muskulare në nyjëtimin e largët (këtë shembull e ilustrojnë
tetivat e muskujve të cilët shtrijnë apo përkulin gishtat).
Qeskat jargore (bursae synoviales)
• Qeskat jargore (bursae synoviales) rëndomë janë të vendosura
në afërsi të nyjëtimeve dhe gjenden nën lëkurë apo në thellësi
ku ekziston ndonjë dridhje e indit mbështetës.
• Qeskat jargore janë të mbushura me lëng jargor jo të dendur
dhe e mbrojnë indin nga formacionet e forta (ashti), kështu
zvoglojnë dridhjet dhe lehtësojnë lëvizjet psh. të tetivave
muskulare.
• Qeskat jargore më së shpeshti gjenden në regjionin e
nyjëtimit të krahut dhe të gjurit, ndërsa disa qeska jargore
mund të lidhen me zgavrën nyjëtore.
Qeskat jargore (bursae synoviales)
Ndarja e nyjëtimeve sipas formës së faqes
nyjëtore, llojit dhe amplitudës së lëvizjes
• Sipas formës së faqeve nyjëtore, llojit dhe amplitudës së
lëvizjes nyjëtimet radhiten në:
• Nyjëtime të rrafshta (articulationes planae)
• Nyjëtomet shulore (articulationes trochoideae)
• Nyjëtime çikrikore (ginglimus)
• Nyjëtime elipsoid (articulatio ellipsoidea)
• Nyjëtime shalore (articulatio sellaris)
• Nyjëtime rruzullor (articulatio spheroidea)
Gjatë lëvizjes së eshtrave në nyjëtime dallojmë
lëvizje të ndryshme të pjesëve të trupit të njeriut
Përkulja (flexio) është lëvizje kur dy eshtra ndërmjet veti sa më
tepër të mbyllin këndin lëvizin ashtuqë skajet e kundërta të
eshtrave ndërmejt veti afrohen.
Gjatë lëvizjes së eshtrave në nyjëtime dallojmë
lëvizje të ndryshme të pjesëve të trupit të njeriut
Shtrirja (extensio) është lëvizje kur skajet e kundërta të eshtrave
largohen ndërmjet veti, ndërsa këndi ndërmjet eshtrave
rritet. Kjo vlenë edhe për trupin dhe dallojmë anteflexio,
përkulja e trupit nga përpara, lateroflexio- lakimi anash dhe
retroflexio-përkulja e trupit nga prapa.
Gjatë lëvizjes së eshtrave në nyjëtime dallojmë
lëvizje të ndryshme të pjesëve të trupit të njeriut

Afrimi (adductio) është lëvizje kur pjesët e trupit i afrohen


rrafshit midisor apo njëra kah tjetra (psh. gishtat).
Gjatë lëvizjes së eshtrave në nyjëtime dallojmë
lëvizje të ndryshme të pjesëve të trupit të njeriut
Largimi (abductio) është lëvizje gjatë së cilës
pjesët e trupit largohen nga rrafshi midisor
apo njëa nga tjetra.
Gjatë lëvizjes së eshtrave në nyjëtime dallojmë
lëvizje të ndryshme të pjesëve të trupit të njeriut
Rrotullimi (rotatio) është lëvizja e eshtrave përreth boshtit
gjatësor të tyre.
Gjatë kësaj ekzistojnë lëvizje të veçanta të eshtrave të parakrahu;
supinatio është vendosja e shuplakës me faqen pëllëmbore
nga lart, ndërsa pronatio është vendosja e shuplakës me
faqen pëllëmbore nga poshtë.
Nyjëtimet e gjymtyrës së sipërme (artt. membri superioris)

• Nyjëtimet e gjymtyrës së sipërme ndahen në:

1. nyjëtimet e brezit të krahut (artt. cinguli pectorales)

2. nyjëtimet e pjesës së lëvizshme të krahut (artt. membri


superioris liberi).
Nyjëtimet e brezit të krahut (artt. cinguli pectorales)

• Në nyjëtimet e brezit të krahut (artt. cinguli pectorales), bëjnë


pjesë:
• nyjëtimi parzmo-kularthor
(articulatio sternoclavicularis)


• nyjëtimi kulartho-akromial
(art. acromioclavicularis)

• lidhëset fibroze lig. coracoclaviculare dhe lig. coracoacromiale


Nyjëtimet e pjesës së lirë të gjymtyrës së sipërme
(artt. membri superioris liberi)

