You are on page 1of 35

HEMOSTAZA NORMALE

HEMOSTAZA NORMALE

Është reaksion mbrojtës i organizmit që ka funksion:


 ta mbajë gjakun në gjendje të lëngët brenda enëve të
gjakut

 që në enët e lënduara të gjakut të kontrollojë


aktivizimin e formimit të trombit me qëllim të
koagulimit të gjakut si dhe lizës së trombit me qëllim
reparimit të enëve të dëmtuara të gjakut dhe pengimit
të trombozës intravaskulare

 ndaljen e gjakderdhjes si ato spontane nga enët e


gjakut të palënduara ashtu edhe gjakderdhjet të cilat
shfaqen pas lëndimit
NË MEKANIZMIN E HEMOSTAZËS JANË JANË TË INVOLVUARA DY
SISTEME TË CILAT JANË NË EKUILIBËR:

1. sistemi prokoagulant- e aktivizon koagulimin


2. sistemi fibrinolitik – e pengon koagulimin

Prezenca e hemoragjisë ose trombozës varet nga balanci në


mes të sistemit prokoagulant dhe atij fibrinolitik.

çrregullimi i ekuilibrit në sistemin e hemostazës rezulton me


probleme në hemostazë në formë të:
 Aktivizimit të tepruar të prokoagulantëve që rezulton me
trombozë
 Aktivizimit të tepruar të sistemit fibrinolitik që rezulton me
gjakderdhje
EKUILIBRI MES SISTEMIT PROKOAGULANT DHE SISTEMIT
FIBRINOLITIK E SIGURON HEMOSTAZËN NORMALE
NË RUAJTJEN E EKUILIBRIT MES SISTEMEVE TË PËRMENDURA
NDIKOJNË FAKTORËT VIJUES:

• Integriteti i enëve të gjakut- enët e gjakut me ndërtim normal


(qelizat endoteliale që rrethojnë murin e enëve )

• Numri dhe funksioni adekuat i trombociteve (të afta


funksionalisht-adheziviteti, agregacioni, metamorfoza viskoze)

• Numri normal i faktorëve të koagulimit (proteineve të gjakut) që


qarkullojnë në gjak

• Funksionim i duhur i shtegut fibrinolitik

• Përqëndrimi normal i joneve të Ca në gjak


Rrjedhja e gjakut në gjendje të lëngët në enën e
padëmtuar

drmsaiem
HEMOSTAZA ZHVILLOHET NË 2 FAZA

1- Hemostaza primare - pas dëmtimit të enës së gjakut,


përfshinë fazën vaskulare (përgjigjen vaskulare) dhe fazën
trombocitare (formimin e tapës primare trombocitare) që
rezultojnë me ndaljen e menjëhershme të gjakderdhjes.

2- Hemostaza sekondare përfshinë kaskadën e aktivizimit


te faktorëve të koagulimit që rezulton me formimin e
koagulumit fibrinoz stabil.
Hemostaza normale pas lëndimit të enës së gjakut është proces i
shpejtë dhe i lokalizuar vetëm në regjionin e enës së lënduar

Hemostaza rrjedhë nëpër katër faza:

 faza vaskulare (vazokonstrikcioni) zgjatë 1 min.

 -//- trombocitare (1-3 sec.)

 -//- e koagulimit të gjakut (4-8 min)

 -//- e fibrinolizës
Në rast të dëmtimit të enëve të gjakut aktivizohet
mekanizmi i hemostazës i cili kalon nëpër disa faza
MEKANIZMAT QË MARRIN PJESË NË PROCESIN E
HEMOSTAZËS (NDALJEN E GJAKDERDHJES)

 Vazokonstriksioni i enëve të gjakut

 Formimi i tapës primare trombocitare

 Formimi i koagulumit

 Retrakcioni (tkurrja e koagulumit)

 Fibrinoliza e trombit (shpërberja e koagulumit) me


qëllim reparimit të enëve të dëmtuara të gjakut
FAZA E I-RË E HEMOSTAZËS- VAZOKONSTRIKCIONI

 Kontrakcion i muskujve të lëmuar në vendin e lëndimit të


enës së gjakut (spazëm) ndodhë shpejtë brenda 15-60 sek,
dhe mund të zgjasë 20-30min.

