You are on page 1of 266

Eranda Zajsi

Shyrete Selmanaj

Libër mësuesi
për tekstin shkollor

Matematika 8

Shtëpia botuese Albas


Botues:
Latif Ajrullai
Rita Petro

Redaktore përgjegjëse:
Dorentina Xhafa

Arti grafik:
Ela Lumani

© Albas, 2017

ISBN 978-9928-02-857-0

Shtëpia botuese Albas


Në Tiranë: Rr. “Donika Kastrioti”, pallati 14, ap. 4D.
Tel: 00355 45800160; e-mail: info@albas.al
Në Tetovë: Rr. “Ilinden”, nr. 105
Tel: 00389 44 344 047; e-mail: albas_te@yahoo.com
Në Prishtinë: Rr. “Muharrem Fejza”, p.n.
Tel: 00377 45 999 770
e-mail: albas_pr@yahoo.com

Shtypur në shtypshkronjën:
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

PËRMBAJTJE
Plani 6

1.1-1.3 Aritmetika e numrave të plotë 57


1.4 -1.5 -1.6 Shumëfishat, faktorët dhe numrat e thjeshtë 61
1.7 Më shumë për numrat e thjeshtë 65
1.8-1.9 Fuqitë dhe rrënjët 66
1.10 Përsëritje 69

2.1 Përftimi i vargjeve (1) 70


2.2 Përftimi i vargjeve (2) 72
2.3 Përdorimi i kufizës së n-të73
2.4 Paraqitja dhe përdorimi i funksioneve 74
2.5 Ndërtimi i shprehjeve lineare 76
2.6 Nxjerrja dhe përdorimi i formulave 77
2.7 Përsëritje 78

3.1-3.2 Shumëzimi dhe pjesëtimi me 0,1 dhe me 0,01 83


3.3 Renditja e numrave dhjetorë 86
3.4 Rrumbullakimi 87
3.5 Mbledhja dhe zbritja e numrave dhjetorë 89
3.6 Pjesëtimi i numrave dhjetorë 90
3.7 Shumëzimi i numrave dhjetorë 92
3.8 Pjesëtimi me numra dhjetorë 93
3.9 Vlerësimi dhe përafrimi i një rezultati 95
3.10 Përsëritje 96

4.1-4.2 Zgjedhja e njësive të përshtatshme  98


4.3-4.4 Kilometrat dhe miljet 100
4.5 Përsëritje 102

5.1-5.2 Drejtëzat paralele 103


5.3-5.4 Vetitë e këndeve 106
5.5-5.6 Zgjidhje problemash me kënde 109
5.7 Përsëritje 111

6.1 Grumbullimi i të dhënave  113


6.2 Llojet e të dhënave  114
6.3 Përdorimi i tabelave të dendurive  115
6.4 Përsëritje 116

3
PROJEKT: Të ndërtojmë mjete mësimore 118
Test për tremujorin e parë 120
Vlerësimi i portofolit 124

7.1 Gjetja e thyesave të barabarta, numrave dhjetorë dhe përqindjeve  127


7.2 Kthimi i thyesave në numra dhjetorë  128
7.3 Renditja e thyesave 130
7.4 Mbledhja dhe zbritja e thyesave  131
7.5 Gjetja e pjesës së një sasie të caktuar  133
7.6 Shumëzimi i një numri të plotë me një thyesë  134
7.7 Pjesëtimi i një numri të plotë me një thyesë  136
7.8-7.9 Shumëzimi dhe pjesëtimi i thyesave 137
7.10 Përsëritje 140

8.1 Figurat kongruente (që përputhen)  142


8.2 Simetria e figurave dypërmasore 143
8.3 Klasifikimi i katërkëndëshave 144
8.4 Vizatimi i hapjeve të trupave gjeometrikë  145
8.5 Skicat e shkallëzuara  146
8.6 Përsëritje  147

9.1 Mbledhja e kufizave të ngjashme 148


9.2 Hapja e kllapave  150
9.3 Formimi dhe zgjidhja e ekuacioneve  152
9.4 Përsëritje 153

10.1 Llogaritja e statistikave nga të dhënat diskrete  157


10.2 Llogaritja e statistikave nga të dhënat e grupuara ose të dhënat e vazhdueshme  158
10.3 Krahasimi i shpërndarjeve 160
10.4 Përsëritje  162

11.1-11.2 Llogaritja e përqindjeve  163


11.3- 11.4 Rritja dhe zbritja e shprehur me përqindje 166
11.5-11.6 Gjetja e përqindjeve  169
11.7 Përdorimi i përqindjeve  172
11.8 Përsëritje 174

12.1 Ndërtimi i rrathëve dhe i harqeve 176


12.2 Ndërtimi i përmesores 177
12.3 Ndërtimi i përgjysmores së një këndi 178
12.4 Ndërtimi i trekëndëshave 179
12.5 Përsëritje 180

4
PROJEKT: Panair ushqimor. Gatim dhe matematikë 182
Test për tremujorin e dytë 184
Diskutim i portofolit të nxënësit në fund të tremujorit të dytë 188

13.1 Ndërtimi i grafikëve të ekuacioneve 190
13.2-13.3 Ekuacionet e trajtës y = mx + c192
13.4-13.5 Mesi i një segmenti 196
13.6-13.7 Grafikët në jetën e përditshme 199
13.8 Përsëritje 202

14.1 Thjeshtimi i raporteve 204


14.2-14.3 Ndarja në një raport të caktuar 205
14.4 Zgjidhje problemash 207
14.5 Përsëritje 209

15.1 Probabiliteti i mosndodhjes së një ngjarjeje (i ngjarjes së kundërt)  210


15.2 Ngjarjet me mundësi të njëjtë 212
15.3-15.4 Listimi i probabiliteteve 213
15.5 Probabiliteti eksperimental dhe teorik 218
15.6 Përsëritje 220

16.1-16.2 Shndërrimi i figurave  224


16.3-16.4 Zmadhimi i figurave  227
16.5 Përsëritje 229

17.1 Syprina e trekëndëshit 230


17.2-17.3 Syprina e paralelogramit dhe trapezit 233
17.4 Syprina dhe perimetri i rrethit 236
17.5 Syprina e figurave të përbëra 238
17.6-17.7 Vëllimi dhe syprina e përgjithshme e kuboidit 240
17.8 Hapja e trupave gjeometrikë për të gjetur syprinat e përgjithshme 243
17. 9 Përsëritje  245

18.1 Ndërtimi dhe interpretimi i diagrameve të dendurive 247


18.2 Ndërtimi dhe interpretimi i grafikëve rrethorë 248
18.3 Ndërtimi dhe interpretimi i grafikëve me vija  250
18.4 -18.5 Ndërtimi dhe interpretimi i diagrameve me degë dhe gjethe 251
18.6 Nxjerrja e përfundimeve  253
18.7 Përsëritje 254
PROJEKT. Studim statistikor: Rezultatet e klasës në tri vitet e fundit 256
Test për tremujorin e tretë 260
Diskutim i portofolit të nxënësit në fund të tremujorit të tretë 264

5
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

PLAN MËSIMOR VJETOR


FUSHA: MATEMATIKË
LËNDA: MATEMATIKË
KLASA: VIII
35 javë mësimore me nga 4 orë secila = gjithsej 140 orë

Tematika Numri Matjet Gjeometria Algjebra dhe Statistika dhe Gjithsej


funksioni probabiliteti
Numri i orëve 51 orë 25 orë 24 orë 20 orë 20 orë 140 orë

Përshkrimi i tematikave dhe rezultatet e të nxënit për kompetencat e fushës

Tematika 1: Numri
Përshkrimi i tematikës: Nxënësi përdor kuptimin e numrave, marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe algoritmin
e veprimeve me numra për të paraqitur sasi në botën reale. Nxënësi zgjeron studimin për bashkësitë
numerike me anë të trajtimit të numrit racional, raportit dhe përpjesëtimit. Ai përforcon aftësitë e kryerjes së
veprimeve duke përfshirë në to edhe veprimet me rrënjë e fuqi.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat e fushës:

Zgjidhja problemore: përdor koncepte, simbole dhe fakte për zgjidhjen problemore që lidhen me numra
racionalë; përshkruan dhe modelon matematikisht situata problemore që krijohen me numra, raporte dhe
përpjesëtime, nga përvojat e përbashkëta të jetës së përditshme.

Arsyetimi dhe vërtetimi matematik: arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave direkte
dhe indirekte, të zbatuara në veprimet me numra.

Të menduarit dhe komunikimit matematik: grumbullon dhe ruan informacione nga burime të ndryshme
që lidhen me numrat dhe vetitë e tyre; përkthen nga gjuha natyrore në atë të matematikës dhe anasjelltas;
komunikon të menduarin e tij matematik (nëpërmjet të lexuarit, të shkruarit, diskutimit, të dëgjuarit, të
pyeturit) duke përdorur fjalorin dhe simbolet matematike; përdor burime të ndryshme për marrjen e
informacionit.

Lidhja konceptuale: lidh koncepte dhe modele të reja matematike me ato të përvetësuara më parë
nga matematika dhe fushat e tjera si dhe kupton formimin e tyre; përdor varësitë ndërmjet koncepteve
matematike mbi njëri- tjetrin, për të formuar një të tërë.

Modelimi matematik: krijon një shumëllojshmëri të gjerë të koncepteve rrënjë, fuqi bazuar në parimin e
modelimit matematikor; përdor parimin e modelimit matematikor për zgjidhjen e problemeve nga jeta e
përditshme.

Përdorimi i teknologjisë në matematikë: përdor makina llogaritëse të avancuara për verifikimin dhe
zgjidhjen e problemeve të ndërlikuara matematikore; zgjidh detyra matematike duke përdorur aftësitë e
fituara në fushën e teknologjisë dhe TIK-ut.

6
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Tematika 2: Matja

Përshkrimi i tematikës: Nxënësi zbaton proceset e matjes, përzgjedh teknika dhe formula të përshtatshme
për të kryer matje direkte dhe indirekte në situata reale. Nxënësi trajton njehsime me formula të sipërfaqeve
të figurave gjeometrike, kryesisht të katërkëndëshave dhe të sipërfaqeve e të vëllimeve tëdisa trupave
gjeometrikë.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat e fushës:

Zgjidhja problemore: përdor matjet në figurat 2d dhe në objekte 3d për zgjidhjen problemore; përzgjedh
dhe zbaton strategji të përshtatshme për zgjidhjen e problemave.
Arsyetimi dhe vërtetimi matematik: arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave direkte
dhe indirekte, të zbatuara në matje; zhvillon dhe zbaton shprehi të arsyetimit (dallimi i marrëdhënieve,
përgjithësimi me anë të induksionit, deduksione të thjeshta, përdorimi empirik i kundërshembullit);planifikon
dhe strukturon argumente matematike për përfundimet e gjetura.
Të menduarit dhe komunikimit matematik: përdor fjalorin dhe simbolet matematike për paraqitje
të ndryshme të përshtatshme; krijon shumëllojshmëri të paraqitjeve me vizatime apo me përdorimin e
teknologjisë, të koncepteve matematike lidhur me matjen; krijon krahasime mes tyre dhe zbaton paraqitje
të përshtatshme në zgjidhjen e problemave.
Lidhja konceptuale: integron njohuritë dhe shprehitë matematike me situata ose dukuri të marra nga
kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera,sportet, arti dhe kultura, ngjarjet aktuale etj.).
Modelimi matematik: përdor parimin e modelimit matematikor për zgjidhjen e problemeve nga jeta e
përditshme.
Përdorimi i teknologjisë në matematikë: zgjidh detyra matematike, duke përdorur aftësitë e fituara në
fushën e teknologjisë dhe TIK-ut.

Tematika 3: Gjeometria

Përshkrimi i tematikës: Nxënësi përdor arsyetimin dhe vërtetimin për të zbuluar dhe provuar marrëdhëniet
gjeometrike ndërmjet figurave 2D (2-dimensionale) dhe objekteve 3D (3-dimensionale). Nxënësi kryen
arsyetime deduktive dhe përdor gjuhën e matematikës nëpërmjet formulimit të
teoremave e përkufizimeve. Shndërrimet gjeometrike pasurohen me zmadhimin e zvogëlimin.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat e fushës:

Zgjidhja problemore: demonstron zgjidhjen problemore që lidhet me transformime gjeometrike; përshkruan


dhe modelon matematikisht situata problemoreqë krijohen me figura 2d, objekte 3d nga lëndët e tjera dhe
nga përvojat e përbashkëta të jetës së përditshme.
Arsyetimi dhe vërtetimi matematik: arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave direkte
dhe indirekte, të zbatuara në transformime
gjeometrike, matje; zhvillon dhe zbaton shprehi të arsyetimit (dallimi i marrëdhënieve, përgjithësimi me anë
të induksionit, deduksione të thjeshta,
përdorimi empirik i kundërshembullit); hamendëson dhe gjykon hamendësime.
Të menduarit dhe komunikimit matematik: krijon shumëllojshmëri të paraqitjeve me vizatime apo me
përdorimin e teknologjisë, të koncepteve matematike(gjeometrike, grafike,); krijon krahasime mes tyre dhe
zbaton paraqitje të përshtatshme në zgjidhjen e problemave; e mendon matematikën si pjesë ekulturës

7
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

njerëzore.
Lidhja konceptuale: lidh koncepte dhe modele të reja matematike me ato të përvetësuara më parë
nga fusha e matematikës dhe fushat e tjera dhe kupton formimin e tyre; integron njohuritë dhe shprehitë
matematike me situata ose dukuri të marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera,
sportet, arti dhe kultura, ngjarjet aktuale etj.); informohet për zhvillimin e koncepteve matematike përgjatë
kohës dhe në kultura të ndryshme.
Modelimi matematik: përdor parimin e modelimit matematikor për zgjidhjen e problemeve nga jeta e
përditshme.
Përdorimi i teknologjisë në matematikë: zgjidh detyra matematike, duke përdorur aftësitë e fituara në
fushën e teknologjisë dhe TIK-ut.

Tematika 4: Algjebra dhe funksioni

Përshkrimi i tematikës: Nxënësi zbulon ligjësi, përdor kuptimin për funksionin dhe simbolet algjebrike për
të modeluar marrëdhënie dhe situata
matematikore. Nxënësi thellon njohuritë për ekuacionin dhe formulat. Tematika pasurohet me formulën
e kufizës së n-të të vargut numerik. Nxënësi konsolidon konceptet për shprehjet shkronjore nëpërmjet
reduktimeve dhe shndërrimeve të tyre.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat e fushës:

Zgjidhja problemore: demonstron zgjidhjen problemore që lidhet me shprehjet algjebrike; përshkruan dhe
modelon matematikisht situata problemore që krijohen me shprehje algjebrike nga lëndët e tjera dhe nga
përvojat e përbashkëta të jetës së përditshme.
Arsyetimi dhe vërtetimi matematik: hamendëson dhe gjykon hamendësime; planifikon dhe strukturon
argumente matematike për përfundimet e gjetura.
Të menduarit dhe komunikimit matematik: përkthen nga gjuha natyrore në atë të matematikës dhe
anasjelltas; komunikon të menduarin e tij matematik
(nëpërmjet të lexuarit, të shkruarit, diskutimit, të dëgjuarit, të pyeturit) duke përdorur: fjalorin dhe simbolet
matematike, paraqitje të ndryshme të
përshtatshme; krijon shumëllojshmëri të paraqitjeve me vizatime apo me përdorimin e teknologjisë, të
koncepteve matematike algjebrike, grafike.
Lidhja konceptuale: lidh koncepte dhe modele të reja matematike me ato të përvetësuara më parë nga
matematika dhe fushat e tjera dhe kupton formimin e tyre; integron njohuritë dhe shprehitë matematike me
situata ose dukuri të marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet, arti dhe kultura,
ngjarjet aktuale etj.).
Modelimi matematik: krijon një shumëllojshmëri të gjerë të koncepteve ekuacioni i drejtëzës, kufiza e n-të
e vargut bazuar në parimin e modelimit
matematikor; përdor parimin e modelimit matematikor për zgjidhjen e problemeve nga jeta e përditshme.
Përdorimi i teknologjisë në matematikë: zgjidh detyra matematike, duke përdorur aftësitë e fituara në
fushën e teknologjisë dhe TIK-ut.

Tematika 5: Statistika dhe probabiliteti

Përshkrimi i tematikës: Nxënësi lexon, kupton dhe interpreton të dhënat statistikore për të marrë vendime
në jetën e përditshme. Nxënësi konsolidon njohuritë e marra për grumbullimin, paraqitjen dhe interpretimin
e të dhënave. Tematika pasurohet me tabelat dhe diagramën e dendurisë relative.

8
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit për kompetencat e fushës:


Zgjidhja problemore: kryen vrojtime, hetime që ndihmojnë në të kuptuarit e njohurive dhe zotërimin e
shprehive matematike.
Arsyetimi dhe vërtetimi matematik: arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave direkte
dhe indirekte, të zbatuara në veprimet me probabilitet dhe statistikë; planifikon dhe strukturon argumente
matematike për përfundimet e gjetura.
Të menduarit dhe komunikimit matematik: gjeneron konkludime të përshtatshme matematike duke
grumbulluar dhe përpunuar të dhënat; grumbullon dhe ruan informacione nga burime të ndryshme që
lidhen me statistikën dhe probabilitetin; përdor burime të ndryshme për marrjen e informacionit; e mendon
matematikën si pjesë e kulturës njerëzore.
Lidhja konceptuale: lidh koncepte dhe modele të reja matematike me ato të përvetësuara më parë nga
matematika dhe fushat e tjera dhe kupton formimin e tyre; integron njohuritë dhe shprehitë matematike me
situata ose dukuri të marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet, arti dhe kultura,
ngjarjet aktuale etj.).
Modelimi matematik: përdor parimin e modelimit matematikor për zgjidhjen e problemeve nga jeta e
përditshme.
Përdorimi i teknologjisë në matematikë: përdor teknologjinë për të analizuar, interpretuar dhe zbuluar
informacion matematikor; përdor teknologjinë për zbatime të matematikës në shkencat e tjera.

9
10
Shpërndarja e përmbajtjes lëndore për realizimin e kompetencave
TEMATIKAT SHTATOR - DHJETOR JANAR - MARS PRILL - QERSHOR

Numri Numrat e plotë, fuqitë dhe rrënjët Thyesat Raportet dhe përpjesëtimet:
Numrat e plotë, veprimet me numrat e plotë. Thyesa të barabarta me numra dhjetorë dhe Thjeshtimi i raporteve, ndarja
Shumëfishat dhe pjesëtuesit. përqindje. në një raport të caktuar, për-
Pjesëtuesi më i madh i përbashkët dhe shumëfishi Kthimi i një thyese në numër dhjetor duke për- dorimi i përpjesëtimit të drejtë.
mëi vogël i përbashkët. dorur pjesëtimin.
Simbolet e fuqisë dhe rrënjës. Numri dhjetor periodik si thyesë.
Fuqitë me eksponentë 2 dhe 3. Renditja e thyesave duke gjetur emëruesin e (5 orë)
Rrënja katrore dhe kubike. përbashkët ose duke i kthyer në numra dhje-
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

torë.
Mbledhja dhe zbritja e thyesave dhe numrave të
Numrat dhjetorë përzier.
Vendvlera, renditja dhe rrumbullakimi
Përqindjet
Shumëzimi dhe pjesëtimi i numrave dhjetorë me 0,1 Pjesa e një sasie.
dhe 0,01. Përqindja, rritja apo ulja e përqindjes.
Shumëzimi dhe pjesëtimi i numrave dhjetorë me një Numri kur është dhënë pjesa ose përqindja e tij.
shifër pas presjes.
Mbledhja dhe zbritja e numrave dhjetorë.
Krahasimi i numrave dhjetorë (përfshirë (18 orë)
përdorimin e njësive të matjes) duke përdorur.
simbolet përkatëse = , ≠, > dhe <.
Rrumbullakimi i numrave. Rrumbullakimi i shumë-
fishave të dhjetës, në fuqi të plotë të dhjetës (p.sh.,
10, 100, 1000; 200, 3000etj.).
Rrumbullakimi i nënfishave të dhjetës me një ose dy
shifra pas presjes në fuqi të plotë të dhjetës(p.sh.,
0,1; 0,01; 0,3; 0,04 etj.).

(19 orë)
Gjatësia, masa dhe kapaciteti:
Matja Njësitë e gjatësisë dhe të masës. Njësitë e sipër- Koha
faqes dhe të vëllimit. Sistemi 12-orësh dhe 24-orësh.
Oraret e udhëtimeve; grafikë
(5 orë) nga jeta e përditshme.

Syprina, perimetri dhe vëllimi


Formulat për perimetrin dhe
syprinën e rrethit.
Formulat për syprinën e
trekëndëshit, paralelogramit
dhe trapezit.
Sipërfaqe për figurat e përbëra
2D. Perimetri, sipërfaqja dhe
vëllimi i kuboidit.

(11 orë)
Vargjet, shprehjet dhe formulat Shprehjet dhe ekuacionet Grafikët
Algjebra Vargu numerik dhe rregulla e formimit të tij. Vlera e shprehjeve shkronjore. Funksione të thjeshta lineare
dhe Kufiza e n-të e vargut. Veprimet në shprehjet shkronjore(reduktime, (y = ax + b).
funksioni Shkronja në shprehje shkronjore, ekuacione dhe shndërrime). Ekuacioni i drejtëzës y = ax + b.
formula. Kufiza të ngjashme. Mesi i segmentit kur janë dhënë
Vlera e shprehjeve shkronjore. Ekuacione të fuqisë së parë me një ndryshore, koordinatat e skajeve.
Veprimet në shprehjet shkronjore me koeficiente numra të plotë (e panjohura
(reduktime, shndërrime). mund të jetë nga njëra në e barazimit ose nga
Kufizat e ngjashme. të dyja anët)me ose pa kllapa. 6 (orë)
Formula të thjeshta, p.sh., këmbimi i gradës Cel-
sius (°C) me gradë Faradej (°F).
(4 orë)
(8 orë)
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

11
12
Këndet Figurat dypërmasore dhe trupat gjeometrikë Pozicioni dhe lëvizja
Gjeometria Kongruenca e segmenteve dhe e këndeve. Vetitë e katërkëndëshave. Trekëndëshi kënd- Rrotullimi dhe zhvendosja e
Shuma e këndeve të një trekëndëshi dhe drejtë, hipotenuza, katetet. figurave 2D.
katërkëndëshi.Këndi i jashtëm i një trekëndëshi. Shuma e këndeve të një trekëndëshi dhe Zmadhimi (zvogëlimi), qendra
Vetitë e drejtëzave dhe këndeve. katërkëndëshi. dhe koeficienti i zmadhimit
Vetitë e trekëndëshave dhe katërkëndëshave. (zvogëlimit).
(7 orë) Trupat gjeometrikë, si: kuboidi; prizmi,
piramida. (5 orë)
Simetria, rrotullimi dhe zhvendosja e figurave 2D.
Zmadhimi (zvogëlimi).
Shkalla e zvogëlimit.

Problema ndërtimi
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Mesorja dhe përmesorja e segmentit. Përgjys-


morja e këndit.
Ndërtimi i harkut dhe rrethit.
Ndërtimi i një trekëndëshi kur janë dhënë tri
brinjët; një kënd i drejtë, hipotenuza dhe një
katet. (11 orë)
Statistika dhe Planifikimi dhe grumbullimi i të dhënave Përpunimi i të dhënave Probabiliteti:
probabiliteti Mbledhja e të dhënave me një qëllim të Të dhëna diskrete dhe të vazhdueshme. Tabela Probabiliteti i ngjarjes së
caktuar. e dendurive për të dhëna diskrete dhe të vazh- kundërt (1 – p).
Kampioni i nevojshëm në një studim. dueshme. Probabiliteti i ngjarjeve të
Të dhëna diskrete dhe të vazhdueshme. Tabela Mesorja, moda dhe mesatarja aritmetike thjeshta me rezultate njësoj të
e dendurive për të dhëna diskrete dhe të vazh- për të dhënat diskrete dhe të vazhdueshme. mundshme.
dueshme. Probabiliteti me formulë.
(4 orë) Probabilitetin eksperimental
(4 orë)
Interpretimi dhe diskutimi i
rezultateve
Interpretimi dhe ndërtimi i pikto-
grameve, grafikëve me shtylla,
grafikëve me segmente dhe
tabelave të dendurive.
Interpretimi dhe ndërtimi i
grafikëve rrethorë; nxjerrja e
përfundimeve.
(13 orë)
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Shënim. Në ndarjen e mësipërme janë 120 orë mësimore. 20 orët e tjera janë parashikuar:
3 orë teste të ndërmjetme;
3 orë vlerësime përmbledhëse;
3 orë vlerësime portofoli;
9 orë projekte;
2 orë ushtrime përmbledhëse.

Mësuesi/-ja është i lirë që të bëjë ndryshimet e nevojshme në plan. Të bëjë bashkime temash ose të
përdorë orë të përsëritjes për të shtuar orët e vlerësimit të portofolit ose orët e projekteve.

13
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

TREMUJORI I PARË SHTATOR – DHJETOR

Njohuritë dhe shkathtësitë për realizimin e kompetencave matematikore

Tematika 1: Numri

Njohuritë për realizimin e kompetencave matematikore

Numrat e plotë, fuqitë dhe rrënjët


- Shumëfishat dhe pjesëtuesit.
- Pjesëtuesi më i madh i përbashkët dhe shumëfishi më i vogël i përbashkët.
- Simbolet e fuqisë dhe rrënjës.
- Fuqitë me eksponent 2 dhe 3.
- Rrënja katrore dhe kubike.

Vendvlera, krahasimi dhe rrumbullakimi


- Krahasimi i numrave dhjetorë (përfshirë përdorimin e njësive të matjes) duke përdorur simbolet përkatëse =
, ≠, > dhe <.
- Rrumbullakimi i numrave.
- Rrumbullakimi i shumëfishave të dhjetës, në fuqi të plotë të dhjetës (p.sh., 10, 100, 1000; 200, 3000 etj.);
- Rrumbullakimi i nënfishave të dhjetës me një ose dy shifra mbas presjes në fuqi të plotë të dhjetës (p.sh.,
0.1, 0.01; 0.3; 0.04 etj.).

Shkathtësitë për realizimin e kompetencave matematikore

Numrat e plotë, fuqitë dhe rrënjët


- identifikon shumëfishat dhe pjesëtuesit;
- përdor pjesëtuesin më të madh të përbashkët dhe shumëfishin më të vogël të përbashkët;
- shkruan një numër me faktorë numra të thjeshtë;
- përdor simbolet e fuqisë dhe rrënjës;
- llogarit fuqitë me eksponent 2 dhe 3;
- llogarit rrënjën katrore dhe rrënjën kubike;

Vendvlera, krahasimi dhe rrumbullakimi


- rendit dhe krahason numrat dhjetorë (përfshirë përdorimin e njësive të matjes) duke përdorur simbolet
përkatëse = , ≠, > dhe <;
- rrumbullakos shumëfishat e dhjetës, në fuqi të plotë të dhjetës (p.sh., 10, 100, 1000; 200, 3000 etj.);
- rrumbullakos nënfisha të dhjetës me një ose dy shifra mbas presjes në fuqi të plotë të dhjetës (p.sh., 0,1;
0,01; 0,3; 0,04 etj.)

Tematika 2: Matja

Njohuritë për realizimin e kompetencave matematikore

Njësitë e gjatësisë dhe masës


- Njësitë e gjatësisë dhe masës.
- Njësitë e sipërfaqes dhe vëllimit.

Shkathtësitë për realizimin e kompetencave matematikore

Njësitë e gjatësisë dhe masës


- zgjedh njësitë e përshtatshme të gjatësisë dhe masës për të vlerësuar, matur, llogaritur, zgjidhur situata

14
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

problemore në kontekste të ndryshme nga jeta reale;


- përdor njësitë e sipërfaqes dhe vëllimit;

Tematika 3: Gjeometria

Njohuritë për realizimin e kompetencave matematikore

Gjeometria në plan
- Kongruenca e segmenteve dhe këndeve.
- Kongruenca e trekëndëshave
- Vetitë e katërkëndëshave.
- Trekëndëshi kënddrejtë, hipotenuza, katetet.
- Shuma e këndeve të një trekëndëshi dhe katërkëndëshi.
- Këndi i jashtëm i një trekëndëshi.
- Vetitë e drejtëzave dhe këndeve.

Shkathtësitë për realizimin e kompetencave matematikore


Gjeometria në plan
- kupton që nëse dy figura 2D janë kongruente, brinjët dhe këndet korresponduese janë kongruente;
- njeh kongruencën e trekëndëshave;
- klasifikon katërkëndëshat sipas vetive të tyre (përfshirë edhe vetitë e diagonaleve);
- njeh katetet dhe hipotenuzën në trekëndëshin kënddrejtë;
- identifikon që shuma e këndeve të një trekëndëshi është 1800 dhe shuma e këndeve të katërkëndëshit është
3600;
- identifikon që këndi i jashtëm i një trekëndëshi është i barabartë me shumën e dy këndeve të brendshëm të
trekëndëshit jo të bashkëmbështetura me të;
- përdor vetitë e këndeve dhe drejtëzave prerëse, paralele dhe pingule në situata të ndryshme problemore;

Tematika 4: Algjebra dhe funksioni

Njohuritë për realizimin e kompetencave matematikore

Vargu, funksioni dhe grafiku


- Formula dhe funksioni.
- Vargu numerik dhe rregulli i formimit të tij.
- Kufiza e n-të të vargut.
- Funksione të thjeshta lineare (y = ax + b).
- Ekuacioni i drejtëzës y = ax + b.

Shkathtësitë për realizimin e kompetencave matematikore

Vargu, funksioni dhe grafiku


- njeh konceptin e formulës dhe funksionit;
- gjeneron kufiza në një varg me një rregull të caktuar duke lidhur pozicionin e kufizës me kufizën ose kufizat
me njëra -tjetrën;
- gjen kufizat ose pozicionin e kufizës në një varg të dhënë sipas një rregulli;
- përdor një shprehje shkronjore për të shprehur kufizën e n-të të vargut, duke arsyetuar hapat për gjenerimin
e formulës;
- shpreh funksione të thjeshta lineare dhe i paraqet ato me diagrama (y = ax + b);
- ndërton tabelat e vlerave dhe përdor koordinatat për të ndërtuar grafikun e tyre;
- njeh që ekuacioni i drejtëzës y = ax + b shpreh grafikun e një funksioni linear;

15
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

16
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

17
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

18
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

19
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

20
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

21
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

22
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

23
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

24
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

25
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

26
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

27
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

TREMUJORI I DYTË JANAR – MARS

Njohuritë dhe shkathtësitë për realizimin e kompetencave matematikore

Tematika: Numri
Njohuritë për realizimin e kompetencave matematikore

Thyesat, numrat dhjetorë, përqindja, raporti dhe përpjesëtimi


- Thyesa të barabarta me numra dhjetorë dhe përqindje.
- Këmbimi i një thyese në numër dhjetorë duke përdorur pjesëtimin.
- Numri dhjetor periodik si thyesë.
- Renditja e thyesave duke gjetur emëruesin e përbashkët ose duke i kthyer në numra dhjetorë.
- Pjesa e një sasie.
- Përqindja, rritjen apo ulja e përqindjes.
- Numri kur është dhënë pjesa ose përqindja e tij.

Veprimet e mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit


- Mbledhja dhe zbritja e numrave të plotë dhe numrave dhjetorë.
- Mbledhja dhe zbritja e thyesave dhe numrave të përzierë.
- Shumëzimi dhe pjesëtimit i numrave me shenjë.
- Pjesëtimi numrave të plotë deri në një shifër pas presjes (p.sh., 68 : 7).
- Shumëzimi dhe pjesëtimi i numrave dhjetorë me 0,1 dhe 0,01.
- Shumëzimi dhe pjesëtimi i numrave dhjetorë me një shifër pas presjes.
- Shumëzimi dhe pjesëtimi i një numër të plotë me një thyesë.
- Radha e veprimeve përfshirë kllapat në shprehje numerike.

\Shkathtësitë për realizimin e kompetencave matematikore

Thyesat, numrat dhjetorë, përqindja, raporti dhe përpjesëtimi


- gjen thyesa të barabarta me numra dhjetorë dhe përqindje duke i këmbyer ato me njëra-tjetrën;
- këmben një thyesë në numër dhjetorë duke përdorur pjesëtimin;
- njeh që një numër dhjetor periodik paraqitet si thyesë;
- rendit thyesat duke gjetur emëruesin e përbashkët ose duke i kthyer në numra dhjetor;
- llogarit pjesën e një sasie;
- llogarit përqindjen, rritjen apo uljen e përqindjes;
- zgjidh problema duke përdorur përqindjen e një sasie
- gjen numrin kur është dhënë pjesa ose përqindja e tij;
- përdor thyesat e barabarta, numrat dhjetorë dhe përqindjet për të krahasuar sasi të ndryshme;

Veprimet e mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit


- konsolidon mbledhjen dhe zbritjen e numrave të plotë dhe numrave dhjetorë;
- mbledh dhe zbret thyesat dhe numrat e përzierë;
- shumëzon dhe pjesëton numrat me shenjë;
- pjesëton numrat e plotë dhe vazhdon pjesëtimin deri në një shifër pas presjes (p.sh., 68 : 7);
- shumëzon dhe pjesëton numrat dhjetorë me 0,1 dhe 0,01;
- shumëzon pjesëton numrat dhjetorë me një shifër pas presjes;
- shumëzon dhe pjesëton një numër të plotë me një thyesë;
- shumëzon dhe pjesëton numra dhjetorë duke lëvizur presjen dhjetore në veprime ekuivalente, p.sh., 4,37 ∙
0,3 = (4,37 ∙ 3) : 10; 92,4 : 0,06 = (92,4 ∙ 100) : 6
- përdor radhën e veprimeve përfshirë kllapat në shprehje numerike;
- zgjidh problema duke përdorur numrat e plotë, numrat dhjetorë, thyesat, përqindjen.

28
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Tematika: Gjeometria

Njohuritë për realizimin e kompetencave matematikore

Gjeometria në plan
- Vetitë e trekëndëshave dhe katërkëndëshave.
- Mesorja dhe përmesorja e segmentit.
- Përgjysmorja e këndit.
- Ndërtimi i harkut dhe rrethit.
- Ndërtimi i një trekëndëshi kur janë dhënë tre brinjët; një kënd i drejtë, hipotenuza dhe një katet.

Gjeometria në hapësirë
- Trupat gjeometrikë si: kuboidi; prizmi, piramida.

Shkathtësitë për realizimin e kompetencave matematikore

Gjeometria në plan
- përdor vetitë e trekëndëshave dhe katërkëndëshave në situata të ndryshme problemore;
- identifikon boshtet e simetrisë për figuart 2D;
- përdor vizore trekëndësh dhe kompas për të ndërtuar mesoren dhe përmesoren e segmentit si dhe
përgjysmoren e këndit;
- përdor një vizore dhe kompas për të ndërtuar: hark dhe rreth; një trekëndësh kur janë dhënë tre brinjët; një
trekëndësh kur janë dhënë një kënd i drejtë, hipotenuza dhe një katet;

Gjeometria në hapësirë
- Trupat gjeometrikë si: kuboidi; prizmi, piramida.

Tematika: Algjebra dhe funksioni


Njohuritë për realizimin e kompetencave matematikore
Shprehjet shkronjore, ekuacionet dhe formulat
- Shkronja në shprehje shkronjore, ekuacione dhe formula.
- Vlera e shprehjeve shkronjore;
- Veprimet në shprehjet shkronjore (reduktime, shndërrime).
- Kufiza të ngjashme.
- Formula të thjeshta, p.sh., këmbimi i gradës Celsius (°C) me gradë Fahreinheit (°F).

Shkathtësitë për realizimin e kompetencave matematikore


Vargu, funksioni dhe grafiku
- njeh konceptin e formulës dhe funksionit;
- gjeneron kufiza në një varg me një rregull të caktuar duke lidhur pozicionin e kufizës me kufizën ose kufizat
me njëra-tjetrën;
- gjen kufizat ose pozicionin e kufizës në një varg të dhënë sipas një rregulli;
- përdor një shprehje shkronjore për të shprehur kufizën e n-të të vargut, duke arsyetuar hapat për
gjenerimin e formulës;

Tematika: Statistika dhe probabiliteti


Njohuritë për realizimin e kompetencave matematikore
- Të dhëna diskrete dhe të vazhdueshme.
- Tabela e dendurive për të dhëna diskrete dhe të vazhdueshme.
- Mesorja, moda dhe mesatarja aritmetike për të dhënat diskrete dhe të vazhdueshme.

29
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

- Diagrama rrethore, diagrama me shtylla.

Shkathtësitë për realizimin e kompetencave matematikore

- njeh ndryshimin ndërmjet të dhënave diskrete dhe të vazhdueshme;


- ndërton dhe përdor tabelën e dendurive për të dhëna diskrete dhe të vazhdueshme;
- llogarit mesoren, modën dhe mesataren aritmetike për të dhënat diskrete dhe të vazhdueshme;
- vizaton dhe interpreton grafikë rrethorë dhe me shtylla;
- analizon dhe interpreton rezultatet nga diagramat me të dhënat diskrete dhe të vazhdueshme;
- krahason dy shpërndarje duke përdorur mesataren, modën, mesoren;
- krahason pjesët në dy diagrama rrethore, të cilat përfaqësojnë shuma të ndryshme.

30
Nr. kapitulli temat mësimore Situata e parashikuar Metodologjia dhe veprimtaritë Vlerësimi Burimet
e të nxënit e nxënësve

50 7. thyesat 7.1 Gjetja e thyesave të Shkruan në tabelë Diskutim, rikujtim i njohurive të Vlerësimi i disa Teksti i nxënësit,
barabarta, numrave dhjetorë dhe numrat marra, marrëdhënie pyetje- nxënësve lidhur me: fletorja e punës
përqindjeve 0,1;0,2;0,3;0,4;0,5; përgjigje, vëzhgo-analizo-zbato, realizimin e
0,6;0,7;0,8;0,9; dhe punë në grupe dyshe, prezantim kompetencave të
(10 orë) kërkon që nxënësit t’i temës; kthimin e
paraqesin ata në numrit thyesor në
tabelën e vendvlerave. numër dhjetor;
argumentimin e
veprimeve të kryera.

51 7.2 Kthimi i thyesave në numra Ushtrim me kthim Diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, Vlerësimi i disa Teksti i nxënësit,
dhjetorë thyesash në numra punë individuale, punë në grup nxënësve lidhur me: fletorja e punës,
dhjetorë. realizimin e makinë llogaritëse
kompetencave të
temës; kthimin e
numrit thyesor në
numër dhjetor;
argumentimin e
veprimeve të kryera.

52 7.3 Renditja e thyesave Po thyesat me Diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit,
emërues dhe punë në grupe dyshe lidhur me: realizimin e fletorja e punës,
numërues të ndryshëm, objektivave të temës; makinë llogaritëse
a mund t’i krahasojmë? saktësinë e kthimit të
nëse po, si veprohet? një numri thyesor në
numër dhjetor;
saktësinë e kthimit të
thyesave në thyesa
me emërues të njëjtë;
saktësinë e renditjes
së thyesave;
argumentimin e
veprimeve të kryera.

53 7.4 Mbledhja dhe zbritja e Çfarë i dallon thyesat Diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
thyesave në mbledhje e zbritje? punë në grupe dyshe lidhur me: realizimin e Fletorja e punës
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

31
32
Si mendoni, si kryhen objektivave të temës;
veprimet? saktësinë e kryerjes
së veprimeve gjatë
mbledhjes dhe
zbritjes së thyesave
dhe numrave të
përzier; argumentimin
e veprimeve të
kryera.

54 7.5 Gjetja e pjesës së një sasie Problemë Veprimtari, punë e drejtuar, Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

të caktuar punë në grupe lidhur me: realizimin e Fletorja e punës


objektivave të temës;
saktësinë e kryerjes
së veprimeve gjatë
zgjidhjes së
ushtrimeve;
argumentimin e
veprimeve të kryera.
Vlerësohet gjithashtu
dhe puna e pavarur
dhe bashkëpunimi në
grup.

55 7.6 Shumëzimi i një numri të Problemë Veprimtari, diskutim, punë e Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
plotë me një thyese drejtuar, punë në grup lidhur me: realizimin e Fletorja e punës
objektivave të temës;
saktësinë e kryerjes
së veprimeve gjatë
zgjidhjes së
ushtrimeve;
argumentimin e
veprimeve të kryera.
Vlerësohet gjithashtu
dhe puna e pavarur
dhe bashkëpunimi në
grup.

56 7.7 Pjesëtimi i një numri të plotë Problemë Veprimtari, diskutim, vëzhgo- Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
me një thyesë analizo-zbato, puna në grupe lidhur me: realizimin e Fletorja e punës
objektivave të temës;
saktësinë e kryerjes
së veprimeve gjatë
zgjidhjes së
ushtrimeve;
argumentimin e
veprimeve të kryera.
Vlerësohet gjithashtu
dhe puna e pavarur
dhe bashkëpunimi në
grup.

57 7.8 Shumëzimi dhe pjesëtimi i Problemë Diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, Vlerësimi i nxënësve Fletorja e punës
thyesave punë në grupe dyshe lidhur me: realizimin e
objektivave të temës;
saktësinë e kryerjes
së veprimeve gjatë
zgjidhjes së
ushtrimeve;
argumentimin e
veprimeve të kryera.
Vlerësohet gjithashtu
dhe puna e pavarur
dhe bashkëpunimi në
grup.

58 7.9 Shumëzimi dhe pjesëtimi i Problemë Diskutim, punë në grupe dyshe, Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
thyesave prezantime në forma të ndryshme lidhur me: realizimin e Fletorja e punës
objektivave të temës;
saktësinë e kryerjes
së veprimeve gjatë
zgjidhjes së
ushtrimeve;
argumentimin e
veprimeve të kryera.
Vlerësohet gjithashtu
dhe puna e pavarur
dhe bashkëpunimi në
grup.

59 7.10 Përsëritje Situatat e përdorura Marrëdhënie pyetje-përgjigje, Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
gjatë gjithë kapitullit diskutim, punë në grupe dyshe, lidhur me: realizimin e Pyetje të
prezantim objektivave të temës; parapërgatitura
saktësinë e kryerjes
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

33
34
së veprimeve gjatë
zgjidhjes së
ushtrimeve;
argumentimin e
veprimeve të kryera.
Vlerësohet gjithashtu
dhe puna e pavarur
dhe bashkëpunimi në
grup.

60 8. Figurat 8.1 Figurat kongruente (që Figura kongruente Punë e drejtuar, të nxënit në Vlerësim i punës në Teksti i nxënësit,
dypërmasore dhe përputhen) bashkëpunim, punë në grupe grup Figura dypërmasore,
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

trupat gjeometrikë kongruente, mjetet e


vizatimit

( 6 orë)
61 8.2 Simetria e figurave Figura kongruente Punë e drejtuar, të nxënit në vlerësim i punës në Teksti i nxënësit
dypërmasore bashkëpunim, punë në grupe grup fletorja e punës

62 8.3 Klasifikimi i katërkëndëshave Katërkëndësha të Diagram Veni, punë në grupe Vlerësim i punës në Teksti i nxënësit,
ndryshëm grup , vlerësim i fletorja e punës,
përgjigjeve me gojë katërkëndësha të
ndryshëm

63 8.4 Vizatimi i hapjeve të trupave Trupa gjeometrikë, Punë e drejtuar, punë në grupe Vlerësim i punës në Teksti i nxënësit
gjeometrike hapje të trupave grup fletorja e punës trupa
gjeometrikë gjeometrik

64 8.5 Skicat e shkallëzuara Paraqitja e shkallës së Vëzhgo-analizo-zbato-diskuto- Vlerësim i punës në Teksti i nxënësit,
zvogëlimit në hartë zbato, punë në grupe grup fletorja e punës mjete
vizatimi, hartë
65 8.6 Përsëritje Situatat e kapitullit lojë në dyshe, punë në grupe Vlerësim i punës në Teksti i nxënësit
grup, vlerësim i fletorja e punës
nxënësit nga nxënësi Figura gjeometrike
Mjete vizatimi

66 9. Shprehjet dhe 9.1 Mbledhja e kufizave të Problemë Diskutim, veprimtari, vëzhgo- Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
ekuacionet ngjashme analizo-zbato, punë në grupe lidhur me: realizimin e Fletorja e punës
dyshe, prezantim objektivave të temës;
(4 orë) thjeshtimin e kufizave
të ngjashme;
argumentimin e
veprimeve të kryera.

67 9.2 Hapja e kllapave Si veprohet për të Diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
thjeshtuar shprehjen? punë në grupe dyshe, prezantim lidhur me: realizimin e
objektivave të temës; Fletorja e punës
hapjen me saktësi të
kllapave; thjeshtimin
e kufizave të
ngjashme pas hapjes
së kllapave;
argumentimin e
veprimeve të kryera.

68 9.3 Formimi dhe zgjidhja e Problemë Diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
ekuacioneve punë në grupe dyshe lidhur me: realizimin e Fletorja e punës
objektivave të temës;
hapjen me saktësi të
kllapave; thjeshtimin
e kufizave të
ngjashme pas hapjes
së kllapave;
argumentimin e
veprimeve të kryera.

69 9.4 Përsëritje Situatat e përdorura Rikujtim njohurish, marrëdhënie Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
gjatë kapitullit pyetje-përgjigje, punë në grupe lidhur me: realizimin e Fletorja e punës
dyshe, prezantime objektivave të temës;
hapjen me saktësi të
kllapave; thjeshtimin
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

35
36
e kufizave të
ngjashme pas hapjes
së kllapave;
argumentimin e
veprimeve të kryera.
70 Test i ndërmjetëm Teksti i nxënësit

71 10. Përpunimi i të 10.1 Llogaritja e statistikave nga Studim të dhënash Metoda ndërvepruese, punë në Vlerësim i punës në Teksti i nxënësit
dhënave të dhënat diskrete grupe grup, vlerësim i fletorja e punës
përgjigjeve me gojë statistika të ndryshme

(4 orë)
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

72 10.2 Llogaritja e statistikave nga Studim të dhënash Imagjinatë e drejtuar, vëzhgo- Vlerësim i punës në Teksti i nxënësit,
të dhënat e grupuara ose të analizo-diskuto, punë në grupe grup, vlerësim i fletorja e punës,
dhënat e vazhdueshme përgjigjeve me gojë statistika të ndryshme

73 10.3 Krahasimi i shpërndarjeve Krahasim të dhënash Diskutim, punë e drejtuar, punë Vlerësim i punës në Teksti i nxënësit
në grupe grup, vlerësim i fletorja e punës,
përgjigjeve me gojë statistika të ndryshme

74 10.4 Përsëritje Situatat e kapitullit Rikujtim njohurish, punë në grupe Vlerësim me një listë Teksti i nxënësit,
treguesish

75 11. Përqindjet 11.1 Llogaritja e përqindjeve Problemë Diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, Vlerësimi i nxënësve Fletorja e punës
punë në grupe dyshe lidhur me: realizimin
e objektivave të
(8 orë) temës; hapjen me
saktësi të kllapave;
thjeshtimin e
kufizave të
ngjashme pas
hapjes së kllapave;
argumentimin e
veprimeve të kryera.
76 11.2 Llogaritja e përqindjeve Problemë Diskutim, punë e drejtuar, punë Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
në grupe dyshe/ katërshe, bazuar në: realizimin
prezantime e rezultateve të të
nxënit për temën;
njohjen e përqindjeve
të thjeshta dhe
paraqitjen e tyre si
thyesa dhe numra
dhjetorë; gjetjen e
përqindjes së një
sasie të dhënë;
argumentimin e
veprimeve të kryera;
zbatimin e njohurive
mbi përqindjen në
situata të thjeshta
praktike.

77 11.3 Rritja dhe zbritja e shprehur Problemë Diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, Vlerësimi i nxënësve Fletorja e punës
me përqindje punë në grupe dyshe bazuar në: realizimin
e rezultateve të të
nxënit për temën;
njohjen e përqindjeve
të thjeshta dhe
paraqitjen e tyre si
thyesa dhe numra
dhjetorë; gjetjen e
përqindjes së një
sasie të dhënë;
argumentimin e
veprimeve të kryera;
zbatimin e njohurive
mbi përqindjen në
situata të thjeshta
praktike.

78 11.4 Rritja dhe zbritja e shprehur Situatë e ngjashme me Diskutim, puna në grupe dyshe, Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
me përqindje temën e kaluar punë e pavarur, prezantime në bazuar në: realizimin
forma të ndryshme e rezultateve të të
nxënit për temën;
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

37
38
njohjen e përqindjeve
të thjeshta dhe
paraqitjen e tyre si
thyesa dhe numra
dhjetorë; gjetjen e
përqindjes së një
sasie të dhënë;
argumentimin e
veprimeve të kryera;
zbatimin e njohurive
mbi përqindjen në
situata të thjeshta
praktike.
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

79 11.5 Gjetja e përqindjeve Problemë Diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, Vlerësimi i nxënësve Fletorja e punës
punë në grupe dyshe bazuar në: realizimin
e rezultateve të të
nxënit për temën;
njohjen e përqindjeve
të thjeshta dhe
paraqitjen e tyre si
thyesa dhe numra
dhjetorë; gjetjen e
përqindjes së një
sasie të dhënë;
argumentimin e
veprimeve të kryera;
zbatimin e njohurive
mbi përqindjen në
situata të thjeshta
praktike.

80 11.6 Gjetja e përqindjeve Problemë Rikujtim njohurish, punë e Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
pavarur, punë në grupe dyshe, bazuar në: realizimin
prezantime në forma të ndryshme e rezultateve të të
nxënit për temën;
njohjen e përqindjeve
të thjeshta dhe
paraqitjen e tyre si
thyesa dhe numra
dhjetorë; gjetjen e
përqindjes së një
sasie të dhënë;
argumentimin e
veprimeve të kryera;
zbatimin e njohurive
mbi përqindjen në
situata të thjeshta
praktike.

81 11.7 Përdorimi i përqindjeve Problemë Diskutim, parashikim me terma Vlerësimi i nxënësve Fletorja e punës
paraprakë, vëzhgo-analizo-zbato, bazuar në: realizimin
punë në grupe dyshe e rezultateve të të
nxënit për temën;
njohjen e përqindjeve
të thjeshta dhe
paraqitjen e tyre si
thyesa dhe numra
dhjetorë; gjetjen e
përqindjes së një
sasie të dhënë;
argumentimin e
veprimeve të kryera;
zbatimin e njohurive
mbi përqindjen në
situata të thjeshta
praktike.

82 11.8 Përsëritje Situatat e përdorura Rikujtim njohurish, marrëdhënie Teksti i nxënësit


gjatë gjithë kapitullit. pyetje-përgjigje, punë e
diferencuar, prezantime në forma
të ndryshme

83 12.1 ndërtimi i rrathëve dhe Elementet e rrethit Harta e konceptit, punë e drejtuar Vlerësim i punës Teksti i nxënësit
12. Problema harqeve pavarur fletorja e punës,
ndërtimi kompas
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

39
40
84 12.2 ndërtimi i përmesores Segmente, mesi i Kërkim, hulumtim, përvijim i Vlerësim i përgjigjeve Teksti i nxënësit,
segmentit mendimit, shkëmbe një problemë me gojë, vlerësim i fletorja e punës,
(5 orë) nxënësit nga nxënësi vizore, kompas

85 12.3 ndërtimi i përgjysmores së Kënde, përgjysmorja e Rrjeti i diskutimit, punë e Vlerësim përgjigjeve Fletorja e punës
një këndi këndit drejtuar,punë në dyshe me gojë, vlerësim i
punës në grup
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

86 12.4 ndërtimi i trekëndëshave Trekëndëshat dhe Rikujtim njohurish, punë e Vlerësim përgjigjeve Teksti i nxënësit,
ndërtimi i tyre drejtuar, punë në grupe me gojë, vlerësim i fletorja e punës,
punës në grup mjete vizatimi

87 12.5 Përsëritje Rikujtim njohurish, punë në grupe Vlerësim i punës në Teksti i nxënësit,
grup, vlerësim i mjetet e vizatimit
përgjigjeve me gojë

88 Projekt Teksti i nxënësit

89 Projekt Fletorja e punës

90 Projekt Teksti i nxënësit

91 Vlerësim përmbledhës Fletorja e punës

92 Vlerësim portofoli
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

TREMUJORI I TRETË PRILL-QERSHOR

Njohuritë dhe shkathtësitë për realizimin e kompetencave matematikore

Tematika: Numri
Njohuritë për realizimin e kompetencave matematikore
Raporti dhe përpjesëtimi
- Raporte dhe përpjesëtimi i drejtë;

Shkathtësitë për realizimin e kompetencave matematikore


- thjeshton dhe gjen raporte përfshirë edhe raportet që shprehen me njësi;
- ndan një sasi në dy pjesë sipas një raporti të dhënë;
- përdor metodën e njësive për të zgjidhur problema me raporte dhe përpjesëtim të drejtë;

Tematika: Matja
Koha dhe njësitë e kohës.
- Grafikë udhëtimi nga jeta reale.

Perimetri, syprina dhe vëllimi


- Përkufizimi i rrethit dhe elementeve të tij.
- Formulat për perimetrin dhe syprinën e rrethit.
- Formulat për syprinën e trekëndëshit, paralelogramit dhe trapezit.
- Sipërfaqja për figurat e përbëra 2D.
- Perimetri, sipërfaqja dhe vëllimi i kuboidit.

Shkathtësitë për realizimin e kompetencave matematikore

Koha dhe njësitë e kohës


- vizaton dhe interpreton grafikë nga jeta reale duke përfshirë më shumë se një komponent, p.sh., grafikë
udhëtimi;

Perimetri, syprina dhe vëllimi


- njeh përkufizimin e rrethit dhe emërton elementet e tij;
- njeh dhe përdor formulat për perimetrin dhe syprinën e rrethit;
- nxjerr dhe përdor formulën për syprinën e trekëndëshit, paralelogramit dhe trapezit;
- llogarit sipërfaqe për figurat e përbëra 2D;
- llogarit perimetrin, sipërfaqen dhe vëllimin e kuboidit.

Tematika: Gjeometria

Njohuritë për realizimin e kompetencave matematikore


Shndërrime gjeometrike dhe sistemi koordinativ
- Mesi i segmentit [AB], kur janë dhënë koordinatat e pikave A dhe B.
- Simetria, rrotullimi dhe zhvendosja e figurave 2D.
- Zmadhimi (zvogëlimi), qendra dhe koeficienti i zmadhimit (zvogëlimit).
- Shkalla e zvogëlimit.

41
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Shkathtësitë për realizimin e kompetencave matematikore


Shndërrime gjeometrike dhe sistemi koordinativ
- gjen mesin segmentit [AB], kur janë dhënë koordinatat e pikave A dhe B;
- transformon një figurë 2D nëpërmjet simetrisë, rrotullimit dhe zhvendosjes si dhe nëpërmjet kombinimeve
të thjeshta të tyre;
- kupton dhe përdor termat dhe simbolet për konceptin e zmadhimit (zvogëlimit);
- zmadhon (zvogëlon) figura 2D kur është dhënë qendra dhe koeficienti (numër pozitiv) i zmadhimit
(zvogëlimit);
- interpreton dhe vizaton shkallë të thjeshtë zvogëlimi;

Tematika: Algjebra dhe funksioni


Njohuritë për realizimin e kompetencave matematikore

Grafiku
- Funksione të thjeshta lineare (y = ax + b).
- Ekuacioni i drejtëzës y = ax + b.

Shkathtësitë për realizimin e kompetencave matematikore


- shpreh funksione të thjeshta lineare dhe i paraqet ato me diagrama (y = ax + b);
- ndërton tabelat e vlerave dhe përdor koordinatat për të ndërtuar grafikun e tyre;
- njeh që ekuacioni i drejtëzës y = ax + b shpreh grafikun e një funksioni linear;

Tematika: Statistika dhe probabiliteti


Njohuritë për realizimin e kompetencave matematikore
- Tabela e dendurive për të dhëna diskrete dhe të vazhdueshme.
- Diagrama rrethore, diagramën me shtylla.

Probabiliteti
- Probabiliteti i ngjarjes së kundërt (1 – p).
- Probabiliteti i ngjarjeve të thjeshta me rezultate njësoj të mundshme.
- Probabiliteti me formulë.
- Probabilitetin eksperimental.

Shkathtësitë për realizimin e kompetencave matematikore

Probabiliteti
- gjen probabilitetin e ngjarjes së kundërt (1 – p);
- gjen probabilitetin e ngjarjeve të thjeshta me rezultate njësoj të mundshme në situata praktike;
- gjen dhe liston rezultatet e mundshme në një ngjarje ose në dy ngjarje;
- krahason probabilitetin statistikor me probabilitetin eksperimental kur eksperimentet përsëriten me rezultate
të ndryshme.

Interpretimi dhe përpunimi i të dhënave


- vizaton dhe interpreton diagramën rrethore, diagramën me shtylla;
- analizon dhe interpreton rezultatet nga diagramat me të dhënat diskrete dhe të vazhdueshme;
- krahason dy shpërndarje duke përdorur mesataren, modën, mesoren;
- krahason pjesët në dy diagrama rrethore të cilat përfaqësojnë shuma të ndryshme.

42
Nr kapitulli temat mësimore Situata e parashikuar e të Metodologjia dhe Vlerësimi Burimet
nxënit veprimtaritë e nxënësve

93 13. Grafikët 13.1 ndërtimi i grafikëve të nëse ndërtojmë një drejtës Diskutim, parashikim me Vlerësimi i disa Teksti i nxënësit
ekuacioneve paralele me boshet terma paraprakë, punë e nxënësve bazuar në: Fletorja e punës
koordinative çfarë të drejtuar, punë në grupe realizimin e Sistem koordinativ
(8 orë) veçante kanë koordinatat e dyshe rezultateve të të
pikave që ndodhen në këto nxënit për temën;
drejtëza? ndërtimin e saktë të
një rrjeti koordinativ
dhe paraqitjen e
pikave në të apo
leximin e
koordinatave të një
pike të ndërtuar;
plotësimin e tabelave
të vlerave;
ndërtimin e grafikut të
ekuacioneve x = c; y
= c , y = mx + c;
argumentimin e
veprimeve të kryera.

94 13.2 Ekuacionet e trajtës Janë dhenë pikat (3,-2); (0,- Diskutim, parashikim me Vlerësimi i disa Teksti i nxënësit
y = mx + c 2); (-5,-2). Vëmë re se x 0 - terma paraprakë, punë e nxënësve bazuar në: Fletorja e punës
2. Ku mund të ndodhen këto drejtuar, punë në grupe realizimin e Sistem koordinativ
pika? dyshe rezultateve të të
nxënit për temën;
ndërtimin e saktë të
një rrjeti koordinativ
dhe paraqitjen e
pikave në të apo
leximin e
koordinatave të një
pike të ndërtuar;
plotësimin e tabelave
të vlerave;
ndërtimin e grafikut të
ekuacioneve x = c; y
= c , y = mx + c;
argumentimin e
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

43
44
veprimeve të kryera.

95 13.3 Ekuacionet e trajtës Ushtrim Rikujtim njohurish, punë e Vlerësimi i disa Teksti i nxënësit
y = mx + c drejtuar, punë në grupe nxënësve bazuar në: Fletorja e punës
dyshe, prezantime në forma realizimin e Sistem koordinativ
të ndryshme rezultateve të të
nxënit për temën;
ndërtimin e saktë të
një rrjeti koordinativ
dhe paraqitjen e
pikave në të apo
leximin e
koordinatave të një
pike të ndërtuar;
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

plotësimin e tabelave
të vlerave;
ndërtimin e grafikut të
ekuacioneve x = c; y
= c , y = mx + c;
argumentimin e
veprimeve të kryera.

96 13.4 Mesi i një segmenti Jepen pikat A(2,4) dhe Diskutim, parashikim me Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
B(4,2). A mund të gjejmë terma paraprakë, punë e bazuar në: realizimin Fletore pune
koordinatat e mesit të drejtuar, punë në grupe e rezultateve të të
segmentit AB? dyshe nxënit për temën;
ndërtimin e saktë të
një rrjeti koordinativ
dhe paraqitjen e
pikave në të apo
leximin e
koordinatave të një
pike të ndërtuar;
ndërtimin e një
segmenti në rrjetin
koordinativ; gjetjen e
koordinatave të pikës
së mesit të segmentit
gjeometrikisht dhe
algjebrikisht;
argumentimin e
veprimeve të kryera.

97 13.5 Mesi i një segmenti Ushtrim Rikujtim njohurish, punë në Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
grupe dyshe, prezantime në bazuar në: realizimin Fletorja e punës
forma të ndryshme e rezultateve të të
nxënit për temën;
ndërtimin e saktë të
një rrjeti koordinativ
dhe paraqitjen e
pikave në të apo
leximin e
koordinatave të një
pike të ndërtuar;
ndërtimin e një
segmenti në rrjetin
koordinativ; gjetjen e
koordinatave të pikës
së mesit të segmentit
gjeometrikisht dhe
algjebrikisht;
argumentimin e
veprimeve të kryera.

98 13.6 Grafikët në jetën e Grafikë nga jeta e Parashikim me terma Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
përditshme përditshme. paraprakë, punë e drejtuar, bazuar në: realizimin Fletorja e punës
punë në grupe dyshe e rezultateve të të
nxënit për temën;
ndërtimin e saktë të
një rrjeti koordinativ
dhe paraqitjen e
pikave në të apo
leximin e kordinatave
të një pike të
ndërtuar;
ndërtimin dhe
interpretimin e saktë
të një grafiku me dy
përbërës.
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

45
46
99 13.7 Grafikët në jetën e Grafikë nga jeta e Rikujtim njohurish, punë e Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
përditshme përditshme. drejtuar, punë në grupe bazuar në: realizimin Fletorja e punës
dyshe, prezantime në forma e rezultateve të të
të ndryshme nxënit për temën;
ndërtimin e saktë të
një rrjeti koordinativ
dhe paraqitjen e
pikave në të apo
leximin e kordinatave
të një pike të
ndërtuar;
ndërtimin dhe
interpretimin e saktë
të një grafiku me dy
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

përbërës.

100 13.8 Përsëritje Situatat e përdorura gjatë Rikujtim njohurish, Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
gjithë kapitullit. marrëdhënie pyetje-përgjigje, bazuar në: realizimin
punë në grupe dyshe, e rezultateve të të
prezantime në forma të nxënit për temën;
ndryshme ndërtimin e saktë të
një rrjeti koordinativ
dhe paraqitjen e
pikave në të apo
leximin e
koordinatave të një
pike të ndërtuar;
ndërtimin dhe
interpretimin e saktë
të një grafiku me dy
përbërës; zbatimin e
njohurive të marra
mbi grafikët në situata
nga jeta reale;
argumentimin e
veprimeve të kryera.

101 14. Raportet dhe 14.1 Thjeshtimi i raporteve Shfrytëzon materialin e Diskutim, rrugëzgjidhje për të nxënësi vlerësohet Teksti i nxënësit
përpjesëtimet dhënë në fillim të kapitullit, lexuarit në matematikë, punë për saktësinë, Fletorja e punës
duke bërë edhe një e pavarur, prezantime shkathtësinë e
(5 orë) parantezë të tij. thjeshtimit të
raporteve. Vlerësohet
pjesëmarrja në
diskutime dhe
bashkëveprimi me
nxënësit e tjerë.
102 14.2 ndarja në një raport të Përdor historinë e treguar Kontroll njohurish, diskutim, Vëzhgon punën e Teksti i nxënësit
caktuar në fillim të mësimit. vëzhgo-analizo-zbato, punë secilit grup, bën Fletorja e punës
e drejtuar, punë grup, shënimet përkatëse
prezantime dhe bën vlerësime në
grup ose për nxënës
të caktuar.

103 14.3 ndarja në një raport të Ushtrimi 6 në faqen 72 të Veprimtari, punë e Vëzhgon punën e Teksti i nxënësit
caktuar fletores së punës diferencuar, prezantim, punë secilit grup, bën Fletorja e punës
në grupe shënimet përkatëse
dhe bën vlerësime në
grup ose për nxënës
të caktuar.

104 14.4 Zgjidhje problemash Problemë Diskutim, veprimtari, vëzhgo- nxënësi vlerësohet Teksti i nxënësit
analizo-zbato, punë e për angazhimin e tij Fletorja e punës
drejtuar, punë në grupe, në punën në grup dhe
prezantime për saktësimin e
përgjigjeve në grupin
e tij.

105 14.5 Përsëritje Situatat e përdorura gjatë Pyetje-përgjigje, punë në Përdoret vlerësim i Teksti i nxënësit
këtij kapitulli. grupe, vlerësim i nxënësit nxënësit nga nxënësi Fletorja e punës
nga nxënësi

106 15. Probabiliteti 15.1 Probabiliteti i një Problemë Diskutim, parashikim me Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
mosndodhjes së një ngjarjeje terma paraprakë, punë e duke u bazuar në: Fletorja e punës
drejtuar, punë në grupe realizimin e
(6 orë) dyshe, rezultateve të të
nxënit për temën;
dallimin e ngjarjes së
sigurt dhe asaj të
pamundur; gjetjen e
probabilitetit të
mosndodhjes së një
ngjarjeje duke
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

47
48
përdorur probabilitetin
e ndodhjes së saj;
argumentimin e
veprimeve të kryera.

107 15.2 Ngjarjet me mundësi të Hedhim një zar. Si janë Diskutim, parashikim me Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
njëjtë mundësitë për të rënë një terma paraprakë, punë në bazuar në: realizimin Fletorja e punës
nga numrat e zarit? grupe, prezantim, punë në e rezultateve të të
grupe dyshe nxënit për temën;
dallimin e ngjarjes së
sigurt dhe asaj të
pamundur; gjetjen e
ngjarjeve të
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

papajtueshme dhe
listimin e tyre në një
tabelë; njehsimin e
probabilitetit;
argumentimin e
veprimeve të kryera.
Bëni vlerësim dhe për
aktivizimin e nxënësit
në tabelë, si dhe
bashkëpunimin gjatë
punës në grup.

108 15.3 listimi i probabiliteteve Hedhim dy zare të rregullta Diskutim, parashikim me Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
njëkohësisht. terma paraprakë, punë e bazuar në: realizimin Fletorja e punës
Tregoni ngjarje të drejtuar, prezantime në e rezultateve të të Monedhë
papajtueshme të hedhjes së forma të ndryshme nxënit për temën;
Zar i rregullt
zareve. dallimin e ngjarjes së
Sa të tilla kemi? sigurt dhe asaj të
A mund t’i paraqesim të pamundur; gjetjen e
përmbledhura në një ngjarjeve të
tabelë? papajtueshme dhe
listimin e tyre në një
tabelë; njehsimin e
probabilitetit;
argumentimin e
veprimeve të kryera.
Bëni vlerësim dhe për
aktivizimin e nxënësit
në tabelë, si dhe
bashkëpunimin gjatë
punës në grup.

109 15.4 listimi i probabiliteteve Ngjarje të ndryshme dhe Rikujtim njohurish, punë e Vlerësimi i nxënësve libri i nxënësit
probabiliteti i tyre drejtuar, punë në grupe bazuar në: realizimin Fletorja e punës
dyshe, prezantime në forma e rezultateve të të Monedhë
të ndryshme nxënit për temën;
Zar i rregullt
dallimin e ngjarjes së
sigurt dhe asaj të
pamundur; gjetjen e
ngjarjeve të
papajtueshme dhe
listimin e tyre në një
tabelë; njehsimin e
probabilitetit;
argumentimin e
veprimeve të kryera.
Bëni vlerësim dhe për
aktivizimin e nxënësit
në tabelë, si dhe
bashkëpunimin gjatë
punës në grup.

110 15.5 Probabiliteti eksperimental nëse hedhim një monedhë, Diskutim, marrëdhënie Vlerësimi i nxënësve libri i nxënësit
dhe teorik të dyja ngjarjet teorikisht pyetje-përgjigje, parashikim bazuar në: realizimin Fletore pune
kanë të njëjtën mundësi me terma paraprakë, punë e e rezultateve të të Zar
rënieje. drejtuar, punë në grupe nxënit për temën; Monedhë
Si mendoni, nëse e hedhim dyshe
monedhën 30 herë, a do të dallimin mes
bjerë 15 herë lek dhe 15 probabilitetit
herë stemë? eksperimental dhe atij
teorik dhe njehsimin e
secilit prej tyre;
argumentimin e
veprimeve të kryera.

111 15.6 Përsëritje Situatat e përdorura gjatë Diskutim, rikujtim njohurish, Vlerësimi i disa Teksti i nxënësit
gjithë kapitullit. marrëdhënie pyetje-përgjigje, nxënësve duke u
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

49
50
punë në grupe dyshe, bazuar në: realizimin
prezantime në forma të e rezultateve të të
ndryshme nxënit për temën;
njehsimin e
probabilitetit të
ndodhjes së një
ngjarje dhe
probabilitetin e
mosndodhjes së saj;
gjetjen e probabilitetit
eksperimental dhe atij
teorik; interpretimin në
mënyrë logjike të
dhënave
matematikore;
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

argumentimin e
veprimeve të kryera.