• Në nyjëtimet e pjesës së lirë të gjymtyrës së sipërme bëjnë


pjesë:
• nyjëtimi i krahut (art. humeri),
• nyjëtimi i bërrylit (art. cubiti),
• nyjëtimi rrezoro-trinor (art. radiocarpalis),
• nyjëtimet e eshtrave të parakrahut (articulatio radio-ulnaris
proximalis et distalis) dhe
• nyjëtimet e shuplakës (artt. manus).
Nyjëtimet e pjesës së lirë të gjymtyrës së sipërme
(artt. membri superioris liberi)

• Nyjëtimi i krahut (art. humeri) paraqet nyjëtimin të lëvizshëm,


sferik i cili realizohet ndërmjet shpatullës (scapula) dhe ashtit
të krahut (humerus).
Nyjëtimet e pjesës së lirë të gjymtyrës së sipërme
(artt. membri superioris liberi)

• Nyjëtimi i bërrylit (articulatio cubiti) është nyjëtim i përbërë


(art. composita) i cili realizohet nga skaji i poshtëm i ashtit të
krahut (extremitas inferior humeri) dhe nga skajet e sipërme
të rrezorit dhe llanës (extremitas superior radii et ulnae).
Kështu formohen tri nyjëtime:
• nyjëtimi humeroradial (art. humeroradialis)
• nyjëtimi humeroulnar (art. humeroulnaris)
• nyjëtimi rrezo-llanor i sipërm (art. radioulnaris proximalis).
Këto tri nyjëtime kanë
• zgavrën nyjëtore, kapsolën nyjëtore dhe lidhëset nyjëtore të
përbashkëta, dhe paraqesin një tërësi morfologjike
Nyjëtimet e pjesës së lirë të gjymtyrës së sipërme
(artt. membri superioris liberi)

• Nyjëtimi i bërrylit (articulatio cubiti).


Nyjëtimet e pjesës së lirë të gjymtyrës së sipërme
(artt. membri superioris liberi)

• Nyjëtimi rrezo-llanor i poshtëm (articulatio radioulnaris


distalis) bën lidhjen e skajeve të poshtme të rrezorit dhe
llanës.
Nyjëtimet e pjesës së lirë të gjymtyrës së sipërme
(artt. membri superioris liberi)

• Në nyjëtimet e shuplakës (artt. manus) marrin pjesë:


• nyjëtimi i sipërm i paratrinës së shuplakës (articulatio radiocarpalis)

• nyjëtimi i poshtëm i paratrinës së shuplakës (articulatio mediocarpalis)

• nyjëtimet paratrinoro-trinorë të shuplakës (artt. carpometacarpales)

• nyjëtimet e eshtrave të trinës me falangjet e gishtave (artt.


metacarpophalangeales)

• nyjëtimet ndërmjet falangjeve të gishtave (artt. interphalangeales).


Nyjëtimet e pjesës së lirë të gjymtyrës së sipërme
(artt. membri superioris liberi)

• nyjëtimi i sipërm i paratrinës së shuplakës (articulatio radiocarpalis) është


nyjëtim i lëvizshëm, i cili realizohet nga, skaji i poshtëm rrezorit (extremitas
distalis radii), rrasa nyjëtore (discus articularis) dhe tre eshtra të rendit
proksimal të paratrinës së shuplakës (os scaphoideum, os lunatum, os
triquetrum).
Nyjëtimet e pjesës së lirë të gjymtyrës së sipërme
(artt. membri superioris liberi)
• Nyjëtimi i poshtëm i paratrinës së shuplakës (articulatio
mediocarpea/mediocarpalis)
• Ky nyjëtim realizohet ndërmjet eshtrave paratrinorë të rendit
të sipërm dhe të poshtëm dhe ka formën e germës S të
zgjatur të vendosur në drejtim gjerësor.
Nyjëtimet e pjesës së lirë të gjymtyrës së
sipërme(artt. membri superioris liberi)
• Nyjëtimet e eshtrave të shuplakës ndahen në tri grupe:

• nyjëtimet e eshtrave tejtrinorë (carpus),

• nyjëtimet e eshtrave trinorë (metacarpus) dhe

• nyjëtimet e gishtave të shuplakës (digiti manus).


