You are on page 1of 22

Karbohidratet

Edonisa Syla & Fatime Vojvoda


Çka janë karbohidratet?
Janë komponime organike. Molekula biologjike apo
biomolekula të ndërtuara nga C, H dhe O.
Formula e përgjithshme e tyre është: (
01 02
Karbohidratet Monosaharidet
Çfarë janë, roli si dhe Çfarë janë dhe cilët janë
kalsifikimi i tyre. përfaqësuesit kryesor.

03
Oligosaharidet
Çfarë janë dhe cilët janë grupet
kryesore.

04 05
Polisaharidet Reaksionet që
Çfarë janë dhe si ndahen ato. përfshijnë
karbohidratet
Karbohidratet

Një biomolekulë i referohet çdo molekule që prodhohet nga


organizmat e gjallë. Si të tilla, shumica e tyre janë molekula
organike. Katër grupet kryesore të biomolekulave përfshijnë
aminoacidet dhe proteinat, karbohidratet (veçanërisht
polisaharidet), lipidet dhe acidet nukleike.Karbohidratet janë
thelbësore për të ushqyerit dhe gjenden në një shumëllojshmëri
të gjerë të ushqimeve natyrale dhe të përpunuara.
Karbohidratet janë komponime organike, krijohen në bimët e
gjelbërta prej dhe duke shfrytëzuar direkt energjinë e dritës së
diellit në procesin e fotosintezës. Energjia të dritës e kapur nga
pigmente thithëse të dritës, të tilla si klorofili dhe pigmente të
tjera ndihmëse prodhojnë glukozë (një karbohidrat), ujë dhe
molekula oksigjeni.
Roli i karbohidrateve:
● Shërbejnë si material kryesor energjetik për qelizën dhe organizmin në
përgjithësi. Monosaharidet, në veçanti, janë burimi kryesor i energjisë për
metabolizmin. Kur nuk janë ende të nevojshme, ato shndërrohen në
polisaharide që ruajnë energjinë, si amidoni në bimë dhe glikogjeni tek
kafshët.
● Disa shërbejnë si ‘ushqim reservë’ për organizëm.
● Shumë molekula të tjera biologjike kanë përbërës të sheqerit, të cilat nga
ana e tyre kryejnë role jetike, p.sh. në përgjigjen imune, detoksifikimin,
mpiksjen e gjakut, fekondimin, njohjen biologjike etj.
● Marrin pjesë në përbërjen e acideve nukleike (Riboza dhe dezoksiriboza).
● Glukoza është monosaharidi më i rëndësishëm në oragnizim e njeriut pasi
që siguron më tepër se gjysmën e nevojave energjetike.
● Marrin pjesë në ndërtimin e murit qelizor të qelizave bimore (Celuloza).
Qelizat pa mure qelizore janë më të prirura ndaj dëmtimeve strukturore dhe
mekanike. Në bimë, muri qelizor parandalon që qeliza të shpërthejë në një
zgjidhje hipotonike.
● Marrin pjesë në përbërjen e membranes qelizore (Glukoproteinat).
Monosaharide Oligosaharide Polisaharide
Janë karbohidrate, të cilat me Janë sheqerna të cilët janë të Janë karbohidrate të ndërtuara
hidrolizë nuk mund të ndërtuar prej 2-6 molekula të nga më shumë se gjashtë
zbërthehen në sheqerna më të monosaharideve. molekula të monosaharideve.
thjeshtë.
Monosaharidet
Klasifikohen në dy mënyra:
Janë komponime të ndërtuara nga vetëm
një molekulë. Zakonisht janë të pangjyrë, ● Sipas grupit funksional që e përmbajnë:
të tretshëm në ujë dhe kristalore. Ndryshe
Aldoza (përmban grupin aldehid –CHO)
nga emri i tyre (sheqerna), vetëm disa
monosaharide kanë një shije të ëmbël. Ketoza (përmban grupin karbonil)

● Sipas numrit të atomeve të karbonit:

Trioza (3 atome)
Tetroza (4 atome)
Pentoza (5 atome)
Heksoza (6 atome)
Heptoza (7atome)
Monosaharidet më të rëndësishme janë:

Pentozat Heksozat
Riboza dhe dezoksiriboza. Glukoza (sheqeri më i përhapur në natyrë dhe me i
Dezoksiriboza dallohet prej ribozës rëndësishëm për organizmin e njeriut)
vetëm sepse në atomin e dytë të Galaktoza (njësi strukturore e glukoproteninave)
karbonit nuk ka oksigjen. Fruktoza (sheqeri më i ëmbël, arsyeja edhe pse mjalti
është aq i ëmbël)
Oligosaharidet

Oligosaharidet janë gilozide, të cilat


krijohen me bashkimin e dy,tri deri gjashtë
molekula të monosahadideve.
Lidhja midis monosaharideve quhet lidhje
glikozide.
Në këtë grup të karbohidrateve hyjnë
disaharidet, trisaharidet, tetrasaharidet,
pentasaharidet dhe heksasaharidet.
Oligosaharidet me të rëndësishme janë
disaharidet.
Maltoza
Është disaharid i cili krijohet me
bashkimin e dy molekulave të
glukozës.

