You are on page 1of 13

Morfologjia dentare

Tema
Artikulacioni temporomandibular

Mësimdhënësja:Fortesa Canolli
• Pjesët përbërëse të nyjës janë:
• Gropa e kyçit të nofullës (Fossa articularis
ossis temporalis s. glenoidalis)
• Zgjatimi kondilar i nofullës (Processus
kondilaris mandibulae)
• Disku kyçor, artikular (Diskus articularis)
• Kapsula kyçore (Capsula articularis), dhe
• Lidhjet ligamentare
• Është i përbërë nga dy nyja të njëjta, me
pozita simetrike, të cilat nga aspekti
funksional paraqesin një tërësi. Ka strukturë
komplekse dhe specifike, prandaj përveçse
siguron lëvizje si edhe nyjat e tjera të
organizmit të njeriut, falë strukturës dhe
karakteristikave të veçanta ushtron lëvizje
karakteristike (p.sh. lëvizja e nyjës së krahut
të majtë nuk imponon lëvizjen e nyjës së
krahut të djathtë, ndërsa lëvizjet e nyjës së
majtë çdoherë i shoqëron edhe lëvizja e nyjës
së djathtë). Përveç kësaj, lëvizjet në nyjë të
anës së majtë dhe të djathtë ushtrohen
njëkohësisht etj.
• Faqet artikuluese të nyjës temporo-
mandibulare nuk janë të mbështjellura me
hialin kërcëllues, por me indin fibroz të dendur,
me indin fibroz avaskular në të cilët gjenden,
pak a shumë, qeliza kërcëllore
• Është theksuar se lëvizjet në nyja ushtrohen
njëkohësisht, që do të thotë se lëvizja në njërën
nyjë nuk është lëvizje e izoluar, por atë e
shoqëron edhe lëvizja e nyjës së anës së
kundërt, që është një dallim nga nyjat e tjera të
organizmit. Kjo është kështu nga fakti se nyjat
temporo-mandibulare janë pjesë përbërëse të
një kocke-të mandibulës.
• Një specifikë karakteristike e nyjës temporo-
mandibulare është prania e diskut kyçor (Discus
articularis), strukturës që gjendet midis kondilit
(Condilus) dhe gropës artikulare (Fossa
articularis ossis temporalis), respektivisht
mandibulës dhe kafkës.
• Nyjën temporo-mandibulare disku e ndan në dy
pjesë, që mes vete dallohen nga aspekti
funksional. Këto pjesë ushtrojnë funksione të
ndara.
• Mobilitetin e nyjës e siguron disku visko-elastik
e fibrokartagjinoz, që interponohet midis faqeve
artikuluese, të cilat mes vete janë inkongruente
(inkongruenca e faqeve artikuluese e kockës
temporale dhe e mandibulës).
• Gropa e kyçit (e nyjës) të nofullës (Fosa
articularis ossis temporalis, s. glenoidalis)

Është pjesa e sipërme e artikulacionit dhe i


takon kockës tëmthore (Fossa articularis ossis
temporalis s. glenoidalis). Gjendet në pjesën
bazale të skvamës së kockës tëmthore, para
kockës timpane. Është e përbërë prej pjesës së
prapme, që është pjesë më e madhe, konkave
dhe pjesës së përparme, konvekse, që emërtohet
gungëza kyçore (Eminentio articularis). Nga
aspekti funksional ky konfiguracion (kreshtë) i
faqes artikuluese të kockës tëmthore ka rëndësi
të madhe. Është konveks në drejtimin transversal
dhe lehtë konkav në drejtimin medio-lateral.
• Pjesa e përparme e gungëzës ka pozitë të pjerrët:
nga lart dhe prapa në drejtim poshtë dhe përpara
dhe me horizontalen formon një kënd prej 0-55
shkallësh. Kjo pjesë e nyjës merr pjesë aktive në
lëvizjet e mandibulës dhe pjerrësia e saj ka
raporte të ndryshme ndaj rrafshit horizontal dhe
sagjital. Vlerat e pjerrtësisë varen prej intensitetit
të funksionit të organit mastikator, numrit të
dhëmbëve të mbetur dhe intensitetit të
ndryshimeve, që janë pasoja të humbjes së
dhëmbëve pjesërisht ose në tërësi.
• Te foshnja gungëza kyçore ekziston në embrion.
Zhvillimi i mëtejshëm është i shkallëzuar: gjatë
denticionit të parë, krahas daljes së dhëmbëve, ka
zhvillim paralel dhe sinkronik me të, ndërsa me
daljen e molarit të parë të përhershëm intensiteti
i zhvillimit vjen e shtohet dhe përfundon me
daljen e molarëve të dytë të përhershëm.
•  Pjerrtësia e murit të prapmë është 20-55 shkallë
dhe me vlerë mesatare prej 33 shkallësh. Me
humbjen e dhëmbëve gungëza resorbohet,
ndërsa pjerrësia e murit të pasmë zvogelohet
• Zgjatimi kondilar i nofullës (Processus
condilaris mandibulae)
 
