You are on page 1of 41

Biotransformimi dhe Ekskretimi i Barnave

Prof. Leonard Deda


Biotransformimi i Barnave

Biotransformimi apo transformimi kimik i barit nga sistemet enzimatike të organizmit


është pjesë e mekanizmave mbrojtëse ndaj substancave të huaja (ksenobiotikëve).

Këto mekanizma lindën dhe u zhvilluan si nevojë e organizmit për të eliminuar


substanca tepër të tretshme në yndyra që tipikisht, por jo vetëm, merren nëpërmjet
ushqimeve.

Gjithashtu, ekziston një marrëdhënie e ngushtë midis biotransformimit të barnave dhe


proceseve normale biokimike që ndodhin në trup
•metabolizmi i barnave përfshin shumë rrugë që lidhen me sintezën e substrateve
endogjene si hormonet steroidë, kolesteroli dhe acidet biliare.
•shumë nga enzimat e përfshira në metabolizmin e barnave janë krijuar kryesisht për
metabolizmin e komponimeve endogjene

Enzimat / sistemet enzimatike të organizmit i metabolizojnë barnat vetëm sepse barnat


ngjasojnë me substratët natyral të tyre

2
Biotransformimi i Barnave

Ekskretimi renal luan një rol kryesor në ndërprerjen e aktivitetit biologjik të disa
barnave, veçanërisht ato që kanë peshë të vogël molekulare ose që janë polare, pra që
përmbajnë grupe funksionale plotësisht të jonizuara në pH fiziologjik.

Shumë barna nuk zotërojnë veti fiziko-kimike të tilla.

Molekulat organike, farmakologjikisht aktive, kanë prirje të jenë lipofile dhe në pH


fiziologjik janë të pa jonizuara ose vetëm pjesërisht të jonizuara dhe, për pasojë, janë
lehtësisht të ripërthithshme nga filtrati glomerular që kalon në tubujt e nefronit.
Substanca lipofilë, shpesh, priren të lidhen shumë me proteinat e plazmës dhe kjo
pengon kalimin e tyre në filtratin glomerular (filtrimin).

Shumica e barnave do të kishte kohëzgjatje veprimi të zgjatur në rast se ndërprerja e


veprimi të tyre do te varej vetëm nga ekskretimi renal.

3
Biotransformimi i Barnave

Ashtu si ksenobiotikët e tjerë, barnat tepër të tretshme në yndyra përthithen dhe


shpërndahen shumë mirë, por ekskretohen me shumë vështirësi nga veshka.

Biotransformimi mundëson pakësimin e tretshmërisë në yndyra të barnave pas hyrjes


së tyre në organizëm dhe, për pasojë, favorizon ekskretimin renal të tyre.

Gjithashtu, biotransformimi, shpesh, në mënyrë të drejtpërdrejt shkakton ndërprerjen e


aktivitetit biologjik

4
Biotransformimi i Barnave

Sistemet enzimatike përgjegjëse për biotransformimin e shumicës së barnave janë të


lokalizuar në retikulin endoplazmatik të lëmuar të hepatociteve.

Enzima biotransformuese të barnave, ndonëse në sasi më të vogël, gjenden edhe në inde


të tjera si veshka, mushkëri, epitel gastrointestinal. Disa barna mund të biotransformohen
edhe nga enzimat plazmatike.

Jo të gjithë barnat i nënshtrohen biotransformimit.

Reaksionet kimike nëpërmjet të cilave realizohet biotransformimi i barnave klasifikohen në


reaksione të fazës së parë dhe në reaksione të fazës së dytë.

Nga pikëpamja farmakologjike metaboliti zakonisht është më pak aktiv se sa molekula


origjinale ose nuk ka fare efekt farmakologjik.

Pak barna (probarna) molekula bazë nuk ka efekt farmakologjik, por është metaboliti që
lind nga biotransformimi ai që zotëron efektin farmakologjik (p.sh. levodopa, enalapril).
5
Biotransformimi i Barnave

6
Biotransformimi i Barnave

7
Biotransformimi i Barnave

REAKSIONET E FAZËS SË PARË

Reaksionet e fazës së parë e transformojnë barin në një metabolit më pak të tretshëm në


yndyra dhe/ose më tepër polar se sa molekula origjinale nëpërmjet reaksioneve të
oksidimit, reduktimit dhe hidrolizës.