Nyjëtimet e pjesës së lirë të gjymtyrës së
sipërme(artt. membri superioris liberi)
• Nyjëtimet e eshtrave paratrinorë (articulationes intercapales),
në këtë grup të nyjëtimeve bëjnë pjesë: nyjëtimet ndërmjet
eshtrave paratrinorë të rendit proksimal, nyjëtimet ndërmjet
eshtrave paratrinorë të rendit distal dhe nyjëtimi midisor i
paratrinës së shuplakës.
Nyjëtimet e pjesës së lirë të gjymtyrës së
sipërme(artt. membri superioris liberi
• Nyjëtimet e eshtrave trinorë, në këto nyjëtime marrin pjesë
nyjëtimet ndërmjet eshtrave paratrinorë dhe trinorë
(articulationes carpometacarpea), nyjëtimet ndërmjet
eshtrave trinorë (articulationes intermetacarpeae) dhe
nyjëtimet ndërmjet eshtrave trinorë me falanget e para të
gishtave të shuplakës (articulationes metacarpophalangeae).
Nyjëtimet e kafazit të kraharorit

• Nyjëtimet e shtyllës kurrizore janë:


1. lidhjet e trupave të rruazave-unazave,
2. nyjëtimet e zgjatimeve nyjëtore,
3. lidhjet e harqeve rruazore dhe lidhëset fijore të zgjatimeve gjerësore dhe
shpinore të rruazave.

• Lidhjet e trupave të rruazave.


• Lidhja e trupave të rruazave (symphysis intervertebralis).
• Faqet nyjëtore të trupave të rruazave janë faqja e sipërme dhe e poshtme e
tyre të
• mbuluara me kërcë të hollë.Trupat e rruazave i lidhin rrasat ndërruazore
(discus
• intervertebralis) dhe lidhëset gjatësore (ligg. longitudinalia).
Nyjëtimet e kafazit të kraharorit

• Lidhjet e trupave të rruazave (vertebrave).


• Lidhja e trupave të rruazave (symphysis intervertebralis).
• Faqet nyjëtore të trupave të rruazave janë faqja e sipërme dhe e poshtme e
tyre të mbuluara me kërcë të hollë.Trupat e rruazave i lidhin rrasat
ndërruazore (discus ntervertebralis) dhe lidhëset gjatësore (ligg.
longitudinalia).
Nyjëtimet e zgjatimeve nyjëtore

• Nyjëtimet e zgjatimeve nyjëtore (artt. zygapophysiales) janë


nyjëtime klasike sinoviale.
• Faqet nyjëtore gjinden në zgjatimet nyjëtore të poshtme dhe
të sipërme (processus articulares inferior et superior s.
zygapophysis) të dy rruazave fqinje të shtyllës kurrizore.
Lidhëset e harqeve rruazore

• Lidhëset e harqeve rruazore (ligg. flava) janë shirita të


shkurtër dhe të fortë të indit idhor elastik me ngjyrë të verdhë
Lidhëset fijore të zgjatimeve gjërësore dhe shpinore.

• Lidhëset fijore të zgjatimeve gjerësore dhe shpinore (ligg.


intertransversaria, ligg. interspinalia et supraspinalia) janë
tufa të shkurta të fijeve lidhore të tendosura ndërmjet
zgjatimeve përkatë se të dy rruazave fqinje.
Statika dhe dinamika e shtyllës kurrizore
• Në pikëparje statike shtylla kurrizore e njeriut është
strumbullari i skeletit të tij dhe boshti mbajtës i qëndrimit
vertikal.
• Shtylla kurrizore në gjëndje qetësie, te personat e rritur, i ka
katër lakesa të një pas njëshme në rrafshin sagjital, për këtë
në përgjithsi ka formë karakteristike të germës S të zgjatur.
• Pjesa qafore e shtyllës kurrizore është konvekse nga përpara,
• Pjesa torakale e saj është konvekse nga prapa,
• Pjesa belore është konvekse nga përpara
Statika dhe dinamika e shtyllës
kurrizore
• Pjesa kërbishtorobishtore është konvekse nga prapa
• Konveksitetet e përparme (lordosis cervicalis et lumbalis), si
dhe konveksitetet kompenzatore të pasme (kyphosis
thoracalis et sacrococcygea)
Nyjëtimet e kafazit të kraharorit (artt. thoracis).

• Nyjëtimet e kafazit të kraharorit në kuptim të ngushtë ndahen


në dy grupe: në
• grupin e përparmë të cilin e përbëjnë nyjëtimet e ashtit
parzmor, të brinjëve dhe të kërcave brinjore
• grupin e pasmë të cilin e bëjnë nyjëtimet e brinjëve me
shtyllën kurrizore
Nyjëtimet e kokës (artt. synoviales cranii).

• Nyjëtimi i vetëm i lëvizshëm i kokës është nyjëtimi i nofullës së


poshtme (art. temporomandibularis), ndërsa të gjithë të tjerët
janë të palëvizshëm, kërcorë (synchondroses) dhe lidhorë,
qepjet (suturae).
Nyjëtimi i nofullës së poshtme (art. temporomandibularis).

