You are on page 1of 10

Florim L.

Salihu

ENDODONCIA
- Kapitulli 8 –

Prishtinë, Shkurt 2015


Kapitulli 8 PARODONTITET APIKALE

Parodontitis apicalis
Definicioni:

- Është inflamacion në periodonciumin periapikal (dmth të indeve që e rrethojnë


apeksin e rrënjës së dhëmbit – kocka alveolare, periodonciumi, cementi i rrënjës
së dhëmbit)

Klasifikohet në:

- Parodontitis apicalis acuta


- Parodontitis apicalis chronica

Parodontitis apicalis acuta


Definicioni:

- Është inflamacion i periodonciumit periapikal i cili manifestohet me dhimbje dhe


eksudat

Etiologjia:

- Infeksioni:
-Kanali i infektuar paraqet burimin kryesor të mikroorganizmave apo
toksinave
-Rrugët e infeksionit janë përmes:
-Kavumit dentar
-Xhepit parodontal
-Rrugës hematogjene
-Rrugës limfogjene
-Percontinuitatem (nga një proces fqinjë)
- Trauma :
-Tek lëndimet e lehta zhvillohet parodontitis apicalis serosa
-Shkaku i lëndimit mund të jetë:
-Kur përmes instrumenteve kanalikulare
dëmtohet mekanikisht parodonciumi
-Kur përmes instrumenteve kanalikulare
shtyhen mbeturinat dentinore apo pjesët e
thyera të instrumenteve në periapeks
-Kur mbushjet e amalgamit, kompozitave,
punimet protetikore etj ... janë joadekuate
(kjo është traumë okluzale) bën që dhëmbi
antagonist të duron ngarkesë më të madhe
dhe kjo çon në dëmtim të parodonciumit

237
Kapitulli 8 PARODONTITET APIKALE

- Dëmtimet kimike – medikamentoze:


-Kur përdorim dezinficientë të fortë për përpunimin e kanalit
-Arseni dhe preparatet për devitalizim të pulpës kur përdorim sasi,
përqëndrim dhe kohëzgjatje joadekuate
-Tejmbushmëria e kanalit me preparate për mbushje siç janë:
-Jodoform cementi
-N2
-Kjo quhet parodontitis apicalis medicamentosa

Patohistologjia:

Parodontitis apicalis acuta ka dy forma:

- Parodontitis apicalis serosa


- Parodontitis apicalis purulenta

Parodontitis apicalis serosa:


- E karakterizojnë:
-Hiperemia
-Dilatacioni i enëve të gjakut
-Eksudati seroz
- Kështu krijohet edema që e bën dhëmbin të luhatet dhe të del pak nga alveola

Parodontitis apicalis purulenta:


- Karakterizohet me:
-Grumbullimin e leukociteve dhe histociteve dhe krijimit të
mikroabsceseve të cilat mund të konfluojnë dhe të formojnë
infiltratin qelbor
-Rritet veprimi i osteoklasteve që e bëjnë shkatërrimin (resorbimin)
e kockës alveolare që kjo ndikon në zgjerimin e inflamacionit
purulent

Fazat e zhvillimit të sëmundjes:

- Faza periodontale:
-Karakterizohet me hiperemi dhe eksudat seroz në indin periapikal
përreth apeksit
-Kjo fazë është vazhdim i:
-Pulpitit seroz total
-Pulpitit purulent
-Pulpitit kronik ulçeroz
-Nekrozës dhe gangrenës së pulpës

238
Kapitulli 8 PARODONTITET APIKALE

-Kjo fazë është si e vetme në rastet e trumave


-Kjo fazë quhet parodontitis apicalis serosa
- Faza endooseale:
-Përhapet shpejtë në kockën përreth
-Ku krijohet abscesi në kockën alveolare
-Kjo fazë quhet parodontitis apicalis purulenta
- Faza subperiostale:
-Qelbi vazhdon të zgjerohet deri tek periosti i nofullës i cili nën
ndikimin e qelbit çkolitet nga kocka me çrast krijohet një e ngritur i
quajtur abscesi subperiostal
-Me zhvillimin e abscesit subperiostal krijohet edema e indeve
rrethuese, se ku do të depërtonë qelbi nga abscesi varet nga:
-Ngjitja e muskujve
-Pozita e rrënjëve – inklinimi, gjatësia
- Faza submucosale:
-Është stadi ku lajmërohet abscesi submukozal dmth depërtimi i
qelbit nga kocka nëpër periost deri në submukozë
-Ky stad quhet Parulis celulitis

