You are on page 1of 12

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

Fakulteti I Mjekësisë

Dega e Mjekësisë të përgjithshme

Moduli:
Punë kërkimore për profesionistë shëndetësorë

TEMA: Higjiena Orale te fëmijët parashkollor dhe shkollor në


komunën e Bujanocit

Proff. Ilir Begolli Studente:


Asst. Naim Jerliu Albina Rashiti
1
PËRMBAJTJA

Rezymea ……………………………. 3

Hyrja ………………………………... 4

Qëllimi punimit ……………………. 6

Materiali dhe metodat ……………… 7

Rezultatet …………………………... 8

Diskutimi …………………………… 11

Përfundimi …………………………. 12

2
REZYMEA

Higjienë e mirë orale nënkupton një gojë e cila duket dhe e cila
nuhat shëndetshëm,kjo do të thotë:Dhëmbet tuaj janë të pastër dhe pa
copëza ushqimi.Mirëmbajtja e higjienës së mirë orale është gjëja më e
rëndësishme që ju ta bëni për dhëmbët dhe gingiven tuaj.Dhëmbët e
shëndoshë jo vetëm që bëjnë ju të dukeni dhe ndjeheni bukur,por
mundësojnë që të hani dhe flisni si duhet.Njëashtu shëndeti oral është
me rëndësi edhe për shëndetin tuaj në përgjithësi.Mënyra më e mirë për
të parandaluar shfaqjen e sëmundjes së dhëmbëve,mishit të
dhëmbëve(gingives) dhe hapësirës së gojës në përgjithësi,është të
fitojmë shprehi të duhura dhe një zakon të rregullt rreth mirëmbajtjes së
higjienes orale.Është shum e rëndësishme të krijojmë një rutine për sa i
përket larjes së dhëmbëve dhe atë pas çdo të ngrëni dhe në darkë para
fjetjes.Tek fëmijët e vegjël duhet të kemi kujdes që ti ndërgjegjësojmë
ata dhe ti bëjmë të vetëdijshëm që në fëmijëri të hershme rreth rëndesisë
së madhe që ka mirëmbajtja e higjenës orale.Në ditët që jetojmë gjithnjë
e më tepër i kushtohet kujdes,madje i jepet një vëmendje dhe rëndësi e
vecantë larjes së dhëmbëve dhe mirëmbajtjes së higjienës orale si dhe
theksi vendoset në faktin se e rëndësishme është që këto shprehi të
fitohen në fëmijëri të hershme.Shëndeti i dhëmbëve ka një ndikim të
madh në cilesinë e jetës sonë.Një buzëqeshje e bukur plotëson madje e
zbukuron pamjen tonë të jashtme,ndërsa dhëmbet e shëndetshem
mundësojnë të kemi një ushqyerje sa më të shëndetshme.

3
HYRJA

Njeriu gjatë jetës së vet i ka dy gjenerata të dhëmbëve


 Gjeneratën e dhëmbeve të qumshtit
 dhe gjeneratën e dhëmbeve të përhershëm.
Pjeset kryesore te dhembit jane:
 Pjesa e bardhë e dukshme që quhet kurora e dhëmbit
 dhe pjesën përforcuese ose ngulitëse në ashtin e nofullës e që
quhet rrënja e dhëmbit.
Funksioni kryesor i dhëmbëve është prerja,ndarja(copëtimi)dhë bluarja e
ushqimit ku pas thërmimit dhe bluarjes së ushqimit me ndihmën e
pështymes bëhet tretja e ushqimit në gojë.Higjiena e gojës është mbrojtja
e shëndetit sepse përmes gojës hyjnë shumë viruse të cilët bëhen
shkaktarë edhe për shumë sëmundje tjera.Të mbash një higjiene të mirë
orale është një prej gjërave më të rëndësishme që mund të bëni për
dhëmbet dhe gingivat e juaja.Një shëndet i mirë oral është i shëndetshëm
edhe per mirëqenien tuaj të përgjithshme.Qëllimi im ishte që të njihemi
me gjendjen e shëndetit oral te nx.të shkollave fillore dhe të bëjë
identifikimin e nevojave rreth edukimit shëndetësor oral nëper shkolla
fillore.Ruajtja dhe mbrojtja e shëndetit oral njëkohësisht është edhe
mbrojtje e organizmit në përgjithësi kurse mbrojtje e mirë madje më e
lirë dhe pa dhembje është preventiva e sëmundjeve dento-orale.