• Faqet nyjëtore të këtij nyjëtimi janë: koka e nofullës së


poshtme (caput mandibulae) dhe pjesa nyjëtore e gropës
nofullore të ashtit tëmblor (fossa mandibularis).
• Ndërmjet faqeve nyjëtore gjendet rrasa nyjëtore (discus
articularis) në formë të thjerrzës bikonkave, e përforcuar me
buzen rrethore të saj për shtresën fibroze të kapsolës
nyjëtore.
Nyjëtimet e kokës me shtyllën kurrizore

• Koka është e nyjëtuar me shtyllën kurrizore nëpërmjet unazës


së parë dhe të dytë cervikale (art. atlantopccipitalis) dhe me
anë të lidhëseve (syndesmosis occipitoaxialis).
Nyjëtimi i sipërm i kokës (art.
Atlantooccipitalis)
Në përbërje të këtij nyjëtimi marrin pjesë
Gropëzat e sipërme të atlas-it (fovea articularis superior) dhe
nyellat e ashtit zverkor (condyli occipitales).
Kapsola nyjëtore është e përforcuar me cipat lidhore, të
përparme (membrana atlantooccipitalis anterior) dhe të
pasme (membrana atlantooccipitalis posterior).
Nyjëtimi i poshtëm i kokës

• Nyjëtimin e poshtëm të kokës e formojnë katër nyjëtime të


vogla ndërmjet unazës së parë dhe të dytë të qafës.
• Dy nyjëtime janë anësore (art. atlantoaxialis lateralis) dhe
• Dy midisorë (art. atlantoaxialis mediana anterior et
posterior).
Nyjëtimet e gjymtyrës së poshtme (artt. membri inferioris)

• Nyjëtimet e gjymtyrës së poshtme ndahen në:


1. nyjëtimet e brezit të komblikut (artt. cinguli pelvici)
2. nyjëtimet e pjesës së lirë të gjymtyrës së poshtme (artt.
Membri inferioris liberi).
Nyjëtimet e brezit të komblikut (artt. cinguli pelvici)

• Nyjëtimi capoko-kërbishtor (art. sacroiliaca)


• Ngjitja mbivehtore (symphysis pubica).
Nyjëtimet e pjesës së lirë të gjymtyrës së
poshtme (artt. membri inferioris liberi)
• Nyjëtimi i kofshës (art. coxae s. iliofemoralis).
• Faqet nyjëtore në nyjëtimin e kofshës janë: koka e ashtit të
kofshës (caput femoris) dhe faqja nyjëtore në formë të
gjysmëhënës (facies lunata) në uthulloren e ashtit capokor
(acetabulum).
Nyjëtimi i gjurit (art. genus).

• Në nyjëtimin e gjurit nyjëtohen nyellat e ashtit të kofshës dhe


nyellat e fyellit (condyli femoris et condyli tibiae).
Nyjëtimet e eshtrave të kërcirit

• Eshtrat e kërcirit janë të nyjëtuar me skajet e sipërme dhe të


poshtme si me trupat e tyre.
• Nyjëtimi fyelloro-shtizor i sipërm (art. tibiofibularis superior).
• Nyjëtimi fyelloro-shtizor i poshtëm (art. tibiofibularis inferior).
• Syndesmosis tibiofibularis inferior
Nyjëtimet e shputës së këmbës (artt. pedis).

• Nyjëtimi ashikokёrçikor (art. talocruralis).


• Faqen nyjëtore konvekse e bëjnë, në trupin e ashikut (talus):
trochlea tali, facies malleolaris medialis, facies malleolaris
lateralis.
Nyjëtimi nёnashikor (articulatio subtalaris)

• Ky nyjëtim me anë të kanalit të shputës (canalis tarsi) ndahet


në pjesën e përparme dhe të pasme.
Nyjëtimet tjerë të shputës së këmbës

• Nyjëtimin gjerësor të shputës (art. tarsi transversa) e bëjnë,


art. Calcaneocuboidea dhe pjesa e përparme art.
talocalcaneonavicularis.
Nyjëtimet tjerë të shputës së këmbës

• Articulationes metatarsophalangeae
• Faqet nyjëtore të këtyre nyjëtimeve janë: koka e eshtrave
trinorë dhe bazat e falangjeve proksimale të gishtave të
shputës. Kapsolat nyjëtore të këtyre nyjëtimeve I përforcojnë
lidhëset anësore (ligg. collateralia) dhe lidhëset shputore (ligg.
plantaria).
Nyjëtimet tjerë të shputës së këmbës
Nyjëtimet tjerë të shputës së këmbës
• Articulationes interphalangeae
• Faqet nyjëtore të këtyre nyjëtimeve janë: kokat e falangjeve
proksimale dhe të mesme si dhe bazat e falangjeve të mesme
dhe distale të gishtave të shputës së këmbës.

You might also like