 Vazospazmi shkaktohet nga mediatorët si serotonina dhe


kalciumi të liruar nga endoteli vaskular dhe trombocitet,
prandaj në procesin e hemostazës ka rëndësi përqëndrimi
normal i joneve të Ca ne gjak

 Me kontrakcion zvogëlohet diametri i enës së gjakut me çka


zvogëlohet (ngadalësohet) qarkullimi i gjakut në këtë regjion,
gjë që e redukon gjakderdhjen dhe mundëson grumbullimin e
trombociteve dhe faktorëve tjerë të koagulimit
FAZA VASKULARE
FAZA TROMBOCITARE - ADHEZIONI I TROMBOCITEVE
ENDOTELI I ENËVE TË GJAKUT NË RRETHANA NORMALE PRODHON FAKTORIN
PROSTACYCLIN (PROSTAGLANDIN-PGI2) I CILI INHIBON AGREGIMIN E
TROMBOCITEVE ÇKA LEHTËSON QARKULLIMIN E GJAKUT.

• Si rezultat i dëmtimit të endotelit dhe ekspozimi t të kolagjenit


subendotelial lirohet faktori von Willebrand (për te cilin trombocitet
kanë afinitet të lartë) si dhe ADP (adenosine diphosphate) dhe
thromboxane A2 të cilët e ndihmojnë adhezionin dhe agregimin e
trombociteve
1. ADEZIONI I TROMBOCITEVE

- Faktori von Willebrand i liruar nga qelizat endoteliale të


enës së gjakut të dëmtuar, e lidhë glikoproteinën GPIb që
gjendet në sipërfaqe të membranës së trombociteve, me
kolagjenin e ekspozuar, duke realizuar kështu adhezionin
(ngjitjen) e trombociteve për kolagjenin e murit të dëmtuar
të enës së gjakut

 Trombocitet e adheruara (ngjitura) për mure të enës së


gjakut aktivizohen dhe nga granulat citoplazmike të tyre
liriojnë substanca të cilat e ndihmojnë rrjedhën e
mëtutjeshme të procesit të adherimit dhe agregimit të
trombociteve
TROMBOCITET E AKTIVIZUARA NGA GRANULAT E TYRE LIROJNË:

 Serotonin – vazokonstriktor

 ADP -ndikon në rekrutimin (tërhjekjen), adhezionin dhe


aktivizimin e më shumë trombociteve në zonën e dëmtuar

 Tromboksan A2 (TXA2)- ndihmon agregimin e trombociteve,


degranulimin dhe vazokonstrikcionin, nxit çlirimin e ADP-së.
Çlirimi i sasisë së madhe të ADP i kombinuar me TXA2 e
përforcon agregimin e trombociteve deri ne formimin e tapës
primare trombocitare.

 Trombocitet e agreguara çlirojne Tromboplastinën


trombocitare (Faktori III) i cili ndikon aktivizimin e procesit
të koagulimit të gjakut
NDRYSHIMI I FORMËS SË TROMBOCITEVE

• Pas ekspozimit ndaj substancave stimuluese të liruara nga qelizat


endoteliale të dëmtuara, trombocitet qarkulluese pasi adherojnë
(ngjiten) në murin e enës,e ndryshojnë formën, nga ajo në të
disqeve, në sferike me pseudopode përmes te cilave, krijojne
kontakt me njera-tjetren.