112 Test i ndërmjetëm

113 16. Pozicioni 16.1 Shndërrimi i figurave Përdor diskutimin e hyrjes Harta e konceptit, punë e Vlerësohet të nxënit Teksti i nxënësit
dhe lëvizja së kapitullit nëpërmjet drejtuar, punë në grupe bashkëpunues e në Fletorja e punës
hartës së koncepteve dyshe, prezantime grupe dyshe dhe Rrjet me katrorë për
(5 orë) kryerja e saktë të ilustrim të
ndërtimeve. shndërrimeve
gjeometrike
Mjetet e vizatimit
letër kalk

114 16.2 Shndërrimi i figurave Me dy figura plane Veprimtari, diskutim, punë e Vlerësohet të nxënit Teksti i nxënësit
kongruente, p.sh., drejtuar, punë në grup, punë bashkëpunues, Fletorja e punës
trekëndësha; demonstron në grup, prezantime përgjigjet e sakta dhe Rrjet me katrorë për
shndërrimet gjeometrike të kryerja e saktë e ilustrim të
mësuara në orën ndërtimeve. shndërrimeve
paraardhëse. gjeometrike
Mjetet e vizatimit,
gjilpërë për rrotullimin
e figurave, figura
plane
letër kalk
115 16.3 Zmadhimi i figurave një trekëndësh me brinjë 2 Diskutim, marrëdhënie- Vlerësohet për Teksti i nxënësit
cm, 3 cm dhe 4 cm shikohet pyetje-përgjigje, vëzhgo- saktësinë e Fletorja e punës
me një lente që zmadhon analizo-zbato, punë në grupe përgjigjeve të dhëna Mjetet e vizatimit
figurën 2 herë. Sa do të dyshe dhe për saktësinë e
duken përmasat e figurës punës së kryer.
kur e shohim atë nëpërmjet
lentes? Sa gradë do të na
duken këndet e këtij
trekëndëshi nëse ato do të
° °
kishin këto masa: 45 , 60 ,
°
75 ?
116 16.4 Zmadhimi i figurave një dhomë në formë veprimtari, punë e drejtuar, nxënësi vlerësohet Teksti i nxënësit
drejtkëndore është vizatuar punë në grup, prezantime për saktësinë e punës Fletorja e punës
në një skicë. Përmasat e në grup. Mjetet e vizatimit
dhomës në skicë janë
4cm:5cm. Sa janë përmasat
e dhomës nëse 1cm në
figurë është e barabartë me
1m në të vërtetë. Sa është
koeficienti i zmadhimit në
këtë rast?
117 16.5 Përsëritje Situatat e përdorura gjatë Kontroll njohurish, Vetëvlerësim Teksti i nxënësit
gjithë kapitullit marrëdhënie pyetje-përgjigje, Fletorja e punës
kontroll njohurish, testim 20 Mjetet e vizatimit
min., vetëvlerësim

118 17. Syprina, 17.1 Syprina e trekëndëshit Vizatoni në tabelë dy Marrëdhënie pyetje-përgjigje, Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
perimetri dhe trekëndësha: parashikim me terma duke u bazuar në: Fletorja e punës
vëllimi 1. Trekëndësh kënddrejtë. paraprakë, punë e drejtuar, realizimin e
2. Trekëndësh i punë në grupe dyshe, rezultateve të të
çfarëdoshëm. prezantime nxënit për temën;
(9 orë) Shtrohet pyetja: përcaktimin e saktë të
Si mund t’i njehsojmë bazës dhe lartësisë
syprinat e këtyre në një trekëndësh;
trekëndëshave duke u nisur nxjerrjen dhe zbatimin
nga formula për njehsimin e e formulës për
syprinës së drejtkëndëshit? njehsimin e syprinës
së trekëndëshit;
zëvendësimin në
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

51
52
formulë dhe kryerjen
e saktë të veprimeve;
logjikën e përdorur
gjatë zgjidhjes së
ushtrimeve.

119 17.2 Syprina e paralelogramit Vizaton në tabelë një Marrëdhënie pyetje-përgjigje, Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
dhe trapezit paralelogram dhe një parashikim me terma bazuar në: realizimin Fletorja e punës
trapez. paraprakë, punë e drejtuar, e rezultateve të të
A mund t’i shndërrojmë në punë në grupe dyshe, nxënit për temën;
figura të njohura të cilave prezantime në forma të njohjen dhe zbatimin
dimë t’ua njehsojmë ndryshme e formulave për
syprinën? njehsimin e syprinës
së paralelogramit dhe
trapezit; përdorimin e
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

saktë të njësive
matëse për syprinën;
argumentimin e
veprimeve të kryera.

120 17.3 Syprina e paralelogramit Ushtrimi 3 në faqen 85 të Rikujtim njohurish, diskutim, Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
dhe trapezit fletës së punës. punë e drejtuar, punë e bazuar në: realizimin Fletorja e punës
pavarur, prezantime në e rezultateve të të
forma të ndryshme nxënit për temën;
njohjen dhe zbatimin
e formulave për
njehsimin e syprinës
së paralelogramit dhe
trapezit; përdorimin e
saktë të njësive
matëse për syprinën;
argumentimin e
veprimeve të kryera.

121 17.4 Syprina dhe perimetri i na është dhënë rrethi dhe Diskutim, parashikim me Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
rrethit qarku përkatës i tij. terma paraprakë, punë e bazuar në: realizimin Fletorja e punës
A mund të njehsojmë drejtuar, punë në grupe e rezultateve të të
perimetrin e rrethit dhe nxënit për temën;
syprinën e qarkut? njohjen dhe zbatimin
e formulave për
njehsimin e syprinës
së paralelogramit dhe
trapezit; përdorimin e
saktë të njësive
matëse për syprinën;
argumentimin e
veprimeve të kryera.

122 17.5 Syprina e figurave të Vizatoni në tabelë një figurë Diskutim, marrëdhënie Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
përbëra të përbërë dhe shtron pyetje-përgjigje, parashikim bazuar në: realizimin Fletorja e punës
pyetjen: me terma paraprakë, punë e e rezultateve të të
A mund ta njehsojmë drejtuar, punë në grupe nxënit për temën;
syprinën e kësaj figure? dyshe, prezantime njohjen dhe zbatimin
nëse po, si? e formulave për
njehsimin e syprinës
së paralelogramit dhe
trapezit; përdorimin e
saktë të njësive
matëse për syprinën;
argumentimin e
veprimeve të kryera.

123 17.6 Vëllimi dhe syprina e një dhomë në formë kuboidi Diskutim, parashikim me Vlerësimi i disa Teksti i nxënësit
përgjithshme e kubiodit i ka përmasat 5 m; 4 m dhe terma paraprakë, vëzhgo- nxënësve duke u Fletorja e punës
3 m. analizo-zbato,puna në grupe bazuar në: realizimin Kuboide
Sa metër kub ajër ndodhet dyshe, puna në grupe dyshe, e rezultateve të të
në dhomë prezantime nxënit për temën;
njohjen dhe zbatimin
e formulave për
njehsimin e syprinës
së përgjithshme dhe
vëllimit të kuboidit;
përdorimin me saktësi
të makinës
llogaritëse;
prezantimin e punës
së bërë;
argumentimin e
veprimeve të kryera.
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

53
54
124 17.7 Vëllimi dhe syprina e Jepen dy përmasa të Diskutim, rikujtim njohurish, Vlerësimi inxënësve Teksti i nxënësit
përgjithshme e kuboidit kuboidit dhe vëllimi i tij. punë në grupe, punë e duke u bazuar në: Fletorja e punës
A mund të gjejmë përmasën pavarur, prezantime në realizimin e Kuboide
e tretë të tij. forma të ndryshme rezultateve të të
nxënit për temën;
njohjen dhe zbatimin
e formulave;
njehsimin e syprinës
së përgjithshme dhe
vëllimit të kuboidit;
zbatimin e njohurive
në situata të thjeshta
praktike;
argumentimin e
veprimeve të kryera.
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

125 17.8 Hapja e trupave Merrni një trup gjeometrik të Diskutim, rikujtim njohurish, Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
gjeometrike për të gjetur syprinat çfarëdoshëm. parashikim me terma duke u bazuar në: Fletorja e punës
e përgjithshme Shtrohet pyetja: paraprakë, vëzhgo-ndërto- realizimin e
analizo-njehso, punë në rezultateve të të
Si të gjejmë syprinën e tij të
grupe dyshe, prezantim nxënit për temën;
përgjithshme?
skicimin e saktë të
hapjes së trupit
gjeometrik; njehsimin
e syprinës së
përgjithshme të tyre;
argumentimin e
veprimeve të kryera.

126 17.9 Përsëritje Situatat e përdorura gjatë Rikujtim njohurish, Vlerësimi i nxënësve Teksti i nxënësit
gjithë kapitullit. marrëdhënie pyetje-përgjigje, duke u bazuar në:
punë në grupe dyshe, realizimin e
prezantime në forma të rezultateve të të
ndryshme nxënit për temën;
njohjen dhe zbatimin
e formulave të
përdorura gjatë
kapitullit; logjikën e
përdorur gjatë
zgjidhjes së
ushtrimeve; punën në
grup dhe
bashkëpunimin;
argumentimin e
veprimeve të kryera.

127 18. interpretimi 18.1 interpretimi dhe ndërtimi i Nga të dhënat e Diskutim, rikujtim njohurish, Vlerësohen nxënës Teksti i nxënësit
dhe diskutimi diagrameve të dendurive mëposhtme cila prej tyre vëzhgo-analizo-diskuto, nga grupe të Fletorja e punës
irezultateve është diskrete dhe cila e punë e drejtuar, punë në ndryshme. Për këtë
vazhduar? grupe, prezantime vlerësim kihet
( 7 orë) Notat e marra në një parasysh përvetësimi
provim; lartësia e pemëve i njohurive sipas
në një pyll; numri i objektivave të arritjes.
makinave që kalojnë në një Kihet parasysh
orë; koha e vrapimit në vlerësimi i nxënësve,
garën e 100 m. të cilët, edhe pse
kanë vështirësi, me
ndihmën e shokëve të
grupit janë të gatshëm
të përgjigjen.

128 18.2 interpretimi dhe ndërtimi i Mënyrat që kanë mësuar Diskutim, rikujtim njohurish, Vlerësohet të nxënit Teksti i nxënësit
grafikëve rrethorë për paraqitjen e një grupi të vëzhgo-analizo-zbato, punë bashkëpunues të Fletorja e punës
dhënash. e drejtuar, punë në grupe, nxënësve dhe kryerja
prezantime mirë e punës në grup.
Gjithashtu vlerësohet
mënyra e arsyetimit
dhe argumentimit për
zgjidhjen e
ushtrimeve.

129 18.3 interpretimi dhe ndërtimi i Cilat janë mënyrat për Diskutim, vëzhgo-analizo- Vlerësohet të nxënit Teksti i nxënësit
grafikëve me vija paraqitjen e një grupi të zbato, punë e drejtuar, punë bashkëpunues të Fletorja e punës
dhënash? në grupe, prezantime nxënësve dhe kryerja
mirë e punës në grup.
Gjithashtu vlerësohet
mënyra e arsyetimit
dhe argumentimit për
zgjidhjen e
ushtrimeve.
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

55
56
130 18.4 interpretimi dhe ndërtimi i Diagrame dhe grafikë të Marrëdhënie pyetje-përgjigje, Vlerësohet të nxënit Teksti i nxënësit
diagrameve me degë dhe gjethe ndryshëm të përgatitur gjatë shpjegim koncepti, punë e bashkëpunues të Fletorja e punës
këtij kapitulli: diagram me drejtuar, punë në grupe nxënësve dhe kryerja
shtylla, grafikë rrethorë, dyshe, prezantime mirë e punës në grup.
grafikë me vija dhe diagram Gjithashtu vlerësohet
me degë dhe gjethe mënyra e arsyetimit
dhe argumentimit për
zgjidhjen e
ushtrimeve.

131 18.5 interpretimi dhe ndërtimi i Diagrame dhe grafikë të Veprimtari, diskutim, punë e Vlerësohet Teksti i nxënësit
diagrameve me degë dhe gjethe ndryshëm të përgatitur gjatë drejtuar, punë e diferencuar, përvetësimi i Fletorja e punës
këtij kapitulli: diagram me prezantime njohurive të marra Grafikë dhe diagrame
shtylla, grafik rrethor, grafik dhe arsyetimit gjatë të ndryshme
me vija dhe diagram me shpjegimit që u bëjnë
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

degë dhe gjethe. ushtrimeve të


zgjidhura në punën e
diferencuar.
132 18.6 nxjerrja e përfundimeve Paraqet përpara nxënësve Veprimtari, diskutim, vëzhgo- Vetëvlerësim Teksti i nxënësit
diagrame, tabela dhe analizo-zbato, punë e Fletorja e punës
grafikë të ndryshëm. Kërkon drejtuar, punë e pavarur, Diagrame dhe grafikë
nga ato t’i emërtojnë dhe të prezantime të ndryshëm
lexojnë të dhënat në to.

133 18.7 Përsëritje Situatat e përdorura gjatë Rikujtim njohurish, Vlerësohet puna e Teksti i nxënësit
këtij kapitulli. marrëdhënie pyetje-përgjigje, pavarur e nxënësve, Fletorja e punës
punë e pavarur, prezantim, pjesëmarrja në Diagrame të
diskutim diskutim dhe ndryshme
arsyetimet e dhëna.

134 Ushtrime përmbledhëse

135 Ushtrime përmbledhëse

136 Projekt

137 Projekt

138 Projekt

139 Vlerësim përmbledhës

140 Vlerësim i portofolit


Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Shkruan në tabelë vlera të ndryshme temperaturash duke
përfshirë temperatura pozitive, negative dhe temperaturën
Tema mësimore zero.
Ndërkohë nxënësit kanë përpara një fletë me
1.1 Aritmetika e numrave të plotë temperaturat e një dite më parë për qytetet kryesore në
vendin tonë.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e të nxënit
Zgjeron njohuritë në lidhje me veprimet që kryen me numrat e plotë.
2. Kompetenca e të menduarit
Zgjidh problema të ndryshme matematikore duke u bazuar në veprimet me numrat e plotë.
3. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Përdor njohuritë e marra rreth numrave pozitivë e negativë në situata të ndryshme jetësore.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç:
të fushës sipas temës mësimore: · Numra të plotë
Nxënësi/-ja: · Numra pozitivë
- përcakton qartë numrat pozitivë dhe · Numra negativë
negativë; · Bosht numerik
- paraqet dhe krahason numrat e plotë në · Numër i plotë i kundërt
boshtin numerik; Keqkuptime të mundshme:
- mbledh dhe zbret numrat e plotë. Ndonjëherë nxënësit mendojnë se -3 është më e vogël se
-7, sepse 3 < 7.
Duke përdorur temperaturat mund të qartësohet kjo pikë.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Libri i nxënësit · Me meteorologjinë: parashikimi i motit.
Fleta e punës · Me fizikën dhe kiminë: ngurtësimi dhe lëngëzimi i
Boshti numerik substancave.
· Me gjeografinë: për të përcaktuar lartësinë mbi
nivelin e detit.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
veprimtari, marrëdhënie pyetje-përgjigje, vëzhgo-analizo-diskuto, punë në grupe dyshe

Organizimi i orës së mësimit


a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari, marrëdhënie pyetje-përgjigje)
Mësuesi/ja ka parapërgatitur një bosht numerik dhe kërkon që secili nxënës të ndërtojë një të tillë në
fletoren e tij.
Parashtrohet situata e dhënë më lart dhe iu kërkohet nxënësve që t’i paraqesin temperaturat në boshtin
numerik.
Mësuesi/ja drejton pyetjet:
A mund të dalloni nga boshti qytetet me temperatura më të larta (më të ulëta)?
Cili është kufiri që ndan numrat pozitivë nga numrat negativë?
Në cilin drejtim të boshtit temperaturat rriten?
Në cilin drejtim të boshtit temperaturat ulen?
b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-diskuto)
Një ide më të qartë për mbledhjen dhe zbritjen e numrave të plotë na e jep boshti numerik.
Mësuesi/ja kryen disa mbledhje dhe zbritje me numrat e plotë duke i paraqitur ato në boshtin numerik.
Punohet së bashku me nxënësit shembulli i dhënë në libër.

57
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe)


Punohet në grupe me dy ose tre nxënës.
Punohen ushtrimet 1, 2, 3, 4 dhe 5 në librin e nxënësit faqe 9.
Diskutohen përgjigjet e nxënësve në tabelë dhe bëhet vlerësimi i punës së tyre.

Vlerësimi: Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me saktësinë e mbledhjes
dhe zbritjes së numrave të plotë.
Argumentimin e veprimit të zbritjes si veprim i kundërt i mbledhjes.
Vlerësohet gjithashtu dhe puna e pavarur e nxënësve.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 6 dhe 7 në faqen 9 te libri i nxënësit. Jepen udhëzimet përkatëse për secilin nga ushtrimet.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi /ja krijon këtë situatë:
3 ∙ 4 = 12 (‒3) ∙ (‒4) = ? (‒4) : (‒2) = ?
Tema mësimore: 5 ∙ 7 = 35 (‒5) ∙ (+7) = ? (+12) : (‒4) = ?
1.2 Aritmetika e numrave të plotë 4∙2=8 (+4) ∙ (+2) = ? (+8) : (+4) = ?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Shfrytëzon njohuritë e marra në lidhje me shumëzimin dhe pjesëtimin e numrave dhe i zbaton ato në
situata praktike.
2. Kompetenca e të shprehurit
Shprehet qartë dhe saktë për rregullat e shumëzimit dhe pjesëtimit të numrave të plotë duke i shoqëruar
me veprime konkrete.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç:
të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/-ja: · Numra të plotë
- njeh rregullat e shumëzimit dhe pjesëtimit të · Numra pozitivë
numrave të plotë; · Numra negativë
- shumëzon dhe pjesëton numrat e plotë; · Bosht numerik
- zgjidh situata problemore me numra të plotë. · Numër i plotë i kundërt
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fleta e punës
· Me meteorologjinë: parashikimi i motit.
· Me fizikën dhe kiminë: ngurtësimi dhe lëngëzimi i
substancave.
· Me gjeografinë: për të përcaktuar lartësinë mbi/
nën nivelin e detit.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
marrëdhënie pyetje-përgjigje, ndërvepruese, vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe

58
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (marrëdhënie pyetje-përgjigje)


Mësuesi/-ja u drejton nxënësve disa pyetje për të kuptuar a është përvetësuar tema e orës së kaluar nga
masa e nxënësve apo jo.
– Si vendosen numrat në boshtin numerik?
– Cili është ai numër në boshtin numerik që ndan numrat pozitivë nga numrat negativë?
‒ A mund të jetë çdo numër pozitiv më i madh se çdo numër negativ?
‒ Si veprojmë për të mbledhur numrat e plotë?
Pas këtyre pyetjeve shtrohet për diskutim situata e dhënë më lart.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (ndërvepruese, vëzhgo-analizo-zbato)


Udhëzohen nxënësit që të vëzhgojnë modelet e shumëzimit të dhëna në faqen 8.
Pas kësaj kërkohet që nxënësit të formulojnë rregullat e shumëzimit dhe të pjesëtimit duke i shoqëruar ato
me shembuj konkretë.
Punohet së bashku me nxënësit shembulli 1.1 b i dhënë në libër.
Diskutohen me nxënësit përfundimet duke i shoqëruar ato me leximin e rregullave në libër.
Shkruajmë në tabelë: (‒) ∙ (‒) = + (+) ∙ (+) = + (‒) ∙ (+) = ‒
(‒) : (‒) = + (+) : (+) = + (‒) : (+) = ‒
Më pas punohen ushtrimet 8 dhe 9 në faqen 10 në libër.
Disa nxënës i prezantojnë ato në tabelë.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (puna në grupe)


Nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimet 10-14 në faqen 10.
Diskutohen përgjigjet e nxënësve në tabelë dhe bëhet vlerësimi i punës së tyre.

Vlerësimi:
Bëhet vlerësimi i disa nxënësve duke u bazuar:
- në formulimin e saktë të rregullave të shumëzimit dhe të pjesëtimit;
- në saktësinë e kryerjes së shumëzimit dhe pjesëtimit.
Vlerësohet gjithashtu dhe puna e pavarur e nxënësve dhe bashkëpunimi në grup.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 15 dhe 16 në faqen 10 në libër.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Situatat e përdorura në dy mësimet e
1.3 Aritmetika e numrave të plotë mëparshme.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Zgjeron njohuritë në lidhje me veprimet që kryen me numrat e plotë.
2. Kompetenca qytetare
Në detyrat dhe projektet që realizohen në grup respekton mendimin ndryshe dhe punën e bërë nga shoku.
3. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Përdor njohuritë e marra rreth numrave pozitivë e negativë në situata të ndryshme jetësore.

59
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:


fushës sipas temës mësimore: · Numra të plotë
Nxënësi/-ja: · Numra pozitivë
- konsolidon veprimet e numrave me shenjë; · Numra negativë
- mbledh dhe zbret numrat me shenjë; · Bosht numerik
- shumëzon dhe pjesëton numrat me shenjë; · Numër i plotë i kundërt
- zbaton në problema njohuritë mbi numrat e plotë.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Fleta e punës ndërkurrikulare:
Teksti i nxënësit · meteorologjinë
· fizikën dhe kiminë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
veprimtari, punë individuale, punë në grupe dyshe, prezantim

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari)


Kujtohen njohuritë e marra mbi veprimet me numrat me shenjë.
Për secilin nga rastet merret nga një shembull konkret.
3 + (-2); (-3) + (-5); (-3) – (-5); (+4) + (+6);
(-2) ∙ (-4); (+2) ∙ (+4); (-2) ∙ (+4);

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë individuale, punë në grupe dyshe)


Klasa ndahet në grupe sipas niveleve:
Grupi i parë: Ushtrimi 1, 3 dhe 7 në faqen 7 te fleta e punës.
Grupi i dytë: Ushtrimi 2, 5 dhe 6 në faqen 7 te fleta e punës.
Grupi i tretë: Ushtrimi 8, 9 dhe 10 në faqen 7 te fleta e punës.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë.
Nxënësit punojnë të pavarur, ndërkohë mësuesi i vëzhgon ata.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantim)


Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë.

Vlerësimi
Bëhet vlerësimi i disa nxënësve duke u bazuar në:
- mënyrën e zbatimit të rregullave;
- saktësinë e veprimeve me numrat me shenjë;
- arsyetimin e zgjidhjen e problemave.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 4 dhe 11 në faqen 7 te fleta e punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

60
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit: Vargu i numrave natyrorë
Tema mësimore:
1.4 Shumëfishat, faktorët dhe numrat e thjeshtë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Përcakton SHVP-në dhe PMP-në e dy numrave dhe arsyeton veprimet e kryera.
2. Kompetenca e të nxënit
Zbaton në mënyrë të pavarur njohuritë e marra nga teksti për zgjidhjen e ushtrimeve e problemave (që
kërkojnë SHVP-në dhe PMP-në).
3. Kompetenca e të shprehurit
Shpjegon qartë dhe saktë kuptimin e termave SHVP dhe PMP; tregon dallimin ndërmjet tyre duke përdorur
terminologjinë dhe fjalorin matematikor.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Shumëfish
Nxënësi/-ja: · Shumëfish i përbashkët
- përshkruan mënyrën për gjetjen e shumëfishave · Shumëfishi më i vogël i përbashkët
të një numri; · Faktorë primë
- gjen shumëfishat e numrave të ndryshëm;
- gjen shumëfishat e përbashkët të dy a më
shumë numrave;
- gjen faktorët e një numri dhe përcakton faktorët
e tij primë.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
· Me fushën e gjuhës dhe të komunikimit, ku
nxënësi/ja zhvillon fjalorin dhe komunikimin
me të tjerët për përcaktimin e shumëfishave të
numrave.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
veprimtari, punë në grupe, diskutim, të nxënit në bashkëpunim, puna në grupe
Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari, punë në grupe)


Mësuesi/ja shënon në tabelë vargun e numrave natyrorë, numrin 6 dhe 9. Ndan klasën në dy grupe të mëdha
dhe kërkon nga ata që të shkruajnë vargjet e numrave që formohen nga shumëzimi i 6-ës dhe 9-ës me
vargun e numrave natyrorë.
Mësuesi/ja shkruan në tabelë vargjet e formuara.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (diskutim, të nxënit në bashkëpunim)


Nxitet diskutimi nëpërmjet pyetjeve:
a. Si quhen vargjet e formuara?
b. Gjeni shumëfishat e përbashkët të 6-s dhe 9-s.
c. Gjeni shumëfishin më të vogël të përbashkët të tyre.
ç. Çfarë quajmë faktor të një numri?
d. Gjeni faktorët e gjashtës dhe nëntës dhe faktorët e tyre të përbashkët.
dh. Çfarë quajmë numra të thjeshtë?
Shtrohet për diskutim situata e shembullit 1.2 a në faqen 11.
Nxënësit punojnë në grupe dyshe.

61
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Disa nga grupet bëjnë prezantimin në tabelë.


Gjatë prezantimit të shembullit theksohet kuptimi i numrave primë.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (puna në grupe)


Nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimet 1-4 dhe 6 në faqen 12 në libër.
Diskutohet zgjidhja e tyre, ku theksohet mënyra e gjetjes së faktorëve të një numri, shumëfishit të tij dhe
identifikimit të shumëfishit më të vogël.

Vlerësimi
Mësuesi/ja bën vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- gjetjen shumëfishave të një numri;
- gjetjen e SHVP-së;
- gjetjen e faktorëve të një numri dhe identifikimin e numrave primë.
Vlerësohet gjithashtu puna e nxënësit në fletore dhe aktivizimi i tij në tabelë.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 5 dhe 7 në faqen 12 te teksti i nxënësit. Mësuesi/ja jep udhëzimet përkatëse për secilin nga
ushtrimet.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Blerjet sot kryhen me para në dorë ose me
Tema mësimore:
kartë krediti.
1.5 Shumëfishat faktorët dhe numrat e thjeshtë Si funksionon blerja me kartë?
Cilët numra përdoren për kodimin e tyre?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Përcakton SHVP-në dhe PMP-në e dy numrave dhe arsyeton veprimet e kryera.
2. Kompetenca e të nxënit
Zbaton në mënyrë të pavarur njohuritë e marra nga teksti për zgjidhjen e ushtrimeve e problemave (që
kërkojnë SHVP-në dhe PMP-në)
3. Kompetenca e të shprehurit
Shpjegon qartë dhe saktë kuptimin e termave SHVP-në dhe PMP-në tregon dallimin mes tyre duke përdorur
terminologjinë dhe fjalorin matematikor.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: · Shumëfish
Nxënësi/-ja: · Shumëfish i përbashkët
- përshkruan mënyrën për gjetjen e shumëfishave të një · Shumëfishi më i vogël i përbashkët
numri; · Faktorë primë
- gjen shumëfishat e numrave të ndryshëm;
- gjen shumëfishat e përbashkët të dy ose më shumë
numrave;
- gjen faktorët e një numri dhe përcakton faktorët primë të
tij;
- përcakton PMP-në e dy apo më shumë numrave.
62
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Me fushën e gjuhës dhe të komunikimit, ku
nxënësi/ja zhvillon fjalorin dhe komunikimin
me të tjerët për përcaktimin e shumëfishave të
numrave.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


veprimtari, diskutim, metodë bashkëvepruese, punë në grupe dyshe, prezantime në forma të ndryshme

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari, punë në grupe dyshe)


Shtrohet për diskutim situata e dhënë në fillim, ku nxënësit njihen me rolin që kanë numrat primë në sistemin
e kodimit.
Pastaj mësuesi/ja kontrollon njohuritë e marra nëpërmjet detyrave të shtëpisë.
Shtrohet për diskutim situata e shembullit 1.2 b në libër. Nxënësit punojnë në grupe dyshe.
Disa prezantojnë punën e tyre në tabelë. Gjatë prezantimit kërkohet që sqarojnë mënyrën e gjetjes së
shumëfishave dhe faktorëve të një numri si dhe identifikimine PMP dhe SHVP.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (diskutim, metodë bashkëvepruese, punë në grupe dyshe)


Mësuesi/ja shtron për diskutim dhe zgjidh së bashku me nxënësit ushtrimet 8 dhe 9 në faqen 12 në libër.
Udhëzohen nxënësit për zgjidhjen e tyre:
Ushtrimi 8.
Shënoni me ndryshore numrat e kërkuar dhe paraqitni ata me anë të mosbarazimit: 20 < x < 30 dhe 40 < y < 60.
Shkruani të gjithë numrat që kanë faktor 8, të cilët plotësojnë mosbarazimin më lart. x {24 dhe y{48;56}
Gjeni faktorët e këtyre numrave dhe përcaktoni numrat që kanë 8 faktorin më të madh të përbashkët.
Ushtrimi 9.
Cilët numra quhen primë?
A mund të jetë 32 numër prim?

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime në forma të ndryshme)


Nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimet 10-13 në faqen 12 në tekst, ndërsa grupi i nivelit më të lartë
ushtrimin 15 dhe 16 po në këtë faqe.
Disa nga grupet prezantojnë ushtrimet në tabelë. Gjatë prezantimit u kërkohet që të argumentojnë zgjidhjen
e tyre.

Vlerësimi
Mësuesi/ja bën vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- saktësinë e veprimeve;
- saktësinë e gjetjes së faktorëve dhe përcaktimin e faktorëve primë të një numri;
- argumentimin e zgjidhjeve.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 14 dhe 17 në faqen 12 në tekst. Jepen udhëzimet përkatëse për secilin.

63
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore:
Shumëfishat e një numri
1.6 Shumëfishat, faktorët dhe numrat e thjeshtë

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e të menduarit
Përcakton SHVP dhe PMP të dy numrave dhe arsyeton veprimet e kryera.
2. Kompetenca e të nxënit
Zbaton në mënyrë të pavarur njohuritë e marra nga teksti për zgjidhjen e ushtrimeve e problemave (që
kërkojnë SHVP-në dhe PMP-në)
3. Kompetenca e të shprehurit
Shpjegon qartë dhe saktë kuptimin e termave SHVP dhe PMP; tregon dallimin ndërmjet tyre duke përdorur
terminologjinë dhe fjalorin matematikor.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: · Shumëfish
Nxënësi/-ja: · Shumëfish i përbashkët
- përshkruan mënyrën për gjetjen e shumëfishave të një · Shumëfishi më i vogël i përbashkët
numri; · Faktorë primë
- gjen shumëfishat e numrave të ndryshëm;
- gjen shumëfishat e përbashkët të dy a më shumë numrave;
- gjen faktorët e një numri dhe përcakton faktorët e tij primë;
- përcakton PMP-në e dy a më shumë numrave.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Fletorja e punës ndërkurrikulare:
· Me fushën e gjuhës dhe të
komunikimit
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, marrëdhënie pyetje-përgjigje, punë në grupe dyshe, forma të ndryshme prezantimi

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, marrëdhënie pyetje-përgjigje)


Kontrollohen njohuritë e marra nëpërmjet detyrave të shtëpisë.
Nxitet diskutimi nëpërmjet pyetjeve:
Si gjenden shumëfishat e një numri?
Si gjenden SHVP-ja dhe PMP-ja e dy apo më shumë numrave?
Cilët numra quhen primë?
Nxënësit punojnë ushtrimet 1-3 në faqen 8 te fleta e punës.
Nxiten që të argumentojnë përgjigjet e dhëna.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë në grupe dyshe)


Nxënësit, të ndarë në grupe dyshe, punojnë ushtrimet 7-9 në faqen 8 te fleta e punës. Gjatë punës së
pavarur, mësuesi/ja vëzhgon dhe udhëzon.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (forma të ndryshme prezantimi)


Përfaqësues të grupeve prezantojnë në tabelë punën e tyre.
Grupet e tjera i korrigjojnë ata.
Gjatë prezantimit kërkohet që nxënësit të argumentojnë veprimet.

64
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Vlerësimi
Mësuesi/ja bën vlerësimin e disa nxënësve duke u bazuar në:
- saktësinë e veprimeve;
- saktësinë e gjetjes së faktorëve dhe përcaktimin e faktorëve primë të një numri;
- argumentimin e zgjidhjeve;
- gjetjen e PMP-së dhe SHVP-së së dy a më shumë numrave.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 10 dhe 11 në faqen 8 të fletores së punës, si dhe ushtrimin 12 me dëshirë.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Nxënësit mund të gjejnë numra që plotpjesëtohen me një
Tema mësimore: dhe me veten e tyre. Kjo situatë bën të kuptohen numrat e
1.7 Më shumë për numrat e thjeshtë thjeshtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç:
të fushës sipas temës mësimore: Shumëfish i përbashkët
Nxënësi/-ja: Shumëfish më i vogël i përbashkët
- dallon faktorët e një numri; Faktor (pjesëtues)
- në faktorët e një numri gjen numrat primë Numër i thjeshtë
duke përdorur pemën e faktorëve; Prodhim
- kupton eksponentin në një fuqi dhe e zbaton Eksponent
atë; Numër
- përdor pemën e faktorëve për të gjetur
PMP-në dhe SHVP-në e dy a më shumë
numrave.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Teksti i nxënësit · Me fushën e gjuhës dhe të komunikimit
Fletorja e punës
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
veprimtari, diskutim, punë në grup, punë në grupe dyshe, punë e diferencuar, prezantim
Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari)


Mësuesi/ja shkruan në tabelë disa numra që janë të thjeshtë dhe disa jo të thjeshtë dhe kërkon nga
nxënësit që t’i ndajnë ato në dy grupe.
Nxiten nxënësit që të shprehin me fjalë kuptimin e numrave të thjeshtë dhe jo të thjeshtë.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (diskutim, punë në grup)


Diskutohet së bashku me nxënësit mënyra e gjetjes së faktorëve me anë të pemës së faktorëve.
Nxënësit punojnë në grupe për të ndërtuar pemën e faktorëve për numrin 120.
Kjo pemë faktorësh ndërtohet në tabelë.
Ndërtohet pastaj në tabelë dhe pema e faktorëve për numrin 60 dhe 75.
Shtrohet pyetja: A mund ta përdorim këtë pemë për të gjetur SHVP-në dhe PMP-në?
Njihen nxënësit me mënyrën e gjetjes së tyre.

65
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe, punë e


diferencuar, prezantim)
Nxënësit punojnë të ndarë në grupe dyshe ushtrimet 1-4. Ushtrimi 6 në faqen 14 në libër punohet nga
grupi i nivelit më të lartë.
Gjatë punës së pavarur, mësuesi/ja vëzhgon dhe orienton punën e nxënësve.
Disa nxënës prezantojnë ushtrimet në tabelë.

Vlerësimi
Mësuesi/ja bën vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- në saktësinë e përcaktimit të faktorëve të një numri;
- në gjetjen e faktorëve primë të një numri;
- në arsyetimin dhe gjetjen e SHVP-së dhe PMP-së së dy a më shumë numrave.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1-4 dhe 6. Ushtrimi 9 në faqen 9 te fleta e punës lihet për t’u punuar me dëshirë.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Nxënësit gjejnë numra, të cilët shprehen si prodhim i dy
numrave të barabartë: p.sh., 36 = 6 · 6; 49 = 7 · 7.
Tema mësimore:
Pra, këta numra kanë diçka të veçantë nga të tjerët,
1.8 Fuqitë dhe rrënjët
prandaj lind nevoja që të kenë një emërtim të veçantë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Gjen rrënjët katrore të një numri duke integruar njohuritë e reja me të mëparshmet rreth veprimeve me
numrat.
2. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
Njohuritë për rrënjën katrore e përdor edhe në lëndë të tjera për realizimin e projekteve të ndryshme.
3. Kompetenca qytetare
Gjatë punës në grup vlerëson punën e shokut dhe tregohet tolerant ndaj gabimeve.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç:
të fushës sipas temës mësimore: · Numër katror
Nxënësi/-ja: · Numër kubik
- dallon numrat katrorë; · Rrënjë katrore
- lexon simbolin; që shkruhet dhe në formën · Rrënjë kubike
a·a dhe a·a·a;
- gjen katrorin e një numri të plotë;
- di kuptimin e dhe gjen rrënjën katrore dhe
kubike të një numri.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurriku-
Teksti i nxënësit lare:
Tabelë e parapërgatitur me numra katrorë të · Me fushën e gjuhës dhe të komunikimit
plotë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
punë me grupe, të nxënit në bashkëpunim, vëzhgo-analizo-zbato, punë në gupe dyshe
66
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (punë me grupe)


Mësuesi/ja e ndan klasën në tri grupe të mëdha, ku secilit prej tyre i kërkon që të shkruajë në tabelë
5 numra primë, 5 numra të cilët shprehen si prodhim i dy numrave të barabartë dhe 5 numra të cilët
shprehen si prodhim i tre numrave të barabartë.
Nga një përfaqësues i secilit grup shkruan numrat në tabelë.
b. Ndërtimi i njohurive të reja (të nxënit në bashkëpunim, vëzhgo-analizo-zbato)
Nga numrat e shkruar në tabelë, identifikohen numrat që janë katrorë të plotë dhe jepet kuptimi i fuqisë
së një numri.
Diskutohet në tabelë shembulli i fuqive të 5-s.
Kalohet pastaj në konceptin e ;
Theksohet se katrori i një numri dhe gjetja e rrënjës katrore janë veprime të anasjella të njëri-tjetrit.
Punohen së bashku me nxënësit shembuj ku tregohet që fuqitë dhe rrënjët janë veprime të anasjella të
njëri-tjetrit.
kështu që =13 =8 kështu që =2
Punohen së bashku me nxënësit ushtrimet 1-3 në faqen 15 te teksti.
Udhëzohen nxënësit për të punuar ushtrimin 4.
Zbërtheni fuqitë dhe përdorni rrënjët aty ku është e mundur, pastaj krahasoni.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në gupe dyshe)


Udhëzohen nxënësit që të punojnë 1-3 faqe 10 te fleta e punës duke përdorur njohuritë e marra gjatë orës
së mësimit. Nxënësit prezantojnë punën e tyre.

Vlerësimi
Mësuesi/ja bën vlerësimin e disa nxënësve duke u bazuar në:
- saktësinë me të cilën nxënësit gjejnë fuqinë e një numri;
- saktësinë me të cilën gjejnë rrënjën e një numri;
- argumentimin dhe zgjidhjen e ushtrimeve.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 5 në faqen 15 te teksti dhe 5 në faqen 10 te fleta e punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Nxënësit gjejnë numra, të cilët shprehen si prodhim i dy
numrave të barabartë. P.sh.: 36 = 6 · 6; 49 = 7 · 7.
Pra, këta numra kanë diçka të veçantë nga të tjerët,
Tema mësimore:
prandaj lind nevoja që të kenë një emërtim të veçantë.
1.9 Fuqitë dhe rrënjët
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Gjen rrënjët katrore të një numri duke integruar njohuritë e reja me të mëparshmet rreth veprimeve me
numrat.
2. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Njohuritë për rrënjën katrore e përdor edhe në lëndë të tjera për realizimin e projekteve të ndryshme.
3. Kompetenca qytetare
Gjatë punës në grup vlerëson punën e shokut dhe tregohet tolerant ndaj gabimeve.

67
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç:


të fushës sipas temës mësimore: · Fuqi
Nxënësi/-ja: · Tregues
- dallon numrat katrorë; · Katror, kub
- lexon simbolet ; të cilët shkruhen dhe në · Rrënjë katrore, rrënjë kubike
formën a · a dhe a · a · a;
- gjen katrorin dhe kubin e një numri të plotë;
- di kuptimin e dhe gjen rrënjën katrore dhe
kubike të një numri.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës - me fushën e gjuhës dhe të komunikimit, si dhe me
temën e orës së kaluar.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


veprimtari, metoda ndërvepruese, puna në grupe dyshe, mënyra të ndryshme prezantimi
Organizimi i orës së mësimit
a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari)
Kontrollohen njohuritë e marra duke kontrolluar detyrat e shtëpisë. Më pas mësuesi/ja shkruan në tabelë
numrat 12 ; 22 ; 32 ; 42 ; 52 ;





1 4 9 16 25
b. Ndërtimi i njohurive të reja (metoda ndërvepruese, puna në grupe dyshe)
Mësuesi /ja shkruan në tabelë disa numra katrorë dhe kërkon që nxënësit të gjejnë rrënjët katrore të tyre.
Nxiten nxënësit që të argumentojnë kuptimin e dy vlerave për rrënjën katrore.
Nxënësit punojnë në grupe dyshe për të gjetur vlerat e fuqive:
22 ; 23 ; 24 ; ........ 32 ; 33 ; 34 ; 42 ; 43 ; 44 ; ........
Nxiten nxënësit që të gjejnë një rregull për fuqinë e radhës, pa qenë nevoja që ta fillojnë punën nga fillimi.
Përfaqësues të grupeve e prezantojnë punën në tabelë duke argumentuar hapat që ndjekin.
Më pas nxënësit punojnë ushtrimin 12 faqe 16 te libri i nxënësit.
Punohet së bashku me nxënësit ushtrimi 13 në faqen 16 te libri i nxënësit.
Udhëzohen për zgjidhjen e tij nëpërmjet pyetjeve:
Cila është radha e kryerjes së veprimeve në një shprehje?
A ka mënyrë tjetër për të gjetur këtë shumë?
Mbledhorët i trajtojmë si varg numrash. Zbulojmë rregullën se si formohen kufizat e këtij vargu.

13 ; 23 ; 33 ; 43 ; 53 ;





1 8 27 64 125
1. Gjejmë diferencën e çdo kufize pasardhëse me kufizën paraardhëse.
7 19 37 61
12 18 24
2. Vazhdohet puna derisa gjejmë një diferencë të barabartë.
6 6
Nxiten nxënësit të zbulojnë rregullën se si formohet fuqia paraardhëse:
27 = 7 + 8 + 12
64 = 19 + 27 + 18
125 = 37 + 64 + 24
68
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fuqia e radhës do të ishte: = 6 + 24 + 61 + 125 = 216.


Nxiten nxënësit që të verifikojnë duke gjetur = 6 ∙ 6 ∙ 6
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (mënyra të ndryshme prezantimi)
Udhëzohen nxënësit që të punojnë ushtrimet 8 dhe 11 faqe 16 te teksti i nxënësit.
Grupet prezantojnë punën në tabelë.

Vlerësimi
Bëhet vlerësimi i disa nxënësve duke u bazuar në:
- saktësinë më të cilën nxënësit llogarisin katrorin dhe kubin e një numri;
- saktësinë në gjetjen e rrënjës katrore dhe kubike të një numri;
- argumentimin dhe nxjerrjen e përfundimeve.
Vlerësohet gjithashtu dhe puna në fletore e nxënësit dhe bashkëpunimi në grup.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 8, 9 dhe 10 në faqen 10 te fleta e punës. Jepen udhëzimet përkatëse për secilin ushtrim.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: VI Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Mund të përdoren situatat e trajtuara gjatë
1.10 Përsëritje kapitullit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Nxënësi gjatë punës së tij mendon në mënyrë krijuese.
2. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Njohuritë për rrënjën katrore e përdor edhe në lëndë të tjera për realizimin e projekteve të ndryshme.
3. Kompetenca qytetare
Gjatë punës në grup vlerëson punën e shokut dhe tregohet tolerant ndaj gabimeve.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Numër i plotë i kundërt
Nxënësi/-ja: · Shumëfish, shumëfish më i vogël i
- kryen veprimin e mbledhjes dhe të zbritjes, të përbashkët
shumëzimit dhe të pjesëtimit me numrat e plotë; · Faktor
- gjen shumëfishat e një numri duke shumëzuar vargun · Faktor i përbashkët
e numrave natyrorë me vetë numrin; · Plotëpjestueshmëri
- identifikon numrat primë dhe i përdor ata; · Numër i thjeshtë
- gjen SHVP-në dhe PMP-në e dy a më shumë · Prodhim
numrave; · Eksponent
- llogarit katrorët, rrënjët katrore, fuqitë kubike dhe · Numër katror, numër kubik
rrënjët kubike. · Rrënjë katrore, rrënjë kubike
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Lidhet me fushën e gjuhës dhe të komunikimit,
si dhe me të gjitha fushat e trajtuara gjatë këtij
kapitulli.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
rikujtim njohurish, punë në grupe dyshe, prezantim i punës në forma të ndryshme
69
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish)


Gjatë orës së përsëritjes, mësuesi/ja mund të përgatisë një grup ushtrimesh me anë të të cilave përsëriten
të gjitha konceptet e trajtuara gjatë këtij kapitulli.
1. Veprime me numrat me shenjë.
2. Një bashkësi numrash, ku kërkohet që nxënësit të identifikojnë numrat primë.
3. Gjetjen e PMP-së dhe SHVP-së së dy a më shumë numrave.
4. Veprime me rrënjët dhe fuqitë.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë në grupe dyshe)


Ndahet klasa në grupe ku punohen ushtrimet 1-4/a,b,c dhe 9-10/a,b
Udhëzohen nxënësit për zgjidhjen e tyre. Nxënësit e nivelit më të lartë punojnë ushtrimin 8 dhe 12 faqe 17
në libër. Gjatë punës së pavarur mësuesi/ja vëzhgon dhe orienton.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantim i punës në forma të ndryshme)


Grupe të ndryshme prezantojnë punën e tyre në tabelë.
Gjatë prezantimit kërkohet që nxënësit të argumentojnë veprimet e kryera.

Vlerësimi
Bëhet vlerësimi i disa nxënësve bazuar në realizimin e rezultateve të të nxënit të parashikuara për temën.
Vlerësohet gjithashtu dhe bashkëpunimi dhe puna në grup, si dhe mënyra e prezantimit dhe argumentimit.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1‒4/ç, d dhe 11, 14 në faqen 17 në tekst.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Algjebra dhe funksioni Situata e të nxënit:
Jepet vargu numerik: 5 7 9 11 13 …
Çfarë janë 5, 7, 9, 11, 13 për vargun?
Tema mësimore:
Cila është kufiza paraardhëse e 9-s?
2.1 Përftimi i vargjeve
Cila është kufiza pasardhëse e 9-s?
Çfarë përfaqësojnë tri pikat në fund të vargut?

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit.
2. Kompetenca e të menduarit
Gjatë punës së tij nxënësi mendon në mënyrë krijuese.

70
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç:


të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/-ja: · Varg numerik linear
tregon se si formohet një varg linear; · Kufizë
gjen kufizat në një varg të dhënë sipas një · Rregulla e përftimit të vargut
rregulle; · Pozicioni sipas përftimit të kufizave
gjeneron kufiza njëra pas tjetrës në një varg me · Kufiza e n-të
një rregull të caktuar;
gjeneron kufiza në një varg me një rregull të
caktuar duke lidhur pozicionin e kufizës me
kufizën;
gjen kufizën e n-të të vargut.

Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurriku-


Teksti i nxënësit lare:
Fletorja e punës Gjuhë dhe komunikim
TIK
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, të nxënit në bashkëpunim, punë në grupe, punë e pavarur, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)


Mësuesi bën një përshkrim të kapitullit të ri duke ftuar edhe nxënësit të marrin pjesë me mendimet e tyre.
Diskutohet situata e menduar më lart.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (të nxënit në bashkëpunim)


Në vazhdim të situatës mësuesi/ja jep përkufizimin e vargut linear.
Për vargun: 5, 7, 9, 11, 13… rregulla e formimit është “shtoni 2”
Gjithashtu, siç shihet nga tabela e librit, vargun e ndërtojmë edhe duke lidhur pozicionin e kufizës me
kufizën. P.sh.: Kufiza 2 ∙ pozicioni i kufizës + 3.
Shembulli 2.1 zgjidhet në bashkëpunim me nxënësit.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe, punë e pavarur, diskutim)
Grupi i parë: Ushtrimi 1 (a, b) 2, faqe 19 libri i nxënësit; 6 , 7 (a, b) faqe 20 libri i nxënësit
Grupi i dytë: Ushtrimi 1 (c, ç) 2, faqe 19 libri i nxënësit; 4, 7 (c, ç) faqe 20 libri i nxënësit
Grupi i tretë: Ushtrimi 1 (d, dh) 2, faqe 19 libri i nxënësit; 5, 7 (c, ç) 8 faqe 20 libri i nxënësit

Vlerësimi
Nxënësi vlerësohet për saktësinë e përgjigjeve.
Vlerësohet gjithashtu edhe puna e pavarur.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1, 2, 9 dhe 10 faqe 11 fletore pune.

71
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa:VIII


Tematika: Algjebra dhe funksioni Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Mësuesi/- ja krijon këtë situatë:
Vargjet mund të paraqiten edhe si modele me figura
2.2 Përftimi i vargjeve (2) p.sh., (pika, katrorë ose trekëndësha), që ndjekin një
rregull të caktuar. Ndërkohë mësuesi paraqet në tabelë
një varg me një model figurash për të cilin tregon se si
përftohet, rregullën e formimit të tij.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


Kompetenca e të menduarit:
Nxënësi mendon në mënyrë krijuese.
Kompetenca qytetare:
Bashkëvepron në mënyrë aktive gjatë punës në grup; respekton punën e shokut.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/-ja: · Varg numerik linear
- ndërton vargje me modele figurash; · Kufizë
- përshkruan se si përftohet kufiza e përgjith- · Rregull e përftimit të vargut
shme në një varg me model figurash; · Pozicion sipas përftimit të kufizave
- gjen kufizën në një varg të dhënë sipas një · Kufiza e n-të
rregulle;
- gjen pozicionin e kufizës në një varg të dhënë
sipas një rregulle të caktuar.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me fushën e gjuhës dhe komunikimit
Lapsa me ngjyra për të vizatuar modele me Lidhet me TIK-un dhe me fushën e artit figurativ
figura, që përfaqësojnë kufizat e tjera të vargut
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim i njohurive paraprake, përvijimi i mendimit, rishikim në dyshe.

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim i njohurive paraprake)

Diskutohet detyra e shtëpisë, mund të diskutohen ushtrimet 4, 9. Në këtë mënyrë përsëriten edhe
njëherë njohuritë e marra për vargjet. Diskutohet situata e menduar më lart.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (përvijimi i mendimit)

Në vazhdimësi të situatës shqyrtohet ndërtimi i vargut 5, 7, 9, … i paraqitur me modele figurash. Duke


kaluar nga një model në tjetrin, shohim se pikat rriten me nga 2. Pra, rregulla e formimit të vargut është
“shtoni 2”. Kërkohet nga nxënësit të zbulohet lidhja ndërmjet kufizës dhe pozicionit të saj. Lihen të
vëzhgojnë për disa çaste, më pas priten përgjigjet e tyre.

Kufiza = 2 ∙ pozicioni + 3 . Punohet dhe diskutohet shembulli i librit.

72
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (rishikim në dyshe)

Nxënësit punojnë individualisht ushtrimet 1./ a 2./( a, b), c 3.(a, b,c), 4 në faqen 22 të librit të nxënësit dhe i
diskutojnë ato me njëri-tjetrin. Më pas nxënës të ndryshëm i zgjidhin në tabelë duke i diskutuar me të gjithë
klasën.

Vlerësimi
Gjatë kësaj ore jepen vlerësime të ndryshme: vlerësimi i nxënësit nga nxënësit, vlerësim sipas aktivizimit,
sipas nivelit të nxënësit. Gjatë orës vlerësohen nxënës të cilët gjejnë rregullën e formimit të vargut. Gjejnë
lidhjen ndërmjet kufizës së vargut dhe pozicionit të saj në varg.

Detyrat dhe puna e pavarur


Nxënësit do të punojnë ushtrimet 2, 3, 5 dhe 6 në faqen 12 në fletoren e punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Algjebra dhe funksioni Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Mësuesi/- ja krijon një situatë, ku lidhet pozicioni i ku-
2.3 Përdorimi i kufizës së n-të fizës në varg me një rregull të caktuar.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e të menduarit
Arsyeton dhe argumenton lirshëm mendimet e tij.
2. Kompetenca personale
Demonstron vullnet për arritjen e rezultateve.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Varg numerik linear
Nxënësi/-ja: · Kufizë
- gjen kufizat njëra pas tjetrës në një varg të · Rregull e përftimit të vargut
dhënë; · Pozicion sipas përftimit të kufizave
- gjen kufizat e vargut sipas pozicionit të kufizës · Kufiza e n-të
në një varg të dhënë sipas një rregulle;
- përdor një shprehje lineare për të shprehur
kufizën e n-të të vargut, duke arsyetuar hapat për
gjenerimin e formulës;
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurriku-
Teksti i nxënësit lare:
Fletorja e punës Lidhet me fushën e gjuhës dhe të komunikimit; me
teknologjinë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, metoda ndërvepruese, të nxënit në bashkëpunim, punë në grupe, punë e diferencuar

73
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor detyrat e shtëpisë dhe situatën e të nxënit.
Diskutohen detyrat e shtëpisë. Merret informacion për njohuritë që kanë nxënësit rreth vargjeve numerike.
Parashtrohet situata e dhënë për diskutim.
Ndërtimi i njohurive të reja (metoda ndërvepruese, të nxënit në bashkëpunim)
Në këtë orë do të përqendrohemi në rregullën e formimit të vargut sipas pozicionit të kufizës në një varg
linear. Jepet koncepti i kufizës së n-të.
Nxënësit vëzhgojnë shembullin e librit dhe së bashku diskutojnë zgjidhjen e tij. Ata punojnë ushtrimin
1/ (a, b) në faqen 23 në librin e nxënësit. Diskutohet zgjidhja e tij në tabelë.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe, punë e diferencuar)
Ushtrimet 1/ (c, ç) 2 në faqen 23 te libri i nxënësit do të realizohen nga nxënës nën nivelin mesatar.
Ushtrimet 1/ (d, dh) 3 në faqen 23 te libri i nxënësit dhe ushtrimi 2 në faqen 13 të fletores së punës do të
kryhen nga nxënës të nivelit mesatar.
Ushtrimet 1 (e, ë) 3 në faqen 23 te libri i nxënësit dhe 3 në faqen 13 të fletores së punës nga nxënësit
mbi nivelin mesatar.
Diskutohen ushtrime të ndryshme në tabelë nga të gjitha grupet.

Vlerësimi
Nxënësi/-ja vlerësohet për punën e kryer dhe përgjigjet e dhëna; bashkëpunimin midis nxënësve.

Detyrat dhe puna e pavarur


Mësuesi/ja ndan detyrën e shtëpisë: Ushtrimi 2, 3, 4 në faqen 13.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Algjebra dhe funksioni Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Mendoni se keni një “makinë”, në të cilën sa herë
Tema mësimore: vendosni një numër, ajo i shton atij numri 3. Merrni disa
2.4 Paraqitja dhe përdorimi i funksioneve numra si fillim dhe shihni rezultatet që dalin. Shkruani
bashkësinë e fillimit (të dhënave) dhe bashkësinë e
përfundimit (rezultateve).
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Arsyeton dhe argumenton lirshëm mendimet e tij.
2. Kompetenca qytetare
Bashkëvepron në mënyrë aktive gjatë punës në grup; respekton punën e shokut.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Funksion
Nxënësi/-ja: · Mekanizëm funksioni
tregon se çfarë është funksioni; · Të dhëna
tregon bashkësinë e të dhënave dhe bashkësinë · Rezultate
e rezultateve; · Skemë
paraqet funksionin në mënyra të ndryshme.
74
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me fushën e gjuhës dhe të komunikimit, me
Tabela të ndryshme që paraqesin mekanizmin e artet dhe me teknologjinë
funksionit
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

diskutim, punë e drejtuar, metoda ndërvepruese, vëzhgo-analizo-zbato, punë në dyshe, praktikë e pavarur

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, punë e drejtuar)


Për të realizuar këtë temë, mësuesi/-ja parashtron për diskutim situatën e menduar më lart. Ndërkohë
ftohen nxënës të bëjnë një vizatim për ‘makinën” e numrave. Më pas kërkohet të përcaktohen dy bashkësitë:
“Të dhënat” dhe “Rezultatet”.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (metoda ndërvepruese, vëzhgo-analizo-zbato)


Mësuesi/-ja shtron pyetjen:
Çfarë quhet funksion?
Cilat quhen të dhëna dhe cilat quhen rezultate?
Duke bashkëvepruar me nxënësit, përcaktojmë dy bashkësitë: atë të të dhënave dhe atë të rezultateve.
Jepen mënyrat e ndryshme të paraqitjes së funksionit. Nxënësit vëzhgojnë shembullin e librit, punojnë dhe
analizojnë zgjidhjen e tij.
Për secilën mënyrë paraqitjeje tregojmë bashkësinë e të dhënave dhe bashkësinë e rezultateve. Kujdes
duhet të tregohet me paraqitjen e funksionit algjebrikisht.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në dyshe, praktikë e pavarur)


Nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 25 nga libri i nxënësit. Ata diskutojnë në
grupet e tyre gjatë gjithë kohës që punojnë, duke zhvilluar kompetencën qytetare të punës në grup dhe atë
të respektimit të punës në klasë. Më pas, puna e kryer prezantohet duke e diskutuar atë së bashku. Në këtë
mënyrë zhvillohen shprehitë e të folurit dhe të komunikimit.

Vlerësimi
Nxënësi/-ja vlerësohet për saktësinë e punës së kryer përgjigjet e dhëna, bashkëpunimin ndërmjet
nxënësve, pjesëmarrjen në diskutimin dhe debatin që organizohet në klasë.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 3 dhe 4 në faqen 25 te libri i nxënësit dhe ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 14 te fletorja e punës.

75
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Algjebra dhe funksioni Mira ka x lekë. Për ditëlindje i dhuruan 3000 lekë.
Tema mësimore: Genti kishte y lekë kursime. Ai shpenzoi 2500 lekë
2.5 Ndërtimi i shprehjeve lineare për të blerë një top futbolli.
Ani kishte z lekë. Drini kishte dyfishin e lekëve të
Anit. Paraqitni me anë të një shprehjeje sasinë e
lekëve që ka secili.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca e të menduarit
Demonstron pavarësinë shprehjen e mendimeve të tij.
Kompetenca qytetare
Respekton punën e kryer mirë dhe pranon opinionet e të tjerëve duke treguar tolerancë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/-ja: · Ndryshore
- kupton se një numër të panjohur e shënojmë me · Variabël
shkronjë dhe e quajmë ndryshore ose variabël; · Shprehje lineare
- ndërton shprehje shkronjore lineare.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me fushën e gjuhës komunikimit, shkencat
e natyrës
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
veprimtari, të nxënit në bashkëpunim, vëzhgo-analizo-diskuto, punë në grupe dyshe, prezantim

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja parashtron situatën e menduar më lart dhe kërkon nga nxënësit
formimin e shprehjeve shkronjore, të cilat shkruhen në tabelë.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (të nxënit në bashkëpunim, vëzhgo-analizo-diskuto)


Udhëzon nxënësit të vëzhgojnë shembullin 2.5 në libër. Shembujt diskutohen së bashku me nxënësit.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe, prezantim)


Klasa ndahet në grupe dyshe për të punuar ushtrimet 1, 2 dhe 3 në faqen 26 nga teksit i nxënësit dhe
ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 15 nga fletorja e punës.
Grupet prezantojnë punën e tyre në tabelë. Mësuesi/-ja bën vlerësime.

Vlerësimi
Nxënësi vlerësohet për saktësinë e punës së pavarur dhe për punën në grup.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 4 në faqen 26 te teksti i nxënësit dhe ushtrimet 4 e 5 në faqen 15 nga fletorja e punës.

76
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Algjebra dhe funksioni Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Kur thoni fjalën “formulë”, çfarë ju vjen në mendje?
Tema mësimore: Përmendni disa nga formulat që njihni. Si keni
2.6 Nxjerrja dhe përdorimi i formulave vepruar për të njehsuar madhësitë që kërkohen?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.
2. Kompetenca qytetare
Respekton përpjekjet personale dhe ato në grup.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:


fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/-ja: · Formula
- kupton rolin e shkronjës në shprehje shkronjore dhe · Ndryshore
formula;
- njehson vlerën e shprehjeve shkronjore;
- krijon dhe përdor formula të thjeshta, p.sh.;
këmbimi i gradës Celsius (°C) me gradë Faradej (°F)
- zëvendëson numra të plotë në formula dhe shprehje
shkronjore duke përfshirë edhe fuqi të vogla;
- përdor radhën e kryerjes së veprimeve duke
përfshirë kllapat dhe llogaritjet më komplekse.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
Teksti i nxënësit Lidhet me gjeometrinë (formula të ndryshme për
perimetrin, sipërfaqen dhe vëllimin)
Fletorja e punës
Lidhet me fizikën dhe kiminë për paraqitjen e
formulave të ndryshme.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
veprimtari, metoda ndërvepruese, punë në grupe dysh, punë në grupe, prezantim

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari)


Mësuesi/-ja në këtë rubrikë të parë të orës mësimore parashtron situatën e menduar më lart. Organizohet
një rrjet diskutimi ku vetë nxënësit tregojnë se ku ato i përdorin formulat dhe si ato bëjnë njehsimet e
duhura. Ndërkohë është e domosdoshme që të kujtohet radha e veprimeve në shprehjet numerike.
Ndërtimi i njohurive të reja (metoda ndërvepruese, punë në grupe dyshe)
Nxënësit punojnë në bashkëpunim me mësuesi/en dhe diskutojnë në tabelë shembullin 2.6 faqe 27 në
tekstin e nxënësit.
Punojnë në grupe dyshe ushtrimet 5 dhe 6 në faqen 28 të librit të nxënësit.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe, prezantim)
Nxënësit punojnë me ushtrimin 10/a dhe 10/b në grupet dyshe dhe më pas prezantojnë punën e tyre
në tabelë.

Vlerësimi
Nxënësi vlerësohet për saktësinë e punës së pavarur dhe për përgjigjet e dhëna. Gjithashtu vlerësohet
se sa bashkëpunues është me nxënësit e tjerë.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 4, 5 dhe 6 në faqen 16 të fletores së punës.

77
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Situata e të nxënit:
Algjebra dhe funksioni Sipas rastit diskutohet për konceptet
e marra gjatë kapitullit
Tema mësimore:
2.7 Përsëritje
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca e të nxënit
Shfrytëzon të dhëna prej burimeve të ndryshme për zgjidhjen e situatave problemore.
Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Përdor simbolet matematikore për të përshkruar situata të ndryshme nga matematika, nga fizika dhe nga
jeta e përditshme.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore:
Nxënësi/-ja: · Janë të gjitha fjalët kyç të
- gjeneron kufiza në një varg me një rregull të caktuar duke lidhur përdorura në këtë kapitull.
pozicionin e kufizës me kufizën;
- gjen kufizën e n-të të vargut; ndërton vargje me modele figurash;
- gjen pozicionin e kufizës në një varg të dhënë sipas një rregulle të
caktuar;
- paraqet funksionin në mënyra të ndryshme;
- ndërton shprehje shkronjore lineare dhe njehson vlerën e tyre;
- kupton rolin e shkronjës në shprehje shkronjore dhe formula;
- krijon dhe përdor formula të thjeshta;
- përdor radhën e kryerjes së veprimeve duke përfshirë kllapat dhe
llogaritjet më komplekse.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me
Teksti i nxënësit temat ndërkurrikulare:
Lidhet me të gjitha fushat e dhëna në
këtë kapitull
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, punë me grupe të diferencuara sipas niveleve të arritjes, prezantim

Organizimi i orës së mësimit


a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)
Mësuesja prezanton orën mësimore dhe parashtron mënyrën se si do të realizohet.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë me grupe të diferencuara sipas niveleve të arritjes)


Mësuesi/-ja bën ndarjen e klasës në grupe sipas niveleve të arritjes. Punohen ushtrimet e faqes 30 nga
libri i nxënësit.
Niveli i parë: Ushtrimi 1 dhe ushtrimi 7 (a, c, d)
Niveli i dytë: Ushtrimi 3 dhe 4 (b, ç, dh)
Niveli i tretë: Ushtrimet 4 dhe 5
Niveli i katërt: Ushtrimet 7, 8 dhe 9
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantim)
Grupet bëjnë prezantimin e punës së tyre. Gjatë prezantimit, nxënësit marrin pjesë në diskutim dhe debatojnë
për pasaktësitë e mundshme. Mësuesi/-ja mban shënime dhe i pasqyron ato në vlerësimin e vazhdueshëm.

Vlerësimi
Nxënësit vlerësohen për saktësinë e punës së kryer, për pjesëmarrjen në diskutim dhe argumentimet gjatë
debatit.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 6 në faqen 30.