Laktoza
Gjendet në qumshtin e gjitarëve dhe
paraqitet si produkt i gjëndrave
qumshtore.

Saharoza
Është disaharid që përbëhet prej
një molekule glukozë dhe një
molekule fruktozë.
Polisaharidet
Polisaharidet ndahen në: Polisaharidet janë komponime të përbëra.
Janë produkte të kondensimit të
Homopolisaharide
monosaharideve. Janë komponime
Amidoni Inulina makromolekulare, sepse molekula e tyre
Glikogjeni Agar-agar mund të jetë e përbërë nga qinda-mijëra
Celuloza monosaharide.

Heteropolisaharide
Acidi hialuronik
Heparina
Polisaharidet e grupit të gjakut
Homopolisaharidet

Amidoni Glikogjeni Celuloza


Përbën rezervën e
Polisaharid rezervë më i karbohidrateve që gjenden në Pjesë përbërëse e membranave
përhapur në botën bimore. muskuj dhe mëlqi. qelizore te bimët

Inulina Agar-Agar
Polisaharid bimorë rezervë, e Është polisaharid i cili fitohet
ndërtuar vetëm nga një lloj prej algave të kuqe.
monosaharidi
Heteropolisaharidet
Polisaharidet e
Acidi hilauronik Heparina
Merr pjesë në ndërtimin e Antikoagulant kryesor
grupit të gjakut
glukoproteinave të lëkurës, Grupet e gjakut A, B, O
natyral në organizmin e
muskujve, indit lidhor dhe janë të përbëra prej
njeriut dhe të shtazëve.
lëngjeve të trupit. polisaharideve.
Reaksionet e zakonshme biologjike që përfshijnë
karbohidratet
Fotosinteza Sinteza e Sakarifikimi Glukorregullimi
Sinteza e sheqernave të dehidrimit Proces ku karbohidratet
Ruajtja e niveleve të
thjeshta (p.sh. glukozës) Karbohidratet bashkohen komplekse degradohen
qëndrueshme të
bëhet përmes në lidhje glikozidike në forma më të thjeshta.
glukozës në trup quhet
fotosintezës. përmes një procesi të
sintezës së dehidrimit.
glukorregullim.

Frymëmarrja
Glikogjenoliza Glikogjeneza Glukoneogjeneza
qelizore
Procesi metabolik i
Glukoza metabolizohet Procesi i zbërthimit të Në glukoneogjenezë,
prodhimit të
nga qeliza në një proces të glikogjenit të ruajtur piruvati shndërrohet në
quajtur frymëmarrje glikogjenit nga
në mëlçi glukozë.
qelizore. glukoza
Glikogjeneza dhe glikogjenoliza

Glukoza Glikogjeni
Fosfatit Veprimin e
Glukokinazë ATP
inorganik fosforilazës

Glukozo-6-fosfat Glukozo-1-fosfat

Fosfoglukomutazë
Lidhja UTP

Glikogjen-sintetazë Glukozo-6-fosfatazës
Mëlqi
Sintetizimi i karbohidrateve nga alkoolet

Karbohidratet janë derivate të oksidimit të alkooleve polihidroksilike, të krijuara me


oksidimin e grupi primar –OH ose sekondar të alkoolit të caktuar.
Me reduktimin e karbohidrateve ato kalojnë përsëri në alkoole nga të cilat janë
sintetizuar. Disa sheqerna që u nënshtrohen fermentimit alkoolik janë: Glukoza,
fruktoza, manoza, saharoza dhe maltoza.
Oksidimi i karbohidrateve

M
Esteret e sheqernave
• Monosaharidet me acide formojnë estere.
• Në krijimin e estereve marrin pjesë grupet e skajshme OH të
monosaharideve.
• Dhënës i grupit fosfat (P) është ATP.
• Esteret më të rëndësishme të shqernave janë:
Literatura
Shqip:
1. Prof.dr. Haqif Qerimi, Biokimia, Prishtinë 2002
2. https://www.academia.edu/13634687/%C3%87jan%C3%AB_karbohidratet

Anglisht:
1. https://www.britannica.com/science/carbohydrate
2. https://www.biologyonline.com/dictionary/carbohydrate
3. https://en.wikipedia.org/wiki/Carbohydrate#Monosaccharides
Faleminderit!
A keni ndonjë pyetje?

CREDITS: This presentation template was created by Slidesgo, and includes icons by
Flaticon, and infographics & images by Freepik

You might also like