• Ndryshimi i formës ndërmjetësohet nga rritja e përqëndrimit të


Ca në citoplazmën e trombociteve.
AGREGIMI I TROMBOCITEVE

• Faza e dytë e hemostazës (faza trombocitare) - fillon për 10-20


sekonda pas dëmtimit vaskular dhe adhezionit të trombociteve
• Adhezioni i trombociteve në paretin e dëmtuar të enës ndodhë
për disa sekonda dhe e nxitë çlirimin e ADP-së nga citoplazma e
trombociteve.
• ADP e liruar indukton (fillon) ekspozimin e receptoreve të
fibrinogjenit, ndaj siperfaqes së trombociteve
• Fibrinogjeni lidhet me këta receptorë duke krijuar ura ndërmjet
trombociteve fqinje që pason me agregim primar (reversibil).
• Agregimi sekondar (irreversibil) fillon me çlirimin e
Serotoninës dhe Tromboksan A2 nga granulat e trombociteve
• Perveç ndryshimit të formës, ndryshon edhe struktura e
membranës trombocitare në të cilën fillojnë të ekspozohen
fosfolipide (PL) të cilat nxisin grumbullimin e trombociteve s dhe
faktorëve të koagulimit të varur nga vitamina K, të cilët luajnë rol
të rëndesishëm në fazën e hemostazës sekondare (fazën e
koagulimit)
HEMOSTAZA SEKONDARE- KOAGULIMI

• Tapa trombocitare është e suksesshme në ndaljen e


gjakderdhjes nëse dëmtimi i enës së gjakut është shumë i vogël,
por jo definitivisht por vetëm përkohësisht, sepse lehtë
shkolitet.

• Përforcimi i tapës primare bëhet gjatë fazës se hemostazes


sekondare kur kjo tapë rrethohet nga rrjeta e fijeve të
fibrines e cila krijohet gjatë fazës së hemostazes sekondare
(koagulimit)

• Në këte rrjetë të fibrinës gërshetohen rruazat e bardha


dhe të kuqe të gjakut që mundëson mbylljen më të mirë të
pjesës së lënduar të enës së gjakut
FAZA E III TË (E KOAGULIMIT) ZGJATË 4-8 MIN DHE PËRFSHINË
KASKADËN E AKTIVIZIMIT TË FAKTORËVE TË KOAGULIMIT QË
REZULTON ME POLIMERIZIMIN E FIJEVE TË FIBRINËS .
HEMOSTAZA SEKONDARE

• Ka tre faza kryesore:

1. formimi i aktivatorit të
protrombinës,

2. aktivatori i protrombinës do ta
konvertojë protrombinën në
trombin.

3. trombina e konvertuar do te
konverertojë fibrinogjenin në fibrin.
KOAGULIMI I GJAKUT PARAQET ZINGJIRË TË REAKSIONEVE
ENZIMATIKE ME Ç’RAST ENZIMET E CAKTUARA AKTIVIZOHEN
GRADUALISHT DHE KY PROCES RRJEDHË NË KATËR FAZA:

 Procesi i aktivizimit të tromboplastinës (4-8min)

 Procesi i shndërrimit të protrombinës në trombin(4 sec)

 Procesi i shndërrimit të fibrinogjenit në fibrin nën


veprimin e trombinës (3 sec.)

 Proceset që zhvillohen pas mbarimit të koagulimit


retraksioni i koagulumit dhe fibrinoliza e kulaqit
fibrinoz nën veprimin e fermentit plazmin
MEKANIZMI I KOAGULIMIT (KASKADA E KOAGULIMIT)
ËSHTË I PËRBËRË NGA DY RRUGË: 1.E BRENDSHME 2. E JASHTME

 të cilat në fund bashkohen në një e cila e bën konvertimin e


fibrinogjenit ne fibrinë.
 Që të dy rrugët qoftë e brendshme apo e jashtme e kanë të njejtin
qëllim final: aktivizimin e faktorit X-të, i cili duke bashkevepruar me
faktorët tjerë kontribon në aktivizimin e protrombinës në trombinë e
cila do të shndërrojë fibrinogjenin në fibrinë.
RRUGËT E AKTIVIZIMIT TË PROCESIT TË KOAGULIMIT