78
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Lënda: Matematikë Klasa: VIII



Test i ndërmjetëm nr. 1

Emri, mbiemri: ________________________ Varianti A

1. Kryeni veprimet e mëposhtme: (6 pikë)

a) 4 + (-7) = b) – 6 + (- 4) = ç) 15 + (- 12) =

d) 7 – 9 = dh) ‒12 ‒ 5 = e) -9 - (- 6) =

2. Shkruani numrat që mungojnë. (4 pikë)

a) 5 ∙ = - 20 b) -36 : =-3 c)  - (- 6) = - 2 ç)  ∙ (-4) = 24

3.Gjeni:
a ) shumëfishin më të vogël të përbashkët të12-s, 20-s dhe 30-s. (2 pikë)

b) faktorin më të madh të përbashkët të 18-s dhe 24-s. (2 pikë)

4. Shkruani këta numra si prodhim numrash primë. (2 pikë)

24 = 136 =

5. Kryeni njësimet e mëposhtme: (5 pikë)

a ) 42 = b) 34 = c ) 103 = d) 121 + 3 64 =

6. N5= 32. Cili është numri N? (2 pikë)

7. Kufiza e parë e një vargu është 23. Rregulla e përftimit të tij është “zbritni 6 “. Cila është kufiza e
pestë e vargut? Shpjegoni përgjigjen.
(2 pikë)

8. Kufiza e pestë e një vargu është 12 . Kufiza e tetë e vargut është 21. Cila nga rregullat e mëposhtme
është ë saktë. Argumentoni përgjigjen.
(3 pikë)
A Kufiza = pozicion +7 B Kufiza = 2 ∙ pozicion +2
C Kufiza = 3 ∙ pozicioni -3 Ç Kufiza = 4 ∙ pozicionin -5

79
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

9.a) Shkruani rregullën e formimit të vargut te figurave të mëposhtme sipas pozicionit të kufizës. Vizatoni
modelin e katërt.
(2 pikë)

Modeli 1 Modeli 2 Modeli 3 Modeli 4

10. Jepet funksioni me formulën y = 2x - 3. Plotësoni vendet bosh në tabelë. (4 pikë)

x 1 2
y 7 19

11. Gjeni vlerën e secilës shprehje për vlerat e dhëna. (3 pikë)


a) p+7= kur p = - 4 b) 2(a + b) = kur a = 4 dhe b = -12 c) 10 – y =
2
kur y=4

12. Shkruani shprehjen: (2 pikë)

a) Një numri X i zbritet 5 pastaj shumëzohet me tre:____________


b) Pesës i shtohet katrori i një numri X______________

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-11 12-17 18-23 24-29 30-35 36-40 41-44

80
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Lënda: Matematikë Klasa: VIII

Test i ndërmjetëm nr. 1


Emri, mbiemri: ________________________ Varianti B

1. Kryeni veprimet e mëposhtme: (6 pikë)


a ) -4 + (+5) = b) – 7 + (- 5) = c) 13 + (- 18) =

ç) 8 – 10 = d) -7 - 15 = dh) -7 - (- 16) =

2. Shkruani numrat që mungojnë. (4 pikë)


a) 6 ∙  = - 36 b) -32 : = - 4 c) - (- 8)= - 7 ç)  : (-4) = -12

3. Gjeni:
a ) shumëfishin më të vogël të përbashkët të 18-s, 24-s dhe 36-s. (2 pikë)

b) faktorin më të madh të përbashkët të 32-s dhe 24-s. (2 pikë)

4. Shkruani këta numra si prodhim numrash primë. (2 pikë)

200 = 72 =

5. Kryeni njësimet e mëposhtme: (5 pikë)

a ) 52 = b) 25 = c ) 104 = ç) 144 − 3 27 =

6. N4 = 81. Cili është numri N? (2 pikë)

7. Kufiza e parë e një vargu është 6. Rregulla e përftimit të tij është “zbritni 5”. Cila është kufiza e katërt e
vargut? Shpjegoni përgjigjen. (2 pikë)

8. Kufiza e shtatë e një vargu është 14 . Kufiza e pestë e vargut është 6. Cila nga rregullat e mëposhtme
është i saktë? (3 pikë)
A Kufiza = pozicion +7 B Kufiza = 2 ∙ pozicion
C Kufiza = 3 ∙ pozicioni -7 Ç Kufiza = 4 ∙ pozicionin -14

81
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

9.a) Shkruani rregullën e formimit të vargut të figurave të mëposhtme sipas pozicionit të kufizës. Vizatoni
modelin e katërt. (2 pikë)

Modeli 1 Modeli 2 Modeli 3 Modeli 4

10. Jepet funksioni me formulën y = 3x‒4 . Plotësoni vendet bosh në tabelë. (4 pikë)

x 1 2
y 11 23

11. Gjeni vlerën e secilës shprehje për vlerat e dhëna. (3 pikë)

a) p+5= kur p = - 8 b ) 2a - b = kur a = 5 dhe b = -10 c) 12 – y2 = kur y=1

12. Përktheni shprehjen me simbole: (2 pikë)

a Dyfishit të numrit X i zbritet 4:____________


b) Herësi i pesës me ndryshesën e shtatës me një numër X______________


Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0-11 12-17 18-23 24-29 30-35 36-40 41-44

82
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja shkruan në tabelë numrat 10; 100; 1000;
10000 dhe kërkon nga nxënësit që t’i shkruajnë këta
numra si fuqi të dhjetës.
Tema mësimore:
A mund të zbulojmë ndonjë rregull që lidh
3.1 Shumëzimi dhe pjesëtimi me 0,1 dhe 0,01
eksponentin me numrin e zerove pas numrit 1.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Zhvillon projekte të ndryshme individuale ose në grup për të përshkruar situata të ndryshme nga jeta e
përditshme (përdor numrat dhjetorë).
2. Kompetenca e të nxënit
Përdor simbole dhe fakte për zgjidhje problemore që lidhen me numra.
Përzgjedh dhe zbaton strategji të përshtatshme për zgjidhjen e problemave nga jeta reale.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Fuqi
Nxënësi/-ja: · Fuqi të dhjetës
- shkruan numrat 10,100,100,... si fuqi të dhjetës · Eksponent
dhe i lexon ata;
- shkruan fuqitë e dhjetës si numra dhe i lexon ata;
- shumëzon dhe pjesëton numra të plotë me 0,1,
0,01... duke argumentuar veprimet e kryera;
- kontrollon veprimet e tij me anë të provës.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkur-
Teksti i nxënësit rikulare:
Fletore e punës Lidhet me shkencat e natyrës në rastet kur përdoren
veprimet me numra; me shoqërinë dhe mjedisin.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, metoda interaktive, vëzhgo-analizo-zbato, punë e pavarur, punë në grupe dyshe

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)


Mësuesi /ja shtron për diskutim situatën e dhënë më lart.
Ndahet klasa në tri grupe të mëdha.
Grupi i parë: Shkruan numrat e dhënë më poshtë si fuqi të dhjetës.
10; 100; 100; 1000
Grupi i dytë: Shkruan numrat e dhënë më poshtë si fuqi të dhjetës.
0,1; 0,01; 0,0001; 0,00001
Grupi i tretë: Gjen lidhjen ndërmjet eksponentit dhe numrit të zerove.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (metoda interaktive, vëzhgo-analizo-zbato)


Mësuesi/ja punon së bashku me nxënësit pjesën e parë e mësimit dhe shembullin 3.1 a.
Pasi punohet kjo pjesë, nxiten nxënësit që të formulojnë me fjalë mënyrën e kryerjes së këtyre
veprimeve.
1. Kur shkruajmë një numër si fuqi të dhjetës, numri i zerove është i barabartë me numrin e dhjetave që
shumëzohen së bashku.
P.sh., 100 =lexohet 100 është 10 në fuqi të dytë.
2. Të shumëzosh një numër me 0,1 është njëlloj si ta pjesëtosh numrin me 10 etj.
P.sh.: 50,1 = 5 = 5 : 10

83
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

3. Të pjesëtosh një numër me 0,1 është njëlloj si ta shumëzosh atë me dhjetë.


P.sh.: 5 : 0,1 = 5: = 510

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë e pavarur, punë në grupe dyshe)
Nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimet 1-5 faqe 33 te libri i nxënësit.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë punën e tyre në tabelë.
Gjatë prezantimit të punës, mësuesi/ja këmbëngul që nxënësit të shprehin me fjalë punën e tyre. Gjatë
diskutimit të ushtrimit 5 mësuesi/ja thekson rëndësinë e kontrollit të punës së tyre me anë të provës.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
− realizimin e objektivave të temës;
− saktësinë e shtruarjes së 10,100,100,... si fuqi të dhjetës;
− saktësinë e shumëzimit dhe pjesëtimit të numrave me 0,1; 0,01...;
− argumentimin e veprimeve të kryera.
Vlerësohet gjithashtu puna në grup e nxënësit.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1-5 faqe 17 në fletoren e punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
4,50,1
Tema mësimore: 45 : 0,01
0,045 : 0,1
3.2 Shumëzimi dhe pjesëtimi me 0,1 dhe 0,01 45 0,01
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Zhvillon projekte të ndryshme individuale ose në grup për të përshkruar situata të ndryshme nga jeta e
përditshme (përdor numrat dhjetorë).
2. Kompetenca e të nxënit
Përdor simbole dhe fakte për zgjidhje problemore që lidhen me numra.
Përzgjedh dhe zbaton strategji të përshtatshme për zgjidhjen e problemeve nga jeta e përditshme.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Fuqi
Nxënësi/-ja: · Fuqi të dhjetës
1. shkruan numrat 10, 100, 1000... si fuqi të dhjetës · Eksponent
dhe i lexon ata;
2. shkruan fuqitë e dhjetës si numra dhe i lexon ata;
3. shumëzon dhe pjesëton numra të plotë me 0,1;
0,01... duke argumentuar veprimet e kryera;
4. kontrollon veprimet e kryera me anë të provës;
5. zbaton njohuritë e marra në situata të thjeshta
praktike.
84
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkur-


Teksti i nxënësit rikulare:
Fleta e punës Lidhet me shkencat e natyrës në rastet kur përdoren
veprimet me numra, shoqërinë dhe mjedisin.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
rikujtim i njohurive paraprake, vëzhgo-analizo-zbato, puna në grupe dyshe, prezantim

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim i njohurive paraprake)


Kontrollohen njohuritë e marra me anë të detyrave të shtëpisë. Nxiten nxënësit që të shprehin me fjalë
zgjidhjet e tyre.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Meqenëse është orë ushtrimesh,mësuesi/ja punon së bashku me nxënësit shembullin 3.1b faqe 32 tek
libri i nxënësit.
Pas shembullit kërkohet që nxënësit të shprehin me fjalë lidhjen që ekziston mes shumëzimit me
0.1;0.01;... dhe pjesëtimit me 10;100;....dhe anasjellas.
Diskutohet me gojë zgjidhja e ushtrimit 8 faqe 33 në libër.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (puna në grupe dyshe, prezantim)


Ndahet klasa në grupe.
Grupi i parë: Ushtrimet 6,9 faqe 33 tek libri i nxënësit
Grupi i dytë: Ushtrimet 7,10 faqe 33 tek libri i nxënësit
Mësuesi/ja jep udhëzimet për ushtrimet 9 dhe 10 .
Ushtrimi 9:
Ky ushtrim i ndihmon nxënësit që të kuptojnë saktë veprimin e anasjellë të shumëzimit dhe pjesëtimit me
0,1; 0,01...
Udhëzohen nxënësit që numrin e panjohur ta shënojnë me x dhe pastaj të formojnë ekuacionin. [(x 0,1):
0,01: 0,1 = 12 500
Udhëzojini ata që për zgjidhjen e ekuacionit të përdorin veprimin e anasjellë duke e filluar zgjidhjen e
ekuacionit nga fundi.
Ushtrimi 10.
Ky ushtrim i ndihmon nxënësit që të kuptojnë saktë se një fjali matematike, që të quhet rregull, nuk duhet
të ekzistojë asnjë rast që ta kundërshtojë atë.
Ky ushtrim i ndihmon ata të kuptojnë dhe një herë që të shumëzosh me 0,1; 0,01... është njëlloj sikur të
pjesëtosh 10; 100... dhe anasjellas.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë punën e tyre në tabelë.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
− realizimin e rezultateve të të nxënit të përcaktuara për temën;
− shumëzimin dhe pjesëtimin me 0,1; 0,01...;
− argumentimin e veprimeve të kryera.
Vlerësohet gjithashtu dhe puna e pavarur e nxënësve dhe bashkëpunimi në grup.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 6, 7 dhe 10 faqe 17 te fleta e punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

85
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Shkruhen në tabelë shenjat e mosbarazimit
Tema mësimore: . Cili është kuptimi i tyre?
3.3 Renditja e numrave dhjetorë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.
2. Kompetenca e të nxënit
Shfrytëzon të dhënat e burimeve të ndryshme për zgjidhjen e situatave problemore.
3. Kompetenca digjitale
Përdor teknologjinë për të nxitur informacionin.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: · Numër dhjetor
Nxënësi/-ja: · Pjesë e plotë, presje dhjetore, pjesë
1. identifikon pjesët përbërëse në një numër dhjetor; dhjetore
2. krahason numrat dhjetorë; · Tabelë e vendvlerave
3. krahason numrat dhjetorë me numrat e plotë;
4. rendit njësitë matëse të shprehura me numër dhjetor;
5. gjatë krahasimit përshkruan hapat që ndjek.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fleta e punës Lidhet me fushën e gjuhës dhe komunikimit.
Tabela e vendvlerave e parapërgatitur Me shkencën në përgjithësi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, veprimtari, vëzhgo-analizo-zbato, puna në grupe dyshe, prezantime në forma të ndryshme

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, veprimtari)


Shtrohet për diskutim situata e dhënë më lart.
Gjatë diskutimit të situatës theksohet se për të treguar numrin më të madh ose më të vogël përdoren
simbolet: >;<.
Për të treguar nëse numrat janë të barabartë apo të ndryshëm përdoren simbolet =;≠.
Për të kujtuar njohuritë mbi vendvlerat e numrave dhjetorë shkruani në tabelë disa numra dhjetorë dhe
kërkoni që nxënësit t’i vendosin ata në tabelën e vendvlerave.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Mësuesi/ja punon pjesën e parë të mësimit gjatë së cilës nxënësit njihen me mënyrën e krahasimit të dy
numrave dhjetorë.
Më pas punohet shembulli 3.2 së bashku me nxënësit.
Diskutohen dy rastet kur nxënësit paraqesin më shumë vështirësi në të kuptuar.
1. P.sh., kur krahasohet 4,5 me 4,45; 4,5 > 4,45. Për të qartësuar këtë mund të përdorni tabelën e
vendvlerave.
2. Gjatë kthimit të njësive matëse, kur duhet të përdorim veprimin e pjesëtimit dhe kur atë të shumëzimit.
Në varësi të përgjigjeve, mësuesi/ja merr edhe shembuj të tjerë kur nxënësit paraqesin vështirësi gjatë
ushtrimit.

Zhvilloni veprimtari të cilat nxisin logjikën dhe forcën e të kuptuarit të numrave dhjetorë.

Shkruani në tabelë , > , dhe kërkoni që nxënësit të plotësojnë katrorët me


numra njëshifrorë në mënyrë që mosbarazimi të jetë i vërtetë.

86
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (puna në grupe dyshe, prezantime në forma
të ndryshme)
Nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimet 1-4 në faqen 34-35 te libri i nxënësit.
Grupi i parë:
Ushtrimet 1-4 shtyllat e para.
Grupi i dytë:
Ushtrimet 1-4 shtyllat e dyta.
Grupi i tretë:
Ushtrimet 1-4 kolonat e treta.
Nxënësit e niveleve më të larta punojnë ushtrimet 5 dhe 6.
Udhëzohen nxënësit për këto ushtrime.
Ushtrimi 5:
a) Udhëzojini që t’i kthejnë të gjitha largesat në të njëjtën njësi.
Në këtë mënyrë e kanë më të thjeshtë që të gjejnë largësinë që është shënuar gabim.
b) Udhëzojini që të gjejnë largesën më të madhe dhe atë më të vogël.
c) Udhëzojini që të shkruajnë si fillim 3 ose 4 shumëzues të 25-s.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e rezultateve të të nxënit të përcaktuara për temën;
- saktësinë e krahasimit të numrave dhjetorë;
- saktësinë e krahasimit të njësive matëse;
- argumentimin e përgjigjeve të dhëna.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1-4 shtyllat e para në faqen 18 të fletës së punës.
Ushtrimi 6 në faqen 18 për nivelet më të larta.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi /ja krijon këtë situatë.
Shkruan në tabelë disa numra dhe kërkon që nxë-
Tema mësimore: nësit të lexojnë vendvlerat.
3215;4550;12,256;12,5;
3.4 Rrumbullakimi Cilin numër marrim si referencë gjatë rrumbulla-
kimit?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
Përdor sistemin dhjetor në këmbimin e monedhave.
2. Kompetenca e të nxënit
Llogarit saktë veprime me mend apo me shkrim duke përdorur strategjitë e përshtatshme me numrat.

87
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:


fushës sipas temës mësimore: · Rrumbullakim
Nxënësi/-ja:
1. rrumbullakon numrat e plotë dhe numrat dhjetorë · Shkallë saktësie
sipas shkallës së dhënë të saktësisë;
· Rrumbullakim nga poshtë, rrumbullakim nga
2. rrumbullakon nga sipër nëse shifra që analizon
lart
është 5 ose më e madhe se 5;
3. rrumbullakon nga poshtë nëse shifra është më e
vogël se pesë;
4. zbaton njohuritë e marra në situata të thjeshta
praktike.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkur-
Teksti i nxënësit rikulare:
Fletorja e punës Lidhet me shkencën në përgjithësi.
Lidhet me fushën e gjuhës dhe të komunikimit.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
veprimtari, marrëdhënie pyetje-përgjigje, vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe dyshe, forma të ndryshme
prezantimi

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari, marrëdhënie pyetje-përgjigje)


Shtrohet për diskutim situata e dhënë më lart.
Vazhdohet me shembull konkret, p.sh., rrumbullakoni numrin 3247 në qindëshen më të afërt.
Shtroni pyetjet:
Cila është shifra e qindësheve në numrin e dhënë?
Cilën shifër analizojmë për të kryer rrumbullakimin?
Rrumbullakimi do kryhet nga lart apo nga poshtë?

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Pas punimit të shembullit mësuesi/ja analizon procesin e kryerjes së rrumbullakimit.
Sipas shkallës së saktësisë përcaktoni shifrën në numrin që do rrumbullakoni.
Studioni shifrën në të djathtë të saj. Nëse është 5 ose më e madhe se 5 rriteni shifrën me një.
Nëse vlera e shifrës në të djathtë është më e vogël se 5, lëreni shifrën siç është.
Pas kësaj punohet shembulli 3.3.
Gjatë punimit të shembullit, mësuesi/ja kërkon që nxënësit të shprehin me fjalë rrumbullakimin e kryer,
nëpërmjet kësaj kërkohet që ata të familjarizohen me rrumbullakimin.
Gjatë rrumbullakimit nxënësit hasin vështirësi në rastet kur duhet të vendosin zerot apo jo.
Për të sqaruar këtë merret shembulli:
32253200 (sipas 100-es më të afërt)
34,677734,7000 ose 34,677734,7(në të dhjetën më të afërt)
Sqarohen nxënësit pse në rastin e parë nuk hiqen zerot dhe në rastin e dytë mund t’i heqim ato.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe, forma të ndryshme
prezantimi)
Nxënësit punojnë në grupe dyshe.
Secila nga dyshet punon nga katër pika në secilin nga ushtrimet.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë punën e tyre në tabelë. Gjatë prezantimit kërkohet që ata të shprehin
me fjalë rrumbullakimin e kryer.

88
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
Realizimin e rezultateve të të nxënit të përcaktuara për temën.
Saktësinë e kryerjes së një rrumbullakimi.
Argumentimin dhe mënyrën e prezantimit të punës së tij.
Vlerësohet gjithashtu puna e nxënësit në fletore dhe bashkëpunimi në grup.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1 dhe 2 në fletën e punës.
Jepen udhëzimet përkatëse.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi /ja krijon këtë situatë.
Si veprohet për mbledhjen dhe zbritjen e numrave të plotë?
Tema mësimore: A mund të veprohet kështu dhe për mbledhjen dhe zbritjen
e numrave dhjetorë?
3.5 Mbledhja dhe zbritja e numrave dhjetorë Sillen shembuj konkret mbledhjesh dhe zbritjesh.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Përdor imagjinatën dhe kreativitetin për zgjidhjen e problemave me numrat dhjetorë.
2. Kompetenca personale
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç:
të fushës sipas temës mësimore: · Numër dhjetor
Nxënësi/-ja:
1. mbledh dhe zbret numrat dhjetorë; · Pjesë e plotë, presje dhjetore, pjesë dhjetore
2. shpreh me fjalë mbledhjen dhe zbritjen në
· Rende dhjetore
shtyllë;
3. zgjidh situata të thjeshta praktike ku zbato-
hen mbledhja dhe zbritja e numrave dhjetorë.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
1. Teksti i nxënësit
2. Fletorja e punës
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
rimarrje njohurish, diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe dyshe, punë në grupe dyshe

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rimarrje njohurish, diskutim)


Për të realizuar këtë temë, mësuesi/ja përdor njohuritë e marra për mbledhjen dhe zbritjen e numrave të
plotë dhe atyre dhjetorë.
Fillohet me shembuj konkretë mbledhjesh dhe zbritjesh në shtyllë. Gjatë kryerjes së këtyre veprimeve
theksohet rëndësia e vendosjes së rendeve të njëjta nën njëra-tjetrën.

89
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe dyshe)


Punohet së bashku me nxënësit shembulli 3.4.
Pasi e vëzhgojnë ushtrimin e zgjidhur, bëhet prezantimi i tij në tabelë ku kërkohet që nxënësi të shprehë
me fjalë mënyrën e kryerjes së veprimit.
Duke pasur parasysh që nxënësit paraqesin vështirësi në plotësimin e zerove të parëndësishme gjatë
zbritjes, mësuesi/ja merr dhe shembuj të tjerë si 3.4/b.
Më pas klasa ndahet në grupe dyshe ku punohen ushtrimet 1-3 dy shtyllat e para për secilin ushtrim.
Udhëzohen nxënësit me anë të pyetjeve:
Si mblidhen dhe zbriten dy numra dhjetorë?
Si vendosen ata në shtyllë?
Si veprojmë me rendin kur mungon shifra?
Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe)
Nxënësit në grupe dyshe punojnë ushtrimin 1-3 në shtyllat e fundit dhe nxënësit e nivelit më të lartë
ushtrimin 4 dhe 5.
Prezantohen zgjidhjet në tabelë.
Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e rezultateve të të nxënit të përcaktuara për temën;
- saktësinë e kryerjes së mbledhjes dhe zbritjes së numrave dhjetorë;
- argumentimin e zgjidhjeve.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1, 3 dhe 4 në faqen 20 te fleta e punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin ushtrim.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Merr dy numra në mënyrë që numri i parë të plotpjesë-
tohet me numrin e dytë.
Tema mësimore:
Pastaj merr një numër dhjetor të cilin do ta pjesëtojë
3.6 Pjesëtimi i numrave dhjetorë me një numër të plotë.
Deri te presja pjesëtimi bëhet si te shembulli i parë.
Si veprohet me pjesën dhjetore?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Shfrytëzon të dhëna të burimeve të ndryshme për realizimin e projekteve në grup.
2. Kompetenca digjitale
Përdor teknologjinë për realizimin e projekteve.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Numër dhjetorë
Nxënësi/-ja: · Pjesë e plotë, presje dhjetore, pjesë dhjetore
1. pjesëton dy numra të plotë kur herësi del me mbetje; · Pjesëtim
2. pjesëton numrat dhjetorë me një apo dy shifra · Herës
pas presjes, me një numër të plotë njëshifror; · rezultat
3. zbaton njohuritë e marra mbi pjesëtimin në situ-
ata të thjeshta praktike.
90
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurriku-


Teksti i nxënësit lare:
Fletorja e punës Lidhet me shkencën në përgjithësi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
veprimtari, diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe dyshe, prezantim

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari, diskutim)


Mësuesi/ja shtron për diskutim situatën e dhënë më lart.
Gjatë diskutimit të situatës theksohet fakti që gjatë pjesëtimit të dy numrave pjesëtimi mund të jetë me
mbetje.
Theksohet dhe momenti i vendosjes së presjes tek rezultati.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Punohet së bashku me nxënësit shembulli 3.5, ku ftohen nxënësit që të diskutojnë për teknikat e kryerjes
së pjesëtimeve.
Ndihmohen nxënësit me anë të pyetjeve.
A pjesëtohet 6 me 7?
Si veprojmë për të vazhduar pjesëtimin?
Gjatë pjesëtimit nxënësit paraqesin vështirësi për vendosjen e zerove të përshtatshme në fund të një
numri të plotë apo gjatë pjesëtimit me mbetje. Gjatë ushtrimeve tregohet kujdes që të sqarohet kjo pjesë.
Gjithashtu ata mund të harrojnë të vendosin presjen te rezultati. Për të sqaruar këtë, mësuesi/ja kërkon
vazhdimisht që nxënësit të komentojnë pjesëtimin e kryer.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe, prezantim)


Ndahet klasa në grupe dyshe, ku punohen ushtrimet 1, 2, 3 në faqen 38 te libri.
Udhëzohen nxënësit për zgjidhjen e ushtrimit 3.
Gjeni fillimisht sasinë e tri lëndëve së bashku.
Pjesëtoni shumën e gjetur me 4.
Jepni përgjigjen.
Diskutohen përgjigjet në tabelë.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e rezultateve të të nxënit të përcaktuara për temën;
- saktësinë e kryerjes së pjesëtimit;
- argumentimin e veprimeve të kryera;
- zgjidhjen e situatave problemore.
Vlerësohet gjithashtu puna në grup dhe aktivizimi në tabelë apo përgjigjet e dhëna.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1, 2, 6, dhe 7 në fletoren e punës.
Jepen udhëzimet përkatëse.

91
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Shumëzoni numrin 32 me numrin 2.
Shumëzoni numrin 3,2 me numrin 2.
3.7 Shumëzimi i numrave dhjetorë Si do të veproni?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.
1. Kompetenca digjitale
Beson në përdorimin e teknologjisë në llogaritje me numra.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: · Numër dhjetor
Nxënësi/-ja: · Pjesë e plotë, presje, pjesë dhjetore
1. shumëzon dy numra të plotë; · Rezultat
2. shumëzon një numër dhjetor me një numër të plotë; · Llogaritje ekuivalente
3. shumëzon dy numra dhjetorë;
4. zgjidh situata të thjeshta praktike.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
1. Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
2. Fletorja e punës Lidhet me teknologjinë dhe me jetën reale.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
veprimtari, diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe, prezantim

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari, diskutim)


Për të realizuar këtë temë, mësuesi/ja përdor situatën e vendosur në fillim, si dhe njohuritë e marra mbi
numrat dhjetorë dhe vendvlerat.
Shtrohet për diskutim situata e vendosur në fillim.
Pas diskutimit të situatës theksohet fakti se shumëzimi i numrave dhjetorë është i njëjtë me shumëzimin
e numrave pa presje, duke pasur parasysh faktin që te rezultati përfundimtar duhet vendosur presja sipas
një rregulle të caktuar.
Merret një shembull dhe tregohet mënyra e vendosjes së presjes te rezultati.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Mësuesi/ja jep udhëzimet se si do shumëzohet një numër dhjetor me një numër të plotë apo dy numra
dhjetorë me njëri-tjetrin.
Më pas diskutohet dhe zgjidhet së bashku me nxënësit shembulli 3.6.
Nxiten nxënësit që të shprehin me fjalë procesin e shumëzimit, si dhe vendosjen e presjes te rezultati
përfundimtar.
Gjatë shumëzimit të numrave dhjetorë nxënësit zakonisht harrojnë të vendosin presjen te rezultati, prandaj
mësuesi/ja e thekson shpesh këtë fakt që ata ta mbajnë mend.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (puna në grupe, prezantim)


Nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimet 1-3 në faqen 39 te libri i nxënësit, ku secili grup punon një
pjesë të tyre.
Udhëzohen nxënësit për të punuar ushtrimin 4.
Së pari, kryeni shumëzimin.

92
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Së dyti, ktheni kg në ton.


Së treti, kryeni rrumbullakimin që të merrni vlerën 4,1 tonë.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e rezultateve të të nxënit të përcaktuara për temën;
- saktësinë e kryerjes së shumëzimit;
- argumentimin e veprimeve të kryera;
- zgjidhjen e situatave problemore.
Vlerësohet gjithashtu puna në grup dhe aktivizimi në tabelë apo përgjigjet e dhëna.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 3, 4 dhe 7 në faqen 22 te fleta e punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Merr dy numra të tillë që numri i parë të plotpjesë-
tohet me numrin e dytë.
Tema mësimore:
Pastaj merr një numër dhjetor, të cilin do ta pjesë-
3.8 Pjesëtimi me numra dhjetorë tojë me një numër të plotë.
Deri te presja dhjetore pjesëtimi bëhet si te shem-
bulli i parë.
Shtrohet pyetja: Si veprohet me pjesën dhjetore?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Shfrytëzon të dhëna të burimeve të ndryshme për realizimin e projekteve në grup.
2. Kompetenca qytetare
Respekton punën e kryer mirë dhe pranon opinionet e shokëve duke treguar tolerancë.
3. Kompetenca digjitale
Përdor teknologjinë për realizimin e projektit në grup.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: Numra të plotë
Nxënësi/-ja: Numra dhjetorë
1. pjesëton dy numra të plotë kur herësi del me ose
pa mbetje;
2. pjesëton numrat dhjetorë me një apo dy shifra pas
presjes ,me një numër të plotë njëshifror;
3. pjesëton dy numra dhjetorë;
4. zbaton njohuritë e marra mbi pjesëtimin në situata
të thjeshta praktike.

93
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkur-


1. Teksti i nxënësit rikulare:
2. Fletorja e punës Lidhet me shkencën në përgjithësi ,si dhe me jetën
reale. Lidhet mësimin 3.1
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
veprimtari, vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe dyshe, diskutim

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari)


Mësuesi/ja shtron për diskutim situatën e dhënë më lart.
Pas kryerjes së dy pjesëtimeve në tabelë (shembuj të parapërgatitur nga vetë mësuesi/ja), merren shembuj
të tjerë për të kujtuar shumëzimin dhe pjesëtimin me 0,1; 0,01;...(shembulli 5 faqe 33 te mësimi 3.1)
18 ∙ 0,1; 23,6 ∙ 0,01; 0,6 : 0,1; 4,5 : 0,01
Disa nxënës i paraqesin zgjidhjet në tabelë. Kërkohet që ata të shprehin me fjalë veprimet e kryera dhe
lidhjen që ekziston ndërmjet shumëzimit me 0,1; 0,01; ... dhe pjesëtimit me 10; 100; ...

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Nxiten nxënësit që të lexojnë dhe punojnë në fletore shembullin 3.7.
Pas kësaj bëhet prezantimi i tij në tabelë, ku nxënësit duhet të shprehin me gojë të gjithë procesin e
kryerjes së pjesëtimit në shtyllë.
Do ishte mirë që mësuesi/ja të kishte parapërgatitur një tabelë me njohuritë e marra në mësimin 3.1, ku të
ishin vendosur rregullat e shumëzimit dhe pjesëtimit si veprime të anasjella me njëra-tjetrën.
p.sh .: 18 ∙ 0,1 = 18 : 10.
Pas kësaj nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimin 1, ku secila nga dyshet punon nga një shtyllë.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë punën e tyre në tabelë.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe, diskutim)


Nxënësit vazhdojnë të punojnë në grupe dyshe ushtrimet 2-4 në faqen 40 në libër.
Udhëzohen nxënësit për zgjidhjen e ushtrimit 4.
Zbatoni radhën e kryerjes së veprimeve.
Veprimet e kryera paraqitini në shtyllë.
Diskutohen përgjigjet e nxënësve në tabelë.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e rezultateve të të nxënit të përcaktuara për temën;
- saktësinë e kryerjes së pjesëtimit;
- argumentimin e veprimeve të kryera;
- zgjidhjen e situatave problemore.
Vlerësohet gjithashtu puna në grup dhe aktivizimi në tabelë apo përgjigjet e dhëna gjatë diskutimit të
ushtrimeve.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 3, 4 dhe 5 në faqen 23 të fletores së punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin nga ushtrimet.

94
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Merr dy numra dhe gjen: shumën
ndryshesën
Tema mësimore:
prodhimin
3.9 Vlerësimi dhe përafrimi i një rezultati herësin
Shtrohet pyetja: Si do të provojmë që rezultati
është i saktë?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Shfrytëzon të dhëna të burimeve të ndryshme për realizimin e projekteve.
1. Kompetenca qytetare
Zbaton dhe respekton rregullat e punës në grup.
1. Kompetenca personale
Demonstron besim në forcat vetjake.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: · Përafrim
Nxënësi/-ja: · Veprim i njëvlershëm
1. kryen katër veprimet: mbledhje, zbritje, shumëzim,
pjesëtim;
2. bën provën e veprimit të kryer;
3. kontrollon rezultatin me anë të rrumbullakimit;
4. zgjidh situata të thjeshta praktike duke argumentuar
veprimin e kryer.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
1. Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
2. Fletorja e punës Lidhet me shkencat në përgjithësi.
Lidhet me jetën reale.
Lidhet me fushën e gjuhës dhe të komunikimit.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, veprimtari, vëzhgo-analizo-zbato, punë e drejtuar, prezantim, punë e pavarur

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, veprimtari)


Mësuesi/ja shtron për diskutim situatën e dhënë më lart.
Nxiten nxënësit që të kontrollojnë saktësinë e punës së tyre me anë të veprimit të anasjellë apo me anë të
rrumbullakimit.
Kërkoni vazhdimisht gjatë prezantimit të punës në tabelë që nxënësi/ja të kontrollojë punën e tij/ e saj.
Për të realizuar këtë, ata zakonisht e fillojnë punën nga e para. Këmbëngulni që gjatë kësaj ore nxënësit të
kuptojnë se për të kontrolluar saktësinë e veprimit të kryer ata mund të përdorin veprimet e anasjella ose
rrumbullakimin.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato, punë e drejtuar, prezantim)


Punohet pjesa e parë e mësimit dhe shembulli 3.8 së bashku me nxënësit.
Pasi ata e punojnë ushtrimin në grupe, bëhet prezantimi i tij në tabelë.
Gjatë prezantimit kërkohet që para çdo veprimi të kryer nxënësi të parashtrojë një pyetje.
Nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimin 1 dhe 2 në faqen 42 në libër.
Ushtrimi 1
Udhëzohen nxënësit për zgjidhjen e tij duke i ndihmuar me anë të pyetjeve:

95
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Sa është shuma që Ardita do të kursejë?


Sa është shuma që ajo ka kursyer deri tani?
Me anë të cilit veprim gjejmë shumën e kërkuar?
Ushtrimi 2
a) Sa euro do të paguhet për orët e punës?
Si e gjejmë pagën përfundimtare?
b) Sa euro paguhet për shërbimin në shtëpi?
Po të zbresim këtë shërbim nga paga e marrë, shuma e mbetur çfarë tregon?
Me anë të cilit veprim gjejmë orët e punës?
Kontrolloni punën tuaj me anë të veprimit të anasjellë apo të rrumbullakimit.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë punën e tyre në tabelë. Nxitini nxënësit që para çdo veprimi të kryer
të shtrojnë një pyetje, si dhe të kontrollojnë saktësinë e zgjidhjes.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë e pavarur)


Nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimin 3 dhe 4. Secila dyshe do ketë vetëm njërin prej tyre.
Diskutohen zgjidhjet në tabelë.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e rezultateve të të nxënit të përcaktuara për temën;
- saktësinë e kryerjes së veprimeve gjatë zgjidhjes së problemave;
- argumentimin e veprimeve të kryera;
- zgjidhjen e situatave problemore.
Vlerësohet gjithashtu puna në grup dhe aktivizimi në tabelë apo përgjigjet e dhëna gjatë diskutimit të
ushtrimeve.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 24 të fletores së punës. Ushtrimet 3-6 ndahen me grupe, ku secili grup duhet
të ketë një problemë.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Situata e të nxënit:
Mund të përdoren situatat e trajtuara gjatë ka-
Tema mësimore:
pitullit ose situata të tjera të krijuara nga vetë
3.10 Përsëritje
mësuesi/ja.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Arsyeton dhe përzgjedh strategjitë e duhura për zgjidhjen e problemave.
2. Kompetenca e të nxënit
Shfrytëzon njohuritë e marra gjatë kapitullit për zgjidhjen e ushtrimeve dhe problemave.
Zbaton rregullat e punës së pavarur; respekton shokët.

96
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:


sipas temës mësimore: · Fuqi të dhjetës
Nxënësi/-ja: · Fuqi
1. dallon pjesët përbërëse të një numri dhjetor; · Eksponent
2. mbledh dhe zbret numrat dhjetorë; · Shkallë saktësie
3. shumëzon dhe pjesëton numrat dhjetorë me 0,1; 0,01; ...; · Veprim i njëvlershëm
4. krahason dhe rendit numrat dhjetorë; · Përafrim
5. kryen rrumbullakimin e një numri sipas një shkalle të · Mbledhje, zbritje, shumëzim, pjesëtim
dhënë saktësie;
6. shumëzon dhe pjesëton dy numra të plotë, numra dhje-
torë me një numër të plotë apo dy numra dhjetorë;
7. vlerëson saktësinë e një veprimi me anë të përafrimit
ose rrumbullakimit;
8. zgjidh dhe argumenton situata të thjeshta praktike.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Materiale të parapërgatitura nga vetë mësuesi/ja Lidhet me shkencën në përgjithësi.
Lidhet me jetën reale.
Lidhet me fushën e gjuhës dhe komunikimit.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
kontroll njohurish, metoda ndërvepruese, punë e pavarur, diskutim
Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (kontroll njohurish)


Kontrollohen njohuritë e marra me anë të situatave të krijuara nga vetë mësuesi, që mund të jenë shembuj
të ndryshëm, të cilët përmbushin secilën nga rezultatet e të nxënit të përcaktuara për temën.
p.sh.: dallon pjesët përbërëse të një numri dhjetor.
12,457 lexoni vendvlerat

b. Ndërtimi i njohurive të reja (metoda ndërvepruese)


Punohen ushtrimet 1-7 së bashku me nxënësit.
Udhëzohen ata për zgjidhjen e tyre dhe diskutohen zgjidhjet në tabelë.
Gjatë prezantimit të këtyre ushtrimeve në tabelë kërkohet që nxënësi të shprehë më fjalë çdo veprim që
ai kryen.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë e pavarur, diskutim)


Nxënësit punojnë në punë të pavarur ushtrimin 8 dhe ushtrimet 9-12/a,b në faqen 43 te libri i nxënësit.
Diskutohen zgjidhjet në tabelë.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e rezultateve të të nxënit të përcaktuara për temën;
- saktësinë e kryerjes së veprimeve: mbledhje, zbritje, shumëzim, pjesëtim;
- argumentimin e veprimeve të kryera;
- zgjidhjen e situatave problemore.
Vlerësohet gjithashtu puna në grup dhe aktivizimi në tabelë apo përgjigjet e dhëna gjatë diskutimit të
ushtrimeve.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 11 e 12 /c,d, si dhe ushtrimet 13 dhe 14.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

97
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja bën një parashtrim të kapitullit të ri duke
Tema mësimore: analizuar edhe materialin e paraqitur në fillim të
4.1 Zgjedhja e njësive të përshtatshme kapitullit në faqen 44.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Identifikon dhe vlerëson sipas rastit njësitë matëse.
2. Kompetenca personale
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Njësitë e matjes
Nxënësi/-ja: · Gjatësi
zgjedh njësitë e përshtatshme për të matur dhe
· Masë
vlerësuar me afërsi;
zgjedh njësitë e përshtatshme për të llogaritur dhe · Kapacitet
zgjidhur problema nga jeta e përditshme; · Vëllim
kthen njësitë nga më e vogla në më të madhen dhe
anasjellas.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me fushën e edukimit fizik; sportet dhe
Tabela me njësitë matëse shëndetin; matjet e largësive në garat e vrapimit.
Lidhet me fushën e shkencave të natyrës, matje të
ndryshme në fizikë dhe në kimi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


rikujtim njohurish, vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe dyshe / praktikë e pavarur

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja ka përgatitur tabela me njësitë e gjatësisë, masës, kapacitetit,
syprinës dhe vëllimit. Rikujton këto njësi dhe lidhjet që ekzistojnë ndërmjet tyre. Mësuesi/-ja përgatit
ushtrime të ndryshme për këmbimin e njësive të gjatësisë, masës, kapacitetit, sipërfaqes dhe vëllimit.
Nxënësit i punojnë në punë të pavarur dhe i diskutojnë ato në grupe dyshe. P.sh.,
1. Qarkoni kthimin e saktë.
m në cm a) ∙ 100 b) : 100 c) ∙ 10 ç) : 10
m l në l a) ∙ 100 b) : 100 c) ∙ 1000 ç) : 1000
kg në g a) ∙ 100 b) : 100 c) ∙ 1000 ç) : 1000
kg në t a) ∙ 100 b) : 100 c) ∙ 1000 ç) : 1000
2. Ktheni këto gjatësinë njësitë treguara.
a) 30 mm =______ cm b) 28 cm = ______ mm c) 2,5 m=_______ cm
ç) 4000 m =_____km d) 690 cm =______ m dh) 2,7 m =_______cm
3. Ktheni këto masa në njësitë e treguara.
a) 5000 kg =______t b) 3 kg =________ g c) 3,8 t = _____ kv
ç) 6800 g =_______kg d) 1,2 kg = _______t dh) 398 g =______ kg
4. Ktheni këto kapacitete në njësitë e treguara.
a) 50000 ml =_______l b) 6 l =______ml c) 6,2 l =_______ml
ç) 5600 ml =_______l d) 0,7 l =______ml dh) 780 ml =______ l

98
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Mësuesi/-ja udhëzon nxënësit të vëzhgojnë shembullin 4.1 të tekstit të nxënësit dhe më pas e diskutojmë
së bashku.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe / praktikë e pavarur)
Nxënësit punojnë ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 45 dhe i diskutojmë ato.

Vlerësimi
Nxënësit vlerësohen për saktësinë e përgjigjeve dhe të punës individuale

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1, 2 dhe 3 faqe 25 të fletores së punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Drita vlerësoi lartësinë e një njeriu 1,2 km.
4.2 Zgjedhja e njësive të përshtatshme (ora e dytë) Albani vlerësoi masën e një veze 6 g.
Teuta vlerësoi kapacitetin e një pishine 1500 ml.
Si kanë vepruar ata?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Identifikon dhe vlerëson sipas rastit njësitë matëse.
2. Kompetenca personale
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore:: · Njësitë e matjes
Nxënësi/-ja: · Gjatësi
1. zgjedh njësitë e përshtatshme për të matur, · Masë
vlerësuar me afërsi; · Kapacitet
2. zgjedh njësitë e përshtatshme për të llogaritur dhe · Vëllim
zgjidhur problema nga jeta e përditshme;
3. kthen njësitë nga më e vogla në më të madhen dhe
anasjellas.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me fushën e edukimit fizik, sportet dhe
Tabela të ndryshme me njësitë e matjes shëndetin, matjet e largësive në garat e vrapimit.
Lidhet me fushën e shkencave të natyrës, matje të
ndryshme në fizikë dhe në kimi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
rikujtim njohurish, veprimtari, punë në grupe të diferencuara, prezantim

99
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish, veprimtari)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor kontrollin e detyrave të shtëpisë, ushtrimet (2,3) faqe 25
fletorja e punës. Gjithashtu parashtrohet situata e menduar më lart. Diskutohen përgjigjet e nxënësve.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë në grupe të diferencuara)


Klasa ndahet në grupe sipas niveleve të arritjeve.
Niveli i parë: ushtrimet 4 dhe 5 në faqen 46 te libri i nxënësit.
Niveli i dytë: ushtrimet 5, 6 dhe 7 në faqen 46 te libri i nxënësit.
Niveli i tretë: ushtrimet 7, 9 dhe 10 në faqen 46 te libri i nxënësit.
Niveli i katërt: ushtrimet 10, 11 dhe 12 në faqen 46 te libri i nxënësit.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantim)


Pas përfundimit të punës individuale, nxënësit prezantojnë punën e bërë.
Vlerësimi
Nxënësit vlerësohen për saktësinë e punës së pavarur dhe saktësinë e përgjigjeve të dhëna.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 5, 6 dhe 9 në faqen 25 te fletorja e punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Për të realizuar këtë orë mësimore, mësuesi/ja krijon situatën
Tema mësimore: e mëposhtme:
4.3 Kilometrat dhe miljet (ora e parë) Flori po udhëtonte me xhaxhanë e tij në makinë. Ai vuri re se
matësi i shpejtësisë tregonte shumë më pak se shpejtësia që
lexonte zakonisht te makina e të atit, ndërkohë që i dukej po
ajo. Xhaxhai i tha se makina ishte blerë në Angli. Flori ven-
dosi ta diskutonte këtë në orën e matematikës.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Identifikon dhe vlerëson sipas rastit njësitë matëse.
2. Kompetenca personale
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.

Rezultatet e të nxënit sipas kompeten- Fjalë kyç:


cave të fushës sipas temës mësimore: · Njësitë e matjes
Nxënësi/-ja: · Gjatësi
krahason largësitë e matura në milje dhe · Kilometër
në kilometra; · Milje
kthen largësitë e matura në kilometra në milje;
kthen largësitë e matura në milje në kilo-
metra.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Teksti i nxënësit Lidhet me shkencat e natyrës; me matjen e gjatësive dhe me
Fletorja e punës sportet.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
parashikim me terma paraprakë, veprimtari, vëzhgo-analizo-zbato, punë në dyshe, prezantim.

100
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (parashikim me terma paraprakë, veprimtari)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor kontrollin e detyrave të shtëpisë. Parashtron për
diskutim situatën e përgatitur.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Bëhet shpjegimi i koncepteve të reja si: kilometri, milja. Një kilometër është më e vogël se milja.
1 km = ....... milje.
Për të kthyer një largësi nga km në milje shumëzohet me .......
Për të kthyer largësitë nga milja në km shumëzohet me ........
Nxënësit vëzhgojnë shembullin 4.2 dhe së bashku diskutojmë zgjidhjet e tyre.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në dyshe, prezantim)


Ushtrimet 1 dhe 2 te libri i nxënësit. Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur, diskutojnë me shokun
përgjigjet dhe më pas nxënës të ndryshëm prezantojnë përgjigjet e tyre në tabelë.

Vlerësimi
Nxënësit vlerësohen për saktësinë e punës së pavarur dhe saktësinë e përgjigjeve të dhëna.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1, 2 dhe 3 në faqen 26 fletorja e punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Për të realizuar këtë orë mësimore, mësuesi/-ja krijon
Tema mësimore: situatën e mëposhtme: Në vazhdim të historisë së
4. 4 Kilometrat dhe miljet (ora e dytë) Florit, kërkoj që nxënësit t’u përgjigjen këtyre pyetjeve:
A lejohet që makina të lëvizë me shpejtësi 70 milje/orë
nëse shpejtësia e lejuar është 90 km/orë. Nëse tabela
tregon 60 km/orë, sa duhet të tregojë shpejtësimatësi?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Identifikon dhe vlerëson sipas rastit njësitë matëse.
2. Kompetenca personale
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Njësitë e matjes
Nxënësi/-ja: · Gjatësi
1. krahason largësitë e matura në milje dhe në · Kilometër
kilometra; · Milje
2. kthen largësitë e matura në kilometra në milje;
3. kthen largësitë e matura në milje në kilometra.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurriku-
Teksti i nxënësit lare:
Fletorja e punës Lidhet me shkencat e natyrës, matjen e gjatësive, spor-
tet
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
veprimtari, punë në grupe dyshe, diskutim, punë e diferencuar, prezantim

101
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit


a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari)
Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja bën kontrollin e detyrave të shtëpisë dhe parashtron situatën e
menduar më lart.

c. Ndërtimi i njohurive të reja (punë në grupe dyshe, diskutim)


Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet 4 , 5 dhe 6 pasi i diskutojnë me shokun e bankës i
diskutojmë me të gjithë klasën.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë e diferencuar, prezantim)


Grupi i parë: ushtrimi 7 në faqen 48 te teksti i nxënësit, niveli nën mesataren.
Grupi i dytë: ushtrimi 9 në faqen 48 te teksti i nxënësit, niveli mesatar.
Grupi i tretë: ushtrimi 10 në faqen 48 te teksti i nxënësit, niveli mbi mesataren.
Nxënës nga secili grup bëjnë prezantimin e zgjidhjeve të ushtrimeve.

Vlerësimi
Nxënësit vlerësohen për saktësinë me të cilën këmbejnë miljet në km dhe anasjellas. Gjithashtu
vlerësohet pjesëmarrja e nxënësit në diskutimin dhe debatin që organizohet gjatë gjithë orës.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 4, 5, 6 dhe 9 në faqen 26 të fletores së punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Vlejnë situatat e përdorura gjatë gjithë kapitullit.
Tema mësimore:
4.5 Përsëritje
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
Përdor njohuritë e marra për njësitë në veprimtari praktike dhe situata në jetën e përditshme.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: · Njësitë e matjes
Nxënësi/-ja: · Gjatësi
1. zgjedh njësitë e përshtatshme për të matur dhe · Masë
vlerësuar me afërsi; · Kapacitet
2. zgjedh njësitë e përshtatshme për të llogaritur dhe · Vëllim
zgjidhur problema nga jeta e përditshme;
· Kilometër
3. kthen njësitë nga më e vogla te më e madhja dhe
· Milje
anasjellas;
4. krahason largësitë e matura në milje dhe në kilometra;
5. kthen largësitë e matura në kilometra në milje;
6. kthen largësitë e matura në milje në kilometra.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me të gjitha fushat e dhëna gjatë këtij
Tabela të ndryshme me njësitë e matjes kapitulli.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


diskutim, punë në grupe, prezantime
102
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)


Diskutim: Nxënësit me fjalët e tyre tregojnë përdorimin e gjerë të njësive matëse në jetën e përditshme.
Gjithashtu tregohet rëndësia që ka njohja e tyre dhe veprimet me njësitë matëse.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë në grupe)


Klasa ndahet në tri grupe, ku punohen ushtrimet e faqes 49 nga libri i nxënësit.
Grupi i parë punon ushtrimet 1, 5 dhe 8.
Grupi i dytë punon ushtrimet 2, 6 dhe 9.
Grupi i tretë punon ushtrimet 3, 7 dhe 11.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime)


Pas përfundimit të ushtrimeve, secili grup paraqet punën e bërë.

Vlerësimi
Vlerësohet puna individuale e nxënësve, bashkëpunimi ndërmjet tyre, pjesëmarrja në diskutimin që
organizohet në klasë. Mësuesi/ja bën vlerësimet përkatëse dhe i pasqyron ato në evidencën e vlerësimit
të vazhdueshëm.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 3, 4 dhe 10 në faqen 49 te libri i nxënësit.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Gjeometria Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Ndërton në tabelë dy drejtëza paralele të prera
Tema mësimore: nga një e tretë dhe kërkon që nxënësit të gjejnë
5.1 Drejtëzat paralele këndet që formohen.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Organizon lidhjet konceptuale të njohurive.
2. Kompetenca e të nxënit
Demonstron kuriozitet për gjeometrinë.
3. Kompetenca personale
Demonstron vullnet në arritjen e rezultateve.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: · Drejtëza paralele
Nxënësi/-ja: · Drejtëz prerëse
1. dallon drejtëzat paralele dhe drejtëzat prerëse; · Kënde përgjegjës
2. përcakton llojet e këndeve që formohen nga preja e dy · Kënde ndërruese
drejtëzave paralele me një të tretë; · Kënde të barabarta
3. formulon dhe zbaton vetitë e drejtëzave paralele;
4. zbaton njohuritë e marra mbi këndet në situata të
thjeshta praktike.

103
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Me artet në përdorimin e figurave gjeometrike
Me shkencat e natyrës
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, punë në grupe, marrëdhënie pyetje-përgjigje, vëzhgo-analizo-zbato, puna në grupe dyshe, pre-
zantime në forma të ndryshme
Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, punë në grupe, marrëdhënie pyetje-përgjigje)


Ftohen nxënësit që të ndërtojë secili prej tyre një çift drejtëzash paralele dhe një çift drejtëzash prerëse.
Pastaj shtrohet për diskutim situata e dhënë më lart.
Së bashku më nxënësit identifikohen llojet e këndeve që formohen në rastin e prerjes së dy drejtëzave
paralele nga një e tretë.
Ndahet puna në grupe dyshe ku secili grup duhet t’i përgjigjet njërës nga pyetjet:
1. Kur një drejtëz quhet prerëse?
2. Kur dy drejtëza quhen paralele?
3. Cilat janë llojet e këndeve që formohen nga prerja e dy drejtëzave paralele nga një e tretë?
4. Cilat janë vetitë e drejtëzave paralele?
Dyshe të ndryshme mund të kenë të njëjtën pyetje.
Diskutohen përgjigjet në tabelë duke i shoqëruar me figurë.
b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)
Shtrohet për diskutim situata e shembullit 5.1 faqe 51.
Theksohet fakti që këtu kemi dy drejtëza prerëse.
Ndahet puna në grupe dyshe dhe pastaj diskutohen përgjigjet në tabelë.
Kërkohet që vetë nxënësit të vlerësojnë përgjigjet e grupit tjetër.
Pas kësaj kalohet në një shembull konkret duke marrë kënde me vlera numerike gjatë diskutimit të këtij
ushtrimi theksohen vetitë e rëndësishme të drejtëzave paralele, nga prerja e të cilave formohen kënde
përgjegjëse dhe ndërruese të barabarta.
Nxënësit mund të krijojnë keqkuptime që nëse dy kënde janë të barabarta, ato mund të jenë ose
përgjegjëse ose të ndërruese. Duhen marrë shembuj për të sqaruar këtë pikë. (Kënde përgjegjëse ose
ndërruese të barabarta formohen vetëm nga prerja e dy paraleleve me një prerëse.)
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (puna në grupe dyshe, prezantime në forma
të ndryshme)
Nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimet 1-3 në faqen 52 në libër. Udhëzohen nxënësit për zgjidhjen e
tyre me anë të pyetjeve:
Cilën shkronjë mund të përdorim për identifikimin e këndeve përgjegjëse?
Po për këndet ndërruese?
Cilat janë vetitë e drejtëzave paralele?
Diskutohen përgjigjet në tabelë.
Plotësohet ushtrimi 4 në libër.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e kompetencave të temës;
- identifikimin e drejtëzave paralele dhe atyre prerëse;
- përcaktimin e këndeve që formohen nga prerja e dy drejtëzave paraleleve;
- zbatimin e tyre në situata të thjeshta praktike.
Detyrat dhe puna e pavarur.
Ushtrimet 1-3 në faqen 27 te fletorja e punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

104
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Gjeometria Situata e të nxënit:
Ndërton në tabelë dy drejtëza paralele të prera nga
Tema mësimore: një e tretë dhe kërkon që nxënësit të gjejnë këndet që
5.2 Drejtëzat paralele formohen.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Organizon lidhjet konceptuale të njohurive.
2. Kompetenca e të nxënit
Demonstron kuriozitet për gjeometrinë.
3. Kompetenca personale
Demonstron vullnet në arritjen e rezultateve.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Drejtëza paralele
Nxënësi/-ja: · Drejtëz prerëse
1. dallon drejtëzat paralele dhe drejtëzat prerëse; · Kënde përgjegjës
2. përcakton llojet e këndeve që formohen nga · Kënde ndërrues
preja e dy drejtëzave paralele me një të tretë; · Kënde të barabartë
3. formulon dhe zbaton njohuritë e drejtëzave
paralele;
4. zbaton njohuritë e marra mbi këndet në situata
të thjeshta praktike.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletore pune Me artet në përdorimin e figurave gjeometrike
Me shkencat e natyrës
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
rikujtim njohurish, vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe dyshe, prezantime në forma të ndryshme

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish)


Meqenëse është ora e dytë kujtohen dhe një herë njohuritë e marra me anë të një shembulli në tabelë.
Duke pasur parasysh që nxënësit mund të kenë krijuar një koncept të gabuar, ku nëse dy kënde janë të
barabarta, ato mund të jënë përgjegjëse ose ndërruese, gjatë këtij shembulli sqarohet ky fakt.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Ndahet klasa në dy gupe të mëdha dhe udhëzohen nxënësit që të lexojnë me kujdes ushtrimin 5 dhe 6
në faqen 52 në libër.
Diskutohen përgjigjet e nxënësve në tabelë.
Gjatë ushtrimit 5 nxitet fantazia e nxënësve për përdorimin e shkronjave kapitale dhe përshtatjen e tyre
me situata praktike.
Gjatë diskutimit të ushtrimit 6 nxënësit duhet të sqarohen plotësisht që nëse drejtëzat janë paralele,
atëherë këndet përgjegjëse dhe ndërruese janë të barabarta dhe anasjellas.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (puna në grupe dyshe, prezantime në forma
të ndryshme)
Nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimet 7-9 në libër.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë përgjigjet në tabelë.
Gjatë prezantimit grupet e ndryshme korrigjojnë njëri-tjetrin.
Gjatë prezantimit kërkohet që nxënësit të përkufizojnë vetitë e drejtëzave paralele.

105
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e kompetencave të temës;
- identifikimin e drejtëzave paralele dhe atyre prerëse;
- përcaktimin e këndeve që formohen nga prerja e dy paraleleve;
- zbatimin e tyre në situata të thjeshta praktike.
Merret parasysh gjithashtu dhe puna në grup e nxënësit, si dhe vlerësimi i nxënësit nga nxënësi.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 5, 6 dhe 7 në faqen 28 te fletorja e punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.
(Për ushtrimin 8: meqenëse drejtëzat janë paralele, mund të mendohen si brinjë të një katërkëndëshi, ku
shuma e dy këndeve të njëpasnjëshme është 180°.)

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Gjeometri Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Ndërton në tabelë një trekëndësh dhe shtron
5.3 Vetitë e këndeve pyetjen sa është shuma e këndeve të brendshme të
trekëndëshit?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit.
Organizon lidhjet konceptuale të njohurive.
2. Kompetenca e të nxënit.
Demonstron kuriozitet për gjeometrinë.
3. Kompetenca personale.
Demonstron vullnet për arritjen e rezultateve.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Trekëndësh
Nxënësi/-ja: · Kënde të trekëndëshit
1. përcakton këndet e jashtëm dhe të brendshëm të · Kënd i jashtëm, kënd i brendshëm
një trekëndëshi; · Provë
2. vërteton që shuma e këndeve të brendshme të · Vërtetim
çdo trekëndëshi është 180°;
3. vërteton që këndi i jashtëm i trekëndëshit
është i barabartë me shumën e dy këndeve jo të
bashkëmbështetura me të;
4. zbaton njohuritë e marra në situata të thjeshta
praktike.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
1. Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
2. Fleta e punës Me artet në përdorimin e figurave gjeometrike
Me shkencat
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
rikujtim njohurish, diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe dyshe, punë individuale
106
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish, diskutim)


Meqenëse gjatë kësaj ore do përdoren njohuritë e marra në mësimin e kaluar mbi këndet përgjegjëse dhe
ndërruese, bëhet një përsëritje e njohurive të marra duke kontrolluar detyrat e shtëpisë apo me anë të
pyetjeve.
Shtrohet për diskutim situata e dhënë më lart.
Përgjigjet e nxënësve do të jenë në përgjithësi: pozitive 180°.
Tani para tyre shtrohet pyetja: A mund ta vërtetoni ju vetë një fakt të tillë?

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Nxënësit punojnë në grupe dyshe, ku secili prej tyre ndërton një trekëndësh dhe me anë të matjeve gjen
shumën e këndeve të tij të brendshme.
Shtrohet pyetja para nxënësve: Këto përfundime që ju i nxorët me anë të provave, a mund t’i
përgjithësojmë për të gjithë trekëndëshat?
Mundohuni të sqaroni nxënësit për dallimin ndërmjet provës dhe përgjithësimit.
Pas kësaj kalohet në vërtetimin 1 dhe 2, i cili realizohet së bashku me nxënësit.
Mësuesi/ja kërkon që nxënësit të formulojnë dy vërtetimet e bëra.
Punohen së bashku me nxënësit ushtrimet 1 dhe 3 në faqen 55 në libër.
Nxiten nxënësit që të shprehin me fjalë mënyrën e gjetjes së vlerave të këndeve.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe, puna individuale)
Nxënësit punojnë ushtrimin 2 dhe 4 në faqen 55 në libër.
Prezantohen ushtrimet në tabelë.

Vlerësimi
Mësuesi/ja bën vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- përvetësimin e rezultateve të të nxënit të përcaktuara për temën;
- identifikimin e këndeve të brendshme dhe të jashtme të një trekëndëshi;
- formulimin e vetive për shumën e këndeve të brendshme të trekëndëshit dhe këndit të tij të jashtëm;
- zbatimin e këtyre njohurive në situata të thjeshta praktike.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1-4 në faqen 29 te fleta e punës.
Udhëzohen nxënësit për secilin prej tyre.
(Për ushtrimin 4 udhëzohen që të përdorin masën e këndit të shtrirë dhe vetitë e drejtëzave paralele.)

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Gjeometri Situata e të nxënit:
Mësuesi /ja:
Tema mësimore: Mund të përdorë situatën e mësimit të kaluar
5.4 Vetitë e këndeve ose të tjera të krijuara nga ai vetë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit.
Organizon lidhjet konceptuale të njohurive.
2. Kompetenca e të nxënit.
Demonstron kuriozitet për gjeometrinë.
3. Kompetenca personale.
Demonstron vullnet në arritjen e rezultateve.
107
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:


sipas temës mësimore: · Trekëndësh
Nxënësi/-ja: · Kënde të trekëndëshit
1. përcakton këndet e jashtme dhe të brendshme · Kënd i jashtëm, kënd i brendshëm
të një trekëndëshi; · Provë
2. vërteton që shuma e këndeve të brendshme të çdo · Vërtetim
trekëndëshi është 180°;
3. vërteton që këndi i jashtëm i trekëndëshit
është i barabartë me shumën e dy këndeve jo të
bashkëmbështetura me të;
4. zbaton njohuritë e marra në situata të thjeshta praktike.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fleta e punës Me artet në përdorimin e figurave gjeometrike
Me shkencat e natyrës
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
kontroll njohurish, vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe dyshe, prezantime në forma të ndryshme

Organizimi i orës së mësimit


a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (kontroll njohurish)
Meqenëse është ora e dytë, mësuesi/ja kontrollon njohuritë e marra me anë të detyrave të shtëpisë apo
situatave të krijuara nga ai/ajo vetë.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Punohen së bashku me nxënësit ushtrimet 5 dhe 6 në faqen 56 në libër.
Ndahet klasa në dy grupe të mëdha dhe nxënësit njihen me kërkesat e ushtrimeve.
Udhëzohen nxënësit për zgjidhjen e tyre me anë të pyetjeve:
Sa është shuma e këndeve të brendshme të një trekëndëshi?
Cilat janë vetitë e drejtëzave paralele?
Si lidhet këndi i jashtëm i trekëndëshit me këndet e brendshme të tij?
Përgjigjet e nxënësve diskutohen në tabelë.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (puna në grupe dyshe, prezantime në forma
të ndryshme)
Nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimet 7 dhe 8 në faqen 56 në libër.
Gjatë zgjidhjes së ushtrimit 7 nxënësit aftësohen për nxjerrjen e përfundimeve të reja duke përdorur
njohuritë e marra më parë.
Në këtë rast vërteton që shuma e këndeve të brendshme të çdo katërkëndëshi është 360° duke shfrytëzuar
njohuritë e marra për këndin e jashtëm të trekëndëshit, si dhe njohuritë e marra për këndin e plotë.
Gjatë zgjidhjes së ushtrimit 8 nxënësit përdorin njohuritë e mara për vetitë e drejtëzave paralele.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë.

Vlerësimi
Mësuesi/ja bën vlerësimin e disa nxënësve duke u bazuar në:
- përvetësimin e rezultateve të të nxënit të përcaktuara për temën;
- identifikimin e këndeve të brendshme dhe të jashtme të një trekëndëshi;
- formulimin e vetive për shumën e këndeve të brendshme të trekëndëshit dhe këndit të jashtëm të tij;
- zbatimin e vetive të drejtëzave paralele;
- zbatimin e këtyre njohurive në situata të thjeshta praktike.
Detyrat dhe puna e pavarur
Ushtrimet 5-7 te fleta e punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

108
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda:Matematikë Shkalla: Klasa:


Tematika:Gjeometri Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore:
Ndërton dy drejtëza paralele të prera
5.5 Zgjidhje problemash me kënde nga një e tretë dhe kërkon që nxënësit të
përcaktojnë llojet e këndeve që formohen.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Përdor imagjinatën dhe kreativitetin për zgjidhjen e problemave në gjeometri.
2. Kompetenca qytetare
Respekton punën e kryer mirë dhe pranimin e opinioneve të tjera duke treguar tolerancë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: · Trekëndësh, katërkëndësh
Nxënësi/-ja: · Drejtëza paralele
1. llogarit masat e këndeve duke përdorur njohuritë e marra; · Kënde përgjegjëse, ndërruese, të
1. përdor në problema të thjeshta masën e këndit të shtrirë barabarta
dhe atij të plotë; · Kënd i plotë, i shtrirë
2. përdor njohuritë e marra mbi këndet përgjegjëse dhe ato
ndërruese në drejtëza paralele të prera nga një e tretë;
3. përdor në problema të thjeshta njohuritë e marra për
shumën e këndeve të trekëndëshit dhe katërkëndëshit;
4. argumenton veprimet e tij gjatë zgjidhjes së problemave.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Me artet në përdorimin e figurave
gjeometrike
Me shkencat
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
rikujtim njohurish, të mësuarit hap pas hapi, punë në grupe dyshe
Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish)


Meqenëse është orë problemash, mësuesi/ja bën një përmbledhje të njohurive që do zbatohen gjatë kësaj
ore duke kontrolluar detyrat e shtëpisë, me anë të situatës së dhënë më lart apo situatave të krijuara nga
ai/ajo vetë, në mënyrë që të shfaqen të gjitha pikat e dhëna në fillim të mësimit.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (të mësuarit hap pas hapi)


Punohet së bashku me nxënësit shembulli i dhënë në libër.
Gjatë punimit të shembullit argumentohet çdo hap gjatë zgjidhjes.
Theksohet se gjatë argumentimit është e mjaftueshme për të shkruar një arsye të shkurtër të tillë, si:
kënde ndërruese, shuma e këndeve të një trekëndëshi etj.
Hapi i parë: Ndërtoni saktë figurën dhe emërtojeni atë.
Hapi i dytë: Shkruani të dhënat dhe atë që kërkohet.
Hapi i tretë: Bëni planin e zgjidhjes.
Hapi i katërt: Zgjidheni duke argumentuar çdo hap.
a° = x° (si kënde përgjegjëse)
a° = c°
c° = x° (si kënde ndërruese)
Hapi i pestë: Jepni përgjigjen duke përgjithësuar përfundimin e nxjerrë, si p.sh., këndi i jashtëm i

109
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

trekëndëshit është i barabartë më shumën e dy këndeve të brendshme jo të bashkëmbështetura.


Më pas diskutohet me gojë ushtrimi 1 në faqen 57 në libër.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe)


Nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimet 2-4 në faqen 58 në libër.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë.
Gjatë prezantimit kërkohet vazhdimisht që nxënësit të argumentojnë veprimet e bëra.

Vlerësimi
Mësuesi/ja bën vlerësimin e disa nxënësve duke u bazuar në:
- përvetësimin e rezultateve të të nxënit të përcaktuara për temën;
- formulimin e vetive për shumën e këndeve të brendshme të trekëndëshit dhe këndit të jashtëm të tij;
- zbatimin e vetive të drejtëzave paralele;
- përdorimin e këtyre njohurive në situata të thjeshta praktike.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1-3 në faqen 30 te fleta e punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Gjeometri Situata e të nxënit:
Tema mësimore:
Vetitë e trekëndëshit dybrinjënjëshëm
5.6 Zgjidhje problemash me kënde
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit.
Përdor imagjinatën dhe kreativitetin për zgjidhjen e problemave në gjeometri.
2. Kompetenca qytetare.
Respekton punën e kryer mirë dhe pranimin e opinioneve të tjera duke treguar tolerancë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: · Trekëndësh, katërkëndësh
Nxënësi/-ja: · Drejtëza paralele
1. llogarit masat e këndeve duke përdorur njohuritë e marra; · Kënde përgjegjëse të barabarta,
1. përdor në problema të thjeshta masën e këndit të shtrirë ndërruese të barabarta
dhe atij të plotë; · Kënd i plotë, i shtrirë
2. përdor njohuritë e marra për këndet përgjegjëse dhe ato
ndërruese në drejtëza paralele të prera nga një e tretë;
3. përdor në problema të thjeshta njohuritë e marra për
shumën e këndeve të trekëndëshit dhe katërkëndëshit;
4. argumenton veprimet e tij gjatë zgjidhjes së problemave.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Libri i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Me artet në përdorimin e figurave
gjeometrike
Me shkencat
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
kontroll njohurish, marrëdhënie pyetje-përgjigje, puna në grupe dyshe, metoda të ndryshme prezantimi
110
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (kontroll njohurish)


Meqenëse është ora e dytë kontrollohen njohuritë e marra me anë të detyrave të shtëpisë.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (marrëdhënie pyetje-përgjigje)


Punohet së bashku me nxënësit ushtrimi 4 dhe 5 në faqen 58 në libër.
Cilat janë vetitë e trekëndëshit dybrinjënjëshëm?
Si janë këndet e bazës?
Sa është shuma e këndeve të brendshme të trekëndëshit dhe katërkëndëshit?

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (puna në grupe dyshe, metoda të ndryshme
prezantimi)
Nxënësit të ndarë në grupe dyshe punojnë ushtrimet 6-9 në faqen 58-59 në libër.
Udhëzohen nxënësit para fillimit të punës.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë punën e tyre në tabelë.
Gjatë prezantimit kërkohet që nxënësit të argumentojnë veprimet e kryera.

Vlerësimi
Mësuesi/ja bën vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- përvetësimin e rezultateve të të nxënit të përcaktuara për temën;
- formulimin dhe zbatimin e vetive për shumën e këndeve të brendshme të trekëndëshit dhe këndit të
jashtëm të tij;
- zbatimin e vetive të drejtëzave paralele;
- përdorimin e këtyre njohurive në situata të thjeshta praktike.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 5, 6 dhe 7 në faqen 30 te fletorja e punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Gjeometri Situata e të nxënit:
Situatat e përdorura gjatë kapitullit
Tema mësimore:
5.7 Përsëritje

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e të menduarit
Përdor imagjinatën dhe kreativitetin për zgjidhjen e problemave në gjeometri.
2. Kompetenca qytetare
Respekton punën e kryer mirë dhe pranimin e opinioneve të tjera duke treguar tolerancë.

111
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:


sipas temës mësimore: · Trekëndësh, katërkëndësh
Nxënësi/-ja: · Drejtëza paralele
1. llogarit masat e këndeve duke përdorur njohuritë e marra; · Veti të drejtëzave paralele
1. përdor në problema të thjeshta masën e këndit të shtrirë · Kënde përgjegjëse të barabarta,
ndërruese të barabarta
dhe atij të plotë;
· Kënd i plotë, i shtrirë
2. përdor njohuritë e marra për këndet përgjegjëse dhe ato
ndërruese në drejtëza paralele të prera nga një e tretë;
3. përdor në problema të thjeshta njohuritë e marra për
shumën e këndeve të trekëndëshit dhe katërkëndëshit;
4. argumenton veprimet e tij gjatë zgjidhjes së problemave.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Me artet në përdorimin e figurave
gjeometrike
Me shkencat
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
rikujtim njohurish, diskutim, marrëdhënie pyetje-përgjigje, punë individuale

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish, diskutim)


Rikujtohen njohuritë e marra gjatë këtij kapitulli duke krijuar situata të të nxënit të përdorura gjatë kapitullit
apo situata të tjera.
P.sh., për të rikujtuar njohuritë e marra për vetitë e drejtëzave paralele dhe llojet e këndeve që formohen
nga prerja e tyre nga një e tretë, një situatë e përshtatshme do të ishte ushtrimi 1 në faqen 60 në tekst.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (marrëdhënie pyetje-përgjigje)


Punohet së bashku me nxënësit ushtrimi 4 në faqen 60 në tekst.
Cilat njohuri do të përdorim gjatë zgjidhjes së këtij ushtrimi?
Sa është masa e këndit të shtrirë?
Cilat janë vetitë e drejtëzave paralele?

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (puna individuale)


Nxënësit punojnë në mënyrë individuale ushtrimet 2-4 në faqen 60 në libër.
Disa nga nxënësit prezantojnë punën e bërë në tabelë.
Gjatë këtij prezantimi kërkohet të bëhet një vlerësim i nxënësit nga nxënësi.

Vlerësimi
Mësuesi/ja bën vlerësimin e disa nxënësve duke u bazuar në:
- përvetësimin e rezultateve të të nxënit të përcaktuara për temën;
- formulimin dhe zbatimin e vetive për shumën e këndeve të brendshme të trekëndëshit dhe këndit të
jashtëm të tij;
- zbatimin e vetive të drejtëzave paralele;
- përdorimin e këtyre njohurive në situata të thjeshta praktike.
Merret gjithashtu parasysh edhe vlerësimi i nxënësit nga nxënësi.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 5 dhe 6 në faqen 60.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin ushtrim.

112
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Statistika dhe probabiliteti Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja përgatit një anketë në të cilën ndër të
Tema mësimore: tjerash ka edhe gabime të ndryshme si: pyetje jo të
6.1 Grumbullimi i të dhënave duhura, përgjigje që nuk i përfshijnë të gjitha alternati-
vat e mundshme.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Përzgjedh mënyrën e duhur për të grumbulluar të dhënat.
2. Kompetenca digjitale
Përdor teknologjinë për përpunimin e të dhënave.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Mënyrë grumbullimi
Nxënësi/-ja: · Studim
identifikon dhe mbledh të dhëna me një qëllim të · Intervistë
caktuar; · Eksperiment
përzgjedh metodën e mbledhjes së të dhënave; · Vrojtime
vendos për shkallën e madhësisë së kampionit. · Popullsi
· Kampion
· Shkallë saktësie
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Libri i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me teknologjinë dhe TIK-un,
Statistika të ndryshme me gjuhën dhe komunikimin;
me shoqërinë dhe mjedisin.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish)


Mësuesja paraqet një anketë ku me qëllim vendos gabime për të rikujtuar rregullat e hartimit të një
ankete.

