You are on page 1of 72

Terminologjia e malokluzioneve

ortodontike
Ndryshimet morfologjike dhe të strukturës mund
të paraqiten për shkak të odontogjenezës së
tepërt ose mungesës së saj, si dhe ndikimit të
faktorëve fizikë.

Gjatë zhvillimit të dhëmbëve dallojmë disa


anomali, ku varësisht janë të ndara në anomali:
pozite, forme, numri, madhësie, erupsioni ,
ngjyre dhe strukture
Anomalitë e pozitës së dhëmbëve

• Rotacioni
• Inklinimi
• Spostimi Bodilli
• Infrapozicioni
• Suprapozicioni
• Ektopia
• Transpozicioni
Me rotacion kuptojmë lëvizjen e dhembit rreth boshtit të
gjatë longitudional.

Në bazë të rrafshit të anës vestibulare dallojmë :

Rotacion mezial - i rrotulluar kah vija e mesit

Rotacion distal-ana vestibulare e rrotulluar pas

Rotacion oral – i kthyer kah brendia e zgavrës së gojës

Rotacion meziolingual - dhëmbi i rrotulluar rreth boshtit


të gjatë ashtu që faqja meziale e kthyer kah gjuha
Rotacioni i dhëmbëve më shpesh ndodh për shkak
të mungesës së hapësirës, pozitës të parregullt
gjenetike, numrit të tepërt të dhëmbëve dhe
shërimit të gabuar ortodontik.
Rotacion
Rotacion
Inklinimi

Kjo anomali shkaktohet me zhvendosjen e dhëmbit rreth


qfarëdo boshti tërthor (horizontal) ashtu që kurora dhe
rrënja janë në rrafshe të kundërta.

Kemi dy lloje të inklinimit:

Inklinim centrik, kur dhëmbi përkulet rreth boshtit të


pjesës së tretë apikale dhe të tretës së mesme të rrënjës
klinike

Inklinim ekscentrik kur dhëmbi përkulet rreth qfarëdo


boshti tjetër tërthor.
Përcaktimi i rrafshit të inklinimit bëhet në kurora të
dhëmbëve të cilat mund të jenë të anuara si:

Inklinim mezial
Inklinim distal,
Inklinim lingual
Proinklinim ose inklinim labial ne drejtim te buzëve
Inklinacion bukal ku molarët dhe premolarët anohen
në drejtim të faqeve.
Shkaktarët e inklinimit të dhëmbëve mund të jenë: pozita
e parregullt e folikuleve, dhëmbët e tepërt, perzistimi i
dhëmbëve të qumështit, humbja e hershme e dhëmbëve
të qumështit apo të dhëmbëve të përhershëm, mungesa
e hapësirës në harkun e dhëmbëve, proceset patologjike,
( cistat, tumoret, paradontopatia etj.), trauma dhe
shërimi jatrogjenik ortodontik apo protetik.
Spostimi Bodilli

Kjo anomali shënon zhvendosjen e dhëmbit me


tërë trupin gjatë tërë boshtit gjatësor. Sipas
drejtimit zhvendosja bodilli mund të jetë:
Në drejtim:

mezial (kah vija mediane)

distal (kah ana e kundërt e vijës mediane)

orale (brenda harkut të dhëmbëve)

vestibulare ( jashtë harkut të dhëmbëve)


INFRAPOZICIONI DHE SUPRAPOZICIONI

Infrapozicioni kemi atëherë kur faqja okluzale ose tehu


incizal nuk shtrihet në të njejtën vijë si pjesa tjetër e
dhëmbëve në hark, d.m.th. kemi zhvillim të
pamjaftushëm vertikal ose anomali vertikale të pozitës së
dhëmbit.

Duhet dalluar infrapozicionin e përkohshëm, kur dhëmbi


është në erupsion, nga infrapozicioni i përhershëm, kur
dhëmbi për shkak të ndonjë pengese ose pozite të gabuar
është i ndalur në erupsion.
Kjo anomali më shpesh formohet për shkak të mungesës
së hapësirës, ankillozës, dhëmbëve të tepërt, të terapisë
së gabuar ortodontike dhe proceseve patologjike.

Suprapozicioni – dhëmbët janë shumë të eruptuar, ose


gjithashtu është anomali vertikale e pozitës së dhëmbit,
por e kundërt nga infrapozicioni.
Anomalia paraqitet me rritjen e tepërt të dhëmbëve,
faqet kafshuese apo tehet incizale të të cilave e kalojnë
rrafshin okluzal.
Shkaktarë i kësaj anomalie është humbja e dhëmbëve
antagonist (për shkak të ekstraksionit) ose për shkak të
kontaktit devijues me dhëmbët e kundërt.
EKTOPIA

Me pozitë ektopike nënkuptojmë zhvendosje të dhëmbit


nga pozita e tij normale në harkun dhëmbor.
Më i shpeshti është migrimi në daljen e dhëmbëve të
përhershëm : kaninëve të sipërm dhe premolarëve të
dytë, pastaj molarëve të tretë të poshtëm dhe kaninëve
të poshtëm.
Shkaktarët e ektopisë janë: harku i shkurtër dhëmbor,
pozita jo e rregullt e folikulit të dhëmbit, ndonjë process
patologjik në nofull dhe anomalitë kongjenitale siq janë
qarjet etj
TRANSPOZICIONI
Transpozicioni paraqet një dhëmb të vendosur në hark në
vend të dhëmbit tjetër.