Reaksionet e oksidimit

Këto reaksione përfshijnë shtimin e oksigjenit ose një radikali të ngarkuar negativisht ose
largimin e hidrogjenit ose të një radikali të ngarkuar pozitivisht.

Këto janë reaksionet më të rëndësishme të metabolizimit të barnave.

Produktet ndërmjetëse të këtyre reaksioneve në disa raste janë tepër aktive nga pikëpamja
kimike.

8
Biotransformimi i Barnave

Disa reaksione tipike të oksidimit janë:


• hidroksilimi
• oksigjenimi tek atomet C (karbon), N (azot) apo S (squfur),
• N ose O-dealkilimi
• deaminimi oksidativ.

Në shumë raste, përfshirja fillestare e atomit të oksigjenit në molekulën e barit prodhon


intermediatë jetëshkurtër, por shumë reaktivë (kinone/epokside/superokside), të cilat më
pas konvertohen në komponime/përbërje më të qëndrueshme.

Reaksionet e oksigjenimit realizohen kryesisht nga një grup monooksigjenazash të


lokalizuara në mëlçi, të cilat në fazën finale përfshijnë citokromin P-450, NADPH, citokrom
P-450-reduktazën dhe oksigjenin molekular.

Janë identifikuar më shumë se 100 izoenzima të citokromit P-450 (CYP) me afinitet për t’u
lidhur me substrate të ndryshme.
9
Biotransformimi i Barnave

Izoenzimat CYP më të
rëndësishme të përfshira
në metabolizimin e
barnave
 CYP1A2
 CYP2C9
 CYP2C19
 CYP2D6
 CYP2E1
 CYP3A4

10
Biotransformimi i Barnave

Shpesh, oksidimi konsiston në futjen e një atomi oksigjen në molekulën e barit, e cila në
këtë mënyrë bëhet kimikisht paqëndrueshme dhe zbërthehet në metabolitë përfundimtar.

Për realizimin e oksidimit është e nevojshme që molekula e oksigjenit atmosferik (O2) të


ndahet në dy atomet përbërës, nga të cilët njëri futet në molekulën e barit ndërsa tjetri
bashkohet me dy jone hidrogjen dhe dy elektrone për të formuar ujë (H2O).

Sistemi që bën të mundur sigurimin e elektroneve dhe joneve hidrogjen (sistemi donor)
përbëhet nga një flavoproteinë (citokrom P450 reduktaza) dhe nikotinamid adenozinë
dinokleotid fosfati (NADPH).

Ndarja e oksigjenit molekular në dy atome ndodh pasi ky i fundit lidhet me enzimën


kryesore të gjithë sistemit, citokromin P450 (CYP), e cila përvec oksigjenit lidhet edhe me
molekulën e barit.

Citokromi P450 bën të mundur inkorporimin e atomit të oksigjenit në molekulën e barit.


11
Biotransformimi i Barnave

Bari

Metaboliti

Oksidimi përmes kompleksit të citokromit P-450 (CYP)

12
Biotransformimi i Barnave

13
Biotransformimi i Barnave

Një pjesë e vogël barnash (cimetidina, ranitidina, klozapina), oksidohen në atomet N


(azot), P (fosfor), S (squfur) nga një grup flavinë-monooksigjenazash.

Këto lokalizohen në retikulimin endoplazmatik hepatik, por dallojnë nga enzimat CYP.

Flavinë-monooksigjenazat nuk janë të ndjeshëm ndaj induksionit apo inhibimit nga


barnat e tjerë dhe si rrjedhojë nuk përfshihen në ndërveprimet e barnave.

Barna të tjerë (adrenalina, alkooli, merkaptopurinat) oksidohen nga enzimat


mitokondriale ose plazmatike

14
Biotransformimi i Barnave

Reaksionet e reduktimit

Reaksionet e reduktimit kryhen me ndihmën e një grupi enzimash të lokalizuara në


retikulin endoplazmatik dhe citosolin e hepatociteve dhe indeve të tjera.
Reduktimi konsiston në futjen e atomeve hidrogjen në molekulën e barit e cila
shpesh bëhet e paqëndrueshme dhe zbërthehet në metabolitët përfundimtar.