Shënim.
Disa nga rregullat që nxënësit duhet të dinë për hartimin e një ankete janë si më poshtë:
1. Ndërtoni pyetje të shkurta dhe të kuptueshme.
2. Hartoni pyetje që kërkojnë përgjigje me “Po” ose “Jo”
3. Pyetjet me alternativa duhet të përfshijnë të gjitha përgjigjet e mundshme.
4. Në pyetje mos përdorni fjalë, si “disa herë” . “shpesh”, “rregullisht”ose “rastësisht”.
5. Mos bëni pyetje personale, si p.sh., moshën, por jepni intervale moshash për përzgjedhje.
6. Mos bëni pyetje sugjeruese, si p.sh.: “A mendoni edhe ju si unë...”
7. Mos u kërkoni personave të pyetur që të vendosin emrin në fund të pyetësorit.
8. Mos bëni shumë pyetje.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-diskuto)


Mësuesi/-ja në fillim sqaron se një studim mund ta kryeni: a) duke ndërtuar një pyetësor. b) duke bërë
një intervistë. c) duke kryer një eksperiment. ç) duke regjistruar vrojtimet. Gjithashtu sqarohen edhe
konceptet “popullatë” dhe “shkallë saktësie”

113
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Punohen shembujt e librit duke i dhënë përgjigje çdo situate të paraqitur ,të cilat do t’u shërbejnë
nxënësve për të punuar ushtrimet e tjera.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe, prezantime)


Nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimet 1, 2, 3, 5 dhe 6 në faqen 63 të librit të nxënësit. Grupet
paraqesin punën e tyre duke diskutuar përgjigjet me të gjithë klasën.

Vlerësimi
Nxënësit vlerësohen për saktësinë e përgjigjeve, saktësinë e punës individuale, për bashkëpunimin e
treguar me nxënësit e tjerë.

Detyrat dhe puna e pavarur

Ushtrimet 2 ,4 faqe 31 fletorja e punës.


Ushtrimet 7 , 8 faqe 32 fletorja e punës.
Ushtrimi 9 do të realizohet nga nxënës mbi nivelin mesatar.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Statistika dhe probabiliteti Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Flori po lexonte disa rezultate të një studimi: a) Numri i
6.2 Llojet e të dhënave nxënësve që mungojnë në ditë në shkollën tonë është 10,5.
b) Masa mesatare e një nxënësi të klasës së 8- të është
58,7 kg.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca qytetare
Tregohet bashkëpunues dhe tolerant në punën në grup.
2. Kompetenca personale
Përdor rezultatet e pyetësorëve në dobi të tij.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:


fushës sipas temës mësimore: · Studim
Nxënësi/-ja: · Të dhëna diskrete
bën dallimin ndërmjet të dhënave diskrete dhe të · Të dhëna të vazhdueshme
vazhdueshme.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Libri i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me teknologjinë dhe TIK-un,
Statistika të ndryshme me gjuhën dhe komunikimin,
me shoqërinë dhe mjedisin.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

114
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rrjeti i diskutimit)


Pas diskutimit të detyrave të shtëpisë bëhet parashtrim i situatës së menduar më lart, ku jepet koncepti i
të dhënave diskrete dhe të dhënave të vazhdueshme.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-diskuto)


Nxënësit vëzhgojnë shembullin e zgjidhur. Më pas, së bashku me nxënësit analizojmë dhe diskutojmë
zgjidhjet për secilën situatë që paraqitet, të cilat do t’u shërbejnë nxënësve për ushtrimet e tjera.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura ( punë në grupe dyshe, prezantime)


Nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimet 1, 2 dhe 3 në faqen 65 të librit të nxënësit. Grupet paraqesin
punën e tyre duke diskutuar përgjigjet me të gjithë klasën.

Vlerësimi
Nxënësit vlerësohen për saktësinë e përgjigjeve, saktësinë e punës individuale, për bashkëpunimin e
treguar me nxënësit e tjerë.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1, 2 dhe 3 në faqe 33 te fletorja e punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Statistika dhe probabiliteti Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Mësuesi/-ja krijon këtë situatë: Me çfarë mënyre mund
6.3 Përdorimi i tabelave të dendurive t’i paraqesim të dhënat e një pyetësori?
Çfarë duhet të kemi kujdes për tabelën e të dhënave të
vazhdueshme?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca qytetare
Tregohet bashkëpunues dhe tolerant në punën në grup.
2. Kompetenca personale
Përdor tabelat e dendurive në dobi të tij.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Studim
Nxënësi/-ja: · Të dhëna diskrete
ndërton tabelën e dendurive për të dhëna diskret · Të dhëna të vazhdueshme
dhe të vazhdueshme; · Tabelë dendurish
përdor tabelën e dendurive për të dhëna diskret · Interval grupimesh të barabarta
dhe të vazhdueshme. · Tabelë me dy hyrje
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Libri i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me teknologjinë dhe TIK-un,
Statistika të ndryshme me gjuhën dhe komunikimin,
Tabela si ato të librit me shoqërinë dhe mjedisin.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

115
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rrjeti i diskutimit)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor detyrat e shtëpisë dhe parashtron situatën e menduar
më lart. Bëhet diskutim rreth saj.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-diskuto)


Mësuesi/-ja ka përgatitur tabela si ato të librit. Pasi u mëson mënyrën e hartimit të tyre si për të dhënat e
vazhdueshme ashtu edhe për ato diskrete , nxënësit punojnë dy shembujt e librit. Pastaj analizohen dhe
diskutohen të gjitha përgjigjet e tyre. Ky diskutim i ndihmon ata të zgjidhin ushtrimet në vazhdim.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (Punë në grupe/ prezantim/ diskutim)


Ndahet klasa në tri grupe, ku punohen ushtrimet e librit të nxënësit në faqen 67-68.
Grupi i parë: ushtrimi 1
Grupi i dytë: ushtrimi 2
Grupi i tretë: ushtrimi 4
Secili grup prezanton punën e kryer në tabelë dhe diskutohet rreth përgjigjeve të dhëna nga vetë
nxënësit. Nxiten diskutimin ndërmjet grupeve për pyetjet që mund të lindin.

Vlerësimi
Vlerësohet puna e grupeve, bashkëpunimi midis nxënësve, pjesëmarrja në debatin dhe diskutimin e
realizuar.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 2, 3 dhe 4 në faqen 34 të fletores së punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII

Tematika: Statistika dhe probabiliteti Situata e të nxënit:


Vlejnë situatat e përdorura në mësimet e këtij kapitulli
Tema mësimore:
Përsëritje

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca qytetare
Tregohet bashkëpunues dhe tolerant në punën në grup.
2. Kompetenca personale
Përdor rezultatet statistikore dhe probabilitare në dobi të tij.

116
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:


fushës sipas temës mësimore: · Mënyrë grumbullimi
Nxënësi/-ja: · Studim
identifikon dhe mbledh të dhëna me një qëllim të · Intervistë
caktuar; · Eksperiment
përzgjedh metodën e mbledhjes së të dhënave; · Vrojtime
vendos për shkallën e madhësisë së kampionit; · Popullsi
bën dallimin ndërmjet të dhënave diskrete dhe të · Kampion
vazhdueshme; · Shkallë saktësie
ndërton tabelën e dendurive për të dhëna diskret · Të dhëna diskrete
dhe të vazhdueshme; · Të dhëna të vazhdueshme
përdor tabelën e dendurive për të dhëna diskret · Tabelë dendurish
dhe të vazhdueshme. · Interval grupimesh të barabarta
· Tabelë me dy hyrje
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Libri i nxënësit Lidhet me të gjitha fushat e trajtuara në këtë kapitull.
Fletorja e punës
Statistika të ndryshme
Tabela si ato të librit
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja përdor kontrollin dhe diskutimin e detyrave të shtëpisë.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë në grupe të diferencuara)


Klasa ndahet në grupe sipas niveleve dhe punohen ushtrimet e faqes 69 nga libri i nxënësit.
Niveli i parë: ushtrimet 1 dhe 3
Niveli i dytë: ushtrimet 2 dhe 4
Niveli i tretë dhe i katërt: ushtrimet 5 dhe 7

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantim/ diskutim)


Në këtë rubrikë nxënësit sipas grupeve prezantojnë punën e kryer. Marrin pjesë në diskutim edhe
nxënësit e tjerë duke bërë pyetje, duke ndërhyrë për pasaktësitë që vihen re gjatë prezantimit të grupeve.

Vlerësimi
Nxënësi vlerësohet për saktësinë e punës së kryer, për bashkëpunimin e treguar me nxënësit e tjerë për
punën në grup dhe për përgjigjet e dhëna gjatë gjithë orës mësimore.
Mësuesi/-ja mban shënim për çdo nxënës në evidencën e vlerësimit të vazhdueshëm.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 6 faqe 69 libri i nxënësve.

117
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

PROJEKT
Tema: Të ndërtojmë mjete mësimore
Lënda: Matematikë
Klasa: VIII
Kohëzgjatja e projektit: 3 orë

Ideja e projektit: Ideja e këtij projekti lidhet me aftësimin e nxënësve për të përdorur mjetet rrethanore
dhe shndërrimin e tyre në mjete mësimore didaktike. Nxënësit bashkëpunojnë, diskutojnë, punojnë dhe
krijojnë mjete konkrete: postera, fjalëkryqe, kuice, kalendarë matematikorë ose aplikacione të ndryshme
me ndihmën e kompjuterit.

Ngjarjet hyrëse që frymëzojnë projektin: Shpeshherë në orë të ndryshme mësimi përdoren ndërmjet të
tjera, si: mjete mësimore të bëra nga duart e nxënësve ndër vite, shihen punime të tyre të dokumentuara
në CD ose demonstrohen materiale të shkarkuara nga interneti.

Partnerët në projekt:
• Nxënësit e klasës VIII
• Mësuesi/ja
• Prindërit

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit


Dëgjon me vëmendje prezantimin dhe komentet e bëra, bën pyetje, jep propozime.
Paraqet të paktën një mendim për një detyrë të caktuar gjatë diskutimit në grup.

Kompetenca e të nxënit
Përzgjedh materialet, si p.sh., letrën, për kryerjen e detyrës dhe arsyeton zgjedhjen që ka bërë.
Parashtron pyetje dhe përgjigjet në pyetjet për detyrën e dhënë në njërën nga format e të shprehurit.
Mbikëqyr në mënyrë të pavarur përparimin e vet në një detyrë, veprimtari, duke përdor teknika të ndryshme
për gjetjen e gabimeve dhe i korrigjon ato.
Grumbullon dhe klasifikon objektet e krijuara.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
Bashkëvepron me moshatarët (pavarësisht statusit social) dhe të tjerë për realizimin e projektit.
Kompetenca qytetare dhe kompetenca personale
Tregon vetëbesim, kujdes dhe përpikëri gjatë kryerjes së detyrave.
Bashkëpunon me të tjerët për arritjen e një qëllimi të përbashkët në aktivitetet në klasë.
Diskuton dhe në bashkëpunim me anëtarët e grupit vendos rregullat për realizimin e detyrës në grup.

Metodat: Hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe, diskutim, prezantim.

Burimet e nevojshme: Teksti, mjete vizatimi, karton me ngjyra të ndryshme, letra me ngjyra, letër adeziv
me ngjyra, ngjitës, gërshërë, aparat fotosh, materiale nga interneti, laptop, videoprojektor, skica, fotografi etj.

Pyetja kërkimore: A mund të bëjmë mjete të ndryshme mësimore duke përdorur mjete rrethanore?

118
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Veprimtaritë:

Ora I
Gjatë kësaj ore bëhet një prezantim i shkurtër i temës së projektit. Klasa ndahet në grupe, nxënësit
diskutojnë duke shfrytëzuar informacione të trajtuara në tekst, në internet, si dhe idetë e tyre. Ata hedhin
në letër idetë e tyre caktojnë mjetet që u duhen, caktojnë rolin dhe detyrën e secilit anëtar të grupit. Në fund
të orës secili grup paraqet përpara klasës projekt-idetë. Të gjithë nxënësit marrin pjesë në këtë diskutim
duke bërë edhe vërejtje e sugjerime për mënyrën e realizimit të mjeteve të përzgjedhura për t’u realizuar.

Ora II
Nxënësit punojnë në grupe. Ballafaqojnë edhe njëherë projekt-idenë. Kontrollojnë mjetet e nevojshme
dhe vazhdojnë punën për realizimin e projektit. Ata bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, shkëmbejnë mendime
duke dhënë ndihmë konkrete.
Mësuesi/-ja vëzhgon punën e nxënësve gjatë gjithë orës. Mban shënimet e nevojshme, jep ndihmesën e
tij/saj për pyetjet që nxënësit mund të kenë, jep sugjerime, nëse e shikon të nevojshme.

Ora III
Gjatë kësaj ore nxënësit do të prezantojnë sipas grupeve mjetet e krijuara. Nxënësit e tjerë mund të bëjnë
pyetje të ndryshme për mënyrën se si ato e kanë realizuar atë dhe rëndësinë e tij në orën e mësimit.
Pas përfundimit të prezantimeve, nxënësit votojnë në mënyrë anonime për mjetet që ka krijuar secili grup.
Pasi numërohen votat, shpallet grupi fitues.
Nxënësit plotësojnë një fletë, ku u përgjigjen pyetjeve:
‒ Çfarë ndihme u ofroi ky projekt në matematikë?
‒ Çfarë u pëlqeu më shumë?
‒ Çfarë vështirësish kishit gjatë zhvillimit të tij?
‒ A doni ta vazhdoni këtë projekt më tej?

Vlerësimi i nxënësve:
Duke u bazuar në vlerësimet formuese gjatë projektit (diskutimet, tabelat, vëzhgimin, planet paraprake
dhe vazhdimësia e tyre) në dosjet personale dhe në produktin e realizuar, aftësinë për të demonstruar ato
që dinë, aftësinë e bashkëpunimit në grup dhe prezantimin, mësuesi/ja bën vlerësimin përmbledhës të
nxënësve.

Shënim. Mësuesi/ja mund të diskutojë me nxënësit dhe ata ta zgjedhin vetë temën e projektit që duan
të realizojnë, mund t’u sugjerojë nxënësve një projekt që ai/ ajo mendon më të arsyeshëm për grupin e
nxënësve që ka.
Ky projekt i propozuar shërben si një ide për mësuesin/en.

119
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Lënda: Matematikë Klasa: VIII


Test për tremujorin e parë

Emri, mbiemri:________________________ Varianti A

1. Kryeni veprimet e mëposhtme. Çfarë vëreni? (4 pikë)

a ) 32 - (-16)= ç) -32 : (-4) =

b) 14 + (-6) = d) (-18) + (-6) =

c) (- 4) ∙ 6 = dh) -12 ∙ (-4) =

2. Mira po sistemon librat artistikë në bibliotekën e saj. Ajo provoi t’i vendoste ata në mënyra të ndryshme.
Një herë në 5 rreshta, një herë në katër rreshta dhe një herë tjetër në gjashtë rreshta. Në të tria mënyrat e
vendosjes, rreshtat plotësoheshin me numër të plotë librash. A mund të gjeni numrin më të vogël të librave
që mund të ketë Mira?
(4 pikë)

Kryeni veprimet. (6 pikë)

a) -12 · (8-18) =

b) (-6)2 -(18 - 36 )=

c) 100 + 3 1000 =

Shkruani 5 kufizat e para të një vargu nëse kufiza e n-të e vargut është: an= 4n ‒ 3 (3 pikë)

Një funksion është dhënë me tabelë. Gjeni formulën e këtij funksioni. (2 pikë)

x 2 6 10 Rregulla
y 10 14 18 y=

Gjeni vlerën e shprehjes për vlerat e dhëna: 2(a- b) = kur a = 4 dhe b = 13 (2 pikë)

Një parcelë ka formën e një drejtkëndëshi me gjatësi a dhe gjerësi b. Ajo do të rrethohet me një rrjetë teli.
Shkruani një formulë për të njehsuar gjatësinë e rrjetës nëse a = 25 m dhe b = 16 m. Sa m rrjetë teli duhet
për ta rrethuar parcelën.
(3 pikë)

120
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

8. Kryeni veprimet. (6 pikë)


a) 52 ∙ 0,1= 8,6 : 0,01 =

b) 3,26 ∙ 12= 4,38 ∙ 0,08 =

c) 97 : 7= 9, 76 : 0,08 = (dy përgjigjet e fundit , deri në dy shifra pas presjes)

9. Rrumbullakoni numrin e dhënë sipas shkallës së dhënë të saktësisë. (2 pikë)


2637, 605 ≈ ………….. (sipas 100-s më të afërt) 2637,605 ≈ ………………… (sipas mijëshes
më të afërt)
2637,605 ≈ …………… (sipas numrit të plotë më të afërt) 2637,605 ≈………………... (sipas së dhjetës
më të afërt)

10. Rendit në rendin rritës. (3 pikë)


6 m; 0,6 m; 66 mm; 650 cm; 0,06 km

11. Cilat madhësi matëse përdoren për të matur secilën nga madhësitë e mëposhtme? (3 pikë)
Gjatësia e një njeriu ……… Lartësia e një pallati…….. Vëllimi i një liqeni…….
Kapaciteti i një koka-kola……… Masa e një e një elefanti …….. Gjatësia e një qerpiku…….

12. Këmbeni njësitë e mëposhtme: (3 pikë)


72 km = ………..m 0, 032 m2 = ………. mm2 40 milje = ……… km
1500 ml = ………..l 256 kg = ………… kv 9205 km = …….. milje

13. Në figurë: BC ∕∕ DE, këndet D= 60° , ACB = 50°. (3 pikë)


A
Gjeni masën e këndeve: DEA=? EAD =? ABC=?

B C

D E
14. Në tabelën me dy hyrje janë paraqitur sportet e parapëlqyera të nxënësve të një klase.

Futboll Basketboll Volejboll Tenis Gjithsej


Djem 12 3 2 18
Vajza 1 6
Gjithsej 1 5 32

Plotësoni tabelën.
Sa prej djemve pëlqejnë tenisin? (6 pikë)
Cili është sporti i parapëlqyer i vajzave?

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-12 13-18 19-25 26-32 33-39 40-45 46-50

121
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Lënda: Matematikë Klasa: VIII


Test për tremujorin e parë

Emri, mbiemri:________________________ Varianti B

1.Kryeni veprimet e mëposhtme. Çfarë vëreni? (4 pikë)

a ) -28 + 12 = e) 45 : (-3) =

b) -9 - (+6) = f) 14 - (-16) =

c) -15 ∙ (-2) = h) -8 ∙2 =

2. Drita, Genti dhe Alma ndjekin kursin e notit. Drita shkon në not çdo 2 ditë, Genti çdo 5 ditë, kurse Alma
çdo 4 ditë. Nëse sot ata të janë takuar në kursin e notit, pas sa ditësh do të takohen përsëri?.
(4 pikë)

3. Kryeni veprimet. (6 pikë)

a) -4 · (9 - 29) =

b) (-7)2 - (18 - 49 )=

c) 81 − 3 125 =

4. Shkruani 5 kufizat e para të një vargu nëse kufiza e n-të e vargu e ka formulën: an= 3n + 1 (3 pikë)

5. Një funksion është dhënë me tabelë. Gjeni formulën e këtij funksioni. (2 pikë)

x 1 2 3 rregulla
y 2 5 10 y=

6. Gjeni vlerën e shprehjes për vlerat e dhëna: 2a - b = kur a = 3 dhe b = 12 (2 pikë)

7. Një sallë kishte formën e një drejtëkëndëshi me gjatësi 20 m dhe gjerësi 10 m. Ajo do të shtrohet me
parket. Njehsoni sasinë e parketit që duhet porositur.
(3 pikë)

122
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

8. Kryeni veprimet: (6 pikë)


a) 123 ∙ 0,1= 0,61 : 0,01=

b) 4.27∙ 14 = 5,34 ∙ 0,07 =

c) 85 : 6 = 6,96 : 0,06 = (dy veprimet e fundit deri në dy shifra pas presjes)

9. Rrumbullakoni numrin e dhënë sipas shkallës së dhënë të saktësisë. (2 pikë)

4952,707 ≈ …………………. (sipas 100-s më të afërt)

4952,707≈……………………(sipas mijëshes më të afërt)

4952,707 ≈ ……………(sipas numrit të plotë më të afërt)

4952,707≈……………….(sipas së dhjetës më të afërt)

10. Rendit në rendin rritës. (3 pikë)


7 m; 72 mm; 77 cm; 0,7 milje; 0,07 km

11. Cilat madhësi matëse përdoren për të matur secilën nga madhësitë e mëposhtme? (3 pikë)
Masën e një njeriu ……… Lartësinë e një mali…….. Vëllimin e një dhome…….
Kapacitetin e një shishe vere ……… Masën e një e një treni …….. Gjatësinë e një milingone…….

12. Këmbeni njësitë e mëposhtme: (3 pikë)


24 cm = ……….. mm 0, 045m2 = ………. cm2 30 milje = ……… km
2,7 l = ……….. ml 357 kv = ………… t 7208 km = …….. milje
A
13. Në figurë BC ∕∕ DE, Këndet D= 550, = 450. (3 pikë)
Gjeni masën e këndeve: DEA=? ABC =? ACB=?
B C

D E
14. Në tabelën me dy hyrje janë paraqitur mënyrat se si nxënësit e një klase kalojnë kohën e lirë.

Videolojëra Kinema Sport Lexim librash Gjithsej


Djem 10 2 3 15
Vajza 5 1
Gjithsej 12 7

Plotësoni tabelën. (6 pikë)


Sa prej djemve pëlqejnë të lexojnë libra?
Si parapëlqejnë ta kalojnë vajzat kohën e lirë?

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-12 13-18 19-25 26-32 33-39 40-45 46-50

123
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri, algjebra dhe funksioni,matje, gjeometri Situata e të nxënit:
dhe statistikë Paraqitja e dosjeve nga secili nxënës në
Tema mësimore: Vlerësimi i portofolit bankën e tij.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Përdor njohuritë e marra gjatë këtij tremujori në situata të ndryshme jetësore.
2. Kompetenca qytetare
Ndjek me vëmendje prezantimet e shokëve të klasës, vlerëson punën e tyre me objektivitet.
3. Kompetenca digjitale
Përdor teknologjinë për prezantimin e detyrave të ndryshme të portofolit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalët kyç:
sipas temës mësimore: Portofol
Nxënësi/-ja: Detyrë
- prezanton përmbajtjen e portofolit: punimet, detyrat më të Projekt
mira, projektet e realizuara nga ana e tij/ saj;
- vlerëson rëndësinë e portofolit duke realizuar saktë dhe
me estetikë çdo detyrë.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Dosjet e nxënësve ndërkurrikulare:
Gjuhë dhe komunikim
TIK
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i orës së mësimit

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Diskutim


Së bashku me nxënësit diskutohet se si do të veprohet me mënyrën e prezantimit dhe vlerësimit të portofolit.
Nxënësit ftohen të japin mendimet e tyre me ide të reja për mënyrën e prezantimit. Ndërkohë zgjidhet një
grup nxënësish të cilët do të jenë së bashku me mësuesin/en në jurinë e monitorimit dhe vlerësimit.

Ndërtimi i njohurive të reja: Vëzhgo-diskuto-mbaj shënime


Nxënësit vëzhgojnë portofolat, i shkëmbejnë me njëri-tjetrin, japin opinionet e tyre për punimet e bëra.
Ndërkohë juria së bashku me mësuesin/en vëzhgojnë të gjitha dosjet, mbajnë shënime për secilën dhe
evidentojnë punimet më të mira.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Prezantim


Ndër dosjet e vëzhguara për zgjidhen ato të realizuara më saktë dhe më bukur nga ana e nxënësve.
Prezantohet përpara klasës. Nxënësit bëjnë pyetje të ndryshme rreth materialeve të paraqitura, shprehin
opinionet dhe vlerësimet e tyre.

Vlerësimi
Duke u mbështetur në shënimet e mbajtura nga vëzhgimi i secilës dosje, bëhet vlerësimi i secilës detyrë
sipas sistemit të pikëzimit të përcaktuar më parë dhe më pas vlerësimi përfundimtar i dosjes. Ky vlerësim
i paraqitet nxënësit.

Detyrat dhe puna e pavarur


Nxënësi rregullon në shtëpi detyrat që kishin mangësi.

Shënim. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit për krijimin e portofolit dhe bashkëpunon me ta rreth përmbajtjes

124
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

së tij. Në fillim të periudhës, mësuesi/ja në bashkëpunim me nxënësit, përcakton detyrat dhe punimet që do
të përfshijë në portofol përgjatë periudhës, në varësi të specifikave të lëndës.
Këto detyra zhvillohen gjatë periudhës dhe nuk janë pjesë e vlerësimit të vazhduar (në evidencë), por vetëm
pjesë e portofolit lëndor. Sugjerohet që përgjatë një periudhe, të përfshihen në portofol të paktën 3 detyra të
nxënësit, duke përfshirë projektin ose një nga fazat e tij.
Pjesë e portofolit është edhe projekti kurrikular. Projekti kurrikular mund të jetë i shtrirë vetëm brenda një
periudhe, por mund të jetë i shtrirë (nëse është një) edhe përgjatë gjithë vitit. Sido që të jetë shtrirja e
projektit, ai ka vlerësimin e tij brenda vlerësimit të portofolit. Nëse projekti ka shtrirje përgjatë gjithë vitit, në
çdo periudhë vlerësohet si pjesë e portofolit ajo pjesë e projektit që është realizuar. Në rastin kur ka shtrirje
brenda një periudhe, vlerësohet i gjithë projekti.
Për vlerësimin e portofolit, mësuesi/ja përcakton kritere të qarta dhe ua komunikon nxënësve.
Vlerësimi i detyrave të portofolit varet nga pesha që secili mësues i vendos secilës detyrë.
Rubrikat e portofolit mund të grupohen në:
- punë dhe detyra të kryera në klasë dhe jashtë saj, si punë praktike, punë laboratori, ese, detyrë me shkrim etj.;
- projekte individuale ose në grup;
- detyra dhe kontribute të pavarura të nxënësit, të cilat janë dëshmi e talentit, e hulumtimeve praktike, e
punëve tematike (me shkrim, audio-vizuale etj.).
Vlerësimi i portofolit mund të shtrihet në më shumë se një orë mësimore, në fund të semestrit ose përgjatë tij.
Më poshtë po ju sugjerojmë një evidencë që i shërben mësuesit/es për vlerësimin e portofolit.

125
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

VLERËSIMI I PORTOFOLIT

LËNDA:________________ KLASA:_____ TREMUJORI:__________________________

Nr Emër, mbiemër DETYRA 1 DETYRA 2 DETYRA 3 DETYRA 4 DETYRA PORTOFOLI NOTA

DETYRA DETYRA 1 DETYRA 2 DETYRA 3 DETYRA 4 DETYRA


PIKËT
LLOI I DETYRËS

NOTA 4 5 6 7 8 9 10
PIKËT 0-13 14- 20 21-26 27-32 33-38 39-44 45-50

Mësuesi i lëndës:____________________________________

126
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha:Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Shkruan në tabelë numrat
Tema mësimore: 0,1;0,2;0,3;0,4;0,5; 0,6;0,7;0,8;0,9; dhe
7.1. Gjetja e thyesave të barabarta, numrave dhjetorë dhe kërkon që nxënësit t’i paraqesin ata në
përqindjeve tabelën e vendvlerave.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca e të menduarit
Është inovativ, paraqet dhe komunikon lirshëm mendimet e tij.
Kompetenca personale
Demonstron besim në forcat vetjake.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: Thyesë, numërues, emërues
Nxënësi/-ja: Përqindje
- shkruan një thyesë si numër dhjetor dhe anasjellas; Numër dhjetor i fundmë
- shkruan një numër dhjetor si %;
- shkruan një thyesë si %;
- shkruan një përqindje si numër dhjetor;
- shkruan një përqindje si thyesë.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
1. Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
2. Fletore pune Gjuhën dhe komunikimin
Shkencat e natyrës
Muzikën
Shoqërinë dhe mjedisin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, rikujtim i njohurive të marra, marrëdhënie pyetje-përgjigje, vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe
dyshe, prezantim
Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, rikujtim i njohurive të marra)


Rikujtohen njohuritë e marra për thyesat, numrat dhjetorë dhe përqindjet, kthimin e tyre nga njëra te tjetra.
Shtrohet për diskutim situata e dhënë më lart.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (marrëdhënie pyetje-përgjigje, vëzhgo-analizo-zbato)


Mësuesi/ja punon së bashku me nxënësit shembullin 7.1a.
Gjatë këtij shembulli nxënësit njihen me thyesat dhe përqindjet e tyre korresponduese që përdoren më shumë.
Mësuesi/ja sjell dhe shembuj të tjerë, të cilat i shkruan në tabelë dhe kërkon që nxënësit t’i shkruajnë në
fletoret e tyre, si p.sh. 25% = etj.
Punohet pastaj informacioni i dhënë pas shembullit, ku diskutohen të gjitha rastet me radhë.
Gjatë kësaj pune duhet të këmbëngulim që të gjithë nxënësit t’i kuptojnë këto shndërrime.
Më pas kërkohet që nxënësit të shprehin me fjalë mënyrat që përdorim për të bërë këto shndërrime në
njëra-tjetrën.
Për këtë bëhet ndarja e klasës në 6 grupe, ku secili grup paraqet njërin rast duke e shoqëruar me shembull konkret.
Pas kësaj punohet shembulli 7.1b, ku nxënësit punojnë në grupe dyshe. Përfaqësues të grupeve prezantojnë
shembullin në tabelë.
Punohet me gojë ushtrimi 1 në faqen 72 në libër.
127
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Gjatë këtyre ushtrimeve nxënësit mund të kuptojnë gabim rastet e numrave njëshifrorë p.sh. 5% = 0,5 në
vend të 5% = 0,05, prandaj kjo duhet sqaruar.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe, prezantim)


Nxënësit në grupe dyshe punojnë ushtrimet 2-4 në faqen 72.
Grupet e nivelit më të lartë punojnë ushtrimin 5 po në këtë faqe.
Gjatë këtij ushtrimi nxënësit tentojnë të shkruajnë thyesat me emërues 10 apo 100, gjë e cila nuk është e
pamundur. Udhëzohen që t’i shkruajnë si thyesa me emërues 1000.
Nxiten nxënësit që të shprehin me fjalë se për të shkruar një thyesë si përqindje, e shkruajmë atë në fillim
si thyesë me emërues 10,100,1000,.... pastaj si numër dhjetor dhe në fund në përqindjen përkatëse.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë punën e tyre në tabelë.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e kompetencave të temës;
- kthimin e numrit thyesor në numër dhjetor;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrime nga fleta e punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Shkruan në tabelë numrat thyesorë: 3 ; 5 ; 9
Tema mësimore: 4 6 14
A mund t’i paraqesim këto thyesa si numra dhjetorë?
7.2 Kthimi i thyesve në numra dhjetorë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca personale
Prezanton para klasës rrugën e zgjidhjes së një ushtrimi apo probleme.
Kompetenca digjitale
Përdorë teknologjinë për të kryer veprime të ndryshme me numrat dhjetorë dhe thyesorë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: Numër dhjetor
Nxënësi/-ja: Numër thyesor
- shkruan një numër thyesor si thyesë me anë të Numër periodik
thyesave të barabarta; Numërues, emërues
- shkruan një numër dhjetor si thyesë me anë të
pjesëtimit;
- kupton që numri dhjetor mund të jetë i fundmë
ose i pafundmë.
128
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat


1. Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
2. Fletore pune Gjuhën dhe komunikimin
3. Makinë llogaritëse Shkencat e natyrës
Shoqërinë dhe mjedisin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, punë individuale, punë në grup

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)


Shtrohet për diskutim situata e dhënë më lart.
Ndahet klasa në tri grupe, ku secili shkruan numrin thyesor si dhjetor.
3 = 0,75 5 = 0,38888... 5
= 0,384615384615...
4 6 13

Pas diskutimit të situatës nxënësit kuptojnë që numrat dhjetorë janë të fundmë, të pafundmë periodikë me
periodë njëshifrore ose me disa shifra që përsëriten.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Punohet së bashku me nxënësit shembulli 7.2.
Nxënësit punojnë në grupe për të shkruar secilën nga thyesat e dhëna si numër dhjetor.
Përfaqësues të grupeve i paraqesin rezultatet në tabelë.
Gjatë prezantimit nxiten nxënësit që të shprehin me fjalë metodën e përdorur.
Analizohen të tria rezultatet duke sqaruar për çdo rast mënyrën e shënimit të tyre.
Gjatë këtyre ushtrimeve nxënësit përdorin makinën llogaritëse.
Ata mund ta kuptojnë gabim faktin që gjatë pjesëtimit me makinë numri i shifrave pas presjes që ajo
paraqet, është i fundmë dhe numri dhjetor i dalë nga ky pjesëtim, është i fundmë. Duhet sqaruar ky fakt se
kemi të bëjmë me numër periodik, por makina llogaritëse ka një limit shifrash që paraqet.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë individuale, puëa në grup)


Nxënësit të ndarë në grupe punojnë ushtrimet 1-3 në faqen 73.
Nxënësit e nivelit më të lartë punojnë ushtrimin 4 në faqen 73.
Udhëzohen nxënësit për zgjidhjen e ushtrimit 4.
Udhëzojini ata që pas shumëzimit të 4 me 0,066... të dyja rastet mund të jenë të vërteta, udhëzojini për
përcaktimin e shumëzimit si 0,24 dhe jo si 0,2666...

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e kompetencave të temës;
- kthimin e numrit thyesor në numër dhjetor;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1-4 në faqen 37 në fletën e punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin rast.

129
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Bëhet krahasimi i numrave dhjetorë:
Tema mësimore: 1,2 me 1,2;12,14 me 12,15; 0,32 me 0,345
Bëhet krahasimi i thyesave:
7.3 Renditja e thyesave 2 me 3
5 5
Po thyesat me emërues dhe numërues të ndryshëm,
a mund t’i krahasojmë? Nëse po, si veprohet?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca e të menduarit
Parashtron argumentet e tij gjatë krahasimit të numrave.
Kompetenca qytetare
Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes gjatë punës në grup dhe tregohet bashkëpunues.
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Shpreh mendimin e vet rreth situatave të caktuara me numrat.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: Thyesë
Nxënësi/-ja: Numërues, emërues
· shkruan një numër thyesor si numër dhjetor; Emërues i përbashkët
· gjen thyesa të barabarta me një thyesë të Renditje e thyesave
dhënë;
· rendit thyesat duke i shkruar si thyesa me
emërues të përbashkët apo duke i kthyer në
numra dhjetorë me anë të pjesëtimit.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletë pune Gjuhën dhe komunikimin
Makinë llogaritëse Shkencat e natyrës
Shoqërinë dhe mjedisin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe dyshe

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)


Gjatë kësaj ore nxënësit do përdorin kthimin e thyesave në thyesa me emërues të njëjtë apo kthimin e tyre
në numra dhjetorë.
Para se të filloni sigurohuni që nxënësit të kenë njohuritë bazë.
Shtrohet për diskutim situata e dhënë më lart.
Gjatë shqyrtimit të situatës rikujtohen njohuritë e marra mbi krahasimin e numrave dhjetorë dhe thyesave.
Gjatë krahasimit të numrave dhjetorë nxënësit paraqesin vështirësi në rastet kur numrat dhjetorë kanë të
njëjtë dy ose tri shifrat e para.
Merrni dhe shembuj të tjerë për të sqaruar këtë rast.
Gjithashtu sqaroni nxënësit me kuptimin e fjalëve “rritës” dhe “zbritës”, pasi ata shpesh paraqesin
vështirësi nëse duhet të fillojnë nga më e madhja apo nga më e vogla.

130
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Punohet së bashku me nxënësit shembulli 7.3 në libër.
Gjatë punimit të shembullit theksohet fakti që për të renditur thyesat, mund të përdorim dy mënyra:
1. Kthimin e thyesave me emërues të njëjtë.
2. Kthimin e thyesave në numra dhjetorë.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe)


Nxënësit të ndarë në grupe punojnë ushtrimet 1-4 në faqen 74.
Për ushtrimin tre, nxiten nxënësit që të përdorin metoda të ndryshme, pasi te kërkesa nuk është e
përcaktuar metoda.
Udhëzojini nxënësit që për tri thyesat e fundit të përdorin emëruesin 27.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë punën e tyre në tabelë.
Udhëzojini nxënësit për ushtrimin 4 që të përdorin faktin se:
1 < 1< 1< 1< 1
6 5 4 3 2
Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e objektivave të temës;
- saktësinë e kthimit të një numri thyesor në numër dhjetor;
- saktësinë e kthimit të thyesave në thyesa me emërues të njëjtë;
- saktësinë e renditjes së thyesave;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1-5 në faqen 38 në fletën e punës. Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre. Për
ushtrimin 5 përdorin faktin që 1 < 1 < 1 < 1 < 1 . Udhëzojini ata që ta shpjegojnë këtë me anë të
8 7 6 5 4
figurës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Janë dhënë dhe
Çfarë i dallon thyesat në të dyja veprimet?
7.4 Mbledhja dhe zbritja e thyesave Si mendoni, si kryhen veprimet?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Zhvillon projekte individuale dhe në grup që kanë rëndësi për mjedisin.
Kompetenca e të menduarit
Logjikon dhe zgjidh problema.
Kompetenca qytetare
Merr pjesë në aktivitete kulturore.

131
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:


sipas temës mësimore: Thyesa me emërues të njëjtë
Nxënësi/-ja: Thyesa me emërues të ndryshëm
- identifikon thyesën e rregullt, të parregullt dhe numrat e Thyesa të rregullta, të parregullta, numër i
përzier; përzier
- mbledh dhe zbret thyesa me emërues të njëjtë;
- mbledh dhe zbret thyesa me emërues të ndryshëm;
- mbledh dhe zbret thyesat dhe numrat e përzier.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
1. Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
2. Fletorja e punës Gjuhën dhe komunikimin
Shkencat e natyrës
Muzikën
Shoqërinë dhe mjedisin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe dyshe

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)


Gjatë kësaj ore nxënësit do të mbledhin dhe të zbresin thyesat me njëra-tjetrën apo me numra të përzier.
Për të rikujtuar njohuritë e marra, mësuesi/ja përdor situatën e dhënë më lart dhe në varësi të zotërimit të
njohurive që shfaqin nxënësit, merr dhe shembuj të tjerë.
Shtrohet për diskutim situata e dhënë më lart.
Paraqitet në tabelë zgjidhja.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Punohen së bashku me nxënësit shembujt 7.4a dhe 7.4b të dhënë në libër.
Gjatë prezantimit të shembullit analizohen të gjithë hapat që ndiqen.
Gjatë mbledhjes dhe zbritjes së thyesave nxënësit paraqesin vështirësi për gjetjen e emëruesit të
përbashkët. Ata shpesh marrin një shumëfish të përbashkët të tyre, gjë e cila u vështirëson veprimet dhe
në fund lind nevoja e thjeshtimit.
Merrni dhe shembuj të tjerë për të sqaruar këtë fakt.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe)


Nxënësit të ndarë në grupe punojnë ushtrimet 1-7 në libër.
Gjatë punimit të ushtrimeve 3 dhe 4 theksohet se për mbledhjen e dy numrave të përzier përdoren dy
mënyra.
Nxënësit e nivelit më të lartë punojnë ushtrimet 5-7
Nëse nxënësit paraqesin vështirësi për zgjidhjen e ushtrimit 6, pasi kanë zgjidhur me saktësi ushtrimin 5,
ndihmojini ata për të kuptuar kërkesën.
Udhëzojini nxënësit për zgjidhjen e ushtrimit 7 me anë të pyetjeve:
Sa është gjatësia e të dy copave të prera së bashku?
Me anë të cilit veprim gjendet pjesa e mbetur?
Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë.
Gjatë prezantimit nxitini nxënësit që të argumentojnë veprimet e kryera.

132
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e objektivave të temës;
- saktësinë e kryerjes së veprimeve gjatë mbledhjes dhe zbritjes së thyesave dhe numrave të përzier;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1-8 në faqen 39 të fletës së punës të ndara sipas grupeve.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Shtrohet kjo situatë: Janë tre nxënës
Tema mësimore: dhe kanë 6 fletore. Secili nga nxënësit do të
marrë e të gjitha fletoreve. Si do ta gjejmë se sa
7.5 Gjetja e pjesës së një sasie të caktuar fletore i takojnë secilit nxënës?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Zhvillon projekte individuale dhe në grup që kanë rëndësi për shkollën.
Kompetenca e të menduarit
Është i pavarur në mendimet e tij.
Kompetenca qytetare
Njeh dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, shkollë e kudo.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: Pjesë
Nxënësi/-ja: Sasi
- gjen pjesën e një sasie të caktuar ose të një numri. Njësi matëse
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Gjuhën dhe komunikimin
Shkencat e natyrës
Shoqërinë dhe mjedisin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
veprimtari, punë e drejtuar, punë në grupe
Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari)


Për të realizuar këtë rubrikë mësuesi/-ja përdor situatën e të nxënit.
Shtrohet situata e të nxënit për diskutim.
Për të gjetur pjesën e një sasie përdoren dy mënyra:
1. pjesëtojmë pjesën me emëruesin dhe pastaj vlerën e dalë e shumëzojmë me numëruesin;
2. shumëzojmë pjesën me numëruesin dhe pastaj rezultatin e pjesëtojmë me emëruesin.

133
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar)


Mësuesi/-ja dhe nxënësit punojnë shembullin e tekstit.
Gjatë punimit të shembullit, sqarohet kuptimi i nyjës “e”. Nëse gjendet pjesa e një madhësie, ajo ka njësi
matëse dhe pjesa ka po atë njësi matëse.
Nëse gjendet pjesa e një numri, ajo nuk ka njësi matëse.
Këto duhet të sqarohen mirë nga mësuesi/-ja.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (puna në grupe)


Nxënësit të ndarë në grupe punojnë ushtrimet 1-3 në faqen 77.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë. Gjatë prezantimit të ushtrimit 6 kërkohet që të
diskutohen metoda të ndryshme zgjidhjeje dhe arsyet pse përdorin atë metodë.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e objektivave të temës;
- saktësinë e kryerjes së veprimeve gjatë zgjidhjes së ushtrimeve;
- argumentimin e veprimeve të kryera.
Vlerësohet gjithashtu dhe puna e pavarur dhe bashkëpunimi në grup.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1-5 në faqen 40 të fletës së punës. Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Në një raft ndodhen 20 libra. e tyre janë libra
Tema mësimore: artistik ndërsa pjesa tjetër janë libra shkencorë.
Sa libra artistikë dhe sa shkencorë ndodhen në
7.6 Shumëzimi i një numri të plotë me një thyesë
raft?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Zhvillon projekte individuale dhe në grup që kanë rëndësi për shkollën.
Kompetenca e të menduarit
Është i pavarur në mendimet e tij.
Kompetenca qytetare
Njeh dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë ,shkollë e kudo.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: Shumëzim
Nxënësi/-ja: Numër i plotë
- shumëzon një numër të plotë me një thyesë. Thyesë
134
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare:
1. Teksti i nxënësit Gjuhën dhe komunikimin
2. Fletorja e punës Shkencat e natyrës
Shoqërinë dhe mjedisin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
veprimtari, diskutim, punë e drejtuar, punë në grup

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari, diskutim)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor detyrat e shtëpisë dhe situatën e të nxënit.
Kontrollohen detyrat e shtëpisë, shtrohet situata e të nxënit për diskutim.
Gjatë kontrollit të detyrave të shtëpisë, mësuesi/ja thekson se njohuritë e marra në mësimin e kaluar do t’i
përdorim gjatë kësaj ore.
Duhen sqaruar nxënësit se koncepti i gjetjes së pjesës së një sasie është i njëjtë me konceptin e shumëzimit
të një numri të plotë me një thyesë.
Për të shumëzuar një numër të plotë me një thyesë përdoren dy mënyra:
1. pjesëtojmë numrin me emëruesin dhe pastaj vlerën e dalë e shumëzojmë me numëruesin;
2. shumëzojmë numrin me numëruesin dhe pastaj rezultatin e pjesëtojmë me emëruesin.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar)


Mësuesi/-ja dhe nxënësit punojnë shembullin e tekstit.
Sqarohet kuptimi i nyjës “e”.
Gjatë punimit të shembullit sqarohen nxënësit se kur duhet të përdorin mënyrën (a) apo kur duhet të përdorin
atë (b).
Gjithashtu theksohet se përdorimi i metodës së thjeshtimit lehtëson veprimet.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (puna në grup)


Nxënësit të ndarë në grupe punojnë ushtrimet 1-3 në faqen 78 në libër.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë punën e tyre në tabelë.
Gjatë prezantimit kërkojuni nxënësve që të shprehin me fjalë metodën e përdorur.
Udhëzoni nxënësit për ushtrimin 3 që të përdorin PMP për thjeshtim.
Pas prezantimit të ushtrimeve në tabelë mësuesi/ja ka parapërgatitur një grup ushtrimesh, ku nxënësve u
kërkohet që t’i zgjidhin duke përdorur thjeshtimin. Këmbëngulni që ata të përdorin PMP gjatë kryerjes së
veprimeve.
3 ⋅ 10; 8 ⋅ 12; 5 ⋅ 12; 5 ⋅ 24 etj.
8 9 8 18
Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e objektivave të temës;
- saktësinë e kryerjes së veprimeve gjatë zgjidhjes së ushtrimeve;
- argumentimin e veprimeve të kryera.
Vlerësohet gjithashtu dhe puna e pavarur dhe bashkëpunimi në grup.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1-4 në faqen 41 të fletës së punës. Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

135
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha:Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë.
Tema mësimore: Mira ka tri pica. Sa personave mund t’u
7.7 Pjesëtimi i një numri të plotë me një thyesë shërbejë nga një gjysmë pice?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca e të nxënit
Zbaton njohuritë e marra në situata nga jeta reale.
Kompetenca personale
Tregon vetëbesim gjatë punë së pavarur.
Kompetenca qytetare
Përpiqet të japë maksimumin gjatë punës në grup; respekton sugjerimet dhe punën e shokut.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: Numër
Nxënësi/-ja: Thyesë
· 1. pjesëton një numër çfarëdo me një thyesë të Thyesë e anasjellë
dhënë; Pjesëtim
· 2. zbaton njohuritë në situata të thjeshta praktike.

Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat


1. Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
2. Fletorja e punës Gjuhën dhe komunikimin
Shkencat e natyrës
Shoqërinë dhe mjedisin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
veprimtari, diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, puna në grupe

Organizimi i orës së mësimit


a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari, diskutim)
Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor detyrat e shtëpisë dhe situatën e të nxënit.
Kontrollohen detyrat, duke bërë vërejtjet e duhura. Shtrohet situata e të nxënit për diskutim.
Koncepti i pjesëtimit të një numri me një thyesë është i vështirë për t’u kuptuar nga nxënësit, prandaj duke
e paraqitur atë me anë të situatave konkrete mund të kuptohet më lehtë prej tyre.
Shtrohet për diskutim situata e dhënë më lart, e cila punohet së bashku me nxënësit, duke i ndihmuar për
zgjidhjen e saj me anë të pyetjeve:
Për të gjetur numrin e personave kryejmë pjesëtimin 3 4 1 .
Sa gjysma ka një pjesë? 2
Sa gjysma do kenë tri pjesë?
Çfarë veprimi përdorët?
3 ∙ 2 = 6 (shumëzojmë me dy sepse një pjesë ka dy gjysma)
Pas kësaj shkruhet në tabelë veprimi i plotë:
34 1 = 3 ⋅ 2
2 1
Nxënësit duhet ta kenë të qartë se të pjesëtosh me është njëlloj si të shumëzosh me 2 .
1
Për t’u bindur se nxënësit e kanë kuptuar këtë shkruani në tabelë edhe disa shembuj të tjerë si
44 1 ; 24 1 etj.
2 3
Kërkoni që nxënësit të shprehin me fjalë se të pjesëtosh një numër me një thyesë është njëlloj si ta
shumëzosh numrin me të anasjellën e thyesës.

136
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Para diskutimit të shembullit me nxënësit mund të krijoni dhe një situatë tjetër.
Mira ka 16 çokollata dhe dëshiron që t’i ndajë në mënyrë të barabartë me miqtë e saj.
Sa shokë mund të qerasë ajo, nëse çokollatat i ndan:
1. në dy pjesë 16 : 1 = 16 ∙ 1
2 2

2. në tri pjesë 16 : 1 = 16 ∙ 3
3 1

3. në katër pjesë 16 : 1 = 16 ∙ 4
4 1
Pas kësaj punohet shembulli 7.7.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (puna në grupe)


Nxënësit të ndarë në grupe punojnë ushtrimet 1-4 në faqen 79.
Udhëzojini nxënësit për ushtrimin 4 që të përdorin thjeshtimin duke gjetur PMP-në.
Përfaqësues të grupeve paraqesin punën e tyre në tabelë.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e objektivave të temës;
- saktësinë e kryerjes së veprimeve gjatë zgjidhjes së ushtrimeve;
- argumentimin e veprimeve të kryera.
Vlerësohet gjithashtu dhe puna e pavarur dhe bashkëpunimi në grup.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1-3 në faqen 41 të fletës së punës. Jepen udhëzimet për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit: Si veprojmë për të shumëzuar
Tema mësimore: një numër me një thyesë? Si veprojmë për të
7.8 Shumëzimi dhe pjesëtimi i thyesave pjesëtuar një numër me një thyesë?

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Shpreh qartë dhe saktë kuptimin e tremave duke përdorur fjalorin e përshtatshëm.
Kompetenca personale
Është besues dhe kërkues ndaj vetes.
Kompetenca digjitale
Përdor teknologjinë për zgjidhjen e ushtrimeve dhe problemave.

137
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:


fushës sipas temës mësimore: Shumëzim
Nxënësi/-ja: Pjesëtim
- shumëzon dhe pjesëton dy thyesa me njëra tjetrën; Thyesë
- gjatë veprimeve me thyesa përdor thjeshtimet për të Thyesë e anasjelltë
lehtësuar veprimet;
- shkruan thyesën e parregullt si numër të përzier.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
1. Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
2. Fletorja e punës Gjuhën dhe komunikimin
Shkencat e natyrës
Shoqërinë dhe mjedisin
Ekonominë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe dyshe

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (marrëdhënie pyetje-përgjigje, diskutim)


Për të realizuar këtë orë mësuesi/ja përdor detyrat e shtëpisë.
Njohuritë e marra në mësimin 7.6 dhe 7.7 do të përdoren gjatë kësaj ore.
- Si veprojmë për të shumëzuar një numër me një thyesë?
- Si veprojmë për të pjesëtuar një numër me një thyesë?
Mësuesi/ja kërkon që përgjigjet nxënësit t’i shoqërojnë me shembuj konkretë.
Pas kësaj lexohet dhe diskutohet pjesa e parë e mësimit, ku nxënësit njihen me rregullat e shumëzimit
dhe pjesëtimit të dy thyesave me njëra-tjetrën.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Punohen së bashku me nxënësit shembujt 7.8 dhe 7.9.
Gjatë prezantimit të shembujve në tabelë kërkoni vazhdimisht nga nxënësit që të shprehin me fjalë
rregullën që përdorin për kryerjen e veprimit.
Nxitini nxënësit që të thjeshtojnë para kryerjes së veprimit, pasi lehtëson shumë veprimet e tyre.
Gjatë pjesëtimit të thyesave gabimet e mundshme të nxënësve janë:
1. mund të harrojnë të marrin të anasjellën e thyesës së dytë para shumëzimit;
2. mund të marrin të anasjellën e të parës apo të të dyjave.
Merrni dhe shembuj të tjerë, nëse është e nevojshme dhe kërkoni vazhdimisht gjatë prezantimeve në
tabelë që nxënësit para se të shkruajnë, të shprehin me fjalë rregullën, p.sh. gjatë pjesëtimit:
Do shumëzoj thyesën e parë me të anasjellën e thyesës së dytë.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura ( puna në grupe dyshe)


Ndahet klasa në grupe dyshe, ndërkohë mësuesi/ja ka parapërgatitur një grup ushtrimesh, të cilat i
shkruan në tabelë.
1 .... 3 = 3 1 .... 2 = 1 3 .... 3 = 4 5 .... 3 = 15 1 .... 4 = 2 4 .... 5 = 4
2 5 10 3 3 2 5 4 5 12 4 16 2 7 7 6 6 5
2 .... 5 = 1 5 .... 4 = 5 2 .... 6 = 7 3 .... 8 = 2 2 .... 4 = 5 3 .... 12 = 13
5 8 4 6 6 9 3 7 9 4 9 3 7 5 21 4 13 16
Vendosni në vend të pikave veprimin e shumëzimit apo pjesëtimit, në mënyrë që të plotësohet barazimi.
Kujdes! Dy nga këto raste nuk mund të jenë të vërteta. Kërkoni që nxënësit të argumentojnë pavërtetësinë e tyre.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë.

138
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e objektivave të temës;
- saktësinë e kryerjes së veprimeve gjatë zgjidhjes së ushtrimeve;
- argumentimin e veprimeve të kryera.
Vlerësohet gjithashtu dhe puna e pavarur dhe bashkëpunimi në grup.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1-4 në faqen 42 të fletës së punës. Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa:VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Rregullat e shumëzimit dhe të pjesëtimit të
7.9 Shumëzimi dhe pjesëtimi i thyesave të dyja thyesave me njëra-tjetrën
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Shpreh qartë dhe saktë kuptimin e tremave duke përdorur fjalorin e përshtatshëm.
Kompetenca personale
Është besues dhe kërkues ndaj vetes.
Kompetenca digjitale
Përdor teknologjinë për zgjidhjen e ushtrimeve dhe problemave.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: Shumëzim
Nxënësi/-ja: Pjesëtim
- shumëzon dhe pjesëton dy thyesa me njëra tjetrën; Thyesë
- gjatë veprimeve me thyesa përdor thjeshtimet për të lehtë- Thyesë e anasjelltë
suar veprimet;
- shkruan thyesën e parregullt si numër të përzier.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
1. Libri i nxënësit Gjuhën dhe komunikimin
2. Fletorja e punës Shkencat e natyrës
Shoqërinë dhe mjedisin
Ekonominë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish)


Për të realizuar këtë orë, mësuesi/ja përdor detyrat e shtëpisë.
Meqenëse është ora e dytë, gjatë kontrollit të detyrave të shtëpisë përsëriten dhe një herë rregullat e
shumëzimit dhe të pjesëtimit të të dyja thyesave me njëra-tjetrën.

139
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

b. Ndërtimi i njohurive të reja (puna në grupe dyshe)


Në varësi të saktësisë së detyrave të shtëpisë dhe përgjigjeve të marra nga nxënësit, mësuesi/ja merr
shembuj në tabelë.
Pas kësaj ndahet klasa në grupe dyshe për të punuar ushtrimet 1-5 në faqen 81 në libër.
Synimi kryesor i zgjidhjes së ushtrimit 5 është gjetja e metodës së përshtatshme .
Gjatë këtij ushtrimi nxënësi mund të punojë me mend ose në fletore, ose në varësi të pyetjes.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime në forma të ndryshme)


Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë.
Grupet e ndryshme korrigjojnë njëri-tjetrin.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e objektivave të temës;
- saktësinë e kryerjes së veprimeve gjatë zgjidhjes së ushtrimeve;
- argumentimin e veprimeve të kryera.
Vlerësohet gjithashtu dhe puna e pavarur dhe bashkëpunimi në grup.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 4-6 në faqen 42 në fletën e punës. Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore:
Vlejnë situatat e përdorura gjatë gjithë kapitullit
7.10 Përsëritje
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit.
Parashtron problemën, shpjegon zgjidhjen e saj.
Kompetenca për jetën,sipërmarrjen dhe mjedisin.
Zhillon një projekt individual ose në grup i cili paraqet rëndësi për komunitetin.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: Thyesë
Nxënësi/-ja: Thyesë e rregullt, e parregullt, numër i përzier
- shkruan një thyesë si numër dhjetor, si përqindje dhe Mbledhje, zbritje, shumëzim, pjesëtim, renditje
anasjellas;
- rendit thyesat duke bërë krahasimin;
- mbledh, zbret, shumëzon, pjesëton dy thyesa me njëra-
tjetrën;
- gjen pjesën e një sasie të dhënë;
- zbaton njohuritë e marra në situata të thjeshta praktike.

140
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare:
1. Teksti i nxënësit Lidhet me të gjitha fushat e dhëna gjatë këtij
2. Pyetje të parapërgatitura kapitulli.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
marrëdhënie pyetje-përgjigje, diskutim, punë në grupe dyshe, prezantim

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (marrëdhënie pyetje-përgjigje, diskutim)


Diskutohen njohuritë kryesore të marra gjatë gjithë kapitullit.
Ndahet klasa në pesë grupe të mëdha.
Mësuesi/ja ka parapërgatitur në fletë pyetjet e mëposhtme.
Përgjigjet të jepen të shoqëruara me shembuj të thjeshtë.

1. Si veprojmë për të kthyer një thyesë në numër dhjetor?


2. Si veprojmë për të gjetur pjesën e një sasie të caktuar?
3. Kur presim që rezultati të jetë një thyesë, cila do ishte metoda më e përshtatshme? (Shumëzojmë
sasinë me numëruesin, pastaj pjesëtojmë me emëruesin.)
4. Si veprojmë për të shumëzuar (pjesëtuar) një numër të plotë me një thyesë?
5. Si veprojmë për të shumëzuar (pjesëtuar) dy thyesa?

b. Ndërtimi i njohurive të reja (puna në grupe dyshe)


Meqenëse është orë përsëritjeje, punohen ushtrime për të kujtuar të gjitha konceptet e marra në këtë
kapitull. Klasa ndahet në grupe. Punohen ushtrimet 1, 5, 6, 7, 8, 9 në faqen 82 nga teksti i nxënësit.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantim)


Grupet paraqesin punën e tyre. Bëhet vlerësimi.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e objektivave të temës;
- saktësinë e kryerjes së veprimeve gjatë zgjidhjes së ushtrimeve;
- argumentimin e veprimeve të kryera.
Vlerësohet gjithashtu dhe puna e pavarur dhe bashkëpunimi në grup.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 2, 3, 4, 10, 11 në faqen 82 në librin e nxënësit. Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

141
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Gjeometria Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja përgatit këtë situatë:
Tema mësimore: Me trekëndëshin e vizatimit kopjon në tabelë një
8.1 Figurat kongruente trekëndësh të barabartë me të. Tregon elementët e
tij : brinjët, këndet, katetet, hipotenuza etj.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Përdor imagjinatën për zgjidhjen e problemave në gjeometri.
2. Kompetenca personale
Vetëvlerësohet dhe përdor mendimin kritik në situata të ndryshme.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Katet
Nxënësi/-ja: · Hipotenuzë
- identifikon katetet dhe hipotenuzën në një · Brinjë përgjegjëse
trekëndësh këndrejtë;
- identifikon brinjët dhe këndet korresponduese në
figurat kongruente, duke ditur se janë të barabarta.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Libri i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me artet, me shkencat e natyrës, me
Trekëndëshi i vizatimit sektorin e ndërtimeve.
Raportori
Figura gjeometrike kongruente
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, veprimtari, punë e drejtuar/ të nxënit në bashkëpunim, punë në grupe dyshe/ prezantim

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, veprimtari)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja bën një parashtrim të hyrjes së kapitullit dhe të situatës së
parashikuar. Në diskutimin e situatës kihet kujdes të theksohen se në një trekëndësh përballë këndit më të
madh ndodhet brinja më e madh dhe anasjellas. Përballë këndit më të vogël gjendet brinja më e vogël dhe
anasjelltas. Pohimet e konstatuara mund të kontrollohen me matje të drejtpërdrejta. Gjithashtu emërtohen
elementet e trekëndëshit kënddrejtë: katetet, hipotenuza.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar/ të nxënit në bashkëpunim)


Si mësuesi/-ja, ashtu edhe nxënësit kanë përgatitur dy trekëndësha kongruentë. I përdorin ato për të dhënë
konceptin e figurave kongruente, brinjëve përgjegjëse dhe këndeve përgjegjëse.
Punohet shembulli 8.1 b i librit të nxënësit. Diskutohen zgjidhja e të gjitha situatave të shembullit, gjë që do
t’i ndihmojë nxënësit për zgjidhjen e ushtrimeve.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe/ prezantim)


Nxënësit do të punojnë në punë të pavarur do të diskutojnë në grupe dyshe përgjigjet e tyre. Nxënës të
ndryshëm prezantojnë punën e tyre në tabelë , e gjithë klasa merr pjesë në që do të realizohet.
Nxënësit do të punojnë ushtrimet 1, 3 dhe 4 në faqen 85 te libri i nxënësit.

Vlerësimi
Vlerësohet puna në grupe dhe bashkëpunimi midis nxënësve.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 2, 3 dhe 5 në faqen 43 te fletorja e punës.

142
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Gjeometria Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Nxënësit kanë secili dy drejtkëndësha të barabartë të
prerë në fletë letre dhe i përdorin ato për të zbuluar
8.2 Simetria e figurave dypërmasore konkretisht simetrinë boshtore dhe atë rrotulluese
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Përdor simetrinë për realizimin e projekteve të ndryshme individuale dhe në grup.
2. Kompetenca e të menduarit
Shpreh mendimet e veta per simetrinë me gojë ose me shkrim.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Drejtëz simetrie
Nxënësi/-ja: · Simetri rrotulluese
- transformon një figurë dypërmasore në simetri
sipas një drejtëze;
- transformon një figurë dypërmasore në një simetri
rrotulluese.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Libri i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me artet; me shkencat e natyrës;me shoqërinë
Figura gjeometrike mjedisin.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
punë në grupe dyshe/ diskutim, vëzhgo-analizo-diskuto, punë e drejtuar, punë në grupe dyshe/ prezantime

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (punë në grupe dyshe/ diskutim)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor veprimtarinë e menduar në situatën e të nxënit.
Mësuesi/-ja drejton pyetjet dhe për përgjigjet nxënësit punojnë në grupe dyshe. Pas diskutimeve me njëri-
tjetrin, nxjerrim përfundimet së bashku me gjithë klasën.
Si mendoni, sa drejtëza simetrie ka drejtkëndëshi? Cilat janë ato?
Me dy drejtkëndëshat e barabartë kërkon të zbulojnë se: Çfarë ndodh kur një drejtkëndësh e rrotullojmë
me 360° rreth pikëprerjes së diagonaleve? Sa herë puthiten dy drejtkëndëshat gjatë këtij rrotullimi

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-diskuto, punë e drejtuar)


Mbas diskutimit të situatës shpjegohen konceptet e simetrisë sipas një drejtëze dhe simetrisë rrotulluese.
Me ndihmën e figurave të ndryshme gjeometrike demonstrohen të dyja këto simetri.
Nxënësit ftohen të vëzhgojnë shembullin e librit dhe së bashku analizojmë, diskutojmë përgjigjet.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe/ prezantime)


Nxënësit punojnë në grupe dyshe me ushtrimet 1. (a, b, c, ç) 2. (a, b, c, ç) faqe 86 libri i nxënësit ushtrimi
5 faqe 87 libri i nxënësit. Më pas bëhet diskutimi dhe prezantimi i tyre.

Vlerësimi
Nxënësi/-ja vlerësohet për pjesëmarrjen në diskutim, saktësinë e përgjigjeve të dhëna dhe për saktësinë e
punës së kryer.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 6, 7 faqe 87 libri i nxënësit Ushtrimet 1, 4, 6 faqe 44 fletorja e punës.

143
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Gjeometria Situata e të nxënit:
Mësuesi/- ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore:
Nga figurat e katërkëndëshave të përgatitur kërkon
8.3 Klasifikimi i katërkëndëshave rastësisht të tërhiqet njëra. Një nxënës nga klasa e
përkufizon atë, tregon elementet e tij, liston vetitë e tij.
Përsëritet procedura edhe për katërkëndëshat e tjerë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Përdor imagjinatën për zgjidhjen e problemave në gjeometri
2. Kompetenca qytetare
Zbaton dhe respekton rregullat e grupit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Katërkëndësh
Nxënësi/-ja: · Paralelogram
Klasifikon katërkëndëshat sipas vetive të tyre, · Drejtkëndësh
duke përfshirë edhe vetitë e diagonaleve. · Romb
· Katror
· Trapez
· Balonë
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Libri i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me artet; me shkencat e natyrës, me sektorin e
Katërkëndësha të ndryshëm të vizatuar në fletë A 4 ndërtimeve.
Mjete vizatimi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
veprimtari, diagram Veni / punë në grupe, rishikim në grupe dyshe
Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari)


Për të realizuar këtë rubrikë mësuesi/-ja parashtron situatën e menduar më lart. Në këtë mënyrë rikujtohen vetitë
e katërkëndëshave të mësuara nga vitet e kaluara. Plotësohen ato nëse nxënësit nuk i listojnë të gjitha vetitë.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (diagram Veni / punë në grupe)


Mbas diskutimit të vetive të katërkëndëshave klasa ndahet në tre grupe, secilit grup i caktohet një çift
figurash. Me to do të plotësojë një diagram Veni për vetitë .
Grupi i parë: Paralelogram, drejtkëndësh
Grupi i dytë: Drejtkëndësh, katror
Grupi i tretë: Romb, katror

Paralelogrami Drejtkëndëshi

* Këndet e * 2 çifte brinjësh të


kundërta të barabarta dhe paralele * Të gjitha këndet 900
barabarta *diagonalet përgjysmojnë * Diagonalet e barabarta
* Nuk ka drejtëz njëra-tjetrën * ka dy drejtëza simetrie
simetrie * simetri të rendit të dytë

Vetitë e përbashkëta
144
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (rishikim në grupe dyshe)


Do të punojnë Ushtrimet 1 dhe 3 faqe 89 libri i nxënësit
Në fillim u lihet pak kohë të punojnë vetëm , më pas këshillohen të diskutojnë me njëri – tjetrin dhe më pas
i diskutojmë me gjithë klasën.

Vlerësimi
Mësuesi/-ja në këtë mësim do të vëzhgojë pjesëmarrjen e nxënësve në veprimtaritë e realizuara, si i
mbajnë mend njohuritë e mëparshme, sa e kanë marrë informacionin e ri dhe si e zbatojnë atë.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 1. 2 faqe 45 fletore pune.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Gjeometria Situata e të nxënit:
Tema mësimore:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:Në tavolinë ka trupa të
8.4 Vizatimi i hapjeve të trupave gjeometrikë ndryshëm gjeometrik dhe hapje të ndryshme të tyre.
Kërkon që nxënësit të çiftojnë trupin gjeometrik me
hapjen e tij. Ndërkohë ilustrojnë dhe formimin e trupit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Përdor imagjinatën për modelimin e trupave gjeometrikë nëpërmjet skicimit të hapjes së tyre në figura
dypërmasore.
2. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin.
Përdor skicimin, ndërtimin e trupave gjeometrik për realizimin e projekteve të ndryshme individuale dhe në
grup.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Trup 3- D
· Hapje e figurave gjeometrike
Nxënësi/-ja:
· Skicë
skicon hapje të thjeshta të trupave gjeometrik
· Kub
si kubi, kuboidi, piramida me bazë katrore dhe
· Kuboid
piramida trekëndore.
· Prizëm
· Piramidë
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Libri i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me artet; me shkencat e natyrës,me
Trupa 3-D dhe hapje të tyre në 2-D teknologjinë me sektorin e ndërtimeve.
Mjetet e vizatimit
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, veprimtari, punë e drejtuar, punë në grupe, prezantime
Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, veprimtari)


Për të realizuar këtë rubrikë mësuesi/-ja bën kontrollin dhe diskutimin e detyrave të shtëpisë dhe
parashtron situatën e menduar më lart.

145
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar)


Punojmë së bashku shembullin 8.4. Nxënësit janë pajisur me mjetet e nevojshme për të punuar.
Vizatohet hapja e piramidës dhe e prizmit të treguar në shembullin e librit. Mësuesi/ja ndihmon nxënësit
për ndërtimin e trupave gjeometrikë.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe, prezantime)


Klasa ndahet në grupe ku punohen ushtrime nga libri i nxënësit faqe 91. Nxënësit në fillim lihen të
punojnë për pak kohë në punë të pavarur, më pas diskutojnë me pjesëtarët e tjerë të grupit përgjigjet e
tyre. Më pas bëhet prezantimi me të gjithë klasën.

Grupi i parë: Ushtrimi 2 (a, b) 4. a 5


Grupi dytë: Ushtrimi 2 (c, ç) 4. b 6
Grupi i tretë: Ushtrimi 2 (d, dh) 4 .c 6

Vlerësimi
Mësuesi/-ja në këtë mësim do të vëzhgojë pjesëmarrjen e nxënësve në veprimtaritë e realizuara, si i
mbajnë mend njohuritë e mëparshme, sa e kanë marrë informacionin e ri dhe si e zbatojnë atë.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1, 2 dhe 4 faqe 46 te fletorja e punës për nxënësit nën nivelin mesatar.
Ushtrimet 3, 4 dhe 5 faqe 47 te fletorja e punës për nxënësit e nivelit mesatar.
Ushtrimet 2, 5 dhe 6 faqe 47 te fletorja e punës për nxënësit e nivelit të lartë.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Gjeometria Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Në tabelë vendos një hartë gjeografie dhe pyet
nxënësit nëse e njohin shënimin
8.5 Skicat e shkallëzuara “ 1: 10000”? Çfarë përfaqëson ai?