• Është pjesa e poshtme e artikulacionit dhe i
takon mandibulës, respektivisht faqeve të
sipërme të kondilave.
• Kondili ka formë elipsoide dhe është i mbuluar
me indin fibroz të avaskualizuar, që gjendet
vetëm në pjesën e përparme, me trashësi 0.2-2
mm. Baza e kondilit ka formën e kreshtës,
gjysma e së cilës (pjesa e poshtme) është e
mbuluar me indin fibroz dhe paraqet
sipërfaqen e lëmuar të kockës. Më këtë pjesë
kondili artikulon me diskun dhe bashkërisht
bëjnë lëvizje në gropën artikuluese të kockës
temporale (Fossa articularis ossis temporalis s.
glenoidalis).
• Kondili është konveks në të gjitha drejtimet.
• Forma e faqes kyçore është individuale.
• Faqet anësore janë të ngritura dhe emërtohen
si pole të kondilit. Në polin e jashtëm kapen
diskusi dhe ligamenti i brendshëm i nyjës,
ndërsa në polin e jashtëm diskusi dhe fijet e
brendshme të kapsulës kyçore. Në faqen e
përparme të qafës së kondilit kapet muskuli
fletak i jashtëm (musculus pterygoideus)

•Disku kyçor (Discus articularis)


 
Disku kyçor është një mbështjellës, pllakë me
formë ovale ose bikonkave, e ndërtuar prej indit
fibroz që gjendet ndërmjet faqeve kyçore të
kockës nofullore dhe tëmthore.
Disku e ndan nyjën në dy pjesë:
pjesën e sipërme ose pjesën disk-kafkë dhe
pjesën e poshtme ose pjesën disk-mandibulare.
Në pjesën e sipërme, që është pjesa më e gjerë,
zhvillohen lëvizjet rrëshqitëse, ndërsa në pjesën e
poshtme ushtrohen lëvizjet rrotulluese (sharnire).
Disku e përcjell kokën e nyjës gjatë lëvizjeve,
duke e mbrojtur kështu nga traumatizmi murin e
përparmë dhe të sipërm të gropës kyçore.
• Zona e përparme dhe ajo e prapme të diskusit
janë zona më të trasha dhe formojnë një unazë
rrethore e cila stabilizon diskusin mbi kokë të
kondilit dhe parandalon dislokimin gjatë
lëvizjeve të nofullës.
• Pjesa e mesme, që është zonë më e hollë,
mundëson adaptabilitetin dhe transfomacionin e
diskut.
• Pjesa e prapme e diskusit, sidomos skaji i
trashë, kalon në zonën e ashtuquajtur
bilaminare, që bashkë me kapsulën nyjore lidhet
për kockën tëmthore dhe kondil të nofullës.
• Është cekur më parë se prania e diskusit
artikular e ndan nyjën në pjesë (etazhe) të
sipërme dhe pjesë (etazhe) të poshtme.
• Pjesa e sipërme, që është një hapësirë më e
gjerë, gjendet ndërmjet diskusit dhe gropës
artikuluese, ndërsa pjesa e poshtme është
hapësirë ndërmjet diskusit dhe kondilit të
mandibulës.
• . Kapsula kyçore (Capsula articularis)

Është kapsulë e mbëshjellë me membranë


fibroze (Membrana fibrosa) dhe me membranë
sinoviale (Membrana synovialis).
Membrana sinoviale mbështjell faqen e
brendshme të membranës fibroze. Kapsula
fibroze mbështjell nyjën mandibulare. Në pjesën
e përparme kapsula është e hollë, kurse trashësi
më të madhe ka pjesa e prapme.Ka vaskularizim
të mirë. Enët e gjakut mbushen kur goja hapet,
ndërsa zbrazen në aktin e kudërt, respektivisht
gjatë mbylljes së gojës.Kapsula në pjesën e
sipërme kapet për kockën tëmthore, ndërsa në
pjesën e poshtme për qafën e kondilit.Falë
gjerësisë, kapsula e nyjës temporo-mandibulare
ka mobilitet më të madh në organizmin e
njeriut.
• Lidhjet ligamentare

Nyja temporo-mandibulare është e përforcuar


me lidhjen kryesore (kapsulare) dhe me lidhjen
sekondare (fasciale).
Lidhjet kryesore ose kapsulare janë të thurura në
indin fibroz të membranës dhe përforcojnë faqen
e jashtme dhe të brendshme. Këtu bën pjesë
lidhësi kapsular anësor (Ligamentum capsualare
collaterale).
Lokacioni i ngjitjeve (kapjeve) të fijeve tregon se
këto ligamente me aktivitetin e tyre kufizojnë
lëvizjet distale të nofullës.

You might also like