Simptomatologjia:

Faza periodontale:

Simptomet subjektive:

- Kemi simptome të pakta


- Pacienti e ndien se dhëmbi është paksa i zgjatur - në kafshim
- Ka ndjeshmëri relative gjatë kafshimit

Gjendja objektive:

- Ndjeshmëri e vogël në perkusion vertikal

Faza endooseale:

Simptomet subjektive:

- Simptomet janë shumë të shprehura


- Dhimbje spontane të qëndrueshme me karakter pulsativ
- Dhimbjet përhapen kah veshi, syri, ashti temporal
- Dhëmbi është i ndishëm edhe në prekjet me gjuhë edhe në kafshim
- Pozita e shtrirë si dhe puna fizike e rrit presionin andaj pacienti e kalon natën
duke ecur
- Temperaturat e ftohta e ulin dhimbjen

239
Kapitulli 8 PARODONTITET APIKALE

- Dhëmbi luhatet dhe mbi nivelin e dhëmbëve tjerë – për shkak të përmbajtjes
qelbore në periodoncium

Gjendja objektive:

- Në inspeksion vërehet skuqje dhe edemë e vogël


- Në palpacion kemi dhimbje në forniks përreth apeksit
- Ka dhimbje në perkusion vertikal dhe horizontal
- Nyjet limfatike regjionale janë të rritura, të buta, të lëvizshme dhe të ndjeshme
në palpim
- Gjendja e përgjithshme e rënduar me temp të lartë

Faza subperiostale:

Simptomet subjektive:

- Dhimbjet spontane të padurushme – për shkak të çkolitjes së periostit nga kocka

Gjendja objektive:

- Kemi edemë të asaj ane të fytyrës


- Trizmus
- Gjendja e përgjithshme e rënduar
- Nyjet limfatike regjionale të rritura dhe të dhimbshme
- Në perkusion kemi dhimbje
- Dhëmbi shumë i luhatshëm
- Në inspeksion dhe palpacion kemi një të ngritur mbi të cilën mukoza ka skuqje
- Temp e rritur me ethe

Faza submukozale:

Simptomet subjektive:

- Dhimbjet zvogëlohen sepse qelbi drenohet në submukozë


- Qelbi e ka shpërthy periostin dhe del në submukozë duke krijuar abscesin
submukozal

Gjendja objektive:

- Në palpim infiltrati është i butë dhe fluktuon


- Në disa raste infiltrati mund të zbrazet në hapësirat anatomike si:
-Sinusin maxillar dhe jep empiemën e sinusit maxillar
-Nëpër mukozë në hapësirën e gojës
-Nëpër lëkurë në formë fistulle

240
Kapitulli 8 PARODONTITET APIKALE

Shërimi i plotë (restitutio ad integrum) nuk arrihet deri sa të mos largohet shkaktari -
përmbajtja e dëmshme në kanalin e dhëmbit

Atëherë inflamacioni merr kahje kronike gjatë të cilës kohë pas kohe mund të ketë
ekzacerbime akute që quhet phenix absces

RTG:

Faza periodontale:

- Nuk ka shenja të destruktimit kockor


- Paraqitet një ndriçim në formë të gjysëmhënës në kufizimin periodontal por
lamina dura është e ruajtur
- Nëse është pasojë e okluzionit traumatik përpos ndriçimit në vijën periodontale
edhe lamina dura është e trashur përgjatë tërë rrënjës

Faza endooseal:

- Kemi shkatërrim të lamina dura dhe pjesës më të afërt të kockës alveolare në


formë të osteoporozës alveolare dmth rarifikim i kockës

Faza subperiostale:

- Rtg nuk tregon shenja të qarta

Pas 2 – 3 jave mund të vërehet zbërthimi kockor i dukshëm në RTG

Parodontitis apicalis chronica


Definicioni:

- Është inflamacion kronik i parodonciumit apikal e cila karakterizohet me


proliferim të indit lidhor gjegjësisht indit granulomatoz i cili ka rol mbrojtës

Parodontiti apikal kronik nis si i tillë por mund të jetë edhe vazhdim i parodontitit apikal
akut

Etiologjia:

- Infeksioni
- Trauma
- Dëmtimet kimike

Patogjeneza:

- Shkaktarët vijnë nga kanali i rrënjës përmes foramen apikale duke shkaktuar
ndryshime inflamatore duke krijuar indin granulomatoz i cili përbëhet nga:

241
Kapitulli 8 PARODONTITET APIKALE

-Indi lidhor me enë të gjakut rishtaz të krijuara


-Limfocite
-Plazmocite
-Makrofagë
- I cili në mënyrë të vazhdueshme shkakton resorbim të kockës alveolare ndryshim
ky që është i dukshëm në RTG

Klasifikimi i parodontitis apicalis chronica:

- Parodontitis apicalis chronica fibrosa


- Parodontitis apicalis chronica circumscripta – granuloma
- Parodontitis apicalis chronica granulomatosa progresiva difusa – Partch
- Cistis dento radicularis

Parodontitis apicalis chronica fibrosa


Paraqet trashje fibrotike të membranës periodontale përreth majës së rrënjës

Parodontitis apicalis chronica circumscripta – granuloma


Granuloma paraqet inflamacionin kronik të indit periapikal pa simptome ose shenja klinike

Shkaktarët:

- Nekroza e pulpës nën mbushje e silikateve pa shtresë mbrojtëse


- Gangrena e pulpës

Lokalizimi:

- Më shpesh në apeksin e rrënjës


- Më rrallë anash rrënjës

Granuloma është e lidhur për apeksin e dhëmbit ku kjo vërtetohet edhe gjatë ekstraksionit
të dhëmbit shpesh del me të edhe granuloma e cila në dukje është si masë mishi me ngjyrë
të verdhë të zbehtë ose të kuqe të mbylltë me madhësi të bizeles

Rrënja mund të mbetet normale ose të jetë lehtë e resorbuar

Pasqyra klinike:

Simptomatologjia:

- Është e varfër përveç nëse kemi ekzacerbim akut

Diagnostikohet shpesh gjatë kontrollit rutinor ose inçizimit të RTG

242
Kapitulli 8 PARODONTITET APIKALE

Anamneza:

- Kur granuloma është në gjendje qetësie nuk fitohen të dhëna subjektive


- Pacienti e ka vrejtë ndryshimin e ngjyrës së dhëmbit që i është bërë më i errët
- Pacienti tregon që dhëmbi i tij është i mjekuar

Gjendja objektive:

- Testi i vitalitetit është negativ


- Ngjyra e dhëmbit është e ndryshuar (si pasojë e futjes së mikroorganizmave dhe
produkteve të zbërthimit nëpër kanalëzat e dentinës)
- Pas sondimit kemi fetor të rëndë nga kanali tipik për shkatërrim gangrenoz
- Në inspeksion mund të vërejmë një të ngritur me ngjyrë të kuqe ose të verdhë e
cila mund të pelset dhe nga ajo të del qelb, prandaj krijohet fistula
- Me perkusion krijohet një tingull i topitur pa dhimbje kurse në perkusion
horizontal kemi dridhje të dhëmbit që hetohet me mollëza të gishtit
- Nga nyjet limfatike regjionale nuk kemi të dhëna përveç nëse kemi të bëjmë me
ekzacerbim akut

RTG:

- E plotëson pasqyrën klinike

Terapia e parodontitit apikal


Mjekimi i parodontiteve akute apikale
Numri më i madh i inflamacioneve në parodoncium vijnë nga:

- Pulpitet totale purulente


- Nekroza dhe gangrena e pulpës
- Pulpitet kronike

Në rastet e parodontitit iritues


- Që është fenomen përcjellës tek pulpitet akute dhe ekzacerbimet akute tek
pulpitet kronike
- Pasi që shkaktohet vetëm hiperemia e periodonciumit atëherë terapia është
kauzale:
-Largimi i pulpës së inflamuar me rrugën e ekstirpimit total të saj
- Ndodh që të mbetet ndonjë pjesë e pulpës së inflamuar pa u ekstirpuar (rest –
pulpitis) andaj dhimbjet edhe më tutje perzistojnë, kështu që duhet që të lihet
vata nga klor fenol kamfora në kanal dhe dhëmbi të mbyllet përkohësisht (nëse
lihet i hapur kanali atëherë do të infektohet)

243
Kapitulli 8 PARODONTITET APIKALE

- Pas qetësimit të fazës akute të parodontitit iritues vazhdohet me procedurat


endodontike të zakonshme

Në rastet e parodontitit akut seroz:


- Dhëmbi duhet të hapet menjëherë me turbinë që mos të shkaktohen vibrime në
dhëmbë
- Pas trepanimit, eliminohet përmbajtja
- Përpunimi biomekanik dhe medikamentoz i kanalit
- Me këtë hapet rruga për drenazhë (dekongjestioni i edemës së pranishme seroze
në parodonciumin apikal) duke u qetësuar dhimbja menjëherë
- Disa autorë vendosin vatën nga klor fenol kamfora e cila i qetëson dhimbjet dhe
vepron si antiseptikë si prevenues për infeksion
- Disa autorë të tjerë vendosin kombinacionin nga kortikosteroidet, antibiotikët
dhe antiseptikët (Ledermix pasta)
- Kortikosteroidet veprojnë në mënyrë antiinflamatore duke zvogëluar dhembjen
- Antibiotikët dhe antiseptikët e pengojnë aktivizimin e mikroorganizmave
eventuale
- Pasta vendoset me lentulë, ashtu që pasta e arrinë indin periapikal
- Kaviteti mbyllet përkohësisht deri sa të qetësohen simptomat akute
- Pas qetësimit të fazës akute të parodontitit akut seroz vazhdohet me procedurat
endodontike të zakonshme
- Kur nuk qetësohet është shenjë që inflamacioni merr karakter purulent

Në rastet e parodontitit akut purulent


- Procesi inflamator i ka përfshi indet tjera të parodonciumit (fillon faza
endooseale dhe subperiostale) me dhimbje të forta
- Sa më parë duhet të kryhet drenazha nëpërmjet foramen apikale duke e hapur
foramen apikale me Kerr zgjerues
- Nëse është e përcjellur me gjendje fibrile indikohen antibiotikë më mirë me rrugë
parenterale, po ashtu edhe për ta penguar ndonjë komplikim eventual si:
-Angina Ludovici
-Flegmona e fytyrës
-Septikemia
-Tromboza e sinusit kavernoz
- Pas drenazhës transkanalikulare dhëmbi lihet i hapur dhe i sëmuri mbahet nën
kontrollë dhe terapi antibiotike
- I sëmuri këshillohet për:
-Shpërlarje të gojës me kamomilë të ngrohtë
-Aspirim (thithje) të përmbajtjes nga kanali
-Nga jashtë vihen kompresa të ftohta

244
Kapitulli 8 PARODONTITET APIKALE

- Vetëm pas qetësimit të simptomave akute mund të vazhdojë terapia


endodontike

Në rastet kur vjen deri te formimi i abscesit submukozal (parulis celulitis):


- Në këtë stad antibiotikët thuajse janë të paefektshëm
- Terapia e absceseve apikale akute konsiston në drenazhën urgjente
transkanalikulare si dhe incizionin e indit të butë (vendit ku tash është kriju
abscesi purulent)
- Kur të bëhet drenazha nga kanali rrjedh qelb dhe gjak
- Nuk rekomandohet dhënja e anestezionit infiltrativ sepse:
-Nuk zvogëlohet dhimbja
-Është rrezik i përhapjes së mikroorganizmave virulente
- Anestezioni regjional do të kryente punë
- Pas drenazhës dhe incizionit dhëmbi mund të mbyllet me pastë në bazë të
Asphalin – Ledermiks 1:5 e cila i qetëson simtpomat akute
- Pas disa ditëve planifikohet terapia endodontike
- Mirëpo ekziston mendimi se kur ka sekrecion permanent kanali shpërlahet me
tretje fiziologjike ose ujë të destiluar dhe kanali lihet i hapur me vërejtjen e të
sëmurit se çdo mbyllje e dhëmbit me ushqim me kohë të largohet si dhe me
aspirimin e përmbajtjes nga kanali
- Terapia endodontike vazhdon si në rastet e kanalit të infektuar
- Nëse abscesi submukozal është zhvilluar te dhëmbi me kurorë protetikore si dhe
mbushje paraprake të kanalit atëherë është e pamundur të bëhet drenazha
transkanalikulare andaj përdoret vetëm incizioni i indit të butë ose kockës
(fenestrimi i Schroderit)
- Mund të lihet dreni deri sa të ndalet sekrecioni
- Në disa raste indikohet nxjerrja si formë e vetme e terapisë urgjente

245

You might also like