4
Sipas OBSH-së prishja e dhëmbit(kariesi) dhe sëmundjet e aparatit
mbështetës të dhëmbit parodontopatia është një ndër sëmundjet më të
perhapura në botë.Shkalla më e lartë e prishjës së dhëmbëve është tek
fëmijët parashkollorë dhe shkollorë andaj çdo njohuri për sëmundjet e
dhëmbit është e domosdoshme sepse çdo individ i ka këto
probleme.Prishja e dhëmbit nuk bëhët brenda një nate apo 24 orëve,por
fillon gradualisht dhe arrin deri në shkallën e fundit ku bëhet edhe
humbja(nxerrja e dhëmbit) dhe pas saj dihet se me çfarë pasoja
ballafaqohet fëmija gjegjësisht prindi.Pra përmirësimi i shëndetit oral
kërkon angazhim afatgjatë duke përfshirë në rend të parë higjienën
orale,larjen e dhëmbëve si dhe të gjitha njohuritë për preventivën
orale.Sipas Organizatës të Shëndetësisë vlerat janë alarmuese dhe
shprehin nivele shum të ulët të shëndetit oral,njekohësisht nxisin idetë
dhe motivin që të startohet sa më herët me masa preventive,duke u nisur
nga materiali i shkruar me karakter edukues e deri te masat konkrete në
parandalimin e sëmundjeve dento-orale.Mirëmbajtja e dhëmbëve i ikën
shpenzimeve për tretman shërues dhe rehabilitues në të ardhmen.

5
QËLLIMI

Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është


prezantimi i praktikave të higjienës orale të
shkollave fillore gjegjësisht me dy klasa të
pesta.Qëllimi i punimit është vetëdijësimi i të
rinjëve për higjenën orale duke pasur parasysh
larjen e rregullt të dhëmbëve dhe parandalimin e
formimit të kariesit si dhe sëmundjeve të
gingivave apo problemeve tjera të dhëmbit.

6
MATERIALI DHE METODAT E PUNËS
Kemi përdorur metodologjinë me qasje kuantitative.Pyetësori ishte
anonim me pyetje të mbyllura.Analizimi i të dhënave është bërë duke i
përdorur metodat statistikore,frekuence(f) dhe përqindje (%).Grupi i
anketuar ishin nx e shkolles fillore të klasës së pestë.
Numri i tyre ishte gjithsej 60 në shkollën fillore "Naim Frashëri"
në Bujanoc (30 nxënës) dhe ns shkollën fillore "Desanka Maksimoviq"
në Bilaçë(30 nxënës).Për t'u realizuar anketa është marrë leja nga
drejtorat e të dy shkollave fillore ku dhe është realizuar kjo anketë.Të
dhënat e grumbulluara janë përpunuar dhe janë paraqitur në mënyre
tabelare dhe me grafikone.

TABELA 1 – Paraqitja tabelare sipas gjinisë

Gjinia Numri Përqindja ( % )

Mashkullore 19 32

Femërore 41 68

Gjithësej 60 100

7
REZULTATET

Pjesëmarrësit ishin nx të shkollave fillore të grup moshave 11 dhe 12


vjeq.Gjinia 19 meshkuj dhe 41 femra,gjithsej 60 pjesëmarrës.Gjinia
32%meshkuj dhe 68% femra.Pastrimi i dhëmbëve është në nivel nga
nxënësit,në fshatë janë përgjigjur 100% të nx se i pastrojnë rregullishtë
dhëmbet.Në qytet 97% të nx i pastrojnë dhëmbët rregullishtë dhe 3%e
tyre nuk i pastrojnë rregullishtë dhëmbët,mosha mesatare e fillimit të
pastrimit të dhëmbëve në fshatë ishte 5 vjeç,ndërsa në qytet 4
vjeç.Pastrimi i rregullt i dhëmbëve nga anëtarët e tjerë të familjës
krahasuar fshatin me qytetin ishte pothuajse i njejtë.Në pyetjen se sa
herë në ditë i pastroni dhëmbët kemi hasur në këto të dhëna një herë në
ditë i pastrojnë 40% në fshat, dy herë në ditë i pastrojnë 50% në fshat
dhe,tri herë në ditë i pastrojnë 10% në fshat.

