You are on page 1of 8

ZHVILLIMI I SKELETIT TË

KRANIUMIT DHE FYTYRËS


Neurokraniumi (chondrocranium)
 Neurokraniumi – zhvillohet nga indet kërcore bazale,
me osifikim enhondral të chondrocraniumit
 Pjesa membranoze e neurokraniumit zhvillohet me
osifikim intramembranoz
 Në periudhën fetale, kockat e kokës janë të ndara me
membrana të indit lidhor – sutura
 Gjashtë areale fibroze (ind lidhor) – FONTANELA
 SUTURAT dhe FONTANELET, qendra të rritjes
intenzive të kockave të kokës
 Zmadhimi intenziv dhe i menjëhershëm i trurit,
ndikim të madh në rritjen e kockave
VISCEROKRANIUMI
 Baza e hershme e kockave të fytyrës poashtu janë indet
kërcore (cartilago)
 MANDIBULA
 Kërci i Meckel-it (nga harku i I-rë faringeal) baza kockore e
mandibulës
 Në javën e VI-të fillon osifikimi intermembranoz i mandibulës
(nga ana laterale e kërcit të Meckel-it)
 Pas formimit të formës kockore të mandibulës, kërci i Meckel-it
resorbohet
 Kërcat sekondare paraqiten në javën e X-të dhe
XIV-të, nga do të zhvillohen koka e kondilit,
procesus coronoidale dhe tuberantia mentale
 Osifikimi enhondral kondilar fillon në javën e
XIV-të dhe paraqet qendër të rëndësishme të rritjes
të ramus dhe corpus mandibulae
 Kërci sekondar humbet në fund të jetës fetale, por
një pjesë e epërme perziston si kartilago artikulare
dhe qendër e rritjes deri në moshën madhore
 MAKSILLA
 Skeleti primar i maksillës paraqitet nëpërmjet të
kapsullës kërcore nazale
 Qendrat osifikuese intramembranoze nëpër procesuset
maksillare dhe procesus frontonazal
 Suturat – me ind lidhor poashtu paraqesin qendra të
rëndësishme të osifikimit dhe rritjes
 Rritja e kockave që nga java e X-të të jetës
intrauterine zhvillohet nëpërmjet të proceseve të:
 Apozicionimit
 Resorpcionit
 Remodelimit
 Rritja e kockave zhvillohet nga qendrat osifikuese
në të gjitha drejtimet
Dinamika e rritjes së kockave kraniofaciale
 Shpejtësia marramendëse e rritjes dhe zhvillimit, sidomos në
periudhën embrionale
 Pesha e zigotit – 0,005 mg.
 Pesha e të porsalindurit – 3250 gr.
 Periudha fetale paraqet periudhën e dallimeve (diferencimeve)
 Shpejtësia e rritjes është shumë e madhe, veçanërisht në
javën e 9-20 –të.
 Në javën e 9-të koka përbën gati gjysmën e madhësisë së
fetusit
 Në javën e 12-të trupi rritet më shumë dhe përbën pjesën më
të madhe të fetusit
 Fytyra e fetusit më shpejt rrittet në gjerësi, lartësi dhe
thellësi

You might also like