Reaksionet e hidrolizës

Hidroliza është reaksion i shpeshtë që konsiston në futjen e një molekule uji në


molekulën e barit, proces ky që prish ekuilibrin e brendshëm të molekulës së këtij
të fundit dhe që ka si rezultat përfundimtar zbërthimin e saj.

Hidroliza e lidhjeve estere bëhet kryesisht nga esterazat jo specifike të heparit,


plazmës dhe trakti GI, ndërsa hidroliza e lidhjeve amide bëhet nga esterazat e
heparit.
Barnat polipeptidikë hidrolizohen nga protezat dhe peptidazat.
15
Biotransformimi i Barnave

REAKSIONET E FAZËS SË DYTË

Këto reaksione njihen edhe si reaksionet e konjugimit apo të sintezës pasi mundësojnë
bashkimin e molekulës së barit ose të metabolitit të tij me një molekulë tjetër endogjene,
që zakonisht mund të jetë grup glukuronik, acetat, sulfat ose aminoacid.

Glukurokonjugimi

Ndodh kryesisht në hepar (por edhe në veshka dhe në inde të tjera) me ndërmjetësinë e
enzimës glukuroniltransferazë e cila shfrytëzon si burim të grupeve glukuronil, UDP-
glukuronatin.

Glukuronimit i nënshtrohen kryesisht barnat që kanë në molekulën e tyre grupe fenil, alkol
ose karboksil, dhe në përgjithësi metaboliti i krijuar nuk është aktiv nga pikëpamja
farmakologjike.

Metabolitet e glukuronuar ekskretohen me lehtësi nga veshka dhe hepari (në lëngun biliar)
sepse janë molekulare tepër polare. 16
Biotransformimi i Barnave

Konjugimi me një aminoacid


Konjugimi me një aminoacid, zakonisht glicinë është tipik për acidet aromatike karboksile.

Sulfatimi
Grupi sulfat zakonisht i konjugohet komponimeve fenolike.

Konjugimi me Glutation
Kjo rrugë realizohet nga glutation-S-transferaza (GST), duke formuar një merkapturat

Acetilimi
Kryhet me ndërmjetësinë e enzimës N-acetiltransferazë e cila shfrytëzon si burim të
grupeve acetil acetil CoA. Acetilimi është tipik për aminat primare dhe hidrazinat.
Gjene multiple kontrollojnë N-acetil transferazën dhe ritmi i acetilimit tregon polimorfizëm
gjenik.

17
Biotransformimi i Barnave

18
Biotransformimi i Barnave

Enzima mikrozomale
Lokalizohen në Retikulin Endoplazmatik të lëmuar (një system mikrotubujsh brenda
qelizës), kryesisht në hepar, gjithashtu në veshka, dhe në mukozat intestinale dhe të
mushkërive.
Monooksigjenazat, citokromi P-450, UGT, epoksid-hidrolazat, janë enzima mikrozomale.
Këto enzima realizojnë pjesën më të madhe të oksidimeve, reduktimeve, hidrolizave dhe
konjugimeve glukuronike.
Enzimat mikrozomiale janë të induktueshme nga barnat, komponentë të dietës dhe
agjentë të tjerë. Shumë prej tyre shfaqin polimorfizëm gjenik.

Enzima jo-mikrozomale
Këto janë të pranishme në citoplazmë dhe në mitokondritë e hepatociteve si dhe në inde
të tjerë duke përfshirë edhe plazmën.
Esterazat, amidazat, disa oksidaza flavoproteinike dhe pjesa më e madhe e konjugimeve
janë jo-mikrozomiale. Reaksionet e katalizuara janë: disa oksidime dhe reduktime,
shumë konjugime, përveç glukuronimit.
Enzimat jo-mikrozomiale nuk janë të induktueshme, por shumë prej tyre shfaqin
polimorfizëm gjenik.
19
Biotransformimi i Barnave

20
Biotransformimi i Barnave

Faktorët që ndryshojnë ritmin e biotransformimit të barnave


Faktorët gjenetikë
Faktorët gjenetikë janë përgjegjës për variacionin që ekziston në ritmin e metabolizmit të
barnave midis individëve, sidomos në lidhje me reaksionet e oksidimit dhe konjugimit.