Përndryshë transpozicioni është një lloj ektopie,


gjegjësisht anomali e pozitës që është karakteristike kur
dy dhëmbë fqinjë ndërrojnë vendet në harkun dhëmbor.
Anomalia mund të jetë parciale dhe totale.

Me transpozicion parcial nënkuptohet ndërrimi jo i


plotë i vendeve të dy dhëmbëve (dhëmbët që i
ndërrojnë vendet gjenden jashtë harkut apo janë të
përkulur, prandaj këtu vetëm kurorat i kanë ndërruar
vendet).

Transpozicioni total dhëmbët në tërësi kanë ndërruar


vendet dhe gjenden në hark dhëmbor dhe është pasojë
e ndonjë sindromi.
Shkaktarët e kësaj anomalie janë: ndërrimi i
vendeve të embrioneve të dhëmbëve, drejtimi jo i
drejtë gjatë daljes së dhëmbit, proceset e ndryshme
patologjike dhe trashëgimia.
Dhëmbi i impaktuar

Në kuptimin klinik bëhet fjalë për dhëmbë të paeruptuar,


duke marrë parasyshë faktin e kohës së kaluar fiziologjike
për daljen e tij edhe pse janë dhëmbë të formuar
morfologjikisht.

Dhëmbët më shpesh të impaktuar janë kaninët


maksillarë, molarët e tretë dhe premolarët e dytë, por ka
mundësi që për shkak të meziodensit të jetë i impaktuar
ose i retinuar edhe incizivi qëndror maksillar.
Anomalitë e zhvillimit të strukturës së
dhëmbëve

Amelogenesis imperfecta

Sinonim: aplazion i smaltit, displazion i smaltit, dhëmbët e


përhitur.

Kemi 2 tipe:

Tipi hipoplastik - lind gjatë kohës së amellogjenezës për


shkak formimit jo të plotë të matrixit të smaltit. Këta
dhëmbë kanë ngjyrë të verdhë në të kaftë.
Tipi hipomineralizues - ky lloj paraqitet si defekt i
strukturës dhe deponimit të mineraleve. Pas lindjes,
smalti menjëherë pas erupsionit harxhohet pasi është i
butë dhe mbetet dentina e zhveshur. Ngjyra e dhëmbit
është e kaftë e mbyllët. Te të dy tipet këto i përfshijnë
edhe dhëmbët e qumështit dhe dhëmbët e përhershëm.
Amelogenesis Imperfecta
Dentinogjeneza imperfecta
Çrregullimet kryesore pasqyrohen në zhvillimin e
dentinës te dhëmbët e qumështit dhe te dhëmbët e
përhershëm.
Edhe pse dentina është hipoplastike, struktura e zmaltit
është e formuar mirë. Për një kohë të shkurtër pas
erupsionit dhe shfrytëzimit të këtyre dhëmbëve vjen deri
te harxhimi i kurorave të tyre dhe zbulimi i dentinës e cila
lehtë ngjyroset nga ushqimi dhe uji dhe atë duke filluar
nga ngjyra e përhitur deri te e kaltërta në të kaftë, ose
edhe në të zezë.
Karakteristikë e kësaj e shprehur është malpozita dhe
lëvizshmëria e dhëmbëve.
Dentinogenesis Imperfecta
Hipoplazionet e zmaltit

Anomalia më e shpeshtë e strukturës së dhëmbit që


karakterizohet me demtimin e mbështjellësit të smaltit
është hipolazioni i smaltit. Kjo ndodhë se gjatë
zhvillimit të smaltit mundë të lindë ndonjë çrregullim i
metabolizmit të Ca.
Hipoplazionet e smaltit te dhëmbët e përhershëm më
shpesh vërehen te molarët e parë e pastaj te incizivët
qëndrorë dhe kaninët.
Shkaktarët e formimit të hipoplazionit të smaltit janë të
shumëllojshëm: nga sëmundjet specifike përmenden:
infeksionet e rënda, mungesa e vitaminës A, C dhe D
etj.
Hipokalcifikim
Dhëmbët e Hutchinson-it

Kjo anomali ka karakteristike të incizivëve, kurorat e të


cilave, në të gjitha parametrat janë më të vogla, faqet
anësore janë konvekse dhe e kanë pamjen e fuçisë, pak
a shumë konike , ndërsa në në tehun incizal ekziston
një defekt në formë të gjysmë hënës.

