You are on page 1of 3

Plani i trajtimit për restaurimin e një dhëmbi të vetëm

Me anë të restaurimeve prej metali të derdhur, qeramike apo metal-qeramik, mund të


zëvendësohen sipërfaqe të mëdha të strukturës së humbur të kurorës së dhëmbëve, si dhe mund
të ruhet dhe mbrohet pjesa tjetër e mbetur. Është e mundur të rikthehet funksioni dhe aty ku
kërkohet mund të arrihet një estetikë e pëlqyeshme. Suksesi i trajtimit bazohet në një plan
restaurimi të mirëmenduar, që manifestohet me zgjidhjen e një materiali dhe projektimi të
përshtatshëm për pacienti. Nevojat e pacientit kanë përparësi mbi mundësitë e dentistit.
Seleksionim i materialeve dhe projektim i restaurimeve varen nga disa faktorë:

1. Shkatërrim i strukturës dentare


2. Estetika
3. Kontrolli i pllakës bakteriale
4. Konsideratat financiare
5. Ritensioni

Shkatërrimi i strukturës dentare: Nëse sasia e shkatërrimit të dhëmbit që do të restaurohet është e


tillë që pjesa e mbetur mund të fuqizohet dhe të mbrohet nga restaurimi, atëherë është më i
ndikuar metali i derdhur apo qeramika sesa amalgam apo kompoziti.

Estetika: Nëse dhëmbi që do të restaurohet me një punim të cementuar është në zona shumë më
të dukshme, apo nëse pacienti është shumë kritik duhet të konsiderohet efekti kozmetik.
Ndonjëherë një kurorë e pjesshme mund t’i shërbejë këtij funksioni. Kur në këto zona nevojitet
një kurorë e pjesshme, preferohet porcelani.

Kontrolli i pllakës bakteriale: përdorimi i një punimi të cementuar kërkon një instruktim dhe
mbajtje të një programi të mirë të kontrollit të pllakës, për të rritur mundësitë për suksesin e
restauritmit. Pacienti duhet të motivohet që të ndjek një rregjim të larjes së dhëmbëve, përdorim
të fillit interdentar, kontroll i dietës për të eliminuar procesin përgjegjës për shkatërrimin e
strukturës dentare.
Konsiderata financiare. Ne duhet të ofrojmë alternativat më të mira dhe pastaj i takon pacientit të
bëj zgjedhjen e duhur. Nga njëra anë nuk duhet të ngutemi të zgjedhim një restaurim jot ë mirë,
duke menduar se pacienti s’mund t’i përballojë shpenzimet.

Ritensioni. Kurorat complete janë në mënyrë të padiskutueshme më retentive. Megjithatë


retensioni nuk është faktor aq i rëndësishëm për restaurimet e një dhëmbi të vetëm, sesa është për
protezat parciale fikse.

Plan trajtimi për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë

Vlerësimi i dhëmbëve shtyllë: çdo restaurim duhet të përballojë forcat oklizale të vazhdueshme
të cilave u nënshtrohet. Dhëmbët shtyllë duhet të përballojnë forcat që normalisht drejtohen mbi
dhëmbët që mungojnë përveç atyre që aplikohen mbi vetë dhëmbët shtyllë.

Sa herë që të jetë e mundur dhëmbi shtyllë duhet të jetë vital. Megjithatë një dhëmb që është i
drejtuar në mënyrë endodontike dhe është asimptomatik, me pamje radiografike që tregon një
mbushje dhe një izolim të mirë të kanalit, mund të përdoret si dhëmb shtyllë.

Normalisht dhëmbët shtyllë nuk duhet të kenë lëvizueshmëri, meqë ata marrin forca të tepërta.
Rrënjët dhe indet përreth duhet të vlerësohen përsa i përket tre faktorëve:

1. Raporti kurorë-rrënjë
2. Konfiguracioni i rrënjës
3. Shtrirja e ligamentit periodontal

1. Raporti kurorë-rrënjë. Ky raport është një masë e gjatësisë së dhëmbit jashtë kreshtës
olveolare e krahasuar me gjatësinë e rrënjës të fiksuar në kockë.
Raporti optimal kurorë-rrënjë për një dhëmb që do të përdoret si dhëmbë shtyllë për një
protezë parciale fikse është 2:3. Një raport 1:1 është një raport minimal i pranueshëm për
një dhëmb shtyllë në kushte normale. Megjithatë ka situata në të cilat raporti kurorë-
rrënjë më i madhe se 1:1, mund të jetë i pranueshëm. Nëse okluzioni ontogonal i protezës
parciale fikse është i përbërë nga dhëmbët artificial, forcat okluzale duhet të jenë më të
vogla, me më pak stress në dhëmbët shtyllë. Për të njëjtën arsye, një dhëmbë shtyllë me
një raport kurorë-rrënjë më të vogël se ai i preferuari, ka më tepër mundësi të ketë sukses
për të mbajtur një protezë parciale fikse. Nëse okluzioni ontogonist është i përbërë nga
dhëmb me problem paradontale.

2. Konfiguracion i rrënjës: Ky është faktor i rëndësishëm në vlerësimin e dhëmbit shtyllë


nga pikëpamja paradontale. Dhëmbët, që janë më të gjerë në drejtim vestibulo-lingual
sesa mesiodistal, janë më të preferuar se rrënjët e rrumbullakëta në prerje tërthore.
Dhëmbët posterior ……. me rrënjë divergjente ofrojnë një mbështetje paradontale më të
mirë sesa rrënjëjt që konvergjojnë të bashkuara apo që paraqesin një konfiguracion konik.
Dhëmbët me rrënjë konike mund të përdoren si dhëmbë shtyllë për protezat parciale fikse
trë shkurtuara nëse të gjithë faktorët e tjerë janë optimal. Dhëmbët me një rrënjë, që
paraqesin një konfiguracion jo të rregullt apo ndonjë kurbaturë në 1/3 apikale të rrënjës,
preferohen më shumë sesa dhëmbët me rrënjë konike perfekte.

3. Shtrirja e ligamentit periodontal: Një aspekt tjetër në vlerësimin e dhëmbëve shtyllë është
shtrirja e ligamentit periodontal të rrënjës në kockë. Dhëmbët e gjerë kanë një sipërfaqe
më të madhe dhe janë më të aftë për të përballuar forcat e tepërta. Kur kocka mbështëtëse
ka humbur për shkak të sëmundjes paradontale, dhëmbët e përfshirë kanë një kapacitet
më të vogël për të shërbyer si dhëmbë shtyllë. Humbja e mbështetjes paradontale si
pasojë e rezorbit të rrënjëjs është vetëm 1/3 -1/2 e rëndësisë së kreshtës ……..
Kur sipërfaqja e rrënjëve të dhëmbëve që duhet të zëvendësohen nga …….. është më e
madhe se ajo e dhëmbëve shtyllë, atëherë situate në përgjithësi nuk është e përshtatshme
për protezë parciale fikse. Proteza parciale fikse mund të zëvendësoj ë më shumë se dy
dhëmbë, më i zakonshëm është rasti i zëvendësimit të katër……… Proteza parciale fikse
nga …….. tek……. mund të jetë i mundur nëse kushtet janë optimal në ……..,….. por jo
në ,,,,,,,,,,,, .

You might also like