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e të menduarit
Zgjidh një problemë matematikore me përdorimin e shkallës së zmadhimit. Përzgjedh dhe demonstron
strategji të ndryshme për zgjidhjen e saj.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Skicë
Nxënësi/-ja: · Shkallë
- interpreton skica të thjeshta të shkallëzuara;
- krijon skica të thjeshta të shkallëzuara.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Libri i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës
Hartë gjeografie Gjuhën dhe komunikimin, shkencat shoqërore
Mjete vizatimi (gjeografi, hartat)

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


diskutim, veprimtari, vëzhgo-analizo-diskuto-zbato, punë në grupe, prezantime

146
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, veprimtari)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor detyrat e shtëpisë dhe parashtrimin e situatës së mësuar
më lart. Nëpërmjet diskutimit të situatës jepet koncepti i skicës së shkallëzuar. Gjithashtu shpjegohet se si
bëhet këmbimi i një gjatësie reale me gjatësinë e një skice dhe anasjellas.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-diskuto-zbato)


Nxënësit ftohen të vëzhgojnë shembullin 8.5 më pas diskutojmë përgjigjet e secilit rast në tabelë.
Nxënësit punojë më pas ushtrimin 1 faqe 92 libri i nxënësit

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe, prezantime)


Nxënësit punojnë me ushtrimet e librit të nxënësit faqe 93
Grupi i pare ushtrimi 3.a 4
Grupi i dytë ushtrimi 3.b 5
Grupi i tretë ushtrimi 3.c 6

Vlerësimi
Gjate kësaj ore mësuesi/ja do të vëzhgojë pjesëmarrjen e nxënësve në veprimtaritë mësimore dhe
saktësinë e vizatimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 2, 3, 6 faqe 48 fletorja e punës

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Gjeometria Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Mësuesi/-ja përdor situatat e
Përsëritje përdorura gjatë këtij kapitulli.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Njohuritë e marra mbi figurat dhe trupat gjeometrikë i përdor në realizimin e projekteve të ndryshme duke
bërë kështu lidhje integrale ndërmjet lëndëve.
2. Kompetenca digjitale
Përdor teknologjinë në ndërtimin e figurave 2-D dhe 3-D.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore:
Nxënësi/-ja: · Janë të gjithë fjalët e
- identifikon katetet dhe hipotenuzën në një trekëndësh kënddrejtë; përdorura gjatë këtij
- identifikon brinjët dhe këndet korresponduese në figurat kapitulli
kongruente, duke ditur se janë të barabarta;
- transformon një figurë dypërmasore në simetri sipas një drejtëze;
- transformon një figurë dypërmasore në një simetri rrotulluese;
- klasifikon katërkëndëshat sipas vetive të tyre, duke përfshirë edhe
vetitë e diagonaleve;
- skicon hapje të thjeshta të trupave gjeometrik si kubi, kuboidi,
piramida me bazë katrore dhe piramida trekëndore;
- interpreton skica të thjeshta të shkallëzuara;
- krijon skica të thjeshta të shkallëzuara.

147
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me


Libri i nxënësit temat ndërkurrikulare:
Fletorja e punës
Figura të ndryshme gjeometrike Lidhet me të gjitha fushat e dhëna
Mjetet e vizatimit gjatë këtij kapitulli.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


lojë në dyshe, punë në grupe, prezantime

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (lojë në dyshe)


Nëpërmjet kësaj loje do të rikujtohen vetitë e figurave të ndryshme gjeometrike P.sh : Vjen një çift nxënësish
Rastësisht zgjidhet një figurë (paralelogrami) fillojnë me radhe njëri thotë një veti më pas vazhdon tjetri me
një veti tjetër. E kështu me radhë deri sa të thuhen të gjitha. Nëse ndonjëri prej tyre nuk di përgjigje kur ka
radhën për të folur ai digjet dhe vendin e tij e zë një nxënës tjetër.
Loja zhvillohet edhe për figura të tjera gjeometrike

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë në grupe)


Klasa ndahet në grupe dhe punohen ushtrimet 2, 4, 6 faqe 94
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime)
Grupet prezantojnë punën e tyre. Bëhen vlerësime.

Vlerësimi
Nxënësit vlerësohen për saktësinë e punës së kryer, për përgjigjet e sakta.
Detyrat dhe puna e pavarur
Ushtrimet: 1, 3 dhe 5 në faqen 94.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Algjebra dhe funksioni Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Kemi 10 fletore dhe 5 libra. A mund të
Tema mësimore: mblidhen?
Ose: një nxënës ka 4 fletore dhe 5
9.1 Mbledhja e kufizave të ngjashme lapsa, kurse një nxënës tjetër ka 8
fletore dhe 5 lapsa. A mund të themi
se të dy nxënësit së bashku kanë 12
fletore dhe 10 lapsa?

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Arrin të shprehë qartë me gojë dhe me shkrim situata të caktuara të të nxënit.
Kompetenca e të menduarit
Përdor krahasimin për të përcaktuar dallimet dhe ngjashmëritë.
Kompetenca e të nxënit
Zgjeron njohuritë mbi shprehjet shkronjore dhe kufizat e ngjashme.

148
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:


temës mësimore: · Shprehje
Nxënësi/-ja: · Kufiza të ngjashme
Nxënësi/-ja: · Mbledhja e kufizave të
· dallon kufizat që kanë pjesën shkronjore të njëjtë; ngjashme
· tregon numrin që është para shkronjave (koeficientin); · Koeficient
· mbledh kufizat e ngjashme; · Shndërrim, thjeshtim
· mbledh kufizat e ngjashme duke mbledhur vetëm
koeficientet;
· shkruan prodhimin pa përdorur shenjën e shumëzimit;
· thjeshton shprehjet lineare me koeficiente numra të plotë.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me
Teksti i nxënësit temat ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Shkencat e natyrës
Gjuhën dhe komunikimin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, veprimtari, vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe dyshe, prezantim

Organizimi i orës së mësimit


a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)
Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor faqen e parë të kapitullit dhe situatën
e të nxënit apo situata të tjera të krijuara nga ai vetë.
Shtrohet situata e të nxënit për diskutim. Përgjigjet mund të jenë të ndryshme.
Ndahet klasa në grupe dyshe, ku për secilin prej tyre mësuesi/ja ka parapërgatitur pyetjet:
1. Si mund t’i shkruajmë ndryshe këto shprehje?
2a 5b a2 b5 3 + 2a 5 + 4b 5b + 4a 4dc 5fe -4z + 5
Pas përgjigjeve nxiten nxënësit që të formulojnë me fjalë rregullat për secilin prej tyre.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Krijohet një situatë për mbledhjen e kufizave të ngjashme.
Nëse në një tavolinë janë 2 mollë dhe 4 dardhë dhe në një komodinë janë dhe 3 mollë dhe 2 dardhë.
Sa mollë dhe dardhë janë gjithsej? Përgjigjja do të jetë 5 mollë dhe 6 dardhë. Pra, mblodhëm numrin,
kurse fjalën mollë dhe dardhë nuk e ndryshuam.
Kështu do të veprohet edhe për kufizat e ngjashme.
Pastaj mësuesi/-ja zhvillon shembullin 9.1a dhe 91b.
Sqarohet mirë veprimi që bëhet me kufizat e ngjashme.
Pas punimit të shembullit nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimin 1, 2 në faqen 97 në libër.
Gjatë prezantimit të tyre në tabelë kërkohet që nxënësit të shprehin me fjalë rregullën e zbatuar.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe, prezantim)


Nxënësit në grupe dyshe punojnë ushtrimet 3, 4 në faqen 97 në libër.
Grupet e nivelit më të lartë punojnë ushtrimet 5, 6 në faqen 97 në libër.
Udhëzoni nxënësit për ushtrimin 5 që ta fillojnë zgjidhjen nga poshtë.
Udhëzoni nxënësit për ushtrimin 5 që, nëse nuk arrijnë të gjejnë gabimin në një ushtrim të zgjidhur, ata
mund ta zgjidhin atë dhe pastaj të bëjnë krahasimin.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë.

149
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e objektivave të temës;
- thjeshtimin e kufizave të ngjashme;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrime nga faqja 49 në fletën e punës.
Jepen udhëzimet për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Algjebra dhe funksioni Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore:
Merret ky ushtrim:

9.2 Hapja e kllapave 3(2x – 5y) + ( x – y).


Si veprohet në këtë rast për të thjeshtuar shprehjen?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca e të menduarit
Përzgjedh rrugën e duhur për thjeshtimin e shprehjes.
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Dëgjon me vëmendje sqarimet e bëra nga mësuesi/-ja, duke bërë pyetjet e duhura për zgjidhjen e detyrës.
Kompetenca qytetare
Ballafaqon mendimin e tij/saj me të shokut ose shoqes për të arritur në një përfundim të saktë.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:


fushës sipas temës mësimore: · Shprehje
Nxënësi/-ja: · Kllapa
- heq kllapat; · Kufiza
- grupon kufizat e ngjashme dhe i mbledh ato;
- thjeshton shprehje lineare me koeficiente numra
të plotë.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Shkencat e natyrës
Gjuhën dhe komunikimin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe dyshe, prezantim

150
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor detyrat e shtëpisë, situatën e të nxënit. Kontrollohen
detyrat duke bërë vërejtjet e duhura, shtrohet situata e të nxënit për diskutim.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Mësuesi/ja punon së bashku me nxënësit shembullin e dhënë në libër.
Gjatë punimit të shembullit sqarohet me shumë kujdes secili nga veprimet.
Nxënës të ndryshëm e prezantojnë shembullin në tabelë. Gjatë prezantimit kërkohet që ata të shprehin me
fjalë veprimet që kryejnë, p.sh.:
Për të hapur kllapën 3(b + 5) shumëzojmë 3 me b, të cilin e shkruajmë 3b ose thjesht 3b dhe pastaj
shumëzojmë 3 me 5, që e shkruajmë 35 ose 15.
Mund t’u paraqitet nxënësve edhe metoda e rrjetës, e cila do më shumë kohë, por i ndihmon nxënësit që
të mos bëjnë gabime, p.sh:

b +5
3 3b +15

Gjatë hapjes së kllapave gabimet e mundshme të nxënësve janë:


1. Shumëzojnë në mënyrë korrekte termin e parë dhe termin e dytë thjesht e vendosin ose përpiqen
ta mbledhin apo zbresin atë.
2. Nxënësit harrojnë të thjeshtojnë pas hapjes së dy kllapave.
Gjatë pjesës së tretë të mësimit mësuesi/ja kujdeset që nxënësit t’i kapërcejnë këto gabime.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe, prezantim)


Nxënësit, të ndarë në grupe dyshe, punojnë ushtrimet 1-5 në faqen 98.
Udhëzohen nxënësit për ushtrimin që do ishte më mirë ta zgjidhnin atë dhe pastaj të identifikonin gabimin.
Gjatë punës mësuesi/ja vëzhgon nxënësit dhe mban shënim gabimet që ata bëjnë.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e objektivave të temës;
- hapjen me saktësi të kllapave;
- thjeshtimin e kufizave të ngjashme pas hapjes së kllapave;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrime në faqen 50-51 të fletës së punës.
Përzgjidhni grup ushtrimesh të cilat mund t’i jepni dhe sipas niveleve.
Jepni udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.
Për ushtrimet 2, 6, 7 udhëzohen nxënësit që të përdorin metodën e zgjidhjes dhe pastaj të identifikojnë
gabimin.

151
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Algjebra dhe funksioni Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Një nxënës ka x lekë. Një shok i jep dhe 1000
lekë. Atij i bëhen 2560 lekë. Sa lekë ka pasur
9.3 Formimi dhe zgjidhja e ekuacioneve në fillim nxënësi?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Merr pjesë si anëtar i një jurie për vlerësimin e një aktiviteti duke u bazuar në kriteret e paracaktuara.
Kompetenca personale
Kërkon ndihmë, këshillë dhe mbështetje nga personat dhe shërbimet përkatëse kur ndodhet në situata jo
të favorshme.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: · Ekuacion
Nxënësi/-ja: · Zgjidhje
- formon ekuacionin kur jepen disa të dhëna; · Ndryshimi i shenjës
- zgjidh ekuacione lineare me një ndryshore dhe kur ndry- · Ndryshimi i vendeve
shorja ndodhet në të dyja anët e ekuacionit; · Zgjidhje e ekuacionit
- përdor njohuritë e marra për figurat gjeometrike për të
zgjidhur situata të thjeshta problemore;
- argumenton veprimet e kryera.

Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare:
Teksti i nxënësit Shkencat e natyrës (fizikë, kimi, biologji)
Fletorja e punës Gjuhën dhe komunikimin
Teknologjinë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe dyshe

Organizimi i orës së mësimit


a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)
Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor detyrat e shtëpisë.
Kontrollohen detyrat duke bërë korrigjimet e duhura. Për punën e kryer, mësuesi/-ja bën vlerësimet e disa
nxënësve. Shtron situatën e të nxënit për diskutim.
Meqenëse gjatë kësaj ore do zgjidhen situata problemore me figurat gjeometrike, përsëriten njohuritë e
marra mbi figurat gjeometrike.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Mësuesi/-ja së bashku me nxënësit punon shembullin 9.3 në faqen 99 në libër. Gjatë prezantimit të
shembullit ndihmohen nxënësit me pyetje ose kërkesa të tilla, si:
1. Si janë brinjët e paralelogramit?
2. Formoni një ekuacion për gjatësitë e barabarta.
3. Zgjidhni ekuacionin duke zbatuar hapjen e kllapave dhe kalimin e mbledhorëve nga njëra anë në tjetrën.
Pas diskutimit të shembullit nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimin 1 në faqen 99.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë.
Gjatë prezantimit të ushtrimeve në tabelë u kërkohet nxënësve të argumentojnë punën e tyre.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe)


Nxënësit në grupe dyshe punojnë ushtrimet 2-4 në faqen 100 në libër.
Nxënësit udhëzohen për zgjidhjen e tyre.

152
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

1. Për ushtrimin 2 mund të hasin vështirësi. Kujtoni që trekëndëshi dybrinjënjëshëm ka dy brinjë të


barabarta. Formoni ekuacionin duke zbatuar këtë veti.
2. Kujtoni njohuritë për trapezin dybrinjënjëshëm, paralelogramin dhe rombin.
3. Për ushtrimin 4 lexoni me kujdes problemën dhe formoni ekuacionin.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë. Gjatë prezantimit kërkoni që nxënësit të
argumentojnë veprimet e tyre.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e objektivave të temës;
- formimin e ekuacionit;
- thjeshtimin e kufizave të ngjashme pas hapjes së kllapave;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrime nga faqet 51-52 të fletës së punës. Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Algjebra dhe funksioni Situata e të nxënit:

Tema mësimore: Vlejnë situatat e përdorura gjatë kapitullit.


9.4 Përsëritje
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca e të menduarit
Zgjidh një problemë duke arsyetuar rrugën e ndjekur.
Kompetenca qytetare.
Gjatë punës në grup merr në konsideratë vërejtjet dhe sugjerimet e shokut ose shoqes.
Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin.
Bashkëvepron me moshatarët dhe të tjerët për realizimin e veprimtarive të përbashkëta.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: · Ekuacion
Nxënësi/-ja: · Zgjidhje
- shkruan prodhimin pa përdorur shenjën e shumëzimit, · Ndryshim i shenjës
vendos koeficientin para shkronjës, zbaton rendin · Situatë problemore
alfabetik kur ka më shumë se një shkronjë; · Zgjidhje e ekuacionit
- hap kllapat dhe kryen veprime me kufizat jashtë
kllapave;
- formon ekuacionin kur jepen disa të dhëna;
- zgjidh ekuacione lineare me koeficiente numra të plotë;
- dallon shprehjet nga ekuacionet;
- bën provën.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me të gjitha fushat e dhëna gjatë këtij
kapitulli.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
rikujtim njohurish, marrëdhënie pyetje-përgjigje, punë në grupe dyshe, prezantime
153
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit


a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish, marrëdhënie pyetje-
përgjigje)
Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor detyrat e shtëpisë dhe njohuritë teorike të marra gjatë
kapitullit.
Kontrollohen detyrat, testohet përvetësimi i njohurive teorike nga nxënësit.
– Cilat quhen kufiza të ngjashme?
– Nga sa pjesë përbëhet kufiza?
– Si mblidhen kufizat e ngjashme?
– Si veprohet për të hapur kllapat, nëse numri para kllapës është pozitiv?
– Si veprohet për të hapur kllapat, nëse numri para kllapës është negativ?
– Cili numër është para kllapës, nëse nuk është shkruar?
Përsëriten njohuritë mbi vetitë e figurave gjeometrike.
Bëhen vlerësime.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë në grupe dyshe)


Nxënësit në grupe dyshe punojnë ushtrimet 1-8 në faqen 101.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime)


Përfaqësues të grupeve prezantojnë punën e tyre në tabelë.
Gjatë prezantimit kërkohet që nxënësit të argumentojnë veprimet e tyre.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve lidhur me:
- realizimin e objektivave të temës;
- formimin e ekuacionit;
- thjeshtimin e kufizave të ngjashme pas hapjes së kllapave;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Në varësi të ecurisë së punës gjatë orës së mësimit jepen detyra nga faqja 101 në libër. Jepen udhëzimet
përkatëse.

154
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Lënda: Matematikë Klasa: VIII


Test i ndërmjetëm nr. 2

Emri, mbiemri: ________________________ Varianti A

(Kapitujt: 7, 8, 9 – Thyesat; Figurat dypërmasore dhe trupat gjeometrikë; Shprehjet dhe ekuacionet)
1. Plotësoni shprehjet duke përdorur numrat e dhënë më poshtë. Secili numër përdoret vetëm një herë.
(8 pikë)
7 1 1 1
0,6 0,4 75% 80% 0,75
10 4 5 2

0,25 =…… 40% = ……. 4 = ……. 50% = …... 60% =…… 0,2 = …… 0,7 = …… …… = …….
5
2. Ktheni secilën prej thyesave në një numër dhjetor me anë të pjesëtimit. (3 pikë)

17 7 6 17 17 6
; ; ; = …….. = ……… = ………
25 11 7 25 11 7
3. Kryeni veprimet.
(6 pikë)
3 1 3 1 2
(1 - ) (2 + 2 ) = • 35 + : =
7 14 5 3 5

4. Këta katërkëndësha janë kongruentë.


(4 pikë)
a) Shkruani brinjën përgjegjëse:
SR me ……. QR me …….. YZ me ……. V Z me ………
b) Shkruani këndin përgjegjës me :
< PQR me ……… < QRS me ………. < XVZ me ……….. < VZY me ………….
P X
Y
Q

S R V Z
5. Emërtoni katërkëndëshin sipas përshkrimit dhe vizatojeni atë. (2 pikë)
Të gjitha brinjët i kam të barabarta. Diagonalet përgjysmojnë njëra-tjetrën dhe formojnë kënd 90°. Kam 4
drejtëza simetrie.

6. Ana përdori skicën e shkallëzuar 1 cm me 20 cm për të paraqitur një dritare.


Në skicën e saj dritarja është 6 cm e gjerë .Sa është gjerësia reale e dritares? (2 pikë)

7. Thjeshtoni shprehjet. (3 pikë)


3(2c + 6d) =
3a + 7b + 5a – 2b =

8. Mira mendoi një numër .Këtë numër e shumëzoi me 5 dhe pastaj i shtoi 9. Rezultati ishte 44. Çfarë
numri mendoi Mira?
(2 pikë)
Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikë 0-7 8 - 11 12 - 15 16 - 19 20 - 23 24 -27 28 - 30

155
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Lënda: Matematikë Klasa: VIII


Test i ndërmjetëm nr. 2

Emri, mbiemri: ________________________ Varianti B

(Kapitujt: 7, 8, 9 – Thyesat; Figurat dypërmasore dhe trupat gjeometrikë; Shprehjet dhe ekuacionet)

1. Plotësoni shprehjet duke përdorur numrat e dhënë më poshtë. Secili numër përdoret vetëm një herë.
(8 pikë)
2 3 9
10% 90% 30% 0,5 0,8 20%
5 4 10
3 1 1
=……. 0,4 = …….. 80% = ……. 0,1 = ……. =……… 75 % = ……… = ……. ……. = …….
10 5 2
2. Ktheni secilën prej thyesave në një numër dhjetor me anë të pjesëtimit. (3 pikë)

11 1 5 11 1 5
; ; ; = …….. = ……… = ………
20 9 13 20 9 13
3. Kryeni veprimet. (6 pikë)

1 3 4 3
7 – (3 + 1 )= • 24 + : =
2 4 7 8
4. Këta katërkëndësha janë kongruentë. (4 pikë)
a) Shkruani brinjën përgjegjëse:
AD me ……. BC me …….. EF me ……. GH me ………
b) Shkruani këndin përgjegjës:
< ADC me ……… < BAD me ………. < FEH me ……….. < EHG me ………….

B E
A F

D C B
H

5. Emërtoni katërkëndëshin sipas përshkrimit dhe vizatojeni atë. (2 pikë)


Kam të gjitha brinjët e barabarta. Kam dy çifte brinjësh paralele. Kam dy drejtëza simetrie.
Kam simetri rrotulluese të rendit të dytë.

6. Agroni përdori skicën e shkallëzuar 1 cm me 200 cm për të paraqitur rrugën e kopshtit të tij.
Rruga e kopshtit është 11 m. Sa është gjatësia e saj në skicë? (2 pikë)

7. Thjeshtoni shprehjet. (3 pikë)


n(2n + 5) =
2(x + 3) + 4x – 2 =

8. Ana mendoi një numër. Këtë numër e shumëzoi me 4 dhe pastaj i shtoi 8. Rezultati ishte 20. Çfarë numri
mendoi Mira? (2 pikë)

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikë 0-7 8 - 11 12 - 15 16 - 19 20 - 23 24 -27 28 - 30

156
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Statistika dhe probabiliteti Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Gjatë javës së fundit Suela mori këto nota:
10.1 Llogaritja e statistikave nga të dhënat diskrete 8, 9, 10, 8, 10, 9, 9.
Gjeni: modën, mesoren, mesataren aritmetike.
Çfarë përfaqëson moda?
Çfarë përfaqëson mesorja?
Çfarë përfaqëson mesatarja aritmetike?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Përdor statistikën në analizën e dukurive nga jeta.
Kupton se nga një informacion ekzistues rrjedh një informacion i ri.
2. Kompetenca qytetare
Është tolerant ndaj shokut/ shoqes dhe respekton mendimin e tij gjatë punës në grup.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalët kyç:
sipas temës mësimore: · Statistikë
Nxënësi/-ja: · Modë
ndërton dhe përdor tabelën e dendurive për të dhëna · Mesore
diskrete; · Mesatare aritmetike
llogarit modën mesoren dhe mesataren aritmetike për të · Amplitudë
dhëna diskrete. · Denduri
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me gjuhën dhe komunikimin,
Statistika të ndryshme me të dhëna diskrete që mund të ekonominë, politikën, biznesin, teknologjinë;
jenë në shkollë shoqërinë dhe mjedisin.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
rikujtim njohurish, metoda ndërvepruese, vëzhgo-analizo-formulo, unë në grupe dyshe, prezantim

Organizimi i orës së mësimit

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor faqen e parë të kapitullit dhe situatën e të nxënit.
Bashkëbisedohet rreth faqes së parë të kapitullit duke rikujtuar njohuritë e marra dhe duke bërë një parantezë
të asaj që do të studiohet në këtë kapitull. Shtrohet për zgjidhje situata e të nxënit.

Ndërtimi i njohurive të reja (metoda ndërvepruese, vëzhgo-analizo-formulo)


Mësuesi/-ja punon pjesën e parë të mësimit, ku sqaron konceptet e termat kryesorë: mesatare aritmetike,
modë, mesore, amplitudë.
Punohet shembulli i tekstit duke u dhënë përgjigje të gjitha situatave , në këtë mënyrë nxënësit e kanë më
të lehtë të zgjidhin ushtrimet në vijim.
Shembulli 1. b mesorja: (72 + 1) : 2 = 36,5, kështu që vlera e mesit është sa mesatarja aritmetike ndërmjet
masave të 36-s dhe 37-s. Nga tabela shohim (tetë 1-sha), (njëzet e gjashtë 2-sha), (8 + 26 = 34). Për
të arritur te vlera e mesit (e 36-ta dhe e 37-ta), shohim se të dyja e kanë të njëjtën vlerë 3, prandaj edhe
mesatarja e tyre është po 3. Pra, mesorja në këtë rast është 3.

157
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe, prezantim)


Nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimet 1, 2, 3, 4 dhe 6 në faqen 103-104 nga teksti i nxënësit. Grupet
prezantojnë punën e tyre në tabelë.

Shënim: Vlejnë për t’u diskutuar ushtrimet 2 dhe 6.


Ushtrimi 2 në faqen 103.

Kujdes! Mesatarja aritmetike duhet të jetë 10,4 dhe jo 10.


Mesatarja = shuma/5
10,4 = shuma/ 5
shuma = 10,4 5
10 + 5 + 15 + 5 + x = 52
35 + x = 52
x = 52 ‒ 35
x = 17
Amplituda: 17 – 5 = 12 Mesorja: 5 : 2 = 2,5 kështu që vlera e mesit është e treta 5, 5, 10, 15, 17
Ushtrimi 6 në faqen 104.
Përgjigje: Të tre nxënësit kanë të drejtë sepse : Albani ka njehsuar mesataren aritmetike. Ana ka
njehsuar mesoren, Adela ka njehsuar modën.

Vlerësimi
Gjatë kësaj ore vlerësohet të nxënit bashkëpunues i nxënësve dhe kryerja e mirë e punës në grup.
Gjithashtu vlerësoj mënyrën e arsyetimit dhe argumentimit për zgjidhjen e ushtrimeve.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1, 2, 3 dhe 4 në faqen 53 nga fletorja e punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Statistika dhe probabiliteti Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Joni në detyrën e shtëpisë do të kryente një studim
10.2 Llogaritja e statistikave nga të dhënat e statistikor për pikët që kishin marrë një grup prej 30
grupuara ose të dhënat e vazhdueshme nxënësish në një testim. Për këtë arsye vendosi t’i
sistemonte në tabelën e dendurive. Mirëpo ai vuri re se
tabela e tij kishte shumë shtylla dhe nuk e ndihmonte atë t’i
analizonte të dhënat. Si do të veproje ti në vend të Jonit?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Shfrytëzon njësime të mesatareve nga një bazë të dhënash të vazhdueshme dhe i përdor për të kuptuar
probleme e dukuri të ndryshme shoqërore.
2. Kompetenca qytetare
Gjatë publikimit të statistikave shmang paragjykimet dhe tregohet tolerant ndaj ndryshimeve që vijnë si
pasojë e diversitetit kulturor, etnik, fetar, krahinor etj.
158
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:


fushës sipas temës mësimore: · Statistikë
Nxënësi/-ja: · Modë
ndërton dhe përdor tabelën e dendurive për të · Mesore
dhëna të vazhdueshme; · Mesatare aritmetike
llogarit mesoren, modën dhe mesataren aritme- · Amplitudë
tike për të dhëna të vazhdueshme. · Denduri
· Klasë
· Klasë modale
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me gjuhën dhe komunikimin, ekonominë,
Statistika të ndryshme me të dhëna të vazh- politikën, biznesin, teknologjinë; shoqërinë dhe mjedisin
dueshme që mund të jenë në shkollë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
imagjinatë e drejtuar, diskutim, vëzhgo-analizo-diskuto, punë e drejtuar, punë në grupe, prezantim

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (imagjinatë e drejtuar, diskutim)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja parashtron situatën e menduar më lart dhe kërkon përgjigje nga
nxënësit. “Më poshtë jepen të dhëna për të trajtuar situatën”.

Detyra e shtëpisë e Jonit: Pikët e fituara nga secili nxënës në testin e matematikës ishin si më
poshtë: 10, 42, 35, 15, 50, 16, 24, 36, 19, 25, 22, 31, 18, 27, 25, 29, 30, 32, 33, 17, 28, 20, 34, 27, 22, 39,
15, 18, 21, 26.

Nga diskutimi i situatës duhet të marrin përgjigje pyetjet: Pse përdoren tabelat me denduri të grupuara?
Çfarë janë klasat? Si do të bëhet një vlerësim i mesatares aritmetike, i mesores dhe i amplitudës.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-diskuto, punë e drejtuar)


Nxënësit ftohen të vëzhgojnë shembullin e zgjidhur dhe mësuesi/-ja e zgjidh ushtrimin në tabelë duke
sqaruar edhe një herë se si gjenden vlerësimet e mesatares aritmetike, mesoren dhe amplitudën për të
dhënat e grupuara.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe, prezantim)


Klasa ndahet në tri grupe. Secili nxënës në fillim punon në mënyrë të pavarur. Më pas diskuton ushtrimet
me njëri-tjetrin në grupet ku bëjnë pjesë. Nxënës të ndryshëm prezantojnë punën e tyre në tabelë.
Grupi i parë: ushtrimi 1 në faqen 105, ushtrimi 4 në faqen 106 në tekstin e nxënësit.
Grupi i dytë: ushtrimi 2 në faqen 105, ushtrimi 5 në faqen 106 në tekstin e nxënësit.
Grupi i tretë: ushtrimi 3 në faqen 106, ushtrimi 6 në faqen 106 në tekstin e nxënësit.

Ushtrim i zgjidhur: Ushtrimi 4 në faqen 106


Shkruani klasën modale:
Klasa modale është: 31-40 karaktere, pasi ka dendurinë më të madhe.
Shpjegoni pse mesorja duhet të jetë më e madhe se 20.
Janë 50 mesazhe. Na duhet numri i karaktereve që do të ketë mesazhi i mesit.

159
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

(50 + 1)/2 = 51 /2 = 25, 5. Pra, meqenëse kemi numër çift mesazhesh, mesazhi në mes të renditjes do të
jetë mesatarja aritmetike e numrit të karaktereve të mesazheve të 25-të dhe 26-të.
Nga të dhënat e tabelës gjejmë se në cilën klasë gjenden këto dy mesazhe.
10 + 8 = 20. Klasa 21-30 ka 12 mesazhe, Pra, 20 + 12 = 32 mesazhe. Mesorja ndodhet në klasën 21-30.
Pra, ajo është më e madhe se 20.

Shpjegoni se pse amplituda duhet të jetë më e madhe se 40. Për të dhënat tona vlera më e madhe e
mundshme e mundshme e amplitudës është: 60 – 1 = 59 karaktere. Kurse vlera më e vogël e mundshme
është: 51 – 1 = 50. Pra, amplituda merr vlera nga 50 – 59, kështu ajo është më e madhe se 40.
Vlerësoni gjatësinë mesatare të një teksti

Nr. i karaktereve Pika e mesit m Denduria d m∙d


1-10 5,5 10 55
11-20 15,5 8 124
21-30 25,5 12 306
31-40 35,5 16 568
41-50 45,5 3 136,5
51-6 55,5 1 55,5
Gjithsej 50 1245

Gjejmë mesin e secilit grup dhe e shumëzojmë me dendurinë.


Një vlerësim i mesatares është 1245 : 50 = 24,9 karaktere.

Vlerësimi
Gjatë kësaj ore vlerësohet aktivizimi i nxënësve në diskutim dhe mënyra e shtrimit apo arsyetimit të zgjidhjes
së ushtrimeve. Vlerësohen nxënësit që japin mënyra të ndryshme zgjidhjeje. Vlerësohen nxënësit që bëjnë
një vlerësim të saktë të klasës modale, të mesores, të mesatares aritmetike dhe të amplitudës.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1, 2, 4 dhe 5 në faqen 54 nga fletorja e punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Statistika dhe probabiliteti Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Në dy klasat e teta, në përfundim të semestrit të parë
10.3 Krahasimi i shpërndarjeve u zhvillua i njëjti test përmbledhës. Me çfarë mund t’i
krahasojmë rezultatet e dy klasave?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca e të menduarit
Harton planin e punës për kryerjen e një studimi statistikor.
Kompetenca e të nxënit
Paraqet të dhënat në mënyrë të përmbledhur dhe i krahason ato.

160
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:


fushës sipas temës mësimore: · Statistikë
Nxënësi/-ja: · Modë
krahason dy shpërndarje, duke përdorur ampli- · Mesore
tudën, modën, mesoren dhe mesataren. · Mesatare aritmetike
· Amplitudë
· Denduri
· Krahasim i shpërndarjeve
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me gjuhën dhe komunikimin, ekonominë,
Statistika të ndryshme që mund të ketë shkolla politikën, biznesin, teknologjinë; shoqërinë dhe
mjedisin.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
kontroll njohurish, veprimtari, vëzhgo-analizo-diskuto, punë e drejtuar, punë në grupe, prezantime
Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (kontroll njohurish, veprimtari)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor detyrat e shtëpisë dhe situatën e të nxënit.
Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Shtrohet situata e menduar më lart.
Nga diskutimi i saj nxënësit duhet të arrijnë në përfundimin se rezultatet e dy klasave mund t’i krahasojmë
sipas: mesatares aritmetike, modës, mesoren dhe amplitudës.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-diskuto, punë e drejtuar)


Sqarohen nxënësit se për të krahasuar dy bashkësi të dhënash përdorim termat statistikorë (modë,
mesatare aritmetike, mesore dhe amplitudë).
Ftohen nxënësit të vëzhgojnë shembullin e librit. Mësuesi/-ja e zgjidh shembullin 10.3 në tabelë duke
diskutuar gjatë gjithë kohës me nxënësit.
Punon me nxënësit ushtrimin 1 në faqen 107 te teksti i nxënësit.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe, prezantime)


Klasa ndahet në grupe dhe punon ushtrime nga teksti i nxënësit.
Grupi i parë: ushtrimin 3 në faqen 108.
Grupi i dytë: ushtrimin 4 në faqen 108.
Grupi i tretë: ushtrimin 5 në faqen 108.
Nxënësi punon në fillim në mënyrë individuale pastaj diskuton ushtrimin e zgjidhur me grupin e tij.
Përfaqësues nga të tria grupet prezantojnë zgjidhjet në tabelë. Gjatë prezantimit duhet të kihet kujdes që
të organizohet një diskutim konstruktiv ndërmjet nxënësve me pyetje- përgjigje të ndryshme.

Vlerësimi
Gjatë kësaj ore vlerësohet aktivizimi i nxënësve në diskutim dhe mënyra e shtrimit apo arsyetimit të
zgjidhjes së ushtrimeve. Vlerësohen nxënësit që japin mënyra të ndryshme zgjidhjeje dhe që bëjnë një
krahasim të të dhënave sipas: modës, mesores, mesatares aritmetike dhe amplitudës.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1, 3 dhe 5 faqe 55 fletorja e punës.

161
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Statistika dhe probabiliteti Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Vlejnë situatat e përdorura gjatë kapitullit.
Përsëritje
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Statistikë
Nxënësi/-ja: · Modë
• ndërton dhe përdor tabelën e dendurive për të · Mesore
dhëna diskrete; · Mesatare aritmetike
• llogarit modën mesoren dhe mesataren · Amplitudë
aritmetike për të dhëna diskrete; · Tabela e dendurive
• ndërton dhe përdor tabelën e dendurive për të · Klasë
dhëna të vazhdueshme; · klasë modale (moda)
• llogarit mesoren, modën, mesataren aritmetike
për të dhëna të vazhdueshme;
• krahason dy shpërndarje, duke përdorur
amplitudën, modën, mesoren dhe mesataren.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Statistika të ndryshme që mund të jenë në shkollë Lidhet me të gjitha fushat e dhëna gjatë këtij kapitulli.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
rikujtim njohurish, punë në grupe, prezantime

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish)


Rikujtohen njohuritë kryesore të kapitullit. Klasës i drejtohen këto pyetje.
Çfarë është moda, mesorja, mesatarja aritmetike dhe amplituda?
Si njehsohen ato?
Çfarë janë të dhënat diskrete? Po të dhënat e vazhduara? Nga se ndryshojnë ato?
Si krahasohen dy shpërndarje me anë të modës, mesores, mesatares aritmetike dhe amplitudës?
b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë në grupe)
Klasa ndahet në grupe dhe nxënësit punojnë ushtrime nga faqja 109 e tekstit të nxënësit.
Grupi i parë: ushtrimin 1, 4.
Grupi i dytë: ushtrimin 2, 5.
Grupi i parë: ushtrimin 3, 6.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime)


Nxënësit, pasi i punojnë vetë ushtrimet, i diskutojnë me pjesëtarët e tjerë të grupit dhe më pas një përfaqësues
nga secili grup bën prezantimin e ushtrimeve në tabelë.

Vlerësimi
Gjatë kësaj ore vlerësohet aktivizimi i nxënësve në diskutim dhe mënyra e shtrimit apo arsyetimit të zgjidhjes
së ushtrimeve. Vlerësohen nxënësit që japin mënyra të ndryshme zgjidhjeje dhe ata që bëjnë vlerësim të
saktë: të klasës modale, të mesores, të mesatares aritmetike dhe të amplitudës.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 2 dhe 4 në faqen 55 nga fletorja e punës.

162
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore:
Klasa ka 30 nxënës. Në fund të vitit kalojnë 28
11.1 Llogaritja e përqindjeve
nxënës. Sa për qind e nxënësve kalojnë klasën?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Përdor imagjinatën dhe kreativitetin për zgjidhjen e problemave me numra nga jeta reale.
2. Kompetenca personale
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime praktike.
3. Kompetenca digjitale
Beson në përdorimin e teknologjisë për llogaritje me numra.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Për qind
Nxënësi/-ja: · Përqindje
- përdor thyesat dhe përqindjet për të përshkruar · Thyesë
forma sasi dhe masa të ndryshme; · Sasi
- gjen përqindje të thjeshta me mend dhe përqindjet
më të ndërlikuara i llogarit me dorë ose me makinë
llogaritëse;
- llogarit përqindjen e një sasie të dhënë;
- zbaton njohuritë mbi përqindjet në situata të
thjeshta praktike.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Shkencat e natyrës
Shoqërinë dhe mjedisin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe dyshe

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja përdor faqen e parë të kapitullit dhe situatën e të nxënit.
Zhvillohet diskutimi mbi përdorimin e përqindjeve në jetën e përditshme.
Shtrohet për diskutim situata e të nxënit.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Shkruani në tabelë disa nga përqindjet më të përdorshme dhe kërkoni që nxënësit t’i paraqesin ato si
thyesa dhe si numra dhjetorë.
p.sh., 50% = = = 0,5
Pas kësaj shkruani në tabelë numrat 240 dhe 237 dhe ndani klasën në dy grupe të mëdha.
Sugjeroni grupit të parë se mund të përdorin metoda alternative për gjetjen e kësaj përqindjeje, si p.sh., ta
llogaritin atë pjesë-pjesë 50% + 10% + 10%.
Shtoni pyetjen. “Po për rastin e dytë, a mund të përdorim këtë metodë?”
Përfaqësues të grupeve prezantojnë punën e tyre në tabelë. Gjatë prezantimit sqaroni me shumë kujdes
çdo hap të zgjidhjes.
Pas këtij ushtrimi punohet së bashku me nxënësit shembulli 11.1 dhe 11.2 në libër.

163
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Gjatë prezantimit të tij në tabelë kërkoni që nxënësit të shprehin me fjalë metodën e përdorur dhe të
sqarojnë veprimet e kryera.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe)


Nxënësit të ndarë në grupe punojnë ushtrimet 1-7 në faqen 111.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë.
Bëhet vlerësimi për disa prej tyre.
Mund të përdorni dhe metodën e vlerësimit të nxënësit nga nxënësi, ku grupet me ushtrime të ndryshme
prezantojnë punën e njëri-tjetrit.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- njohjen e përqindjeve të thjeshta dhe paraqitjen e tyre si thyesa dhe numra dhjetorë;
- gjetjen e përqindjes së një sasie të dhënë;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1-5 në faqen 56 të fletës së punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Klasa ka 30 nxënës. Në fund të vitit kalojnë 28
11.2 Llogaritja e përqindjeve nxënës. Sa për qind e nxënësve kalojnë klasën?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Përdor imagjinatën dhe kreativitetin për zgjidhjen e problemave me numra nga jeta reale.
2. Kompetenca personale
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime praktike.
3. Kompetenca digjitale
Beson në përdorimin e teknologjisë për llogaritje me numra.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Për qind
Nxënësi/-ja: · Përqindje
- përdor thyesat dhe përqindjet për të përshkruar · Thyesë
forma sasi dhe masa të ndryshme; · Sasi
- gjen përqindje të thjeshta me mend dhe përqindjet
më të ndërlikuara i llogarit me dorë ose me makinë
llogaritëse;
- llogarit përqindjen e një sasie të dhënë;
- zbaton njohuritë mbi përqindjet në situata të
thjeshta praktike.

164
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkur-


Teksti i nxënësit rikulare:
Fletorja e punës Shkencat e natyrës
Shoqërinë dhe mjedisin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, punë e drejtuar, punë në grupe dyshe/ katërshe, prezantime

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, punë e drejtuar)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja përdor detyrat e shtëpisë situata nga jeta reale ku gjen zbatim
përdorimi i përqindjes.
Një ushtrim i përshtatshëm për këtë rubrikë do ishte secili nga ushtrimet e faqes 112 në libër.
Përzgjidhni dy prej tyre dhe i zgjidhni së bashku me nxënësit.
Gjatë prezantimit të tyre në tabelë kërkoni që të komentojnë mënyrën e zgjidhjes.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë në grupe dyshe/ katërshe)


Ndahet klasa në grupe dyshe apo katërshe, ku secili prej grupeve ka një nga ushtrimet e faqes 112.
Në varësi të numrit të nxënësve, të njëjtin ushtrim mund të kenë dy ose më shumë grupe.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime)


Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë.
Gjatë prezantimit kërkoni që nxënësit të komentojnë hapat që ndjekin për zgjidhjen e ushtrimit.
Për ushtrimin 13/c përgjigja të jepet në ton.
Për ushtrimin 15 kujdesuni që përgjigjet të jenë numra të plotë, pasi kemi të bëjmë me njerëz p.sh., 13%
e 5623 = 730,99 = 731 spektatorë.
Kujdesni që shuma në fund të jetë e barabartë me numrin total të spektatorëve 5623.
Për ushtrimin 17 kërkoni që nxënësit të gjejnë shprehjet e njëjta.
p.sh., 32% e 48 = 96% e 16 sepse 96 = 32 ∙ 3 dhe 16 = 483

32 3 32 ⋅ 3 48
d.m.th,. 32% e 48 = ∙ 48 ∙ = ∙ = 96% e 16.
100 3 100 3

Bëhet vlerësimi i disa nxënësve.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- njohjen e përqindjeve të thjeshta dhe paraqitjen e tyre si thyesa dhe numra dhjetorë;
- gjetjen e përqindjes së një sasie të dhënë;
- argumentimin e veprimeve të kryera;
- zbatimin e njohurive mbi përqindjen në situata të thjeshta praktike.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 7-10 në faqen 56 të fletës së punës, ku secili nxënës ka 1 ose 2 nga këto ushtrime.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

165
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Beni në arkën e tij të kursimit kishte 5000 lekë. Në
fillim të vitit shkollor ai shpenzoi 20% të tyre. Sa
11.3 Rritja dhe zbritja e shprehur në përqindje para i mbetën Benit?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Përdor njohuritë e marra rreth përqindjes dhe i përdor ato për zgjidhjen e problemave dhe situatave të
ndryshme nga jeta reale.
2. Kompetenca e të menduarit
Është racional në shfrytëzimin e kohës, materialeve dhe mjeteve gjatë kryerjes së një detyre apo aktiviteti
në shkollë.
3. Kompetenca digjitale
Përdor teknologjinë për llogaritjen e përqindjes.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Përqindje
Nxënësi/-ja: · Rritje
- gjen përqindjen e një sasie të dhënë; · Zbritje
- llogarit rritjen dhe zbritjen e përqindjes; · Ulje
- zgjidh problema që përfshijnë % e sasive, rritjet dhe
uljet e përqindjes;
- përcakton metodën e përshtatshme për zgjidhjen e
një probleme.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Shkencat e natyrës, shoqërinë dhe mjedisin
Ekonominë, politikën
biznesin etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit
a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)
Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja përdor detyrat e shtëpisë dhe situatën e të nxënit apo situata të
tjera të krijuara nga ai/ajo vetë.
Pikat kryesore të kësaj teme janë:
Rritjet apo uljet, të cilat janë një aplikim shumë i zakonshëm i përqindjeve.
Rritjet apo uljet janë një proces, i cili zhvillohet në dy pjesë.
1. Llogaritet rritja apo ulja.
2. Kjo vlerë shtohet apo zbritet nga vlera fillestare.
Kujdes! Theksoni që rritjet apo uljet zbatohen mbi vlerën fillestare.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Ora fillon me një situatë të thjeshtë problemore.
Një palë këpucë kushtojnë 40 euro.
Çmimi i tyre rritet (ulet) me 20%.
Sa do jetë çmimi i ri i tyre?
E zgjidhni këtë duke analizuar çdo hap.
Çfarë duhet të gjejmë në fillim?
20% e 40 eurove.

166
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Çmimi i rritur 40 euro + 20% e 40


Çmimi i zbritur 40 euro ‒ 20% e 40
Pas kësaj punohet shembulli 11.3 – 11.4.
Nxënësit e punojnë shembullin në grupe.
Përfaqësues të grupeve e prezantojnë atë në tabelë.
Gjatë prezantimit sigurohuni që secili nxënës e ka kuptuar saktë.
Nxënësit punojnë përsëri në grupe ushtrimin 1 -3 në faqen 113.
Bëhet prezantimi i tyre në tabelë.
Kërkesat 1/a;2/a;3/a të prezantohen nga nxënësit e nivelit më të ulët.
Gjatë prezantimit të kërkesave b dhe c sigurohuni që secili nxënës e ka të qartë se kur kemi rritje (zbritje)
duhet të mbledhim (zbresim) me vlerën fillestare.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe)


Nxënësit të ndarë në grupe punojnë ushtrimet 4-5 në faqen 113 në libër.
Gjatë prezantimit të ushtrimit 4 sqarohen nxënësit se janë të mundura edhe përqindjet më të mëdha se 100.
Para se të prezantoni ushtrimin 5 në tabelë, zhvilloni një diskutim me nxënësit se vlera që ata do të gjejnë
do jetë një vlerë e përafërt, pasi përqindja e rritjes është një vlerë e parashikuar dhe jo një vlerë e saktë.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- njohjen e përqindjeve të thjeshta dhe paraqitjen e tyre si thyesa dhe numra dhjetorë;
- gjetjen e përqindjes së një sasie të dhënë;
- argumentimin e veprimeve të kryera;
- zbatimin e njohurive mbi përqindjen në situata të thjeshta praktike.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1-4 në faqen 57 të fletës së punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Situatë e ngjashme me temën e kaluar.
11.4 Rritja dhe zbritja e shprehur në përqindje
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Përdor njohuritë e marra rreth përqindjes dhe i përdor ato për zgjidhjen e problemave dhe situatave të
ndryshme nga jeta reale.
2. Kompetenca e të menduarit
Është racional në shfrytëzimin e kohës, materialeve dhe mjeteve gjatë kryerjes së një detyre apo aktiviteti
në shkollë.
3. Kompetenca digjitale
Përdor teknologjinë për llogaritjen e përqindjes.

167
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:


sipas temës mësimore: · Përqindje
Nxënësi/-ja: · Rritje
- gjen përqindjen e një sasie të dhënë; · Zbritje
- llogarit rritjen dhe zbritjen e përqindjes; · Ulje
- zgjidh problema që përfshijnë % e sasive, rritjet dhe uljet
e përqindjes;
- përcakton metodën e përshtatshme për zgjidhjen e një
probleme.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Libri i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Shkencat e natyrës, shoqërinë dhe mjedisin
Ekonominë, politikën,
biznesin etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i orës së mësimit


a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)
Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja përdor detyrat e shtëpisë apo situata të krijuara nga jeta reale, ku
gjen zbatim përqindja.
Meqenëse është ora e dytë, bën një përsëritje të njohurive të marra dhe gjatë gjithë orës nxënësit do
punojnë ushtrime.
b. Ndërtimi i njohurive të reja (puna në grupe dyshe, punë e pavarur)
Pas rubrikës së parë, në varësi të saktësisë së detyrave të shtëpisë dhe përgjigjeve të marra nga
nxënësit, zgjidhni së bashku më nxënësit ndonjë nga ushtrimet e librit ose i kaloni ata në punë të pavarur.
Nxënësit, të ndarë në grupe, punojnë ushtrimet 6-11 në faqen 113-114 në libër.
Pasi të bëni ndarjen e grupeve, jepni udhëzimet përkatëse për secilin nga ushtrimet.
Para se ata të fillojnë punë sigurohuni që e kanë të qartë dallimin ndërmjet rritjes dhe zbritjes.
Ushtrimi 9
Gjatë këtij ushtrimi nxënësit mund të japin një përgjigje me shumën më të afërt.
Ushtrimi 10
Udhëzoni nxënësit që të zgjidhin vetë ushtrimin për të gjetur gabimin.
Gabimi i tyre është se ata, kur llogaritin me 10%, uljen e bëjnë mbi vlerën 80 euro dhe jo 88 euro që është
çmimi pasi u rrit me 10%.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime në forma të ndryshme)


Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë.
Gjatë prezantimit kërkoni që nxënësit të argumentojnë veprimet e kryera.
Bëhet vlerësimi i disa nxënësve.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- njohjen e përqindjeve të thjeshta dhe paraqitjen e tyre si thyesa dhe numra dhjetorë;
- gjetjen e përqindjes së një sasie të dhënë;
- argumentimin e veprimeve të kryera;
- zbatimin e njohurive mbi përqindjen në situata të thjeshta praktike.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 6-9 në faqen 57 të fletës së punës të ndara sipas grupeve.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

168
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë.
Tema mësimore: Anila mori pikët e testit të matematikës. Nga 100
pikë të mundshme ajo mori 73 prej tyre. Sa për
11.5 Gjetja e përqindjeve qind të pikëve mori Anila?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Veçon informacionin kryesor nga mjete të ndryshme informimi dhe e përdor atë gjatë hartimit të një punimi.
2. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Arrin të realizojë një projekt individual rreth përfitimeve që kanë të dyja palët (shitës-blerës në raste ulje
çmimesh).
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Për qind
Nxënësi/-ja: · Përqindje
- përdor thyesat dhe përqindjet për të përshkruar · Thyesë
forma, sasi dhe masa të ndryshme; · Sasi
- shkruan një numër të caktuar si pjesë thyesore apo
si përqindje të një numri tjetër;
- llogarit me mend përqindje të thjeshta të një sasie
(numra të plotë);
- shkruan thyesat e thjeshta dhe numrat dhjetorë si
përqindje;
- zgjidh situata të thjeshta praktike duke zbatuar
njohuritë mbi përqindjet.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
Teksti i nxënësit Shkencat e natyrës, shoqërinë dhe mjedisin.
Fletorja e punës Ekonominë, politikën,
biznesin etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor detyrat e shtëpisë dhe situatën e të nxënit.
Pikat kryesore të kësaj teme janë:
1. Jepen dy vlera dhe kërkohet gjetja e përqindjes së njërës në varësi të tjetrës.
2. Një sasi është pjesë e një sasie të dhënë më të madhe dhe kërkohet të gjejmë sa për qind e saj është.
3. Jepet vlera numerike e një rritjeje apo zbritjeje dhe kërkohet të gjejmë sa për qind është kjo rritje apo zbritje.
Gjatë këtyre ushtrimeve gabimet e mundshme të nxënësve qëndrojnë në faktin se ata nuk janë të qartë se
cilin numër duhet të vendosin në numërues dhe cilin në emërues, që është hapi fillestar i gjetjes së përqindjes.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


E filloni orën me një shembull të thjeshtë:
Kam 100 euro dhe do marr 17 prej tyre.
Pyesni nxënësit. Sa për qind të eurove mora?
Marr dhe 17 euro të tjera.
Sa për qind të eurove mora?

169
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Ndoshta do merrni përsëri përgjigjen 17% .


Sqaroni ata që tani do ta gjejmë përqindjen mbi vlerën e mbetur që është 83 euro dhe jo 100 që kishim
në fillim.
Tani mund t’i sqaroni nxënësit që për t’i shprehur këto në përqindje do përdorim thyesat.
Në rastin e parë
Në rastin e dytë
Pas kësaj merrni shembuj për të kujtuar njohuritë mbi mënyrën e kthimit të numrave thyesorë dhe
dhjetorë në përqindje.
Kalohet pastaj në punimin e shembullit të dhënë në libër.
Nxënësit e punojnë atë në grupe dhe pastaj bëhet prezantimi i tij në tabelë.
Kujdesuni që gjatë prezantimit të shembullit të qartësohen nxënësit për vlerat që do të vendosin në
emërues dhe ato që do vendosin në numërues.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (puna në grupe dyshe)

Nxënësit, të ndarë në grupe, punojnë ushtrimet 1-4 në faqen 115 në libër.


Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë.
Kërkoni që gjatë prezantimit nxënësit të argumentojnë veprimet e kryera.
Bëhet vlerësimi i disave prej tyre.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- paraqitjen e numrave thyesorë dhe dhjetorë si përqindje;
- gjetjen e përqindjes së një sasie të dhënë;
- argumentimin e veprimeve të kryera;
- zbatimin e njohurive mbi përqindjen në situata të thjeshta praktike.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1-5 në faqen 58 të fletës së punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.
Udhëzoni për ushtrimin 4 që në fillim të gjejnë numrin e përgjithshëm të qeseve të shitura dhe pastaj të
vazhdojnë me përqindjet.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
“Anila mori pikët e testit të matematikës
Tema mësimore: Nga 100 pikë të mundshme ajo mori 73 prej
tyre. Sa për qind të pikëve mori Anila?” ose
11.6 Gjetja e përqindjeve situata të tjera të krijuara nga ai vetë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Veçon informacionin kryesor nga mjete të ndryshme informimi dhe e përdor atë gjatë hartimit të një punimi.
2. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Arrin të realizojë një projekt individual rreth përfitimeve që kanë të dyja palët (shitës-blerës në raste ulje
çmimesh).
170
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:


sipas temës mësimore: · Për qind
Nxënësi/-ja: · Përqindje
1. përdor thyesat dhe përqindjet për të përshkruar forma, · Thyesë
sasi dhe masa të ndryshme; · Sasi
2. shkruan një numër të caktuar si pjesë thyesore apo si
përqindje të një numri tjetër;
3. llogarit me mend përqindje të thjeshta të një sasie (numra
të plotë);
4. shkruan thyesat e thjeshta dhe numrat dhjetorë si përqindje;
5. zgjidh situata të thjeshta praktike duke zbatuar njohuritë
mbi përqindjet.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Shkencat e natyrës, shoqërinë dhe mjedisin
Ekonominë, politikën,
biznesin etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
rikujtim njohurish, punë e pavarur, punë në grupe dyshe, prezantime në forma të ndryshme

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja përdor detyrat e shtëpisë apo situata të krijuara nga jeta reale, ku
gjen zbatim përqindja.
Meqenëse është ora e dytë bën një përsëritje të njohurive të marra dhe gjatë gjithë orës nxënësit do
punojnë ushtrime.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e pavarur, punë në grupe dyshe)


Pas rubrikës së parë, në varësi të saktësisë së detyrave të shtëpisë dhe përgjigjeve të marra nga nxënësit,
zgjidhni së bashku më nxënësit ndonjë nga ushtrimet e librit ose i kaloni ata në punë të pavarur.
Nxënësit të ndarë në grupe punojnë ushtrimet 6-11 në faqen 116 në libër.
Pasi të bëni ndarjen e grupeve, jepni udhëzimet përkatëse për secilin nga ushtrimet.
Para se ata të fillojnë punë sigurohuni që e kanë të qartë kërkesën dhe sidomos faktin se cila nga vlerat
duhet vendosur në numërues dhe cila duhet vendosur në emërues.
Ushtrimi 8
Të dhënat e paraqitura në këtë tabelë janë të dhëna reale gjë të cilën mund ta shfrytëzoni si burim informacioni
për nxënësit. P.sh., ata do të shohin ndryshimin e madh ndërmjet rritjes së popullsisë së Nigerisë dhe asaj
të Japonisë; kjo mund të jetë një pikë diskutimi.
Theksoni se këto ndryshime do jenë më të dukshme nëse i paraqesim në përqindje.
(Këtë ushtrim mund ta përdorni dhe për dosjen e nxënësit.)
Ushtrimi 9
Gjatë këtij ushtrimi nxënësit do vënë re që vlerat e vendosura në numërues dhe emërues do jenë numra
dhjetorë. Sqarojini ata se veprimet do të kryhen njëlloj si për numrat e plotë.
Ushtrimi 10
Gjatë këtij ushtrimi përsëri nxënësit marrin një informacion real të masës trupore të një foshnje mesatare.
Gjatë punës do vënë re që kemi përqindje mbi 100.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime në forma të ndryshme)


Përfaqësues të grupeve prezantojnë punën e tyre në tabelë, ku bëhet dhe vlerësimi i disa prej tyre.
Kërkoni që gjatë prezantimit nxënësit të komentojnë punën e tyre.

171
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- paraqitjen e numrave thyesorë dhe dhjetorë si përqindje;
- gjetjen e përqindjes së një sasie të dhënë;
- argumentimin e veprimeve të kryera;
- zbatimin e njohurive mbi përqindjen në situata të thjeshta praktike.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 6-10 në faqen 58 të fletës së punës të ndara sipas grupeve.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.
Udhëzojini për ushtrimin 6 që të gjejnë në kg masën që ka vendosur të ulë.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Në një shkollë klasa VIIa ka 34 nxënës,
kurse klasa VIIb ka 42 nxënës. Në testin e
Tema mësimore: matematikës, në klasën VIIa morën notë
negative 4 nxënës, kurse në klasën VIIb morën
11.7 Përdorimi i përqindjeve
notë negative 5 nxënës. Cila klasë ka rezultat
më të lartë?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Përdor njohuritë e marra rreth përqindjes dhe i përdor ato për zgjidhjen e problemave dhe situatave të ndry-
shme nga jeta reale.
2. Kompetenca e të menduarit
Është racional në shfrytëzimin e kohës, materialeve dhe mjeteve gjatë kryerjes së një detyre apo aktiviteti
në shkollë.
3. Kompetenca digjitale
Përdor teknologjinë për llogaritjen e përqindjes.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç
sipas temës mësimore: · Përqindje
Nxënësi/-ja: · Thyesë
- përdor përqindjen për të krahasuar sasi të ndryshme; · Krahasim
- gjykon nëse përgjigjja e një probleme që përmban · Sasi
përqindje është e pranueshme apo jo;
- zgjidh problema që përmbajnë përqindje.

Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare:
Teksti i nxënësit Shkencat e natyrës, shoqërinë dhe mjedisin
Fletorja e punës Ekonominë, politikën,
biznesin etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, parashikim me terma paraprakë, vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe dyshe
172
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja përdor situatën e të nxënit apo situata të tjera të krijuara nga ai
vetë dhe pjesën e parë të mësimit.
Pikat kryesore të kësaj teme janë:
1. krahasimi i dy madhësive;
2. përdorimi i përqindjes si mjeti më i mirë.
Gjatë krahasimit duhet që nxënësit të përdorin të njëjtat të dhëna për secilin grup.
Kujdesuni që ata të sqarohen për këtë pikë.
Në fillim paraqitet materiali para shembullit dhe sqarohen nxënësit që për të bërë krahasime nuk mjafton
vetëm përqindja nëse numri mbi të cilin llogaritet kjo përqindje nuk është i njëjtë.
Shtrohet për diskutim kjo situatë.
Shkruani në tabelë një listë artikujsh më çmimin fillestar dhe atë të rritur.

Artikulli Çmimi fillestar Çmimi i ri


1. Kamera 280 euro 320
2. Televizor 795 euro 845
3. Biçikletë 1229 euro 1289
4. Makinë 15999 euro 16599

Me sa euro është rritur secili prej tyre?


Cili nga artikujt ka pasur rritjen më të madhe?
Vëmë re që rritjet janë me 40; 50; 60; 600.
Paraqitni këto rritje në përqindje.
p.sh. Kamera ∙ 100 = 14,3%
Pas kësaj shtrohet pyetja: Cili nga artikujt ka pasur rritjen më të madhe?
Cila është mënyra më e mirë për të bërë krahasimin?
(Mund të përdorni dhe situatën e vendosur në fillim apo situata të tjera të ngjashme.)

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Pastaj punohet shembulli së bashku me nxënësit.
Pas punimit të shembullit nxënës të nivelit të parë e të dytë (pamjaftueshëm, mjaftueshëm) punojnë
ushtrimin 1 në faqen 117.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe)


Nxënësit, të ndarë në grupe dyshe, punojnë ushtrimet në faqet 117-118.
Jepni udhëzimet përkatëse.
Ushtrimi 4
Për të komentuar oraret e trenave shprehja në përqindje do ishte mjaft e favorshme.
Ushtrimi 5
Gjatë prezantimit të këtij ushtrimi kërkoni që për secilën përgjigje nxënësit të japin argumentimin përkatës.
Sa është numri i përgjithshëm i nxënësve në shkollë?
Shprehni në përqindje secilin rast.
Bëni krahasimin.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë.
Bëhet vlerësimi.

Vlerësimi
173
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Vlerësohen nxënësit për:


- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- paraqitjen e numrave thyesorë dhe dhjetorë si përqindje;
- gjetjen e përqindjes së një sasie të dhënë;
- përdorimin e përqindjes për të krahasuar dy sasi të ndryshme ose për të gjetur ndryshimin ndërmjet
tyre;
- argumentimin e veprimeve të kryera;
- zbatimin e njohurive mbi përqindjen në situata të thjeshta praktike.

Detyrat dhe puna e pavarur


Në varësi të ecurisë së punës në klasë jepen detyrat e shtëpisë, të cilat mund të jenë nga libri ose ushtrime
nga faqja 59 në fletën e punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Vlejnë situatat e përdorura gjatë gjithë kapitullit.
Tema mësimore:
11.8 Përsëritje
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Njohuritë që ka marrë rreth përqindjes arrin t’i zbatojë për raste konkrete.
2. Kompetenca qytetare
Respekton burimet e ndryshme të informacionit; përzgjedh ato që i nevojiten për temën në fjalë.
3. Kompetenca personale
Gjatë zgjidhjes së ushtrimeve dhe problemave që kanë të bëjnë me aktivitet fizike kupton rëndësinë e tyre
për jetën e njeriut.
4. Kompetenca digjitale
Përdor teknologjinë gjatë punës për llogaritje të ndryshme.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:


fushës sipas temës mësimore: · Për qind
Nxënësi/-ja: · Përqindje
- përdor thyesat dhe përqindjet për të përshkruar · Thyesë
forma, sasi dhe masa të ndryshme; · Sasi
- llogarit me mend përqindje të thjeshta të një sasie · Ulje,rritje
(numra të plotë); · krahasim
- llogarit përqindjen;
- kthen përqindjen në thyesë;
- kthen thyesat e thjeshta në përqindje;
- krahason rezultatet e dy a më shumë proceseve;
- përdor përqindjen për të krahasuar sasi të ndryshme;
- gjykon nëse përgjigjja e një probleme që përmban
përqindje është e pranueshme apo jo;
- zgjidh problema që përmbajnë përqindje.
174
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Shkencat e natyrës, shoqërinë dhe mjedisin.
Ekonominë, politikën,
biznesin etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i orës së mësimit


a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish, marrëdhënie pyetje-përgjigje)
Rikujtohen konceptet e mësuara gjatë kapitullit.
Mësuesi/-ja shtron para klasës pyetje të tilla si:
– Si është simboli i përqindjes?
– Cili është kuptimi i fjalës për qind?
– Çfarë kuptojmë me 40%?
– Si kthehet përqindja në thyesë?
– Si kthehen thyesat ,, në përqindje?
– Si mund ta gjejmë përqindjen e një sasie?
– Si mund ta gjejmë sasinë e re pas rritjes apo zbritjes në përqindje?
– Si bëhet krahasimi i dy sasive të ndryshme?
Në varësi të përgjigjeve, mësuesi/ja merr shembuj konkretë aty ku shikon më shumë paqartësi nga nxënësit.
b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e diferencuar)
Meqenëse është orë përsëritjeje, aktivizohen sa më shumë nxënës.
Ndahet klasa në grupe sipas niveleve ku punohen ushtrimet e faqes 116 nga libri i nxënësit.
Grupi i parë: niveli i parë dhe i dytë (pamjaftueshëm, mjaftueshëm) – ushtrimet 1, 2.
Grupi i dytë: niveli i tretë (mirë) – ushtrimi 3 dhe 4.
Grupi i tretë: niveli i katërt dhe i pestë (shumë mirë, shkëlqyeshëm) – ushtrimet 5 dhe 6.
Bëhet vlerësimi i tyre.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime në forma të ndryshme)


Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë. Gjatë prezantimit kërkoni që ata të komentojnë
veprimet e tyre.
Bëhet vlerësimi i disa prej tyre.

Vlerësimi
Vlerësohen nxënësit për:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- paraqitjen e numrave thyesorë dhe dhjetorë si përqindje;
- gjetjen e përqindjes së një sasie të dhënë;
- përdorimin e përqindjes për të krahasuar dy sasi të ndryshme ose për të gjetur ndryshimin ndërmjet tyre;
- argumentimin e veprimeve të kryera;
- zbatimin e njohurive mbi përqindjen në situata të thjeshta praktike.

Detyrat dhe puna e pavarur


Në varësi të ecurisë së punës në klasë jepen edhe detyrat e shtëpisë nga faqja 119 në libër.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

175
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Situata e të nxënit:
Gjeometri Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Së bashku me nxënësit realizon një hartë
12.1 Ndërtimi i rrathëve dhe i harqeve konceptesh për rrethin
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca personale
Tregon vetëbesim, kujdes dhe përpikëri gjatë kryerjes së detyrave.
2. Kompetenca e të nxënit
Arrin të zgjidhë saktë problema që kanë të bëjnë me ndërtimin e figurave plane.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Rreth
Nxënësi/-ja: · Hark
ndërton me vizore dhe kompas një rreth, një hark · Qendër
rrethi. · Kompas
· Diametër
· Kordë
Mësuesi/-ja ka përgatitur në tabelë një hartë koncepti. Udhëzon nxënësit të lexojnë hyrjen e
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
kapitullit. Më pas fillon t’u bëjë pyetje nxënësve. Nëpërmjet diskutimit që organizohet, nxirret
Teksti i nxënësit
një kuptim i plotë për rrethin. ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me artet dhe shkencat e natyrës;
Vizore, kompas, raportor me sektorin e ndërtimeve.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


harta e konceptit, punë e drejtuar, rishikim në dyshe, prezantime

HARTA E KONCEPTIT
RRETHI

CILAT JANË ELEMENTET? ÇFARË ËSHTË CILAT JANË POZICIONET E DY

RRATHËVE

Asnjë pikë të
përbashkët
përbashkët

RRETH
i

Pikat e rrethit janë


të baraslarguara nga
….. qendra
Cila është vetia e tij?

176

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar)


Mësuesi në tabelë zhvillon shembullin 12.1 duke drejtuar klasën në ndërtimin e rrethit
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar)


Mësuesi në tabelë zhvillon shembullin 12.1 duke drejtuar klasën në ndërtimin e rrethit dhe një harku
rrethi sipas të dhënave të ushtrimit. Ndërkohë kontrollon punën e nxënësve duke i udhëzuar ata.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (rishikim në dyshe, prezantime)


Nxënësit punojnë me ushtrimet 1 (a, b, e), 2, 3 a.

I diskutojnë ato me njëri-tjetrin dhe më pas nxënës të ndryshëm i zgjidhin në tabelë.



