You are on page 1of 6

PËRCAKTIMI I PËRQËNDRIMIT TË GLUKOZËS NË GJAK

Përcaktimi i përqëndrimit të glukozës me o – toluidin

Përcaktimi i përqëndrimit të glukozës me metodën GOD / PAP

Hyrje

Glukoza futet në organizëm nëpërmjet ushqimit në përbërje të karbohidrateve ( amidoni,


glikogjeni ), disaharideve ( saharoza, maltoza ) dhe në përbërje më të vogël si monosaharid. Kalimi i
amidonit dhe glikogjenit në dekstrina dhe maltozë fillon që nga zgavra e gojës nën ndikimin e
amillazës të pështymës dhe vazhdon në zorrën e hollë nën ndikimin e amilazës me preardhje nga
pankreasi. Disaharidazat në zorrën e hollë bëjnë neutralizimin e disaharideve ( maltozës, saharozës
dhe laktozës ) në monosaharide: glukoza, fruktoza dhe galaktoza.

Glukoza dhe galaktoza resorbohen nga zorra e hollë me sistemin transportues enzimatik.
Fruktoza resorbohet me procesin e difuzionit të lehtësuar, përderisa manoza, ksiloza dhe arabinoza
resorbohen me difuzion pasiv nëpër mukozën e zorrëve.

Monosaharidet e absorbuara nëpërmjet qarkullimit portal transportohen në mëlqi e cila luan


rol të rëndësishëm për metabolizmin e sheqernave, nëpërmjet të procesit të glikolizës dhe
glikogjenezës. Mëlqia i siguron edhe nevojat energjetike nga glukoza për indet dhe organet periferike.

Glukoza në gjak

Përqëndrimi i glukozës në organizmin e shëndoshë sillet në kufijtë ndërmjet 3.4 – 6.5 mmol/L
– normoglikemi. Rregullimi e përqendrimit të glikozës në gjak [shtë proces i përbërë dhe në të marin
pjesë faktorët endokrin (hormonet ) dhe mëlqia.

Hormonet që marin pjesë në rregullimin e përqëndrimit të glukozës janë insulina, glukagoni,


ACTH, adrenalina, glukokortikoidet, hormoni i rritjes dhe tiroxina.

Me marrjen e ushqimit insulina lirohet nga pankreasi që të ndihmojë në shfrytëzimin e


glukozës nga ana e qelizave. Ajo e rrit lëshueshmërinë e membranave qelizore ( qelizat muskulore
dhe yndyrore ) për glukozën. Vetëm në qelizat e kuqe të gjakut ( Er ), qelizat e mëlqisë dhe të trurit,
glukoza depërton në mënyrë pasive, pa prezencën e insulinës.Insulina është hormon i vetëm që e
zvoglon nivelin e glukozës në gjakun e njeriut. Të gjitha hormonet tjera e rrisin nivelin e glukozës në
gjak, që flet për nevojën e madhe për glukozë e cila është burimi më i shpejtë dhe më efikas për
energji. Kjo është e rëndësishme veqanërisht për trurin sepse në kushte normale, glukoza është
burim i vetëm për trurin.

Glukagoni dhe adrenalina ndikojnë në neutralizimin e glikogjenit në mëlqi si dhe rritjen e


glukozës në gjak. Në rastet normale fiziologjike vepron glukagoni, duke mundësuar ruajtjen e
glukozës në gjak në nivel konstant. Në gjendje stresi ( fizik apo emocional ), nëpërmjet stimulimit të
sekretimit të adrenalinës fitohet sasi plotësuese e glukozës që është e nevojshme për plotësimin e
nevojave të mëdha energjetike të organizmit.

Mëlqia në rregullimin e përqëndrimit të glukozës në gjak merr pjesë nëpërmjet ketyre


funksioneve metabolike:
 Glikogjenoliza – neutralizimi i glikogjenit në glukozë
 Glikogjeneza – sintaza e glikogjenit nga glukoza
 Glukoneogjeneza – sinteza e glukozës nga komponentat jo sheqerike siç janë
aminoacidet ose acidet yndyrore.