Rruga e jashtme Rruga e brendshëme

• Qelizat e endotelit të dëmtuar • Si rezultat i kontaktit të faktorit të XII –


lirojnë tromboplastinen indore të me kolagjenin e ekspozuar bëhet
(Faktori III) i cili në prani të aktivizimi i tij në Faktorin e XIIa
joneve të Ca aktivizon faktorin • Faktori XIIa e aktivizon Faktorin XI.
VII-të. • Faktori XIa (i aktivizuar) ne prani te
joneve te Ca aktivizon faktorin IX.
• Faktori i VII a - i aktivizuar, • Faktori IXa në prani te joneve Ca dhe
aktivizon faktorin X-të. fosfolipideve te membranes se
trombociteve aktivizion faktorin VIII.
• Rrugë që bën të mundur • Faktori VIIIa e aktivizon faktorin X
aktivizimin e shpejtë të faktorit X • Aktivizmi i faktorit X-të me këte rrugë
(12-20 sekonda) është me i ngadalë se sa me rrugen e
jashtme dhe zgjat 4-8min
27

Rruga e përbashkët

•Faktori Xa se bashku me
faktorin Va, jonet e Ca dhe
fosfolipidet e membranes së
trombociteve formojnë
Protrombinazen( Aktivatorin
e Protrombines) e cila e
Prothrombinase •konverton Protrombinën në
(Prothrombin activator) Trombinë ne prani te Ca.

•Trombina është enzima që


hidrolizon fibrinogjenin në
monomer fibrinë, e cila nën
ndikimin e faktorit të XIIIa (të
aktivizuar) stabilizohet duke u
shndërruar në koagulum të
stabilizuar të fibrinës
Retrakcioni i koagulumit
- me konsolidim apo tkurrje të droçkës së fibrinës (koagulumit)
tërhiqen dhe bashkohen skajet e enës së dëmtuar të
gjakut.Fibroblastet e regjionit të enës së rupturuar dhe qelizat e
reja epiteliale i reparojnë muret e enëve të gjakut
KULAQI I GJAKUT (KOAGULUMI) FORMOHET SI REAKCION NDAJ LËNDIMIT TË
INDEVE DHE PËRBËHET NGA QEL E KUQE TË GËRSHETUARA NË RRJETËN E
FIBRINËS .
JONET E KALCIUMIT -CA

 Janë të nevojshme për nxitjen pothujase të gjitha


reaksioneve të aktivizmit të faktorëve të
koagulimit përveç faktorit të XII-të dhe faktorit
të XI-të
FAZA FIBRINOLITIKE
• - Procesi që e bën të mundur rikthimin e kalueshmerisë së enës së
gjakut përmes shpërberjes se koagulit të fibrinës.
• Në këte fazë aktivizohen mekanizmat antikoagulantë që mundësojnë
dezintegrimin dhe riparimin e enës së lënduar të gjakut
• Gjatë këtij procesi ndodh shndërrimi i plazminogjenit plazmatik në
një enzim të quajtur plazmin i cili e pret rrjeten e fibrines në disa
pika duke krijuar dimere dhe fragmente të tretshme të quajtura
produktet e degradimit te fibrines te cilat shkatërrohen nga hepari,
veshkat dhe sistemi retikuloendotelial.
Konkurojnë me trombinën dhe ngadalësojnë konvertimin e
fibrinogjenit ne fibrinë, duke ngadalësuar deri në ndërprerje të plotë të
formimin e koagulit
AKTIVATORET E PLAZMINOGJENIT

• jane 2 tipe aktivatorësh që bëjnë të mundur konvertimin e


plazminogjenit në plazmin :

1. - Aktivator plazminogjeni indor (tPA) i formuar nga endoteli


vaskular, inaktivizohet nga inhibitori specifik.

2. - Aktivator plazminogjeni i formuar në veshkë (Urokinaza)


7

Fibrinolysis
Plasminogen
Extrinsic: t-PA, urokinase
Activation
Intrinsic: factor XIIa, HMWK, kallikrein
Exogenous: streptokinase

Fibrin, fibrinogen

Plasmin

Fibrin, fibrinogen
degradation products
KASKADA E KOAGULIMIT DHE FIBRINOLIZËS

You might also like