A C D E B

Në figurën në të djathtë është përgjigjja eushtrimit 2. Këta rrathë janë tangjentë së brendshmi

Pika A është pikë e përbashkët për të gjithë rrathët.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësohet për saktësinë e përgjigjeve të dhëna dhe saktësinë e ndërtimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur. Ushtrimet 1, 2, 3 në faqen 60 te teksti i nxënësit.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII

Tematika: Gjeometria Situata e të nxënit:


Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: - Ndërtoni një segment 5 cm të gjatë. Gjeni me vizore mesin
e segmentit. Si mendoni, keni vepruar saktë?
12.2 Ndërtimi i përmesores - Ndërtoni një segment 3,5 cm të gjatë. Gjeni me ndihmën
e vizores mesin e segmentit. Si mendoni, e keni gjetur
saktë mesin e segmentit? Sa është gjatësia e gjysmës së
segmentit? A matet me vizore një segment me këtë gjatësi?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca personale
Tregon vetëbesim kujdes dhe përpikëri gjatë ndërtimit të figurave.
2. Kompetenca e të nxënit
Arrin të zgjidhë saktë problema që kanë të bëjnë me ndërtimin e figurave 2-D.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalët kyç:
të fushës sipas temës mësimore: · Segment
Nxënësi/-ja: · Drejtëz
gjen mesin e segmentit me vizore dhe kompas; · Pikë mesi
ndërton përmesoren e segmentit me vizore · Përmesore
dhe kompas.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me artet dhe shkencat e natyrës
Vizore, kompas me sektorin e ndërtimeve
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
kërkim, hulumtim, diskutim, përvijim i mendimit, punë e drejtuar, diskutim, puno në dyshe, shkëmbe një problemë

177
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (kërkim, hulumtim, diskutim)


Nëpërmjet parashtrimit të situatës, mësuesi/-ja nxit nxënësit të kërkojnë, të hulumtojnë, dhe të nxjerrin
përfundimin se gjetja e mesit të segmentit me vizore nuk është gjithmonë i mundur apo gjithmonë e saktë.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (përvijim i mendimit, punë e drejtuar, diskutim)


Mësuesi/-ja shpjegon edhe një herë konceptet kryesore të mësimit: segmenti, mesi i segmentit, përmesorja
e segmentit. Në përvijim të mendimit, me qëllim gjetjen saktë të mesit të segmentit propozon ndërtimin
e përmesores së segmentit me ndihmën e vizores dhe kompasit. Drejton punën për gjetjen e mesit të
segmentit dhe ndërtimin e përmesores me vizore dhe kompas dhe zhvillon në tabelë shembullin 12.2.
Ndërkohë kontrollon nxënësit dhe i drejton ato të bëjnë vizatime të sakta.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (puno në dyshe, shkëmbe një problemë)
Nxënësit punojnë secili në fletoren e tij ushtrimin 1 faqe 123 dhe më pas e kontrollon ate me shokun e
bankës dhe më pas me shokët që kanë përreth duke korrigjuar njëri-tjetrin.
Më pas do të zhvillohet ushtrimi 3 faqe 123. realizohet me metodën “shkëmbe një problem me mua”.
Nxënësit lexojnë udhëzimet e ushtrimit dhe i zbatojnë ato hap pas hapi, duke shkëmbyer me shokun fletën.
Kjo gjë bëhet deri në fund dhe nxënësit kontrollojnë nëse e kanë ndërtuar saktë përmesoren e segmentit

Vlerësimi
Mësuesi vlerëson nxënësit që japin përgjigje të sakta dhe i argumenton ato. Vlerëson nxënësit që kanë
ndihmuar dhe saktësuar shokët e tyre. Vlerëson saktësinë e ndërtimit të përmesores së segmentit me
vizore dhe kompas.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 1 në faqen 61 të fletores së punës
Ushtrimi 3 dhe 4 në faqen 62 të fletores së punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Gjeometria Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore:
-Ndërtoni një kënd me masë 60°. Me ndihmën e
12.3 Ndërtimi i përgjysmores së një këndi raportorit ndërtoni përgjysmoren e këndit.
-Ndërtoni një kënd me masë 55°. Me ndihmën e
raportorit ndërtoni përgjysmoren e këndit. A mund ta
ndërtoni atë? Në qoftë se jo, pse?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Përdor lidhjen konceptuale të njohurive për zgjidhjen e problemave në gjeometri.
2. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Njohuritë e marra këtu i shfrytëzon për realizimin e një projekti në një fushë tjetër.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Përgjysmore e këndit
Nxënësi/-ja:
ndërton përgjysmoren e këndit me vizore dhe
kompas.

178
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me artet dhe shkencat e natyrës
Vizore, kompas, raportor me sektorin e ndërtimeve.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, punë e drejtuar, zbatim, puno në dyshe, shkëmbe një problemë

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)


Për këtë rubrikë mësuesi/-ja vizaton një kënd, e emërton atë, përkufizon përgjysmoren e këndit.
Parashtron situatën e menduar më lart dhe e diskuton atë me nxënësit.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar, zbatim)


Në vazhdim të situatës mësuesi/-ja zhvillon shembullin 12.3, ku me ndihmën e vizores dhe kompasit
ndërton saktë përgjysmoren e këndit. Mësuesi/-ja punon në tabelë dhe nxënësit në fletore. Ndërkohë
udhëzon nxënësit për të kryer ndërtime të sakta. Nxënësit zbatojnë në fletore ushtrimin nr. 1 faqe 124 te
teksti i nxënësit.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (puno në dyshe, shkëmbe një problemë)
Nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimin 2 në faqen 125 te teksti i nxënësit.
Ushtrimi 3 në faqen 125 te teksti i nxënësit realizohet me metodën “shkëmbe një problemë me mua”, ku
nxënësit këmbejnë fletoret sipas udhëzimeve të ushtrimit.

Vlerësimi
Mësuesi vlerëson nxënësit që japin përgjigje të sakta dhe i argumenton ato. Vlerëson nxënësit që kanë
ndihmuar dhe saktësuar shokët e tyre. Vlerëson saktësinë e ndërtimit të përgjysmores së këndit me
vizore dhe kompas.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 2 dhe 4 në faqen 63 të fletores së punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Gjeometria Situata e të nxënit:

Mësuesi/-ja krijon këtë situatë: Secili nxënës vizaton


Tema mësimore:
një trekëndësh. U kërkon nxënësve të kopjojnë
12.4 Ndërtimi i trekëndëshave trekëndëshin e shokut dhe të tregojnë se si vepruan.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyçe:
fushës sipas temës mësimore: · Trekëndësh
Nxënësi/-ja: · BBB (brinjë, brinjë,brinjë)
ndërton një trekëndësh me vizore dhe kompas, · KHB (kënd i drejtë, hipotenuzë, brinjë)
kur jepen tri brinjët e tij (BBB);
ndërton një trekëndësh me vizore dhe kompas,
kur jepet një kënd i drejtë, hipotenuza dhe një
brinjë (katet) (KHB)

179
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me artet dhe shkencat e natyrës
Vizore, kompas, vizore trekëndësh me sektorin e ndërtimeve
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
rikujtim njohurish, diskutimit, vëzhgo-analizo-ndërto, punë e drejtuar, punë në grupe, prezantim
Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish, diskutimit)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja parashtron situatën e të nxënit. Nxënësit lihen për 5 min. të
kopjojnë trekëndëshin e shokut. Më pas ftohen të tregojnë rrugën e ndjekur. Gjatë diskutimit të situatës
nxënësit përgjigjet e nxënësve duhet të jenë BKB (brinjë, kënd, brinjë) dhe KBK (kënd, brinjë, kënd).

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-ndërto, punë e drejtuar)


Nxënësi vëzhgojnë shembullin 12.4. Mësuesi/-ja ndërton në tabelë trekëndëshat sipas dy rasteve BBB
(brinjë, brinjë, brinjë) dhe KHB (kënd i drejtë, hipotenuzë, brinjë) ndërsa nxënësit i punojnë në fletore.
Mësuesi/-ja vëzhgon, udhëzon nxënësit gjatë gjithë kohës, që të vizatojnë figura me shumë kujdes. Pas
vizatimit nxënësit kontrollojnë trekëndëshat e ndërtuar me njëri-tjetrin nëse ata janë kongruencë apo jo.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe, prezantim)


Nxënësit ndërtojnë trekëndëshat me të dhënat e ushtrimeve 1, 2 dhe 3 në faqen 127 te teksti i nxënësit,
i diskutojnë me njëri-tjetrin në grupet ku ndodhen dhe më pas përfaqësues nga secili grup i prezantojnë
zgjidhjet në tabelë.

Vlerësimi
Mësuesi vlerëson nxënësit që japin përgjigje të sakta dhe i argumentojnë ato. Vlerëson nxënësit që kanë
ndihmuar dhe saktësuar shokët e tyre. Vlerëson saktësinë e ndërtimit të trekëndëshave sipas rastit BBB
dhe KHB me vizore dhe kompas.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 1, 2 dhe 3 në faqen 64 të fletores së punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Gjeometria Situata e të nxënit:
Tema mësimore:
Vlejnë situatat e përdorura gjatë këtij kapitulli.
12.5 Përsëritje
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca personale
Tregon vetëbesim, kujdes dhe përpikëri gjatë kryerjes së detyrave.
2. Kompetenca e të nxënit
Arrin të zgjidhë saktë problema që kanë të bëjnë me ndërtimin e figurave plane.

180
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:


fushës sipas temës mësimore: · Rreth
Nxënësi/-ja: · Hark
gjen mesin e segmentit me vizore dhe kompas; · Qendër
ndërton përmesoren e segmentit me vizore dhe · Kompas
kompas; · Diametër
gjen mesin e segmentit me vizore dhe kompas; · Kordë
ndërton përmesoren e segmentit me vizore dhe · Segment
kompas · Drejtëz
ndërton një trekëndësh me vizore dhe kompas, kur · Pikë mesi
jepen tri brinjët e tij (BBB); · Përmesore
ndërton një trekëndësh me vizore dhe kompas, kur · Përgjysmore e këndit
jepet një kënd i drejtë, hipotenuza dhe një brinjë · Trekëndësh
(katet) (KHB); · BBB (brinjë, brinjë, brinjë)
ndërton përgjysmoren e këndit me vizore dhe · KHB (kënd i drejtë, hipotenuzë, brinjë)
kompas.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit, ndërkurrikulare:
Fletorja e punës, mjetet e vizatimit,
Mjetet e vizatimit Lidhet me të gjitha fushat e dhëna në këtë kapitull
Figura të ndryshme dydimensionale
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
pyetje-përgjigje, punë në grupe të diferencuara, prezantim, diskutim

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (pyetje-përgjigje)


a) Ç’quajmë rreth? b) Cilat janë elementet e rrethit? c) Ç’quajmë përmesore e segmentit? ç) Ç’quajmë
përgjysmore të këndit? d) Cilat janë mënyrat e ndërtimit të trekëndëshave?

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë në grupe të diferencuara)


Klasa ndahet në grupe sipas niveleve.
Grupi i parë: 1.a 2.a 3.a në faqen 128 te teksti i nxënësit (nxënësit e nivelit të parë)
Grupi i dytë 2.b 3.b 6.a në faqen 128 te teksti i nxënësit (nxënësit e nivelit të dytë)
Grupi i tretë 4 6.a 7.a në faqen 128 te teksti i nxënësit (nxënësit e nivelit të tretë dhe të katërt)
Nxënësit në fillim punojnë në mënyrë të pavarur. Më pas i diskutojnë zgjidhjet e tyre në bashkëpunim me
nxënësit e tjerë në grup.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantim, diskutim)
Nxënës të ndryshëm prezantojnë punën e kryer në tabelë. Gjatë prezantimit organizohet një diskutim
konstruktiv ndërmjet nxënësve. Ata debatojnë, bëjnë pyetje dhe analizojnë përgjigjet e dhëna.
Përgjigje ushtrimi 7 në faqen 128: Nga të dhënat e figurës nuk është e mjaftueshme të nxjerrim
një përfundim të saktë. Nxënësit duhet të ndërtojnë saktë dy figurat dhe më pas do të nxjerrin
përfundimet. “Të dy trekëndëshat janë kongruentë. Agroni ka të drejtë.”

Vlerësimi
Vlerësim me një listë treguesish. Vlerësim i nxënësit nga nxënësit.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 4 në faqen 64.

181
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

PROJEKT
Tema: Panair ushqimor. Gatim dhe matematikë
Lënda: Matematikë
Klasa: VIII

Kohëzgjatja e projektit: 3 orë
Ideja e projektit: Ideja e këtij projekti lidhet me organizimin e një panairi për të shitur gatime që nxënësit i
kanë gatuar në shtëpi, si dhe me aftësimin e tyre për të llogaritur koston e gatimit, koston e gatimit për një
racion, kaloritë për racion, si dhe për përdorimin e monedhave dhe kartëmonedhave.

Synimi: Nxënësi të kuptojë se në jetën e përditshme njohuritë dhe veprimet matematikore nuk janë vetëm
në orën e mësimit, por zbatohen kudo.
Pjesëmarrje masive e nxënësve dhe prindërve në këtë projekt.

Ngjarjet hyrëse që frymëzojnë projektin: Ky projekt frymëzohet nga dëshirat e fëmijëve për të krijuar të
ardhura financiare dhe dhurimi i tyre për bamirësi.

Partnerët në projekt:
• Nxënësit e klasës VIII
• Mësuesi/ja
• Prindërit
• Nxënësit e shkollës.
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Paraqet të paktën një mendim për një detyrë të caktuar gjatë diskutimit në grup.

Kompetenca e të nxënit
Përzgjedh listën e blerjeve, çmimet, sasinë që do të blihet për secilin artikull.
Parashtron pyetje dhe përgjigjet në pyetjet për detyrën e dhënë në njërën nga format e të shprehurit.
Mbikëqyr në mënyrë të pavarur përparimin e vet në një detyrë, veprimtari, duke përdor teknika të ndryshme
për gjetjen e gabimeve dhe i korrigjon ato.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
Kontrollon mjetet dhe kohën që ka në dispozicion gjatë kryerjes së një detyre.
Kompetenca qytetare dhe kompetenca personale
Tregon vetëbesim, kujdes dhe përpikëri gjatë kryerjes së detyrave.
Bashkëpunon me të tjerët për arritjen e një qëllimi të përbashkët në aktivitetet në klasë.
Diskuton dhe në bashkëpunim me anëtarët e grupit vendos rregullat në grup për realizimin e detyrës.

Metodat: Diskutim, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe.

Burimet e nevojshme: Gatime të ndryshme, mjete të ndryshme për organizimin e panairit (tavolina,
mbulesa etj.) teksti, mjete për prezantim, mjete vizatimi, karton me ngjyra të ndryshme, aparat fotosh,
laptop, video-projektor.

Pyetja kërkimore: Si përdoren njohuritë e mësuara në lëndën e matematikës në situata të ndryshme në


jetën e përditshme si: gatimi, shpenzimet në familje etj.

Veprimtaritë:
Ora I
Gjatë kësaj ore bëhet një prezantim i shkurtër i temës së projektit. Klasa ndahet në grupe, nxënësit
diskutojnë duke shfrytëzuar idetë e tyre. Ata hedhin në letër idetë, caktojnë ushqimet që pëlqehen nga
bashkëmoshatarët e tyre, caktojnë rolin dhe detyrën e secilit grup dhe anëtar të grupit. Në fund të orës
secili grup paraqet përpara klasë plan-idetë. Të gjithë nxënësit marrin pjesë në këtë diskutim duke dhënë
182
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

dhe vërejtje e sugjerime për mënyrën e realizimit. Në bazë të planit të propozuar, nxënësit përcaktojnë:
detyrat dhe punën që do të realizohet në shtëpi, veprimtarinë, llogaritjet që do të bëhen orën e tretë, si dhe
mënyrën se si do të organizohet panairi në orën e dytë të projektit. Detyrat e projektit:
1. gatimi që do të përgatisin;
2. përbërësit e recetës;
3. sasitë e përbërësve për katër persona;
4. sasitë e përbërësve për 20 persona;
5. vlerat kalorike për një racion;
6. kostoja e gatimit për katër persona, kosto e gatimit për 20 persona;
7. kostoja e një racioni;
8. çmimi që duhet të shitet produkti i përgatitur;
9. sasia e parave të grumbulluara;
10. llogaritja e fitimit;
11. llogaritja e të ardhurave të grumbulluara;
11. përmbledhja e detyrës.

Ora II
Gjatë kësaj ore nxënësit do të prezantojnë punën e tyre nëpërmjet panairit. Që në plan-idetë e diskutuara në
orën e parë, nxënësit kanë përcaktuar ditën, vendin dhe orën kur do të bëhet panairi. Gjithashtu materialet
që do t’u duhen (tavolinat, mbulesat, pecetat etj). Për projektin duhet të mendohet mirë edhe marketingu
i tij. Kështu që çdo gjë do të jetë gati të fillojë. Ato në varësi të kërkesë-ofertës do të caktojnë çmimet
e artikujve, do të bëjnë promocione etj. Sasitë e parave të grumbulluara në fund të panairit nxënësit i
dorëzojnë te përgjegjësi i grupit. Përgjegjësit e grupeve ia dorëzojnë senatit të klasës dhe senati së bashku
me mësuesin/en kujdestar/e i dhurojnë për bamirësi siç kanë menduar.
Mësuesi/-ja vëzhgon organizimin e panairit. Gjatë gjithë kohës mban shënime për mënyrën e organizimit,
aftësinë në shitje etj.

Ora III
Panairi përfundoi. Tani nxënësit punojnë në grupe për të paraqitur të gjithë punën e kryer. Ata bashkëveprojnë
me njëri-tjetrin, shkëmbejnë të dhënat që kanë mbajtur shënim, bëjnë llogaritjet e duhura. Nxënësit që në
shtëpi me ndihmën e prindërve kanë përcaktuar përbërësit e recetës, sasitë, çmimet përkatëse. Në klasë
në grupin të cilit i përkasin, nxënësit bëjnë llogaritjet e përcaktuara për artikullin që kanë gatuar.
Përfaqësuesit e grupeve bëjnë prezantimin e projektit të detajuar në mënyrën që ata kanë menduar.
Mësuesi/ja së bashku me një grup nxënësish të zgjedhur nga klasa bëjnë edhe shpalljen e fituesve.
Nxënësit plotësojnë një fletë, ku u përgjigjen pyetjeve:
‒ Çfarë ndihme u ofroi ky projekt në matematikë?
‒ Çfarë u pëlqeu më shumë?
‒ Çfarë vështirësish kishit gjatë zhvillimit të tij?
‒ A doni ta vazhdoni më tej këtë projekt?
‒ Çfarë propozojnë për projektin e ardhshëm?

Vlerësimi i nxënësve:
Duke u bazuar në vlerësimet formuese gjatë projektit (diskutimet, tabelat, vëzhgimin, planet paraprake
dhe vazhdimësinë e tyre, prezantimin e projektit, përdorimin e TIK-ut etj.) dhe në produktin e realizuar,
aftësinë për të demonstruar atë që dinë, aftësinë e bashkëpunimit në grup dhe prezantimin, mësuesi/ja bën
vlerësimin përmbledhës të nxënësve në dosjet personale.

Shënim. Mësuesi/ja mund të diskutojë me nxënësit dhe ata ta zgjedhin vetë temën e projektit që duan të
realizojnë, t’u sugjerojnë nxënësve një projekt që ai/ ajo mendon si më të arsyeshëm për grupin e nxënësve
që ka, të caktojë peshën me pikë që do të zërë ky projekt për vlerësimin e portofolit.
Ky projekt i propozuar shërben si një ide për mësuesin/en.

183
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Lënda: Matematikë Klasa: VIII


Test për tremujorin e dytë

Emri, mbiemri:________________________ Varianti A

Kapitujt: 7, 8, 9, 10, 11, 12 (Thyesat; Figurat dypërmasore dhe trupat gjeometrikë; Shprehjet dhe
ekuacionet; Përpunimi i të dhënave; Problema ndërtimi)

1. Jepet thyesa , numri dhjetor dhe përqindja. (3 pikë)

3
10%; 0.8;
4

Vendosni në vend të pikave numrin e duhur:


0,1 =…….. 75% = ……… 80% =…………
2. Renditni thyesat nga më e vogla tek më e madhja duke përdorur thyesat e barabarta. (2 pikë)

1 2 3
; ; .
4 5 10
3. Kryeni veprimet. (6 pikë)

1 4 24
+ = 32 : =
2 7 25

5 3 24
e 25 = ⋅ =
6 8 7


7 7 1
⋅ 33 = : =
12 9 6

4. Emërtoni figurën. Identifikoni hipotenuzën dhe katetet në trekëndëshin kënddrejtë. (1 pikë)

5. Trekëndëshat e mëposhtëm janë kongruentë. (6 pikë)

a. Shkruani gjatësitë e brinjëve . 1. AC 2. QR 3. BC

b. Shkruani masën e këndeve. 1. < BAC 2. < RPQ 3. < PQR

< ACB = 25° P PQ = 12 m


C
< ABC = 59° PR = 10,3 m
B
A AB = 5,1 m R < QRP = 96°
Q

184
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

6. Skiconi hapjen e një piramide me bazë katrore. (2 pikë)

7. Hapni kllapat dhe kryeni veprimet. (3 pikë)

1. 3(x + 4) 2. x(x + 8) + x(x + 4)

8. Ana mendon një numër . Ajo e shumëzon atë me 2, pastaj rezultatit i shton 8. Rezultati është 20. Çfarë
numri mendoi Ana? (2 pikë)

9. Në disa vende, pantallonat shiten sipas masës së belit në centimetra . (4 pikë)


Në tabelën e mëposhtme tregohet masa e 40 palë pantallonave të shitura në një dyqan gjatë një dite.

Masa e belit 80 85 90 95 100 105 110


Numri i shitjeve 2 3 8 8 14 1 4

Gjeni: 1. Modën 2. Mesoren e masës 3. Mesataren aritmetike 4. Amplitudën

10. Një burrë do të ulë masën e tij trupore me 10%. Masa e tij është 109,5 kg.
Sa kg peshon burri pas uljes? (2 pikë)

11. Ndërtoni trekëndëshin me gjatësi brinjësh: 4 cm; 6,5 cm; 8 cm. (2 pikë)

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikë 0-8 9 - 13 14 - 18 19 - 22 23 - 26 27 - 30 31 - 33

185
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Lënda: Matematikë Klasa: VIII


Test për tremujorin e dytë

Emri, mbiemri:________________________ Varianti B

Kapitujt: 7, 8, 9, 10, 11, 12 (Thyesat; Figurat dypërmasore dhe trupat gjeometrikë; Shprehjet dhe
ekuacionet; Përpunimi i të dhënave; Problema ndërtimi)

1.Jepet thyesa , numri dhjetor dhe përqindja. (3 pikë)

2
90% ; 0,5;
5
Vendosni në vend të pikave numrin e duhur:

0,4 = …….. 50% = ……… 0,9 = …………

2. Renditni thyesat nga më e vogla te më e madhja duke përdorur thyesat e barabarta. (2 pikë)

4 7 18
; ; .
7 10 25
3. Kryeni veprimet. Shkruani përgjigjet si numër të përzier. (6 pikë)

3 1 8
+ = 18 : =
4 6 11
5 5 18
e 22 = ⋅ =
8 9 25

3 1 1
20 ⋅ 11 = :
4 12
=

4. Emërtoni figurën. Identifikoni hipotenuzën dhe katetet në trekëndëshin kënddrejtë. (1 pikë)

5. Trekëndëshat e mëposhtëm janë kongruentë. (6 pikë)

a. Shkruani gjatësitë e brinjëve . 1. EF 2. BC 3. AC


b. Shkruani masën e këndeve. 1. < ABC 2. < EDF 3. < EFD

B < BAC = 70° E DE = 7.1 cm

< ACB = 30° DF = 7.6 cm


F
A C AB = 4,2 cm D < DEF = 80o

186
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

6. Skiconi hapjen e një prizmi me bazë trekëndësh kënddrejtë. (2 pikë)

7. Hapni kllapat dhe kryeni veprimet. (3 pikë)

1. 3(y + 2) 2. u(3u + 8) + u(u + 2)

8. Olti mendoi një numër. Ai e shumëzon atë me 5, pastaj i shton 8. Rezultati është 44. Çfarë numri ka
menduar Olti?
(2 pikë)

9. Në tabelën më poshtë tregohen masat në kilogram të 30 pakove. (4 pikë)

Masa (kg) 5-7 8-10 11-13 14-16 17-19 20-22


Denduria 4 8 4 4 8 2

Gjeni: 1. Klasën modale 2. Mesoren 3. Mesataren aritmetike 4. Amplitudën e masës

10. Një qytet ka 8400 banorë.15% e tyre shkojnë në shkollë.


Sa banorë shkojnë në shkollë? (2 pikë)

11. Ndërtoni trekëndëshin me gjatësi brinjësh: 6 cm; 6 cm; 8 cm. (2 pikë)

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikë 0-8 9 - 13 14 - 18 19 - 22 23 - 26 27 - 30 31 - 33

187
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Detyra krijuese

Diskutim i portofolit të nxënësit në fund të tremujorit të dytë.


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Arrin të shprehë qartë me gojë dhe me shkrim situata të caktuara të të nxënit; prezanton punën e tij.
Kompetenca e të menduarit
Përdor krahasimin për të përcaktuar dallimet dhe ngjashmëritë.
Kompetenca e të nxënit
Zgjeron njohuritë mbi njohuritë matematike të marra.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/-ja:
- diskuton punimet në portofolin e tij;
- jep mendime dhe gjykime për portofolin e nxënësve të tjerë;
- jep gjykimin për portofolin e tij.

Detyrat e portofolit:
1. Ushtrime ku përfshihen:
a) kthimi i thyesave në numra dhjetorë, përqindje dhe anasjellas;
b) veprime me thyesa;
c) problema ku përfshihen thyesat dhe përqindjet.
2. Ushtrimi 5 faqe 87 në libër.
3. Detyrat praktike, si: ndërtimi i një trupi gjeometrik dhe i hapjes së tij.
4. Skicimi i një objekti duke bërë llogaritjet e nevojshme.
5. Plotësimi i një piramide algjebrike.
(p.sh., ushtrim 4-5 faqe 97 në libër.
6. Formimi dhe zgjidhja e një ekuacioni.
(p.sh. ushtrimet 6, 7, 8 faqe 101 në libër.
7. Ushtrimet që përfshijnë një studim statistikor me të dhëna:
a) diskrete (tipi i ushtrimit 7 faqe 104);
b) të grupuara (tipi i ushtrimit 5 faqe 109);
c) krahasim të shpërndarjeve (tipi i ushtrimit 5 faqe 109).
8. Ushtrime me përqindjen ku përfshihen:
a) rritjet apo zbritjet (ushtrim 5 faqe 119);
b) përdorimi i përqindjeve për të bërë krahasime (ushtrime në faqen 119 në libër).
9. Rrethi me të gjitha elementet e tij në faqen 120.
Një problemë ndërtimi e shoqëruar me hapat që ndjek gjatë ndërtimit.
10. Projekti (3 orë)
Burimet
1. Libri i nxënësit
2. Fletorja e punës
3. Interneti
4. Libra shkencorë, enciklopedi

188
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

Për të realizuar këtë orë, mësuesi/-ja përdor portofolat e nxënësve dhe shënimet e mbajtura gjatë tremujorit
të dytë.
Secili nxënës ka përgatitur portofolin e tij dhe e prezanton atë.
Në fund të prezantimit secili nxënës jep gjykimin e tij për saktësinë e detyrave që ka përgatitur.
Mësuesi /ja diskuton portofolin e secilit nxënës duke pasur përpara dhe shënimet që ka vendosur për ta për
projektin kurrikular dhe detyrat e paraqitura në mënyrë sistematike sipas afatit të përcaktuar kohor.
Mësuesi/ja i komunikon çdo nxënësi vlerësimin e portofolit duke e argumentuar atë dhe duke marrë parasysh
dhe vlerësimin e vetë nxënësit si dhe vlerësimin e nxënësve të tjerë.
Në rastet kur mësuesi/ja e shikon të nevojshme, mund ta shtyjë vlerësimin e portofolit duke i sugjeruar
nxënësit përmirësimin apo shtimin e ndonjë detyre.
Vlerëson edhe punimet shtesë të nxënësve në lidhje me temat e zhvilluara.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e nxënësve.
Vlerësimi bëhet në bazë të portofolit të prezantuar nga secili nxënës dhe shënimeve të mbajtura në mënyrë
sistematike për ta në lidhje me detyrat e portofolit sipas afatit të përcaktuar kohor.
Vlerësimi i portofolit sugjerohet të bazohet te.
1. Projekti kurrikular 40% - 50% të peshës së notës.
2. Detyrat e tjera përqindja e mbetur.
Po japim një model për të mbajtur shënimet në mënyrë sistematike për portofolin e secilit nxënës.

Lënda: Matematikë Klasa: ............. Mësuesi: ...................


Emërtimi i detyrave Pikë
1............................ 5 pikë
2............................ 5 pikë
3........................... 10 pikë
4........................... 10 pikë

5. Projekti (20 pikë)

Nr. Emër Detyra 1 Detyra 2 Detyra 3 Detyra 4 Detyra 5 Totali i Nota


Mbiemër pikëve

1. Ana ............ 5 pikë 4 pikë 9 pikë 9 pikë 20 pikë 47 pikë 10 (nëntë)


2.

Tabela e kthimit të pikëve në notë


Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikë 0 - 14 15 - 20 21 - 26 27 - 32 33 - 38 39 - 44 45 - 50

Shënim. Detyrat e dhëna më lart për portofolin e nxënësit janë sugjeruese. Mësuesi/ja mund t’i ndajë ato
sipas grupeve ose mund të rrisë shkallën e vështirësisë së tyre në varësi të nivelit të klasës; mund t’i shtojë
ose t’i pakësojë ato duke u kujdesur gjithmonë që të jenë gjithëpërfshirëse dhe krijuese.

Caktimi 50 pikë për portofolin është thjesht një model. Secili mund të vendosë më shumë apo më pak pikë
për detyrat e portofolit, në varësi të shkallës së vështirësisë që paraqesin duke ruajtur peshën e shpërndarjes
së pikëve.

189
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Algjebra dhe funksioni Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Nëse ndërtojmë një drejtës paralele me boshet
koordinative çfarë të veçante kanë koordinatat e
13.1 Ndërtimi i grafikëve të ekuacioneve
pikave që ndodhen në këto drejtëza?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca e të menduarit
Përdor simbole që lidhen me shprehje shkronjore për zgjidhjen e problemave.
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Shpreh qartë dhe saktë paraqitjen e pikave në rrjetin koordinativ.
Kompetenca digjitale
Përdor teknologjinë për ndërtimin e funksioneve.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Rrjet koordinativ
Nxënësi/-ja: · Boshte
- përcakton boshtet koordinatave; · Origjinë
- për çdo pikë në rrjetin koordinativ gjen · Boshti i x-eve
koordiantat e saj dhe anasjelltas paraqet çdo pikë · Boshti i y-eve
në rrjetin koordinativ kur jepen koordinatat; · Koordinata
- ndërton tabelat e vlerave; · Ekuacion
- ndërton në të katër kuadratet grafikët e formës
y = mx + c ; y = c dhe x = c (ku c është një
konstante).
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Libri i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Gjuhën dhe komunikimin
Sistem koordinativ Shkencat e natyrës
Teknologjinë
Ekonominë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, parashikim me terma paraprakë, punë e drejtuar, punë në grupe dyshe

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, parashikim me terma paraprakë)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor faqen e parë të kapitullit, planin koordinativ dhe situatën
e të nxënit.
Diskutohet faqja e parë e kapitullit. Mësuesi/-ja paraqet në tabelë një plan koordinativ dhe një pikë në të,
ku dallohen boshtet, koordinatat, çfarë përfaqëson x-i dhe çfarë përfaqëson y-i për pikën.
Parashtron situatën e dhënë për zgjidhje.
Pikat kryesore të kësaj teme janë:
1. Ndërtimi dhe njohja e elementeve të sistemit koordinativ nga secili nxënës.
2. Ndërtimi i një pike kur jepen koordinatat dhe përcaktimi i koordinatave të një pike të ndërtuar.
3. Ndërtimi i drejtëzave paralele me boshtet koordinative.
4. Ndërtimi i grafikëve të formës y = mx + c (ku c konstante)

190
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Gjatë kësaj ore gabimet më të mundshme të nxënësve janë ndarjet e gabuara në rrjetin koortinativ dhe
paraqitja jo e saktë e pikave.
Para se të filloni sigurohuni që secili nga nxënësit është i qartë për këto gjëra.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar)


Lexohet pjesa e parë e mësimit. Pas kësaj zhvillohet ky ushtrim. Ju punoni në tabelë dhe njëkohësisht
me ju nxënësit në fletore.
1. Ndërtoni një sistem koordinativ me ndarje nga -6 deri në +6 për secilin nga boshtet (kjo ju ndihmon të
kuptoni nëse secili nga nxënësit arrin të ndërtojë një rrjet koordinativ)
2. Paraqitni në këtë rrjet që ndërtuat, pikat:
(4,5) (4,0) (4,-3)
3. Merrni vizoren dhe ndërtoni drejtëzën që bashkon këto pika.
4. Pas kësaj sqaroni nxënësit se këtë drejtës e shprehim me anë të ekuacionit x = 4
5. Kërkoni që nxënësit të ndërtojnë dhe drejtëza të tjera paralele me boshtet.
6. Kërkoni tani që nxënësit të shprehin me fjalë ekuacionet e drejtëzave paralele me boshtet.
Pas kësaj punohet shembulli i dhënë në libër.
Plotësimi i tabelës bëhet me shumë kujdes në mënyrë që secili nxënës ta plotësojë atë.
Po kështu dhe ndërtimi i grafikut të bëhet me kujdes.
Theksoni që grafikët e formës y = mx + c janë drejtëza.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe)


Ndahet klasa në grupe dyshe, ku punohen ushtrimet e faqes 131.
Jepni udhëzimet përkatëse për secilin ushtrim.
Ushtrimet me koeficient negativ pranë x-it mund t’ua jepni nxënësve të nivelit 4-5.
Gjatë punës së pavarur mësuesi/ja vëzhgon dhe bën ndërhyrjet e nevojshme.
Disa nga ushtrimet prezantohen në tabelë, ku bëhet dhe vlerësimi i tyre.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- ndërtimin e saktë të një rrjeti koordinativ dhe paraqitjen e pikave në të apo leximin e
koordinatave të një pike të ndërtuar;
- plotësimin e tabelave të vlerave;
- ndërtimin e grafikut të ekuacioneve x = c; y = c , y = mx + c;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrime në faqen 65 të fletës së punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

191
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Algjebra dhe funksioni Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore:
Janë dhenë pikat (3,-2); (0,-2); (-5,-2). Vëmë re
13.2 Ekuacionet e trajtës y = mx +c
se x 0 -2. Ku mund të ndodhen këto pika?

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e të nxënit
Zbaton në mënyrë të pavarur njohuritë e marra për të realizuar një projekt apo detyrë.
2. Kompetenca personale
Kupton rëndësinë e edukimit fizik në rritjen e masës trupore të njeriut.
3. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin.
Realizon një projekt mbi ndikimin që paraqet luhatja e çmimit të naftës në ekonomi e shoqëri.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Ekuacion
Nxënësi/-ja: · Grafik
- dallon ekuacionet e trajtës y = mx + c ku m0, m · Pikë
dhe c janë konstante; · Koordinata
- plotëson tabelat e vlerave; · Tabelë vlerash
- ndërton grafikun e formës y = mx + c dhe kupton
që ky grafik është vijë e drejtë;
- tregon nëse një pikë e dhënë i përket apo jo
grafikut të një funksioni;
- gjen njërën nga koordinatat e pikës kur jepet
funksioni dhe koordinata tjetër.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
Teksti i nxënësit Shoqërinë dhe mjedisin
Fletorja e punës Shkencat e natyrës
Sistem koordinativ Teknologjinë
Ekonominë
Biznesin
Fizikën
Kiminë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, parashikim me terma paraprakë)

Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja përdor ushtrime të parapërgatitura dhe situatën e të nxënit.
Pikat kryesore të kësaj teme janë:
1. Ndërtimi i grafikëve të formës y = mx + c, ku m-ja dhe c-ja janë numra.
2. Gjatë ndërtimit të grafikëve të kësaj teme nxënësit duhet të jenë në gjendje të bëjnë ndarje të
përshtatshme me vlerat e tabelës, në mënyrë që ndërtimi të jetë i arsyeshëm.
3. Këtu nuk kërkohet që ata të bëjnë interpretimin e m-së dhe c-së.
Gjatë ndërtimit të grafikëve gabimet më të mundshme të nxënësve janë kur ata plotësojnë tabelat dhe
paraqesin pikat në rrjet.

192
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Theksoni faktin që grafikët e këtyre ekuacioneve janë vija të drejta. Kjo do t’i ndihmonte shumë nxënësit
që të kuptonin gabimin dhe pastaj ta gjenin atë. Shtrohet për diskutim situata e të nxënit. Mendimet mund
të jenë nga më të ndryshmet.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar)

Mësuesi/ja punon pjesën para shembullit, ku nxënësit njihen me ekuacionin e trajtës y = mx + c dhe
grafikun e tij. Theksoni se grafiku i këtij ekuacioni është një drejtëz.
Meqenëse ndërtimi i grafikëve është një fazë e rëndësishme gjatë procesit të të mësuarit të matematikës,
këmbëngulni që secili nxënës të arrijë të ndërtojë një grafik të thjeshtë.
Mund ta filloni këtë rubrikë me disa këshilla të thjeshta praktike (të cilat mund dhe të jenë parapërgatitura
dhe ua shpërndani nxënësve ose i shkruani ato në cep të tabelës).
1. Ndërtoni grafikët në fletë me katrorë.
2. Përdorni laps të mbrehtë dhe vizore.
3. Ndarjet në të dy boshtet koordinative të jenë të së njëjtës njësi.
4. Përcaktoni ndarjet në përshtatje me vlerat konkrete të pikave.
5. Mos harroni se të gjithë grafikët e ekuacioneve
y = mx + c(mjanë vija të drejta.
Pas kësaj së bashku me nxënësit punohet shembulli në libër.
Disa nxënës e prezantojnë atë në tabelë.
Gjatë prezantimit sqaroni nxënësit për ndarjet e ndryshme që përdoren në të dyja boshtet. (Kujdes!
Segmenti njësi duhet të jetë me të një njëjtën njësi matëse në të dyja boshtet, p.sh., 1 ndarje = 1 cm. Kjo
mund të jetë pak e paqartë për nxënësit).
Duhet sqaruar mirë dhe fakti kur themi se një pikë është apo jo pikë e drejtëzës.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe)


Nxënësit, të ndarë në grupe, punojnë ushtrimin 1 dhe 2 në faqen 133 në libër.
Përfaqësues të grupeve i prezantojnë ato në tabelë.
Gjatë prezantimit kërkoni që nxënësit të shprehin me fjalë punën e bërë.
Kur themi që një pikë i përket grafikut të një funksioni të dhënë?
Bëhet vlerësimi i disa prej tyre.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- ndërtimin e saktë të një rrjeti koordinativ dhe paraqitjen e pikave në të apo leximin e koordinatave
të një pike të ndërtuar;
- plotësimin e tabelave të vlerave;
- ndërtimin e grafikut të ekuacioneve x = c; y = c , y = mx + c;
- përcaktimin nëse një pikë e dhënë i përket apo jo grafikut të një funksioni;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 66 të fletës së punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

193
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Algjebra dhe funksioni Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore:
Janë dhënë pikat (3,-2); (0,-2); (-5,-2).
13.3 Ekuacionet e trajtës y = mx +c Vëmë re se x 0 -2. Ku mund të ndodhen
këto pika?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Zbaton në mënyrë të pavarur njohuritë e marra për të realizuar një projekt apo detyrë.
2. Kompetenca personale
Kupton rëndësinë e edukimit fizik në rritjen e masës trupore të njeriut.
3. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Realizon një projekt mbi ndikimin që paraqet luhatja e çmimit të naftës në ekonomi e shoqëri.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: · Ekuacion
Nxënësi/-ja: · Grafik
- dallon ekuacionet e trajtës y = mx + c ku m0, m dhe c · Pikë
janë konstante; · Koordinata
- plotëson tabelat e vlerave; · Tabelë vlerash
- ndërton grafikun e formës y = mx + c dhe kupton që ky
grafik është një vijë e drejtë;
- tregon nëse një pikë e dhënë i përket apo jo grafikut të
një funksioni;
- gjen njërën nga koordinatat e pikës kur jepet funksioni
dhe koordinata tjetër.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Shoqërinë dhe mjedisin
Sistem koordinativ Shkencat e natyrës
Teknologjinë
Ekonominë
Biznesin
Fizikën
Kiminë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i orës së mësimit


a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish)
Për të realizuar këtë rubrikë mësuesi/ja përdor detyrat e shtëpisë apo situatën e të nxënit ose ndonjë
situatë tjetër. Meqenëse është ora e dytë bën një përsëritje të njohurive të marra dhe gjatë gjithë orës
nxënësit do punojnë ushtrime.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar, punë në grupe dyshe)


Pas rubrikës së parë, në varësi të saktësisë së detyrave të shtëpisë dhe përgjigjeve të marra nga
nxënësit, zgjidhni së bashku më nxënësit ndonjë nga ushtrimet e librit ose ndonjë ushtrim tjetër të marrë
jashtë librit, pastaj i kaloni ata në punë të pavarur.
Një ushtrim i përshtatshëm do të ishte:
y = 10x + 15

194
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Plotësoni tabelën.

x -3 -2 -1 0 1 2 3
y 25

Pasi të plotësoni tabelën, pyesni nxënësit se si mund t’i bëjnë ndarjet në të dyja boshtet.
Duhet të kuptojnë se ndarjet e njëjta paraqesin vështirësi për ndërtimin e grafikut.
Merrni mendimet e nxënësve. Një ndarje e përshtatshme do ishte 5 ose 10 njësi sipas boshtit të y-ve dhe
1 njësi sipas boshtit të x-ve.
Ndërtoni grafikun duke theksuar dhe një herë që ky grafik është një vijë e drejtë.
Merrni pastaj një pikë që i përket grafikut dhe një pikë që nuk i përket grafikut dhe kërkoni që nxënësit ta
vërtetojnë këtë.
Nxënësit të ndarë në grupe punojnë ushtrimet 3-8 në faqen 133 në libër.
Pasi të bëni ndarjen e grupeve jepni udhëzimet përkatëse për secilin nga ushtrimet.
Ushtrimi 4
Në këtë ushtrim koeficienti pranë x-it është negativ. Sqaroni nxënësit se në vend të -10x + 20 është
shkruar 20 -10x, sepse është më shumë praktike për t’u përdorur dhe paraqet të njëjtën gjë.
Ushtrimet 5 dhe 6.
Kontrolloni që nxënësit të bëjnë ndarjet e duhura në boshtet respektove, në varësi të vlerave të x-it dhe y-it.
Ushtrimet 7 dhe 8
Udhëzoni nxënësit që për gjetur vlerën e kërkuar zëvendësojmë koordinatat e pikës tek ekuacioni.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime në forma të ndryshme)


Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë.
Gjatë prezantimit kërkoni që nxënësit të argumentojnë veprimet e kryera.
Bëhet vlerësimi i disa nxënësve.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- ndërtimin e saktë të një rrjeti koordinativ dhe paraqitjen e pikave në të apo leximin e koordinatave
të një pike të ndërtuar;
- plotësimin e tabelave të vlerave;
- ndërtimin e grafikut të ekuacioneve x = c; y = c , y = mx + c;
- argumentimin e veprimeve të kryera.
-
Detyrat dhe puna e pavarur
Në varësi të ecurisë së punës në klasë jepen ushtrime nga libri në faqen 133 dhe nga fleta e punës në
faqen 67 ushtrimet 3, 4 dhe 5.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

195
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Algjebra dhe funksioni Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore:
Jepen pikat A(2,4) dhe B(4,2). A mund të gjejmë
13.4 Mesi i një segmenti koordinatat e mesit të segmentit AB?

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e të nxënit
Zbaton në mënyrë të pavarur njohuritë e marra për të realizuar një projekt apo detyrë.
2. Kompetenca personale
Kupton rëndësinë e edukimit fizik në rritjen e masës trupore të njeriut.
3. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Realizon një projekt mbi ndikimin që paraqet luhatja e çmimit të naftës në ekonomi e shoqëri.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Segment
Nxënësi/-ja: · Mesi i segmentit
- paraqet në rrjetin koordinativ një pikë të · Skajet e segmentit
dhënë; · Koordinata
- gjen mesataren aritmetike të dy numrave;
- gjen koordinatat e mesit të segmentit AB kur jepen
koordinatat e skajeve A dhe B;
- zbaton njohuritë e marra në situata të thjeshta praktike.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletore pune Shoqërinë dhe mjedisin
Shkencat e natyrës
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, parashikim me terma paraprakë, punë e drejtuar, punë në grupe dyshe

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, parashikim me terma paraprakë)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja përdor detyrat e shtëpisë dhe situatën e të nxënit.
Shtron për diskutim situatën e të nxënit.
Pikat kryesore të kësaj teme janë:
1. Përkufizimi i segmentit si vijë e drejtë e kufizuar në të dyja anët, të cilat i quajmë skaje.
2. Gjetjen e koordinatave të mesit duke e ndërtuar atë.
3. Gjetjen e koordinatave të mesit si mesatare aritmetike e koordinatave të skajeve.
Kujdes! Nxënësit mund ta kenë të paqartë dallimin ndërmjet vijës së drejtë dhe segmentit si vijë e drejtë e
kufizuar.
Shkruani në tabelë pikat A(2,5) dhe B(6,5) dhe kërkoni që secili nga nxënësit t’i paraqesë ato në një rrjet
koordinativ dhe pastaj t’i bashkojë duke ndërtuar kështu segmentin AB. Të njëjtën punë bëni dhe ju ose
ndonjë nxënës në tabelë).
Gjeni në figurën e ndërtuar mesin e segmentit AB.
Pas kësaj sqaroni nxënësit se ka dhe mënyrë tjetër për të gjetur koordinatat e mesit të segmentit AB.
A(2,5)
B(6,5) XA + XB Y + YB
X= dhe Y = A
2 2
AB(X,Y)

196
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar)


Punohet së bashku shembulli në libër.
Nxënësit, të ndarë në grupe, punojnë në punë të pavarur.
Përfaqësues të grupeve e prezantojnë në tabelë.
Gjatë prezantimit kërkoni që nxënësit të shprehin me fjalë punën e bërë dhe sigurohuni që secili nga
nxënësit ta ketë të qartë konceptin e segmentit si vijë e drejtë me dy skaje dhe arrin të gjejë koordinatat e
mesit.
Në varësi të situatës merrni dhe shembuj të tjerë, pa i kaluar nxënësit në punë të pavarur.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe)


Nxënësit, të ndarë në grupe, punojnë ushtrimet 1-3 në faqen 135 në libër.
Përfaqësues të grupeve i prezantojnë në tabelë.
Bëhet vlerësimi i disa prej tyre.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- ndërtimin e saktë të një rrjeti koordinativ dhe paraqitjen e pikave në të apo leximin e koordinatave
të një pike të ndërtuar;
- ndërtimin e një segmenti në rrjetin koordinativ;
- gjetjen e koordinatave të pikës së mesit të segmentit gjeometrikisht dhe algjebrikisht;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1-3 në faqen 67 të fletës së punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Algjebra dhe funksioni Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore:
Jepen pikat A(2,4) dhe B(4,2).A mund të gjejmë
13.5 Mesi i një segmenti koordinatat e mesit të segmentit AB?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Zbaton në mënyrë të pavarur njohuritë e marra për të realizuar një projekt apo detyrë.
2. Kompetenca personale
Kupton rëndësinë e edukimit fizik në rritjen e masës trupore të njeriut.
3. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Realizon një projekt mbi ndikimin që paraqet luhatja e çmimit të naftës në ekonomi e shoqëri.

197
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:


sipas temës mësimore: · Segment
Nxënësi/-ja: · Mesi i segmentit
- paraqet në rrjetin koordinativ një pikë të dhënë; · Skajet e segmentit
- gjen mesataren arimetike të dy numrave; · Koordinata
- gjen koordinatat e mesit të segmentit AB Kur jepen
koordinatat e skajeve A dhe B;
- gjen koordinatat e njërit skaj kur jepen kur jepen koor-
dinatat e mesit të segmentit të skajit tjetër;
- zbaton njohuritë e marra në situata të thjeshta praktike.

Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës
Shoqërinë dhe mjedisin
Shkencat e natyrës
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
rikujtim njohurish, punë në grupe dyshe, prezantime në forma të ndryshme

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja përdor detyrat e shtëpisë, situatën e të nxënit ose ndonjë situatë
tjetër. Meqenëse është ora e dytë, bën një përsëritje të njohurive të marra dhe gjatë gjithë orës nxënësit
do punojnë ushtrime.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë në grupe dyshe)


Pas rubrikës së parë, në varësi të saktësisë së detyrave të shtëpisë dhe përgjigjeve të marra nga
nxënësit, zgjidhni së bashku më nxënësit ndonjë nga ushtrimet e librit ose ndonjë ushtrim tjetër të marrë
jashtë librit, pastaj i kaloni ata në punë të pavarur.
Një ushtrim i përshtatshëm do ishte ushtrimi 7 në faqen 135 në libër apo 4 në faqen 67 në fletoren e
punës.
Nëpërmjet këtyre ushtrimeve ju kontrolloni njëkohësisht dhe leximin e koordinatave të pikës në rrjet
(ushtrimi 7) apo paraqitjen e tyre në rrjet (ushtrimi 4).
Pas kësaj, nxënësit punojnë në punë të pavarur ushtrimet 4-11 në faqen 135 në libër.
Jepni udhëzimet përkatëse për secilin nga ushtrimet.
Ushtrimi 8
Nëse nxënësit do t’i ndërtojnë gabimisht pikat në rrjet, do ta kuptojnë nga figura se pika e prerjes së
diagonaleve nuk është në mes.
Ushtrimi 9
Mund t’i udhëzoni nxënësit që të gjejnë koordinatat e mesit pa e ndërtuar figurën.
Ushtrimi 10
Nëpërmjet këtij ushtrimi, nxënësit do të kuptojnë që jo për çdo katërkëndësh vlen rregulla që pikëprerja e
diagonaleve është pikë mesi për secilën prej tyre.
Disa nga ushtrimet prezantohen në tabelë, ku bëhet dhe vlerësimi i disave prej tyre.
Gjatë prezantimit kërkoni që nxënësit të komentojnë punën e bërë.

198
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime në forma të ndryshme)


Disa nga ushtrimet prezantohen në tabelë ku bëhet dhe vlerësimi i disa prej nxënësve.
Gjatë prezantimit kërkoni që nxënësit të komentojnë punën e bërë.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- ndërtimin e saktë të një rrjeti koordinativ dhe paraqitjen e pikave në të apo leximin e koordinatave
të një pike të ndërtuar;
- ndërtimin e një segmenti në rrjetin koordinativ;
- gjetjen e koordinatave të pikës së mesit të segmentit gjeometrikisht dhe algjebrikisht;
- gjetjen e koordinatave të njërit skaj të segmentit kur jepen koordinatat e mesit dhe të skajit tjetër;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Në varësi të ecurisë së punës në klasë jepen detyrat e shtëpisë nga libri ose nga fletorja e punës
ushtrimet në faqen 68.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Algjebra dhe funksioni Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore:
Grafikë nga jeta e përditshme.
13.6 Grafikët në jetën e përditshme
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca e të nxënit
Ndërton grafikët dhe bën interpretimin e tyre.
Kompetenca personale
Tregon kujdes, durim e përpikëri në ndërtimin e grafikëve.
Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Përdor njohuritë mbi grafikët për të ndërtuar grafikë nga jeta e përditshme.
Kompetenca digjitale
Përdor teknologjinë për ndërtimin e funksioneve.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Rrjet koordinativ
Nxënësi/-ja: · Boshte koordinative
- llogarit intervalet kohore; · Grafik
- tregon se grafikët përdoren për të dhënë lidhjet
mes rrugës dhe kohës për një situatë të caktuar;
- vizaton dhe interpreton grafikët nga jeta reale
që përfshijnë më shumë se një komponent p.sh.,
grafikët e udhëtimit me më shumë se një person;
- lexon grafikë;
- ndërton saktë grafikë matematikorë.

199
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkur-


Teksti i nxënësit rikulare:
Fletorja e punës Gjuhën dhe komunikimin, shoqërinë dhe mjedisin,
turizmin
Ekonominë, tregtinë, transportin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
parashikim me terma paraprakë, punë e drejtuar, punë në grupe dyshe

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (parashikim me terma paraprakë)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi /ja përdor pjesën e parë të mësimit dhe situatën e të nxënit.
Pikat kryesore të kësaj teme janë.
1. Ndërtimi i grafikëve që përfshijnë dy përbërës, të cilët ndërtohen më mirë po t’i paraqesim në të njëjtin
rrjet koordinativ.
2. Nxënësit duhet të jenë në gjendje të interpretojnë dhe vizatojnë grafikët për të ilustruar informacionin e
dhënë.
Gjatë kësaj teme, vështirësitë më të mëdha nxënësit i paraqesin në zgjedhjen e përshtatshme të boshteve.
Udhëzoni ata që të bëjnë një skicë të përafërt fillimisht për të parë se çfarë numrash do të duhen të
përfshihen në secilin bosht dhe pastaj të zgjedhin shkallën e përshtatshme.
Udhëzoni ata që të përdorin gjithashtu fletë me katrorë, laps dhe vizore të përshtatshme.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar)


Mësuesi/ja punon së bashku me nxënësit shembullin e dhënë në libër.
Nxënësit të ndarë grupe punojnë shembullin.
Pas kësaj bëhet prezantimi i tyre në tabelë.
Gjatë prezantimit analizoni me kujdes çdo detaj duke filluar me elementet bazë që janë boshtet.
Çfarë paraqet boshti i x-ve? Po boshti i y-ve?
Sa km tregon një ndarje? Sa euro tregon 1 ndarje? etj.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe)


Në varësi të përgjigjeve të marra nga nxënësit, e kaloni klasën në punë të pavarur ose vazhdoni të bëni
punë të drejtuar.
Nxënësit të ndarë në grupe dyshe punojnë ushtrimet 1-3 në faqen 136-137 në libër.
Disa nxënës prezantojnë ushtrimin në tabelë.
Bëhet vlerësimi i tyre.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- ndërtimin e saktë të një rrjeti koordinativ dhe paraqitjen e pikave në të apo leximin e kordinatave
të një pike të ndërtuar;
- ndërtimin dhe interpretimin e saktë të një grafiku me dy përbërës.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1-2 në faqen 68 në fletoren e punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

200
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Algjebra dhe funksioni Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
13.7 Grafikët në jetën e përditshme Grafikë nga jeta e përditshme.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca e të nxënit
Ndërton grafikët dhe bën interpretimin e tyre.
Kompetenca personale
Tregon kujdes, durim e përpikëri në ndërtimin e grafikëve.
Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Përdor njohuritë për grafikët për të ndërtuar grafikë nga jeta e përditshme.
Kompetenca digjitale
Përdor teknologjinë për ndërtimin e funksioneve.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Rrjet koordinativ
Nxënësi/-ja: · Boshte koordinative
- llogarit intervalet kohore; · Grafik
- tregon se grafikët përdoren për të dhënë lidhjet
ndërmjet rrugës dhe kohës për një situatë të caktuar;
- vizaton dhe interpreton grafikët nga jeta reale që
përfshijnë më shumë se një përbërës, p.sh., grafikët e
udhëtimit me më shumë se një person;
- lexon grafikë;
- ndërton saktë grafikë matematikorë.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Gjuhën dhe komunikimin, shoqërinë dhe mjedisin,
turizmin, ekonominë, tregtinë, transportin.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i orës së mësimit


a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish)
Për të realizuar këtë rubrikë mësuesi/ja përdor detyrat e shtëpisë, situatën e të nxënit ose ndonjë situatë
tjetër. Meqenëse është ora e dytë, bën një përsëritje të njohurive të marra dhe gjatë gjithë orës nxënësit
do të punojnë ushtrime.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar,puna në grupe dyshe)


Pas rubrikës së parë, në varësi të saktësisë së detyrave të shtëpisë dhe përgjigjeve të marra nga nxënësit,
zgjidhni së bashku më nxënësit ndonjë nga ushtrimet e librit ose ndonjë ushtrim tjetër të marrë jashtë librit,
pastaj i kaloni ata në punë të pavarur.
Do të ishte i përshtatshëm çdo ushtrim i librit apo i fletës së punës.
Pas kësaj, nxënësit punojnë në punë të pavarur ushtrimet 3-7 në faqen 137 në libër.
Jepni udhëzimet përkatëse për secilin nga ushtrimet.
Ushtrimi 4
Ndihmoni nxënësit që të përcaktojnë ndarjet e përshtatshme për secilin prej boshteve.
Do ishte e përshtatshme 1 cm për 5 sekonda dhe 1 cm për shpejtësinë 5 m/s.
Ushtrimi 5
Ndihmoni nxënësit që të bëjnë ndarjet e përshtatshme në boshte.
Përdorimi i 2 cm për një orë do ishte i përshtatshëm.
24-orëshin nuk e paraqesim dot në grafikun me ndarje 2 cm; gjithashtu dhe ndarja e orës në 60 minuta e

201
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

bën të vështirë përcaktimin e orëve të ndërmjetme, për këtë arsye pyetja nuk është për orët e ndërmjetme.
Ushtrimi 6
Ndihmoni nxënësit që të bëjnë ndarjet e përshtatshme në boshte.
Do të ishte e përshtatshme 1 cm ose 2 cm për 5 minuta dhe 1 cm ose 2 cm për 1 km.
Gjatë prezantimit kërkoni që nxënësit të komentojnë punën e bërë.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime në forma të ndryshme)


Disa prej ushtrimeve prezantohen në tabelë.
Kërkoni që gjatë prezantimit nxënësit të argumentojnë çdo veprim të tyre.
Bëhet vlerësimi i disa prej tyre.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve duke u bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- ndërtimin e saktë të një rrjeti koordinativ dhe paraqitjen e pikave në të apo leximin e kordinatave
të një pike të ndërtuar.
- ndërtimin dhe interpretimin e saktë të një grafiku me dy përbërës.
Detyrat dhe puna e pavarur
Në varësi të ecurisë së punës në klasë, jepen detyrat e shtëpisë nga libri 137 dhe nga fleta e punës në faqen 69.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin nga ushtrimet që jepen detyrë shtëpie.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Algjebra dhe funksioni Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Vlejnë situatat e përdorura gjatë gjithë kapitullit.
13.8 Përsëritje
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Situata të ndryshme nga jeta arrin t’i paraqesë me anë të grafikëve.
2. Kompetenca qytetare
Duke krahasuar veprimtaritë që kryen ai me ato të shokut tregon respekt për dëshirat dhe hobet e tij.
3. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Realizon një projekt rreth orareve të fluturimeve në Rinas, ku vihen në dukje ndryshimet në orë në zona të
ndryshme të botës.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:


sipas temës mësimore: · Ekuacion
Nxënësi/-ja: · Segment
- ndërton rrjetin koordinativ, paraqet pikat në rrjet dhe · Pikë e mesit
lexon koordinatat e një pike të ndërtuar; · Grafik
- plotëson tabelat e vlerave për një ekuacion të dhënë; · Rrjet koordinativ
- ndërton grafikët e ekuacioneve të trajtës
y = mx + c; y = c dhe x = c;
- vizaton dhe interpreton grafikë nga jeta reale që
përfshijnë më shumë se një përbërës, p.sh., grafikët e
udhëtimit me më shumë se një person;
- ndërton saktë grafikë matematikorë.

202
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Lidhet me të gjitha fushat e trajtuara gjatë këtij
kapitulli.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
rikujtim njohurish, marrëdhënie pyetje-përgjigje, punë në grupe dyshe, prezantime në forma të ndryshme

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish, marrëdhënie pyetje-


përgjigje)
Për të realizuar këtë rubrikë mësuesi/-ja përdor kontrollin e detyrave të shtëpisë dhe njohuritë e marra
gjatë kapitullit.
Kontrollohen detyrat duke bërë vërejtjet e duhura dhe vlerësimin e disa prej tyre.
Rikujtohen njohuritë e marra gjatë kapitullit.
Mësuesi/-ja shtron para klasës pyetje të tilla si:
– Ç’është rrjeti koordinativ?
– Si plotësohen tabelat e vlerave?
– Si janë ekuacionet e trajtës y = mx + c? Po y = c dhe x = c?
– Si gjenden koordinatat e mesit të një segmenti?
– Si ndërtohen grafikët?
– Si lexohen grafikët?
– Ku gjejnë përdorim grafikët?

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë në grupe dyshe)


Në varësi të përgjigjeve të marra nga nxënësit, mësuesi/ja mund të punojë së bashku me nxënësit ndonjë
nga ushtrimet, ku nxënësit paraqesin paqartësi.
Pas kësaj, nxënësit të ndarë në grupe punojnë ushtrimet në faqen 139 në libër.
Gjatë punës së pavarur, mësuesi/ja vëzhgon dhe udhëzon aty ku e shikon të arsyeshme.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime në forma të ndryshme)


Disa prej ushtrimeve prezantohen në tabelë, ku bëhet dhe vlerësimi i tyre.
Gjatë prezantimit kërkoni që nxënësit të argumentojnë veprimet e kryera.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- ndërtimin e saktë të një rrjeti koordinativ dhe paraqitjen e pikave në të apo leximin e koordinatave
të një pike të ndërtuar;
- ndërtimin dhe interpretimin e saktë të një grafiku me dy përbërës;
- zbatimin e njohurive të marra mbi grafikët në situata nga jeta reale;
- argumentimin e veprimeve të kryera.
-
Detyrat dhe puna e pavarur
Në varësi të ecurisë së punës në klasë, jepen detyrat e shtëpisë nga faqja 139 në libër.
Jepen udhëzimet përkatëse për çdo ushtrim të dhënë.

203
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Mësuesi/-ja shfrytëzon materialin e dhënë në fillim të
14.1 Thjeshtimi i raporteve kapitullit, duke bërë edhe një parantezë të tij.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e të menduarit
Zgjidh një problemë matematikore dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave; përzgjedh strategji
të ndryshme për zgjidhjen e një probleme matematikore, duke paraqitur rezultate të njëjta.
2. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
Bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët e tjerë për realizimin e një aktiviteti të përbashkët
në klasë, shkollë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Raport
Nxënësi/-ja: · Thjeshtim
- thjeshton raporte, duke përfshirë edhe ato të
shprehura me njësi;
- gjen raporte, duke përfshirë edhe ato të shpre-
hura me njësi.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me gjuhën dhe komunikimin, artet, shkencat
e natyrës, shoqërinë dhe mjedisin, gastronominë,
ndërtimin.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, rrugëzgjidhje për të lexuarit në matematikë, punë e pavarur, prezantime
Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)


Për të realizuar këtë, mësuesi/-ja përdor hyrjen e kapitullit duke diskutuar materialin e paraqitur. Në diskutimin
që zhvillohet, kërkohet që nxënësit të sjellin shembuj të përdorimit të raportit në jetën e përditshme.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (rrugëzgjidhje për të lexuarit në matematikë)


Në këtë fazë nxënësit lihen të lexojnë në heshtje mësimin dhe shembullin,Qëllimi i mësuesit është që
të përfshijë të gjithë nivelet e nxënësve, për të nxënit nëpërmjet leximit. Mësuesi këshillon nxënësit t’u
përgjigjen pyetjeve të më poshtme:

Mësuesi/-ja :
Në fund të leximit duhet të jeni në gjendje t’u
përgjigjeni disa pyetjeve:

Çfarë rregullash
Pse shërben raporti? ndiqen
Si formohet ai? për të thjeshtuar
një raport me
Të thjeshtoni një raport.
njësi?

Pas pesë minutash diskutohen me nxënësit përgjigjet e pyetjeve duke aktivizuar një numër sa më të madh
nxënësish. Gjatë përgjigjeve mund të kemi edhe përgjigje jo të sakta dhe jo të plota, por duke qenë në
Pas pesë minutash diskutohen me nxënësit përgjigjet e pyetjeve duke aktivizuar një
kërkim të përgjigjes sësa
numër duhur.
më të madh nxënësish. Gjatë përgjigjeve mund të kemi edhe përgjigje jo të
sakta dhe jo të plota, por duke qenë në kërkim të përgjigjes së duhur.
204 Punohet shembulli 14.1 duke u dhënë përgjigje të gjitha situatave gjë që do t’i ndihmojë
nxënësit në zgjidhjen e ushtrimeve .
Nxënësit do të punojnë ushtrimet: 1.( a, b, c) 2. (a, b, c) 3 .(a, b, c) në faqen 143 te
teksti i nxënësit.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë e pavarur, prezantime)
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Punohet shembulli 14.1 duke u dhënë përgjigje të gjitha situatave gjë që do t’i ndihmojë nxënësit në
zgjidhjen e ushtrimeve .
Nxënësit do të punojnë ushtrimet: 1.( a, b, c) 2. (a, b, c) 3 .(a, b, c) në faqen 143 te teksti i nxënësit.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë e pavarur, prezantime)


Nxënësit do të punojnë individualisht ushtrimet: 4. (a, b, c), 6. (a, b, c) dhe 7 në faqen 142 te teksti i
nxënësit. Më pas ushtrimet zgjidhen në tabelë nga nxënës të ndryshëm.
Ushtrimi 7. Zgjidhje: 250 ml : 750 ml : 1,2 l
Në fillim të gjitha sasitë i kthejmë në njësi të njëjtë: 250 ml : 750 ml : 1200 ml.
Tani i thjeshtojmë me PMP = 10. Raporti pasi thjeshtohet është: 25 : 75 : 12
Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë përgjigje të saktë.

Vlerësimi
Nxënësi vlerësohet për saktësinë, shkathtësinë e thjeshtimit të raporteve. Vlerësohet pjesëmarrja në
diskutime dhe bashkëveprimi me nxënësit e tjerë.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 6, 7 dhe 8 në faqen 70-71 te fletorja e punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Mësuesi-ja përdor historinë e treguar në fillim të
14.2 Ndarja në një raport të caktuar. mësimit. Piktura e blerë nga Arbri, Blerimi dhe
Kristi.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Shfrytëzon njohuritë e marra për raportet për zgjidhjen e problemave.
2. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Shpreh mendimin e vet për raportin që ekziston ndërmjet madhësive të ndryshme në jetën reale.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalët kyç:
sipas temës mësimore: · Raport
Nxënësi/-ja: · Thjeshtim
- ndan një sasi në dy ose tri pjesë sipas një raporti të
dhënë;
- përdor metodën njësi për të zgjidhur problema me
raporte
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me gjuhën komunikimin, artet, shkencat
e natyrës, shoqërinë, sektorin e ndërtimeve,
gastronominë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
kontroll njohurish, diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, punë e drejtuar, punë grup, prezantime
Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (kontroll njohurish, diskutim)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor kontrollin e detyrave të shtëpisë: ushtrimi 7 në faqen 70 te
fletorja e punës dhe parashtron situatën e menduar më lart.

205
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato, punë e drejtuar)


Në fillim mësuesi/ja u shpjegon nxënësve hapat se si ndahet një sasi në një raport të dhënë:
1) mblidhen të gjithë numrat në një raport (raporti duhet thjeshtuar më përpara), gjejmë numrin e
përgjithshëm të pjesëve;
2) pjesëtohet sasia që do të ndahet me numrin e përgjithshëm të pjesëve ( vlera e një pjese);
3) gjendet vlera e çdo pjese;
4) kontrollohet shuma e çdo pjese.
Nxënësi vëzhgon shembullin e paraqitur në tekstin e nxënësit. Shpjegimi dhe diskutimi i tij i ndihmon ata të
ndajnë sasitë në raste të ndryshme. Nxënësit punojnë ushtrimin 1 në faqen 143 te teksti i nxënësit.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë grup, prezantime)


Ndahet klasa në grupe sipas rreshtave, nxënësit punojnë në fillim në mënyrë të pavarur. Më pas diskutojnë
me njëri tjetrin:
Grupi i parë: ushtrimin 2 në faqen 143 te teksti i nxënësit, ushtrimin 1 në faqen 71 te fletorja e punës.
Grupi i dytë: ushtrimin 3 në faqen 143 te teksti i nxënësit, ushtrimin 2 në faqen 71 te fletorja e punës.
Grupi i tretë: ushtrimi 4 në faqen 144 te teksti i nxënësit, ushtrimi 3 në faqen 71 te fletorja e punës.
Nxënës të ndryshëm prezantojnë punën e tyre në tabelë duke diskutuar me të gjithë klasën.

Vlerësimi
Mësuesi-ja vëzhgon punën e secilit grup, bën shënimet përkatëse dhe bën vlerësime në grup ose për
nxënës të caktuar.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 5 në faqen 144 te teksti i nxënësit.
Ushtrimi 4 dhe 5 në faqen 71-72 te fletorja e punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Mësuesi/ja përzgjedh ushtrimin 6 në faqen 72 të fletores
14.3 Ndarja në një raport të caktuar. së punës dhe e përdor si situatë.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e të nxënit
Shfrytëzon njohuritë e marra mbi raportet për zgjidhjen e problemave.
2. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Shpreh mendimin e vet për raportin që ekziston ndërmjet madhësive të ndryshme në jetën reale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalët kyç:


të fushës sipas temës mësimore: · Raport
Nxënësi/-ja: · Thjeshtim
- ndan një sasi në dy pjesë sipas një raporti të
dhënë;
- ndan një sasi në tri pjesë sipas një raporti të
dhënë.
206
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti i nxënësit Lidhet me gjuhën komunikimin, artet, shkencat e natyrës,
Fletorja e punës shoqërinë, sektorin e ndërtimeve, gastronominë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
veprimtari, punë e diferencuar, prezantim, punë në grupe

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari)


Për të realizuar këtë rubrikë mësuesi/-ja përdor kontrollin e detyrave të shtëpisë dhe parashtron situatën e
menduar më lart.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e diferencuar, prezantim)


Nxënësit e nivelit të parë dhe i dytë do të punojnë ushtrimet 4 dhe 5 në faqen 144 te teksti i nxënësit (nën
nivelin mesatar: nota 4, 5 dhe 6)
Nxënësit e nivelit të tretë do të punojnë ushtrimet 6 dhe 7 në faqen 144 te teksti i nxënësit (niveli
mesatar: nota 7 dhe 8)
Nxënësit e nivelit të katërt do të punojnë ushtrimet 4, 7 dhe 8 në faqen 144 te teksti i nxënësit (mbi nivelin
mesatar: nota 9, 10)
Më pas nxënës të ndryshëm sipas grupeve bëjnë prezantim të ushtrimeve të zgjidhura.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe)


Klasa ndahet në grupe prej 4-5 vetash dhe punohet ushtrimi 9 në faqen 144 te teksti i nxënësit. Shpallet
fitues grupi që mbaron i pari.
Përgjigjja e ushtrimit 9 jepet si më poshtë:
Ndani 150 euro në raportin 2 : 3 : 1 = 50 euro : 75 euro : 25 euro
Ndani 120 euro në raportin 3 : 1 : 4 = 45 euro : 15 euro : 60 euro
Ndani 126 euro në raportin 2 : 6 : 1 = 28 euro : 84 euro : 14 euro
Ndani 132 euro në raportin 1 : 5 : 6 = 11 euro : 55 euro : 66 euro

Vlerësimi
Mësuesi/-ja vëzhgon punën e secilit grup, bën shënimet përkatëse dhe bën vlerësime në grup ose për
nxënës të caktuar.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 5, 7dhe 8 në faqen 72 nga fletorja e punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Drita bleu 10 fletore. Ato kushtuan 250 lekë. Sa do të
14.4 Zgjidhje problemash kushtojnë gjysma e tyre? Po dyfishi, trefishi? Çfarë
ndodh me sasinë e lekëve kur rritet numri i fletoreve?
Po kur zvogëlohet ai? Si quhen këto dy madhësi?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Realizon një projekt individual ose në grup ku zbaton njohuritë që ka marrë rreth raporteve apo
përpjesëtimeve.
2. Kompetenca digjitale
Përdor teknologjinë për llogaritje të ndryshme me numra.

