You are on page 1of 4

TERAPIA E CRREGULLIMEVE

TEMPOROMANDIBULARE
• Terapia e disfunksioneve temporomandibulare eshte komplekse dhe
shpesh kerkon nje qasje multidisiplinare. Pervec procedurave
stomatologjike dhe korigjimit të okluzionit kërkon edhe bashkëpunim me
neurologun, psikiatrin, fizioterapeutin, otorinolaringologun dhe
specialitetet tjera mjekësore.

SHINAT OKLUZALE
• Terapia e disfunksioneve temporomandibulare eshte komplekse dhe
shpesh kerkon nje qasje multidisiplinare. Pervec procedurave
stomatologjike dhe korigjimit të okluzionit kërkon edhe bashkëpunim me
neurologun, psikiatrin, fizioterapeutin, otorinolaringologun dhe
specialitetet tjera mjekësore.
• Dy lloje të shinave okluzale të cilat më së shpeshti përdoren janë:
 Shinat stabilizuese
 Shinat protruzive
• Menyra e bërjes së tyre është shumë e përafërt ndërsa i dallon vetëm
pozita okluzale e programuar e nofullës së poshtme.

SHINA OKLUZALE STABILIZUESE


• Është shina okluzale me e perdorur atëherë kur mendojm se dhëmbët janë
shkatarët kryesor të crregulimeve ose faktor që kontribuojnë në DTM.
• Karakteristikat e shinave stabilizuese: mbulon sipërfaqet okluzale të
dhëmbëve të sipërm dhe të poshtëm ( varësisht nga indikacionet, menyrës
së përdorimit dhe kohës së mbajtjes), mundëson kontaktin e të gjith
dhëmbëve në relacionin centrik dhe mundëson lëvizjen rrëshqitëse prej
0,5 -2 mm nga pozita e RC dhe rekonstruon udhëheqjen kanine.

1
SHINA OKLUZALE STABILIZUESE
• Quhet edhe shinë reponuese. Sipas të gjitha karakteristikave është e
ngjajshme me shinen stabilizuese, me dallimin kryesor është se kontaktet
në shinen reponuese programohen në protruzion të lehtë të mandibullës.
Pozita e tillë protrudive mundëson vendosje më të mirë të kondillit në
rastet me crregullim të kompleksit disk-kondill si dhe relaksimin e disa
muskujve gjatë crregullimeve specifike të muskujve të aparatit përtypës.

GËRRYERJA SELEKTIVE
• Paraqet masë me të cilën në mënyr precize ndryshohen sipërfaqet okluzale
me qëllim që të arrihen kontakte okluzale optimale. Gjatë kësaj procedure
siperfaqet e dhëmbëve në mënyr selektive grryhen deri në arritjen e
okluzionit normal. Grryerja selektive është procedur ireverzibile sepse vjen
deri te humbja definitive e sipërfaqes së dhëmbit duhet të njihen mirë
situatat kur kjo procedur mund të përdoret. Mund të përdoret te disa
forma të crregulimve temporormandibulare, dhe cdoher perpara se të
kryejm grryerjen definitive në gojën e pacientit duhet të bëjm grryerjen
selektive në modelet e gipsit në artikulator ashtu që më parë të përcatojm
kantaktet okluzale precize.

2
MODELIMI NGA DYLLI NË ARTIKULATOR

• Termi modelim me dyll nënkupton bërjen precize të sipërfaqeve okluzale


të dhëmbëve nga dylli me ngjyra të ndryshme, por procedura është shumë
precize dhe kërkon njohje të mirë të vetive morfologjiko funksionale të
dhëmbëve të tërë sitemit mastikator.
• Modelimi me dyll bëhet në disa faza:

֎ Hapi i parë- në fillim modelohen bazat e tuberkulumëve centrik


( funksional)
֎ Hapi i dytë- kreshta marginale meziale dhe distale të tuberkulumëve
centrik
֎ Hapi i tretë- sipërfaqja kontaktuese e tuberkulumëve centrik
֎ Hapi i katërt- formësimi i kreshtave trekëndore të tuberkulumëve lingval
te siperm dhe bukal te poshtem të cilët shtrihen nga maja e
tuberkulumëve deri te fisura qendrore.
֎ Hapi i pestë- modelimi I bazës së tuberkulumeve jo funksionale
֎ Hapi i gjashtë- kreshtat e tuberkulumëve jofunksional
֎ Hapi i shtatë- sipërfaqet kontaktuese të tuberkulumëve jo centrik
֎ Hapi i tetë- kreshtat trekëndore të tuberkulumëve jocentrike.

3
• Gjatë kontakteve centrike te okluzioni normal tuberkulumet linguale të
dhëmbëve maksilar dhe tuberkulumet bukal të dhëmbëve mandibular
kontaktojn me fisurat qendrore dhe kreshtat marginale të dhëmbëve
antagonist, nga na tjetër tuberkulumet bukal të dhëmbëve maksilar dhe
tuberkulumet lingual të dhëmbëve mandibular nuk kontaktojn me
dhëmbët antagonist dhe për këtë janë tuberkulume jofunksional.

Fizioterapia
• Qëllimi i fizioterapis është vendosja përsëri e funksionve mandibulare me
teknika të ndryshme fizike të cilat shërbejn për reduktimin e dhimbjeve
muskuloskelatle dhe në përmirsimin e regjenerimit të indeve.
 Termoterapia
 Terapia me ftohje
 Terapia me ultrazë
 Jontoforeza
 Stimulimi elektrogalvanik SEG
 Stimulimi transkutan selektiv STE
 Akupunktura
 Lazeri i ftohtë

You might also like