TABELA 2 – Të dhënat se sa herë në ditë i pastrojnë dhëmbët në fshatë

Sa herë në ditë Numri Përqindja ( % )


1 Herë 12 40
2 Herë 15 50
3 Herë 3 10
Gjithsej 30 100

8
Në pyetjen se sa herë në ditë i pastroni dhëmbët në qytetë kemi hasur në
këto të dhëna një herë në ditë i pastrojnë 50%, dy herë në ditë i pastrojnë
36% ,dhe tri herë në ditë i pastrojnë 14% në fshat.

TABELA 3 – Të dhënat se sa herë në ditë i pastrojnë dhëmbët në qytet


Sa herë në ditë Numri Përqindja ( % )
1 Herë 15 50
2 Herë 11 36
3 Herë 4 14
Gjithsej 30 100

Arsyet pse nuk janë të rregullt në pastrim të dhëmbeve në fshat janë


përgjigjur me mungon koha 50%,nuk ka rëndësi për mua 17%,nuk e di
33%.

TABELA 4 – Aryset përse nuk jan të rregulltë në pastrimin e dhëmbëve


në fshatë
Arsyeja Numri Përqindja ( % )
Më mungon koha 15 50
Nuk ka rëndësi për mua 5 16
Nuk e di 10 34
Gjithsej 30 100

9
Në qytet janë përgjigjur më mungon koha 33,3% , nuk ka rëndësi
për mua 6,7% , nuk e di 60%.
TABELA 5 - Aryset përse nuk jan të rregulltë në pastrimin e
dhëmbëve në qytet
Arsyeja Numri Përqindja ( % )
Më mungon koha 10 34
Nuk ka rëndësi për mua 2 6
Nuk e di 18 60
Gjithsej 30 100

Nga gjetjet e hulumtimit të paraqitura edhe në tabelë shihet se 73%


e pjesëmarrësve nga fshati kanë vizituar stomatologun ndërsa nga qyteti
53%.Arsyet pse nx nuk e vizitojnë stomatologun si në fshat ashtu edhe
në qytet ishin të ndryshme:si frika nga instrumentët dhe mantelbardhët
por më shumë ishin që nuk kanë pasur nevojë.Për teknikën e pastrimit të
dhëmbëve nx kanë shumë pak njohuri si në qytet ashtu edhe në fshat.

TABELA 6 – A keni vizituar ndonjëherë stomatologun?


Shkalla Po Jo Totale
Fshat f 22 8 30
% 73 27 100
Qytet f 16 14 30
% 53 47 100

10
DISKUTIMI

Të dhënat e grumbulluara për vlerësimin e shëndetit


oral te fëmijët në komunën e Bujanocit tregojnë për një
nivel të ulët të shëndetit të dhëmbëve.Sipas analizave të
rezultateve nuk është ndonjë dallim i madh mes nxënësve
nga fshati dhe atyre nga qyteti sa i perkët higjenës
orale.Duke u bazuar në këto analiza të rezultateve që kemi
grumbulluar nga ky hulumtim,edukimi shëndetësorë oral
është shum i nevojshëm për nxënësit e shkollave fillore
sidomos për pastrimin e rregulltë të dhëmbëve për vizita
të rregullta të stomatologu dhe për teknikën e pastrimit të
dhëmbëve .Rreziku i prishjës së dhëmbëve është i
madh.Edukimi shendetesor oral është shumë i nevojshëm
për nx e shkollave fillore.

11
PËRFUNDIMI

Gjendja shëndetësore e dhëmbëve të fëmijët shkollor


është e rëndë dhe kërkojn nevojën e ndërmarrjes së
masave parandaluese.Kujdesi i përgjithshëm
preventivë,që përfshin pastrimin e nevojshëm me brushë
dhe penjë,do të ndihmonte të ndërpriten problemet para se
ato të zhvillohen.Duhet të bëhet vetëdijësimi i nxënësve
për rëndësin e vizitave tek stomatologu.Të bëhet trajnimi i
mësuesëve dhe arsimëtarëve për promovim të shëndetit
oral në shkolla.Të përmiresohën kushtet në shkolla të
pajisen shkollat me ambulanta stomatologjike.Në shkolla
ku ka ambulata stomatologjike të bëhet demonstrimi
praktik për mirëmbajtjen e higjenës orale,fluorizimi i
dhëmbëve etj.Edukimi shendetësor të bëhët pjesë e plan-
programeve mësimore.

12

You might also like