You are on page 1of 2

Higjena e gojës

Higjena e mirë e gojës dhe vizitat e rregullta te dentisi ndihmojnë shëndetin e


dhëmbëve dhe mishrave.

Këtu janë disa këshilla që ju ndihmojnë të keni dhëmbë të shëndoshë:

1. Pastroni dhëmbët dy herë në ditë – Koha më e mirë për pastrimin e dhëmbëve


është pas çdo ushqimi. Zgjedheni furcen më të vogël , në mënyre që t’i pastroni
edhe zonat më delikate prapa dhëmbëve.

2. Përdorni pastën me fluor. Flouri ndihmon të keni dhëmbë më të fortë dhe e


ruan smaltin nga prishja.

3. Pastroni në mënyrë rrethore. Pastrimi i dhëmbëve në mënyrë rrethore


ndihmon që të largohen mbetjet e ushqimit që mbesin ndërmjet dhëmbëve.
Pastrimi duhet të zgjasë 2 deri në 3 minuta.

4. Pastroni dhëmbët me pe në mënyrë të ngadalshme dhe të butë.

5. Reduktoni pijet energjike si dhe lëngjet e frutave , pasi që këto demtojne


smaltin.

6. Reduktoni ëmbëlisirat. Ëmbëlsirat janë shkaktarët kryesor të dëmtimit të


dhëmbëve.

7. Mbroni dhëmbët. Përveç se duhet t’i pastroni me rregull duhet edhe t’i mbroni
duke vendosur një masë mbrojtëse gjatë aktiviteteve sportive, pasi që gjatë
aktivitetve ndodh thyerja e tyre.

8. Mos i përdorni dhëmbët për ndonjë gjë tjetër, përveç përtypjes së ushqimit.
Shpesh njerëzit përdorin për të shqyer ndonjë qese apo thyer ndonjë gjë, siç janë
arrat.

9. Vizitojeni dentistin në mënyre periodike. Vizita në kohë mund të parandalon


rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve.

You might also like