You are on page 1of 2

IBUPROFENI

VETITE FARMAKOLOGJIKE
 Ibuprofeni është një antiinflamator josteroid, me veti analgjezike dhe antipiretike.
 Ibuprofeni vepron duke inhibuar sintezën dhe/ose çlirimin e prostaglandinave.
 Studimet klinike kanë treguar efikasitetin e tij në trajtimin e spondiloartritit ankilozant, artritit
psoriatik dhe podagrës.

INDIKIMET
 Sëmundje reumatizmale dhe patologji muskuloskeletike, si artrit reumatoid, osteoartrit, spondilit
ankilozant
 Dhimbje të lehta deri mesatare, të natyrave të ndryshme, si: dismenorre, dhimbje të kokës,
mialgji, artralgji, dhimbje të dhëmbëve
 Gjendje febrile

KUNDERINDIKIMET DHE KUJDESI GJATE PERDORIMIT


 Ibuprofeni kundërindikohet tek pacientët me sëmundje aktive gastrointestinale ose histori pozitive
për to, përfshi këtu ulcerën peptike, kolitin ulceroz ose hemorragjinë gastrointestinale. Të gjithë
pacientët që mjekohen për një kohë të gjatë duhet të kontrollohen vazhdimisht për dëmtime të
mundshme gastrointestinale.
 Kundërindikohet tek pacientët me mbindjeshmëri ndaj salicilateve, si dhe tek pacientët me polipe
nazale, astma ose urtikarie të shkaktuara nga aspirina.
 Duhet përdorur me kujdes tek të sëmurët me sëmundje pre-ekzistuese renale dhe hepatike.
 Duhet të tregohet kujdes kur përdoret tek të sëmurët me insuficiencë kardiake kongjestive,
hipertension, hemofili ose koagulopati.
 Ibuprofeni, ashtu si edhe antiinflamatorët e tjerë josteroidë, mund të maskojë shenjat e infeksionit
(ethe, dhimbje). Ai duhet përdorur me kujdes tek pacientët me neutropeni ose frenim të sistemit
imunitar të shkaktuar nga kimioterapia.
 Injektimet intramuskulare, në pacientët që marrin ibuprofen duhen bërë me kujdes, pasi mund të
shkaktojnë hemorragji ose hematoma, si pasojë e veprimit të tij mbi agregimin trombocitar.

EFEKTET ANESORE.
 Ndër efektet anësore më të zakonshme janë: nauzea e të vjellat, diarreja, konstipacioni, dhimbjet
abdominale (që nuk korrelojnë me shkallën e dëmtimit mukozal). Gjatë terapisë kronike vërehen
efekte anësore më serioze si gastrit dhe ulcer peptike, që mund të shkaktojnë hemorragji
gastrointestinale, ose ndonjëherë, edhe perforacion. Këto efekte mund të potencohen nga
përdorimi i alkoolit dhe duhanit.
 Nefrotoksiciteti i ibuprofenit manifestohet me hiperkalemi, hiperuricemi ose azotemi. Ndonjëherë
mund të takohet hematuria, proteinuria, sindroma nefrotike, nekroza papilare renale dhe nefriti
intersticial.
 Hepatotoksiciteti shfaqet me hepatit ose ikter, por përgjithësisht është i rrallë.
 Efektet anësore hematologjike përfshijnë neutropeninë, agranulocitozën, aneminë aplastike dhe
aneminë hemolitike.
 Efektet anësore dermatologjike më të shpeshta janë rashi makulopapular dhe urtikaria. Më rrallë
vërehen rashi buloz, nekroliza epidermale toksike, vaskuliti, fotosensitiviteti.
 Tek të sëmurët me lupus dhe, më rrallë, tek ata me spondilit ankilozant, osteoartrit, artrit
reumatoid, mund të shfaqet meningit aseptik i induktuar nga antiinflamatorët josteroidë (raste të
rralla).
 Efekt anësor i rrallë është hipertensioni intrakranial beninj (pseudotumor cerebri).
NDERVEPRIMET MEDIKAMENTOZE
 Marrja së bashku me glukokortikoidet mund të rritë toksicitetin gastrointestinal të shkaktuar nga
antiinflamatorët josteroidë, prandaj duhet të evitohet përdorimi i këtij kombinimi për kohë të
gjatë.
 Kur ibuprofeni përdoret së bashku me etanolin, salicilatet ose antiinflamatorët e tjerë, rritet
rreziku i toksicitetit gastrointestinal.
 Kur jepet së bashku me antiagregantë trombocitare, antikoagulantë apo barna trombolitikë mund
të vërehen efekte aditive mbi hemostazën.
 Ibuprofeni mund të reduktojë klirensin renal të litiumit dhe rrjedhimisht rrit toksicitetin e tij.
 Ibuprofeni mund të potencojë efektin hipoglicemiant të antidiabetikëve.
 Përdorimi i njëkohshëm me diuretikët mund të shtojë nefrotoksicitetin.
 Antiinflamatorët josteroidë reduktojnë eliminimin renal të metotreksatit, ndaj duhen evituar tek
pacientët që mjekohen me doza të larta metotreksati.
 Ibuprofeni mund të pakësojë efektin hipotensiv të frenuesve të enzimës angiotensinë-konvertazë.

PERDORIMI GJATE SHTATZENISE


 Kundërindikohet gjatë tremestrit të parë dhe të tretë (Kategoria D).

PERDORIMI GJATE USHQYERJES ME GJI


 Mund të përdoret.

DOZA DHE MENYRA E ADMINISTRIMIT


Me rrugë orale
Tek të rriturit
 Mjekimi fillohet me 1.2-1.8 gram/ditë të ndara në 3-4 marrje. Këshillohet që të merret së bashku
me ushqimin. Doza mund të rritet deri në një maksimum prej 3.6 gram/ditë kur përdoret si
antiinflamator, ose 1.2 gram/ditë kur përdoret si analgjezik/antipiretik. Doza mbajtëse zakonisht
luhatet nga 0.6-1.2 gram/ditë.
Tek fëmijët
 Përdoret me dozë 30-40 mg/kg/ditë, e ndarë në 3-4 marrje.
 Si antipiretik përdoret 5-10 mg/kg, që mund të përsëritet çdo 4-6 orë.
Tek fëmijët me peshë nën 7 kg (në 6 muaj)
 Nuk rekomandohet të përdoret.

You might also like