Faktorët e jashtëm
Faktorët e jashtëm, sidomos marrja e njëkohshme e disa barnave, është një faktor kryesor
që ndikon në variacionin e ritmit të biotransformimit që vihet re tek individët.
Citokromi P450 është veçanërisht i ndjeshëm ndaj barnave.

Substancat që shtojnë aktivitetin enzimatik të tij njihen me emrin nxitës ose induktorë
enzimatikë dhe ndahen në dy grupe :
 grupi i fenobarbitalit që nxit vetëm citokromin P450 në nivelin hepatik dhe intestinal
 grupi i hidrokarbureve aromatike që nxit citokromet P450 të të gjitha indeve

Substancat që pakësojnë aktivitetin enzimatik njihen me emrin frenues ose inhibitorë


enzimatikë.
21
Biotransformimi i Barnave

Përdorimi i njëkohshëm i dy barnave, nga të cilët njëri është induktues i enzimave, mund
të shtojë ritmet e biotransformimit dhe të shkurtojë kohën e veprimit të barit që merret
njëkohësisht me të. Për të ruajtur të njëjtin efekt farmakologjik të këtij bari nevojitet rritja e
dozave të tij.
E kundërta do të ndodhë nëse jepen njëkohësisht dy barna njëri prej të cilëve është
frenues enzimatik.
Përdorimi i hipericum perforatum(lule basani) nxit një grup citokromesh dhe frenon një
tjetër ndërsa lëngu i “grape frutit” nxit citokromin P 450.

Sëmundjet hepatike
Sëmundjet, të cilat dëmtojnë funksionin e parenkimës hepatike apo çrregullojnë
qarkullimin hepatik të gjakut (përfshi edhe barnat e mundshme që pakësojnë fluksin
hepatik) kanë ndikim të drejtpërdrejtë në aftësinë metaboluese të heparit.

22
Biotransformimi i Barnave

Karakteristikat e metabolizmit të barnave tek moshat e ndryshme

Fetusi dhe të porsalindurit


Në këtë grupmoshë aktiviteti enzimatik biotransformues i heparit është i pakët. Sidoqoftë,
aftësia oksiduese e heparit rikoperohet brenda pak muajve (2-5) ndërkohë që rikuperimi i
aftësive konjuguese deri në vlerat e të rriturit arrihet më vonë.

Fëmijët
Fëmijët, veçanërisht për disa barna, kanë aktivitet biotransformues më të madh se i rrituri.

Të moshuarit
Moshat e vjetra kanë si karakteristikë variacionin më të theksuar ndërindividual (në lidhje
me biotransformimin e barnave) se sa çdo grup moshe tjetër.

Për shumë barna sistemet enzimatike biotransformuese të heparit janë praktikisht të pa


saturueshme. Në këto raste, fluksi hepatik i gjakut është faktor kryesor që përcakton
sasinë e barit që do ti nënshtrohet biotransformimit.
23
Ekskretimi i Barnave

Ekskretimi është nxjerrja jashtë organizmit të një bari të përthithur në qarkullimin sistemik.

Barnat dhe metabolitët e tyre ekskretohen në :


a. Urinë, nëpërmjet veshkave. Kjo është rruga më e rëndësishme e ekskretimit për pjesën
më të madhe të barnave.

b. Fece. Përveç fraksionit që nuk përthithet, shumë barna që ekskretohen nëpërmjet


feceve, vijnë nga bila.
Mëlçia transporton në bilë:
 acidet organikë (sidomos barnat e glukuronuar, nëpërmjet OATP dhe MDR2)
 bazat organike (nëpërmjet OCT)
 barna lipofilë (nëpërmjet P-gp)
 steroidët nëpërmjet mekanizmave të transportit aktiv jo-specifik.