207
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:


fushës sipas temës mësimore: · Përpjesëtim i drejtë
Nxënësi/-ja: · Metodë njësi
1. përdor metodën njësi për të zgjidhur problema
me raportet dhe përpjesëtim të drejtë;
2. zgjidh me mend problema të thjeshta, duke
përfshirë problemat me përpjesëtimin e drejtë.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkur-
Teksti i nxënësit rikulare:
Fletorja e punës Lidhet me gjuhën dhe komunikimin:
shkencat e natyrës;
shoqërinë dhe mjedisin;
sektorin e ndërtimeve dhe gastronominë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, veprimtari, vëzhgo-analizo-zbato, punë e drejtuar, punë në grupe, prezantime

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, veprimtari)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja parashtron situatën e menduar. Nga diskutimi i saj me nxënësit
nxirret përfundimi se sasia e fletoreve me sasinë e lekëve janë madhësi në përpjesëtim të drejtë, ku
me rritjen e numrit të fletoreve rritet dhe e kostoja e tyre. E kundërta ndodh me zvogëlimin e numrit të
fletoreve. Gjithashtu kërkohet nga nxënësi të njësohen raportet (sasia e lekëve) /( numri i fletoreve).
Nëpërmjet llogaritjeve nxënësit nxjerrin përfundimin se ato raporte janë të barabarta.

Shënim. Mos harroni barazimi i dy raporteve formon një përpjesëtim.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato, punë e drejtuar)


Mësuesi/-ja edhe njëherë sqaron njohuritë për përpjesëtimin e drejtë duke përdorur edhe shembujt që
trajtohen në tekst.
Pastaj punohet shembulli ku nxënësi njihet me përdorimin e metodës njësi për zgjidhjen e problema me
raporte ndërmjet dy madhësive. Trajtimi i secilit prej rasteve të paraqitura në shembull i ndihmon ato për
zgjidhjen e problemave që pasojnë.
Ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 145 te teksti i nxënësit zgjidhen në mënyrë individuale nga e gjithë klasa.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe, prezantime)


Nxënësit ndahen në grupe heterogjene dhe punojnë në fillim në mënyrë individuale dhe më pas
diskutojnë duke saktësuar njëri-tjetrin në zgjidhjen e problemave. Nxënës të ndryshëm bëjnë prezantime
të ushtrimeve.
Grupi i parë: problema 4 dhe 8 në faqen 145-146 te teksti i nxënësit.
Grupi i dytë: problema 5 dhe 9 në faqen 146 te teksti i nxënësit.
Grupi i tretë: problema 6 dhe 10 në faqen 146 te teksti i nxënësit.

Vlerësimi
Gjatë kësaj ore mësimore nxënësi vlerësohet për angazhimin e tij në punën në grup dhe për saktësimin
e përgjigjeve në grupin e tij.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1, 3 dhe 5 në faqen 73 nga fletorja e punës për nxënësit nën mesataren.
Ushtrimet 2, 4 dhe 8 në faqen 73 nga fletorja e punës për nxënësit mesatarë.
Ushtrimet 6, 7 dhe 9 në faqen 73 nga fletorja e punës për nxënësit mbi mesataren.

208
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Vlejnë situatat e përdorura gjatë këtij kapitulli.
Tema mësimore:
14.5 Përsëritje
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Zgjidh një problemë matematikore dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave; përzgjedh strategji
të ndryshme për zgjidhjen e një problem matematikore, duke paraqitur rezultate të njëjta.
2. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
Bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët e tjerë për realizimin e një veprimtarie të
përbashkët në klasë dhe shkollë për raportet dhe përpjesëtimet.
3. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Shpreh mendimin e vet për raportin që ekziston ndërmjet madhësive të ndryshme në jetën reale.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Raport
Nxënësi/-ja: · Thjeshtim
- thjeshton raporte duke përfshirë edhe ato të · Përpjesëtim i drejtë
shprehura me njësi; · Metodë njësi
- ndan një sasi në dy ose tri pjesë sipas një raporti të
dhënë;
- përdor metodën njësi për të zgjidhur problema me
raporte;
- zgjidh me mend problema të thjeshta, duke
përfshirë problemat me përpjesëtimin e drejtë.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhen të gjitha fushat e dhëna në këtë kapitull.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
pyetje-përgjigje, punë në grupe, vlerësim i nxënësit nga nxënësi
Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (pyetje-përgjigje)


Nxënësit i drejtohen pyetje të ndryshme si:
1. Si veprohet për të shkruar një raport në formë më të thjeshtë?
2. Si veprohet për të ndarë një sasi sipas një raporti të caktuar?
3. Kur dy madhësi janë në përpjesëtim të drejtë?
4. Sillni shembuj të ndryshëm të madhësive në përpjesëtim të drejtë?
b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë në grupe)
Grupi i parë ushtrimet: 1 / a, c 2. a 3. 5 dhe 9 në faqen 147 te teksti i nxënësit.
Grupi i dytë ushtrimet: 1 / b,d 2. b 4. 5 dhe 10 në faqen 147 te teksti i nxënësit.
Grupi i tretë ushtrimet: 1 / e, f 2. c 4. 5 dhe 11 në faqen 147 te teksti i nxënësit.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (vlerësim i nxënësit nga nxënësi)
Dhjetë minutat e fundit nxënësit shkëmbejnë fletoret me njëri-tjetrin dhe korrigjojnë fletoren e
shokut duke dhënë dhe një vlerësim për të.
Më pas diskutojmë ushtrimet e punës së pavarur për të parë saktësinë e vlerësimit të nxënësve.

Vlerësimi
Përdoret vlerësim i nxënësit nga nxënësi.
Detyrat dhe puna e pavarur
Ushtrimet 6, 7 dhe 8 në faqen 147 te teksti i nxënësit.

209
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Statistika dhe probabiliteti Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Probabiliteti që Andi në testin e matematikës të
marrë notën 10 është 0,9. Sa është probabiliteti
15.1 Probabiliteti i një ngjarjeje
që ai të mos marrë notën 10?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Njeh probabilitetin dhe e përdor atë në jetën e përditshme.
2. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Arrin të përdor gjuhën që lidhet me probabilitetin për të diskutuar ngjarje dhe për të vlerësuar mundësitë që
ka për të ndodhur çdonjëra prej tyre.
3. Kompetenca qytetare
Tregon paanësi gjatë mbledhjes, përpunimit të të dhënave dhe paraqitjes së tyre për një çështje të caktuar.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Ngjarje
Nxënësi/-ja: · Ngjarje e mundur
- tregon se çfarë quhet ngjarje; · Ngjarje e pamundur
- tregon ç’është probabiliteti; · Ngjarje e sigurt
- dallon kuptimin e fjalëve e mundur, e pamundur dhe · Probabilitet teorik
e sigurt; · Probabilitet eksperimental
- shkruan probabilitetin si thyesë, si përqindje dhe si
numër dhjetor;
- tregon se probabiliteti është një numër më i madh
ose i barabartë me zero, por më i vogël ose i barabartë
me një;
- gjen probabilitetin e mosndodhjes së një ngjarjeje
duke përdorur probabilitetin e ndodhjes së saj.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkur-
Teksti i nxënësit rikulare:
Fletorja e punës Lidhet me:
Gjuhën dhe komunikimin
Shoqërinë dhe mjedisin
Sportet dhe shëndetin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, parashikim me terma paraprakë, punë e drejtuar, punë në grupe dyshe,
Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, parashikim me terma paraprakë)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor faqen e parë të kapitullit dhe situatën e të nxënit.
Lexohet dhe diskutohet mbi faqen e parë të kapitullit, ku nxënësit mësojnë se jeta na sjell shumë
momente pasigurie. Është probabiliteti që na ndihmon të kuptojmë riskun e ndodhjes apo të mosndodhjes
së tyre.
Faqja e parë është edhe mundësi e mirë, ku nxënësit fillojnë të kuptojnë ndryshimin mes probabilitetit
eksperimental dhe atij teorik.
Shtrohet situata e dhënë për diskutim. Përgjigjet do të jenë të ndryshme. Por përgjigjja e saktë do të jepet
kur të flitet për probabilitetin.

210
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Pikat kryesore të kësaj teme, ku secili duhet të jetë i qartë, janë:


1. Nëse probabiliteti i ndodhjes së një ngjarjeje është p, atëherë probabiliteti i mosndodhjes së saj është 1-p.
2. Për të gjetur probabilitetin e mosndodhjes së një ngjarjeje, gjejmë në fillim probabilitetin e ndodhjes së saj.
Gabimet e mundshme të nxënësve gjatë këtyre temave janë se ata mund të shprehen për probabilitetin si
50 me 50 apo 10 në 1 etj.
Udhëzoni ata që probabiliteti shprehet si numër mes 0 dhe 1 i dhënë si thyesë, numër dhjetor ose
përqindje.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar)


E filloni këtë rubrikë me disa shembuj tipikë të rezultateve të ngjarjeve dhe probabiliteteve të tyre.
1. Nga hedhja e një zari, probabiliteti që të bjerë numri 6, është .
2. Probabiliteti që një farë të mbijë, është 0,75. (e provuar eksperimentalisht)
3. Probabiliteti që nesër të bjerë shi, është 10% (parashikim).
Shtrohet pyetja para nxënësve se si mund të përcaktojmë probabilitetin në çdo rast.
Nëpërmjet këtyre ushtrimeve kontrollohen njohuritë e nxënësve mbi mënyrën e gjetjes së probabilitetit.
Pas kësaj nxënësit gjejnë probabilitetin e mosndodhjes së këtyre ngjarjeve.
Theksoni informacionin e ri:
Nëse probabiliteti i ndodhjes së një ngjarjeje është p, atëherë probabiliteti i mosndodhjes së saj është 1-p.
Pastaj sillni ngjarje me probabilitet 1 dhe 0 dhe kontrolloni nëse nxënësit arrijnë të bëjnë dallimin mes
këtyre ngjarjeve.
Në qoftë se hedhim një zar me numrat nga 1 deri në 6:
- Sa është probabiliteti që të bjerë numri 7?
- Sa është probabiliteti që të bjerë numri 6?
Pastaj nxënësit, të ndarë në grupe, punojnë shembullin në libër.
Disa nxënëses e prezantojnë atë në tabelë.
Gjatë prezantimit kontrolloni që secili nxënës arrin të gjejë probabilitetin e mosndodhjes së një ngjarjeje.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe)


Nxënësit të ndarë në grupe punojnë ushtrimet 1-5 në faqen 149 në libër të ndarë sipas grupeve.
Jepni udhëzimet përkatëse për secilin ushtrim dhe sigurohuni që secili grup është i qartë për kërkesën.
Për ushtrimin 4
Sqaroni nxënësit se këtu probabiliteti nuk shkon 1, pasi në rrugë mund të kalojnë dhe makina të tjera.
Probabiliteti që makina të mos jetë volkswagen gjendet 1-8 %.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë.
Bëhet vlerësimi i disa prej tyre.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve duke u bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- dallimin e ngjarjes së sigurt dhe asaj të pamundur;
- gjetjen e probabilitetit të mosndodhjes së një ngjarjeje duke përdorur probabilitetin e ndodhjes së saj;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrime nga faqja 74 në fletën e punës.
Detyrat mund t’i caktoni dhe sipas niveleve.
Ushtrimet 1-3 mund t’ia caktoni nivelit të parë dhe të dytë.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

211
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Statistika dhe probabiliteti Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Hedhim një zar. Si janë mundësitë për të rënë një
15.2 Ngjarjet me mundësi të njëjtë nga numrat e zarit?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Arsyeton dhe argumenton për zgjidhjen e metodave për paraqitjen e të dhënave të një studimi.
2. Kompetenca digjitale
Përdor teknologjinë për përpunimin e informacionit.
3. Kompetenca qytetare
Tregohet tolerant dhe bashkëpunues gjatë punës në grup.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Ngjarje
Nxënësi/-ja: · Ngjarje me mundësi të njëjtë
- tregon se çfarë quhet ngjarje; · Ngjarje e mundur
- dallon ngjarjet me mundësi të njëjtë; · Ngjarje e pamundur
- tregon ç’është probabiliteti; · Ngjarje e sigurt
- dallon kuptimin e fjalëve e mundur, e pamundur dhe · Probabilitet
e sigurt; · Rastësisht
- shkruan probabilitetin si thyesë, si përqindje dhe si
numër dhjetor;
- tregon se probabiliteti është një numër më i
madh ose i barabartë me zero, por më i vogël ose i
barabartë me një;
- gjen probabilitetin teorik duke u bazuar në ngjarje
njëlloj të mundshme në raste konkrete.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Shoqërinë dhe mjedisin
Ekonominë dhe politikën
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, parashikim me terma paraprakë, punë në grupe, prezantim, punë në grupe dyshe
Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, parashikim me terma paraprakë)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja përdor detyrat e shtëpisë dhe situatën e të nxënit.
Kontrollohen detyrat e shtëpisë, ku bëhet dhe vlerësimi i disa prej tyre.
Shtrohet për diskutim situata e të nxënit. Nëse përgjigjja është e saktë, u kërkoni nxënësve që të
shpjegojnë përgjigjen. Nëse ata nuk janë të qartë, sqarimi bëhet gjatë mësimit.
Pikat kryesore të kësaj teme, ku secili nxënës duhet të jetë i qartë janë:
1. Do të gjejmë probabilitetin e ngjarjeve me mundësi të njëjtë.
2. Të familjarizohen me shprehjen në mënyrë të rastësishme, që do të thotë se të gjitha rezultatet janë
njëlloj të mundshme.
3. Të aftësohen në përdorimin e rezultateve të barabarta në raste të thjeshta, me qëllim që të shtrijnë
idetë e tyre në raste më komplekse që do t’i çonte në mënyrën e renditjes sistematike të vlerave; ushtrimi
8 dhe 10).

212
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

4. Nxënësit duhet të jenë të qartë se ngjarjet për të cilat që po diskutojnë, janë njëlloj të mundshme.
Gabimet e mundshme të nxënësve gjatë kësaj ore qëndrojnë në faktin se ata duhet të sigurohen se
rezultatet kanë të njëjtën mundësi para se të fillojnë të llogaritin probabilitetin.
Gjatë punës së mëposhtme kujdesuni që nxënësit të aftësohen në këto pika.
Zhvilloni një shembull të thjeshtë.
Në një qese ndodhen disa sfera me katër ngjyra të ndryshme.
E kuqe, e verdhë, blu dhe e gjelbër.
Zgjedhim rastësisht njërën prej tyre.
Diskutoni me nxënësit se çfarë nënkupton në mënyrë të rastësishme në këtë kontekst dhe si ta arrijmë atë?
(Ideja është se secila nga sferat ka mundësi të njëjtë për t’u zgjedhur, nëse e tërheqim pa e parë.)
‒ Sa është probabiliteti i marrjes së secilës prej ngjyrave?
‒ Sa është probabiliteti i marrjes së ngjyrës së kuqe dhe të verdhë dhe raste të tjera? Gjatë këtyre
shembujve, nxënësit aftësohen në njehsimin e probabilitetit të ngjarjeve me mundësi të njëjtë ndodhjeje.
‒ Përfshini dhe ngjarje me probabilitet zero, p.sh., Sa është probabiliteti që të tërheqim sferë me ngjyrë të
bardhë?

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë në grupe, prezantim)


Pas këtij aktiviteti lexoni dhe diskutoni pjesën para shembullit, ku nxënësit përforcojnë njohuritë e marra
gjatë aktivitetit të zhvilluar më lart.
Pastaj ndani klasën në grupe për të punuar shembullin 15.2.
Një nxënës e prezanton atë në tabelë. Kërkoni që gjatë prezantimit të tregohet praktikisht si bëhet
zgjedhja e rastësishme (shkruhen të gjitha shkronjat e fjalës probabilitet në letra të vogla dhe zgjedhim
njërën prej tyre pa e parë)
Sqarohen nxënësit se kur ngjarjet quhen njëlloj të mundshme, cilat quhen rezultate të mundshme dhe
cilat quhen rezultate me mundësi ndodhjeje.
Jepet formula për llogaritjen e probabilitetit (nëse mësuesi/ja e shikon të arsyeshme)
P(A) = n(A)/n(H)

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe)


Nxënësit punojnë në grupe ushtrimet nga faqja 150-151 nga libri i nxënësit.
Grupi i parë.
Ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 150 nga teksti i nxënësit.
Grupi i dytë.
Ushtrimet 3 dhe 4 në faqen 151 nga teksti i nxënësit.
Grupi i tretë.
Ushtrimin 5 dhe 6 në faqen 151 nga teksti i nxënësit.
Grupi i katërt
Ushtrimi 9 dhe 10 faqe 151 nga teksti i nxënësit.
Para se nxënësit të fillojnë punën e pavarur sigurohuni që secili grup është i qartë për kërkesat.
Për ushtrimin 9.
Diskutoni me nxënësit të gjitha rezultatet e mundshme 2 lekë 2 stema, 1 stemë 1 lek dhe 1 lek 1 stemë.
Por duhen sqaruar nxënësit se ata nuk kanë mundësi të njëjtë ndodhjeje po të përdoren veç e veç, kështu
që nuk mund të përdoren për të llogaritur probabilitetet.
Ka katër rezultate me mundësi të njëjtë ndodhjeje që mund të shkruhen:
SS SL LS LL
Këto tani mund të përdoren për llogaritjen e probabilitetit. Diskutoni në tabelë këtë ushtrim, pasi i paraprin
temës së ardhshme
Për ushtrimin 10.

213
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Kjo pyetje u jep mundësi nxënësve për të dhënë një shpjegim logjik pse ekzistojnë pikërisht dy rezultate
të barabarta.
Kjo mund të jetë baza e një diskutimi në klasë, në të cilin nxënësit janë të ftuar për të dhënë një shpjegim
bindës për faktin se janë tetë rezultate, të cilat janë njëlloj të mundshme, të cilat i përdorim për të gjetur
probabilitet e kërkuara.
Shkruani tetë rezultatet e mundshme në tabelë.
LLL LLS LSL SLL SSS SSL SLS LSS
Kontrollohet puna e bërë. Bëhet vlerësimi.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- dallimin e ngjarjes së sigurt dhe asaj të pamundur;
- gjetjen e ngjarjeve të papajtueshme dhe listimin e tyre në një tabelë;
- njehsimin e probabilitetit;
- argumentimin e veprimeve të kryera.
Bëni vlerësim dhe për aktivizimin e nxënësit në tabelë, si dhe bashkëpunimin gjatë punës në grup.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 5 në faqen 153 në tekstin e nxënësit.
Jepni udhëzimin përkatës për ushtrimin 5, që do ishte orientimi i nxënësve për të paraqitur të gjitha
rezultatet e mundshme në një tabelë dhe pastaj për të njehsuar probabilitetin.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Statistika dhe probabiliteti Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Hedhim dy zare të rregullta njëkohësisht.
Tema mësimore: Tregoni ngjarje të papajtueshme të hedhjes së
15.3 Listimi i probabiliteteve zareve.
Sa të tilla kemi?
A mund t’i paraqesim të përmbledhura në një
tabelë?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Arrin të analizojë rastet e probabilitetit me ngjarje nga jeta e përditshme.
2. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Përdor gjuhën e probabilitetit për të përshkruar dhe interpretuar rezultatet duke përfshirë mundësitë dhe
rastësitë.

214
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:


sipas temës mësimore: · Ngjarje
Nxënësi/-ja: · Ngjarje e papajtueshme
- dallon ngjarjet me mundësi të njëjtë; · Mundësi
- tregon ç’është probabiliteti dhe e njehson atë; · Ngjarje e mundur
· Ngjarje e pamundur
- dallon kuptimin e fjalëve e mundur, e pamundur dhe e
· Ngjarje e sigurt
sigurt;
· Probabilitet
- shkruan probabilitetin si thyesë, si përqindje dhe si
· Sistematike
numër dhjetor;
· Ekskluzive
- tregon se probabiliteti është një numër më i madh ose i
barabartë me zero, por më i vogël ose i barabartë me një;
- gjen dhe paraqet në mënyrë sistematike të gjitha
rezultatet e mundshme për një ngjarje të vetme dhe për
dy ngjarje të njëpasnjëshme.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Gjuhën dhe komunikimin
Monedhë Shoqërinë dhe mjedisin
Zar i rregullt Sportet dhe shëndetin
Biznesin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, veprimtari)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja përdor detyrat e shtëpisë dhe situatën e të nxënit.
Kontrollohen detyrat duke bërë vërejtjet e nevojshme dhe vlerësimin e ndonjërës prej tyre.
Shtrohet situata e të nxënit për diskutim, përgjigjen e plotë të së cilës kërkojeni në fund të orës.
Pikat kryesore të kësaj teme, për të cilat duhet të kujdeseni që secili nxënës t’i ketë kuptuar janë:
1. Renditja e të gjitha rezultateve të mundshme në mënyrë sistematike është një mënyrë e përshtatshme
për gjetjen e probabiliteteve në raste komplekse.
2. Kur kemi dy ngjarje të njëpasnjëshme, mënyra më e përshtatshme për paraqitjen e të gjitha rezultateve
të mundshme do të ishte tabela.
‒ Gabimet e mundshme të nxënësve gjatë këtyre ushtrimeve do të ishin nëse ato nuk i paraqesin të
gjitha rezultatet e mundshme në mënyrë sistematike.
‒ Kur shikojnë dy ngjarje të njëpasnjëshme, si hedhja e një zari 2 herë, ata shpesh mund të ngatërrohen,
kur janë të ndryshme apo të barabarta. Disa nxënës e kanë të vështirë të shikojnë që (3, 5) (5, 3), por
rezultati (3, 3) mund të ketë vetëm një mënyrë paraqitje.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar)


Lexohet me kujdes së bashku me nxënësit pjesa para shembullit.
Meqenëse pika kryesore e kësaj teme është listimi i të rezultateve të mundshme, e filloni këtë rubrikë me
këtë shembull. (Meqë tema është menduar e ndarë në dy orë, keni mundësi që orën tjetër t’i lini nxënësit
më shumë në punë të pavarur.)
Hedhim dy zare njëkohësisht njëri i kuq dhe tjetri i blu.

215
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Sa është probabiliteti që shuma e pikëve të rëna të jetë 5?


Përgjigjet e nxënësve mund të jenë pak të rrëmujshme. Ndihmojini ata për paraqitjen e të gjitha
rezultateve të mundshme me anë të tabelës që është dhënë dhe në fillim të mësimit.
Pas plotësimit të kësaj tabele i ndihmoni ata për plotësimin e tabelës së dytë, ku jepen dhe shumat
përkatëse.

1 2 3 4 5 6
1 2 3 4 5 6 7
2 3 4 5 6 7 8
3 4 5 6 7 8 9
4 5 6 7 8 9 10
5 6 7 8 9 10 11
6 7 8 9 10 11 12

Pas kësaj kërkoni që ata të njehsojnë këtë probabilitet.


Nxënësit punojnë në punë të pavarur ushtrimet 1-4 në faqen 152-153 në libër.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime në forma të ndryshme)


Përfaqësues të grupeve i prezantojnë ato në tabelë, ku bëhet dhe vlerësimi i tyre.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- dallimin e ngjarjes së sigurt dhe asaj të pamundur;
- gjetjen e ngjarjeve të papajtueshme dhe listimin e tyre në një tabelë;
- njehsimin e probabilitetit;
- argumentimin e veprimeve të kryera.
Bëni vlerësim dhe për aktivizimin e nxënësit në tabelë, si dhe bashkëpunimin gjatë punës në grup.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 5 në faqen 153 në libër.
Jepni udhëzimin përkatës për ushtrimin 5, që do të ishte orientimi i nxënësve që të paraqesin të gjitha
rezultatet e mundshme në një tabelë dhe pastaj të njehsojnë probabilitetn.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 5 faqe 153 në libër. Jepni udhëzimin përkatës.
Udhëzoni ata që ndërtimi i një tabele, ku do të paraqitnin të gjitha rezultatet e mundshme, do t’i
ndihmonte shumë për dhënien e përgjigjeve.
Orën e ardhshme ju, me anë të detyrës së shtëpisë, do të kuptoni nëse nxënësit kanë kuptuar pikën
kryesorë të kësaj teme, që ishte gjetja e të gjitha rezultateve të mundshme dhe paraqitja e tyre me anë të
tabelës.

216
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Statistika dhe probabiliteti Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Hedhim dy zare të rregullta njëkohësisht.
Tema mësimore: Tregoni ngjarje të papajtueshme të hedhjes së
zareve.
15.4 Listimi i probabiliteteve Sa të tilla kemi?
A mund t’i paraqesim në një tabelë të
përmbledhura?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Arrin të analizojë rastet e probabilitetit me ngjarje nga jeta e përditshme.
2. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Përdor gjuhën e probabilitetit për të përshkruar dhe interpretuar rezultatet duke përfshirë mundësitë dhe
rastësitë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Ngjarje
Nxënësi/-ja: · Ngjarje e papajtueshme
1. dallon ngjarjet me mundësi të njëjtë; · Mundësi
2. tregon ç’është probabiliteti dhe e njehson atë; · Ngjarje e mundur
3. dallon kuptimin e fjalëve e mundur, e pamundur · Ngjarje e pamundur
dhe e sigurt; · Ngjarje e sigurt
4. shkruan probabilitetin si thyesë, si përqindje dhe · Probabilitet
si numër dhjetor; · Sistematike
5. tregon se probabiliteti është një numër më i · Ekskluzive
madh ose i barabartë me zero, por më i vogël ose i
barabartë me një;
6. gjen dhe paraqet në mënyrë sistematike të gjitha
rezultatet e mundshme për një ngjarje të vetme dhe
për dy ngjarje të njëpasnjëshme.

Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Libri i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Gjuhën dhe komunikimin
Monedhë Shoqërinë dhe mjedisin
Zar të rregullt Sportet dhe shëndetin
Biznesin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish)


Për të realizuar këtë rubrikë mësuesi/ja përdor detyrat e shtëpisë , situatën e të nxënit ose ndonjë situatë
tjetër .Meqenëse është ora e dytë bën një përsëritje të njohurive të marra dhe gjatë gjithë orës nxënësit
do punojnë ushtrime.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar, punë në grupe dyshe)


Pas rubrikës së parë, në varësi të saktësisë së detyrave të shtëpisë dhe përgjigjeve të marra nga
nxënësit, zgjidhni së bashku më nxënësit ndonjë nga ushtrimet e librit ose ndonjë ushtrim tjetër të marrë

217
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

jashtë librit, pastaj i kaloni ata në punë të pavarur.


Do të ishte i përshtatshëm çdo ushtrim i marrë nga libri apo fleta e punës.
Pas kësaj, nxënësit punojnë në punë të pavarur ushtrimet 6-9 në faqen 153 në libër.
Jepni udhëzimet përkatëse për secilin nga ushtrimet.
Ushtrimi 8.
Shpjegojuni nxënësve që kjo është një situatë ndryshe nga ajo e zareve.
Me B1; B2 etj., shënojmë stilolapsat me ngjyrë blu dhe me K stilolapsin me ngjyrë të kuqe.
Vendosja e X në diagonale tregon që, pasi e kemi tërhequr një stilolaps, p.sh., B1, ne nuk e kthejmë për
ta tërhequr përsëri në një tërheqje.
(Kujdes! Sqaroni mirë nxënësit e vendosur diagonalisht.)
Ushtrimi 9
Kjo lojë është shumë e sqaruar në fillim të këtij kapitulli.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime në forma të ndryshme)


Disa prej ushtrimeve prezantohen në tabelë.
Kërkoni që gjatë prezantimit nxënësit të argumentojnë çdo veprim të tyre.
Bëhet vlerësimi i disa prej tyre.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve duke u bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- dallimin e ngjarjes së sigurt dhe asaj të pamundur;
- gjetjen e ngjarjeve të papajtueshme dhe listimin e tyre në një tabelë;
- njehsimin e probabilitetit;
- argumentimin e veprimeve të kryera.
Bëni vlerësim dhe për aktivizimin e nxënësit në tabelë, si dhe bashkëpunimin gjatë punës në grup.

Detyrat dhe puna e pavarur


Në varësi të ecurisë së punës, gjatë orës së mësimit jepni edhe detyrat e shtëpisë, të cilat mund t’i jepni
edhe sipas niveleve.
Ushtrime 1-6 në faqen 76-77 të fletës së punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Statistika dhe probabiliteti Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Nëse hedhim një monedhë, të dyja ngjarjet teorikisht
Tema mësimore: kanë të njëjtën mundësi rënieje.
Si mendoni, nëse e hedhim monedhën 30 herë, a do
15.5 Probabiliteti eksperimental dhe teorik të bjerë 15 herë lek dhe 15 herë stemë?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Është inovativ dhe prezanton idetë e reja të tij.
2. Kompetenca e të nxënit
Demonstron kuriozitet për përdorimin e statistikës në analizën e dukurive nga jeta reale.
3. Kompetenca digjitale
Përdor teknologjinë në përpunimin e informacionit.

218
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:


fushës sipas temës mësimore: · Probabilitet eksperimental
Nxënësi/-ja: · Probabilitet teorik
- tregon çfarë quajmë ngjarje;
- kupton dallimin mes probabilitetit eksperimental
dhe atij teorik;
- llogarit probabilitetin eksperimental dhe atë teorik
të një ngjarje;
- krahason rezultatet e probabilitetit eksperimental
me ato te probabilitetit teorik;
- interpreton në mënyrë logjike të dhënat
matematikore.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Libri i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletore pune Gjuhën dhe komunikimin
Zar Shoqërinë dhe mjedisin
Monedhë Sportet dhe shëndetin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, marrëdhënie pyetje-përgjigje, parashikim me terma paraprakë, punë e drejtuar, punë në grupe dyshe

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, marrëdhënie pyetje-përgjigje,


parashikim me terma paraprakë)
Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja përdor detyrat e shtëpisë dhe situatën e të nxënit.
Shtrohet për diskutim situata e të nxënit, ku nxënësit lihen të lirë në diskutim. Mund ta nxisni diskutimin
duke shtruar pyetje të tilla, si:
‒ Cila është ngjarja këtu?
‒ A kemi të bëjmë me ngjarje njëlloj të mundshme?
Nëse mendoni se rënia do ishte 15 me 15, ku bazoheni?
Po nëse do kishim një rezultat tjetër, si do ta njehsojmë probabilitetin etj.
Pikat kryesore të kësaj teme janë:
1. Probabiliteti teorik i ngjarjeve njëlloj të mundshme nuk mund të përdoret gjithmonë.
2. Në ato raste ku nuk ekziston probabiliteti teorik, përdorim eksperimentin.
3. Që të kemi një vlerësim sa më të mirë të rezultateve, eksperimenti duhet përsëritur disa herë.
4. Në rastet kur mund të llogaritet probabiliteti teorik.
Është e mundur që të bëhet krahasimi i dy probabiliteteve.
Gabimet e mundshme të nxënësve në këtë temë janë.
1. Ata nuk e vlerësojnë gjithmonë probabilitetin eksperimental.
2. Vlerat e tij mund të ndryshojnë nga një eksperiment në tjetrin dhe nuk ka domosdoshmërisht një
vlerësim të vetme.
Që të jetë sa më i besueshëm, eksperimenti duhet përsëritur disa herë.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar)


Lexohet dhe diskutohet së bashku me nxënësit pjesa teorike e mësimit.
Sigurohuni që secili nxënës është i qartë me konceptin probabilitet eksperimental dhe teorik.
Sillni shembuj kur probabiliteti teorik nuk ekziston.
Shkruani në tabelë mënyrën e llogaritjes së dy probabiliteteve.
Sqaroni nxënësit që për të pasur një vlerësim sa më të mirë të probabilitetit eksperimental duhet ta
përsërisim atë disa herë.
Kur probabilitet teorik ekziston ne mund të krahasojmë probabilitetet.
Pas kësaj punoni së bashku me nxënësit ushtrimin 1 në faqen 155 në libër.

219
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe)


Ndani klasën në grupe për të punuar ushtrimet 2-4 në faqen 155.
Jepni udhëzimet e duhura para se nxënësit të fillojnë punën.
Sqaroni nxënësit se të dhënat e ushtrimeve përveç 3-it janë të dhëna të sakta të marra nga kompjuterat.
Ushtrimi 4.
Udhëzoni nxënësit që të bëjnë një argumentim logjik të ushtrimit.
Për pikën nxënësit duhet të llogarisin probabilitetin eksperimental për secilin numër.
Në varësi të kohës bëni prezantimin e ushtrimeve në tabelë. (Përzgjidheni ju ushtrimin që do prezantoni.)
Bëni vlerësimin e disa nxënësve duke i vëzhguar ata gjatë punës së pavarur dhe aktivizimit të tyre në tabelë.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- dallimin mes probabilitetit eksperimental dhe atij teorik dhe njehsimin e secilit prej tyre;
- argumentimin e veprimeve të kryera.
Bëni vlerësim dhe për aktivizimin e nxënësit në tabelë, si dhe bashkëpunimin gjatë punës në grup.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrime nga faqja 77-78 të fletës së punës.
Detyrat të jepen sipas grupeve.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Statistika dhe probabiliteti Situata e të nxënit:
Vlejnë situatat e përdorura gjatë gjithë
Tema mësimore:
kapitullit.
15.6 Përsëritje
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Është inovativ dhe prezanton idetë e reja të tij.
2. Kompetenca e të nxënit
Demonstron kuriozitet për përdorimin e statistikës në analizën e dukurive nga jeta reale.
3. Kompetenca digjitale
Përdor teknologjinë në përpunimin e informacionit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore: · Vlejnë të gjitha fjalët e përdorura
Nxënësi/-ja: gjatë këtij kapitulli.
- gjen probabilitetin e mosndodhjes së një ngjarje duke
përdorur probabilitetin e ndodhjes së saj;
- gjen probabilitetin teorik duke u bazuar në ngjarje njëlloj të
mundshme në raste konkrete;
- gjen dhe paraqet në mënyrë sistematike të gjitha rezultatet
e mundshme për një ngjarje të vetme dhe për dy ngjarje të
njëpasnjëshme;
- krahason rezultatet e probabilitetit eksperimental me ato të
probabilitetit teorik;
- interpreton në mënyrë logjike të dhënat matematikore.

220
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Lidhet me të gjitha fushat e trajtuara gjatë
këtij kapitulli.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, rikujtim njohurish, marrëdhënie pyetje-përgjigje, punë në grupe dyshe, prezantime në forma të ndryshme

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, rikujtim njohurish, marrëdhënie


pyetje-përgjigje)
Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor kontrollin e detyrave të shtëpisë dhe njohuritë e marra
gjatë kapitullit.
Kontrollohen detyrat duke bërë vërejtjet e duhura dhe vlerësimin e disa prej tyre.
Rikujtohen njohuritë e marra gjatë kapitullit.
Mësuesi/ja shtron para klasës pyetje të tilla, si:
– Si gjendet probabiliteti i ndodhjes së një ngjarjeje?
– Si gjendet probabiliteti i mosndodhjes së një ngjarjeje, kur dimë probabilitetin e ndodhjes së saj?
– Kur dy ngjarje quhen të papajtueshme?
– A mund t’i paraqesim në mënyrë sistematike të gjitha rezultatet e mundshme për një ngjarje të
vetme dhe për dy ngjarje të njëpasnjëshme?
– Ç’është probabiliteti teorik? Po probabiliteti eksperimental?
– A ekziston gjithmonë probabiliteti teorik?

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë në grupe dyshe)


Në varësi të përgjigjeve të marra nga nxënësit, mësuesi/ja mund të punojë së bashku me nxënësit
ndonjë nga ushtrimet, ku nxënësit paraqesin paqartësi.
Pas kësaj nxënësit, të ndarë në grupe, punojnë ushtrime në faqen 157 në libër.
Gjatë punës së pavarur, mësuesi/ja vëzhgon dhe udhëzon aty ku e sheh të arsyeshme.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime në forma të ndryshme)


Disa prej ushtrimeve prezantohen në tabelë, ku bëhet dhe vlerësimi i tyre.
Gjatë prezantimit kërkoni që nxënësit të argumentojnë veprimet e kryera.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve duke u bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- njehsimin e probabilitetit të ndodhjes së një ngjarje dhe probabilitetin e mosndodhjes së saj;
- gjetjen e probabilitetit eksperimental dhe atij teorik;
- interpretimin në mënyrë logjike të dhënave matematikore;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Në varësi të ecurisë së punës në klasë jepen detyrat e shtëpisë nga faqja 157 në libër.
Jepen udhëzimet përkatëse për çdo ushtrim të dhënë.

221
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Lënda: Matematikë Klasa: VIII


Test i ndërmjetëm nr. 3

Emri, mbiemri: ________________________ Varianti A

Kapitujt: 13, 14, 15 (Grafikët; Raportet dhe përpjesëtimet; Probabiliteti)


1.a) Plotësoni tabelën për y = 3 – x. (2 pikë)

x -2 -1 0 1 2 3 4 5 6
y 3 -3

b) Ndërtoni grafikun e funksionit y = 3 – x. (2 pikë)


c) Pika (3,a) ndodhet në drejtëzën y = 3 – x. Gjeni vlerën e a-së. (1 pikë)
ç) A ndodhet pika (10,-6) në drejtëzën y = 3 – x? (1 pikë)

2. Mesi i segmentit është (4,1). Njëri skaj i tij është (2,5). Gjeni koordinatat e skajit tjetër të segmentit?
(2 pikë)

3. Në orën 13:00 Genci doli nga shtëpia për një udhëtim me biçikletë. Në orën 15:00 ai kishte udhëtuar
35 km. Ai ndaloi për 1 orë dhe pastaj u kthye. Ai arriti në shtëpi në orën 18:00.
a) Paraqiteni këtë udhëtim në një grafik. Në boshtin horizontal vendosni kohën, ndërsa në boshtin vertikal
vendosni largësinë nga shtëpia. (3 pikë)
b) Sa kohë zgjati udhëtimi? (1 pikë)

4. Thjeshtoni raportet. (3 pikë)


5 : 10 : 15 500 m : 1 km

5. Gjyshi u dha nipërve të tij 2640 lekë, të cilat do të ndahen sipas raportit të moshës së tyre. Nipërit e tij
janë 8, 10, 13 dhe 17 vjeç. Sa para merr secili?
(5 pikë)

6. Probabilitet që muajin e ardhshëm të ketë temperatura të larta është 0.7. Sa është probabiliteti që muajin
e ardhshëm të mos ketë temperatura të larta? (2 pikë)

7. Germat e fjalës “EKSPERIMENT” janë vendosur në njëmbëdhjetë letra të ndryshme. Zgjidhet rastësisht
një letër.
a) Si mund të sigurohemi që letra është zgjedhur në mënyrë rastësore? (1 pikë)
b) Gjeni probabilitetin që letra të mos ketë germën E. (2 pikë)
c) Gjeni probabilitetin që germa në letër të jetë E. (2 pikë)

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikë 0-6 7 - 10 11 - 14 15 - 18 19 - 21 22 - 24 25 - 27

222
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Lënda: Matematikë Klasa: VIII

Test i ndërmjetëm nr. 3



Emri, mbiemri: ________________________ Varianti B

Kapitujt: 13, 14, 15 (Grafikët; Raportet dhe përpjesëtimet; Probabiliteti)

1. a) Plotësoni tabelën për y = 2x – 3. (2 pikë)

x -2 -1 0 1 2 3 4 5 6
y -7 1 7

b) Ndërtoni grafikun e funksionit y = 2x – 3. (2 pikë)


c) Pika (, a) ndodhet në drejtëzën y = 2x – 3. Gjeni vlerën e a-së.
(1 pikë)
ç) A ndodhet pika (-7, 11) në drejtëzën y = 2x – 3? (1 pikë)

2. Mesi i segmentit është (7, 7). Njëri skaj i tij është (10, 12).Gjeni koordinatat e skajit tjetër të segmentit?
(2 pikë)

3. Flori po ushtrohet në atletikë. Ai vrapoi një kilometër për 5 minuta dhe pastaj pushoi pesë minuta. Ai
vazhdoi në këtë mënyrë derisa bëri 4 kilometra.

a) Paraqiteni këtë udhëtim në një grafik. Në boshtin horizontal vendosni kohën, ndërsa në boshtin
vertikal vendosni largësinë. (3 pikë)
b) Sa kohë zgjati udhëtimi? (1 pikë)

4. Thjeshtoni raportet. (3 pikë)


20 : 15 : 25 36 sekonda : 1 minutë

5. Një gjyshe u la katër nipërve e mbesave të saj 25500 lekë, të cilat do të ndahen sipas raportit të
moshës së tyre. Katër nipërit e mbesat e saj janë 6, 12, 15 dhe 18 vjeç. Sa para merr secili?
(5 pikë)

6. Probabiliteti që skuadra ime të fitojë në finale është 0.4. Sa është probabiliteti që ajo të humbasë?
(2 pikë)
7. Numrat nga 1 deri në 20 janë shkruar në letra të ndryshme. Zgjidhet rastësisht njëri prej tyre.

a) Si mund të sigurohemi që numri është zgjedhur në mënyrë rastësore? (1 pikë)


b) Gjeni probabilitetin që numri i zgjedhur të jetë 12. (2 pikë)
c) Gjeni probabilitetin që numri i zgjedhur të mos jetë 12. (2 pikë)

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikë 0-6 7 - 10 11 - 14 15 - 18 19 - 21 22 - 24 25 - 27

223
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Gjeometria Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Mësuesi/-ja përdor diskutimin e hyrjes së kapitullit
16.1 Shndërrimi i figurave nëpërmjet hartës së koncepteve
1. Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
2. Kompetenca e të menduarit
Interpreton mënyrën e pasqyrimit të një figure.
3. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Shpreh qartë dhe saktë termat që kanë të bëjnë me pasqyrimin e figurave.
4. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Njohuritë e marra mbi pasqyrimin e figurave i përdor në fusha të ndryshme të jetës
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Shndërrim
Nxënësi/-ja: · Fytyrë
- shndërron figura plane me anë të pasqyrimit, zhven- · Shëmbëllim
dosjes dhe rrotullimit; · Pasqyrim
· Zhvendosje
- shndërron figura plane duke kombinuar disa mënyra
· Rrotullim
shndërrimi.
· Kombinim shndërrimesh
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me shkencat e natyrës; artet; sektorin e
Rrjet me katrorë për ilustrim të shndërrimeve ndërtimit
gjeometrike
Mjetet e vizatimit
Letër kalk
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
harta e konceptit, punë e drejtuar, punë në grupe dyshe, prezantime

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (harta e konceptit)

Mësuesi/-ja ka përgatitur në tabelë një hartë koncepti. Udhëzon nxënësit të lexojnë hyrjen e kapitullit. Më
pas fillon t’u bëjë pyetje nxënësve. Nëpërmjet diskutimit që organizohet arrihet të rikujtohen njohuritë e
marra nga viti i kaluar për shndërrimin e figurave plane.

Disa nga pyetjet që u bëhen nxënësve janë:


- Cilat janë shndërrimet gjeometrike të figurave plane që kemi mësuar?
Përshkruaj se si bëhet zhvendosja paralele, pasqyrimi sipas një drejtëze, rrotullimi dhe zmadhimi. Çifto
secilin shndërrim me elementin përkatës. Çfarë përfaqëson fytyra ? Po shëmbëllimi? Në cilat prej këtyre
shndërrimeve fytyra është e barabartë me shëmbëllimin?
Mësuesi/-ja aktivizon një numër të madh nxënësish dhe harta plotësohet pyetje pas pyetjeje.

224
shëmbëllimi? Në cilat prej këtyre shndërrimeve fytyra është e barabartë me shëmbëllimin?
Mësuesi/-ja aktivizon një numër të madh nxënësish dhe harta plotësohet pyetje pas pyetjeje.

Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

HARTA E EKONCEPTIT
HARTA KONCEPTIT

ELEMENTET
ELEMENTET LLOJET
LLOJET E SHNDËRRIMEVE
E SHNDËRRIMEVE

Në cilat prej këtyre


Drejtëz e pasqyrimit Pasqyrim shndërrimeve fytyra është e
m barabartë me shëmbëllimin?

Lëvizje në rrjet
majtas, djathtas ose Zhvendosje
poshtë e lart
Figurafytyrë = Figura shëmbëllim
Rrotullim
.
Qendër rrotullimi

Zmadhim
.
Qendër zmadhimi

Kombinim
shndërrimesh

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar)


Në tabelë mësuesi/-ja ka ndërtuar rrjetin koordinativ si në figurë, kurse nxënësit e kanë vizatuar atë në
fletore. Së bashku me nxënësit zgjidhet shembulli 16.1. Në tabelë demonstrohet shndërrimi për secilin rast,
kurse nxënësit e vizatojnë atë në fletore. Ndërkohë mësuesi/-ja i drejton ata gjatë gjithë kohës.
b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar)
Në tabelë
c. Prezantimi dhemësuesi/-ja
demonstrimi ka indërtuar rrjetin
rezultateve koordinativ
të arritura (punësinë
nëgrupe
figurë, kurseprezantime)
dyshe, nxënësit e kanë
vizatuar atë në fletore. Së bashku me nxënësit zgjidhet shembulli 16.1. Në tabelë
Nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimet: 1. a 2. b 3. c në faqen 159-160 te teksti i nxënësit. Nxënësit
diskutojnë me njëri-tjetrin dhe më pas nxënës të ndryshëm i prezantojnë ato në tabelë.

Vlerësimi
Gjatë kësaj ore vlerësohet të nxënit bashkëpunues e në grupe dyshe dhe kryerjen e saktë të ndërtimeve.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1, 2, 3 në faqen 79 te fletorja e punës.

225
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika:Gjeometria Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë: me dy figura plane
Tema mësimore: kongruente, p.sh., trekëndësha ; demonstron
16.2 Shndërrimi i figurave shndërrimet gjeometrike të mësuara në orën
paraardhëse
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të menduarit
Interpreton mënyrën e pasqyrimit të një figure.
2. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Shpreh qartë dhe saktë termat që kanë të bëjnë me pasqyrimin e figurave.
3. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Krijon një punë artistike me figura të thjeshta 2D duke përdorur shndërrime të thjeshta si pasqyrim,
rrotullim, zhvendosje .
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Shndërrim
Nxënësi/-ja: · Fytyrë
- shndërron figura plane me anë të pasqyrimit, zh- · Shëmbëllim
vendosjes dhe rrotullimit; · Pasqyrim
- shndërron figura plane duke kombinuar disa · Zhvendosje
mënyra shndërrimi.
· Rrotullim
· Kombinim shndërrimesh
· Qendër zmadhimi
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkur-
Teksti i nxënësit rikulare:
Fletorja e punës
Rrjet me katrorë për ilustrim të shndërrimeve Lidhet me shkencat e natyrës; artet; ndërtimin
gjeometrike
Mjetet e vizatimit, gjilpërë për rrotullimin e figurave,
figura plane
Letër kalk
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
veprimtari, diskutim, punë e drejtuar, punë në grup, punë në grup, prezantime

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari, diskutim)


Për realizimin e kësaj rubrike mësuesi/-ja përdor kontrollin e detyrave të shtëpisë dhe bën parashtrimin e
situatës së të nxënit.
Diskutohet zgjidhja e ushtrimit 3.b në faqen 79 te fletorja e punës. Më pas diskutohet situata e menduar
më lart, ku nxënësit do të përsërisin se: pasqyrimi sipas një drejtëze, rrotullimi dhe zhvendosja janë
shndërrime gjeometrike, në të cilat figura fytyrë dhe ajo shëmbëllim janë kongruente.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar, punë në grup)


Së bashku me nxënësit do të zhvillojmë ushtrimin 4 në faqen 160 te teksti i nxënësit.
Ushtrimi 4.a do të zhvillohet nga mësuesi/-ja në tabelë dhe nxënësit do të punojnë në fletore. Gjatë kësaj
kohe diskutohen të gjitha shndërrimet e kryera. Ndërkohë mësuesi/-ja vëzhgon punën e bërë nga nxënësit
duke i drejtuar ata në punën e tyre.
Më pas nxënësit punojnë në grupe ushtrimet 4. b, c në faqen 160 te teksti i nxënësit.

226
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grup, prezantime)


Nxënësit ndahen në grupe dhe së bashku realizojnë ushtrimin 5 në faqen 160 te teksti i nxënësit. Më pas
nxënës të ndryshëm e prezantojnë atë në tabelë.

Vlerësimi
Gjatë kësaj ore vlerësohet të nxënit bashkëpunues, përgjigjet e sakta dhe kryerja e saktë e ndërtimeve.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 4 dhe 5 në faqen 80 te fletorja e punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Gjeometria Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: një trekëndësh me brinjë 2 cm, 3 cm dhe 4 cm
16.3 Zmadhimi i figurave shikohet me një lente që zmadhon figurën 2 herë.
Sa do të duken përmasat e figurës kur e shohim atë
nëpërmjet lentes? Sa gradë do të na duken këndet e
këtij trekëndëshi nëse ato do të kishin këto masa: 45°,
60°, 75°?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Shprehet qartë dhe me termat e duhur rreth zmadhimit të figurave.
2. Kompetenca e të nxënit
Parashikon vendndodhjen e figurës shëmbëllim gjatë një zmadhimi duke ditur qendrën dhe
koeficientin e zmadhimit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Zmadhim
Nxënësi/-ja: · Koeficienti i zmadhimit
- zmadhon figurat plane sipas një qendre zmadhi- · Qendra e zmadhimit
mi dhe një koeficienti, i cili është një numër i plotë
pozitiv;
- kupton dhe përdor gjuhën dhe simbolet e zmad-
himit.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me shkencat e natyrës; artet; sektorin e
Mjetet e vizatimit ndërtimit; gjeografinë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, marrëdhënie-pyetje-përgjigje, vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe dyshe

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, marrëdhënie-pyetje-përgjigje)


Për të realizuar këtë rubrikë mësuesi/-ja përdor diskutimin e situatës së menduar më lart. Pyetjes së parë
nxënësit i përgjigjen saktë përmasat e trekëndëshit do të zmadhohen dy herë dhe ato do të duken 4 cm,
6 cm, 8 cm. Nxënësit për masat e këndeve mund të përgjigjen 90°, 120, 150°. Menjëherë u bëhet pyetja: Sa

227
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

është shuma e këtyre këndeve? A ka mundësi që shuma e masave të këndeve të një trekëndëshi të jetë e
ndryshme nga 180°. Kështu që nxënësit arrijnë në përfundimin se masa e këndeve nuk ndryshon ato do të
duken 45°, 60°, 75°.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato)


Mësuesi/-ja u shpjegon se çfarë është zmadhimi, çfarë ndodh me përmasat e figurës dhe masat e këndeve
gjatë zmadhimit të një figure. Çfarë përfaqëson qendra e zmadhimit? Po koeficienti i zmadhimit? Për të
pasur një kuptim më të mirë të zmadhimit, mësuesi/-ja demonstron zmadhimin në plan të një figure. Pas
këtij sqarimi, mësuesi /-ja zhvillon shembullin e tekstit në tabelë. Pas shembullit punohet ushtrimi 1 (a, c, g)

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe)


Nxënësit në fillim punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimin 2 në faqen 162 te teksti i nxënësit. Më pas e
diskutojnë me njëri-tjetrin. Diskutohet zgjidhja e ushtrimit në tabelë.

Vlerësimi
Nxënësi vlerësohet për saktësinë e përgjigjeve të dhëna dhe për saktësinë e punës së kryer.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1 (a, c, e, h) në faqen 81 dhe ushtrimi 3 në faqen 82 te fletorja e punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Gjeometria Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Një dhomë në formë drejtkëndore është vizatuar
16.4 Zmadhimi i figurave në një skicë. Përmasat e dhomës në skicë janë
4cm:5cm. Sa janë përmasat e dhomës nëse 1cm
në figurë është e barabartë me 1m në të vërtetë. Sa
është koeficienti i zmadhimit në këtë rast?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Shprehet qartë dhe me termat e duhur rreth zmadhimit të figurave.
2. Kompetenca e të nxënit
Parashikon vendndodhjen e figurës shëmbëllim gjatë një zmadhimi duke ditur qendrën dhe
koeficientin e zmadhimit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Zmadhim
Nxënësi/-ja: · Koeficienti i zmadhimit
- zmadhon figurat plane sipas një qendre zmadhimi
· Qendra e zmadhimit
dhe një koeficienti, i cili është një numër i plotë
pozitiv;
- kupton dhe përdor gjuhën dhe simbolet e
zmadhimit.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me shkencat e natyrës; artet; sektorin e
Mjetet e vizatimit ndërtimit; gjeografinë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
veprimtari, punë e drejtuar, punë në grup, prezantime
228
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

a Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor kontrollin e detyrave të shtëpisë dhe parashtron situatën
e menduar më lart. Përgjigjet e sakta të situatës janë: përmasat e vërteta të dhomës janë 4 m : 5 m.
Koeficienti i zmadhimit është 100.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar, punë në grup)


Në fillim zgjidhet ushtrimi 3 në faqen 162 te teksti i nxënësit. Mësuesi/-ja drejton nxënësit në zgjidhjen e tij
dhe më pas e diskuton atë bashkë me nxënësit. Më pas klasa ndahet në grupe me 4-5 veta dhe zhvillohet
ushtrimi 4 në faqen 164. Nxënësit në fillim i zgjidhin vetë ushtrimet. Më pas i krahasojnë ato me njëri-tjetrin.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime)


Nxënës të ndryshëm prezantojnë punimet e tyre. Duke vlerësuar edhe punimet, përgjigjet e tyre.

Vlerësimi
Nxënësi vlerësohet për saktësinë e punës në grup.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 3, 4 faqe 52 fletorja e punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Gjeometria Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Vlejnë situatat e përdorura gjatë gjithë kapitullit
16.5 Përsëritje
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Shpreh qartë dhe saktë termat që kanë të bëjnë me pasqyrimin e figurave.
2. Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisin
Njohuritë e marra për pasqyrimin, rrotullimin, zhvendosjen dhe zmadhimin e figurave i përdor në
fusha të ndryshme të jetës.
3. Kompetenca e të nxënit
Parashikon vendndodhjen e figurës shëmbëllim gjatë një simetrie, rrotullimi, zhvendosjeje dhe
zmadhimi duke ditur qendrën dhe koeficientin e zmadhimit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Shndërrim
Nxënësi/-ja: · Fytyrë
- shndërron figura plane me anë të pasqyrimit, · Shëmbëllim
zhvendosjes, rrotullimit; · Pasqyrim
- shndërron figura plane duke kombinuar disa · Zhvendosje
mënyra shndërrimi;
· Rrotullim
- zmadhon figurat plane sipas një qendre
· Kombinim shndërrimesh
zmadhimi dhe një koeficienti, i cili është një numër
· Qendër zmadhimi
i plotë pozitiv;
- kupton dhe përdor gjuhën dhe simbolet e · Zmadhim
zmadhimit. · Koeficienti i zmadhimit

229
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me të gjitha fushat e dhëna gjatë këtij kapitulli.
Mjetet e vizatimit
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
kontroll njohurish, marrëdhënie pyetje-përgjigje, kontroll njohurish, testim 20 min., vetëvlerësim

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (kontroll njohurish, marrëdhënie pyetje-përgjigje)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor detyrat e shtëpisë dhe njohuritë teorike të marra.
Kontrollon detyrat e dhëna dhe i diskuton me nxënësit ato.
Rikujtohen njohuritë e marra gjatë kapitullit
Mësuesi/-ja shtron përpara klasës pyetje të tilla, si:
Listoni shndërrimet gjeometrike të figurave që mësuat në këtë kapitull.
Në cilën prej tyre figura fytyrë është kongruente me figurën shëmbëllim?
Po në zmadhimin e figurave, a ndodh kjo ?
Çfarë mbetet e pandryshueshme gjatë zmadhimit të figurave?

b. Ndërtimi i njohurive të reja (kontroll njohurish, testim 20 min.)


Nxënësit ndahen në dy grupe dhe zhvillohet një test i shkurtër.
Jepen ushtrimet: 1.a 2.a 3.a 4(b, c) në faqen 194 te teksti i nxënësit.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (vetëvlerësim)


Pas kohës së provimit, nxënës të ndryshëm japin përgjigjet në tabelë, ndërkohë nxënësit kontrollojnë
përgjigjet e tyre duke bërë një vetëvlerësim të punës së kryer.

Vlerësimi
Metoda e përdorur në këtë orë është vetëvlerësimi.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 5 në faqen 83 te fletorja e punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Vizatoni në tabelë dy trekëndësha:
Tema mësimore: 1. Trekëndësh kënddrejtë.
2. Trekëndësh i çfarëdoshëm.
17.1 Syprina e trekëndëshit Shtrohet pyetja:
Si mund t’i njehsojmë syprinat e këtyre trekëndëshave
duke u nisur nga formula për njehsimin e syprinës së
drejtkëndëshit?
230
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e të nxënit
Përdor njohuri paraprake për të nxjerrë formula të reja.
2. Kompetenca e të menduarit
Përdor imagjinatën për zgjidhjen e problemave me figurat gjeometrike.
3. Kompetenca qytetare
Respekton punën e kryer mirë dhe pranon opinionin ndryshe (madje dhe atë të kundërt) duke treguar tolerancë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/-ja: Trekëndësh
1. njeh trekëndëshin dhe e ndërton atë; Drejtkëndësh
2. kupton që lartësitë janë segmente pingule me Syprinë
bazën e trekëndëshit dhe i ndërton ato; Lartësi pingule
3. nga formula për llogaritjen e syprinës së
drejtkëndëshit nxjerr formulën për llogaritjen e
syprinës së trekëndëshit;
4. gjen syprinën e trekëndëshit.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletore pune Artet (vizatimet abstrakte)
Shkencat
Gjuhën dhe komunikimin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
marrëdhënie pyetje-përgjigje, parashikim me terma paraprakë, punë e drejtuar, punë në grupe dyshe,
prezantime

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (marrëdhënie pyetje-përgjigje, parashikim me


terma paraprakë)
Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja përdor faqen e parë të kapitullit dhe situatën e të nxënit.
Lexohet dhe diskutohet faqja e parë e kapitullit, ku nxënësit njihen në vija të përgjithshme me atë që do
mësojnë gjatë këtij kapitulli. (Kjo ndihmon për të nxitur te nxënësit dëshirën për të mësuar.)
Nxitni ata që të përdorin fjali të tilla, si:
‒ Unë në këtë kapitull do të mësoj të njehsoj syprinën e ...
Shtrohet për diskutim situata e të nxënit.
Ndërtoni trekëndëshin kënddrejtë dhe atë të çfarëdoshëm në tabelë dhe kërkoni që nxënësit ta plotësojnë
figurën duke formuar një drejtkëndësh.
Një nxënës e plotëson atë në tabelë dhe secili prej tyre e punon në fletore.
Pas kësaj shtroni pyetjen.
‒ Cila është formula për njehsimin e syprinës së drejtkëndëshit?
‒ Si janë trekëndëshat e ndërtuar në figurë? (kongruentë)
‒ Sa është syprina e trekëndëshit? Shkruani formulën.
Pikat kryesore të kësaj teme janë:
(kujdesuni që secili nxënës t’i kuptojë ato.)
1. Syprina është një zonë dydimensionale. Kjo është arsyeja që njësitë janë katrore.( ; , etj)
231
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

2. Njohja e formulës për njehsimin e syprinës së trekëndëshit dhe zbatimi i saj.


3. Nxitni nxënësit në përdorimin e metodës:
Formulë-zëvëndësim-përgjigje.
Gjatë kësaj teme disa nga gabimet e mundshme të nxënësve janë:
1. Shpesh harrojnë të marrin prodhimin e bazës me lartësinë.
2. Përgjysmojnë bazën dhe lartësinë veç e veç pa i shumëzuar ato.
(Për të eliminuar këto gabime, merrni një shembull, ku nxënësit të shikojnë ndryshimin në rezultat
praktikisht.)

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar, punë në grupe dyshe)


Lexohet dhe diskutohet pjesa para shembullit duke u siguruar që secili nxënës e ka të qartë formulën dhe
përcaktimin në figurë të bazës dhe lartësisë.
Pas kësaj nxënësit në grupe dyshe punojnë shembullin.
Bëhet prezantimi i tij në tabelë.
(Sqaroni nxënësit që përmasat e dhëna në figura nuk janë reale.)

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe, prezantime)


Nxënësit, të ndarë në grupe, punojnë ushtrimin 1, 2 në faqen 166 në libër.
Para fillimit të punës jepni udhëzimet përkatëse.
Ushtrimi 2
Udhëzoni nxënësit që një mënyrë e përshtatshme për identifikimin e gabimit do të ishte zgjidhja e problemës
dhe pastaj krahasimi i rezultateve.
Futni idenë e zgjidhjes me anë të ekuacionit. Shënoni me ndryshore lartësinë dhe shkruani formulën për
njehsimin e syprinës, pastaj zgjidhni ekuacionin.
(Gabimi që ka bërë Genci është një nga rastet që vendosëm në fillim te gabimet e mundshme. Ai ka
pjesëtuar syprinën me bazën dhe pastaj ka shumëzuar me 2.)
Përfaqësues të grupeve i prezantojnë në tabelë ushtrimet ku bëhet vlerësimi i disa prej tyre.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve duke u bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- përcaktimin e saktë të bazës dhe lartësisë në një trekëndësh;
- nxjerrjen dhe zbatimin e formulës për njehsimin e syprinës së trekëndëshit;
- zëvendësimin në formulë dhe kryerjen e saktë të veprimeve;
- logjikën e përdorur gjatë zgjidhjes së ushtrimeve.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1-3 në faqen 84 të fletës së punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.
Sqaroni nxënësit që ushtrimi 3 është i ngjashëm me ushtrimin 2 të librit.

232
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Vizaton në tabelë një paralelogram dhe një trapez.
17.2 Syprina e paralelogramit dhe trapezit A mund t’i shndërrojmë në figura të njohura të cilave
dimë t’ua njehsojmë syprinën?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Përdor njohuri paraprake për të nxjerrë formula të reja.
2. Kompetenca e të menduarit
Përdor imagjinatën për zgjidhjen e problemave me figurat gjeometrike.
3. Kompetenca qytetare
Respekton punën e kryer mirë dhe pranon opinionin ndryshe (madje dhe atë të kundërt) duke treguar
tolerancë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: Syprinë
Nxënësi/-ja: Lartësi
- njeh paralelogramin dhe trapezin si figura Pingule
gjeometrike; Drejtkëndësh
- kupton që lartësitë janë segmente pingule me Paralelogram
bazat e figurave dhe i ndërton ato; Trapez
- nga formula për llogaritjen e syprinës së
drejtkëndëshit nxjerr formulën për llogaritjen e
syprinës së paralelogramit dhe pastaj të trapezit;
- gjen syprinën e paralelogramit dhe trapezit;
- përdor sistemin e njësive matëse për të vlerësuar
matjen;
- përdorë njohuritë mbi shprehjet dhe ekuacionet për
të zgjidhur problema të gjeometrisë.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Libri i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletore pune Artet (vizatimet abstrakte)
Shkencat
Gjuhën dhe komunikimin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
marrëdhënie pyetje-përgjigje, parashikim me terma paraprakë, punë e drejtuar, punë në grupe dyshe,
prezantime në forma të ndryshme
Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (marrëdhënie pyetje-përgjigje, parashikim me


terma paraprakë)
Për të realizuar këtë rubrikë mësuesi/ja përdor detyrat e shtëpisë dhe situatën e të nxënit.
Kontrollon detyrat ku mund të bëjë dhe vlerësimin e ndonjërës prej tyre.
Shtrohet situata e të nxënit për diskutim.
Vizatoni në tabelë paralelogramin dhe trapezin.
Shtroni pyetjen: A mund të nxjerrim formulat për njehsimin e syprinës së këtyre figurave?
Pikat kryesore të kësaj teme janë:
1. Formula për njehsimin e syprinës së paralelogramit është e njëjtë me atë që përdorim për drejtkëndëshin.
2. Formulat për njehsimin e syprinave të paralelogramit dhe trapezit.
Disa nga gabimet e mundshme të nxënësve gjatë kësaj teme janë:

233
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

1. Kur njehsojnë syprinën e trapezit disa nxënës i shumëzojnë gjatësitë e bazave dhe nuk i mbledhin ato.
2. Disa nxënës përgjysmojnë dhe shumën e bazave dhe lartësinë pastaj i shumëzojnë ato.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar)


Prezantohet dhe diskutohet së bashku me nxënësit pjesa para shembullit, ideja e së cilës është dhënë
paraprakisht dhe te situata e të nxënit.
Nxirrni formulat për njehsimin e syprinës së paralelogramit dhe trapezit dhe i shkruani ato në tabelë.
Pas kësaj nxënësit në grupe dyshe punojnë shembullin 17.2 në faqen 167.
Bëhet prezantimi i tij në tabelë.
Kërkoni që gjatë prezantimit nxënësit të shprehin me fjalë punën e bërë, si p.sh.
1. Në fillim shkruajmë formulën.
2. Marrin nga figura gjatësitë e bazave dhe lartësisë.
3. Zëvendësojmë në formulë.
4. Kryejmë veprimet dhe japim përgjigjen.
Kujdes mos pranoni përgjigje pa njësitë matëse!

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe, prezantime në


forma të ndryshme)
Nxënësit në grupe dyshe punojnë ushtrimin 1, 2 në faqen 168 në libër.
Vëzhgoni punën e nxënësve dhe sigurohuni që secili prej tyre po punon.
Përfaqësues të grupeve i prezantojnë ushtrimet në tabelë.
Bëni dhe vlerësimin e ndonjërit prej tyre.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- njohjen dhe zbatimin e formulave për njehsimin e syprinës së paralelogramit dhe trapezit;
- përdorimin e saktë të njësive matëse për syprinën;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1, 2 në faqen 84 të fletës së punës.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
17.3 Syprina e paralelogramit dhe trapezit Si situatë të të nxënit mund të përdorni ushtrimin 3 në
faqen 85 të fletës së punës.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Përdor njohuri paraprake për të nxjerrë formula të reja.
2. Kompetenca e të menduarit
Përdor imagjinatën për zgjidhjen e problemave me figurat gjeometrike.
3. Kompetenca qytetare
Respekton punën e kryer mirë dhe pranon opinionin ndryshe (madje dhe atë të kundërt) duke treguar
tolerancë.
234
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:


fushës sipas temës mësimore: Syprinë
Nxënësi/-ja: Lartësi
- njeh paralelogramin dhe trapezin si figura Pingule
gjeometrike; Drejtkëndësh
- kupton që lartësitë janë segmente pingule me Paralelogram
bazat e figurave dhe i ndërton ato; Trapez
- gjen syprinën e paralelogramit dhe trapezit;
- përdor sistemin e njësive matëse për të vlerësuar
matjen;
- përdor njohuritë mbi shprehjet dhe ekuacionet për
të zgjidhur problema të gjeometrisë.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Libri i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletore pune Artet (vizatimet abstrakte)
Shkencat
Gjuhën dhe komunikimin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
rikujtim njohurish, diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur, prezantime në forma të ndryshme

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish, diskutim)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja përdor detyrat e shtëpisë, situatën e të nxënit ose ndonjë situatë
tjetër. Meqenëse është ora e dytë bën një përsëritje të njohurive të marra dhe gjatë gjithë orës nxënësit
punojnë ushtrime.
Shtrohet për diskutim situata e të nxënit.
Ushtrimi 3 në faqen 85 të fletës së punës.
Nxënësit punojnë në grupe ose individualisht.
Renditni format duke filluar nga më e vogla. Meqenëse është ushtrim vlerësimi nuk ka rregulla.
Tani bëni llogaritjet e nevojshme dhe rendisni sërish format.
Gjatë këtij ushtrimi keni mundësi të vlerësoni realizimin e objektivit.
Përdorimi i njësive matëse dhe vlerësimi në matje.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar, punë e pavarur)


Pas rubrikës së parë, në varësi të saktësisë së detyrave të shtëpisë dhe përgjigjeve të marra nga
nxënësit, zgjidhni së bashku më nxënësit ndonjë nga ushtrimet e librit ose ndonjë ushtrim tjetër të marrë
jashtë librit, pastaj i kaloni ata në punë të pavarur.
Do ishte i përshtatshëm ushtrimi 3 faqe 168 në libër.
Nëpërmjet këtij ushtrimi ju kontrolloni realizimin e objektivit .
Njehsimi i syprinave të paralelogramit dhe trapezit dhe përdorimit të saktë të njësive matëse.
Pas kësaj nxënësit punojnë në punë të pavarur ushtrimet 4-6 në faqen 168 në libër.
Jepni udhëzimet përkatëse për secilin nga ushtrimet.
Ushtrimi 4
Zgjidhja e këtij ushtrimi është e njëjtë me situatën e të nxënit të diskutuar në fillim.
Ushtrimi 5,6
Udhëzoni nxënësit në përdorimin e ekuacioneve për zgjidhjen e këtyre ushtrimeve. Të përdorin metodën:
Formulë-zëvendësim-përgjigje.