Prishjet e ndryshme të mekanizmit rregullues mund të shkaktojnë nivel të rritur


( hiperglikemi ), ose nivel të zvogluar( hipoglikemi ), të glukozës në gjak. Shkaku më i
shpeshtë i hiperglikemisë është sëmundja e sheqerit apo Diabetes mellitus, që është pasojë e
mungesës së insulinës aktive. Hipoglikemia paraqitet më rrallë se hiperglikemia, dhe më
shpesh paraqitet si rezultat e urisë ose prishjeve patologjike të pankreasit.

Metodat e përcaktimit të përqëndrimit të glukozës në gjak ( plazma ose serum )


ndahen në: reduktive, fotometrike dhe enzimatike.

Tek metodat reduktive shfrytëzohet vetia reduktive e glukozës. Psh: përcaktimi i


glukozës në gjak sipas metodës të Hagedorn – Jensen ku glukoza e redukton kalium feri-
cianidin në mjedis alkalik, kurse vet oksidohet në acid glukonik.

Metodta fotometrike bazohen në matjen e intensitetit të ngjyrosjes që fitohet gjatë


reaksionit të glukozës me komponime organike siç janë : fenolet, timolet etj. Në metodat me
aminet aromatike: o-toluidin, anilin dhe benzidin, përveç glukozës reagojnë edhe aldoza
tjera, por ato në gjak paraqiten si gjurmë. Për këtë shkak keto metoda janë specifike për
glukozën dhe gjejnë zbatim nëpër laboratore të përgjithshme.

Metodat enzimatike bazohen në përcaktimin e përqëndrimit të glukozës me enzime


specifike: glukozo-oksidaza, heksokinaza, glukozo-dehidrogenaza. Këto metoda janë më
specifik.

Glukoza në urinë

Prezenca e glukozës në urinë quhet glukozuri. Glukoza normale në urinë nuk mund të
zbulohet me ndonjë nga metodat e njohura deri tani. Glukoza gjithmonë është prezente në
filtratin e glomerulit por resorbohet nga ana e tubulave proksimale. Por, nëse niveli i glikozës
e kalon kapacitetin e reabsorbimit të tubulave, atëherë glukoza tajohet në urinë. Ky kapacitet
kufitar deri te i cili tubulat mud ta reabsorbojnë glukozën quhet pragu sheqerik i glukozës
dhe arrin vlerën 10 mmol/L glukozë në gjak.

Testi i përcaktimit të glukozës në urinë shfrytëzohet gjatë: skriningut për zbulimin e


sëmundjes së sheqerit, vërtetimit të giagnozës për sëmundjen e sheqerit, ndjekjen e
kontrollit të sëmundjes së sheqerit.

Testi për ngarkesë me glukozë (glukoza tolerenas test – GTT)


Me GTT dhe teste tjera për ngarkesë me insulinë, adrenalinë ose kortizon, analizohen
çrregullimet në metabolizmin e karbohidrateve dhe aftësia e rregullmit të glikemisë.

Rëndësia klinike:

Hiperglikemia paraqitet te: diabetes mellitus ( sëmundja e sheqerit ) dhe sëmundje tjera të
pankreasit, te sëmundjet e gjëndrrës mbiveshkore që percillet me zmadhimin e glikokortikoideve ose
tek stresi akut.

Hipoglikemia paraqitet te: mbidozimi me insulinë, sepsat bakteriale, ose sëmundje të


pankreasit me sekretim të tepruar të insulinës.

Puna praktike
1.Përcaktimi i përqëndrimit të glukozës në serum me o-toluidin

Principi i punës:

Në mjedis acidik të dobët glukoza reagon me o-toluidin ( orto toluidin ) ashtu që me grupin
aldehidik kondenzohet në glikozilamin dhe bazë adekuate të Shifit. Do të fitohet komponim me
ngjyrë të gjelbër, që matet në 630 nm me filtër të kuq. Intensiteti i ngjyrosjes është në raport të
drejtë me koncentrimin e glukozës në gjak.