Shkatarët e kësaj anomalie janë : infeksionet


intrauterine të fetusit me lues kongjenital (sifilisi
kongjenital).
Dhëmbët e Turner-it

Kjo anomali e kurorës së dhëmbit formohet si pasojë e


proceseve në hapësirën periapikale të dhëmbëve të
qumështit të cilët e pengojnë procesin e mineralizimit të
dhëmbit të përhershëm. Si pasojë paraqiten ndryshimet
hipoplastike në kurorë të dhëmbëve të përhershëm.

Defektin e smaltit në një sipërfaqe të kufizuar i pari e ka


përshkruar Turner (1912). Vendet e dëmtuar zakonisht e
kanë ngjyrën e verdhë.
Dilaceracioni i dhëmbëve

Me dilaceracion nënkuptojmë raportin e çrregullt të


kurorës dhe të rrënjës së dhëmbit, që është si pasojë e
traumës në fëmijëri të hershme. Më shumë lokalizohet
te incizivët qëndrorë të përhershëm të sipërm.

Kjo vjen nga trauma e dhëmbëve të qumështit.

Dhëmbi i dilaceruar, erupton ose mbetet i impaktuar


Anomalitë sipas numrit të dhëmbëve
I ndajmë në dy grupe:
Hiperodoncion dhe hipodoncion
Hiperdoncion- është paraqitja e numrit më të madhë të
dhëmbëve se normalisht. Ekzistojnë disa sinonime për te:
dhëmbët e mbinumërt, dhëmbë multipël dhe polidoncion
etj.
Pamja morfologjike e dhëmbëve të mbinumërt është e
llojllojshme: nga ato që i ngjajnë normales (tipike,
suplementare) e deri te ato që quhen abnormale (atipike).
Hiperdoncioni paraqitet te dhëmbët e qumështit dhe te
dhëmbët e përhershëm por më e shpeshtë te dhëmbët e
përhershëm.
Hiperdoncion me meziodens
Hiperdoncion me meziodens
Distomolari
Hipodoncioni

Me hipodoncion nënëkuptojmë mungesën kongjenitale


të një apo më shumë dhëmbëve të qumështit ose atyre
të përhershëm. Hipodoncioni mundë të jetë i vërtetë për
shkak të mungesës së burbuqës së dhëmbit dhe i
rrejshëm kur mungon dhëmbi në varg por ekziston në
nofull.

Hipodoncioni mund të jetë: total dhe parcial.

Anodoncion total kemi kur mungojnë të gjithë dhëmbët


në të dy nofullat, edhe është fenomen i rrallë, ndërsa
anodoncion parcial ose oligodoncioni është kur
mungojnë dhëmbët nga grupet e dhëmbëve.
Hipodoncion
Hipodoncion -para tretmanit
Pas tretmanit
Anomalitë e madhësisë së dhëmbëve

Këto anomali formohen gjatë kohës së diferencimit


morfologjik të folikulit dhëmbor.

Këtu bëjnë pjesë mikrodoncioni dhe makrodoncioni.

Mikrodoncion karakterizohet me dhëmbë të vegjël, në


tri drejtime hapësinore prej atyre normal. Mund të prek
vetëm një dhëmbë apo të gjithë.

Mikrodoncioni është shkaktarë e rallësisë së harqeve të


dhëmbëve.
Mikrodoncion
Makrodoncioni

Karakterizohet me kurorë tepër të madhe.


Anomali që është e kundërt me mikrodoncionin.
Këtë e hasim vetëm te dhëmbët e përhershëm,
posaçërisht në hapësirën e incizivëve qëndrorë të
sipërm.
Anomalitë e formës së dhëmbëve
Anomalitë e kurorës dhe të rrënjës, mund të kenë
të gjithë dhëmbët.

Taurodontizmi është anomali e formës së dhëmbit,


që karakterizohet me kurorë normale dhe rrënjë të
gjerë, e cila arrin deri te e treta apikale.

Geminacioni- kjo anomali lidhet me atë se fillon,


por nuk përfundon ndarja e embrionit të dhëmbit.
Fuzioni- manifestohet me bashkimin e smaltit dhe të
dentinës apo vetëm të smaltit të dy dhëmbëve. Për
dallim nga geminacioni, te fuzioni ekzistojnë dy kanale
dhe dy rrënjë.

Konkrescencia- kjo anomali ka të bëjë me bashkimin e


rrënjëve të strukturës së cementit të dy apo më shumë
dhëmbëve.

Dens invaginatus- lidhet me invaginacionin e organit të


smaltit në indin e papillës së dhëmbit.
Taurodontizmi
Fuzioni
Fuzion
Geminacion
Geminacion
Konkrescioni
Konkrescioni
Dens in dente
Dens invaginatus
Ju faleminderit…

You might also like