235
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime në forma të ndryshme)


Disa prej ushtrimeve prezantohen në tabelë.
Kërkoni që gjatë prezantimit nxënësit të argumentojnë çdo veprim të tyre.
Bëhet vlerësimi për disa prej tyre.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- njohjen dhe përdorimin e formulave për njehsimin e syprinës së paralelogramit dhe trapezit;
- përdorimin e njësive matëse për të vlerësuar matjen;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 4 dhe 5 në faqen 85 të fletës së punës.
Jepen udhëzimet përkatëse.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Na është dhënë rrethi dhe qarku përkatës i tij.
17.4 Syprina dhe perimetri i rrethit A mund të njehsojmë perimetrin e rrethit dhe
syprinën e qarkut?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Është inovativ dhe prezanton idetë e reja të tij.
2. Kompetenca e të menduarit
Përdor imagjinatën për zgjidhjen e problemave me figurat gjeometrike.
3. Kompetenca qytetare
Respekton punën e kryer mirë dhe pranon opinionin ndryshe(madje dhe atë të kundërt) duke treguar tolerancë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: Rreth
Nxënësi/-ja: Qark
- thotë përkufizimin e rrethit dhe dallon pjesët Syprinë
përbërëse të tij; Perimetër
- njeh dhe përdor formulat për perimetrin e rrethit dhe Qendër
syprinën e qarkut; Rreze
- gjen perimetrin e rrethit dhe syprinën e qarkut. Diametër
- argumenton veprimet e kryera. Numri pi
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Libri i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletore pune Artet (vizatimet abstrakte)
Shkencat
Gjuhën dhe komunikimin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, parashikim me terma paraprakë, punë e drejtuar, punë në grupe
236
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, parashikim me terma paraprakë)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja përdor situatën e të nxënit.
Njohuritë e nxënësve mbi format rrethore, shembuj nga jeta.
Njohuritë e nxënësve mbi numrin pi.
Diskutohet në fillim mbi format rrethore në sendet e përdorimit të përditshëm.
Pas kësaj, duhet të keni parapërgatitur disa të dhëna në formën e çiftit të radhitur të numrave (perimetër,
diametër) për forma të ndryshme rrethore.
Ndani klasën në grupe dhe kërkoni që ata të llogarisin raportin perimetër me diametër.
Pas kësaj fusni konceptin e numrit pi.
Shtroni për diskutim situatën e të nxënit.
Vizatoni në tabelë një rreth dhe sigurohuni që secili nxënës të jetë i qartë për elementet e tij. (rreze,
diametër). Bëni dallimin mes rrethit dhe qarkut, sepse ndonjë nga nxënësit ndoshta nuk është i qartë.
Pikat kryesore të kësaj teme janë:
1. Secili nxënës duhet të dijë formulat për perimetrin e rrethit dhe syprinën e qarkut.
2. Të jenë të qartë nxënësit që syprina është dydimensionale.
3. Të jenë të qartë që raporti perimetër-diametër jep gjithmonë të njëjtin numër.
4. Gjatë kapitullit do përdorim një vlerë të përafërt të pi-së 3,14.
Disa nga gabimet e mundshme:
1. Disa nxënës mund të ngatërrojnë formulën e perimetrit më atë të syprinës.
2. Kur llogarisin e llogarisin si 2r dhe jo si r ∙ r.
3. Ka nxënës që nuk janë të qatë për numrin pi dhe nuk dinë si ta përdorin atë.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar)


Lexoni dhe diskutoni së bashku më nxënësit pjesën para shembullit.
Shkruani në tabelë formulat për perimetrin dhe syprinën. Kërkoni që secili nga nxënësit t’i përsërisë ato.
Nxënësit punojnë në grupe shembullin 17.3.
Bëhet prezantimi i tij në tabelë.
Gjatë prezantimit kërkoni që nxënësit të shprehin me fjalë punën e bërë.
p.sh., më kërkohet të njehsoj perimetrin e rrethit.
Shkruaj formulën e perimetrit, e cila është p = 2r. Zëvendësoj te formula vlerën e rrezes. Kryej veprimet etj.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe)


Nxënësit, të ndarë në grupe, punojnë ushtrimet 1-5 në faqen 170 në libër.
Grupi i parë ushtrimi 1, 2 në faqen 170
Grupi i dytë ushtrimi 3 në faqen 170
Grupi i tretë ushtrimi 4 në faqen 170
Grupi i katërt ushtrimi 5 në faqen 170
Para se nxënësit të fillojnë, jepni udhëzimet përkatëse dhe sigurohuni që secili nxënës të jetë i qartë për
kërkesën.
Ushtrimi 4
Udhëzoni nxënësit që të njehsojnë syprinën e secilës prej tyre dhe pastaj të bëjnë krahasimin. Ata mund të
japin një përgjigje të përgjysmuar duke njehsuar vetëm syprinat dhe nuk bëjnë krahasimin.
Ushtrimi 5
Vlen i njëjti udhëzim si për ushtrimin 4.
Ndoshta ata mund të harrojnë që të shtojnë gjatësinë e diametrit apo të dy rrezeve.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë ushtrimet në tabelë, ku bëhet dhe vlerësimi i ndonjërit prej tyre.

237
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve duke u bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- përkufizimin e rrethit dhe dallimin e elementeve të tij;
- njohjen dhe zbatimin e formulave për perimetrin dhe syprinën e qarkut;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrime nga faqja 86 e fletës së punës.
Ushtrimet mund t’i jepni sipas grupeve.
Grupi i parë ushtrimet (1-5)/a dhe ushtrimi 6
Grupi i dytë ushtrimet (1-5)/b dhe ushtrimi 7
Grupi i tretë ushtrimet (1-5)/c dhe ushtrimi 8
Në këtë mënyrë ju keni mundësinë që të kontrolloni më mirë rezultatet e të nxënit sipas të gjitha niveleve.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Vizatoni në tabelë një figurë të përbërë dhe shtron pyetjen:
17.5 Syprina e figurave të përbëra A mund ta njehsojmë syprinën e kësaj figure? Nëse po, si?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Është inovativ dhe prezanton idetë e reja të tij.
2. Kompetenca e të menduarit
Përdor imagjinatën për njehsimin e syprinës së figurave të përbëra.
3. Kompetenca personale
Përdor njohuritë e tij në situata praktike.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç:
të fushës sipas temës mësimore: Figurë e përbërë
Nxënësi/-ja: Figurë e thjeshtë
- njeh dhe përdor formulat për njehsimin e Syprinë
syprinës së figurave plane;
- ndan figurën e përbërë në figura të thjeshta;
- llogarit syprinën e figurës së përbërë;
- arsyeton veprimet e kryera.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Libri i nxënësit Artet, gjuhën dhe komunikimin
Fletore pune Shoqërinë dhe mjedisin

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


diskutim, marrëdhënie pyetje-përgjigje, parashikim me terma paraprakë, punë e drejtuar, punë në grupe
dyshe, prezantime

238
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, marrëdhënie pyetje-përgjigje, parashikim


me terma paraprakë)
Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja përdor detyrat e shtëpisë dhe situatën e të nxënit.
Kontrollon detyrat dukë vlerësuar dhe ndonjërën prej tyre dhe bën vërejtjet e nevojshme.
Shtron për diskutim situatën e të nxënit.
Ndërton në tabelë figurën e përbërë të parapërgatitur.
Nxitet diskutimi me anë të pyetjeve:
‒ Çfarë figure është kjo?
‒ A mund ta njehsojmë syprinën e saj?
‒ Nëse po, çfarë rruge duhet të ndjekim?
Pikat kryesore të kësaj teme janë:
1. Për të njehsuar syprinën e një figure të përbërë, duhet ta ndani atë në figura më të thjeshta dhe pastaj të
njehsoni syprinën e secilës prej tyre.
2. Shpesh ka më shumë se një mënyrë për të ndarë figurën e përbërë në forma më të thjeshta. Por gjithmonë
përgjigjja duhet të jetë e njëjtë.
3. Plotësimi i përmasave në format e thjeshta të formuara pas ndarjes do e lehtësonte punën në llogaritje.
4. Për të dhënë përgjigjen përfundimtare duhet të mbledhim ose të zbresim syprinat e figurave të thjeshta.
Disa nga gabimet e mundshme të nxënësve gjatë kësaj ore janë:
1. Nxënësit shpesh shtojnë syprinën e një vrime në figurën e përbërë, në vend që ta zbresin atë.
2. Mund ta ndajnë figurën në pjesë më shumë sesa kërkohet.
3. Mund të llogarisin saktë syprinën e secilës figurë në të cilën e kanë ndarë të përbërën, por harrojnë t’i
mbledhin për të dhënë një përgjigje të saktë.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar)


Lexohet dhe diskutohet së bashku me nxënësit pjesa para shembullit.
Secili nxënës duhet të jetë i qartë për hapat që do ndiqen për të llogaritur syprinat e figurave të përbëra.
Do të ishte mirë që këto të shkruheshin në një cep të tabelës.
Pas kësaj, nxënësit, të ndarë në grupe, punojnë shembullin 17.4.
Përfaqësues të grupeve e prezantojnë atë në tabelë.
Kërkoni që gjatë prezantimit ata të argumentojnë veprimet e tyre.
Pas kësaj plotësohet me gojë ushtrimi 1 në faqen 171 në libër.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe, prezantime)


Nxënësit, të ndarë në grupe, punojnë ushtrimet 2-5 në faqen 172.
Pranoni çdo formë ndarjeje që është e saktë.
Jepni udhëzimet përkatëse.
Ushtrimi 5. Pas llogaritjes së syprinave të ngjyrosura në secilën figurë, do të vini re se ato ndryshojnë vetëm
më një vlerë të vogël, që është rreth 0,0354, që do thotë se syprinat nuk janë të barabarta.
Po nxënësit mund të argumentojnë se ato janë të njëjta, nëse përdorim rrumbullakimin.
Nëse disa nxënës mendojnë se ato janë të njëjta, do të ishte mirë që të zhvillohej një diskutim në klasë.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve duke u bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- ndarjen e figurës në forma më të thjeshta;
- njehsimin e syprinës së figurës së përbërë;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrime nga faqja 87 në fletën e punës. Ushtrimet jepen të ndara sipas grupeve.
Jepen udhëzime përkatëse për secilin ushtrim.

239
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Një dhomë në formë kuboidi i ka përmasat 5m; 4m
17.6 Vëllimi dhe syprina e përgjithshme e kuboidit dhe 3m.
Sa metër kub ajër ndodhet në dhomë?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca e të nxënit
Është inovativ dhe prezanton idetë e tij të reja.
1. Kompetenca e të menduarit
Përdor imagjinatën gjatë zgjidhjes së problemave me trupat gjeometrikë
2. Kompetenca personale
Është kërkues ndaj vetes për arritje rezultatesh.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: Kub
Nxënësi/-ja: Kuboid
- njeh kubin dhe kuboidin si trupa gjeometrikë; Vëllim
- njeh dhe përdor njësitë matëse të vëllimit; Syprinë
- llogarit syprinat e përgjithshme dhe vëllimet e Përmasa
kuboidëve; Formulë
- zbaton njohuritë e tij në situata të thjeshta praktike;
- argumenton veprimet e kryera.
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Libri i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletore pune Shkencat, artet, gjuhën dhe komunikimin
Kuboide Shoqërinë dhe mjedisin

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, parashikim me terma paraprakë)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja përdor edhe situatën e të nxënit.
Kontrollon detyrat, ku bën edhe vlerësimin për disa prej tyre.
Gjatë kontrollit të detyrave, mësuesi/ja sigurohet nëse nxënësit dinë të njehsojnë syprinat e katrorit dhe
drejtkëndëshit, njohuri e cila do të përdoret shumë gjatë kësaj ore.
Shtohet situata e të nxënit për diskutim.
Nxitni diskutimin në mënyrë që secili nxënës të rikujtojë njohuritë e marra mbi kuboidet. (Do të ishte mirë
që të keni edhe trupa të ndërtuar për të ilustruar.)
Pikat kryesore të kësaj teme janë:
1. Njohja e kuboidit si trup gjeometrik.
2. Formulat e kuboidit për sipërfaqen e përgjithshme të tij dhe vëllimin.
3. Gjatë zgjidhjes së ushtrimeve, nxënësit duhet të përzgjedhin formulën e duhur dhe pastaj të bëjnë me
shumë kujdes zëvendësimet.
4. Të tregohen të kujdesshëm gjatë përdorimit të makinës llogaritëse, sidomos kur kemi formula, të tilla si:
= 2ab 2ac 2bc (ku a, b, c janë përmasat e kuboidit).
Do të ishte mirë që në këtë rast secili nga prodhimet të bëhej veç e veç dhe pastaj të bëhej mbledhja.

240
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Disa nga gabimet e mundshme gjatë kësaj teme do të ishin:


1. Gabime gjatë përdorimit të makinës llogaritëse.
2. Përmasat e kuboidit mund të jepnin njësi të ndryshme.
Gjatë llogaritjeve ata mund të harrojnë që t’i kthejnë në të njëjtën njësi.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato, punë në grupe dyshe)


Lexohet dhe diskutohet pjesa para shembullit.
Duhet që secili nxënës të familjarizohet me dy formulat e dhëna.
Shkruani ato në tabelë dhe lërini aty deri në fund të orës.
(Mund t’u kërkoni dhe nxënësve që t’i vendosin në fletoret e tyre.)
Nxënësit, të ndarë në grupe, punojnë shembullin 17.5 në faqen 173.
Disa nxënës e prezantojnë në tabelë.
Gjatë prezantimit kërkoni që nxënësit të shprehin me gojë punën e bërë.
P.sh., Më kërkohet të njehsoj vëllimin e kuboidit.
Për këtë duhet të shkruaj formulën, e cila është: V = a ∙ b ∙ c
Tani më duhen përmasat e tij.
Vë re që njëra nga përmasat është dhënë në njësi të ndryshme nga dy të tjerat. Fillimisht duhet t’i kthej të
tria përmasat në të njëjtën njësi etj.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (puna në grupe dyshe, prezantime)


Nxënësit, të ndarë në grupe dyshe, punojnë ushtrimet 1-4 në faqen 173-174.
Disa nxënës i prezantojnë ato në tabelë, ku bëhet dhe vlerësimi i tyre.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve duke u bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- njohjen dhe zbatimin e formulave për njehsimin e syprinës së përgjithshme dhe vëllimit të kuboidit;
- përdorimin me saktësi të makinës llogaritëse;
- prezantimin e punës së bërë;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1-3 në faqen 88 të fletës së punës. Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Jepen dy përmasa të kuboidit dhe vëllimi i tij.
17.7 Vëllimi dhe syprina e përgjithshme e kuboidit A mund të gjejmë përmasën e tretë të tij.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Jep zgjidhje të sakta të përshtatshme me kontekstin ose problemin.
2. Kompetenca e të menduarit
Përdor imagjinatën gjatë zgjidhjes së problemave me trupat gjeometrikë.
3. Kompetenca personale
Përsos idetë dhe gjetjet në bazë të diskutimeve me të tjerët.
241
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:


sipas temës mësimore:
Nxënësi/-ja: Kub
- njeh kubin dhe kuboidin si trupa gjeometrikë; Kuboid
- njeh dhe përdor njësitë matëse të vëllimit; Vëllim
- llogarit syprinat e përgjithshme dhe vëllimet e kuboidëve; Syprinë
- zbaton njohuritë e tij në situata të thjeshta praktike; Përmasa
- argumenton veprimet e kryera. Formulë
Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletore pune Shkencat
Kuboide Artet
Gjuhën dhe komunikimin
Shoqërinë dhe mjedisin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, rikujtim njohurish, punë në grupe, punë e pavarur, prezantime në forma të ndryshme

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, rikujtim njohurish)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja përdor detyrat e shtëpisë, situatën e të nxënit ose ndonjë situatë
tjetër. Meqenëse është ora e dytë, bën një përsëritje të njohurive të marra dhe gjatë gjithë orës nxënësit do
të punojnë ushtrime.
Shtrohet për diskutim situata e të nxënit.
Nxiteni diskutimin, në mënyrë që nxënësit ta japin zgjidhjen duke e trajtuar përmasën që mungon si të
panjohur.
Të përzgjedhin formulën e duhur, të bëjnë zëvendësimin duke formuar ekuacionin dhe ta zgjidhin atë.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë në grupe, punë e pavarur)


Pas rubrikës së parë, në varësi të saktësisë së detyrave të shtëpisë dhe përgjigjeve të marra nga nxënësit,
zgjidhni së bashku më nxënësit ndonjë nga ushtrimet e librit ose ndonjë ushtrim tjetër të marrë jashtë librit,
pastaj i kaloni ata në punë të pavarur.
Do ishte i përshtatshëm ushtrimi 5 faqe 174 në libër.
Ndani punën në 6 grupe.
Nëpërmjet këtij ushtrimi ju kontrolloni realizimin e rezultateve të të nxënit bazë të kësaj teme.
Me anë të këtij ushtrimi nxënësit aftësohen për gjetjen e secilit prej 4 elementeve përbërëse të formulës së
vëllimit kur jepen tri prej tyre, si dhe përvetësimin e plotë të formulës për njehsimin e vëllimit të kuboidit
Pas kësaj, nxënësit punojnë në punë të pavarur ushtrimet 6-8 në faqen 174 në libër.
Jepni udhëzimet përkatëse për secilin nga ushtrimet.
Ushtrimi 6
Zgjidhja e këtij ushtrimi i aftëson nxënësit në vlerësimet e tyre dhe përdorimin me saktësi të rrumbullakimit.
Ushtrimi 7
Udhëzoni nxënësit që të shkruajnë të dyja formulat, atë të vëllimit dhe të syprinës së përgjithshme.
Shtroni pyetjen:
‒ A mund ta njehsojmë syprinën e përgjithshme me të dhënat që kemi?
‒ Nëse jo, pse? Çfarë na mungon?
‒ Ku mund ta marrim të dhënën që na mungon?
Të përdorin metodën:
242
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Formulë-zëvendësim-përgjigje.
Ushtrimi 8
Nëse nxënësit paraqesin vështirësi në këtë ushtrim, udhëzoni duke u thënë se janë dhënë dy përmasa,
gjerësia dhe lartësia, sepse faqja e kubit është katror.
Kujdes! Përmasat duhet të kthehen në cm.
Pjesa tjetër e zgjidhjes është e njëjtë me ushtrimin 7.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime në forma të ndryshme)


Disa prej ushtrimeve prezantohen në tabelë.
Kërkoni që gjatë prezantimit nxënësit të argumentojnë çdo veprim të tyre.
Bëhet vlerësimi i disa prej tyre.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve duke u bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- njohjen dhe zbatimin e formulave;
- njehsimin e syprinës së përgjithshme dhe vëllimit të kuboidit;
- zbatimin e njohurive në situata të thjeshta praktike;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 3-5 në faqen 88 të fletës së punës.
Detyrat të jepen të kombinuara në dy grupe.
Grupi i parë ushtrimi 3 dhe 4.Grupi i dytë ushtrimi 3 dhe 5.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Mësuesi/ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore:
Merrni një trup gjeometrik të çfarëdoshëm.
17.8 Hapja e trupave gjeometrikë për të gjetur
Shtrohet pyetja:
syprinat e përgjithshme
Si të gjejmë syprinën e tij të përgjithshme?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Është inovativ dhe prezanton idetë e tij të reja.
2. Kompetenca e të menduarit
Përdor imagjinatën gjatë hapjes së trupave gjeometrikë.
3. Kompetenca personale
Përsos idetë e tij në bazë të diskutimeve me të tjerët.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës sipas temës mësimore: Trup gjeometrik
Nxënësi/-ja: Hapje e trupave gjeometrikë
- njeh trupat e thjeshtë gjeometrikë dhe ndërton Përmasa
hapjet e tyre; Syprinë
- përdor hapjet e thjeshta të trupave gjeometrikë për
të gjetur syprinat e tyre të përgjithshme.
243
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Libri i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletë pune Shkencën
Artet
Gjuhën dhe komunikimin
Shoqërinë dhe mjedisin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, rikujtim njohurish, parashikim me terma paraprakë, vëzhgo-ndërto-analizo-njehso, punë në grupe
dyshe, prezantim

Organizimi i orës së mësimit


a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, rikujtim njohurish, parashikim me
terma paraprakë)
Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/ja përdor detyrat e shtëpisë dhe situatën e të nxënit, si dhe
njohuritë paraprake të nxënësve mbi trupat gjeometrikë.
Kontrollohen detyrat e shtëpisë, ku bëhet dhe vlerësimi për disa prej tyre.
Shtrohet për diskutim situata e të nxënit.
Ju mund të merrni disa trupa dhe ta ndani punën në grupe.
Përfaqësues të grupeve i paraqesin ata të hapur në tabelë, ku nxirren dhe formulat përkatëse për
sipërfaqet e përgjithshme të tyre.
Pikat kryesore të kësaj teme janë:
1. Rikujtim i njohurive të marra mbi trupat gjeometrikë dhe hapjet e tyre.
2. Gjatë ndërtimit të hapjeve të trupave të tregohen të kujdesshëm që të mos harrojnë ndonjë nga faqet e
tyre pa i ndërtuar.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-ndërto-analizo-njehso)


Nxënësit në grupe dyshe punojnë shembullin 17.6 në libër.
Udhëzoni nxënësit që në zgjidhjen e këtyre ushtrimeve të ndjekin këta hapa:
1. të vëzhgojnë me kujdes trupin e dhënë;
2. të përcaktojnë llojin e tij ,numrin e faqeve që ai ka si dhe format e secilës prej tyre.
3. ta skicojnë atë të hapur;
4. të njehsojnë syprinën e secilës faqe dhe të gjejnë shumën e tyre;
Ushtrimi prezantohet në tabelë.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe, prezantim)


Nxënësit, të ndarë në grupe, punojnë ushtrimet 1-3 në faqen 175-176 në libër.
Udhëzohen nxënësit për zgjidhjen e tyre.
Ushtrimi 1
Ky ushtrim përmbush rezultatin minimal të të nxënit.
Përpiquni që secili nxënës të arrijë të skicojë hapjet e këtyre trupave dhe të bëjë njehsimin e syprinave të
tyre.
Ushtrimi 2
Mënyra më e mirë do të ishte zgjidhja e ushtrimit nga vetë ata.
Gjatë këtij ushtrimi duke menduar që matjet janë të sakta, nxënësit tentojnë të gjejnë gabimin e bërë në
llogaritje.
Udhëzoni ata që të jenë të kujdesshëm kur skicojnë hapjet në vendosjen e saktë të përmasave.
Ushtrimi 3
Udhëzoni nxënësit që të llogarisin vëllimin e secilit trup dhe pastaj të bëjnë krahasimin.

244
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Ata ndryshojnë me njëri-tjetrin.


Përfaqësues të grupeve i prezantojnë ushtrimet në tabelë, ku bëhet dhe vlerësimi për disa prej tyre.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve duke u bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- skicimin e saktë të hapjes së trupit gjeometrik;
- njehsimin e syprinës së përgjithshme të tyre;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1-3 në faqen 89 të fletës së punës.
Ushtrimet jepen të ndara sipas grupeve.
Jepen udhëzimet përkatëse për secilin prej tyre.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII

Tematika: Matja Situata e të nxënit:


Vlejnë situatat e përdorura gjatë gjithë kapitullit.
Tema mësimore:
17.9 Përsëritje

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. Kompetenca e të nxënit
Është inovativ dhe prezanton idetë e reja të tij.
2. Kompetenca e të menduarit
Përdor imagjinatën gjatë zgjidhjes së problemave me figurat dhe trupat gjeometrikë.
3. Kompetenca personale
Përsos idetë e tij në bazë të diskutimeve me të tjerët ,punës në grup.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: Vlejnë të gjitha fjalët e përdorura gjatë këtij
Nxënësi/-ja: kapitulli.
- nxjerr dhe përdor formulat për figurat gjeometrike:
paralelogram, trekëndësh, trapez, rreth;
- gjen perimetrin dhe syprinën e këtyre figurave.
- llogarisin syprinat e figurave të përbëra duke e ndarë atë
në figura më të thjeshta.
- llogarisin gjatësitë ,syprinat e përgjithshme vëllimet e
kuboidëve.
- skicojnë hapjet e trupave gjeometrikë dhe njehsojnë
syprinat e përgjithshme të tyre.
- argumentojnë dhe prezantojë punën e bërë.

245
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Burimet Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Lidhet me të gjitha fushat e trajtuara gjatë këtij
kapitulli.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


rikujtim njohurish, marrëdhënie pyetje-përgjigje, punë në grupe dyshe, prezantime në forma të ndryshme

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish, marrëdhënie pyetje-përgjigje)

Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor kontrollin e detyrave të shtëpisë dhe njohuritë e marra
gjatë kapitullit.
Kontrollohen detyrat duke bërë vërejtjet e duhura dhe vlerësimin e disa prej tyre.
Rikujtohen njohuritë e marra gjatë kapitullit.
Mësuesi/-ja shtron para klasës pyetje të tilla si:
– Si gjenden syprinat dhe perimetrat e paralelogramit, trekëndëshit, trapezit dhe rrethit?
– Cilat janë formulat e vëllimit dhe syprinës së përgjithshme të kuboidit?
– Si veprojmë për të gjetur syprinën e një figure të përbërë?
– Si veprojmë për të gjetur syprinat e përgjithshme të trupave gjeometrikë?

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë në grupe dyshe)


Në varësi të përgjigjeve të marra nga nxënësit, mësuesi/ja mund të punojë së bashku me nxënësit
ndonjë nga ushtrimet ku nxënësit paraqesin paqartësi në njohuritë teorike.
Pas kësaj, nxënësit, të ndarë në grupe, punojnë ushtrime në faqen 177 në libër.
Gjatë punës së pavarur mësuesi/ja vëzhgon dhe udhëzon aty ku e shikon të arsyeshme.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantime në forma të ndryshme)


Disa prej ushtrimeve prezantohen në tabelë, ku bëhet dhe vlerësimi i tyre.
Gjatë prezantimit kërkoni që nxënësit të argumentojnë veprimet e kryera.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e disa nxënësve duke u bazuar në:
- realizimin e rezultateve të të nxënit për temën;
- njohjen dhe zbatimin e formulave të përdorura gjatë kapitullit;
- logjikën e përdorur gjatë zgjidhjes së ushtrimeve;
- punën në grup dhe bashkëpunimin;
- argumentimin e veprimeve të kryera.

Detyrat dhe puna e pavarur


Në varësi të ecurisë së punës në klasë, jepen detyrat e shtëpisë nga faqja 157 në libër.
Jepen udhëzimet përkatëse për çdo ushtrim të dhënë.

246
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Statistikë dhe probabilitet Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Nga të dhënat e mëposhtme cila prej tyre është
18.1 Ndërtimi dhe interpretimi i diagrameve të den- diskrete dhe cila e vazhduar?
durive Notat e marra në një provim; lartësia e pemëve
në një pyll; numri i makinave që kalojnë në një
orë; koha e vrapimit në garën e 100 m.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Përdor statistikën në analizën e dukurive nga jeta reale.
2. Kompetenca e të menduarit
Zgjidh problema duke paraqitur të dhënat në tabela grafikë etj.
3. Kompetenca qytetare
Tregon paanësi dhe objektivitet gjatë prezantimit të të dhënave të studimit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalët kyç:
sipas temës mësimore: · Të dhëna diskrete
Nxënësi/-ja: · Të dhëna të vazhdueshme
- ndërton dhe interpreton grafikët me shtylla për të · Grafik me shtylla
dhënat diskete dhe të vazhdueshme;
- ndërton dhe interpreton diagramet e dendurive për të
dhënat diskrete dhe të vazhdueshme.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me gjuhën dhe komunikimin: shoqërinë
dhe mjedisin; teknologjinë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, rikujtim njohurish, vëzhgo-analizo-diskuto, punë e drejtuar, punë në grupe, prezantime

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, rikujtim njohurish)


Për të realizuar këtë rubrikë mësuesi/-ja përdor situatën e të nxënit.
Shtrohet situata e të nxënit. Nga diskutimi i përgjigjeve të saj kujtohen se kur një e dhënë është diskrete
dhe kur është e vazhduar.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-diskuto, punë e drejtuar)


Nxënësit vëzhgojnë shembullin e tekstit dhe së bashku e punojmë atë në tabelë duke diskutuar rëndësinë
e paraqitjes së të dhëna në grafikun me shtylla, rregullat dhe kushtet që do të plotësojë grafiku me shtylla
për të dhënat e vazhdueshme dhe për të dhënat diskrete. Njëkohësisht i ilustrojmë ato në tabelë.
Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 180, ndërkohë mësuesi/-ja i drejton
ato në punën e tyre.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe, prezantime)


Nxënësit ndahen në grupe treshe ose katërshe dhe secili prej tyre zgjidh njërin nga ushtrimet 3, 4 dhe 5
në faqen 181 te teksti i nxënësit. Më pas grupe të ndryshme prezantojnë ushtrimet e zgjidhura në tabelë
duke organizuar një diskutim konstruktiv ndërmjet nxënësve.

247
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Vlerësimi
Gjatë kësaj ore vlerësohen nxënës nga grupe të ndryshme. Për këtë vlerësim kihet parasysh përvetësimi
i njohurive sipas objektivave të arritjes. Kihet parasysh vlerësimi i nxënësve, të cilët, edhe pse kanë
vështirësi, me ndihmën e shokëve të grupit janë të gatshëm të përgjigjen.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimet 1, 2 dhe 3 te fletorja e punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Statistika dhe probabiliteti Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Kërkon nga nxënësit të tregojnë se cilat janë
18.2 Ndërtimi dhe interpretimi i grafikëve rrethorë mënyrat që kanë mësuar për paraqitjen e një
grupi të dhënash?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Përdor statistikën në analizën e dukurive nga jeta reale.
2. Kompetenca e të menduarit
Zgjidh problema duke paraqitur të dhënat në tabela grafikë etj.
3. Kompetenca qytetare
Tregon paanësi dheobjektivitet gjatë prezantimit të të dhënave të studimit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalët kyç:
sipas temës mësimore: · Grafik rrethor
Nxënësi/-ja: · Sektor
- ndërton dhe interpreton grafikët rrethorë;
- krahason përmasat e dy grafikëve rrethorë që
përfaqësojnë përfundime të ndryshme.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me gjuhën dhe komunikimin; shoqërinë
dhe mjedisin; teknologjinë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, rikujtim njohurish, vëzhgo-analizo-zbato, punë e drejtuar, punë në grupe, prezantime

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim, rikujtim njohurish)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor detyrat e shtëpisë dhe bëhet parashtrimi i situatës.
Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë me klasën.
Diskutohen përgjigjet e pyetjeve të situatës së të nxënit. Disa nga përgjigjet janë: tabela e dendurive,

248
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

diagram me shtylla, piktograma, grafikë segmentesh. Do të ngulmohet që nxënësit të kujtojnë nga viti i
kaluar paraqitjen e të dhënave me diagramin rrethor.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato, punë e drejtuar)


Së bashku me nxënësit punohet shembulli. Në pikën (a) mësohet të lexohet një diagram rrethor. Në pikën
(b) mësohet ndërtimi i tij. Është e rëndësishme të trajtohet me hollësi çdo hap i ndërtimit të tij.
Nxënësit do të punojnë në mënyrë individuale ushtrimin 1 në faqen 183 dhe ndërkohë mësuesi i drejton
ato në punën e tyre.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe, prezantime)


Punë me grupe
Ushtrimi 2 në faqen 183 te teksti i nxënësit për nivelin nën mesatar
Ushtrimi 4 në faqen 183 te teksti i nxënësit për nivelin mesatar
Ushtrimi 5 në faqen 183 te teksti i nxënësit për nivelin mbi mesatar.
Pasi nxënësit punojnë dhe diskutojnë së bashku duke saktësuar njëri-tjetrin, bëhet prezantimi i ushtrimeve
nga nxënës të ndryshëm për secilin grup.

Shënim. Përgjigje e ushtrimit 4


a) 90/360 = 1/4 zgjodhën shkencën. b) 120°/ 360° = 1/3 pjesë e nxënësve zgjodhën matematikën. Ata janë
60 nxënës. Atëherë numri i përgjithshëm i nxënësve është 3 herë më i madh 3 ∙ 60 = 180.
7
i. 42° / 360° = 7/60 e nxënësve pëlqejnë gjuhën ( 60 · 180 = 21 nxënës)
ii. 360° ‒ (38° + 90° + 42° + 120°) = 70° zgjodhën të tjerat.
Ato përfaqësojnë 70/360 = 7/36 pjesë të numrit të nxënësve,
7
pra ( 36 · 180 = 35 nxënës)

iii. 180 nxënës.


Përgjigje e ushtrimit 5.
18% e 1600 = 288 nxënës parapëlqejnë tenisin në Shkollën e Re.
12% e 1100 = 132 nxënës parapëlqejnë tenisin nga Shkolla e Dijes. Në shkollën e re numri i nxënësve që
pëlqejnë tenisin është më i madh.

Vlerësimi
Gjatë kësaj ore vlerësohet të nxënit bashkëpunues të nxënësve dhe kryerjen mirë të punës në grup.
Gjithashtu vlerësohet mënyra e arsyetimit dhe argumentimit për zgjidhjen e ushtrimeve.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 123 në fletoren e punës.

249
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Statistika dhe probabiliteti Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Kërkon nga nxënësit të tregojnë se cilat janë
18.3 Ndërtimi dhe interpretimi i grafikëve me vija mënyrat që kanë mësuar për paraqitjen e një grupi
të dhënash?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Përdor statistikën në analizën e dukurive nga jeta reale.
2. Kompetenca e të menduarit
Zgjidh problema duke paraqitur të dhënat në grafikë me vija.
3. Kompetenca qytetare
Tregon paanësi dhe objektivitet gjatë prezantimit të të dhënave të studimit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Grafik me vija
Nxënësi/-ja:
- ndërton dhe interpreton grafikë të thjeshtë me vija
për periudha të caktuara kohore
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me gjuhën dhe komunikimin; shoqërinë dhe
mjedisin; teknologjinë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, punë e drejtuar, punë në grupe, prezantime

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor detyrat e shtëpisë dhe bëhet parashtrimi i situatës.
Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë me klasën.
Diskutohen përgjigjet e pyetjes së situatës së të nxënit. Disa nga përgjigjet janë: tabela e dendurive,
diagram me shtylla, piktograma, grafikë me vija. Do të ngulmohet që nxënësit të kujtojnë nga viti i kaluar
paraqitjen e të dhënave me grafikun me vija.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato, punë e drejtuar)


Lexohet pjesa përpara shembullit ku tregohen rregullat për paraqitjen dhe ndërtimin e një grafiku me
vija, më pas punohet shembulli i tekstit. Mësuesi/-ja drejton nxënësit për ndërtimin e grafikut me vija.
Nxënësit punojnë ushtrimin 1 në faqen 185 te teksti i nxënësit.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe, prezantime)


Grupi i parë: nxënësit e nivelit të parë dhe të dytë. Ushtrimi 2 dhe 3 në faqen 185 teksti i nxënësit.
Grupi i dytë: nxënësit e nivelit të tretë dhe të katërt.
Ushtrimi 4 dhe5 faqe 185 teksti i nxënësit
Nxënës të ndryshëm nga të dyja grupet i prezantojnë zgjidhjet e tyre në tabelë.

Vlerësimi
Gjatë kësaj ore vlerësoj të nxënit bashkëpunues të nxënësve dhe kryerjen mirë të punës në grup.
Gjithashtu vlerësoj mënyrën e arsyetimit dhe argumentimit në zgjidhjen e ushtrimeve.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 2 dhe 3 faqe 93 nga fletorja e punës.

250
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Statistika dhe probabiliteti Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë :
Tema mësimore: Përdor diagrame dhe grafikë të ndryshëm të përgatitura
18.4 Ndërtimi dhe interpretimi i diagrameve me degë gjatë këtij kapitulli: diagram me shtylla, grafikë rrethorë,
dhe gjethe grafikë me vija dhe diagram me degë dhe gjethe
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Përdor statistikën në analizën e dukurive nga jeta reale.
2. Kompetenca e të menduarit
Zgjidh problema duke paraqitur të dhënat në grafikë me degë dhe me gjethe.
3. Kompetenca qytetare
Tregon paanësi dhe objektivitet gjatë prezantimit të të dhënave të studimit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Diagram me degë dhe gjethe
Nxënësi/-ja:
- ndërton dhe interpreton diagramet me degë dhe
gjethe
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me gjuhën dhe komunikimin; shoqërinë dhe
mjedisin; teknologjinë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
marrëdhënie pyetje-përgjigje, shpjegim koncepti, punë e drejtuar, punë në grupe dyshe, prezantime

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (marrëdhënie pyetje-përgjigje)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja përdor situatën e të nxënit.
Parashtrohet situata e dhënë më lart, grafikët prezantohen një e nga një dhe në secilin rast nxënësit u
përgjigjen pyetjeve:
Si e ka emrin diagrami i paraqitur?
Çfarë kupton nga të dhënat e paraqitura?
Situata mund të ndërlikohet kur mësuesi paraqet diagramin me degë dhe gjethe. Kërkon nga nxënësit
të lexojnë të dhënat nga ky diagram. Të tregojnë se si ndërtohet ai. Nëse nxënësit nuk u përgjigjen dot
pyetjeve për diagramin me degë dhe gjethe, shpjegohet ajo në rubrikën pasardhëse.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (shpjegim koncepti, punë e drejtuar)


Mësuesi shpjegon se çfarë është diagrami me degë dhe gjethe, çfarë kushtesh duhet të plotësojë ai.
Më pas punohet shembulli i teksti. Mësuesi/-ja e punon atë në tabelë, kurse nxënësit në fletoren e klasës.
Mësuesi/-ja drejton nxënësit gjatë gjithë kohës duke i ndihmuar ata në vështirësitë që hasin.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë në grupe dyshe, prezantime)


Nxënësit punojnë në grupe dyshe ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 186-187 te teksti i nxënësit. Ata diskutojnë
së bashku ushtrimet e zgjidhura duke saktësuar njëri-tjetrin. Më pas ushtrimet zgjidhen në tabelë duke i
diskutuar zgjidhjet me të gjithë klasën.

Vlerësimi
Gjatë kësaj ore vlerësohet të nxënit bashkëpunues dhe kryerja e mirë e punës në grup. Gjithashtu
vlerësohet mënyra e arsyetimit dhe argumentimit në zgjidhjen e ushtrimeve.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 1 dhe 2 në faqen 94 te fletorja e punës.

251
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Statistika dhe probabiliteti Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
18.5 Ndërtimi dhe interpretimi i diagrameve me Përdor diagrame dhe grafikë të ndryshëm të përgatitur
degë dhe gjethe gjatë këtij kapitulli: diagram me shtylla, grafik rrethorë,
grafik me vija dhe diagram me degë dhe gjethe.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Përdor statistikën në analizën e dukurive nga jeta reale.
2. Kompetenca e të menduarit
Zgjidh problema duke paraqitur të dhënat në grafikë me degë dhe me gjethe.
3. Kompetenca qytetare
Tregon paanësi dhe objektivitet gjatë prezantimit të të dhënave të studimit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Diagram me degë dhe gjethe
Nxënësi/-ja:
- ndërton dhe interpreton diagramet me degë dhe
gjethe
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me gjuhën dhe komunikimin; shoqërinë dhe
Grafikë dhe diagrame të ndryshme mjedisin; teknologjinë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
veprimtari, diskutim, punë e drejtuar, punë e diferencuar, prezantime

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari, diskutim)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi përdor kontrollin e detyrave të shtëpisë dhe parashtrimin e situatës
së të nxënit.
Diskutohet ushtrimi 2 në faqen 94 nga fletorja e punës dhe parashtrohet situata e dhënë më lart. Grafikët
prezantohen një e nga një dhe në secilin rast nxënësit u përgjigjen pyetjeve:
1. Si e ka emrin diagrami i paraqitur?
2. Çfarë kupton nga të dhënat e paraqitura?
Kujdes duhet të tregohet kur paraqet diagramin me degë dhe gjethe. Kërkon nga nxënësit të tregojnë
kushtet për të ndërtuar një diagram me degë dhe gjethe, si dhe të tregojnë se si ndërtohet ai.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar)


Nxënësit punojnë ushtrimin 4 në faqen 187 nga teksti i nxënësit. Mësuesi/-ja i drejton ata duke i ndihmuar
në vështirësitë që mund të kenë. Më pas një nga nxënësit e zgjidh ushtrimin në tabelë dhe zgjidhja e tij
diskutohet me të gjithë klasën.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë e diferencuar, prezantime)


Klasa ndahet në grupe sipas niveleve dhe punohen ushtrimet:
Grupi i parë: niveli i parë dhe i dytë
Ushtrimi 5 në faqen 187 te teksti i nxënësit
Grupi i dytë: niveli i tretë dhe i katërt
Ushtrimi 6 në faqen 187 te teksti i nxënësit

252
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Vlerësimi
Mësuesi/-ja në këtë mësim do të vëzhgojë nxënësit gjatë gjithë kohës, duke parë se sa i kanë
përvetësuar njohuritë e marra dhe si arsyetojnë gjatë shpjegimit që u bëjnë ushtrimeve të zgjidhura në
punën e diferencuar.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 3 në faqen 94 nga fletorja e punës. Ushtrimi 7 në faqen 187 te teksti i nxënësit.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Statistikë dhe probabilitet Situata e të nxënit:
Mësuesi/-ja krijon këtë situatë:
Tema mësimore: Paraqet përpara nxënësve diagrame, tabela dhe
18.6 Nxjerrja e përfundimeve grafikë të ndryshëm. Kërkon nga ato t’i emërtojnë dhe
të lexojnë të dhënat në to.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Përdor statistikën në analizën e dukurive nga jeta reale.
2. Kompetenca e të menduarit
Zgjidh problema duke paraqitur të dhënat në grafikë me degë dhe me gjethe.
3. Kompetenca qytetare
Tregon paanësi dhe objektivitet gjatë prezantimit të të dhënave të studimit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyç:
fushës sipas temës mësimore: · Grafik me vija
Nxënësi/-ja: · Grafik me shtylla
- interpreton tabela, grafikë dhe · Diagram rrethor
diagrame për të dhënat diskrete dhe të · Diagram me degë dhe gjethe
vazhdueshme;
- nxjerr përfundime që kanë të bëjnë me
statistika dhe të dhëna.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me gjuhën dhe komunikimin; shoqërinë dhe
Diagrame dhe grafikë të ndryshëm mjedisin; teknologjinë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
veprimtari, diskutim, vëzhgo-analizo-zbato, punë e drejtuar, punë e pavarur, prezantime
Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (veprimtari, diskutim)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi përdor kontrollin e detyrave të shtëpisë dhe diskutimin e situatës së
të nxënit.
Kontrollohet dhe diskutohet detyra e shtëpisë: ushtrimi 7 më faqen 187.
Parashtrohet situata e menduar më lart dhe nxënësit diskutojnë rreth saj.

b. Ndërtimi i njohurive të reja (vëzhgo-analizo-zbato, punë e drejtuar)


Punohet shembulli i mësimit, punohet me hollësi çdo kërkesë e tij. Diskutimi i shembullit do t’i ndihmojë
nxënësit për zgjidhjen e ushtrimeve që vijojnë.

253
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë e pavarur, prezantime)


Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet 1, 2 dhe 3 në faqen 189 te teksti i nxënësit.
Nxënës të ndryshëm prezantojnë punën e bërë në tabelë duke bërë edhe një vetëvlerësim të punës së tyre.

Vlerësimi
Mësuesi vlerëson disa nxënës duke kontrolluar fletoret e klasës. Nxënësit vetëvlerësohen gjatë prezantimit
të zgjidhjes së ushtrimeve në punën e pavarur.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 4 në faqen 190 te teksti i nxënësit
Ushtrimet 1, 2 dhe 4 në faqen 95-96 te fletorja e punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Statistikë dhe probabilitet Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Vlejnë situatat e përdorura gjatë këtij kapitulli
Përsëritje
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
1. Kompetenca e të nxënit
Përdor statistikën në analizën e dukurive nga jeta reale.
2. Kompetenca e të menduarit
Zgjidh problema duke paraqitur të dhënat në grafikë me degë dhe me gjethe.
3. Kompetenca qytetare
Tregon paanësi dhe objektivitet gjatë prezantimit të të dhënave të studimit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalët kyçe:
fushës sipas temës mësimore: · Diagram me shtylla
Nxënësi/-ja: · Diagram rrethor
- ndërton dhe interpreton grafikët me shtylla për të · Grafik me vija
dhënat diskete dhe të vazhdueshme; · Diagram me degë dhe gjethe
- ndërton dhe interpreton diagramet e dendurive për të · Të dhëna diskrete
dhëna diskrete dhe të vazhdueshme;
· Të dhëna të vazhdueshme
- ndërton dhe interpreton grafikët rrethorë;
- krahason përmasat e dy grafikëve rrethorë që
përfaqësojnë përfundime të ndryshme;
- ndërton dhe interpreton grafikë të thjeshtë me vija për
periudha të caktuara kohore;
- ndërton dhe interpreton diagramet me degë dhe
gjethe;
- interpreton tabela, grafikë dhe diagrame për të
dhënat diskrete dhe të vazhdueshme;
- nxjerr përfundime që kanë të bëjnë me statistika dhe
të dhëna.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit ndërkurrikulare:
Fletorja e punës Lidhet me të gjitha fushat e dhëna në këtë kapitull
Diagrame të ndryshme
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
rikujtim njohurish, marrëdhënie pyetje-përgjigje, punë e pavarur, prezantim, diskutim

254
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (rikujtim njohurish, marrëdhënie pyetje-përgjigje)


Për të realizuar këtë rubrikë, mësuesi/-ja rikujton njohuritë e marra duke shtruar përpara klasës pyetje të tilla, si:
Sa lloje të dhënash njihni?
Çfarë lloje grafikësh keni mësuar për të sistemuar të dhënat?
Analizojini duke treguar karakteristika të tyre

b. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e pavarur)


Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 191 nga teksti i nxënësit.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (prezantim, diskutim)


Të dyja ushtrimet prezantohen në tabelë nga nxënës të ndryshëm duke i diskutuar ato me të gjithë klasën.

Vlerësimi
Vlerësohet puna e pavarur e nxënësve, pjesëmarrja në diskutim dhe arsyetimet e dhëna.

Detyrat dhe puna e pavarur


Ushtrimi 3 në faqen 191 nga teksti i nxënësit.

255
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

PROJEKT
Tema: Studim statistikor: Rezultatet e klasës në tri vitet e fundit
Lënda: Matematikë
Klasa: VIII
Kohëzgjatja e projektit: 3 orë

Ideja e projektit: Ideja e këtij projekti lidhet me organizimin e një studimi statistikor, ku nxënësi të studiojnë
rezultatet e klasës së tij në tri vitet e fundit, si dhe aftësimin e tij për përpunimin e të dhënave në tabela e
grafikë të ndryshëm dhe nxjerrjen e përfundimeve konkrete.

Ngjarjet hyrëse që frymëzojnë projektin: Projekti frymëzohet nga fakti që njohuritë e mësuara në kapitullin
e statistikës të përdorin për të nxjerrë përfundime të ndryshme.

Partnerët në projekt:
• Nxënësit e klasës VIII
• Mësuesi/ja

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit


Dëgjon me vëmendje prezantimin dhe komentet e bëra, bën pyetje, jep propozime.
Paraqet të paktën një mendim për një detyrë të caktuar gjatë diskutimit në grup.

Kompetenca e të nxënit
Përzgjedh materialet, si p.sh., statistikat e duhura dhe letrën për kryerjen e detyrës, si dhe arsyeton zgjedhjen
që ka bërë.
Parashtron pyetje dhe përgjigjet për detyrën e dhënë në njërën nga format e të shprehurit.
Mbikëqyr në mënyrë të pavarur përparimin e vet në një detyrë, veprimtari, duke përdor teknika të ndryshme
për gjetjen e gabimeve dhe i korrigjon ato.
Grumbullon dhe klasifikon të dhëna.

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin


Bashkëvepron me moshatarët (pavarësisht statusit social) dhe të tjerë për realizimin e projektit.
Kompetenca qytetare dhe kompetenca personale
Tregon vetëbesim, kujdes dhe përpikëri gjatë kryerjes së detyrave.
Bashkëpunon me të tjerët për arritjen e një qëllimi të përbashkët në aktivitetet në klasë.
Diskuton dhe në bashkëpunim me anëtarët e grupit vendos rregullat në grup për realizimin e detyrës.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës:


Në përfundim të projektit, nxënësi/ja:

mbledh, organizon dhe përpunon të dhënat e një studimi statistikor dhe nxjerr përfundime lidhur me të;
ndërton dhe interpreton grafikë me shtylla për të dhëna diskrete dhe të vazhdueshme;
krahason dy a më shumë shpërndarje duke përdorur modën, mesoren , mesataren aritmetike dhe amplitudën.

Metodat: punë individuale, punë në grup, punë në dyshe, diskutim, prezantim.


Burimet e nevojshme: Statistika të ndryshme të marra nga shkolla, teksti, mjete vizatimi, letër A4, karton
laptop, videoprojektor, tabela grafikë, imazhe…
Veprimtaritë:

Ora I
Gjatë kësaj ore bëhet një prezantim i shkurtër i temës së projektit. Klasa ndahet në grupe dhe nxënësit
diskutojnë idetë e tyre. Ata hedhin në letër idetë, përcaktojnë tiparet që do të studiojnë dhe caktojnë rolin dhe
detyrën e secilit grup dhe anëtar të grupit. Në fund të orës secili grup paraqet përpara klasës plan-idetë. Të
256
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

gjithë nxënësit marrin pjesë në këtë diskutim duke bërë edhe vërejtje e sugjerime për mënyrën e realizimit.
Në bazë të planit të propozuar, nxënësit përcaktojnë: detyrat dhe punën që do të realizohet, llogaritjet që
do të kryhen.
Dy ide se si mund të jenë detyrat, po i paraqesim më poshtë, por gjatë diskutimit mund të lindin edhe ide të tjera.

Detyra 1
Nxënësit do të studiojnë rezultatet për secilën lëndë në formatin e mëposhtëm. Grupet mund të përbëhen
nga dy nxënës. Secili grup merr një lëndë. Ato i hedhin të dhënat në tabelën e dendurive. Nxënësit
krahasojnë e të dhënat sipas modës, mesores, mesatares aritmetike dhe amplitudës. Ndërtojnë grafikë me
shtylla, grafikë rrethorë dhe i interpretojnë duke nxjerrë përfundime të ndryshme, p.sh.:
Notat e klasës në tri vitet e fundit në lëndën e gjuhës shqipe

Notat 4 5 6 7 8 9 10 N. m. Kalueshmëria në %
Vitet
2015 1 3 5 4 3 9 5
2016 0 4 6 4 5 8 3
2017 0 5 6 3 4 8 4

Grafik rrethor

Grafik me shtylla

Viti 2017

257
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Detyra 2
Mesataret aritmetike të klasës në tri vitet e fundit.
Këto të dhëna këshillohet të realizohet nga një grup prej katër-pesë nxënësish.
Nxënësit pajisen me statistikat e ruajtura nga shkolla për tri vitet e fundit. Një nga tabelat dhe grafiku
përkatës që mund të plotësohen janë këto që propozohen më poshtë:

Lëndët Viti 2015 Viti 2016 Viti 2017 N. mesatare


Gjuhë shqipe 8,7 8,8 9,1 8,866667
Gj. e huaj 1 8,5 8,9 9,2 8,866667
Gj. e huaj 2 8,4 8,7 8,9
Matematikë 7,5 7,9 8,2 7,866667
Fizikë 7,9 8,1 8,5 8,166667
Biologji      
Qytetari      
Histori      
Gjeografi      
Muzikë      
Art pamor      
Ed. fizik      
TIK      
N. mesatare 8,15 8,425 8,75
pe

e
em j 2
e 1

ar
fi
i
ë

ar
qi

ra
ua

Q i
ji
aj

G ri
ik

tp ë
or

ik
m

at
og

et
sh

to
zi

ik
og
at
hu

iz
am
Ki
h

es
k
yt
Fi

uz
is

.F
ol

Ti
je

.M
H
e

Bi

M
j.

Ed
ju

at
j.

Ar

N
G
G

Gjatë diskutimit në orën e parë nxënësit tregohen të kujdesshëm për nxjerrjen e pyetjeve që kërkojnë
përgjigje në orët e projektit në vazhdim.
Cili është tipari (tiparet) që do të studiohen?
Çfarë lloj tipari është?
Sistemojnë të dhënat në tabelën e dendurive.
Njehsojnë mesataren aritmetike, modën mesoren dhe amplitudën.
Paraqesin të dhënat në grafik me shtylla dhe grafik rrethor.
Krahasojnë të dhënat ndërmjet viteve. Sipas karakteristikave të shpërndarjes
Nxjerrin përfundime për përparimin e klasës në tri vitet e fundit.

258
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Nxjerrin përfundime për përparimin e vet në tri vitet e fundit.


Marrin masa për mbylljen me sukses të vitit shkollor etj.

Ora e dytë
Nxënësit kanë ndarë grupet e punës, kanë caktuar detyrën për secilin grup që nga ora e parë. Pajisen
me statistika që ruan shkolla me të dhënat përkatëse dhe fillojnë punën për përpunimin e të dhënave,
analizimin e tyre dhe nxjerrjen e përfundimeve. Ata bashkëpunojnë duke saktësuar njëri-tjetrin.
Në fund të orës bëhet një prezantim i punës paraprake, bëhen vërejtje dhe sugjerime, lihen detyra për t’u
punuar edhe në shtëpi.

Ora e tretë
Pjesa e parë e orës mësimore u lihet nxënësve të shohin edhe një herë punën e bërë dhe të bëhen gati
për prezantimin e projektit.
Nxënësit prezantojnë projektin dhe përfundimet që kanë nxjerrë.
Punimet mund të jenë bërë në kompjuter dhe prezantimi mund të bëhet me videoprojektor, por nxënësit
mund të zgjedhin t’i vizatojnë ato në formate të ndryshme.

Nxënësit votojnë për projektin më të mirë dhe mund të shpallen edhe projektet fituese.

Nxënësit plotësojnë një fletë, ku u përgjigjen pyetjeve:


‒ Çfarë ndihme u ofroi ky projekt në matematikë?
‒ Çfarë u pëlqeu më shumë?
‒ Çfarë vështirësish kishit gjatë zhvillimit të tij?
‒ A doni ta vazhdoni këtë projekt edhe çfarë tipari dëshironi të studioni?
‒ Çfarë propozoni për projektin e ardhshëm?

Vlerësimi i nxënësve:
Duke u bazuar në shënimet që mësuesi/-ja mban gjatë vëzhgimit të realizimit të projektit, ai/ajo bën vlerësimet
e nxënësve duke u mbështetur në: diskutimet, tabelat, vëzhgimin, planet paraprake dhe vazhdimësinë e
tyre, prezantimin e projektit, përdorimin e TIK-ut etj., si dhe në produktin e realizuar, aftësinë për të bërë
llogaritë e duhura, aftësinë për të demonstruar atë që di dhe aftësinë e bashkëpunimit në grup. Ky vlerësim
i nxënësve është pjesë e vlerësimit të dosjes personale.

Shënim. Mësuesi/ja mund të diskutojë me nxënësit dhe ata ta zgjedhin vetë temën e projektit që duan të
realizojnë, mund t’u sugjerojë nxënësve një projekt që ai/ajo e mendon më të arsyeshëm për nxënësit që
ka dhe të caktojë peshën me pikë që do të zërë ky projekt në vlerësimin e portofolit.
Ky projekt i propozuar shërben si një ide për mësuesin/en.

259
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Lënda: Matematikë Klasa: VIII


Test për tremujorin e tretë

Emri, mbiemri:________________________ Varianti A

(Kapitujt: 13, 14, 15, 16, 17, 18: Grafikët; Raportet dhe përpjesëtimet; Probabiliteti; Pozicioni dhe lëvizja;
Syprina, perimetri dhe vëllimi; Interpretimi dhe diskutimi i rezultateve)

1. a) Ndërtoni një tabelë për vlerat e y = 2x + 3. Përdorni vlerat e x-it nga -3 në 3. (1 pikë)
b) Ndërtoni grafikun e drejtëzës y = 2x + 3. (1 pikë)
c) Pika A(30,a) ndodhet në drejtëzën y = 2x + 3. Gjeni vlerën e a-së. (1 pikë)
ç) Tregoni se pika B(10, 23) ndodhet në drejtëz. (1 pikë)

2. Gjeni mesin e segmentit të ndërtuar nga pikat A(-3, 6) dhe B(1, -2) (2 pikë)

3. Një pako biskota përmban:


Biskota me fara ; biskota me fruta; biskota me çokollatë në raportin 3 : 1 : 4.
Pakoja përmban 56 biskota gjithsej. Sa prej biskotave janë:
a) me fara (1 pikë)
b) me fruta (1 pikë)
c) me çokollatë (1 pikë)

4. Probabiliteti që nesër Agroni të mos vonohet për në shkollë është 95%.


Sa është probabiliteti që ai nesër të vonohet në shkollë? (2 pikë)

5. Genci hedh dy zare të rregullta.


a) Shkruani të gjitha rezultatet e papajtueshme. (2 pikë)
b) Gjeni probabilitetin që shuma e pikëve të rëna të jetë 7? (1 pikë)

6. Jepen pikat A(2, 1); B(2, 4); C(4, 2).


a) Ndërtoni në rrjetin koordinativ trekëndëshin me koordinata këto pika. (1 pikë)
b) Shënoni me D(1, 2) qendrën e zmadhimit.
Zmadhoni ABC me koeficient 2 dhe qendër zmadhimi pikën D(1, 2). (2 pikë)

7. Gjeni syprinën e pjesës së vijëzuar. (3 pikë)

A B Përmasat e drejtkëndëshit të madh janë 10 m dhe 8 m.



E F Përmasat e drejtkëndëshit të vogël janë 5 m dhe 4 m.

G H
C D

260
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

8. Jepet kuboidi me përmasa 5 cm; 10 cm; 4 cm. Gjeni:


a) vëllimin e kuboidit; (1 pikë)
b) syprinën e përgjithshme të tij. (2 pikë)

9. Jepen masat e 25 zogjve të porsalindur në gram.


6,4; 7,3; 6,4; 8,9; 6,9; 7,8; 6,0; 6,2; 8,5; 7,1; 5,9; 7,2; 8,0; 9,5; 8,2; 5,9; 7,5; 6,4; 7,3; 8,6; 5,8; 9,2; 6,9; 6,1; 9,0.

a) Ndërtoni një diagram me degë dhe gjethe për të treguar këto të dhëna. (1 pikë)
b) Sa zogj peshonin më pak se 8 gramë? (1 pikë)
c) Sa prej zogjve peshonin më shumë se 9 gramë? (1 pikë)
d) Sa për qind e zogjve peshonin nga 6,3 në 7,9 gramë? (1 pikë)
e) Gjeni me anë të diagramit me degë edhe gjethe (3 pikë)
modën; mesoren; amplitudën e të dhënave.

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikë 0-7 8 - 11 12 - 15 16 - 19 20 - 23 24 - 27 28 - 30

261
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Lënda: Matematikë Klasa: VIII


Test për tremujorin e tretë

Emri, mbiemri:________________________ Varianti B

(Kapitujt: 13,14,15,16,17,18: Grafikët; Raportet dhe përpjesëtimet; Probabiliteti; Pozicioni dhe lëvizja;
Syprina,perimetri, dhe vëllimi; Interpretimi dhe diskutimi i rezultateve)
1. a) Ndërtoni një tabelë për vlerat e y = 2x - 2. Përdorni vlerat e x-it nga -3 në 3. (1 pikë)
b) Ndërtoni grafikun e drejtëzës y = 2x - 2. (1 pikë)
c) Pika B(30, b) ndodhet në drejtëzën y = 2x - 2. Gjeni vlerën e b-së. (1 pikë)
ç) Tregoni se pika B(5, 8) ndodhet në drejtëz. (1 pikë)

2. Gjeni mesin e segmentit të ndërtuar nga pikat A(-2, 6) dhe B(2, -2). (2 pikë)

3. Një klub kopshtarie përbëhet nga:


burra; gra; fëmijë në raportin 5 : 4 : 11.
Në klubin e kopshtarisë janë gjithsej 2240 pjesëtarë.
Sa pjesëtarë të klubit të kopshtarisë janë:
a) burra ( 1 pikë)
b) gra (1 pikë)
c) fëmijë (1 pikë)

4. Probabiliteti që një skuadër futbolli të fitojë në finale është 0,2.


Sa është probabiliteti që skuadra të mos fitojë në finale? (2 pikë)

5. Genci hedh dy zare të rregullta.


a) Shkruani të gjitha rezultatet e papajtueshme. (2 pikë)
b) Gjeni probabilitetin që prodhimi i pikëve të rëna të jetë 6? (1 pikë)

6. Jepen pikat A(2, 1); B(2, 4); C(4, 2).


a) Ndërtoni në rrjetin koordinativ trekëndëshin me koordinata këto pika. (1 pikë)
b) Zhvendoseni figurën me 4 katrorë majtas dhe 1 katror lart.
Shkruani koordinatat e kulmeve të figurës shëmbëllim. (2 pikë)

7. Gjeni syprinën e pjesës së vijëzuar. (3 pikë)


R – Shënojmë rrezen e rrethit të madh, ku R = 10 m.
r – Shënojmë rrezen e rrethit të vogël, ku r = 3 m.

262
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

8. Jepet kuboidi me përmasa: 3 cm; 8 cm; 2 cm; Gjeni:

a) vëllimin e kuboidit; (1 pikë)


b) syprinën e përgjithshme të tij. (2 pikë)

9. Jepen masat në kilogram e 25 e motoçikletave që ndodhen në një ekspozitë.


162; 180; 175; 172; 198; 165; 175; 208; 188; 176; 166; 200; 179; 208; 194; 170; 180; 189; 190; 173; 207;
199; 209; 175; 173.

a) Ndërtoni një diagram me degë dhe gjethe për të treguar këto të dhëna. (1 pikë)
b) Sa motoçikleta ndodhen në sallën e ekspozimit? (1 pikë)
c) Sa prej motoçikletave e kanë masën më shumë se 200 kg? (1 pikë)
ç) Sa prej motoçikletave e kanë masën më pak se 190 kg? (1 pikë)
d) Gjeni me anë të diagramit me degë edhe gjethe. (3 pikë)
modën; mesoren; amplitudën e të dhënave.

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikë 0-7 8 - 11 12 - 15 16 - 19 20 - 23 24 - 27 28 - 30

263
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Diskutim i portofolit të nxënësit në fund të tremujorit të tretë Detyra krijuese
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit.
Arrin të shpreh qartë me gojë dhe me shkrim situata të caktuara të të nxënit; prezanton punën e tij.
Kompetenca e të menduarit
Përdor krahasimin për të përcaktuar dallimet dhe ngjashmëritë.
Kompetenca e të nxënit
Zgjeron njohuritë matematikore të marra.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/-ja:
- diskuton punimet në portofolin e tij;
- jep mendime dhe gjykime për portofolin e nxënësve të tjerë;
- jep gjykimin për portofolin e tij.

Detyrat e portofolit:
1. Ushtrime ku përfshihen:
a) Ndërtimi i grafikëve. (Ushtrim 4 faqe 133)
b) Grafikë nga jeta e përditshme. (Ushtrim 7 faqe 138 në libër)
2. Problema me raportin.
(10 faqe 146)
3. Ushtrime me probabilitetin.
a) Gjetja e probabilitetit të mosndodhjes së një ngjarjeje, kur dihet probabiliteti i zgjidhjes së saj.
b) Gjetja e probabilitetit të ngjarjeve me mundësi të njëjtë.
c) Ushtrime ku përfshihet listimi i probabiliteteve.
d) Ushtrime ku përfshihet probabiliteti teorik dhe eksperimental.
4. Ushtrime me shndërrimin e figurave.
Ushtrimet mund të jepen me grupe ku të përfshihen të gjitha llojet e shndërrimeve.
5. Punë praktike.
Ndërtimi i figurave gjeometrike të mësuara dhe formulat përkatëse të tyre.
6. Ushtrime për njehsimin e syprinave të figurave të përbëra.
7. Ushtrime për njehsimin e syprinave të përgjithshme dhe vëllimit të trupave gjeometrikë.
8. Ushtrime ku përfshihen ndërtimi, interpretimi dhe diskutimi i të dhënave.
Detyrat mund të jepen me grupe, p.sh.:
Grupi i parë: Diagramet e dendurive (ushtrimet 3-5 në faqen 181 në libër)
Grupi i dytë: Diagramet rrethore
(Ushtrimet 4-5 në faqen 183 në libër)
Grupi i tretë: Grafikët me vija.
(Ushtrimet 4-5 faqe 185 në libër)
Grupi i katërt: Diagramet me degë dhe gjethe (Ushtrimet 6-7 në faqen 187 në libër)
Grupi i pestë: Nxjerrja e përfundimeve (Ushtrimi 4 faqe 190 në libër)
10. Projekt (3 orë)
Burimet
1. Libri i nxënësit
2. Fletorja e punës
3. Interneti
4. Libra shkencorë, enciklopedi
264
Libër mësuesi për tekstin “Matematika 8”

Organizimi i orës së mësimit

Për të realizuar këtë orë, mësuesi/-ja përdor portofolat e nxënësve dhe shënimet e mbajtura gjatë tremujorit të tretë.
Secili nxënës ka përgatitur portofolin e tij dhe e prezanton atë.
Në fund të prezantimit secili nxënës jep gjykimin e tij për saktësinë e detyrave që ka përgatitur.
Mësuesi /ja diskuton portofolin e secilit nxënës duke pasur përpara dhe shënimet që ka vendosur për ta për
projektin kurrikular dhe detyrat e paraqitura në mënyrë sistematike sipas afatit të përcaktuar kohor.
Mësuesi/ja i komunikon çdo nxënësi vlerësimin e portofolit duke e argumentuar atë dhe duke marrë
parasysh dhe vlerësimin e vetë nxënësit si dhe vlerësimin e nxënësve të tjerë.
Në rastet kur mësuesi/ja e shikon të nevojshme, mund ta shtyjë vlerësimin e portofolit duke i sugjeruar
nxënësit përmirësimin apo shtimin e ndonjë detyre.
Vlerëson edhe punimet shtesë të nxënësve në lidhje me temat e zhvilluara.

Vlerësimi
Mësuesi/ja mban shënime për vlerësimin e nxënësve.
Vlerësimi bëhet në bazë të portofolit të prezantuar nga secili nxënës dhe shënimeve të mbajtura në mënyrë
sistematike për ta në lidhje me detyrat e portofolit sipas afatit të përcaktuar kohor.
Vlerësimi i portofolit sugjerohet të bazohet te.
1. Projekti kurrikular 40% - 50% të peshës së notës.
2. Detyrat e tjera përqindja e mbetur.
Po japim një model për të mbajtur shënimet në mënyrë sistematike për portofolin e secilit nxënës.

Lënda: Matematikë Klasa: ............. Mësuesi: ...................


Emërtimi i detyrave Pikë
1............................ 5 pikë
2............................ 5 pikë
3........................... 10 pikë
4........................... 10 pikë

5. Projekti (20 pikë)

Nr. Emër Mbiemër Detyra 1 Detyra 2 Detyra 3 Detyra 4 Detyra 5 Totali i Nota
pikëve

1. Ana ............ 5 pikë 4 pikë 9 pikë 9 pikë 20 pikë 47 pikë 10 (nëntë)


2.

Tabela e kthimit të pikëve në notë

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikë 0 - 14 15 - 20 21 - 26 27 - 32 33 - 38 39 - 44 45 - 50

Shënim. Detyrat e dhëna më lart për portofolin e nxënësit janë sugjeruese. Mësuesi/ja mund t’i ndajë ato
sipas grupeve ose mund të rrisë shkallën e vështirësisë së tyre në varësi të nivelit të klasës; mund t’i shtojë
ose t’i pakësojë ato duke u kujdesur gjithmonë që të jenë gjithëpërfshirëse dhe krijuese.
Caktimi 50 pikë për portofolin është thjesht një model. Secili mund të vendosë më shumë apo më pak
pikë për detyrat e portofolit, në varësi të shkallës së vështirësisë që paraqesin duke ruajtur peshën e
shpërndarjes së pikëve.

265
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Zajsi, Eranda
Matematika 8 : libër mësuesi : për klasën e 8-të të
shkollës 9-vjeçare / Eranda Zajsi, Shyrete Selmanaj. –
Tiranë, etj. : Albas, 2017
266 f. : me il. ; 20.5x27.5 cm.

ISBN 978-9928-02-857-0

I. Selmanaj, Shyrete
1. Matematika 2. Tekste për mësuesit
3. Tekste për shkollat 9-vjeçare
51 (073) (075.2)

You might also like