Molekulat me peshë molekulare më të madhe se 300, eliminohen në mënyrë


preferenciale në bilë.
24
Ekskretimi i Barnave

Shumica e barit të lire në zorrë, duke përfshirë edhe atë që çlirohet nga dekonjugimi i
glukuronideve nga enzimat e baktereve enterike, ripërthithen, dhe ekskretimi
përfundimtar ndodh nëpërmjet urinës. Vetëm ajo që mbetet ekskretohet me fece .

Qarkullimi enterohepatik kontribuon në një qëndrim më të gjatë të barnave ne trup.

Shembuj të barnave që arrijnë përqendrime të larta ne bilë janë: eritromicina, ampicilina,


rifampina, tetraciklina, kontraceptivët oral, vekuronium, fenolftaleina.

Disa barna ekskretohen drejtpërdrejt në kolon si p.sh. laksativët antracenikë dhe


metalet e rënda.

25
Ekskretimi i Barnave

Në mëlçi shumë barna (D), përfshirë steroidët, konjugohen nga UDP-glukuronozil


transferazat (UGT) për të formuar glukuronidët e barit (DG).
Një pjesë e DG hyn në qarkullimin sistemik dhe ekskretohet në urinë nga veshkat si
përmes filtrimit glomerular (GF) ashtu edhe përmes sekretimit tubular aktivit, që përfshin
peptidin transportues të anioneve organikë (OATP)
të veshkave.

Pjesa tjetër e DG sekretohet në mënyrë aktive në bilë nga OATP hepatike. Në zorrë,
një pjesë e madhe e DG dekonjugohet nga enzimat hidrolitike bakteriale
(glukoronidazat) duke çliruar barin e lire D, ndërsa pjesa e mbetur e DG ekskretohet
në feçe. Bari i lirë ripërthithet nga zorrët në përsëri, arrin në mëlçi përmes
qarkullimit portal, duke kryer ciklin enterohepatik.

26
Ekskretimi i Barnave

27
Ekskretimi i Barnave

c. Ajrin e ekspiruar. Gazet dhe lëngjet volatilë (anestezikët e përgjithshëm, alkoolet)


eliminohen nëpërmjet mushkërive, pavarësisht tretshmërisë në lipide. Transferimi
alveolar i gazit/avujve varet nga presioni parcial në gjak.

d. Salivë dhe djersë. Këto rrugë nuk kanë rëndësi në ekskretimin e barnave. Në këto
sekrecione litiumi, rifampina, metalet e rënda, joduret gjenden në sasi të rëndësishme.
Pjesa më e madhe e pështymës (shlivës) bashkë me barin që gjendet në të, gëlltitet dhe
ka të njëjtin fat me barnat e administruar me rrugë orale.

28
Ekskretimi i Barnave

c. Qumështin e gjirit. Ekskretimi i barnave në qumështin e gjirit nuk shfaq rëndësi për
nënën, por për foshnjën. Shumë barna kalojnë në qumështin e gjirit nëpërmjet difuzionit
pasiv. Barnat më të tretshme në yndyra dhe më pak të lidhura me proteina plazmatike
kalojnë më shumë.

Qumështi ka pH më të ulët se plazma (7.0), gjë që bën që barnat bazikë të përqendrohen


më shumë. Megjithatë, sasia totale e barnave që arrijnë tek foshnja nëpërmjet
ushqyerjes me gji është e vogël, dhe pjesa më e madhe e barnave mund të jepen gjatë
laktacionit pa efekte të dëmshme te foshnja .

Pavarësisht kësaj, administrimi i barnave tek një grua gjatë laktacionit rekomandohet
vetëm kur është i domosdoshëm.

29
Ekskretimi i Barnave

EKSKRETIMI RENAL

Veshka është përgjegjëse për jashtëqitjen e të gjitha substancave të tretshme në ujë.


Sasia e barnave ose metabolitëve të tyre të pranishëm në urinë është totali i filtrimit
glomerular, ripërthithjes tubulare dhe sekretimit tubular.

