You are on page 1of 2

Indi kercor

Njesia morfologjike kondron (kondrociti dhe matriksi perreth)


Kondrocite + lenda nderqelizore (fije+lenda bazale)
Jashte vishet me nje kapsule indi lidhor fijengjeshur perikonder. 2 shtresa: e jashtme perikondri fijor lidh kercin me indet e
tjera; e brendshme perikondri qelizor/kondrogjenik me qeliza te padiferencuara.

1. Kerci hialin (qelqor)- skeleti i njeriut ne jeten intrauterine. Pastaj kockezohet. Mbetet vetem: disku epifizar (zona midis
epifizes dhe diafizes); epifizat e kockave te gjata, brinjet, laring, trake, bronke.
-Kondrocitet te ngjashme me fibroblastet (sintetizojne tropokolagjen, proteoglikane, acid hialuronik, proteoglikane,
fibronektine etj). Vendosen ne grupe 2-4 qelizash ne lakuna. Ndahen dhe formojne grupet izogjene aksiale (boshti i ndarjes
paralel, horizontal) ose koronare (boshti i ndarjes i ndryshem).

-Lenda nderqelizore- fije kolagjene 50% peshes + lenda bazale (proteoglikane-25%-hidratim i larte i kercit 80%)
a-Fijet kolagjene nuk duken ne MO, indeks i njejte i perthyerjes me lenden bazale. Kryesisht kolagjen II, IX dhe XI. Nuk
vendosen ne tufa.
b-Lenda bazale e pasur me granula te matriksit granula elektrondense te kalcifikuara. Permbajne zinxhirin C te
kolagjenit II, aneksinen V (lidh Ca) dhe agrekan. Jane te pasura me fosfataze alkaline.

Nje fije acidi hialuronik ku lidhen 100 agrekan (zemra proteinike 3000 aminoacide, GAG: kondroitin sulfat 40%, kondroitin 6
sulfat 50% dhe keratin sulfat 7-10%)
Proteoglikane te tjere: versikani, qe lidh biglikanin dhe dekorinen (lidhin kolagjenin) dhe lumikanin (rregullon diametrin e
fijes kolagjene).

Dallojme matriksin territorial (zona rreth cdo grupi izogjen, shume GAG dhe pak fije- bazofile, metakromatike) dhe
matriksin interterritorial/intersticial (zona ndermjet grupeve izogjene, pak GAG dhe shume fije- lehtesisht acidofile)

HISTIOGJENEZA E KERCIT HIALIN: E merr origjinen nga mezenkima. Shfaqet ne javen V te jetes intrauterine.
1. Qelizat mezenkimale formojne agregate te dense.
2. Qelizat shkeputen nga njera tjetra dhe marrin forme sferike (blastema protokondrale-qendra te kondrifikimit)
3. Qelizat sekretojne kolagjen tip IIA, pastaj IIB bashke me agrekan. Largohen nga njera tjetra dhe grupohen ne lacuna
(qeliza kondroprogenitore)
4. Keto qeliza shprehin fibronektinen, lamininen, faktore te transkriptimit te kercit (omeoproteina-1 dhe SOX9)
shnderrohen ne kondroblaste (zhvillohet REP, KG, theksohet bazofilia)
5. Kur aktiviteti i kondroblasteve bie, shnderrohen ne kondrocite. Mezenkima qe rrethon kercin kondesohet dhe formon
perikondrin.

RRITJA E KERCIT
a) Rritja intersticiale- qelizat ne brendesi te kercit shumohen, sekretojne lende themelore. Kjo rritje eshte e shpejte kur
kerci eshte i vjeteruar ose kur lenda themelore eshte e paket. Tipik vetem per kercin (jo per kocken)
b) Rritje apozicionale nga perikondri qelizor. Nga periferia ne qender te kercit. Edhe tek kocka.
BMP bone morphogenetic proteins ndihmojne procesin e diferencimit te kondroblasteve. Ketu perfshihet TGF .
Noggin, chordin efekt i kundert me BMP.

2. Kerci elastik ngjyre e verdhe. Fije elastike. Matriks jo homogjen. Forma me rezistente e kercit. Pak GAG. Me pak lipide
dhe glikogjen.
Te perbashketa me kercin hialin: lacunat, grupet izogjene, perikondri.
E gjejme tek: aurikula e veshit, epiglota, kerci aritenoid, kornikulat, kuneiform.
Kalcifikohet vetem ne raste shume te rralla. Zhvillohet nga nje blasteme hialine.
3. Kerci fibroz shume fije kolagjen I, pak qeliza. Mungon perikondri. Forme tranzitore midis ILFN dhe kercit hialin.
E gjejme ne: simfiza pubike, labrum glenoidea e acetabulit, lig. rotund te femurit, menisqet artikulare, pjesen e fiksimit
te tendinit ne kocke, brinjet, disqet intervertebrale (nucleus pulposus i pasur me acid hialuronik. Ruptura e diskut quhet
hernie diskale)

USHQYERJA E KERCIT- me difuzion nga matriksi, sepse nuk ka ene gjaku dhe limfe.
Degradimi: proces fiziologjik gjate zhvillimit embrional dhe pas lindjes kur rimodelohet degradohet agrekani,
sintetizohet pak kolagjen II dhe proteoglikane.
Degjenerimi patologjik: prodhim IL-2 qe aktivizon metal proteazat
Degjenerimi normal: tek te moshuarit humbet transparencen, merr ngjyre te verdhe. Pakesim hidratimi -> veshtiresi ne
difuzion.
Degjenerimi asbestian: kerci mbushet me fije te trasha qe i japin pamjen e asbestit
Rigjenerimi: tek gjitaret (sisoret) mungon.

Kalcifikimi i kercit hialin dhe elastik: proces normal gjate osteogjenezes.

A transplantohet? Po. Sepse 1) qelizat kercore jane te maskuara, pra jane pak antigjenike dhe 2) matriksi viskoz pengon
depertimin e antikorpeve/qelizave imunitare

You might also like