Materiali: serum

Reagjentët dge mjetet e punës:

1. Acid trikloroacetik, 184 mmol/L (3.06 g acid trikloroacetik, (CCl3COOH) treten dhe
plotësohen deri në 100 mL me ujë të destiluar);
2. O – toluidin, 950 mmol/L (2.7 g tioure, (H2NCSNH2), tretet në 900 ml acid acetik glacial dhe i
shtohet 100 mL o-toluidin (C7H9N). Përzihet mirë deri sa të tretet tiourea). Ruhen në shishe
të errët. Gjatë punës duhet patur kujdes që reagjenti të mos ketë kontakt me lëkurën;
3. Tretje standarde e glukozës, 10 mmol/L (180.2 mg glukozë tretet në 100 mL tretje të ngopur
të acidit benzik). Tretja është stabile disa muaj;
4. Acid benzik (C6H5COOH), tretje e ngopur;
5. Epruveta, pipeta.

Ecuria e punës

Në epruveta për centrifugim pipetohet:

Reagjentët Prova e verbër (mL) Standardi (mL) Analiza (mL)


Gjak - - 0.1
Standard - 0.1 -
Ujë i destiluar 0.1 - -
Acid trikloroacetik 1.0 1.0 1.0
Epruvetat përzihen, lihen për 5 minuta në temperaturë dhome dhe centrifugohen në 3000
rrotullime/minutë, për 10 minuta.
Spernatant 0.4 0.4 0.4
o - toluidin 2.0 2.0 2.0

Epruvetat përzihen dhe lihen për 8 minuta në banjë ujore që vlon. Menjëherë pastaj ftohen
në çezmë 2-3 minuta dhe përsëri përzihen. Pas 10-30 minutave matet intensiteti i ngjyrës për
komponimin e fituar (apsorbanca – A) në 630 nm (filtër të kuq) për analizën dhe standardin sipas
provës së verbër.

Njehsimi:

mmol/L = x 10

10 – koncentrimi i tretjes standarde të glukozës në mmol/L;

Vlerat referente:

Të moshuarit: 3.9 – 6.10 mmol/L

2. Përcaktimi i përqëndrimit të glukozës me metodën GOD/PAP

Principi i punës:

Glukoza përcaktohet me oksidim enzimatik në prani të glukozë oksidazës. Peroksidi i


hidrogjenit, që fitohet gjatë reaksionit, reagon me fenolin dhe 4 – aminofenazonin në reaksion që
katalizohet nga ana e peroksidazës dhe kështu fitohet hinonim me ngjyrë të kuqe në vjollcë,
apsorbanca e të cilit matet me spektrofotometër.

GOD
Glukozë +O2+ H2O acid glukonik + H2O2
POD
2H2O + 4-aminofenazon+fenol hinonim + 4 H2O

GOD – glukozo – oksidaza

POD – peroksidaza

Materiali: serum, gjak, plazmë e hiperinizuar, plazmë EDTA.


Reagjentët dhe mjetet e punës:

1. Pufer fosfati 0.1 mmol/L, pH 7.0 (përmban 11.0 mmol/L fenol);


2. Reagjent GOD-PAP;
4 – aminofenazon 0.77 mmol/L
glukozo – oksidazë 1.5 kU/L
peroksidazë 1.5 kU/L
3. Glukozë standard me përqëndrim 5.55 mmol/L

Pregatitja e reagjentëve: GOD-PAP reagjenti tretet në pufer. Reagjenti i fituar është stabil për 3 muaj
në +2 deri +8oC. Puferi dhe standardi i glukozës pregatiten të pa holluar.

Ecuria e punës:

Në epruvetë pipetohen:

Reagjentët Prova e verbër (µL) Standardi (µL) Analiza (µL)


Ekzemplar - - 10
Standard - 10 -
Reagjent GOD-PAP 1000 1000 1000

Epruvetat përzihen, lihen për 25 minuta, në temperaturë dhome (+25 oC). Matet apsorbanca e
standardit dhe analizës sipas provës së verbër në 500-546 nm.

Njehsimi:

mmol/L glukoza = x 5.55

Vlerat referente:

Të moshuarit: 4.2 – 6.4 mmol/L

Rezultati:

1. Metoda o – toluidike

Shënoji:

A standardi = _____________

A analiza = _____________

Glukoza = _____________ mmol/L


2. Metoda GOD/PAP

Shënoji:

A standardi = ____________

A analiza = ____________

Glukoza = ____________ mmol/L

Data Asistenti

_____________ ___________________

You might also like