Filtrimi glomerular
Kapilarët glomerularë kanë pore më të mëdha se zakonisht dhe fraksioni i lirë (i pa lidhur
me proteinat plazmatike) i gjithë barnave (të tretshëm ose jo në lipide) i nënshtrohet
filtrimit glomerular.
Filtrimi glomerular i një bari varet nga
 lidhja me proteinat plazmatike
 fluksi renal i gjakut

Ritmi i filtrimit glomerular (GFR) që normalisht është 120 ml/min, pakësohet në mënyrë
progresive pas moshës 50 vjeç, dhe është i pakësuar në rastet e sëmundjeve të
veshkave.
30
Ekskretimi i Barnave
Sasia e barnave ose metabolitëve të tyre të pranishëm në urinë është
Ekskretimi = Filtrim glomerular - Ripërthithje tubulare + Sekretim tubular.

Në qoftë se bari/metaboliti vetëm filtrohet, por nuk


ripërthithet dhe nuk sekretohet,
Ritmi i ekskretimit = Ritmi i filtrimit

• Në qoftë se bari/metaboliti nuk lidhet me proteinat


plazmatike
Ritmi i ekskretimit = Ritmi i filtrimit glomerular (GFR)
• Në qoftë se bari/metaboliti nuk lidhet me proteinat
plazmatike
Ritmi i ekskretimit = (100% - %LPP) * Ritmi i filtrimit
glomerular (GFR)

31
Ekskretimi i Barnave

Ripërthithja tubulare

Ripërthithja tubulare ndodh përmes difuzionit pasiv dhe varet nga


 tretshmëria e barit në lipide
 shkalla e jonizimit të barit në pH ekzistues urinar.

Barnat e tretshme në lipide të filtruara në glomerul difuzojnë mbrapsh nga tubulat në


kapilarët peritubular të ndihmuar nga gradienti i përqendrimit që krijohet si pasojë e
ripërthithjes së mbi 99% të filtratit glomerular.

Për barnat jo të tretshëm në lipide dhe/ose shumë të jonizuar, të cilët nuk mund të kalojnë
membranat e qelizave tubulare, kjo nuk mund të ndodhë ndonëse gradienti i përqendrimit
tubul-kapilar peritubular është i pranishëm. Kështu, shkalla e ekskretimit të barnave të
tillë, p.sh. antibiotikët aminoglikozidikë, komponimet e amoniumit kuaternar shkon paralel
me GFR (ose klirensin e kreatininës).

32
Ekskretimi i Barnave

Ripërthithja tubulare

33
Ekskretimi i Barnave

Këto parime përdoren për përshpejtimin e eliminimit të barnave në rastet e helmimeve


prej tyre.

Në helmimet me acide të dobët (barbiturate dhe salicilate ) bëhet alkalinizimi i urinës.

Megjithëse eleminimi i bazave të dobëta (morfinë, amfetaminë) mund të përmirësohet


me anë të acidifikimit të urinës, kjo metodë zakonisht nuk praktikohet klinikisht, sepse
acidoza mund të shkaktojë rhabdomiolizë, kardiotoksicitet dhe në të vërtetë mund të
përkeqësoj rezultatin.

Efekti i ndryshimeve në pH urinar në ekskretimin e barnave është më i madh për ata


që kanë vlera të pKa ndërmjet 5 deri 8, sepse vetëm në rastin e tyre ripërthithja
tubulare pasive varet në mënyrë të rëndësishme nga pH i urinës.

34
Ekskretimi i Barnave

Sekretimi tubular

Sekretimi tubular është procesi i transferimit aktiv të acideve dhe bazave organike nga
dy klasa të veçanta të transportuesve jospecifik (OATP dhe OCT) të cilët veprojnë në
tubulat proksimale.
Përveç tyre, në membranën luminale të qelizave tubulare proksimale janë të vendosur
edhe transportues të tjerë, siç janë transportuesit e efluksit (P-pg dhe MRP2).

Sa herë klirensi i një bari është më i madh se 120 mL/min (RFG, klirensi i kreatininës),
mund të gjykohet që bari i nënshtrohet sekretimit tubular.

Transporti aktiv i barit përmes tubujve ul përqendrimin e formës së lire të barit në enët
e gjakut peritubulare dhe, pë pasojë, nxit disocijimin e barit të lidhur me proteinat
plazmatike, i cili në formë të lire bëhet i disponueshëm për sekretim.

Kështu, lidhja me proteinat plazmatike, që është një pengesë për filtrimin glomerular,
nuk është pengesë për ekskretimin e barit me anë të sekretimit tubular. 35
Ekskretimi i Barnave

Më shumë se 400 transportues membranorë janë të koduar nga gjenoma e njeriut.

Ato përgjithësisht bëjnë pjesë në dy superfamiljet e mëposhtme:


 kaseta lidhëse e adenozinës trifosfat (ATP), transportuesit ABC
 bartësi i lëndëve të tretura (SLC), transportuesit SLC

Transportuesit ABC janë transportuesit kryesorë aktivë që mund të transportojnë


substrate kundër gradientëve të tyre elektrokimikë, duke shfrytëzuar energjinë e gjeneruar
nga hidroliza ATP. Transportuesit SLC kanë mënyra të ndryshme transporti.

Transportuesit SLC facilitues transportojnë substratet sipas gradientëve të tyre


elektrokimikë pa u lidhur me ndonjë burim energjie.
Transportuesit SLC aktivë mund të ndërmjetësojnë transportin e një substrati kundër
gradientit të tij elektrokimik duke u çiftuar me një jon (p.sh. Na + dhe H +) ose substancë të
tretur.

36
Ekskretimi i Barnave

Transportuesit kryesorë të barnave të përfshirë në transportin e OC


dhe OA në veshkën e njeriut

37
Ekskretimi i Barnave

Transporti i acideve organikë (nëpërmjet OATP) gjithashtu shërben për


sekretimin e penicilinës, probenecidit, acidit urik, salicilateve, indometacinës,
sulfinpirazonit, nitrofurantoinës, metotreksatit, barnave të glukuronuar dhe
sulfatuar, etj.

Transporti i bazave organike (nëpërmjet OCT) gjithashtu shërben për sekretimin


e tiazidikëve, amiloridit, triamterenit, furosemidit, kuininës, prokainamidit,
kolinës, cimetidinës, etj.

Në thelb, të dy këto transportet janë me dy drejtime, p.sh. mund të transportojnë


substrate nga gjaku në lëngun tubular dhe anasjelltas. Megjithatë, për barnat
dhe metabolitët e tyre (substanca ekzogjene) dominon sekretimi në lumenin
tubular, ndërsa për substancat endogjene si acidi urik, mbizotëron ripërthithja.

38
Ekskretimi i Barnave

Barnat që përdorin të njëjtin transport aktiv, konkurrojnë me njëri-tjetrin.


Probenecidi është një acid organik i cili ka afinitet për OATP. Ai bllokon transportin aktiv
për penicilinën dhe acidin urik, por ndërkohë që ekskretimi i penicilinës ulet, rritet
ekskretimi i acidit urik. Kjo ndodh sepse penicilina më shumë sekretohet, ndërsa acidi urik
ripërthithet.

Shembuj ndërveprimesh për shkak të konkurrimit për sekretim tubular:


i. Salicilatet bllokojnë efektin urikosurik të probenecidit dhe sulfinpirazonit dhe ul
sekretimin tubular të metotreksatit.
ii. Probenecidi ul përqëndrimin e nitrofurantoinës në urinë, zgjat veprimin e
penicilinës/ampicilinës dhe ul sekretimin e metotreksatit.
iii. Sulfinpirazoni frenon ekskretimin e tolbutamidit.
iv. Kinidina ul klirensin renal dhe biliar të digoksinës duke frenuar P-glikoproteinat
transportuese.

39
Ekskretimi i Barnave

40
Ekskretimi i Barnave

Mekanizmat e transportit tubular nuk janë të zhvilluar mirë në lindje.

Kohëzgjatja e efektit të shumë barnave, p.sh. penicilinës, cefalosporinave,


aspirinës, është më e lartë te neonatët.

Këto sisteme piqen gjatë fëmijërisë.

Funksioni renal pakësohet pas moshës 50 vjeçare; klirensi renal i shumicës së


barnave është ndjeshëm më i ulët te të moshuarit (>75 vjeç).

41

You might also like